kenga popullore shqiptare

krenar hysa

Primus registratum
kenga popullore shqiptare

:rockband:ketu mund te lini tekste kengesh nga e gjith shqiperia,dhe gengetare qe ju pelqejn me shum,ju lutem me aq sa dini ti shkruani me kujdes,se ne fund du te bej nje vlersim,dhe do shpalli fitues.fundi kesaj teme do te zgjas rreth { 3 *ose{ 4 *muaj.ju faliminderit :rockband:
 

crazy

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

kenga popullore shqiptare gjithmone e bukur. :rockband:
 

heshtja

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

E bukur eshte vertete...

As e vogel, as e madhe /pf/images/graemlins/wink.gif

As e vogel, as e madhe
Qenke çupe moj namusqare
Kur me shkon me shkon me naze
Moj e vogela

Moj e vogela si drita
Sa te desha sa te prita
E me llokume te gostita
Moj e vogela

Moj e vogela nazike
Sec me the me porosite
E me dy molle me gostite
Moj e vogela

Sa moj sa te desha
Epo sa me donje
Nga do vinje me kerko- kerkonje
Losnje e kendoje
Si zog fluturoje
 

Guest
Re: kenga popullore shqiptare

Kafe, llafe (Irma Libohova)

Hajde zemer, bashke te rrime,
nje kafe, te dy ta pime..
e ti themi, hallet tona..

Hajde zemer, bashke te rrime,
nje kafe, te dy ta pime,
ti moj kafe, vle miliona..

Bota hallin tim e di..
lug,pirunj sa kom ne shpi..
Perreth teje, moj kafe
hallet e botes, i qajme ne..

REFRENI 2X

Eh, sa shije m´ke moj kafe
perreth teje, mal me llafe
Kur mbarojne llafet, jane tretur
Amaaaan,shija jote me ka mbetur..


Me sheqer,pa sheqer
jepni kafe,boni nder
Me sheqer, pa sheqer,
dhe dy kafe, s´bojn qeder..

Ref..

P.s Kom me e pi.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

:rockband:
 

Guest
Re: kenga popullore shqiptare

Neme Uje se Plasa..(IRINI QIRJAKO)

2X
Nem´ uje se plasa,Thellenxe e Beratit..
Pe me se ta jap,Pellumb i Tomorrit..

2X
Po me doren tende,Thellenx e Beratit..
Doren e kam zene,Pellumb i Tomorrit..

2X
Po me se e ke zene,Thellenx e Beratit.
Me unazen tende,Pellumb i Tomorrit..

:rockband:

Kur dalin plakat ne leme,
qaj neno,qaj moj nene..
O me citjane neper kembe,
qaj neno, qaj moj nene..
Me citjane neper kembe
qaj neno qaj moj nene..

Njera-tjetren duke thene,
qaj neno qaj moj nene
O keto nuse nuk ka bejne,
qaj neno qaj moj nene..
Keto nuse nuk na bejne,
qaj neno qaj moj nene..

T´u themi djemve ti lene,
qaj neno, qaj moj nene..
O po ti lene ku do gjejne
qaj neno qaj moj nene...
Po ti lene ku do gjejne..

/pf/images/graemlins/laugh.gif
P.s Kenga popullore shqiptare, mbetet e paaritshme...(sidomos tekstet folklorike)..
 

marieta

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

DY DELE TREQIND PARE

DY DELE, DY DELE 300PARE
COU OJ NUSE, COU OJ NUSE MERR 1 VALLE
KAPE DHENDERIN, KAPE DHENDERRIN DORE PER DORE
AS LEZET,SA LEZET TE PASKA HILE....

MIREMROMA, MIRMROMA ZOTI SHPIS,
AKE MISH, A KE MISH O ME NA DHONE...

MIRMROMA,MIRMROMA ZONJA SHPIS
A KE BUK, A KE BUK O MA NA DHONE....

E TI MOJ NUSE DUJMA NONEN...

E UN NONEN DOTA DU
O SE KA RRIT SOKOL PER MU...

A SJU DUKET DHE JU E MAGJISHME...
SIDOMOS NE DASMA KERCEHET YLL
 

godfather

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

... 3 fiksimet e mia....


TE DESHTA ME HAKIKATE

Të desha me hakikat-e
Të çmova mikeshë të shtrenjtë
Mirëpo paskam qenë pa fat
Ej amon ç'ma punove pa të drejtë

Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi
Disa herë unë të buzëqeshA
Ej amon me mallin e djalit t'ri

Nji kujtim që ma ke dhan-e
Po e ruj me dashuni
Do ta kujtosh fukaranë
Ej amon megjithëse m'ke marr mëni


S'PASKE PAS NJI PIK MESHIRE

S'paske pas nji pik mëshire,
qysh mësova une ksisoj,
xhanem amon,
qysh mësova une ksisoj

S'pres prej teje, far te mirë,
veç më fol o nji her me goj,
xhanem amon,
veç më fol o nji her me goj,

Pse m'ke morr kaqe mënie,
s'shkohet jeta me inot,
xhanem amon,
s'shkohet jeta me inot

Fol me goj o syu i zi,
mos ki frike se bon mykat,
xhanem amon,
mos ki frike se bon mykat

Paske pas moj zemren hekur,
qysh durove mori xhan,
xhanem amon,
qysh durove mori xhan

Jam betu se nuk du tjeter,
trandofile në Elbasan,
xhanem amon,
trandofile n'Elbasan.


