Karriera dhe femrat

Re: Karriera dhe femrat

Kujtove se ia hodhe me kete qe the..? /pf/images/graemlins/smirk.gif
Normal qe jane dukuri njerezore ,por nuk eshte aspak normale qe te gjitha dukurite njerezore te jene prostituim .Pra miresjellja ,si dukuri natyrore ,hyn tek edukata ..
Sa per rastin e prostituimit te kafshes ,per fat te keq di... Kur me cuan qenushen per tu mbarsur me nje qenush tjeter... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me vjen keq qe gjykimi yt eshte kaq i njeanshem .Nuk e di nese te ka thene ndonjehere njeri puna e mbare ,pasi shumica ketu jane adoloshente apo studente qe nuk e kane provuar akoma se c'do e thote te kesh nevoje per nje vend pune .Koncepti "karriere" sic shtrohet ketu ,nuk eshte thjesht per sport ,apo si per te vendosur nje record te ri ndaj vetes ,por te kesh nje pune do te thote nje rroge ,nje mundesi per te mbajtur familjen ,pra femijet qe presin ne shtepi prej teje.Tani ,mendo sikur nje njeriu yt ,nusja apo motra kerkon nje vend pune ,per te cilin ka shume nevoje, dhe pronari apo shefi i ve kushte te tilla ne kembim te vendit te punes ,si do te vinte ty &gt;&gt;&gt;?E di qe do te thoje qe nusja ime do te ikte nga vendi i punes .Por mos harro ,se ajo ka dhe shume nevoje per ate rroge . Ku mendon se do te punonin grate dhe motrat tona nese kudo qe te trokisnin per te kerkuar pune do te gjenin nje tip te tille qe mendon se ka te drejte t'ju beje presion ne kembim te vendit te punes ,dhe qe njerez si ti ,jo vetem qe nuk i denojne por i quajne te moralshem keta lloj meshkujsh .
Edhe nje gje te fundit .Ne se nje femer eshte prostitute nga natyra ,ajo e di shume mire se mund te fitonte shume me teper leke duke e bere kete zanat ne menyre te paster ,sesa duke ia dhene shefit ,pra ajo shkon te punoje sepse ka zgjedhur te jetoje me nder .

[/ QUOTE ]

Se ku e pe ti qe postimi im i mesiperm ishte i njeanshem nuk e kuptoj.
O Lal, une nuk thashe me siper qe shefi qe shfrytezon postin per qellime seksuale, eshte i moralshem. Por moralisht ka ndryshim mes atij qe shfrytezon postin per qeillime seksuale me ate qe shfrytezon seksin per qellime posti. Dhe ne kete rast ky i dyti eshte prostitucion tipik. Ndersa ai i pari, shfrytezimi i postit, mund te futet ne raport me te parin njesoj si ne raportitn mes klientit dhe prostitutes.

Femra qe shkon me shefin, per qellime karieriste, per mua eshte thjesht prostitute, ndersa shefi ne kete rast eshte klient prostitucioni si dhe abuzues me detyren. Nuk mund ti fusim te gjithe ne nje thes.

Gjithashtu, une nuk thashe aspak qe te gjitha femrat e bejne kete. Perkundrazi, ka mjaft femra qe nuk e ulin kurrsesi veten deri ne kete nivel. Por ajo qe eshte e dukshme eshte fakti qe ky fenomen po shtohet shume.

Pastaj, kur flasim per kariere, nuk eshte njesoj si te flasim thjesht per nje vend pune me te cilin nje grua ndihmon familjen e saj. Me kariere kuptojme rrugen e bere per tu ngjitur sa me lart ne hierarkine e punesimit.
Te shesesh trupin, per t'u ngjitur lart, nuk mund te behet nga halli, thjesht per te mbajtur me buke femijet, por per te arritur ambiciet personale. Femijet mund te mbahen me buke edhe pa hipur shume lart.
Pastaj, c'rendesi nese e ben kete per te mbajtur femijet me buke apo jo. Ajo qe po thosha me siper eshte se ky akt eshte prostitucion. Ne qofte se ka femra qe e bejne nga halli, atehere, quajeni prostitucion nga halli. NUk eshte ky thelbi i muhabetit.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

