Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Admir

Forumium maestatis
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Di njeri ndonje faqe ne Internet me lojtaret dhe kalendarin e grupit A2?

P.S Cheers per informacionin Alesio! :thumbsup:
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO :

Presidenti i Dinamos e sheh Tiranën rivalen e vetme në luftën për titullin kampion

Delijorgji: Fazën e parë, me pikë të plota

Edhe presidenti i bluve, Mihal Delijorgji, është shprehur i kënaqur nga fitorja e së shtunës me Vllazninë, megjithëse ka pohuar se ekipi kishte mundësi të bënte më shumë në drejtim të rezultatit. Ai mendon se skuadra, gjatë javëve të fundit, po tregon një ngritje të dukshme në nivelin e lojës, në krahasim me paraqitjen që bëri në Kupën UEFA dhe në Superkupë. Ai mendon se në javët e ardhshme skuadra do të jetë më e fortë, pasi pritet që të jenë plotësisht të gatshëm e në formë lojtarë të tillë, si Dhëmbi, Gallo, Tiko e Alikaj. Në deklaratën e tij për "Sportin shqiptar", presidenti i bluve është shprehur:
"Në përgjithësi, jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në këto tri javë të para të kampionatit. Pas eliminimit nga Kupa UEFA dhe ndeshjes së Superkupës, Dinamoja e ka përmirësuar ndjeshëm nivelin e lojës. Mund të kishim fituar edhe më thellë si në ndeshjen me Shkumbinin, ashtu edhe në atë me Vllazninë. Aktualisht jemi me pikë të plota, ashtu si Tirana, dhe besoj se do të vazhdojmë kështu. Në të vërtetë, kundërshtarët e javëve të para nuk kanë qenë shumë të fortë, por ne do të fitojmë edhe ndaj ekipeve më të forta, duke filluar nga Partizani, me të cilin do të ndeshemi këtë javë.
Synimi ynë është që fazën e parë të kampionatit ta përfundojmë me pikë të plota, duke kërkuar vetëm fitoren, pasi edhe barazimi mund të quhet humbje për ne. Tashmë kemi një skuadër të kompletuar dhe të përgatitur mirë. Unë besoj se Dinamoja do të paraqitet më mirë në javët e ardhshme, kur lojtarë të tillë, si Dhëmbi, Gallo, Alikaj etj., të jenë plotësisht të gatshëm."
Ndërkohë, për sa i përket luftës për titull, presidenti Delijorgji e konsideron Tiranën rivalen e vetme të Dinamos. Sipas tij, ekipet e tjera nuk janë në lartësinë e Dinamos e Tiranës, kështu që edhe titulli do të diskutohet vetëm midis këtyre të fundit. "Rivale të vetme të Dinamos në luftën e gjatë për titullin kampion shoh vetëm Tiranën. Fakti që vetëm Dinamo e Tirana kanë arritur t'i fitojnë tri takimet e para, tregon qartë se kampionatin do ta fitojë një nga këto dy skuadra. Ndoshta është pak shpejt për të gjykuar, por skuadrat e tjera nuk më duken në lartësinë e duhur. Këtë javë do të luajmë me Partizanin, një ekip që pretendon për titull, ndaj duhet të fitojmë patjetër ndaj tij." Me këto fjalë e ka mbyllur deklaratën e tij presidenti i bluve.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO :

Blutë, stërvitje edhe të dielën
Skuadra e Dinamos ka zhvilluar edhe dje një seancë stërvitore, ku kanë marrë pjesë vetëm futbollistët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e së shtunës me Vllazninë. Pjesa tjetër e ekipit është lënë një ditë pushim nga stafi teknik. Me seancën e djeshme, blutë kanë filluar përgatitjet për takimin e radhës me Pogradecin, i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Gjendja e skuadrës duket e mirë, ndërsa të padisponueshëm janë Tiko dhe Alikaj, të cilët vazhdojnë fazën e riaftësimit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO :

Kapiteni i Dinamos shprehet i kënaqur pas fitores së tretë radhazi në kampionat

Pisha: Treguam se synojmë titullin

Blutë e kryeqytetit kanë fituar lehtësisht edhe në javën e tretë të kampionatit, ku përballë kanë pasur Vllazninë e Shkodrës. Kështu, Dinamoja ka treguar se është me të vërtetë një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit, ndërsa nga ndeshja në ndeshje vihet re përmirësim në nivelin e lojës së skuadrës. Në takimin me Vllazninë, ekipi i drejtuar nga trajneri Marko e ka kontrolluar mirë lojën, duke shënuar tre gola, ndërsa ka shpërdoruar shumë raste të tjera të pastra për shënim. Në përfundim të ndeshjes, kapiteni i skuadrës, Arjan Pisha, e ka cilësuar tepër të rëndësishme fitoren ndaj Vllaznisë dhe e ka quajtur plotësisht të merituar. Më konkretisht, kapiteni i Dinamos është shprehur:
"Mund të them se jemi të kënaqur pas kësaj fitoreje, sepse vazhdojmë të jemi me pikë të plota edhe pas javës së tretë. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, ku fitorja nuk u vu asnjëherë në dyshim. Ne e dominuam takimin në të gjitha drejtimet, ndërsa Vllaznia ishte krejtësisht e pafuqishme për të reaguar. Dua të theksoj se mund të kishim shënuar më tepër gola, por humbëm shumë raste të pastra para portës kundërshtare, gjë që nuk duhet të ndodhë në ndeshjet e ardhshme. Megjithatë, e rëndësishme është fitorja. Tani na duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës me Partizanin, i cili është një kundërshtar më i fortë. Pas javës së tretë, ekipi ka pësuar ngritje të dukshme në lojë dhe besoj se në javët e ardhshme do të jemi më të fortë. Me fitoren e së shtunës, Dinamoja vërtetoi edhe njëherë se synimi i saj kryesor mbetet titulli kampion. Kemi fituar ndaj kundërshtarëve jo shumë të fortë, por ekipi i ka vlerësuar maksimalisht të gjitha ndeshjet. Shpresoj se do ta ruajmë këtë ecuri edhe në vazhdim të kampionatit."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

"Labi" bardheblu ka qenë inspiruesi i kampionëve në fitoren e thellë 7-1 ndaj Besës

