Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Erzeni, i turbullt në prag të kampionatit
Ekipi i Erzenit vazhdon të notojë në ujëra të turbullta në prag të fillimit të kampionatit të Grupit A2. Akoma nuk janë nënshkruar kontratat me futbollistët bazë të formacionit shijakas, në një kohë që oferta e bërë fillimisht nga ish-presidenti Astrit Hoxha nuk është pranuar nga grupi bazë i futbollistëve shijakas, me në krye kapitenin Fatos Kuçi. Sipas kapitenit të Erzenit, oferta nuk ishte bindëse për grupin e futbollistëve, në një kohë që edhe ish-presidenti i Erzenit, Hoxha, është prezantuar në rolin e donatorit dhe jo si president. Në këto kushte, grupi i futbollistëve nuk ka rënë dakord në lidhje me ofertën e parë, në një kohë që shpresa e fundit mbetet ajo e një takimi që është programuar me zotin Fundim Dollaku, një nga mbështetësit e njohur të Erzenit. Nëse nga ky takim do të arrihet një marrëveshje, e cila do të çojë në nënshkrimin e kontratave, atëhere Erzeni do ta nisë kampionatin kombëtar të Grupit A2 me një formacion të kompletuar dhe me ambicie seroze për të synuar Grupin A1. Mësohet se pranë ekipit është afruar edhe ish-presidenti Astrit hoxha, i cili arriti që ta mbante Erzenin dy vjet rresht në kategorinë e parë. Nëse nga ky takim nuk do të arrihet një marrëveshje konkrete, Erzeni do ta nisë kampionatin me një formacion të cunguar dhe pa pretendime serioze në këtë grup. Mungesa e futbollistëve bazë të formacionit ishte më e ndjeshme në turin eliminator të Kupës së Shqipërisë, ku ekipi i Erzenit u eliminua nga një ekip modest si Çlirimi i Fierit. Opinioni sportiv shijakas pret që këtë sezon futbollistik Erzeni të kthehet mes më të mirëve, por për të arritur këtë në radhë të parë duhen gjetur fondet dhe mbajtur futbollistët bazë të ekipit, të cilët i kanë qëndruar pranë Erzenit në ditët më të vështira. Nëse këta futbollistë nuk mbahen, atëhere do të jenë ekipet e tjera që do të përfitojnë, ndërsa Erzeni do të humbasë.

Llambi Kallço 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Njëshi i stolit bardheblu kërkon përqendrim maksimal dhe marrjen e tri pikëve ndaj kavajasve

Mema: Nuk ka sfidë mes meje dhe Sejdinit

Java e tretë e kampionatit nis me takimin Tirana-Besa, që do të luhet sot, në orën 16:30, në stadiumin "Selman Stërmasi". Kampionët e drejtuar nga trajneri Sulejman Mema vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve jashtë fushe dhe një jave pushim. Tekniku bardheblu është i ndërgjegjshëm për vështirësinë e kësaj sfide dhe u kërkon lojtarëve të tij vlerësim maksimal për kundërshtarin. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Mema shprehet: "Skuadra e Besës nuk duhet nënvleftësuar në asnjë mënyrë, si për traditën që ka në futbollin shqiptar, por edhe për rivalitetin që i ka bërë Tiranës sidomos viteve të fundit. Nëse kërkojmë ta fitojmë këtë ndeshje në fushën tonë, duhet me çdo kusht që futbollistët të japin maksimumin në fushë. Jemi të ndërgjegjshëm se, nëse kërkojmë të shpallemi kampionë, nuk duhet të lëmë asnjë pikë brenda." Në dy javët e para të kampionatit, kavajasit kanë koleksionuar një humbje dhe një barazim. Për vetën situatën që ndodhen në tabelën e klasifikimit, verdhezinjtë do të përpiqen të dalin me një rezultat pozitive ndaj kampionëve. Prania në krye të Besës dhe e trajnerit të ri, Faruk Sejdini, ua shton ambiciet atyre. Gjithsesi, 20 herë kampionët janë më se të gatshëm që të mos lëshojnë pe, pavarësisht synimeve të kundërshtarit. Tekniku Sulejman Mema kërkon nga djemtë që të shënohet një gol sa më shpejt të jetë e mundur, për ta pasur më tej nën kontroll rezultatin. "Ardhja në krye të Besës e trajnerit Sejdini mund të sjellë një frymë optimiste në radhët e kavajasve, duke qenë se çdo lojtar që do të luajë si titullar do të përpiqet të japë shumë nga vetja në fushë. Ata ndoshta mund të jenë të kënaqur edhe me një barazim ndaj nesh dhe ka shumë gjasa të mbyllen në mbrojtje. Ajo çka duhet të bëjmë është ta gjejmë rrugën e golit sa më shpejt të jetë e mundur, për ta pasur më pas takimin nën kontroll,"- thotë njëshi i stolit bardheblu. I pyetur nëse, përveç një ndeshje futbolli, përbën një sfidë teknikësh takimi i sotëm me Besën, Mema është përgjigjur: "Jo, nuk ka arsye pse të jetë e tillë për mua. Vlerat e trajnerit Sejdini njihen nga të gjithë dhe, normalisht, ai do të përpiqet që në radhë të parë t'i shërbejë skuadrës, ashtu siç do të bëj edhe unë." Për sa i takon formacionit, Sulejman Mema bën të ditur se do të ketë ndryshime, duke qenë se Devi Muka dhe Rezart Dabulla vijnë nga dy ndeshjet me kombëtaren, ndërsa kapiteni Dede është i dëmtuar. Rikthim entuziast mund të quhet vetëm ai i mesfushorit Ervin Bulku, i cili ndoshta sot mund të marrë një rol të ri. "Besoj se formacioni i parë që do të luajë ndaj kavajasve do të ketë disa ndryshime. Na është dëmtuar Dede, ndërkohë që i riaftësuar është Ervin Bulku, i cili mund të luajë që nga fillimi. Për sulmin jam në mëdyshje, duke qenë se kam në dispozicion katër sulmues për dy vende. Xhafa dhe Merkoçi i kanë lënë pas shqetësimet dhe në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara dhe në seancat stërvitore kanë qenë në formë." Sa do të ndikojë dëmtimi i Dedes? "Nevili është lojtar dhe kapiten i pazëvendësueshëm në skuadër dhe normalisht do të na mungojë. Megjithatë, unë kam besim se me vullnetin që ai ka, do të rikthehet shumë shpejt në gjirin tonë. Ndërsa zëvendësues i tij besoj se do të jetë një lojtar brenda ekipit,"- i ka dhënë fund fjalës së tij trajneri i Tiranës, Sulejman Mema.

