Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kampionati: Dinamo ndjek Tiranen, Partizani ndalet
Pas javes se trete, blute e Andrea Markos mbeten me pike te plota, pas 3-0 me Vllaznine, ashtu si dhe kampionet. Te kuqte u barazuan 4 minuta para fundit te takimit ne Durres, nga Teuta vendase pas nje penalltie shenuar nga Mancaku. Shkumbinit i del kallaji edhe ne Elbasan: 0-5. Flamurtari, Vllaznia e Shkumbini ne krize te thelle, mbyllin tabelen me nga 3 humbje
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANE  Dinamo mbetet ndjekesja e vetme e Tiranes me pike te plota, pas javes se trete te kampionatit kombetar te futbollit, Grupi A1. Blute e Markos fituan thellesisht dhe me lehtesi ndaj Vllaznise, 3-0 ne Qemal Stafa, me gola te Qoses e Ziambos (2), duke pasur 3 fitore, po aq sa kampionet, por me golaverazh me te keq (9-1 ndaj 16-1). Partizani u duk se do te plotesonte sundimin e kryeqytetit ne kampionat, sepse kryesonte ne Durres 1-0 deri ne 86 (gol i Muzakes), por pikerisht atehere Mancaku ktheu ne gol nje penallti. Elbasani eshte ngjitur ne vend te trete, fale golaverazhit dhe fitores 5-0 ndaj Shkumbinit ne Ruzhdi Bizhuta, ndersa Lushnja arriti te marre piket e para ne kete edicion, me fitoren 1-0 ne Berat ndaj Flamurtarit e gol te rumunit Kornea me penallti. Nje dite me pare, pra te premten, Tirana kishte mundur keqazi, Besen ne Selman Stermasi, 7-1.

Ne Qemal Stafa, premtimet shkodrane per te dale me pike nga Tirana nuk kane pasur asnje baze. Dinamo luajti me mire, shenoi shpejt ne te 17-en minute me ane te korcarit Qosa, pas nje aksioni te bukur si skuader. Ashtu si gjithnje, blute luajten me qetesi dhe ne fillim te pjeses se dyte Ziambo realizoi edhe golin e dyte. Me pas afrikani shenoi edhe nje here, por goli nuk u quajt i rregullt per shkak pozicioni jashte loje. Shkodranet mbeten me 10 vete, pasi mbrojtesi i ri, Luka doli me karton te kuq per nje nderhyrje te rende dhe Ziambo plotesoi fitoren e vendasve ne 85.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Niko Dovana ishte stadiumi qe, i mbushur nga 5.000 tifoze, qe priti takimin me te rendesishem te javes. Teuta zhvilloi me shume vellim loje, por Partizani i Ilir Spahiut ishte me konkret. Ne pjesen e pare ishte braziliani Abilio qe humbi nje rast te mire per shenim goli, i shqetesuar edhe nga nje nderhyrje e sakte e Zeres. Ndersa ne fillim te se dytes, Gjergji Muzaka shenoi nga fare afer, fale topit te marre pikerisht nga Abilio. Sulmi durrsak ishte mjaft mire i mbuluar nga miqte, dhe u duk se te kuqte do te fitonin, por nuk ndodhi keshtu. Pasi trajneri Bici nderroi Begene e Khumalon, Mancaku fitoi dhe ktheu ne gol nje 11-metersh, duke u treguar i sakte para portierit Nallbani. Partizani u duk qarte se kishte shkuar per fitore ne Durres, sepse krijoi raste edhe ne minutat e mbetura (7, bashke me shtesen), me Bejzaden e Ardit Beqirin.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Elbasani, tani i treti, nuk vuajti thuajse aspak ndaj peqinasve te shnderruar. Korcari Memelli shenoi qe ne 5, Bujar Muca dyfishoi shifrat brenda zones, pas nje topi te marre serish nga Memelli, ndersa ganezi Ablade e mbajti fjalen e dhene duke shenuar golin e tij te pare ne kampionatin shqiptar. Kaq per 45 e para. Ne cerekoreshin e pare te se dytes, edhe nje here shenoi Memelli (me koke) dhe vulosi fitoren e thelle, kapiteni Gentian Stojku, ne 59.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Lushnjaret e drejtuar nga ish-dyshja dinamovite, Tikleanu-Canaj, mezi fituan ndaj Flamurtarit te dobet. Madje goli u shenua vetem me penallti 5 minuta para perfundimit te pjeses se pare, fituar nga Nora dhe realizuar prej Korneas. Rumuni gjuajti dy here (shenoi ne te dyja rastet) sepse goditja e pare u cilesua e parregullt nga gjyqtari.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Vetem 3 jave kane mjaftuar qe Grupi A1 te krijoje 2 grupe skuadrash, ato te kreut (Tirana, Dinamo, Elbasani, Partizani e Teuta) dhe ato te fundit (Shkumbini, Vllaznia, Flamurtari e Besa), ndersa Lushnja ende nuk eshte pozicionuar as per mire dhe as per keq.

