Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sekretari i klubit "Tirana" kërkon ndihmën e FSHF-së për rikonstruksionin e stadiumit
Muça: "Selman Stërmasi" ka lëshuar sinjalin SOS

Ka qenë ora 9:45 e paradites së djeshme, kur në drejtimin e shefit të klubit "Tirana", Shkëlqim Muçës, ka mbërritur një zile telefoni. Ishte sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Sulejman Starova, i cili i kërkoi Muçës lejimin për të bërë një seancë stërvitore skuadra kombëtare e Gjeorgjisë. Përgjigjja e sekretarit ka qenë e prerë: "Është e pamundur. Stadiumi "Selman Stërmasi" ka mbaruar plotësisht dhe nuk mund të durojë dot stërvitje të njëpasnjëshme, si të ekipit tonë dhe atij mik. Jo se nuk duam, por duhet të na kuptoni që ky stadium po mbahet me mish e me shpirt nga ana jonë të paktën vetëm për ndeshjet e kampionatit." Një bisedë e tillë telefonike midis shefash ka mjaftuar për të marrë shkas dhe për të ngritur një problem që shumë herë është diskutuar, por deri tani nuk ka marrë zgjidhje konkrete. Shkëlqim Muça dhe përgjegjësi Hamdi Zhegu kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e një prej stadiumeve më të vjetra shqiptare, siç është ai "Selman Stërmasi". Në një deklarim për "Sportin shqiptar", të dy drejtuesit janë shprehur: "Ky stadium është ndërtuar që në vitin 1959 dhe që nga ajo kohë nuk është vënë më dorë në të. U bënë pothuajse 44 vjet që këtu po luajnë të tri ekipet kryeqytetase dhe gjendja sot është e mjerueshme. Bari që ka tani është lule tërfili dhe pas një muaji ai do të zhduket përfundimisht, duke u kthyer në fushë balte, ku vetëm futboll nuk mund të luhet. Për mua, si drejtues klubi, ky stadium ka kohë që e ka lëshuar sinjalin SOS dhe deri tani nuk është bërë asgjë për sa i takon rikonstruksionit,"- thotë Shkëlqim Muça. I pyetur në lidhje me mundësinë se kush mund të financojë që gjendja e stadiumit të ndryshojë, shefi i klubit shprehet se vetëm Federata Shqiptare e Futbollit mund të vërë dorë mbi të, ashtu siç ka bërë në Shkodër, Durrës, Kavajë apo Ballsh. Sipas tij, Bashkia e Tiranës nuk mund të paguajë për fushën, sepse nuk është ajo që e organizion aktivitetin futbollistik. "Vetëm Federata mund të vërë dorë dhe ta bëjë fushën e "Selman Stërmasit" nga e para. Është ajo që e organizon aktivitetin dhe normalisht duhet të shpenzojë që të paktën njëra nga skuadrat e kryeqytetit, siç është Tirana, të ketë stadiumin e saj. Nga ana e FSHF-së na është premtuar se këtë vit do të bëhej diçka, por deri tani asnjë punim nuk është zhvilluar. Shpresojmë që vitin që vjen, kur të përfundojë edhe ky edicion, drejtuesit më të lart të futbollit në vend do ta miratojnë fondin për restaurimin e stadiumit. Vetëm në këtë mënyrë do të mbyllen hallet për ne dhe futbollin shqiptar në përgjithësi,"- përfundon Muça.

Hamdi Zhegu, përgjegjësi i stadiumit
"Duhet medoemos të bëhen të gjitha përpjekjet, që këtij stadiumi të madh në vend t'i ndryshojmë fytyrë. Gjendja është skandaloze dhe është e pamundur që punëtorët e fushës ta mirëmbajnë, kur këtu luajën të tri skuadrat e kryeqytetit. Madje ditët e fundit kanë filluar stërvitjen kombëtarja jonë dhe ajo gjeorgjiane, duke e bërë të vështirë që ditën e premte Tirana të luajë një ndeshje futbolli normale ndaj Besës. Nuk e di sesi do t'i vejë halli këtij stadiumi, por një gjë është e sigurt: pas dy muajsh në të nuk do të shihet më futboll, pasi sezoni i dimrit ka trokitur,"- i jep fund shqetësimit të tij përgjegjësi i stadiumit "Selman Stërmasi", Hamdi Zhegu.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Portieri shkodran premton kthesë të shpejtë të skuadrës kuqeblu, ndoshta që të shtunën ndaj bluve

