alinos
Forumium maestatis
Kategoria e nën-njerëzores . . .
Kategoria e nën-njerëzores . . .
Ne jemi ende të varfër dhe komunitetet që krijojmë ngaqë nuk kanë një bazë të fortë ekonomike nuk mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Këto komunitete janë fluide dhe aspak etike. Individi brenda tyre nuk respektohet.
Nga Bernard Zeneli
Udhëtarët e linjës së Albanian Airlines e kuptojnë fare mirë se për çfarë e kam fjalën. Ka të bëjë në atë kontaktin e panjerëzishëm që, një aeroport si ai i Bolonjës, të ofron kur mbërrin në të. Sikur të mos mjaftonin rruga tejet e keqe për të shkuar në aeroport, rrëmuja e brendshme e tij, rreziku që merr parasysh kur udhëton me këtë linjë ajrore me vlerësime negative, në Bolonjë duhet të kalosh edhe nëpër një kalvar të kontrollit, i cili të bën ndarjen jo të zakonshme nëpër aeroporte në qytetarë të Bashkimit Evropian dhe ata jashtë tij, atë ndarjen nën-njerëzore “vetëm për udhëtarët e Albanian Airlines”. Në fakt, qëndrimi në këtë rradhë të re të kontrollit vetëm sepse kishe zgjedhur të udhëtoje Albanian Airlines, nuk të bënte të ndjeheshe aspak mirë. Për më tepër, në Itali unë shkoja për të dhënë një leksion për të drejtat e njeriut dhe ato të minoriteteve në një kuadër më të ngushtë. Ndër trojet e shqiptarëve ne nuk kemi probleme, më duket mua, me respektimin dhe njohjen e pakicës, ne nuk njohim dhe nuk respektojmë shumicën.
Format e nën-njerëzores
Problemi është më i thellë se një çështje e një rradhe në të cilën dominonin mamatë me foshnjet e tyre të porsalindura – forma e re e rrezikut që i kanoset Italisë dhe Evropës. Ai qëndron në faktin se ne jemi mësuar tashmë me këto lloj trajtimesh të veçanta vetëm për ne, shqiptarët. Dikush do të thoshte që nuk e ke provuar tragetin se pastaj nuk do të qaheshe për trajtimin në avion. Kjo kategori e nën-njerëzores, pra e trajtimit ndryshe, vetëm për faktin se ke një etiketë të caktuar shkon më thellë dhe nuk është gjë e re. Ajo që mendoj se duhet të na shqetësojë ka të bëjë me kulturën që po e rrit më tej këtë kategori të nën-njerëzores. Nën-njerëzorja gjendet kudo dhe shprehet me forma nga më të ndryshmet:
1.Marrëdhënia jonë me pushtetarët ka qenë historikisht e tillë. Ne i lejojmë ata që të marrin lloj lloj vendimesh në emër tone pa kurrfarë kundërshtimi. Edhe nëse ka kundërshtim ai është aq i qetë dhe aq i pazhurmshëm saqë shpesh nuk vihet re. Ai që vishet me pushtet në kulturën tone i lejohet çdo gjë edhe shkelja mbi të gjitha llojet e të drejtave dhe moralit.
2.Marrëdhëniet që ne krijojmë me njëri-tjetrin, veçanërisht në aspektin e shërbimeve, tregojnë nën-njerëzoren shumë qartë. Mendoni për një çast mungesën e konceptit të shërbimit kur udhëtoni me autobusët apo furgonët e linjave ndërurbane. Pronarët e këtyre automjeteve janë jo vetëm zotër por nuk mund t’i kundërshtosh për asgjë sepse pasi të kanë marrë lekët ata të kanë në dorë për gjithçka. Në Shqipëri edhe pse ekzistojnë shumë organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut – ato nuk janë lodhur asnjëherë për të mbrojtur këto lloj të drejtash – po i quajmë të udhëtarit.