Nder te gjitha skuadrat, spikat Tirana, qe jo vetem fiton, por edhe shenon shume. Per me teper, shenues per bardheblute ne 3 ndeshje te kampionatit jane shume lojtare: Fortuzi (4), Halili (2), Mukaj (2), Sokol Bulku (2), Patushi, Alban Tafaj, Sina, Lici, Dabulla dhe Xhafa. Pra plot 10.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Java e trete

Dje

Tirana-Besa 7-1

0-1 Kuli 18, 1-1 Sina 32, 2-1 Lici 50, 3-1 Dabulla 52, 4-1 S.Bulku 60, 5-1 Fortuzi 76, 6-1 Xhafa 80, 7-1 A.Tafaj 93

Sot, 16.30

Teuta-Partizani 1-1

0-1 Muzaka 52, 1-1 Mancaku (p) 86

Dinamo-Vllaznia 3-0

1-0 Qosa 17, 2-0 Ziambo 47, 3-0 Ziambo 85

Elbasani-Shkumbini 5-0

1-0 Memelli 5, 2-0 Muca 20, 3-0 Ablade 34, 4-0 Memelli 57, 5-0 Stojku 59

Lushnja-Flamurtari 1-0

1-0 Kornea (p) 40
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Renditja N F B H Gol P

1.Tirana 3 3 0 0 16-1 9

2.Dinamo 3 3 0 0 9-1 9

3.Elbasani 3 2 1 0 8-2 7

4.Partizani 3 2 1 0 6-2 7

5.Teuta 3 2 1 0 4-1 7

6.Lushnja 3 1 0 2 1-7 3

7.Besa 3 0 1 2 2-10 1

8.Flamurtari 3 0 0 3 1-6 0

9.Vllaznia 3 0 0 3 1-9 0

10.Shkumbini 3 0 0 3 1-10 0
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Shenuesit

5 gola: Qorri
(Dinamo); 4 gola:
Fortuzi (Tirana);
3 gola: Stojku, Memelli (Elbasani;
2 gola: Halili, Mukaj, S.Bulku (Tirana), Abilio (Partizani), Ziambo (Dinamo), Mancaku (Teuta)
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Java 4, 20.09.2003

Besa-Flamurtari
Partizani-Dinamo
Shkumbini-Tirana
Teuta-Lushnja
Vllaznia-Elbasani
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Grupi A2

Java 1

Rezultatet :

Apolonia-Bylis 1-4
0-1 Bubeqi, 0-2 Shehaj, 0-3 Bubeqi, 0-4 Varfi, 1-4 G.Arbri
Beselidhja-Laci 1-2
0-1 Rexha, 1-1 Bruka, 1-2 Rexha
Egnatia-Luftetari 2-2
1-0 Jakupi, 2-0 Gaba, 2-1 Braho, 2-2 Braho
Naftetari-Erzeni 4-1
1-0 Sako, 2-0 Rodi, 3-0 Rodi, 4-0 Blloku, 4-1 Agushi
Veleciku-Tomori 1-2
0-1 Mile, 1-1 , 1-2 Gjata
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

