Kange Shkodrane (tekste)

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Fat i zi



Teksti i këngës:

I vetmuar jam në halle
Kur dashnoren se kam pranë
Por një pik unë kam në zemër
Shpirtin ma ka marrë
Por një pik unë kam në zemër
Shpirtin ma ka marrë.

Koha kalon me lot qaj
Se dashnoren ma kanë marrë
N'zemrën time kam nji zjarr
E di se s'të kam ma
N'zemrën time kam nji zjarr
E di se s'të kam ma

O zot mua m'trego rrugën
Fatin tim ku t'a kërkoj
Rri i ngritur në mërgime
Pa dashnoren time
Rri i ngritur në mërgime
Pa dashnoren time

Fat i zi mor fat i zi
A m'tregon se ku me shku
Rrug't e mia i kam humbur
Ty s'do t'harroj kurrë
Rrug't e mia i kam humbur
Ty s'do t'harroj kurrë
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Ma jep dorën vashë



Teksti i këngës:

(strofa përsëritëse)

Pse s'më thirre djalë
Të vi unë me ty

Orët më duken të gjata
Kur jam unë pa ty

Dola në dritare dhe
Me dorë s'ma ban
Më kish marrë malli vashë
Veç për zanin tand

E di sa të dua
E di sa më do

E di se të penguan
Për bashkimin tonë

Kur të dua unë bota le të flasë
Ato që s'kuptuan zoti le ti vrasë

Ma jep dorën vashë
Bukuroshe moj

Jam e jotja djalë
Pa ty s'mund jetoj
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Mi dhe flakë mallit tim



Teksti i këngës:

E kujtoj me mall
ndjenjën në agim
a do t'kem ty vallë
lule n'përqafim

Si zanë mali je
trupin si selvi
synin zjarr e ke
buzën si qershi

Haj... mi dhe flakë o mallit tim
trëndafile m'lu me vesë
në këtë natë o pa agim
puthjen tande po e pres

N'prehnin tim nuk ke pik'llim
do të shkrihem n'dashuni
eja t'pres me padurim
të jetojmë sa jemi t'ri

(përsëritet nga fillimi)
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Mos u largo



Teksti i këngës:

Mos u largo, mos u largo
se s`të kam harruar
edhe pse je ti larg mejet
prapë më ke munduar
(dy herë)

Natë e gjatë mu s`më merr gjumi
ëndrrat më mundojnë
t`kishe pasë rreth moj i lumi
dhimbjen bashkë ta ndajmë

Rri i lodhur në mendime
dëshiroj me t`pa
gjithmonë je pranë zemres time
qysh do mund me u nda

Mos u largo, mos u largo
po të lutem shumë
dikur ti mu lutshe mua
tash të lutem unë
(dy herë)

Nuk ke zemër, nuk ke zemër
të ndahesh nga unë
pse kaq shumë e mundon veten
pse nuk fle në gjumë
(dy herë)

Dashunia ashtu asht
rrallë kush e kupton
t`len pa shpirt e t`len pa jetë
zemren ta helmon

Sa e amël aq e hidhët
dashunia e shkretë
ndaj pa ty s`dua t`jetoj
çfarë qënka kjo jetë

Mos u largo, mos u largo
po të lutem shumë
dikur ti mu lutshe mua
tash të lutem unë
(dy herë)
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Nuk jam ma sikur atëherë



Teksti i këngës:

Nuk jam ma sikur atëherë
kur isha i lumtur si gjithherë.
Kam gëzim e kënaqësi
shum' në ty kam pasë besim

Tash askujt s`mund t`i tregoj
për çdo ditë dhimbjet shëroj
ditë e natë vujtjet mendoj
e si çdo njeri unë të jetoj

(refren)
Ty askush s`mundet me të bind
qe për ty po e jap rininë
ditë e natë kujtoj me mall
zemra me ty ka ra n`hall
--------------- (x 2)

Mos mendo se s`mundem
që nuk kthehesh prapë
veç po du me t`ba me dije
se unë i marrë s`jam,

Du me t`thanë unë me t`kujtu
se m`ke lanë n`vetmi
të largohesh ti prej mejet
t`ma shkatrrosh rininë

(refren)

Mos e harro fjalën
për ty rri n`vetmi
të kam thanë ty moj e dashur
për ty do t`maj zi

Zi do t`maj unë për ty
s`di se sa të t`them
derisa të shkrihem
derisa të vdes

(refren)
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Putpuri këngësh shkodrane



Teksti i këngës:

Moj e mira synin larush - e
besa ty moj s'të ka kërkush - e
besa ty moj s`të ka kërkush - e

Besa ty moj s'të ka kërkush - e
veçse unë moj që të kpus - e
veçse unë moj që të kpus - e

Moj e mira synin e zi - e
shyqyr dush o qe t'kam kojshi - e
shyqyr dush o qe t`kam kojshi - e

Shyqyr dush o qe t'kam kojshi - e
kur t`mërzitem o vij e rri - e
kur t`mërzitem o vij e rri - e

.... .... .... .... .... ....