Me behet qejfi qe morali eshte akoma solid midis bashkeadhetareve ....gjithmone njeanes edhe gjithmone idealist ....fatekeqesisht realiteti dihet qe eshte me i ashper dhe me i hidhur...perdorimi i "mjeteve rrethanore" te ecesh perpara nuk besoj te cudisi njeri qofte meshkujt apo femrat ....edhe perdorimi i djathit qe te zesh miun nuk eshte metode e re eshte vjeter shume efektuese edhe bashkohem me mendimin e zogut per here te pare ne forum /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

melos

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

Titulli i temes me duket mjaft interesant, teme e cila preokupon jo vetem Shqiperine por edhe mbare boten, por jo fokusimi i hapsit te temes dhe shtjellimi i saj.
Ne kete teme dhe ne tema te llojit te tille lozim gjyqin, nje pal akuzon, tjera pal mbrohet e prekur ne seder.
Nuk e di pse cdo here na bejne te veme ne pah vetem anet negative apo fokusohemi tek problemet qe nuk jane gjeneralja, dhe ne kete menyre bejme anashkalimin e thelbit te problemit sikurse ne kete rast per karrieren apo per perpjekjet e femres qe te ze nje vend me te mire ne shoqeri

Nuk e di si e kupton hapsi i temes nocionin karrier, por sot ky nocion nuk perfaqeson karrieristat e kohes se komunizmit por sot karriera eshte e gjithe jeta jone, sepse ajo nuk mberthen ne vete vetem kohen qe njeriu e kalon ne pune apo profesionin por njeriu ka nje karriere si njeri se pari pastaj si nene si grua si mike etj etj.

Duke u bazuar ne titullin e temes shtohet pyetja

Sa femra ne shoqerine tone gjenden ne top apo aty ku behen vendim marrjet
Sa femra jane drejtuese te kompanive ne shoqerine tone
Sa mundet femra shqiptare qe krahas familjes te zhvilloj edhe karrieren e saj
sa ndihmohet ajo e shume e shume pyetje tjera.

Nese fillon te beshe keso pyetje te vje mundim dhe del ne perfundim se edhe pse ne vitet e 2000-ta shoqeria jone eshte akona shume patriarkale dhe gjinia e veteme qe vendos eshte ajo mashkullore.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Karriera dhe femrat

Meqe ra fjala ne kapak te revistes Spekter flitet per femrat ne karrire... (TURP E FAQE ZEZ')

Revista kam pershtypjens e drejtohet nga nje femer po ne karriere!
 

zog

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Titulli i temes me duket mjaft interesant, teme e cila preokupon jo vetem Shqiperine por edhe mbare boten, por jo fokusimi i hapsit te temes dhe shtjellimi i saj.
Ne kete teme dhe ne tema te llojit te tille lozim gjyqin, nje pal akuzon, tjera pal mbrohet e prekur ne seder.
Nuk e di pse cdo here na bejne te veme ne pah vetem anet negative apo fokusohemi tek problemet qe nuk jane gjeneralja, dhe ne kete menyre bejme anashkalimin e thelbit te problemit sikurse ne kete rast per karrieren apo per perpjekjet e femres qe te ze nje vend me te mire ne shoqeri

Nuk e di si e kupton hapsi i temes nocionin karrier, por sot ky nocion nuk perfaqeson karrieristat e kohes se komunizmit por sot karriera eshte e gjithe jeta jone, sepse ajo nuk mberthen ne vete vetem kohen qe njeriu e kalon ne pune apo profesionin por njeriu ka nje karriere si njeri se pari pastaj si nene si grua si mike etj etj.

Duke u bazuar ne titullin e temes shtohet pyetja

Sa femra ne shoqerine tone gjenden ne top apo aty ku behen vendim marrjet
Sa femra jane drejtuese te kompanive ne shoqerine tone
Sa mundet femra shqiptare qe krahas familjes te zhvilloj edhe karrieren e saj
sa ndihmohet ajo e shume e shume pyetje tjera.

Nese fillon te beshe keso pyetje te vje mundim dhe del ne perfundim se edhe pse ne vitet e 2000-ta shoqeria jone eshte akona shume patriarkale dhe gjinia e veteme qe vendos eshte ajo mashkullore.