GRUPI A2

Renditja N F B H Gol P

1.Bylis 1 1 0 0 4-1 3

2.Naftetari 1 1 0 0 4-1 3

3.Laci 1 1 0 0 2-1 3

4.Tomori 1 1 0 0 2-1 3

5.Luftetari 1 0 1 0 2-2 1

6.Egnatia 1 0 1 0 2-2 1

7.Veleciku 1 0 0 1 1-2 0

8. Beselidhja 1 0 0 1 1-2 0

9.Erzeni 1 0 0 1 1-4 0

10.Apolonia 1 0 0 1 1-4 0
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Skuadra e Veriperendimit, themeluesja e futbollit shqiptar (me 1919) prej shume e shume vitesh nuk e shikon veten ne kete pozicion, pra e parafundit, pa asnje pike dhe me golaverazhin negativ, -8. Per me teper, sic tregojne komentatoret radiofonike dhe gazetaret nga Shkodra, skuadra ka shume dobesi ne loje, tregon nje pergatitje fizike te dobet dhe deshire te paket per loje.

Tronditja e krijuar nga vdekja e ish-presidentit Cela ende nuk eshte larguar, ndonese ne krye eshte nje tjeter president Cela. Nga skuadra e sezonit te kaluar jane larguar Devolli, Ishka, Romanishin, Bejzade, Elvin Beqiri, ndersa nga ajo qe doli kampion me 2001 kane mbetur vetem Osja, Zmijani, Belisha, Sinani, Martini, Kaci e Teli. Ne ekip ka shume emra te rinj si Salihi, Kraja, Bishja, Mashi, Hoti apo Luka. Mungesa e pergatitjes se duhur gjate veres po nxjerr krye tani, duke e detyruar pasardhesin e trajnerit Zhega, Haxhiosmanovicin qe te shpike nje faze pergatitore gjate zhvillimit te kampionatit. Ne te vertete, Vllaznia ka vuajtur edhe nga nje kalendar i hekurt i fillimit, por edhe ne dy javet e ardhshme nuk premtojne ndonje gje me te mire. Ne javen e peste 9 here kampionet e Shqiperise presin ne Loro Borici Elbasanin, ndersa nje jave me pas, me 27 shtator, zbresin per here te trete ne Qemal Stafa per te luajtur me Tiranen.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

SHKUMBINI :

Shkumbini perben nje tjeter viktime te kampionatit te 65-te kombetar te futbollit. Pas 9 vjet paraqitje te mire (shpesh njollosur nga akuzat per dhune ne fushen e vet), skuadra peqinase po njeh periudhen me te veshtire qe nga 1994. Specialisti i futbollit, Gezim Kasmi, leshoi nje batute ne emisionin e Radio Tiranes, Nga njera ndeshje, ne tjetren. Peqini ka zhavorr nuk ka nafte, - tha ai, - prandaj ai eshte dobet ndersa Bylis e Naftetari jane mire. Largimi i presidentit Pirro Angjeli ka bere qe shume lojtare te largohen nga Peqini (Zaccanti, Cilufia, Machado, Bubeqi, portieri Osmani, Stavri, Klodian Dervishi, Oltion Osmani), ndersa faza pergatitore te ishte e manget. Rezultatet po duken, jo thjesht ne 3 humbje, por edhe ne 10 golat e pesuar.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

FLAMURTARI :

Se fundi Flamurtari, por jo i fundit. Per nga rendesia ne futbollin shqiptar, ne kete treshe, vjen drejt e pas Vllaznise. Prej vitesh ishte keq (qe nga 1997), por tani eshte shpartalluar fare. Edhe nga kuqezinjte jane larguar lojtare: Billa, Nenaj, Driza etj. Per me keq, thuajse nuk ka bere dot faze pergatitore, per shkak te problemeve financiare me presidentin Selami. Ka disa vjet qe i shpeton renies per me poshte, por ky vit duket fatal.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

LUSHNJA :