(vargje përsëritëse)

Pashë dy sytë e tu si drita
pashë dy sytë e zez qi m'ke

Pash freskinë e drandofilles
me m`diftu se e kuja je

Be po t'baj ty more djal - e
me t'diftu se e kuja jam

Per dy sytë qe kam në ball - e
se la vetin me shku dam

.... .... .... .... .... ....

O, kur më rri karshi m'karshi - e
Unë me ty kam ra n'dashni - e
Bardh' e bukur je
Nuk kam qarje pa t'marr - e

O, fustanet zoti m'ka dhan - e
Si nji peshk moj du me u ba - e
Edhe n'det moj du me gdhi - e
Tana peshqit me i përzi - e

Hajde, e bukur je
Nuk kam qarje mos pa t'marr - e
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Sa e amël asht dashnia



Teksti i këngës:

(gjithë strofat dy herë)

Sa e amël asht dashnia
Unë atë moj ta kam falë

Ti mi din hallet e mia
Pranej zemrën ta kam dhan
...aman ta kam dhanë

Sa merak jam ba për ty
Kur të shof moj si përherë

M'le pa gjumë e m'le pa mbyll sye
Dranofille mush me erë
...aman mbush me erë

Kur të pashë tuj kalue
Mendja se ç'më rrin tek ti

O jam djeg jam përvëlue
Si t'ja baj hallin se di
…o hallin se di
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Taksirat që m'ka nxan mu



Teksti i këngës:

(Gjithë strofat 2 hërë)

Taksirat që m'ka xanë mu
Hallin tem më ta tregu

Pash sytë e ballit Ije
Po ti them dy fjalë dashnie
Të lutem mos me m'harru

O marak se ç'më dogje flakë

E tash du me fillu
Hallin tem me ta tregu

Amanet për sytë e shkreta
Se ç'më djegin si shigjeta
Të lutem mos me m'harru

O marak se ç'më dogje flakë

Me kët' kangë du me t'kujtu
E s'po mundem me u duru

Pash sytë e ballit Ije
Po ti them dy fjalë dashnie
Të lutëm mos m'harru

O marak se ç'më dogje flakë
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Ç'po këndon bilbili



Teksti i këngës:

(çdo strofë 2 herë)

Çpo këndon bilibli moj
O në degë të malit
O në degë të malit

Ai këndon për mue moj
S'do tja di asnjanit
S'do tja di asnjanit

(refren)
Këndo bilbil i fushave
Bashkë me kangën e vashave
Që këndojnë lëndinave
Pranë trëndelinave
----------

Çpo këndon bilbili moj
O në degë të mollës
O në degë të mollës

Ai këndon për mue moj
S'do tja di asnjanës
S'do tja di asnanjës

(refren)
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Grupi MISTER

"Jepma mollzën"



Teksti i këngës:

Jepma mollën qe m'ke në dore
Ti moj cuca malësore
Dua ty kur ti e qykove
Ta kafshoj mollen oooo

Një kjo molla qe kam në dorë
Që besa djalo asht dimnore
E kam frikë se po e kafshove
Ta then dhamin oooooo

Mos ke frikë moj shtatzarane
Se pasha dritën e nji ksaj hane
I kam të fortë, o si celiku
Me pre hekur oooooo

(refreni)
Mal më mal ushton jehona
Bashkoi molla zemrat tona
Kena ra ngushtë po kujt ja thona
T'gjith' na qeshin ooooo
*******

Mollë ma të amël une kurrë s'kam ngran' e
Se nji kjo molla që m'ke dhan' e
Paska kenë ma mirë se mjalta
Me t'knaq shpirtin ooooo

Besa djalo molla ime
Ta ban dhamin copë e grime
E shëmtim do t'mbetet goja
Pare kohet oooooo

Mos ke frikë moj shtazarane
Se me kët' mollë ne lak më ke xane
Po ma jep se zemren time
Ta kam falur ooooo
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Moj e mirë synin larushë



Teksti i këngës:

Moj e mirë synin larushe
besa ty moj s'të ka kërkushe ( 2 herë)

Besa ty moj s'të ka kërkushe
Veçse une moj që të këpuse( 2 herë)

Shyqyr Dush që t'kam kojshie
Kur t'mërzitem o vij e rije (2 herë)

Kur t'mërzitem o moj vij e rie
Sa ta shoh o moj synin e zie (2 herë)

Moj e mir synin me gema
Ndaj për gjysmë o n'katër rema( 2herë)

Ndaj zylifet o fije fije
Ruju djal o mos mi përzie ( 2 Herë)
 

Gentian Memaj

Forumium praecox
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Nqs ndokush e di tekstin e kenges "Lulja prej lules ban verg" kisha pasë qejf me e pa.Falem nders
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Fillimisht postuar nga genci:
[qb] "Putpuri këngësh shkodrane"

O, fustanet* zoti m'ka dhan - e
Si nji peshk moj du me u ba - e
Edhe n'det moj du me gdhi - e
Tana peshqit me i përzi - e