[/ QUOTE ]

po e pastaj, cili ishte thelbi problemit sipas teje ? hapesi eshte me i qarte nga shkrimi yt. ai kap vetem nje ane te problemit te cilin ti ME ÇDO KUSHT kerkon ta gjeneralizosh.

pyetja vajze eshte kjo (tek kjo teme) a i ndihmon femrat ne kariere SEKSI ?
ti ça menimi ke per kete ? i ndihmon apo jo ? dhe ne qofte se i ndihmon a eshte nje shembull per tu ndjekur apo jo ?

kjo moter eshte tema ketu e s'ka nevoje me u fut me thelle me gjeneralizu e fol si neper tribunat e kongreseve.


ps: si dhe shtoj qe pergjigja e drejte per kete teme eshte dhene qe ne faqen e pare ne postimin e trete, nga jaklina.

dmth : seksi eshte nje arme NATYRALE per te çare rrugen e jetes, edhe ate te karieres profesionale, per nje femer.
zoti e ka krijuar femren keshtu po ashtu siç molles i ka dhene sheqer e qepes djegesire.

por me te drejte jaklina shton se kjo çarje nuk mund te quhet kariere e sukseshme, ngaqe (dhe ketu po e bej shtesen vete) eshte kariere e fituar me lehtesi e SHPEJT.

ki va piano va lontano thone italjont, dhe me te drejte.

nje njeri i shquar pat thene : lexoj vetem ate qe eshte e shkruar me gjak. e gazetaria s'mund te shkuhet keshtu, ngaqe ajo nuk eshte letersi as art.
 

melos

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

ev, nga t'ja filloj /pf/images/graemlins/lol.gif
mire se pari te flm qe morre mundim te me sqarosh por ate qe eshte thene e kam kuptuar.
se dyti une e kam lirin time te fjales ashtu sikurse edhe ju dhe i jap cfare ngjyre une dua dhe aq me bene ne te duket ty apo dikujt tjeter si shkrim kongresesh, edhe kete po e marre si kompliment te flm.

Sikur titulli i temes te lidhej me karrier+femer+seks atehere sdo kisha te drejte te mirrja per shembull problemet e tjera qe e nderlidhin femren ne kete fushe, por titulli i temes karrier+femer mberthen ne vete nje hapesire shume me te gjere nga ajo tek e cila hapsi temes fokusohet.

Ajo qe thote jaklina nuk eshte gjeneralja, ajo thenje perfaqeson veten disa raste te jashtezakonshme, por nese ti apo hapsi temes pretendoni te paraqisni shqoerine shqiptare te korruptuar ne kete drejtim eshte krejt dicka tjeter, ju e dini ndoshta me mire, por nga ajo qe shkruaset kane shkruar nuk perkon.

Ne fund te fundit nga nje teme e tille vec luajtjes se rolit te prokurorit dhe avokatit nuk arrijm ne asje perfundim
apo ndoshta te arrihej ne perfundime te cilat i pretendon shkruesi duhej ti bashkangjitej nje votim qe ka hyr ne mode ketu ne af, kush eshte pro dhe kunder prostituimit apo sa vajza preferojne blerjen e karrieres me ane te seksit.
 

melos

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
hehe ja u paskan kraku forumin sot.


kosovaret, hahaha!

[/ QUOTE ]

te vjen keq ty /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Karriera dhe femrat

Pse ty te vjen mire moj cuce?
ndersa une degjova se s ishin kosovare /pf/images/graemlins/wink.gif
 

melos

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

n'fakt nuk jam e ndieshme ne kete aspekt dhe asnjehere nuk e perflas kete fenomen ndasie sepse mendoj se i takoj shoqerise shqiptare dhe nuk e dalloj veten nga shqiptaret e shqiperise apo nga shqiptaro- kosovaret apo malesoret apo labet apo dibranet derisa me bashon identiteti pra te qenit shqiptare, qe besoj qe edhe ty e mua na bashkon /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
Ndersa sa i perkete asaj se a jane apo jo kosovare nuk pretendoj te merrem me kete ceshtje, me pelqen te jem pjese e ketij forumi dhe shkruaj pa detyrim gjithemon me deshire pa pas per baze ndasit dhe percarjet.
 

abs

nuk e di...
Re: Karriera dhe femrat

Ashtu de! I thash vehtes, se besoj qe SiHana i bjen ndesh firmes se saj, por desh me nguc pak trimin ma siper. /pf/images/graemlins/wink.gif

So, SiHana c thote karriera /pf/images/graemlins/grin.gif dhe anet ansore te saja /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Mess