Aurel CELIBASHI 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Devi Muka dhe Rezart Dabulla kanë qenë dje dy të mbërriturit e fundit nga kombëtarja në stërvitjen e skuadrës së Tiranës. Ata, së bashku me Bulkun dhe Agollin e Shpresës, të rikthyer në ekip më parë, do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme ndaj kavajasve.
Nevil Dede do të jetë mungesa e vetme e teknikut Mema për përballjen me Besën. Kapiteni është larguar para 5 ditësh nga grumbullimi me kombëtaren, pas dëmtimit të pësuar në Tbilisi. Nga rezonanca magnetike e bërë të martën, doli që mbrojtësi i Tiranës ka dëmtim të ligamentit të gjurit të majtë. Aktivizimi i tij pritet të jetë në fillim të nëntorit.
Ervin Bulku, mesfushori i kampionëve, pritet të luajë për herë të parë në këtë kampionat të ri. 22-vjeçari nuk është aktivizuar në dy takimet e para të Tiranës, ndaj Lushnjës dhe Flamurtarit, si rrjedhojë e një dëmtimi në gju. Me shumë mundësi, sot Bulku mund të luaj si stoper, përkrah Dabullës dhe Pinarit.
Kampionët kanë vendosur të mos grumbullohen në asnjë prej hoteleve të kryeqytetit 24 orë përpara takimit me Besën. Një fakt të tillë e konfirmojnë vetë drejtuesit e skuadrës. Ndoshta Tirana, në këtë sezon, do ta bëjë zakon që të grumbullohet vetëm kur luan ndaj kundërshtarëve të saj direktë në luftën për titull.
Treshja e gjyqtarëve që do të drejtojë takimin e sotëm, midis Tiranës dhe Besës, do të jetë: Albano Janku kryesor dhe dy anësorët Arben Pregja dhe Sokol Avdo.
Halili apo Xhafa? Agolli apo S.Bulku? E.Bulku apo Hajdari? Këta janë gjashtë lojtarët që luajnë për një fanellë titullari sot ndaj verdhezinjve. Trajneri do të vendosë vetëm në minutat e fundit.
Porta, po ashtu, është sektori i mëdyshjeve. Nëse do të vazhdohet me idenë e rotacionit, i bie që sot "gardian" të jetë shtatlarti Isli Hidi.
Stërvitja e fundit e kampionëve, e zhvilluar dje në orën 16:30, në fushën "Skënder Halili", ka qenë e karakterit taktik. Mema ka aplikuar disa variante loje, të cilat pritet të përdoren sot ndaj Besës. Stërvitja ka zgjatur 90 minuta.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Mesfushori shkatërrues është plotësisht i gatshëm për Tiranën në ndeshjen e nesërme ndaj Besës

E.Bulku: Tiranë, më prit se erdha!

Një dëmtim në gju, pësuar ndaj gjeorgjianëve të Dinamos së Tbilisit, dhe gati një muaj e gjysmë stërvitje individuale për t'u rikthyer sërish në formë. Ervin Bulku, mesfushori i dalluar i Tiranës dhe kapiteni i ekipit Shpresa, u ka munguar jo pak kampionëve në këtë fillimsezoni. Falë një pune intensive individuale dhe disa kurave riaftësuese, ai tashmë ka filluar të luajë si dikur. Këtë e kanë vërtetuar edhe dy ndeshjet e fundit që Ervini është aktivizuar. Si fillim ka luajtur disa minuta në miqësoren e bardhebluve të shtunën ndaj Bylisit. Ndërkohë, të mërkurën, për 90 minuta, ka luajtur me Shpresën kuqezi në atë fitore 3-0 me bashkëmoshatarët gjeorgjianë. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", 22-vjeçari është shprehur: "Për mua, tani dëmtimet i përkasin së kaluarës. Jam riaftësuar plotësisht nga goditja që kisha marrë në gju në ndeshjet eliminatore për Ligën e Kampioneve. Nuk ishte e lehtë ta rimerrja veten, por falë disa terapive të ndjekura me rigorozitet, tashmë ndihem mirë. Deri tani kam luajtur në një ndeshje miqësore dhe në një zyrtare. Te kjo e fundit jam aktivizuar 90 minuta dhe nuk kam pasur probleme fizike dhe ambientimi, çka do të thotë se që nga ballafaqimi me Besën të shtunën, do të jem i gatshëm për trajnerin Mema,"- thotë numri 8 i kampionëve. Për takimin e fundit me Gjeorgjinë, ku Shpresa kuqezi triumfoi 3-0 në stadiumin "Niko Dovana", Ervini ndihet i kënaqur. Për të, kjo fitore duhej arritur medoemos për t'u renditur të tretët në Grupin 10. "Sa për fitoren e së martës me Shpresën gjeorgjiane, mund të them se ishte plotësisht e merituar. Rezultati flet vet. Ne ditëm t'u bënim një mbyllje dinjitoze këtyre ndeshjeve eliminatore, duke u renditur të tretët në grup, me 10 pikë. Për mua, kjo qe ndeshja e fundit që luajta si kapiten, pasi më ka kaluar edhe mosha. Jam shumë i kënaqur për këtë sukses të arritur, duke qenë se ishte fryt i një pune të palodhur të të gjithë shokëve të skuadrës dhe trajnerit Hasan Lika,"- shprehet Ervin Bulku. Normalisht, i vetmi shans për mesfushorin për të riveshur ngjyrat kuqezi të kombit të tij është kombëtarja. Ai ka provuar më parë të luajë me të në disa ndeshje miqësore. Ndërkohë shpreson që në të ardhmen, me një stërvitje të vazhdueshme, të arrijë që të jetë pjesë e kësaj skuadre. Ky është dhe një ndër objektivat e tij të shumtë për sezonin e ri. "Duke qenë se nuk do të luajë më me Shpresën, mundësia e vetme që të veshë fanellën kuqezi është ajo e kombëtares. E kam provuar dhe më parë ta bëj një gjë të tillë dhe shpresoj që në të ardhmen të jem pjesë efektive e saj. Për çdo lojtar është kulmi i karrierës të luajë me përfqësuesen e vendit të tij dhe besoj se kam për ta bërë të mundur këtë dëshirë,"- komenton Bulku "i vogël" i Tiranës. Në fund të deklarimit të tij, mesfushori energjik nuk harron të flasë edhe për bardheblutë, ekipin me të cilin aktivizohet në kampionatin shqiptar. Duke filluar nga kjo javë, ai pritet të jetë titullar në formacion dhe për të zënë vendin kapitenit Dede në repartin e mbrojtjes. "Sezonin e kemi nisur mbarë, pasi në dy takime në trasfertë kemi koleksionuar 6 pikë të plota. Ndeshjen e radhës e kemi në fushën tonë me Besën dhe synimi i vetëm është fitorja, për të ruajtur kryesimin. Do të jetë paksa e vështirë për ta arritur, por ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka që Tirana të arrijë majat e futbollit në vend. Vetë shpresoj që të luaj, pavarësisht se ku, në mesfushë apo në mbrojtje. Ndërsa për objektivat e ekipit, nuk është nevoja që të përsëriten shumë herë, pasi dihen. Luajmë për t'i fituar të dy trofetë kombëtare dhe për t'u bërë sfidë kundërshtarëve direktë,"- i jep fund deklaratës mesfushori luftarak, Ervin Bulku.