Muka: Tirana, ngazëllimi im më i madh

Nuk ka shënuar gol, megjithatë ishte lojtari më i mirë në fushë për Tiranën të premten në takimin ndaj Besës. Loja e tij me rendiment dhe klas i ka detyruar kundërshtarët të pranonin supremacinë e kampionëve. Bëhet fjalë për vlonjatin "fluturues" Devi Muka, i cili edhe pse nuk është protagonist me kombëtaren kuqezi, me bardheblutë bën çudira, duke detyruar tifozët e Tiranës t'ia thërrasin emrin në kor. Gjithsesi, "labi" nuk ndalet këtu, megjithëse është i ndërgjegjshëm që Tirana është ngazëllimi i tij më i madh. Ja se si shprehet ai në një intervistë për "Sportin shqiptar":

- Devi, si shpjegohet që emri juaj mungoi në goleadën ndaj Besës?
- Nuk ka problem. Rëndësi ka fitorja e skuadrës, të cilën e arritëm jo me shumë vështirësi. Ajo që dua të them, është se detyra ime ishte t'u shërbeja sa më shumë shokëve pasime të sakta për gol. Po të ishim treguar më pak të kujdesshëm, mund të kishim shënuar edhe më shumë gola.
- Diçka nuk shkoi si duhet në fillim të lojës, kur menjëherë u gjendët në disavantazh. Përse ndodhi kjo?
- Besën e kishim vlerësuar maksimalisht dhe që në minutat e para u hodhëm në sulm për të shënuar, por hasëm në një mbrojtje të kavajasve. Në një moment të lojës ata na zunë në befasi me anë të një kundërsulmi duke shënuar. Ky gol na zgjoi dhe falë sulmeve të njëpasnjëshme arritëm të barazonim. Më pas pjesa e dytë qe e gjitha nën kontrollin tonë, ku dhe shënuam 6 gola të tjera.
- Pse, çfarë ndryshoi në lojën tuaj në këtë pjesë, ku mundët ta tundnit plot gjashtë herë rrjetën e Besës?
- Trajneri na kërkoi të ishim më të shpejtë në veprimet tona, duke e goditur portën nga çdo pozicion. Ne ishim të vetëdijshëm për fuqinë tonë dhe i zbatuam siç duhet udhëzimet e tij, çka normalisht solli edhe këtë rezultat të thellë.
- Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë edicion e keni nisur mbarë jo vetëm me rezultate, por edhe me lojë...
- Po është e vërtetë që këtë sezon kemi një tjetër fytyrë, jemi më të etur për të arritur sukses. Të gjithë ne lojtarët kemi më shumë se një vit që luajmë me njëri-tjetrin dhe është normale që kuptohemi më mirë mes nesh. Ndërkohë alternimi i një apo dy lojtarëve të rinj në ekip po jep frytet e veta, si dhe trajneri Mema është tepër kërkues ndaj nesh.
- Kampionatin e fundit e keni fituar disa javë para, duke mos patur asnjë rival. Mendoni se kjo histori do të përsëritet edhe sivjet? - Pse jo. Unë jam shumë kurioz të shoh se cili do të jetë ai ekip që do të na bëjë rezistencë, pasi për të na mundur nuk e besoj se do të ketë. Unë shpresoj që të zhvillohet një kampion sa më i rregullt dhe me një luftë të ndershme sportive. Më pas le të fitojë më i miri.
- Pra, nuk do të përmendni asnjë emër konkret të ndonjë ekipi që do t'ju rivalizojë?
- Dinamo, Partizani dhe Vllaznia janë skuadrat që së bashku me ne i japin tonusin kampionatin. Deri tani një nisje të mirë ka bërë edhe Teuta. Ne nga ana jonë nuk do të nënvlerësojmë as ekipet e vogla, duke qenë se vjet na surprizuan dy herë në "Qemal Stafa".
- E lëmë mënjanë Tiranën dhe flasim për kombëtaren. Më në fund jeni rikthyer kuqezi pas një mungese të gjatë, por që jeni aktivizuar vetëm për pak minuta ndaj gjeorgjianëve...
- Ishte zgjidhja e trajnerit. Unë kisha shumë dëshirë që të luaja si titullar për vet eksperiencën 5-vjeçare që kam me fanellën e kombit tim. Megjithatë, si profesionist që jam, e pranova vendimin e tij. Shpresoj që në të ardhmen të më jepet mundësia për më shumë. Ajo që duhet të them për momentin është fakti se vetëm Tirana është ngazëllimi im më i madh dhe i detyrohem shumë.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA

Luan Pinari i jep fund beqarisë
Mbrojtësi i Tiranës, Luan Pinari, dje i ka dhënë fund beqarisë. 26-vjeçari është martuar dje dhe e ka organizuar dasmën e tij te lokal "Internacionali". Në festën e zhvilluar dje në darkë kanë marrë pjesë të gjithë njerëzit e afërt të tij, ndërkohë që sot është planifikuar të jetë e ftuar shoqëria, duke përfshirë lojtarët e Tiranës dhe Dinamos. Një urim merr Pinari edhe nga redaksia e "Sportit shqiptar". Të trashëgohesh, Luan!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Bardheblutë, të mërkurën ndaj Cërrikut për kupë
Sot, bardheblutë i rikthehen stërvitjes së fillimjavës, në orën 16:00, në fushën "Skënder Halili". Pas fitores së thellë 7-1 me Besën dhe një dite pushim, skuadra e Tiranës do të fillojë përgatitjet për ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, 20 herë kampionët do të luajnë ndaj skuadrës së Cërrikut, që merr pjesë në Grupin B1. Takimi i parë do të luhet në fushën e cërrikasve, ndërkohë që ajo e kthimit pas dy javësh në kryeqytet.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Trajneri i të kuqve shprehet se gjykimi u mohoi dy pikë, sepse gjëra të tilla ndodhin në futboll