[/qb]
*nuk asht "fustanet", por asht "ustallek".

ustallek zoti m'ka dhane, dmth m'ka dhane aftesi, mundesi, dhunti........
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Fillimisht postuar nga genci:
[qb] "Putpuri këngësh shkodrane"

O, fustanet* zoti m'ka dhan - e
Si nji peshk moj du me u ba - e
Edhe n'det moj du me gdhi - e
Tana peshqit me i përzi - e

[/qb]
*nuk asht "fustanet", por asht "ustallek".

ustallek zoti m'ka dhane, dmth m'ka dhane aftesi, mundesi, dhunti........ [/QB][/QUOTE]

se harrova, "edhe n'det-o du me hi - e"
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

iptida - don me thane fillese

po vete fjala len me kuptu se ka te bajne me dicka jo spontane, po asht nji fillese me nijet, e mendueme mire dmth

ka shume kange shkodrane qe fillojne me kete fjale:
psh; iptida du me fillu, iptida per te paren here etj etj.

duhet te jete fjale arabe ose perse me origjine, po ka ardhe te na nepermjet osmanishtes. ne turqishte te sotme s'ma merr mendja se perdoret, ose dhe nqs asht ne fjalor pak kush ne popull mund ta dijne kuptimin.

tane te mirat lezhjan!
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: Kange Shkodrane (tekste)

Fillimisht postuar nga genci:
[qb] "Fat i zi"



Teksti i këngës:

I vetmuar jam në halle
Kur dashnoren se kam pranë
Por një pik unë kam në zemër
Shpirtin ma ka marrë
Por një pik unë kam në zemër
Shpirtin ma ka marrë.

Koha kalon me lot qaj
Se dashnoren ma kanë marrë
N'zemrën time kam nji zjarr
E di se s'të kam ma
N'zemrën time kam nji zjarr
E di se s'të kam ma

O zot mua m'trego rrugën
Fatin tim ku t'a kërkoj
Rri i ngritur në mërgime
Pa dashnoren time
Rri i ngritur në mërgime
Pa dashnoren time

Fat i zi mor fat i zi
A m'tregon se ku me shku
Rrug't e mia i kam humbur
Ty s'do t'harroj kurrë
Rrug't e mia i kam humbur
Ty s'do t'harroj kurrë [/qb]
O genci po kjo asht kange kosovare e perkthyme perj turqishtes dhe mesa di une turqit sjan shkodran /pf/images/graemlins/smile.gif
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

JEPMA MOLLZEN
(kenge popullore)

Jepma mollen qe m'ke ne dore
Ti moj cuca malesore
Dua ty kur ti e qykove
Ta kafshoj mollen oooo
Nje kjo molla qe kam ne dore
Qe besa djalo asht dimnore
E kam frike se po e kafshove
Ta then dhamin oooo
Mos ke frike moj shtatzarane
Se pasha driten e nji ksaj hane
I kam te forte,o si çeliku
Me pre hekur oooo
Mal me mal ushton jehona
Bashkoj molla zemrat tona
Kena ra ngushte po kujt ja thona
T'gjith na qeshin oooo
Molle ma te amel un kurre s'kam ngran'e
Se nji kjo molla qe m'ke dhan'e
Paska kene ma mire se mjalta
Me t'knaq shpirtin oooo
Besa djalo molla ime
Ta ban dhamin cope e grime
E shemtim do t'mbetet goja
Pare kohet oooo
Mos ke frike moj shtatzarane
Se me ket' molle ne lak me ke xane
Po ma jep se zemren time
Ta kam falun oooo
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

TI MOJ SHKODER,SHKODRA JONE
Fjale e musike: Gasper Zadeja


Ti moj Shkoder, Shkodra jone
Shume djem t'ri ke qite n'gerbet.
Vend per vend moj te levdojne,
Per djem t'ri ka kene kismet.
Djemt e ri po jane habite,
Nuk po dijne se kah me shkue.
A do t'dalin ndo'i here drite,
Ne dhe tone na per me kthye.
Penda n'dore asht tue m'u dridhe,
Lot't per faqe jane tue m' shkue.
U shkrina si bora n'diell,
Si s'u gjet derman per mue.
Shpesh ne anderr ty te shoh,
Gjithmone mendja tet i m'rri.
Ti moj Shkoder rrnosh e kjosh,
Vend ma t'bukur s'ka si ti.
 

genci

Primus registratum
Re: Kange Shkodrane (tekste)

KACURRELAT
(Teksti e muzika : Gac Cuni )


Natyra t' fali, bardh-o si bora
Un permbas tejet jeten e bora;
Oh! Se dy syte m' i kane verbue,
M' i kane verbue moj kaçurrel
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu.
M' i ke faqet, t' kuq-o si gjaku,
Se me ty vashe m' ka xanun maraku;
Oh! Se marakun ma kane shtue,
Ma kane shtue moj kaçurrelat
Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu.
 
Top