Aurel CELIBASHI 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Sulmuesi i të kuqve shprehet se Partizani, nëse kalon me sukses Durrësin, do të jetë i papërmbajtshëm

Bylykbashi: Teuta, prova e forcës sonë

Pas dy fitoreve të para në kampionat, nesër të kuqtë do të kenë provën më të vështirë, ku në Durrës përballë tyre do të jetë Teuta, e cila, ashtu si edhe Partizani, ka grumbulluar në javët e para gjashtë pikë. Kryeqytetasit kanë kohë që përgatiten për sfidën e nesërme me durrsakët, ndërkohë që trajneri Spahiu ka bërë disa lëvizje në radhët e elementëve kryesorë. Një ndër futbollistët e ardhur kohët e fundit në kampin e kuq është edhe Dorian Bylykbashi, i cili në "Niko Dovana" ka shumë mundësi që të luajë në sulm. I pyetur për ndeshjen e nesërme, ish-futbollisti i Elbasanit shprehet se synimi i tyre është i qartë, por thekson se ndeshja ndaj Teutës nuk është aq e lehtë sa dy të parat. "Kemi ditë që përgatitemi për sfidën me Teutën, për shkak se në dispozicion patëm më shumë se një javë kohë. Ekipi, deri tani, nuk paraqet asnjë problem, ndaj besoj se në Durrës do të luajmë për të marrë maksimumin. Vërtet i kemi fituar ndeshjet e para, por në Durrës do ta kemi shumë të vështirë tripikëshin. Sidoqoftë, Partizani nuk besoj se do të shkojë në Durrës për ndonjë rezultat tjetër," - thekson Bylykbashi.
Të kuqtë nuk janë dalluar në dy javët e para për lojë, pavarësisht se kanë marrë maksimumin. Ata kanë mposhtur javën e parë Vllazninë në Tiranë dhe më pas Lushnjën po në kyeqytet, por loja e tyre ka çaluar pikërisht në ndeshjen e fundit ndaj myzeqarëve. Ka qenë Bylykbashi, që me golin e vetëm të ndeshjes i ka dhënë pikët maksimale ekipit të Spahiu pas një ekzekutimi perfekt jashtë zonës. Dorian Bylykbashi shprehet se për të nuk ka shumë rëndësi roli që luan në fushë. "Unë e kam të qartë se në atë pozicionin që mendon trajneri të luaj, do të jap maksimumin. Këto ditë kam eksperimentuar edhe në sulm, por nuk e di se ku do të luaj në të ardhmen. Jam i kënaqur që në dy javët e para kam arritur diçka me fanellën e Partizanit, por deri në fund kam besim se do të bëj gjëra më të mira. Kam nisur një aventurë të re, të cilën dua ta përfundoj me sukses," - shprehet futbollisti i ri i Partizanit, që iu bashkua të kuqve vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri futbollistik.
Kështu, të kuqtë, këtë javë do të kenë provën e "zjarrit" përballë durrsakëve. Loja jo e mirë e fillimit të kampionatit i ka bërë disi pesimistë tifozët kryeqytetas, të cilët presin më shumë nga ekipi i tyre. Por Bylykbashi mendon se tifozët do të ndryshojnë shumë shpejt mendim, pasi loja e Partizanit do të përmirësohet që në ndeshjen e radhës kundër Teutës. "Kam besim se do të jetë një ndeshje e madhe, për vetë faktin se përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, që ka pretendime serioze në kampionat. Në "Niko Dovana" fusha është e mirë, kështu që do të na lejojë të zhvillojmë një futboll normal. Duke qenë se të dyja ekipet janë të nivelit të lartë, mendoj se loja do të ketë ritëm dhe ndeshjen në fund do ta fitojë më i miri. Ne, nga ana jonë, jemi të mobilizuar për ta bërë një gjë të tillë. Nëse e kalojmë me sukses Durrësin, një "trampolinë" e vështirë, natyrisht, besoj se Partizani do të jetë i papërmbajtshëm në ndeshjet e tjera. Gjithsesi, duke qenë se kampionati është shumë i gjatë, ekipi që do ta humbasë ndeshjen nuk besoj se do t'i largohet luftës për titull," - shprehet në fund të fjalës së tij, një ditë para largimit për në Durrës, Bylykbashi, tepër i dalluar në ndeshjet e para.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Partizani, i plotë ndaj Teutës
Të kuqtë nuk do të kenë asnjë problem për sa i përket formacionit bazë nesër, në javën e tretë të kampionatit. Trajneri i tyre, Ilir Spahiu, do ta ketë në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve kryesorë, të federuar në fillim të kampionatit. Me përjashtim të Ndrekës, që ka pësuar një dëmtim para pak ditësh, të gjithë të tjerët do të jenë nën urdhrat e Spahiut për ballafiqimin e radhës me Teutën e Durrësit. Edhe Karioka, i dëmtuar lehtë në ndeshjen e fundit, nuk paraqet më probleme. Partizani e ka vijuar me intensitet të plotë stërvitjen e dy javëve të fundit, për shkak se ende nuk ka dalë në lojën e vet. Kështu, duket se nesër të kuqtë, në "Niko Dovana", nuk do të shkojnë vetëm për të marrë maksimumin, por edhe për të treguar se janë pretendentë seriozë për të fituar titullin
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Të kuqtë me ndryshime taktike në Durrës
Partizani, pas dështimit në javën e dytë të kampionatit, për sa i përket lojës, jo rezultatit, duket se në Durrës do të paraqitet me një "fytyrë" tjetër. Lushnja, para ndeshjes, me një skuadër të fortë si Teuta, i la një mesazh të qartë trajnerit Spahiu: nëse pretendon titullin, kërkohet lojë bindëse, që do të thotë se duhen bërë ndryshime. Kësisoj, gjatë dy javëve të fundit, trajneri i të kuqve ka vijuar stërvitjen, ku çështja kryesore ka qenë përshtatja e lojtarëve me role të reja. Kështu, sipas trajnerit Saphiu, është ende duke u eksperimentuar në sulm dyshja Bylykbashi-Bejzade, ndërkohë që brazilianët duhet të luajnë më të tërhequr. Kështu, Karioka mund të luajë nga krahu, ndërsa Abilio mesfushor i avancuar. Ndërkohë, nga krahu tjetër, pritet të luajë Muzaka. Pra, Partizani pritet të dalë në Durrës me pesë lojtarë të avancuar, ndërkohë që gjysma tjetër do të ketë detyrë të mbrojë portën. Ndërsa tjerët janë: Behari, Imeraj, Grizha, Rosha dhe Beqiri, me Nallbanin në portë, të cilët do të dalin për të kuqtë nesër në fushën "Niko Dovana" të Durrësit, në javën e tretë të kampionatit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TEUTA :