Spahiu: Penalltia nuk ishte e qëllimshme

Pas ndeshjes së fundit me Teutën e Durrësit, trajneri Spahiu shprehet i pakënaqur me rezultatin e arritur në fund, por thekson gjithashtu se në futboll, përveç fitores, duhen pranuar edhe dy rezultatet e tjera. I pyetur për gjykimin e ndeshjes, trajneri i Partizanit, çuditërisht, ndryshe nga shumë drejtues të tjerë të kampionatit tonë, që e hedhin fajin nga gjyqtarët, nuk ka dalë kundër Jarecit, duke theksuar se ai mund të ketë gabuar pa dashje. "Unë jam në anën e gjyqtarëve, ndaj nuk dua të flas kundër për gjykimin e ndeshjes. Jareci vërtet në fund të takimit dha një 11-metërsh në dëm të Partizanit, duke na mohuar dy pikë të rëndësishme, por besoj se këtë e ka bërë pa qëllim. Pas ndeshjes, unë nuk mund të flisja për rastin flagrant, sepse nuk isha shumë i sigurt, por në televizor pashë që gjyqtari kishte gabuar te 11-metërshi. Si pasojë, Partizani ka humbur dy pikë tepër të vlefshme për të ardhmen, pasi fitorja do të kishte vlerë nga ana morale për ndeshjet e tjera të kampionatit. Gjithsesi, unë nuk jam kundër gjyqtarit, pasi e njoh dhe e di mirë se është një ndër më të kualifikuarit e kampionatit tonë. Në Durrës u ndëshkua Partizani me një 11-metërsh, por në ndeshjet e tjera mund të ndëshkohen si pasojë e gabimeve të tilla edhe ekipet e tjera, madje vetë Teuta që mori një pikë të padrejtë ndaj nesh," - shprehet trajneri i të kuqve, Spahiu. Më pas, trajneri i kryeqytetasve, i cili pas dy fitoreve të para me të kuqtë u ndal në Durrës, duke iu shkëputur dy pikë Tiranës dhe Dinamos, thekson se loja e Partizanit ka qenë në ngritje, në krahasim me ndeshjet e kaluara. "Në Durrës, ndonëse nuk e fituam takimin, kemi qenë më mirë për sa i përket vendosjes në fushë dhe lojës së ekipit në përgjithësi. Loja dhe mënyra sesi kombinuan repartet me njëri-tjerin, më kënaqën disi, por kemi ende punë për të bërë. Edhe gjatë ndeshjes me durrsakët, ekipi kishte probleme për sa i përket aspektit fizik. Kështu, gjatë javës në vijim na ka mbetur ende punë për të bërë," - vijon më pas njëshi i stolit të Partizanit. Në fund, trajneri Spahiu flet edhe për të ardhmen e ekipit të tij, duke theksuar se për të përmirësuar modulin e lojës së skuadrës, duhen bërë ndryshime edhe te lojtarët e formacionit bazë. "Këtë të mërkurë, Partizani do të luajë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Më shumë se rezultati, unë do të eksperimentoj me disa skema të tjera loje për ndeshjet e radhës. Kam piketuar disa nga lojtarët e stolit, me të cilët dua të shoh sesi do të ecë loja dhe nëse do të ketë ndryshime në krahasim me tri takimet e para. Nëse një gjë e tillë më rezulton pozitive, të shtunën tjetër, ndaj Dinamos, ekipi i Partizanit mund të dalë në fushë me ndryshime në radhët e formacionit bazë," - deklaron për "Sportin shqiptar" Ilir Spahiu, trajneri i Partizanit, i cili në fund të fjalës së tij shprehet se ekipi kërkon edhe një futbollist tjetër me përvojë në mesin e fushës. "Nga analiza që u kam bërë tri ndeshjeve të para, kam arritur në përfundimin që ekipi ka nevojë edhe për një futbollist tjetër me përvojë në qendër të fushës. Gjithsesi, fjalën e fundit për këtë çështje do ta ketë presidenti Xhani," - përfundon trajneri Spahiu.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Të kuqtë, sot nis plani për Dinamon
Sot në drekë pritet të grumbullohen të gjithë lojtarët e Partizanit, të shpërndarë pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës së Durrësit. Në drekë, para fillimit të seancës së parë stërvitore, siç është bërë zakon tashmë, nga drejtuesit e kuq pritet të diskutohet dhe analizohet takimi i fundit me durrsakët, si dhe puna për javën në vijim. Sipas trajnerit Spahiu, stërvitja do të vazhdojë edhe këtë javë me nga dy seanca në ditë, për shkak se ka ende probleme fizike me disa lojtarë dhe se përballë Partizanit këtë javë do të jetë një nga ekipet rivale për titull. Sipas trajnerit të Partizanit, duke qenë se të mërkurën do të luhet takimi i parë i Kupës së Shqipërisë, ekipi do të bëjë disa teste para sfidës së radhës kundër dinamovitëve. Ndërkohë, nga radhët e formacionit bazë nuk ka lojtarë të dëmtuar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TEUTA :

Pas barazimit me të kuqtë, trajneri i durrsakëve evidenton problemet e skuadrës

Bici: Partizani na vuri në vështirësi

Realist në vlerësimet e tij, trajneri i Teutës, Vasil Bici e ka konsideruar barazimin e arritur me ekipin e Partizanit rezultat të drejtë, duke iu referuar mënyrës sesi u zhvillua takimi.
"Partizani na vuri shumë në vështirësi. Sidomos në pjesën e dytë, të kuqtë na u imponuan me lojën e tyre. Kësisoj, them se barazimi mund të konsiderohet rezultat i drejtë në këtë ndeshje," - ka pohuar Bici pas ndeshjes së të shtunës. Për sa i përket 11-metërshit të dhënë për ekipin e tij, në fund të takimit me të kuqtë, trajneri i Teutës është shprehur: "Na takonte një 11-metërsh. I pari apo i dyti, këtë nuk më takon mua ta them. Sidoqoftë, na u dha haku nga gjyqtari Jareci."
Megjithatë, pas çlirimit nga emocionet e kësaj ndeshjeje delikate, vëmendja kryesore e trajnerit të Teutës është përqendruar në ndeshjen e radhës në kampionat, me Lushnjën. Sipas Bicit, skuadra e tij ka ende shumë punë për të bërë, në mënyrë që të mos paraqitet e plogësht, si në ndeshjen me Partizanin. "Gjithçka duhet bërë e studiuar mirë, në funksion të qëndrueshmërisë në lojërat tona. Ndeshjet sa vijnë e bëhen më të forta, sepse e tillë është struktura e këtij kampionati. Menjëherë duhet të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës, me Lushnjën. Skuadra myzeqare është një kundërshtare që duhet vlerësuar maksimalisht. Prandaj, gjatë seancave stërvitore në prag të kësaj ndeshjeje, do të punohet intensivisht për të eliminuar defektet që u vunë re në ndeshjen me Partizanin," - ka shtuar më tej Bici.
Me sa kuptohet në fjalët e tij, trajneri i Teutës nuk ka mbetur i kënaqur nga mënyra sesi luajti ekipi i tij ndaj kryeqytetasve. "Me Lushnjën, - ka vijuar Bici, - do të synohet fitorja, përmes një loje bindëse, gjithmonë duke vlerësuar në maksimum kundërshtarin."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TEUTA :

Autori i golit të Teutës analizon ndeshjen me Partizanin, pas përfundimit të saj

Mancaku: Barazimi, rezultati më i drejtë

Bledar Mancaku, me golin e shënuar me penallti në minutat e fundit të sfidës me Partizanin, e ka shpëtuar ekipin e tij nga një humbje fatale brenda në "Niko Dovana". Madje kanë qenë këmbët e tij ato që nuk kanë lejuar të dytën disfatë rresht, brenda në shtëpinë e tyre, në dy sezone njëri pas tjetrit, me të kuqtë kryeqytetas. Pas një ballafaqimi pretendentësh, të cilët nuk bindën me lojën e tyre, sulmuesi i Teutës komenton gjithçka të këtij 90-minutëshi për "Sportin shqiptar".