Canaj: Lushnja, tashme e cliruar psikologjikisht

Ana psikologjike kishte te bente shume ne kete ndeshje. E rendesishme ishte qe fituam, pavaresisht nga loja, sepse na duhej ky sukses. Ne kemi nje ekip mesatar, ne te cilin secili lojtar duhet te jape maksimumin qe te arrijme rezultatet e duhura. Pas dy goditjeve qe morem, sidomos pas asaj me Tiranen, kjo fitore do sherbeje psikologjikisht, sepse aspektet e tjera te lojes se futbollit ne i kemi pasur ne rregull. Kjo sidomos ne takimin me Partizanin. Por le te qendrojme, me mire me kembe ne toke. Ndeshjet e ardhshme do te jene te veshtira (Radio Tirana) 'KORRIERI'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO :

Zhupa: Dinamo, fitore e merituar ndaj Vllaznise

Nuk mund te thuhet se ishte nje ndeshje krejtesisht e lehte, ndonese rezultati ashtu tregon. Ne jemi te kenaqur, ne pergjithesi nga loja, por jemi ne vazhden e pergatitjes sa me mire te skuadres. Mund te themi se lojtaret jane duke arritur formen e tyre me te mire, gje qe na sherben per te synuar objektivin: titullin. Shpresojme te vazhdojme te mbetemi me pike te plota edhe pas derbit me Partizanin.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Spahiu: Partizani, tjeter fytyre krahasuar me Lushnjen
-Z.Spahiu, a jeni i kenaqur nga loja e Partizanit ne Durres?

Loja, mes nesh dhe Teutes, kishte dy pjese te ndryshme. Ne pjesen e pare, ndeshja ishte me e ekuilibruar dhe te dyja ekipet paten disa mundesi per te rrezikuar. Ndersa, ne te dyten, ne ishim me te fresket fizikisht dhe e kontrolluam me mire lojen, sidomos pas pesimit te golit.

-A keni pretendime ndaj penalltise?

Une nuk dua te merrem me keto gjera, sepse ende nuk kam pare filmimet ne televizor (intervista ishte menjehere pas ndeshjes. Shen. i Korr.). Lojtaret e mi reaguan ashper pas dhenies se saj. Nga reagimi i tifozeve kam pershtypjen se nuk ishte penallti, por kete e them me rezerva, sepse nuk kam informacion sa duhet.

-Pas 1-1, ju kishit raste per te fituar &

Edhe Teuta kishte. U krijua nje situate e ndezur ku u harruan detyrat taktike nga te dyja ekipet. Nuk dihej se ku ishte mbrojtesi im dhe sulmuesi i tyre. Mund te kishte ndodhur gjithcka.

-A mund ta fitonit kete ndeshje?

Po, them se jane dy pike te humbura. Por krahasuar me ndeshjen ndaj Lushnjes, kemi permiresim ne loje. Skuadra ishte me e gjalle, me kerkuese. Por ne duhet te vazhdojme te pergatitemi fort, sidomos ne anen fizike. Na kane ardhur disa elemente shume te mire, por qe nuk kane pergatitjen e duhur fizike &.

-Bylykbashi, Bejzade, apo jo?

Nuk dua te flas me emra. Por te gjithe si ekip kemi nevoje per pergatitje sa me te larte fizike. Duhet te mesohemi te vrapojme 90 minuta. Edhe momenti kur pesuam penalltine ishte nje pakujdesi e jona ne kthimin e topit prapa. Sepse mungesa e pergatitjes se duhur fizike shihet jo vetem te vrapimi, por edhe te shpejtesia e mendimit te lojtarit.

-Si e parashikoni derbin me Dinamon?

Per ate po mendoj. Ndeshja eshte e veshtire dhe ne duhet te pergatitemi sa me mire.