SA MAS DORE ME KE LON
[me vdes versioni i Myslym Leles (gjet rrahmet) se e kno me gjith shpirt]


Sa mas dore me ke lone,
si nuk ke meshire,
moj e bukura si hone,
ndrin si xhevahir
tranofillin kur ta dhashe,
ta dhashe per kujtim,
masanej mo nuk te pashe,
ty o shpirti im...

Kalojne vitet dalngadale,
po rri ne vetmi,
e sa her t'kujtoj me mall,
se mke mor meni,
deri kur ma do te pres,
te t'shikoj me sy,
apo kot po rroj me shpresa,
s'kam me t'pa ma ty
amon, s'kam me t'pa ma ty


Kur te mora t'pata thon,
un jam arapçi,
ty t'erdh menja shume vone,
ike m'le n'vetmi,
mos harro pra se do plakesh,
mos maj shpresa kot,
pa meshire ka me i mor haqet,
noshta i modhi Zot,
amon, noshta i modhi Zot.

Nuk kerkoj nonji meshire,
dua t'me shikosh,
te me moresh me te mire,
jo t'me dashurosh,
po i kendoj me mallengjim,
nurit t'bukurise,
tash po rroj me nji kujtim,
o yll'i dashunise...
 

chrom

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

hey te nderuar miqe akeni mundesi te gjeni ndonje mp3 te kenduar nga myslym lela eshte vertet legjende.pres ndonje pergjegje
mirembetshi
 

chrom

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

Bota zun te flasin


Bota zun e flasin keq per ne te dy
2x
Nuk mendoj per vehte moj goce me vjen keq per ty

2x
Qofte mallku sahati i shkrete qe u morem vesh
Une ta shkela kamen moj goce ti zune me kesh

2x
O e erdh me gaz dhe ky behar o na u ndez mor shpirti zjarr
Vet na zu meraku moj goce sme ke ste kam faj


Ti nuk je fajtore me vjen keq dhe mu
Sdeshtu une i mjeri moj goce
Me ty meu ngatrru

2x
Qofte mallku sahati i shkrete qe u morrem vesh
Une ta shkela kamen moj goce ti zune me qesh

O e erdh me gaz dhe ky behar o na u ndez mor shpirti zjarr
2x
Vet na zu meraku moj goce sme ke ste kam faj
 

chrom

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

Kur kujtoj ditët e Korrikut

Kur kujtoj ditët e Korrikut,
lotët më pikojnë,
më djeg malli oh më djeg zjarri,
prindërit kur kujtoj.

Më qan zemra më qajnë sytë,
më digjet shtati o në vetmi,
ku i lashë unë nënë e babë,
ku i kam shokët e mi.

Kurbetin e kam mallkuar,
fjalën refugjat,
e trishtuar qenka jeta,
nga shtëpia larg.

Më qan zemra më qajnë sytë,
më digjet shtati o në vetmi,
ku i lashë unë nënë e babë,
ku i kam shokët e mi.

I vetmuar larg atdheut,
me mall numëroj,
edhe gurët e sokakut,
qaj edhe këndoj.

Më qan zemra më qajnë sytë,
më digjet shtati o në vetmi,
ku i lashë unë nënë e babë,
ku i kam shokët e mi.
 

chrom

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

Eh vika deti mi lale,
o tallaz tallaze
(2 here)

Eh se m'ka zon o mi shpirto,
sevdaja me plase
(2 here)

-- Refreni --
Jarina lalin o,
më don e të due
jarina lalin o,
ti qonke për mue

E kjo sevdaja mi goce,
qe m'ka zon me tye
(2 here)

E ta pres vetllen lala,
amon me gjith sye
(2 here)

(Refren)

E vika deti mi lale,
amon truma truma
(2 here)

E kush të don o mi shpirto,
o ma fort se una
(2 here)
 

scorpion_ch

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

përshendetje te gjithve...ma gjeni tekstin e kanges ,,Baresha,, të Nexhmije Pagarushes...Flm
 

Prespa

Primus registratum
Re: kenga popullore shqiptare

KENGET TONA POPULLORE JANE SHUME TE BUKURA, ME PERJASHTIM TE KENGEVE POPULLORE TE ASHTUQUAJTURA MODERNE, DMTH KETO QE DALIN TANI NE TREG DHE QE KENDOHEN NGA QEN DHE MACE.
www.plus2radio.com.al
 
Top