3.Marrëdhëniet që ne krijojmë me institucionet e kanë të shkruar në ballë nën-njerëzoren. Vetëm mendoni për pak trajtimin që iu bë kandidatëve për studentë në Universitetin e Tiranës gjatë marrjes së tyre në konkurs. Kategoria e nën-njerëzores aty shënoi një kulm të ri, kur kandidatët e ulur ngjitur e ngjitur nëpër shkallë stadiumesh e salla kongresesh përpiqeshin të tregonin nivelin e tyre të dijeve. Ky trajtim qesharak do t’i shoqërojë ata edhe më tej gjatë katër apo pesë viteve të studimeve kur marrëdhëniet me bazë nën-njerëzoren do të karakterizojnë lidhjet e tyre me pedagogët, e kur nesër ose pasnesër të marrin një vend pune. Ne që në hapat e para të krijimit të personalitetit të njeriut shqiptar i japim atij vlerën e nën-njerëzores.
4.Marrëdhëniet që ne krijojmë me të huajt – marrëdhënie totalisht inferiore e tregojnë edhe një aspekt tjetër të nën-njerëzores. Sipas analizave të ndryshme, ne jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk kemi probleme etnike apo të mos-respektimit të pakicave, etj, etj. Por ndërkohë jemi vendi që kemi mbetur më prapa se të gjithë të tjerët në procesin e integrimit evropian. Ne nuk kundërshtojmë, ne nuk dalim kundër asgjëje dhe të tjerët që kanë shkallë më të larta të pushtetit qofshin shqiptarë apo të huaj mund të shkelin lirisht mbi ne. Ne nuk kemi problemin e respektimit të tjetrit të veshur me dhunë, por atë të respektimit në kushtet kur dhuna mungon. Ne zakonisht në një formë apo tjetër e shohim dhe e gjejmë veten në situate të të nën-njerëzishmes. Ky fakt duhet të na shqetësojë vazhdimisht. Edhe pse ligjërisht ne jemi prapa me procesin e integrimit evropian në nivelin nën-njerëzor ne jemi integruar. Fatkeqësisht fjala “Albanian” shoqërizohet me prostitucionin, trafikimin, shpërndarjen e drogës, kriminalitetin, dhe gjëra të tilla si këto. Trajtimi që autoritet aeroportuale kanë për Albanian Airlines është si të ishte Kriminel Airlines.
Pse-të e një udhëtimi
Kthimi në Shqipëri me Albanian Airlines e vërteton këtë. Së bashku me ty që ke paguar shuma të konsiderueshme udhëtojnë edhe persona me precedent kriminal që shteti Italian i kthen në Shqipëri. Udhëtarët e linjave të tjera të shohin edhe më më shumë çudi se kur ishe në atë rradhën e veçantë për udhëtarët e Albania-it. Në pamje të parë kjo nuk mund të ketë asgjë të veçantë, por kur e inkuadron në trajtimet që të bëhen në konceptin e nën-njerëzores gjithçka merr një kuptim tjetër. Pse në fund të fundit duhet të udhëtoj unë që nuk kam precedent kriminal në të njëjtin avion? Pse duhet të ndjehem unë keq kur udhëtoj? Pse duhet të cënohet siguria ime? Dikush mund të thotë që këto trajtime kanë ardhur si pasojë e sjelljes së vetë shqiptarëve dhe është fakt që ne nuk bëjmë asgjë për të përmirësuar imazhin tonë nga ai nën-njerëzor që na ofrohet dhe që praktikojmë. Fatkeqësisht këto kategori të trajtimit nën-njerëzor ne i kemi në bazë të marrëdhënieve që krijojmë. Po të shikosh trajtimin që grupe të caktuara të shqiptarëve kanë patur në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi këto marrëdhënie të duken normale. Po të shikosh edhe atë pjesën më të madhe të botës që vuan në të gjitha aspektet duket sikur unë po kërkoj “qiqrra në hell” kur kërkoj të drejtat si udhëtar apo tatimpagues. Çështja duhet shtruar në fakt se a do të fillojmë të mendojmë për futjen e të menduarit më njerëzor në marrëdhëniet tona. Ne jemi ende të varfër dhe komunitetet që krijojmë ngaqë nuk kanë një bazë të fortë ekonomike nuk mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Këto komunitete janë fluide dhe aspak etike. Individi brenda tyre nuk respektohet. Derisa ne vetë të mos fillojmë të kërkojmë të drejtat tona që na takojnë nga fakti i natyrshëm që jemi lindur njerëz zor se do kalojmë te kategoritë e njerëzores. Uria nuk të lë mundësitë e zgjedhjes, e uria shqiptare në këtë fillim shekulli është shumëdimensionale . . .
ABC nr.4-Bernard Zeneli
26.09.2005
www.abc.com.al