Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??
Erzeni, i turbullt në prag të kampionatit
Ekipi i Erzenit vazhdon të notojë në ujëra të turbullta në prag të fillimit të kampionatit të Grupit A2. Akoma nuk janë nënshkruar kontratat me futbollistët bazë të formacionit shijakas, në një kohë që oferta e bërë fillimisht nga ish-presidenti Astrit Hoxha nuk është pranuar nga grupi bazë i futbollistëve shijakas, me në krye kapitenin Fatos Kuçi. Sipas kapitenit të Erzenit, oferta nuk ishte bindëse për grupin e futbollistëve, në një kohë që edhe ish-presidenti i Erzenit, Hoxha, është prezantuar në rolin e donatorit dhe jo si president. Në këto kushte, grupi i futbollistëve nuk ka rënë dakord në lidhje me ofertën e parë, në një kohë që shpresa e fundit mbetet ajo e një takimi që është programuar me zotin Fundim Dollaku, një nga mbështetësit e njohur të Erzenit. Nëse nga ky takim do të arrihet një marrëveshje, e cila do të çojë në nënshkrimin e kontratave, atëhere Erzeni do ta nisë kampionatin kombëtar të Grupit A2 me një formacion të kompletuar dhe me ambicie seroze për të synuar Grupin A1. Mësohet se pranë ekipit është afruar edhe ish-presidenti Astrit hoxha, i cili arriti që ta mbante Erzenin dy vjet rresht në kategorinë e parë. Nëse nga ky takim nuk do të arrihet një marrëveshje konkrete, Erzeni do ta nisë kampionatin me një formacion të cunguar dhe pa pretendime serioze në këtë grup. Mungesa e futbollistëve bazë të formacionit ishte më e ndjeshme në turin eliminator të Kupës së Shqipërisë, ku ekipi i Erzenit u eliminua nga një ekip modest si Çlirimi i Fierit. Opinioni sportiv shijakas pret që këtë sezon futbollistik Erzeni të kthehet mes më të mirëve, por për të arritur këtë në radhë të parë duhen gjetur fondet dhe mbajtur futbollistët bazë të ekipit, të cilët i kanë qëndruar pranë Erzenit në ditët më të vështira. Nëse këta futbollistë nuk mbahen, atëhere do të jenë ekipet e tjera që do të përfitojnë, ndërsa Erzeni do të humbasë.
Llambi Kallço 'Sporti Shqiptar'