Grima: Vllazninë nuk e tremb Dinamoja

"Kthesa e Vllaznisë do të vijë shumë shpejt, nuk është çudi që kjo të ndodhë këtë javë ndaj Dinamos." Kjo është deklarata e bërë dje nga njëri prej pikave më të forta të këtij ekipi, portieri me përvojë Armir Grima. Entuziast nga puna që po bëhet gjatë këtyre ditëve, numri 1 i skuadrës shkodrane ka shumë besim se këtë të shtunë gjërat do të jenë më ndryshe, në krahasim me dy javët e para të kampionatit. "Ajo që mund të them është se po punojmë me mjaft seriozitet, secili po kërkon të ndiejë përgjegjësinë që i takon, e në këtë mënyrë shpresojmë që kthesa e shumëpritur të ndodhë që këtë javë," ka thënë ruajtësi i portës shkodrane. Shorti nuk ka qenë i favorshëm për kuqeblutë, të cilët pas dy humbjeve në dy javët e para të kampionatit, në të tretën do t'u duhet të ndeshen me një nga ekipet më të mira të këtij sezoni, Dinamon. Atë Dinamo, për të cilën presidenti Delijorgji ka shpenzuar shumë në merkaton e verës. Megjithatë, Grima, në fjalët e tij, thotë se Vllaznia nuk u trembet bluve: "Të them të drejtën, Dinamoja nuk na tremb. Ajo vërtet ka kryer një merkato cilësore, por besoj se ne do të arrijmë t'i bëjmë ballë siç duhet këtij ekipi. Ne e respektojmë Dinamon, por mendoj se nuk jemi më poshtë se ajo."
Këtë optimizëm, portieri 29-vjeçar i skuadrës shkodrane e bazon te puna që po bëhet, por edhe te emri dhe tradita që Vllaznia ka në futbollin shqiptar. "Jam entuziast, sepse fanella kuqeblu peshon shumë dhe dashje pa dashje të motivon për ta nderuar. Kushdo që e vesh atë, e di përgjegjësinë që mbart me vete, sepse ajo nuk ka dallim, nëse je lojtar i ri apo i vjetër," është shprehur Grima. Nga ana tjetër, portieri shkodran vlerëson punën që po bën trajneri i sapoardhur Haxhiosmanoviç, jo vetëm në aspektin e përgatitjes fizike, por edhe në marrëdhëniet e mira që ka krijuar me lojtarët. "Unë për vete e vlerësoj shumë punën që po bën trajneri Haxhiosmanoviç. Ai ka kthyer besimin në skuadër, i sheh gjërat ashtu siç janë, duke qëndruar me këmbë në tokë dhe me sy realist," e ka mbyllur fjalët e tij një nga lojtarët më me përvojë te Vllaznia.
Grima nuk harron të thotë se detyrën e tij, atë të ruajtjes së portës kuqeblu, do të vazhdojë ta kryejë me dëshirë, duke i siguruar të gjithë dashamirësit e Vllaznisë se porta nuk do të jetë problem për skuadrën. "Vërtet në këto ndeshjet e fundit mund të kemi pësuar shumë gola si pasojë e gjendjes jo të mirë që kaloi skuadra, por dua t'i siguroj të gjithë se portën shkodrane e kam garantuar deri tani dhe e garantoj edhe në të ardhmen. Ajo nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë problemi i Vllaznisë."