- Mancaku, a jeni i kënaqur me rezultatin e takimit dhe lojën e Teutës?
- Patjetër. Barazuam një ndeshje që edhe mund ta kishim humbur. Gjithsesi, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes, nisur nga mënyra sesi u rrodhën ngjarjet. Ne u futëm në fushën e lojës për të marrë tripikëshin, por ndeshëm përpara një kundërshtari mjaft cilësor, që na vuri në vështirësi. Kësisoj, nuk e arritëm objektivin që i kishim vënë vetes, fitoren. Ekipi ynë nuk doli në lojën e tij të zakonshme. Ndryshe nga pjesa e parë, në të dytën treguam shenja lodhjeje. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë që përballë kishim një ekip të fortë, si Partizani.

- Ku mendoni se çaloi loja e Teutës?
- E thashë edhe më sipër, në këtë ndeshje nuk treguam freski fizike dhe nuk arritëm të përqëndrohemi sa duhet në lojë, veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes. Në pjesën e parë kemi humbur raste të pastra shënimi, të cilat, po t'i konkretizonim, mund t'i jepnin rrjedhë tjetër ndeshjes.
- Është diskutuar shumë në lidhje me penalltinë që ju e kthyet në gol. Cili është mendimi juaj për këtë moment?
- Penalltia është kompetencë e gjyqtarit. Nuk kam diskutuar për penalltinë edhe në sezonin e kaluar, kur në "Niko Dovana", Partizani na mundi falë një penalltie të dhënë nga i njëjti gjyqtar. Të mos harrojmë se, pas golit të Partizanit, gjyqtari na mohoi një penallti të pastër. Gjithsesi, ky është futbolli.
- Sipas jush, çfarë duhet të rregullojë skuadra juaj, që të paraqitet ndryshe në ndeshjen e radhës në kampionat?
- Kemi shumë gjëra për të rregulluar dhe jam i bindur që do ta bëjmë më së miri këtë. Nëse me Partizanin humbëm dy pikë, me Lushnjën nuk na falet një gjë e tillë. Unë parashikoj një ndeshje me rivalitet, sepse Lushnja është forcuar shumë këtë sezon futbollistik. Do të tregohemi më këmbëngulës dhe të vendosur për fitore.
- Çfarë ndietë në momentin kur spektatorët durrsakë nisën të largoheshin, pas golit të Partizanit?
- Ma thanë pas ndeshjes një gjë të tillë. Megjithatë, pas barazimit, mendoj se ua kemi kthyer besimin tifozëve tanë. I falënderoj që na mbështetën fuqimisht në këtë ndeshje dhe i ftoj ta bëjnë këtë edhe në ndeshjet e ardhshme. Ne nuk do t'i zhgënjejmë.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI :

Trajneri portokalli parashikon rritje të mëtejshme të lojës së skuadrës që drejton

Sejdini: Do të shihni një Elbasan më të fortë

Me gjithë prezantimin mjaft të mirë që ka bërë në tri javët e para të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit ekipi i Elbasanit, trajneri i tij, Astrit Sejdini, pretendon shumë më tepër nga stafi i futbollistëve portokallinj. Dy fitore dhe një barazim e kanë pozicionuar Elbasanin në vendin e tretë të renditjes, mes 10 skuadrave pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Duhet thënë se portokallinjtë i kanë bërë një nisje të mirë këtij kampionati, i cili parashikohet të jetë më i vështirë se të mëparshmit. Pas fitores së thellë të skuadrës së tij, 5-0, ndaj fqinjëve të Shkumbinit, trajneri i Elbasanit, Astrit Sejdini, tha për "Sportin shqiptar" se ekipi që drejton nuk është ende në formën e dëshirueshme. "Rezultatet pozitive të arritura në këtë fillimkampionati janë rrjedhim i punës sistematike që është zhvilluar në vazhdimësi me stafin e futbollistëve të Elbasanit. Në këtë edicion, në këtë ekip janë bërë disa përforcime të rëndësishme," - ka pohuar Sejdini. Njëkohësisht, trajneri portokalli ka folur me superlativa për portierin Mustafa, i cili, të shtunën e fundit, shkëlqeu me pritjet që bëri në ndeshjen me Shkumbinin. "Tani, porta jonë është më e sigurt se kurrë," - gjykon Sejdini. Në fitoren e thellë që elbasanasit arritën ndaj Shkumbinit, trajneri vlerëson edhe veprimet e sakta të repartit të mbrojtjes. Gjithashtu, Sejdini e cilëson sulmin e skuadrës së tij pikën më të fortë në këtë fillimkampionati. Mesatarja, 3 gola për ndeshje, është një tregues pozitiv për Elbasanin. Mirëpo kjo shifër, sipas drejtuesit të portokallinjve, duhet të ishte më e lartë. Trajneri i Elbasanit premton se do të punohet më shumë në të ardhmen, që të realizohet alternimi midis dyshes sulmuese Memelli-Stojku, në mënyrë që të japë maksimumin në çdo ndeshje. Për momentin, në kampin e Elbasanit pritet më tepër nga mesfusha. Për sa i takon gjendjes fizike, skuadra e Sejdinit, në ndeshjen me Shkumbinin, tregoi nivel të kënaqshëm. Kjo u shoqërua edhe me gola të shumtë. Vetë trajneri Sejdini e pranon se është befasuar nga rezultati i thellë, por jo nga fitorja. "Për fitoren ishim të përgatitur të gjithë. Shënuam pesë gola dhe bëmë diferencën në të gjitha drejtimet. Për këtë i falënderoj të gjithë futbollistët që u aktivizuan, pa përjashtim," - shton më tej Sejdini. Në fund të deklarimit të tij, trajneri portokalli u premton futbolldashësve elbasanas një Elbasan më të fortë në ndeshjet e ardhshme.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI :

Ablade, goli i parë afrikan për Elbasanin
Futbollisti afrikan, Seth Ablade, e meriton të luajë titullar tek Elbasani. Të të njëjtit mendim janë të gjithë specialistët e futbollit elbasanas, të cilët i referohen gjendjes aktuale të futbollistit me ngjyrë. Loja e ganezit 20-vjeçar, nga ndeshja në ndeshje po bëhet gjithnjë e më e pëlqyeshme. Teknika e mirë e përdorimit të topit dhe depërtimet e tij çoroditëse për mbrojtjet kundërshtare e kanë fuqizuar së tepërmi lojën sulmuese të Elbasanit. Ablade shquhet për lojën e shpejtë. Madje ai i bëhet "rrodhe" kundërshtarit, derisa ia rrëmben topin. Në një moment të tillë, ganezi arriti të shënonte golin e tretë për Elbasanin në pjesën e parë gjatë takimit me Shkumbinin. Ky është goli i tij i parë me këtë ekip. Pas ndeshjes, sulmuesi ganez u shpreh se golin e shënuar ndaj peqinasve dëshiron ta quajë afrikano-shqiptar. Ablade shprehet i sigurt se ky nuk do të jetë goli i vetëm për të. Gjithsesi, Ablade shprehet se më e rëndësishme është të fitojë ekipi.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

FLAMURTARI :

Drejtuesit e skuadrës vlonjate pretendojnë se shkodrani Lapi ka mbajtur tërësisht anën e lushnjarëve

Bozhani: Gjyqtari na kërkoi t'ia linim fitoren Lushnjës

Skandal në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin "Tomori" të Beratit, ndërmjet Lushnjës dhe Flamurtarit. Gjyqtari Pajtim Lapi nga qyteti i Shkodrës, jo vetëm që e ka gjykuar këtë takim në mënyrë të njëanshme, pra ka favorizuar skuadrën lushnjare, por, siç informohemi, ai është vënë plotësisht në shërbim të "lagunarëve", duke bërë rolin e ndërmjetësit. Trajneri i kuqezinjve të Vlorës, Ardi Bozhani, i pamësuar ndonjëherë me raste të tilla, shprehet: "Nuk kërkoj aspak të justifikoj rezultatet negative të skuadrës, por kjo nuk do të thotë që ta ulim kokën nën "thundrën" e gjyqtarëve të pandërgjegjshëm, të cilët favorizojnë haptazi disa skuadra për arsye interesash. Gjyqtari Pajtim Lapi nga Shkodra, në minutat e para të takimit, u është drejtur lojtarëve tanë, si Vito, Çerçizi, Gjoni etj., me shprehjen: "Lëreni Lushnjën ta fitojë ndoshjen." Pikërisht në lidhje me këtë skandal, mbrojtësi shtatlartë i Flamurtarit, Rigel Gjoni, shton: "Ka qenë një goditje dënimi e diskutueshme në 10 minutat e para të lojës. Ne protestuam menjëherë te gjyqtari Lapi, i cili, nga ana e tij, na u përgjigj: "Lëreni ndeshjen ta fitojë Lushnja. Ne shtangëm, sepse nuk ka kishte ndodhur ndonjëherë që gjyqtari të shfaqte kaq hapur preferenca të tilla. Në pushim të pjesës së parë, në dhomat e zhveshjes, skuadra ka diskutuar rreth frazës dashakeqe dhe provokuese të shkodranit Lapi dhe është përgatitur psikologjikisht që, si në pjesën e parë, ta përballojë trysninë e tij në gjykim." Pikërisht për ecurinë e lojës së Flamurtarit dhe ndikimin e gjyqtarit në rezultatin e saj, flet sërish trajneri Bozhani: "Skuadra e Lushnjës ka bërë presion në 10-12 minutat e para, të cilin e ka shoqëruar me 2-3 aksione para portës së Dines. Rreth 75 minuta, loja u kontrollua nga Flamurtari. Në këtë kohë, Xhafa, Vito, Sejfullai dhe Lila kanë pasur disa raste, duke u afruar shumë pranë golit. Mirëpo favorizimet që bënte gjyqtari Lapi për lushnjarët ka ndikuar së tepërmi në nervozizmin e lojtarëve dhe mospërqendrimin para portës kundërshtare. Do të përmendja jo vetëm ndërhyrjet e ashpra dhe fjalët fyese gjatë lojës të lushnjarëve ndaj lojtarëve vlonjatë, por edhe mosreagimin e gjyqtarit ndaj tyre. Një ndër rastet e tilla është edhe goditja me grusht në kokë e Daiut nga lushnjarët. Ndaj skuadrës që unë drejtoj, ky gjyqtar dha 4 kartona të verdhë pa asnjë shkak. Rreth minutës së 25-të, sulmuesi ynë Daniel Xhafa është ndërprerë ashpër brenda zonës lushnjare, por, për çudinë edhe të vetë lushnjarëve, gjyqtari Lapi nuk ka akorduar 11-metërsh. Më vjen keq për lojtarët e Flamurtarit, që, ndonëse me sakrificë, e kanë dominuar ndeshjen me Lushnjën si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë tekniko-taktik. Pas ndeshjes kemi kërkuar të bisedojmë me gjyqtarin Lapi, për të sqaruar qëndrimin e tij në këtë ndeshje, por nuk mundëm të gjenim dot as numrin e celularit të tij. Vlonjatët janë të vendosur për ta mbrojtur djersën e tyre. Në rast se Pajtim Lapi shpreh të kundërtën e këtyre që po themi ne, le të deklarohet publikisht në media, ose të kërkojë ballafaqim përmes FSHF-së. Të mos ketë fare frikë nga e vërteta."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BESA :

Kavajasit e kanë filluar mirë ndeshjen me Tiranën, por më pas kanë qenë hija e vetvetes