Mbrojtësi veteran i Teutës komenton ndeshjen me Partizanin në "Niko Dovana"
Xhai: Ndaj të kuqve vetëm fitore
Një nga pikat kyçe në mbrojtjen e Teutës, Markelian Xhai, e ka vlerësuar ndeshjen e radhës me ekipin e Partizanit si një ndeshje tepër të rëndësishme: "Ky takim do të konfirmojë edhe një herë tjetër ambiciet e Teutës në këtë kampionat, për të synuar kreun e renditjes." Sipas mbrojtësit Xhai: "Nëse ekipi luan si në ndeshjen me Vllazninë, do të arrijë ta mposhtë edhe Partizanin, ndonëse të kuqtë janë një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht."
Nga ana tjetër, Xhai e shikon ndeshjen me Partizanin si një shans për të afruar në shkallët e "Niko Dovanës" spektatorin e munguar durrsak. "Partizani do të jetë një provë e rëndësishme për Teutën edhe për të afruar spektatorin e munguar në shkallët e stadiumit "Niko Dovana", - shprehet mbrojtësi me përvojë i Teutës. - Lojën e Partizanit e njohim deri diku, - shprehet Xhai, - pasi kemi zhvilluar një takim miqësor në Durrës javë më parë, por në dy takimet e para të kampionatit të kuqtë kanë treguar se janë forcuar dukshëm, çka na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe të japim maksimumin gjatë 90 minutave të së shtunës."
Gjithsesi, për veteranin e mbrojtjes durrsake, mbi të gjitha, takimi midis Teutës dhe Partizanit do të jetë një takim që do të dhurojë spektakël, për faktin se ndeshen dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, që do të kërkojnë të ruajnë kreun e kampionatit, por edhe të shfaqin vlerat e tyre më të mira. Faktin që Teuta, në dy ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka pësuar asnjë gol, Xhai e shikon më tepër si meritë të të gjithë ekipit sesa të mbrojtjes në veçanti, që gjithmonë ka qenë në lartësinë e duhur.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Vllaznia në përgatitjet e fundit për ndeshjen e nesërme ndaj bluve të kryeqytetit