'KORRIERI'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Futbollistët shqiptarë në Evropë

Bogdani, surpriza e Salernitanës në premierë

Erion Bogadani ka luajtur dje 90 minuta, në ndeshjen e parë me fanellën e Salernitanës. Sulmuesi kuqezi e ka bindur trajnerin e ekipit se në këto momente është futbollisti më i rëndësishëm. Erioni ëndërronte një debutim ndryshe, një ndeshje ku të shënonte gol. Dëshironte të shënonte që në minutat e para me ekipin e tij të ri, Salernitana. Kjo sepse është sulmues dhe, si i tillë, golin e ka prezantimin para tifozëve të skuadrës së re. Por, nga ana tjetër, një gol është edhe një ogur i mirë, për të filluar mbarë një aventurë të re në Serinë B. Erion Bogdani, pas katër vitesh në Rexhio Kalabria, ka vendosur të kërkojë lavdinë në kampionatin italian me skuadrën e Salernitanës. Gjithmonë në Itali, Bogdani ka veshur një bluzë të kuqërremtë, por këtë herë ai veshi fanellën e Salernitanës, që këtë sezon i ka besuar rolin e golashënuesit të ekipit. Edhe pse është i gjatë dhe të gjithë mendojnë se arma e tij është loja në ajër, gabohen, pasi Bogdani luan mirë edhe me këmbë. Këtë gjë e pohon edhe vetë. Shqiptari i habiti të gjithë, duke treguar një lojë shumë të mirë me skuadrën e tij të re, Salernitanën, në ndeshjen e parë të Serisë B në këtë sezon me Askolin. Loja e Bogdanit në ndeshjen e tij debutuese tregoi se në të ardhmen për këtë ekip shqiptari do të jetë pika e referimit për të gjithë. Në çdo sulm, Brevi dhe Ferri janë mundur nga shqiptari, edhe pse ky i fundit nuk ka shënuar dot në portën e Askolit. Në minutën e 9-të godet fort, por portieri Miçilo i mohon golin. Nuk dëshpërohet, luan me gjithë shpirt në çdo aksion. Madje arrin deri aty sa ndihmon skuadrën edhe në fazën mbrojtëse, diçka jo e zakontë për një sulmues me karakteristikat e tija. Në fund të ndeshjes, trajneri i Salernitanës, Pioli, e ka përgëzuar shqiptarin, i cili për të gjithë ndeshjen e ka kërkuar me ngulm golin e debutimit, edhe pse ekipi i tij nuk është se ka luajtur mirë.



Myrtaj: Gabova para portës
Në ndeshjen e djeshme, Verona-Trevizo, e mbyllur në barazim 0-0, Florian Myrtaj ka humbur rastin më të pastër për të shënuar golin e fitores me fanellën e Veronës. "Ishte një pasim shumë i mirë,- është shprehur në fund të ndeshjes shqiptari. - Anjeli e vertikalizoi mirë topin dhe unë isha në një pozicion shumë të mirë, por e prisha gjithçka, pasi u nxitova në momentin kur godita topin. Më bezdisi edhe dalja e portierit, prandaj topi që gjuajta doli jashtë." Myrtaj, më pas, është shprehur se sulmuesit nuk kanë pasur shumë mbështetje nga ekipi. "Pikërisht sepse nuk ndërtuam shumë raste për të shënuar, duhet ta kisha finalizuar atë aksion. Ndonjëherë mjafton një rast i tillë për t'i dhuruar fitoren ekipit tënd,"- ka vijuar më tej vlonjati. Myrtaj konstaton se skuadra e nisi ndeshjen me pak frikë. "Në pjesën e parë, Trevizo luajti më mirë, më pas skuadra reagoi, duke zhvilluar një ndeshje më të mirë, sidomos në fund të lojës. Ishte ndeshja ime e parë në "Bentegodi" dhe jam i kënaqur për lojën time, edhe pse vazhdoj të mërzitem kur kujtoj rastin e humbur. Kampionati është i gjatë dhe në këtë moment e rëndësishme është fillimi i tij. Pashë që në javën e parë kishte shumë barazime, kështu që nuk jemi të vetmit që e kemi nisur sezonin ngadalë," - ka përfunduar sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Florian Myrtaj.