Besa, surpriza mbeti vetëm një ëndërr

Përpara fillimit të takimit Tirana-Besa, tifozët e skuadrës kavajase, të shtyrë edhe nga ardhja e teknikut Sejdini në krye të verdhezinjve, guxuan të mendonin ndonjë surprizë ndaj bardhebluve kampionë. Mirëpo kjo mbeti vetëm një ëndërr. Ardhjet e fundit në ekip, Romanishini, Kuli dhe Sheta, e kishin rritur ndjeshëm besimin në ekip, por u harrua se përballë do të kishin ekipin kampion të Fortuzit e të Halilit. E nëse Besa e ka pranuar humbjen, nuk është akoma e bindur në rezultatin e takimit. Po a mund të evitohej kjo humbje tenistike? Nisur nga përbërja e ekipit dhe roli i trajnerit të ri, themi se po, por po t'i referohesh asaj që ndodhi në fushën e blertë të "Selman Stërmasit", të gjithë jemi të bindur se humbja ishte plotësisht e merituar. Po çfarë paraqiti Besa në këtë ndeshje dhe cilat ishin dobësitë e saj? Të karikuar dhe me plot besim për ndonjë rezultat pozitiv, pas ardhjes së "Xhaxhit" në krye të verdhezinjve, ekipi e nisi mirë takimin. Madje jo vetëm kaq, por Bekim Kuli, më i miri në fushë për Besën, arriti t'i shënonte golin e parë Tiranës në këtë kampionat, duke e kaluar Besën përkohësisht në epërsi. Besa zhvilloi një pjesë të parë të kënaqshme.
Krejt ndryshe rrodhën ngjarjet në pjesën e dytë. Loja e Besës erdhi duke rënë, sidomos në mbrojtje, ku u bënë mjaft gabime të pafalshme. Mërgjyshi, Doka, por edhe të futurit në pjesën e dytë, Fosa e Xhani, nuk treguan asgjë nga vlerat e tyre. Besa vërtet humbi, e kjo nuk ishte diçka e papritur, por rezultati i arritur nxjerr shumë probleme para Sejdinit. Të tre lojtarët që Sejdini futi si zëvendësues, deri më sot ishin lënë në tribunë nga paraardhësi i tij, Zalla. Duket se Sejdini nuk është njohur ende me formën e gjithsecilit, ndaj do t'i duhet punë deri sa t'i vërë pikat mbi "i". Pra, para trajnerit të ri Sejdini dalin mjaft punë. Vetëm një dorë e sprovuar, si ajo e "Xhaxhit", mund ta "kopsitë" këtë skuadër.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Tri humbjet radhazi, golat e shumtë të pësuar dhe loja pa nerv e kuqebluve, antipodi i futbollit shkodran

Vllaznia, sa poshtë ka rënë!

Nisje më të keqe se këtë kampionat, vështirë të ketë bërë ndonjëherë Vllanzia. Tri humbje në tri ndeshje të luajtura, natyrisht, janë shumë për një skuadër me kaq emër në futbollin shqiptar. Por, po t'u shtosh atyre edhe dy humbjet në Kupën UEFA, ndaj Dandit, bëhen 5 humbje radhazi. Më keq është puna te golaverazhi. Në këto takime, kuqeblutë kanë pësuar plot 15 gola dhe kanë shënuar vetëm 1. Bëhet fjalë për golin e Salihit ndaj Partizanit. Të shtunën, për ballafaqimin me Dinamon, të gjithë pjesëtarët e skuadrës shkodrane, duke filluar nga trajneri Haxhiosmanoviç, lojtarët e duke përfunduar te presidenti Agron Çela, kishin premtuar se nuk do të dilnin nga "Qemal Stafa" të paktën pa një pikë. Por nuk ka ndodhur kështu. Të gjithë të pranishmit në stadium e kanë vënë re menjëherë se shkodranët kishin shkuar "të dorëzuar" në takimin me blutë. Kjo sepse skuadra kuqeblu luajti pa sedër, pa motiv, gjëra mjaft të çuditshme këto për Vllazninë. Një justifikim, ndoshta i kotë, deri tani për këtë skuadër ka qenë ai i moshës së re të lojtarëve, pa u thelluar më tepër, ndërkohë që mosha mesatare e këtij ekipi është 25 vjeç. Në këtë paraqitje të dobët nuk mund t'ua lësh fajin parave, kur kujtojmë këtu se Vllaznia mund të rreshtohet ndër skuadrat më të paguara të kampionatit. Ka mbetur vetëm aspekti i përgatitjes fizike. Kësaj po i mëshohet shumë edhe nga trajneri Haxhiosmanoviç, por, në të vërtetë, ajo nuk përbën shkakun kryesor të kësaj gjendjeje kritike. Të gjithë e dinë se Bejzade, Devolli dhe Ishka kanë qenë pjesë e "Vllaznisë së pastërvitur", deri në ditët e fundit të gushtit, por tani, me skuadrat ku luajnë, ata po tregojnë formë të mirë sportive. Pra, kuqebluve u mungon diçka tjetër, motivimi.
Humbja e fundit me Dinamon i ka dëshpëruar së tepërmi edhe biznesmenët që janë vënë në krye të Vllaznisë. Ata kurrsesi nuk mund të pranojnë që lekët e tyre të shërbejnë vetëm për të koleksionuar humbje të njëpasnjëshme. Prandaj, me siguri, gjërat kanë për të ndryshuar, sepse vetë ata nuk e pranojnë dot fundin e renditjes për Vllazninë. Dikush pati thënë kohë më parë se Vllaznia, edhe pa trajner fare, nuk zbret më poshtë se vendi i katërt apo i pestë i renditjes. Të tjerë patën deklaruar se, edhe pa president, edhe pa titullarë, por vetëm me 18-vjeçarë, Vllaznia qëndron në mesin e renditjes. Por kjo nuk qenka e vërtetë. Ajo sot ka president, madje një grup biznesmenësh në krye, ka një trajner të zotë, si Haxhiosmanoviç, por është në fund të renditjes. Fakte këto që duhen analizuar mirë sa më shpejt të jetë e mundur, ngaqë rrezikohet që situata të precipitojë më keqas.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Duka: Kombetarja perseri me Brigelin