Gjergj KOLA 'TeleSport'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Paulin Ndoja rikthehet te kuqeblutë
Që nga dita e djeshme, në stafin drejtues të Vllaznisë është rikthyer një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran, pikërisht Paulin Ndoja. Ai do të mbajë detyrën e përgatitësit të portierëve te Vllaznia, duke zëvendësuar Avenir Danin e larguar. Ky i fundit kishte ditë që nuk paraqitej në stërvitje si pasojë e disa kërkesave për shpërblimin financiar të punës që kryente. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk e kanë marrë mundimin të ulen e të bisedojnë me Danin, duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Ai është një emër mjaft i njohur i futbollit shkodran, që ka punuar edhe më parë në një detyrë të tillë, madje për vite me radhë te skuadra e tij e zemrës. Vitet e fundit, Ndoja e ka kryer këtë detyrë edhe te Besëlidhja, ndërkohë që kohët e fundit kishte filluar punë në klubin e futbollit "Vllaznia" me një detyrë tjetër. Ndërkohë, që dje, Ndoja ka filluar menjëherë nga puna, duke qenë i pranishëm në stërvitjen e pasdrekës. Rikthimi i Paulin Ndojës "në shtëpinë e tij" ka plotësuar edhe stafin e kuqebluve, që kryesohet nga malazezi Haxhiosmanoviç.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI :

Një nga futbollistët me përvojë të Elbasanit beson te fitorja përballë peqinasve
Osmani: Do ta kalojmë me sukses Shkumbinin
Në kampin e portokallinjve ka disa ditë që po zhvillohen përgatitje serioze për të luajtur një ndeshje të bukur dhe sa më rezultative ndaj Shkumbinit. Këtë të shtunë, Elbasani do të ndeshet në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" me ekipin peqinas dhe dëshira e elbasanasve është që të sigurojnë tripikëshin. Oltion Osmani, një nga titullarët e Elbasanit, e mendon mjaft delikat këtë takim. Ai, si ish-lojtar i Shkumbinit, e vlerëson forcën e peqinasve, por mendon se Elbasani është më i fortë dhe duhet të triumfojë në fund të takimit.

- Të shtunën, përballë Elbasanit, do të jetë Shkumbini. Si e parashikoni këtë takim "derbi"?
- Përballjet me Shkumbinin e Peqinit janë kthyer në takime të traditës. Nga ekipit ynë janë duke u marrë të gjithë masat për të zhvilluar një ndeshje të bukur përballë sportdashësve tanë. Besoj se takimi, nisur nga pretendimet që kanë të dy ekipet, do të ketë nivel të kënaqshëm. Shpresoj që t'u dhurojmë spektatorëve një futboll të pëlqyeshëm dhe fitoren.
- Ndërsa Shkumbini nuk ka arritur ende ndonjë rezultat pozitiv, Elbasani i ka bërë një nisje të mirë kampionatit...
- Gjendja e Shkumbinit në fundin e renditjes, në këtë fillim kampionati, nuk do të thotë se ky ekip është i dobët dhe pa pretendime. Përkundrazi, unë mendoj se Shkumbini është ekip i fortë dhe së fundi është kompletuar me futbollistë cilësorë. Megjithatë, ne do të përpiqemi ta ruajmë ecurinë pozitive dhe të shënojmë një tjetër fitore në fushën tonë.
- Në dy takimet e para, Elbasani ka rënë në sy për lojën me gabime në mbrojtje. A ka ndryshime në këtë drejtim?
- Me thënë të drejtën, reparti i mbrojtjes nuk është paraqitur në nivelin e duhur. Kuptohet, me kalimin e dy javëve të para, janë bërë përmirësime të dukshme në lojën mbrojtëse. Gabimet e bëra në mbrojtje nuk kanë ardhur vetëm si pasojë e lojës jo të mirë të futbollistëve mbrojtës, por edhe nga niveli jo i kënaqshëm i skuadrës në kompleks. Në seancat stërvitore të ditëve të fundit, përmirësimet janë të dukshme dhe në ndeshjen me Shkumbinin mbrojtja do të përpiqet ta përballojë me sukses sulmin e kundërshtarëve.
- Atëherë, a është në gjendje Elbasani të arrijë një fitore ndaj Shkumbinit?
- Besoj se me punën që është bërë dhe gjendjen që ka ekipi, mund të arrijmë një fitore të çmuar ndaj Shkumbinit. Ne jo vetëm nuk e kemi nënvlerësuar forcën e kundërshtarit, por po përpiqemi të arrijmë formën më të mirë si skuadër. Si ish-futbollist i Shkumbinit, e njoh forcën e kësaj skuadre dhe jam i angazhuar në maksimum, së bashku me futbollistët e tjerë, që të luaj qartë e pa gabime.