Tare, nga stoli kundër Milanit
Igli Tare është bashkur me ekipin e tij, Bolonjën, në prag të ndeshjes me Milanin sot, në orën 20.30. Shqiptari, pasi ka shënuar një gol me kuqezinjtë, ndoshta do të debutojë sot në mbrëmje kundër Milanit. Tare është një njohje e vjetër e milanistëve, pasi kur luante me Breshian, u ka shënuar dy gola kampionëve në fuqi të Evropës. Macone nuk e ka zbuluar ende 11-shen që do të aktivizojë kundër Milanit, edhe pse Tare mendohet ta nisë takimin nga stoli i rezervave.



Gjermani
Çipi në formacion, Skela në dyshim, Dragusha në stol
Tre shqiptarët e Eintrahtit të Frankfurtit nuk do të kenë mundësi të luajnë së bashku që nga minuta e parë. Trajneri, Vili Reiman, ka vendosur që Dragusha ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë, Skela është i dëmtuar dhe për të do të pritet deri në minutat e fundit. Faqja në internet e revistës sportive "Kicker" e rreshton organizatorin e Shqipërisë që nga minuta e parë në ndeshjen kundër Borusias së Mynshengadbahut. I sigurt në formacion do të jetë mbrojtësi Geri Çipi, i cili në ndeshjen e dytë të kombëtares me Gjeorgjinë ka treguar formë të mirë sportive.



Rraklli, sot kundër Unterhashingut
Altin Rraklli, me të gjitha gjasat, do të luajë sot që nga minuta e parë me skuadrën e tij të re, Regenzburgun. Përballë, shqiptari në rikthimin e tij në Bundesligën 2, do të ketë ish-ekipin e tij, Unterhashingun. Trajneri i Regenzburgut ka menduar ta aktivizojë sulmuesin shqiptar nga fillimi i takimit, edhe pse Rraklli nuk është në formën e tij optimale. Vetë kavajasi ka pranuar se nuk ka zhvilluar fazë përgatitore.



Turqi
Jupi rikthet te Diarbakirspori
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Redi Jupi, do të aktivizohet që nga fillimi në ndeshjen e radhës së kampionatit turk, Adanaspor-Diarbakirspor. Jupi rikthehet në skuadër pas skualifikimit për arsye kartonësh në javën e fundit të kampionatit turk, i ndërprerë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2004-s. Mesfushori kuqezi, që luajti 80 minuta, në ndeshjen e kombëtares në Tbilisi edhe këtë javë mendohet se do të luajë. Mediat turke, për ndeshjen e sotme, e kanë rreshtuar shqiptarin në formacionin bazë të Diarbakirsporit, në ndeshjen me Adanasporin.

'SPORTI SHQIPTAR'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Futbollisti malazez me origjinë shqiptare ka luajtur 3 vite në kampionatin shqiptar

Gjokoviç, gati rikthimi te Vllaznia

Vllaznisë duket se do t'i shtohet edhe një tjetër futbollist. Nuk bëhet fjalë për ndonjë emër të ri, por për të mirënjohurin Asim Gjokoviç. Malazezi me origjinë shqiptare ka luajtur prej tre vitesh në kampionatin shqiptar, në radhët e kuqebluve, dhe tani, me dëshirën e tij, kërkon të kthehet sërish te Vllaznia. Mesfushori 29-vjeçar, këto ditë, përmes telefonit, u ka bërë të ditur ish shokëve të skuadrës se, nëse drejtuesit e rinj kuqeblu do të jenë dakord që të vijë në Shkodër, ai nuk do të hezitojë ta bëjë këtë. Një dëshirë e tillë e këtij futbollisti i është transmetuar
më pas edhe presidentit të klubit, Agron Çela. Ky i fundit, në njëfarë mënyre, nuk është shprehur kundër rikthimit të Gjokoviçit te Vllaznia. Gjithsesi, riveshja kuqeblu e malazezit mbetet për
t'u parë nëse do të realizohet në ditët e ardhshme. Në të vërtetë, Asim Gjokoviçi ka nostalgji për Vllazninë dhe fanellën kuqeblu. Me këtë skuadër, ai ka arritur suksesin më të madh të
karrierës së tij. Pikërisht në sezonin futbollistik 2000-2001, së bashku me skuadrën shkodrane, ai do të shpallej kampion i Shqipërisë.

Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'
 
Top