Kuqeblutë, gati skuadra anti-Dinamo

Për këtë skuadër, çdo gjë duket gati, teksa janë zgjedhur edhe disa nga enigmat që kanë zotëruar mbi të, ku më kryesorja ka qenë saktësimi i formacionit. Një gjë e tillë është bërë dje pasdite, kur ekipi shkodran ka zhvilluar ndeshjen e tij të kontrollit. Në të vërtetë, kjo ka qenë e dyta, pas asaj të së martës, sepse kjo është strategjia e punës së teknikut malazez Haxhiosmanoviç. Në stërvitjen e djeshme kanë qenë të gjithë lojtarët, përfshi edhe të kthyerit nga ekipi Shpresa. Në orën 16.30, në fushën e kompleksit sportiv "Zmijani" kanë qenë të pranishëm, përveç drejtuesve të skuadrës, për të ndjekur këtë ndeshje kontrolli edhe presidenti Agron Çela dhe zëvendësi i tij, Xhevdet Amuli. Menjëherë pas nisjes së stërvitjes, trajneri Haxhiosmanoviç i ka ndarë më vete 11 lojtarët, të cilët do të jenë po ata që do të luajnë të shtunën ndaj Dinamos. Për 20 minuta, ai ka punuar veçmas me ta, ndërkohë që në krahun tjetër të fushës ishte ndihmëstrajneri Rakiqi, duke punuar me grupin tjetër të lojtarëve. Pas kësaj ka filluar dhe ndeshja e kontrollit, e ndjekur me interes edhe nga shumë sportdashës të kësaj skuadre. Formacioni me të cilin ka luajtur Vllaznia dje, dhe që do të luajë nesër ndaj bluve të Andrea Markos, ishte ky: në portë, si zakonisht, veterani Armir Grima, ndërkohë që në mbrojtje trajneri malazez kishte ndryshuar dy gjëra, në krahasim me ndeshjen e fundit, atë ndaj Teutës. Ndërsa qendra e mbrojtjes ishte e pandryshuar, me Zmijanin e Telin, në krahë ishin emra të rinj. Në të majtin, në vend të Lukës, Haxhiosmanoviçi ka preferuar "sallaksin" Doçi, i rikthyer te Vllaznia kohët e fundit, pas aktivizimit vitin e kaluar te Besëlidhja. Ndërsa në krahun e djathtë është parë të luajë i mirënjohuri Ilir Dibra, i cili rikthehet kështu në formacion pas një dëmtimi që e ka lënë larg fushës së blertë. Në mesfushë kishte vetëm një ndryshim, teksa Osja kishte kaluar nga mbrojtja në këtë repart, duke zënë vendin e Hotit, kurse të tjerët ishin po ata, Salihi, Belisha dhe Cungu. Sulmi ka qenë i zakonshmi, me dyshen Sinani-Martini. Në këtë mënyrë, pra kjo është 11-shja, e cila do të kërkojë nesër të marrë pikë në ndeshjen ndaj Dinamos. Ndryshimet janë të pakta. Siç shikohet, vetëm dy janë emrat e rinj, ndërsa të tjerët janë po ata. Pikërisht te këta lojtarë të zgjedhur, Haxhiosmanoviçi ka shumë besim për të ardhmen e Vllaznisë, duke parë që edhe lojtarë të rinj në skuadër nuk kanë ardhur. Për rrjedhojë, ai duhet të punojë me kontigjentin që ka, tek i cili, megjithatë, beson shumë.

Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Mjeshtri i portës shkodrane, i kënaqur me kthimin në skuadër pas dy sezonesh
Ndoja: Vllaznia, kthimi në "shtëpi"
Kthimi i tij sërish te Vllaznia, skuadra e zemrës, nuk është se i ka bërë ndonjë përshtypje të madhe mjeshtrit të portës, Paulin Ndojës. Sepse, siç thotë dhe vetë, "është një kthim në shtëpinë time". Ka nisur menjëherë nga puna, sepse portierët duhen bërë gati për të mbrojtur me dinjitet portën e skuadrës kuqeblu. Nga ana tjetër, mjeshtri Ndoja shprehet se ky rikthim i tij ka qenë i pritshëm, pasi asnjëherë nuk e ka parë veten larg Vllaznisë. Ja si shprehet ai në intervistën për "Sportin shqiptar:
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Ndoja, si do ta konsideroni këtë rikthim tuajin te Vllaznia?
Një kthim në shtëpinë time. Aty ku kam kaluar gjithë jetën time sportive, aty ku kam derdhur gjithë djersën time që në moshën 14-vjeçare. Si i tillë, e prita me kënaqësi rikthimin në stafin drejtues të skuadrës, përkrah malazezit Haxhiosmanoviç, me të cilin pata punuar pak kohë para largimit të fundit nga Vllaznia.

Ky rikthim i tanishëm nuk pati asnjë të veçantë për ju?
E përmenda edhe më lart, se në këtë mjedis jam rritur dhe kam kaluar gjithë vitet e jetës sime sportive. Por rikthimi më bën më entuziast për të punuar siç duhet në detyrën time, atë të përgatitësit të portierëve, detyrë për të cilën besoj se kam dhënë prova që di ta bëj mirë. Mos harroni që këtë zanat e ushtroj që në vitin 1985, kur trajneri i atëhershëm i Vllaznisë, Astrit Hafizi, më afroi në stafin e tij për të stërvitur portierët. Kështu që u bëra i pari trajner portierësh në futbollin shqiptar, duke futur kështu një përvojë të re që bota kishte kohë që e aplikonte. Shkëputja prej dy kampionatesh nga Vllaznia nuk ishte asgjë tjetër veçse një periudhë pushimi, pasi gjithnjë tek unë ekzistonte mendimi se këtu do të kthehesha përsëri. Dhe ja tek jam sërish.

Si e gjetët tani skuadrën?
Dihen problemet që ajo ka kaluar, por besoj se presidenti dhe stafi i tij kanë filluar një punë të mirë për ta çuar këtë skuadër në vendin që i takon. Ata janë të azhornuar me ekipin dhe, duke e plotësuar atë me ndonjë element të mirë nga merkatoja, jam i sigurt se Vllaznia ka për të bërë gjëra të mira.

Së fundi, duke iu rikthyer "zanatit" tuaj, premtoni sigurinë e portës kuqeblu?
Porta shkodrane gjithnjë ka qenë e siguruar. Unë kam mendimet e mia se për tri javë duhet punuar intensivisht me portierët aktualë të ekipit, ku në përgjithësi duhet tentuar në një rifreskim të formës së tyre. Njëkohësisht, duhet siguruar edhe një koordinim më i mirë mes portës dhe mbrojtjes. Këto dy reparte duhet të tregojnë qëndrueshmëri në lojën e tyre.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI :

Kumuria u "zgjidh" gjuhën trajnerëve
Vitet e fundit, komunikimi i gazetarëve të medias së shkruar dhe asaj elektronike me trajnerët që kanë drejtuar ekipin e futbollit Elbasani thuajse ka qenë i pamundur. Shumica e trajnerëve kanë bërë "memecin" përpara gazetarëve, ose në ndonjë rast edhe "të fortin". Me gjithë këmbënguljen e gazetarëve, vetëm për një periudhë të shkurtër sezonin e kaluar, njëri nga trajnerët e Elbasanit ka qenë i gatshëm për të komunikuar me ta. Me fillimin e këtij kampionati, trajnerët aktualë filluan të sillen si të gjithë paraardhësit e tyre. Edhe pse kjo duket disi e pamoralshme përballë opinionit sportiv, sportdashësit elbasanas dhe të tjerë shumë rrallë kanë pasur fatin të lexojnë mendimet e shprehura prej tyre. Të ndodhur përballë presionit të vazhdueshëm të lexuesve të shtypit sportiv, gazetarët e mediave të ndryshme gjatë kësaj jave kërkuan ndërhyrjen e financuesve të ekipit të futbollit për t'ua "zgjidhur" gjuhën trajnerëve të Elbasanit. Përpara gazetarëve sportivë, dyshja Astrit Sejdini dhe Gjergji Poloska, që nga koha e marrjes së drejtimit të Elbasanit, nuk ka qenë e predispozuar për të prezantuar punën e kryer deri tani. Por këtë javë, presidenti i Elbasanit, Refik Kumuria, është shprehur se me ndërhyrjen e tij kjo çështje do të jetë zgjidhur përfundimisht. Ai e ka mohuar deklaratën e trajnerëve, që ata janë urdhëruar që të mos komunikojnë me mediat. Sipas Kumurisë, trajnerët do të komunikojnë normalisht me gazetarët, por për t'u bërë sa më institucional ky komunikim, një nga drejtuesit e ekipit do të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe për çdo problem. Po kështu, trajneri i ekipit është i detyruar që të japë deklarata përpara medias së shkruar dhe asaj elektronike pas çdo ndeshjeje zyrtare.

Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI :

Mustafa: Të shtunën, prova e parë
Arion Mustafa është portieri i ri që do të mbrojë portën e Elbasanit që nga kjo javë. Në dy ndeshjet e para, në këtë rol u aktivizua 21-vjeçari Spartak Gogunja, por trajneri Sejdini këmbënguli për ta zëvendësuar me një portier më me eksperiencë. Aftësitë dhe cilësitë e Arion Mustafës janë vlerësuar si garanci më e madhe sesa ato të paraardhësve të tij. Mustafa ka hyrë në javën e tretë të stërvitjes së tij me Elbasanin. Shtatlartësia e Mustafës dhe shkathtësia në ndërhyrjet energjike do ta mbrojnë portën e portokallinjve sivjet nga pësimi i gpolave më shumë sesa në edicionet e tjera. Ndaj Shkumbinit, Mustafa do të zhvillojë provën e parë me fanellën e portokallinjve. Të gjithë i urojnë fat me Elbasanin dhe sa më pak gola në kuadratin e mbrojtur prej tij.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kombtarja :

Njeriu që do të drejtojë kuqezinjtë në eleminatoret e kampionatit botëror Gjermani 2006, qoftë ky Brigel apo ndonjë tjetër, do të vihet përpara një problemi jo të vogël për t’u zgjidhur: mosha e madhe e disa prej futbollsitëve kryesorë.

Shumë nga lojtarët që kanë përfaqësuar shqipërinë në edicionet e fundit, do të kenë hyrë dekadën e katërt të jetës së tyre, kur elemintoret të kenë kapur kulmin, në vitin 2005.




Aktualisht ata përbëjnë gati gjysmën e formacionit tip të Hans Peter Brigelit për këtë sezon. Strakosha do të jetë 40 vjeç në eleminatoret e rradhës, Rraklli 35, Bellaj 34 po aq sa Hasi, , Bushi dhe Tare 32 etj.

Vitet e fundit është krijuar një vakuum talentesh të thirrur në kombëtare aq sa Brigel është detyruar ta thërrasë Rrakllin apo ndonjë tjetër edhe pse nuk kanë luajtur shume ne nivel klubesh.

Trajneri i ri duhet të jetë i dyzuar t’i thërrasë ende apo jo mbi 30-vjeçarët e sotëm. Ky dyzim egziston edhe në mendjen e kapitenit Strakosha që mban rekordin e moshës ne perfaqesuese

Trajneri Hans Peter Brigel është shprehur pas ndeshjes me Gjeorgjinë se Shqipërisë nuk i mungojnë talentet. Ai ka lënë të nënkuptohet ne konferencen per shtyp, se më shumë se asgjë këtu ka munguar vullneti për t’i zbuluar ata.

'TELESPORT'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Kampionati: Tirana derrmon Besen, 7-1

Tirana arriti dje te fitonte per here te trete ne po kaq jave kampionat, duke mundur 7-1 Besen ne "Selman Stermasi". Ne ndeshjen qe nisi ne oren 16.30, kavajasit shenuan te paret me ane te Bekim Kulit dhe, ndonese Tirana ushtroi presion dhe barazoi me mbrojtesin Sina, Besa iu afrua golit te dyte po brenda 45-minutave te para. Por dalja me karton te kuq e mbrojtesit te perfaqesueses shqiptar U-21, Arian Sheta, beri qe skuadra e Farruk Sejdinit te mbetej me 10 futbolliste. Per me teper, mbrojtja u godit nga largimi i njerit prej lojtareve kryesore te saj. Ne pjesen e dyte, trajneri tiranas Mema largoi nga fusha mbrojtesin Hajdari duke aktivizuar sulmuesin Xhafa. Ne fushe per bardheblute ishin shume lojtare ofensive, si Fortuzi, Halili, Xhafa, Mukaj, pa folur per Sokol Bulkun, Licin e Sinen, qe ndihmonin vazhdimisht sulmin. Goli i dyte u shenua nga shkodrani Lici, qe doli i lire nga e majta, i treti nga Dabulla pas nje harkimi te Mukajt, i katerti nga Sokol Bulku i vendosur perballe portes se Osmanit. Me pas Fortuzi perfundoi me gol nje aksion te gjate te tiranasve brenda zones se miqve, duke derguar topin ne kendin e poshtem te majte te Osmanit. Fjodor Xhafa mbylli me nje gjuajtje te forte ne rrjete, nje mur me Fortuzin. Ne minutat e fundit, Alban Tafaj, i futur ne loje ne vend te Halilit realizoi nga fare prane portes, golin e shtate, pasi topi kaloi vijen fatale, pas u perplas me pare ne traverse. Shenues per Tiranen ne 3 ndeshje te kampionatit jane Fortuzi (4), Halili (2), Mukaj (2), Sokol Bulku (2), Patushi, Alban Tafaj, Sina, Lici, Dabulla dhe Xhafa. Pra plot 10 lojtare. Sot luhen ndeshjet e tjera, ku spikat ajo ne Durres mes Teutes e Partizanit dhe ne "Qemal Stafa", Dinamo-Vllaznia.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Mema: "Tirana luajti mire, te permiresohemi ende"