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

Dikur kam krijuar nje lidhje me nje kolege ne pune.
Asnje nga ne nuk ishte shef.
Me vone mesova qe vajza kishte patur nje raport me shefin, ne nje pune te meparshme. nuk jam shume i qarte nese shefi e kishte marre ne pune me qellimin qe ta bente dashnoren e vet apo ajo mbasi kishte filluar pune kishte menduar te sigurohej duke bere shefin dashnor. Di vetem qe pas nje muaji pune ajo iku pasi shefi i mbajti nga rroga shpenzimet e telefonit qe ajo, e sigurt ne poziten e vet "me kembe te hapura" i kishte egzagjeruar ca.
Me mua ishte hera e dyte qe krijonte nje raport me nje person qe e lidhte puna.
Me pas krijoi perseri nje raport me shefin e vet ne nje pune te re qe filloi, duke mbajtur edhe raportin qe kishte me mua.
...dhe eshte nje vajze vertet shume e zonja ne pune...
Po per kete rast cfare do me thoni?
 

minardi

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

Personalisht them se keto lloj marredheniesh ndahen ne 2 lloj : Ato qe behen nga halli dhe ato qe behen nga malli.. /pf/images/graemlins/wink.gif
Keto te fundit nuk besoj se jane pjese e diskutimit .Persa i perket te parave ,me teper sesa e afte apo jo ,ndikon forca e karakterit te punemarreses dhe e punedhenesit .Nese doni te fajesoni punemarresen ,opinioni im eshte se nuk kam degjuar ndonje perdhunim te punedhenesit nga punemarresi ,perkundrazi,me dendur ndodh e kunderta.(Kam parasysh ketu presionet,qe behen per te arritur qellimin)
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

zog,ke te drejt /pf/images/graemlins/wub.gif !

Me kujton ate filmin "the perfect woman" : ne fund zbulohet qe Krijuesja(the brain) ishte gruaja e doktorrit.
femra ka nje ùber-kontroll tek mashkulli nderkohe qe ky i fundit ndalon tek mishi /pf/images/graemlins/laugh.gif ajo mendon pertej /pf/images/graemlins/lol.gif.


Qellimi nuk arritet kurre ndermjet FORMES ,ose formave ne kte rast : esenca /pf/images/graemlins/angel.gif duhet te ushqej ecjen ne jet. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

pra e dashur fëmër edhe prostitucioni eshte DUKURI NJEREZORE po ashtu si miresjellja.

[/ QUOTE ]
edukativ shkrimi.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Femra ka nje ùber-kontroll tek mashkulli nderkohe qe ky i fundit ndalon tek mishi /pf/images/graemlins/laugh.gif ajo mendon pertej /pf/images/graemlins/lol.gif.

[/ QUOTE ]

Pse kalon nga esktremi ne ekstrem? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif Nuk ka mbrojtje me te mire se te qenurit realiste, dhe realiteti tregon se te dyja palet (meshkujt dhe femrat) kane karakteristika te ndryshme qe nje sy ne kerkim te se vertetes nuk i sheh ne raportin superior/inferior por ne ate funksional. Ashtu posi!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po flisja me nje gazetare sot tek pinim nje birre ne nje bar te kryeqytetit. Nder bisedat e saj intime me tregoi se si kishte ecur ne karriere duke perdorur seksin si armen e vetme dhe te sigurte. Nuk ishte aspak pishman dhe mendonte se qellimi justifikon mjetin ne cdo rast...

Do doja te pyesja vajzat, a ju ka qelluar ndonjehere te ndodheni ne nje situate te ngjashme? Nese po, si e keni "perballuar"? Cfare mendoni per femrat qe veprojne ne kete menyre? A i paragjykoni ato kur veprojne keshtu?

Duke mos dashur te perfshij gjera te tjera qe mund t'i nxjerre vete debati ju ftoj ne nje diskutim te kendshem.

Faleminderit /pf/images/graemlins/wave.gif

[/ QUOTE ]

normal lal, mese normal duket.

gazetaria eshte prostitucioni i letersise, pra jo vetem ajo shoqja tende por te gjithe ata qe merren me gazetari prostituojne.

dhe te prostituosh s'ka nevoje vetem te hapesh kembet, edhe nje lajke kur ja ben tjetrit per te cilin s'ke asnje deshire ose si me thene ne rrethana normale as do te shkonte mendja ti flisje, eshte prostituim i vetes.

psh qe kur hyjme ne nje ambient e buzeqeshim vetem per tu dukur te respektueshem ose te dashur megjithese jemi gdhire gjithe nerva eshte prostituim i vetes.

ps; ndersa ai me lart qe flet per punen, puna eshte term shume i gjere per me arrit ne thelb te çeshtjes ketu. shumica e njerezve te botes jane te detyruar te punojne nga kushtet materiale (te paguajne qirane ose mbushin barkun me buke) e jo ato morale (sadisfaksion moral per te bere diçka, nje veper).

prandaj s'ke gjet gje.


per mendimin tim edhe kur prostituimi i vertet (kurvat e rruges) te jep kenaqesi, ai s'quhet me prostituim, ngaqe ti e ben me ndergjegje. prostituim eshte vetem kur ben diçka ngaqe je i detyruar, pra kur ha sorren (ose shkrun nje lajm per gazeten ku punon) ngaqe s'ha dot pulen (ose s'shkruan dot roman).