Presidenti i Federates, Armando Duka, eshte shprehur i sigurte se ne tetore do te arrihet nje marreveshje e perbashket midis Federates dhe gjermanit Brigel dhe kontrata e tij me kuqezinjte do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Vete Duka ka bere te ditur se kontrata eshte me opcion rinovimi dhe se deri tani si FSHF-ja ashtu edhe Brigeli jane per nje rinovim te kesaj kontrate. Kontrata qe kemi nenshkruar me Brigelin dhe qe skadon ne tetor eshte me opcion rinovimi. Ne si Federate ashtu dhe gjermani Brigel jemi per nje rinovim te kesaj kontrate, ka bere te ditur presidenti i FSHF-se Duka. Brigel ne momentin qe ka marre drejtimin e kuqezinjeve eshte perballur dhe me disa objektiva qe duhet te arrinte. Edhe nese ai rinovon kontraten per eliminatoret e Boterorit 2006 perseri keto objektiva do te jene epiqendra e punes se tij ne krye te kuqezinjeve. Vete prsidenti i FSHF-se ka bere te ditur se keto objektiva jane realizuar. Sipas tij puna e gjermanit ne krye te kuqezinjeve ka qene shume e mire dhe kete e ka treguar me se miri dhe prania e sportdashesve ne ndeshjen e fundit te eliminatoreve me Gjeorgjine ne Qemal Stafa te cilet kishin mbushur shkallet e stadiumit duke ndjekur me nje interes te madh skuadren. Detyra e Brigelit eshte qe te drejtoje Kombetaren. Ne pergjithesi objektivat jane realizuar dhe fakti qe ne ne fushen tone nuk kemi humbur asnjehere besoj se eshte nje tregues pozitiv, ka bere te ditur Duka. Nese gjermani do te drejtoje skuadren edhe per eliminatoret e Boterorit 2006 objektivat do te jene te njejta ashtu si ne kontraten e pare pasi i tille eshte dhe kushti i parashikuar ne opcionin e kontrates se pare. Nese gjermani vendos per rinovimin e kontratres atehere dhe kushtet do te jene te njejta me kontraten e pare pasi e tille eshte dhe marreveshja e bere ne fillim sipas opcionit qe kemi lene, ka deklaruar Duka.Kombetarja e ka mbyllur me 8 pike kete edicion dhe per Duken ky eshte nje rezultat i kenaqshem. Vete presidenti i FSHF-se ka pranuar se ky eshte nje rezultat mese i pranueshem pavaresisht se mundesite ishin per me shume. Sipas tij skuadra ne disa ndeshje nuk ka marre ate qe ka merituar pasi eshte ndeshkuar ne minuten e fundit. Por sipas tij ka patur dhe ndeshje ku skuadra ka luajtur dobet. Vlen te permendet ndeshja e zhvilluar ne Tbilis ku skuadra tregoi nje forme te ndryshme nga ajo qe jemi mesuar ta shohim zakonisht. Ne pergjithesi une jam i kenaqur me piket e marra. Pozitiviteti i kesaj Kombetarja eshte qe ne kemi zhvilluar ndeshje te mira duke kenaqur publikun. Mund te them se meritonim nje vend akoma me te mire duke patur parasysh se ne disa ndeshje jemi ndeshkuar vetem ne minutat e fundit. Kuptohet qe ka patur dhe ndeshje te dobeta si ajo e zhvilluar me Gjeorgjine ne Tbilisi. Por po te bejme nje bilanc te pergjithshem paraqitja e kuqezinjeve ka qene e mire dhe kete e tregoi dhe publiku i cili ne ndeshjen e fundit duke mbushur shkallet e stadiumit Qemal Stafa. Si perfundim mund te them se kjo Kombetare ka arritur rezultate pozitive ne keto eliminatore, ka theksuar Duka. Analiza e ecurise se skuadres, para miqesores me Portugaline

Anliza e ndeshjeve te zhilluara nga kuqezinjte akoma nuk eshte bere. Sipas

Dukes gjithcka do te behet para miqesores me Portugaline ku kuqezinjte te jene edhe njehere se bashku. Brigel ne nje deklarate te tij kishte bere te ditur se analiza do te behej menjehere pas ndeshjes me Gjeorgjine por ne fakte asgje nuk ka ndodhur. Presidenti i FSHF-se ka sqaruar se kjo analize u shty per shkak se futbollistet nuk mund te vonoheshin me pasi ne baze te rregullave te UEFA-s ata duhet te ishin me skuadrat e tyre ne nje kohe te caktuar. Keshtu dhe analiza e parashikuar eshte shtyre. Analiza do te behet para miqesores me Portugaline. Do ta kishim bere edhe me pare ashtu sic ishte deklaruar dhe nga tekniku Brigel po rregullorja e UEFA-s nuk lejon vonesen e lojtareve per tu bashkuar me klubin perkates. Keshtu qe gjithcka u la e hapur per tu bere para miqesores me Portugaline, ka bere te ditur Brigel. Do te analizohet puna e kuqezinjeve ne tersi por nuk mund te kete nje analize per individ te vecante. Nje gje te tille e ka pranuar dhe presidenti Duka i cili ka bere te ditur se do te analizohet puna e kuqezinjeve ne pergjithesi. Sipas Dukes ka patur ndeshje ku skuadra ka luajtur dobet por pergjegjesia ne kete rast nuk mund te bjere mbi individ te vecante. Nese themi se skuadra tregoi mosimpenjim ne nuk mund te flasim per individ te vecante. Mosimpenjimi ishte i pergjithshem dhe keshtu ne nuk mund te ndalemi tek individ te vecante te cile duhet te ndeshkohen. Nuk mendoj se ka vend per te gjykuar njerin apo tjetrin lojtare per paraqitje te dobet, ka sqaruar Duka.

'KORRIERI'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Gabimet e Briegel

TIRANE  Hans-Peter Briegel po mendohet nese duhet te jete ne te ardhmen, edhe me, trajner i Shqiperise ne futboll, apo te pranoje ndonje oferte tjeter. Nga pala shqiptar duket se angazhimi eshte qe te vazhdohet me gjermanin, por kjo fasade e mbulon nje pjese te se vertetes. Dihet prej kohesh qe presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe Sekretari i Pergjithshem, Sulejman Starova, kane mbeshtetur variantin trajner i huaj, fillimisht me Dossenen e tani me Briegel. Por, ne Komitetin Ekzekutiv, madje edhe me gjere, nder specialiste e trajnere shqiptare te futbollit, mbizoteron opinioni se nje trajner i huaj nuk ka cna duhet, se ne kemi trajnere te mire apo se ne kemi mungesa te tjera, derisa te mberrijme tek trajneri i kombetares.

Ne nje emision sportiv te se dieles (pardje), anetari i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, Bujar Kasmi e perseriti mendimin e tij se une nuk kam qene per nje trajner te huaj, ndonese me votim Komiteti vendosi per nje te tille dhe ishte normale qe ashtu u be. Ne FSHF, edhe shefi i sektorit te garave, Hito Hitaj, kohe me pare, duke folur si specialist, ka deklaruar se jam per trajner shqiptar, sepse ne kemi probleme te tjera dhe me aq para sa i jepet nje te huaji, mund te behen fusha futbolli.

Sulmet pas 0-3 ne Gjeorgji

Sidomos pas humbjes ne Gjeorgji, kur Shqiperia rreshqiti ne fund te tabeles, nje nga drejtuesit e FSHF-se, u shpreh se e bleme vendin e fundit me 200 mije dollare. U fol shume pas ndeshjes per vendosje te gabuar te Dragushes (ne sulm), ndersa Tare e Myrtaj ishin ne stol, u diskutua per mosaktivizimin e Devis Mukajt si dhe per hedhjen ne fushe te Jupit ne vend te Dedes se demtuar. Kritika te ngjashme jane bere kur eshte aktivizuar Tare, duke u lene, p.sh. Bushi apo Myrtaj ne stol.