"Nuk mund te them se jam i pakenaqur nga loja e skuadres. U shenuan 7 gola dhe u kerkua vazhdimisht sulmi, pavaresisht se ne momente te ndryshme duhej te kishim luajtur edhe me mire dhe te mos benim gabime. Ne e nisem jo mire ndeshjen, ndersa Besa u tregua ekip i forte, sidomos ne pjesen e pare. Mendoj se nuk duhej te ishin dorezuar aq lehte ne pjesen e dyte, sepse ne 1-2 kishte shume loje per t'u luajtur. Por ne pjesen e dyten, ajo mbeti me 10 lojtare dhe e pati me te veshtire. A do te ndalet Tirana? Ne do ndalemi nese do bejme gabime".
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BESA :

Sejdini: "Tirana, shume e forte, ne mbetem edhe me 10 vete"

"Une them se ky rezultat i sotem kishte nje arsye objektive, ate qe Tirana ka nje ekip shume te mire, por edhe nje arsye subjektive, sepse ne mbetem me 10 vete ne pjesen e dyte. Nuk ka ndodhur ndonje hata, ndonese pesuam 7 gola, sepse me kete Tirane kjo u ndodh shume ekipeve. Shpejt do te shihni Besen e vertete. Skuadra luftoi mire ne pjesen e pare, ndersa pesimi shume shpejt i dy golave ne pjesen e dyte, beri qe te binte psikologjikisht".
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Briegel; Jam me teper sesa i kenaqur
-A jeni i kenaqur ne pergjithesi?

"Njeriu kurre nuk eshte i kenaqur, pasi po tu hedhesh nje sy ndeshjeve qe kemi zhvilluar ne kemi patur me shume mundesi per te siguruar me shume pike. Ne humben ne Irlande ne minuten e fundit nje pike. E njejta gje ndodhi edhe ne Zvicer. Po te kishim marre barazime ndoshta nuk do kishim humbur ne Gjeorgji dhe ndoshta do te kishim zene vendin e dyte ne grup. Natyrisht qe kjo gje nuk na ka pelqyer por tani gjerat nuk mund t'i ndryshojme dhe ne futboll ndodhin keto gjera dhe ne duhet te pajtohemi me fatin. Por une dua te theksoj se ne kemi zhvilluar 6 ndeshje dhe nga ato, 5 kane qene te nivelit te larte".

-A ka patur shkaqe apo rrethana qe ju kane shqtesuar?

"Ka shume gjera qe nuk shkojne ashtu sic duhet, por une duhet te bisedoj me presidentin per te vene ne dukje ato gjera qe duhen permiresuar ne FSHF, dhe kjo eshte e pavaruar nga alternativa e qendrimit tim si trajner. Edhe po te mos jem une trajneri i Shqiperise une do konsulltohem me presidentin dhe do ti jam atij disa keshilla lidhur me te ardhmen e futbollit shqiptar".

-Para 20 vjeteve ju keni luajtur kunder Shqiperise kurse tani drejtoni dhe stervitni kete ekip, ku qendron ndryshimi?

"Para 20 vjeteve ketu mbizoteronte komunizmi dhe ishte e pamundur te komunikoje lirshem me futbollistet, kurse sot futbollistet jane te lire dhe luajne neper ligat evropiane. Ata tani kane me shume besim tek vetvetja kane me teper para pasi atehere nuk paguheshin dhe ata kadhe gjithcka cfare kishin, kurse tani gjerat kane ndryshuar shume".

-Ju thote qe lojtaret shqiptare luajne neper Evrope, a mendoni se ata jane profesionalist ne kuptimin e mire te fjales?

"Tek disa mungon akti final apo motivimi i duhur per te qene profesionalist dhe duhet te mesojne akoma per te kuptuar se cfare rendesie dhe pergjegjesie ka te jesh futbollist profesionalist".

-A keni deshire te punoni ne te ardhmen me shqiptaret?

"Une e kam theksuar disa here se me pelqen te punoj ne Shqiperi dhe kuptohem shume mire me shqiptaret. Kam patur gjithmone miq si ne fitore ashtu edhe ne humbje dhe njerzit jane te sjellshem. Une do vij ne Tetor dhe atehere do vendos per te ardhmen".

-Gjate gjithe kohes si trajner i Kombetares a keni pasur shqetesime apo nderhyrje nga manazhere te ndryshem per aktivizimin e ndonje lojtari?

"Une personalisht nuk jam shqetesuar asnjehere por kam degjuar qe kjo pune ka ndodhur me trajnere te tjere shqiptare. Ndoshta askush nuk e ka marre guximin per nje gje te tille dhe nuk duhet ta marre".

-Kur e filluat punen si trajner menduat se do te arrinit kete sukses apo prisnit me teper?

"Une e thashe edhe perpara kamerave se po te me kishit thene qe ne gjashte ndeshje do fitoj gjashte pike ne kete grup kaq te veshtire do te isha me teper sesa i kenaqur".

Besnik Dizdari

Alfred Mane

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Iraklis: Edvin Murati, jo me per Shqiperine

Pas demtimit ne ndeshjen ndaj Gjeorgjise, klubi grek i mesfushorit shqiptar, paralajmeron me ane te nje letre Federaten Shqiptare te Futbollit: Nuk do ta lejojme te luaje me per skuadren perfaqesuese

ATHINE - Ne ekipin Iraklis te Selanikut ka rene si bombe lajmi se Edvin Murati, nje nga futbollistet me te cmuar, do te mungoje ne derbin e sotem kunder AEK-ut te Athines. Sipas mjekeve te ekipit, Murati duhet te mbetet per te pakten 20 dite jashte fushes se blerte, per shkak te nje demtimi gjate takimit Shqiperi-Gjeorgji.