[/ QUOTE ]


Pse qenka gazetaria nje prostituim i letersise?

Nje lajke e pavertete (vete fjala lajke nenkupton synim perfitimi) nese nuk merr pergjigjen qe synon te arrije eshte shperfytyrim i se vertetes por jo shfrytezim i saj. Edhe buzeqeshja e shtirur gjithashtu. Prostituimi nenkupton nje akt te kryer, buzeqeshja eshte thjesht nje tentative.

Prostituimi i tejkalon caqet e morale/materiale, eshte shume here me i ngatarruar se kaq. Ja psh nje shembull i thjeshte: ne nevoje materiale mund te zgjedhesh te besh dicka tjeter ne vend te prostituimit qe do gjuhej gjithsesi pune.

Fakti qe mund te shoqerohet me kenaqesi e te kryhet ne menyre te ndergjegjshme nuk ka shume rendesi para qellimit perfundimtar qe eshte pagesa per aktin e kryer.

Megjithate pervec deshires per te kundershtuar asgje qe te kete te beje me temen dhe qendrimin tend personal nuk lexova /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

e keqja tende geshtenjeza eshte se i shikon gjerat me lupe duke kujtuar se e verteta, e asaj qe diskutojme ne kete rast fshihet ose gjindet atje, te molekula pra /pf/images/graemlins/laugh.gif.

po ta jap nje shembull, sinjifikativ (jo siç i jep ti, pa lidhje /pf/images/graemlins/laugh.gif)

perpara teje kam vene nje tabllo, ne te ka te pikturuar nje perendim deti ne muzg. ti i afrohesh tabllose dhe shquan qe deti eshte pikturuar me ngjyre te kuqe, dhe menjehere BERTET =&gt; JO! JO! nuk e pranoj, nuk ka det te kuq ai eshte blu, keshtu me ka tregu mami bile e kam pare edhe vete kur isha ne plazh.
por po ti largohesh pak me shume tabllose do te shquash qe e kuqe eshte REFLEKTIMI i diellit mbi uje. pra eshte vetem nje REFLEKS. deti nuk eshte as blu, sepse uji eshte trasparent, edhe bjuja eshte nje refleks i tij.

keshtu edhe me punen e prostitucionit, tek shkrimi im qe citove ai duhet marre si nje REFLEKS. pra shpesh here ne thonjeza, kur flet per gazetarine ose buzeqeshjen e shtirur.

ps; qe ti kuptosh shkrimet e mija ato duhet ti ndjekesh ne kohe, si dhe ti marresh si NJE E TERE, e jo vetem te analizosh detaje te shkeputura ose reflekse te veçanta, qe sherbejne vetem per ti dhene JETE idese se reflektuar ne to.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Karriera dhe femrat

Mua me duket krejt e kunderta, ti i shef me lupe e jo vetem kaq, po shef edhe te paqena.

Shembujt jane sinjifikativ (qe ne shqip i themi "domethenes") kur thone dicka, e jo kur perpiqemi te reflektojme b*then e mizes. Filozofia nuk hyn ne pune persa kohe nuk jemi ne gjendje te pershkruajme nje mendim me ngjyrat qe e shohim! Nese ti i thua bluse "e kuqe" ky eshte problemi jot e jo i imi!

PS: Qe ti kuptosh shkrimet e mija ato duhet ti ndjekesh ne kohe, si dhe ti marresh si NJE E TERE, e jo vetem te analizosh detaje te shkeputura ose reflekse te veçanta, qe sherbejne vetem per ti dhene JETE idese se reflektuar ne to.

Nese ti i perdor detajet me shpresen se me ane te tyre i jep "jete" shkrimit, atehere duhet te ishe krenar qe une zgjedh te te pergjigjem pikerisht rreth ketyre detjave.

Gjithsesi, PS'ja ime ne kete rast do ishte: E verteta kur perpiqemi ta veshim me reflekse shemtohet, ajo eshte me e bukur ne kthjelltesine e vet lakuriqe!
 
Top