Duke mos pasur kujtese te manget, mjaft te kujtojme kritikat qe u bene per trajnerin e Tiranes, Sulejman Mema, per ndeshjen pikerisht ne Tbilisi (Liga e Kampioneve ndaj Dinamos): vendosja e Halilit si mesfushor i qendres, zevendesimi i mbrojtesve me sulmues, duke rrezikuar shume.

Vleresimet per Briegel

Ne adresen zyrtare te Federates Irlandeze te Futbollit, para takimit me shqiptaret shkruhej keshtu: Briegel eshte nje trajner shume i respektuar sepse ka punuar ne Turqi me Trabzonspor e Besiktas, dhe ka thene se keto eliminatore nuk jane trampoline per te ardhmen, por rast qe Shqiperia te tregoje veten.

Shembulli i profesionalizmit nga gjermani

Menjehere pas 3-1 ndaj Rusise, ne Shkoder, media sportive, e entuziazmuar, e pyeti trajnerin: Z.Briegel, a do ta festoni kete fitore? Dhe gjermani: Cfare mund te festohej ishte pas ndeshjes. Ne sot, ne ora 11.00 kemi stervitje, sepse presim te ndeshemi me Irlanden, te merkuren. Me pas, nje tjeter pyetje: Na u duk nje skuader shume gjermane Shqiperia, me nje disipline te forte? Briegel: Nuk mund te arrihet asgje pa disipline.

Serioziteti i trajnerit u duk edhe ne pyetjen e mepasme: A e mendoni kualifikimin? Dhe ai: Si nje skuader e nje vendi te vogel, Shqiperia nuk duhet te shohe renditjen e pergjithshme, por vetem ndeshjen e radhes me Irlanden. (kjo interviste, e TV Klan, u botua te Korrieri, e shkurtuar, nje dite pas ndeshjes Shqiperi-Rusi, 3-1).

Sport Ekspres e Rusise: Briegel, arsyeja kryesore e fitores te shqiptareve

Ne nje analize te Maxim Kvyatovskit, gazeta ruse Sport Ekspres, shkruante: Federata vendase (e Shqiperise) gjeti mundesine te merrte ne detyre ish-lavdine e Gjermansie, Hans-Peter Briegel. Gjermani po I meson konceptet e disiplines dhe lojes strikte. Kur ndonje nga lojtaret e mbante topin pak me shume sesa duhej, trajneri gjerman kercente perpjete dhe me grushta te mbledhur I tregonte qe ta pasonte ate. Lojtari menjehere e pasonte topin. Ndersa perpiqej te shfrytezonte tekniken e larte te shqiptareve dhe temperamentin (karakteristike te jugoreve), Briegel njekohesisht perpiqej tI injektonte shpirtin gjerman. Edhe nen Dossenen, Shqiperia dukej here-here shume mire, por nuk e kishte vullnetin si cilesi te saj.

Nje opinion nga Farruk Sejdini

Ish-zv.trajneri i kombetares, Farruk Sejdini, ka thene dicka krejt origjinale mbi caktimin e trajnereve te Shqiperise, nder vite. Pa folur me emra, xhaxhi, shprehej para do kohesh: Ne Shqiperi, trajneret e kombetares jane caktuar nga lart, pavaresisht sesa e meritonin. Nuk ka qene parim qe te caktohej trajner i kombetares, ai qe kishte sukses ne kampionat.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sa mund te kushtoje nje trajner tjeter i huaj
Ne nje artikull ne nje gazete gjermane, botuar shume muaj me pare, diskutohej per trajneret gjermane jashte vendit dhe jepeshin te dhena edhe mbi pagesat e tyre. Ndonese gjermanet nuk jane te vetmit qe kane trajnere jashte vendit, ata mund te merren fare mire si shembull. Keshtu, p.sh., Einfried Schaefer, trajneri gjerman i Kamerunit (finalist i Kupes se Botes 2002), merr po aq sa Briegel, 200.000 dollare, ndersa gjermani i Greqise, Otto Rehhagel, merr dicka me shume sesa dyfishin: 440.000 dollare. Ka edhe me te shtrenjte, si Berti Vogts, qe paguhet nga Skocia me 800.000 euro.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Fati i trajnereve te kombetares

Hafizi: Si trajner arriti disa suksese me Shqiperine duke dale ne vend te parafundit ne Euro 2000, me Gjeorgjine pas shpine, pas nje 2-1 te zgjuar ne Qemal Stafa. U largua ne menyre te papritur, nga ish-Komiteti Ekzekutiv, ndersa periudha e tij duhet quajtur relativisht e suksesshme.

Zhega: U vu ne detyre ne menyre te diskutueshme dhe u hoq po ashtu, jo sic duhet. Ne drejtimin e tij kombetarja tregoi skajin pozitiv (2-0 me Greqine, 1-2 me Gjermanine dhe 1-3 me Angline, ndeshje qe normalisht perfundonte 2-2), por skaji tjeter me nje 0-2 te dobet ne Shqiperi me Gjermanine.

Demollari (ish-kombetarja): U cilesua teper i bute dhe u perfol se lojtaret ishin shkaktare te heqjes se tij.

Dossena (ish-kombetarja): U kritikua shume nga shtypi per qendrimin e paket ne Shqiperi, mosndjekjen sa duhet te kampionatit shqiptar, ndersa e mbylli vete gjithcka me ikjen e papritur dhe thuajse ilegale. Specialiste futbolli qe kane punuar me te, e kane vleresuar mjaft ne stervitje dhe persa i perket disiplines.

Briegel: Me me pak pervoje pune se italiani si trajner, por me emrin e madh si futbollist dhe perfaqesues i shkolles gjermane te futbollit goxha e suksesshme jashte vendit te saj. Fillimi ishte pozitiv, pas 5-0 me Vietnamin, 3-1 me Rusine, 0-0 me Irlanden, por edhe me pas me 1-2 ne Irlande e 2-3 ne Zvicer, perjashto nje 0-2 te zbehte ne Bullgari (pjesa e dyte, e mire). Vera 2003 ishte kthesa per se keqi e gjermanit dhe e kombetares: 1-3 ne ish-RFJ te Maqedonise, me thashetheme per sjellje te keqe te disa lojtareve para ndeshjes dhe tani 0-3 ne Tbilisi me Gjeorgjine. Nje renie e vrullit te punes se Briegel, qe nuk ndoqi aspak ndeshjet e klubeve shqiptare ne kupat europiane (Tirana, Vllaznia, Dinamo), qendroi fare pak ne Shqiperi, por ndikoi ne menyre te rendesishme ne transferimin e disa lojtareve te kombetares ne Gjermani. Aliaj e Cipi jane dy shembuj.
 
Top