Trajneri, Eugen Gerhard, nuk e fshehu pezmatimin e tij, teksa ka humbur nje nga armet e forta te ekipit te vet. Nderkaq, sic behet e ditur, klubi Iraklis i ka derguar nje leter Federates Shqiptare te Futbollit, ku e paralajmeron se nuk ka per ta lejuar me Muratin te aktivizohet ne ndeshjet e ekipit perfaqesues te Shqiperise.

Ky eshte edicioni i dyte i Edvin Muratit tek Iraklis, ku erdhi pas nje karriere te gjate ne France. Brenda nje periudhe shume te shkurter, ai u be shume i dashur per fansat e ekipit, te cilet shpeshehere gjate ndeshjeve shpalosin ne stadium nje banderole ku shkruhet "Murati - Maradona". Kjo sipas Robert Goros, botuar ne Agjencine Telegrafike Shqiptare (ATSH).

I pyetur nga gazeta "Korrieri", per reagimin e klubit grek, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF), Armand Duka u shpreh i habitur. "Une nuk e di se ku jetojne drejtuesit e Iraklisit, - tha ai, - a jetojne ata ne kete rruzull? Ju e dini se ata nuk mund ta ndalojne lojtarin ne ndeshjet zyrtare te ekipit kombetar, edhe nese ai mund te demtohet. Kjo eshte e qarte". Me pas ai shtoi se "une nuk jam ende ne dijeni te kesaj shkrese qe Iraklis thote se ka sjelle ne FSHF".

Duke bere fjale per te ardhmen e ekipit kombetar dhe te sektorit te ekipeve kombetare ne FSHF, Duka dha kete koment: "Ne nuk mund te parashikojme se cfare do te ndodhe ne te ardhmen. Mund te kete freskime ne ekip, por une nuk mund te them me saktesi se cfare do te ndodhe. Ndersa persa i perket sektorit te ekipeve kombetare, une mendoj se, ndonese aty punojne vetem 2 vete, ata nuk jane pak. Kjo sepse, ata merren me anen proceduriale, ndersa stafi i ekipit kombetar perbehet nga 7 apo 8 veta. Ju thoni se jane pak njerez qe merren me ekipin kombetar. Une do t'ju pyesja per te kunderten madje, nese ju duken shume".
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TEUTA DHE PARTIZANI NDAHEN NE PAQE

Blute e drejtuar nga Andrea Marko kane shkaterruar me rezultatin 3-0 nje Vllazni ende “te paformuar”, duke “perqafuar” kampionet e Shqiperise ne krye te renditjes


Teuta dhe Partizani e kane mbyllur ne barazim 11 takimin me te Rendesishem te javes se trete te kampionatit te 65te kombetar te futbollit, qe u zhvillua te Shtunen pasdite ne stadiumin “Niko Dovana” te qytetit bregdetar. Durrsaket e drejtuar nga Vasil Bici e kane nisur me mire pjesen e pare, duke pasur disa raste per shenim, por edhe sulmuesit e Partizanit kane qene te rrezikshem para portes se Shehit. Partizani e ka zhbllokuar shume shpejt rezultatin ne pjesen e dyte. Pas disa veprimeve te bukura te Abilios ne hyrje te zones se rreptesise, ne minuten e 50te sulmuesi i ri, Gjergj Muzaka, ka shenuar shume prane portes se durrsakeve. Kater dite me pare ne te njejtin stadium sulmuesi i skuadres sone Shpresa shenoi golin e pare per perfaqesuesen tone ne fitoren 30 nga skuadres gjeorgjiane, ne kuader te eliminatoreve per Kampionatin Evropian 2004. Pas golit te miqve, futbollistet e Teutes e kerkuan me ngulm golin. Trajneri Bici kreu shume shpejt te tre zevendesimet e mundshme, duke ndryshuar edhe modulin e lojes se vendasve dhe duke e detyruar edhe kolegun e tij te Partizanit te zevendesoje njeri pas tjetrit edhe tre lojtare nga kryeqyteti. Goli i barazimit te durrsakeve erdhi vetem ne minuten e 86te, atehere kur loja e Partizanit ishte konsoliduar dhe dukej se takimi do te mbyllej me fitoren e miqve. Pas nje nderhyrjeje te parregullt ndaj Berzezit, gjyqtari Jareci ka vendosur ekzekutimin e nje 11metershi ne favor te durrsakeve, qe u kthye ne gol nga Mancaku. Minutat e mbetura dhe ato shtese nuk ndryshuan asgje, duke shtuar nga nje pike per te dy skuadrat ne tabelen e renditjes provizore. Pas javes se trete te dy skuadrat kane nga 7 pike me nga dy fitore dhe barazimin e sotem.

Dinamo ruan hapin e Tiranes

Ne ndeshjen e zhvilluar dje pasdite (e Shtune) ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, e vlefshme per javen e trete te kampionatit kombetar te futbollit, grupi A1, Dinamo ka arritur te kaloje pa veshtiresi ekipin e Vllaznise 3-0, me dy gola te afrikanit Ziambo dhe nje te Rigels Qoses. Takimi filloi i qete dhe te dyja skuadrat kane kerkuar te studiojne njeratjetren. Ekipi i Dinamos ne te paren here qe eshte shfaqur perpara portes se Vllaznise, ka arritur te shenoje pas depertimit ne zone te Qoses, i cili e ka derguar topin ne shtyllen larg portierit. Shenimi i golit e qartesoi shume lojen e

kryeqytetasve, te cilet u perpoqen te mos rrezikojne ne prapavije dh dolen me pak takime ne sulm. Pjesa e dyte ishte e veshtire per shkodranet, te cilet kane pesuar golin e dyte me autor Ziambon, vetem dy minuta pas fershellimes se dyfishte te gjyqtarit, Sokol Ceka. Dinamo e ka kontrolluar lojen me qetesi dhe ne minuten e 85', Ziambo ka shenuar dopieten e tij personale, duke vulosur perfundimisht rezultatin e takimit 30. Kjo fitore e mban Dinamon ne te njejtin pozicion me Tiranen kryesuese me 9 pike, e cila ka fituar dje ndaj Beses se Kavajes me rezultatin e thelle 71, pas tre javeve te para te kampionatit kombetar te futbollit.

'Koha Jone'
 
Top