Fatmir Popja Telesport
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI :

Elbasani stërvitet jashtë "Ruzhdi Bizhutës"
Ekipi i futbollit Elbasani edhe të martën nuk është stërvitur në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta". Përkeqësimi i motit dhe shirat e shumtë të rënë në ditët e para të kësaj jave i kanë detyruar drejtuesit e klubit që ta zhvendosin stërvitjen e Elbasanit në terrene të tjera sportive, me qëllim ruajtjen e fushës së stadiumit. Të martën, portokallinjtë, të dyja seancat stërvitore i kanë zhvilluar larg stadiumit. Paradite, futbollistët kanë kryer një seancë të shkurtër stërvitore në ambientet e parkut "Rinia" në periferi të qytetit. Lojtarët kanë bërë një kros disaminutësh, si fillim, më pas kanë bërë një stërvitje të karakterit atletik. Pasdite, skuadra është stërvitur në fushën sportive "Shefqet Lamçe". Trajneri Sejdini, në këtë seancë e ka përqendruar stërvitjen në kryerjen e ushtrimeve të karakterit taktik dhe në aerobi. Pjesëmarrja në seancat stërvitore ka qenë e plotë, me përjashtim të mesfushorit Hajdari, i cili është i dëmtuar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

SHKUMBINI :

Shkumbini, dëmtohet portieri Kotorri
Në një nga seancat stërvitore të Shkumbinit është dëmtuar në bërryl portieri elbasanas Elvis Kotorri. Sipas mjekëve, riaftësimi i tij do të zgjatë disa javë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë futbollisti i dëmtuar. Portieri Kotorri do t'i mungojë Shkumbinit në takimin e kësaj jave me Elbasanin, ish-skuadrën e tij, por pritet që mos jetë i gatshëm edhe në takimet e ardhshme të fazës së parë. Vetë Kotorri shpreson se do të rikthehet pas 2 javësh në fushën e stërvitjes, për të qenë i gatshëm që të mbrojë portën e ekipit që ai përfaqëson këtë sezon.
Portieri i talentuar Kotorri u bashkua me ekipin bardhekaltër përpara fillimit të këtij kampionati, duke qenë një garanci e fortë në ruajtjen e portës për skuadrën e Shkumbinit, që ka ende probleme financiare dhe ka mbetur pa president (e vetmja skuadër e tillë në A1).
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TEUTA :

Teuta, rikthehen të rinjtë e huazuar te Besa
Janë rikthyer në ekipin e Teutës një pjesë e mirë e talenteve të reja durrsake, të cilët, në fillim të këtij sezoni, ishin pjesë e ekipit të Besës së Kavajës. Janë futbollistët Rada, Godine, Curri, Balliu, të cilët tashmë janë rikthyer në Durrës, në një kohë që Osmani, Shima, Lorja kanë qëndruar te Besa, së bashku me sulmuesin Edmond Kapllani, i cili, ndonëse vjen nga ekipi i Partizanit, i përket shkollës durrsake të futbollit. Sipas presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, i gjithë grupi i futbollistëve të rikthyer është mirëpritur në ekip dhe i është bashkuar normalisht stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës.
I gjithë kontigjenti i futbollistëve, të cilët, në fillim të sezonit, ishin pjesë e ekipit të Besës, i përkisnin brezit kampion të të rinjve të Teutës në drejtimin e trajnerit Edmond Zalla. Ata vlerësohen nga specialistët si e ardhmja e futbollit durrsak.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

SHQIPERIA, JO ME E FUNDIT

Nuk jemi me “hirushja” e eliminatoreve, ashtu sic ka ndodhur rendom ne aq raste se kemi luftuar per te mos ta mbyllur grupin ne vendin e fundit. Shqiperia tashme eshte ndryshe. Duke fituar 31 ne ndeshjen e fundit eliminatore te Euro 2004, kunder skuadres gjeorgjiane, kuqezinjte e drejtuar nga trajneri gjerman, Hans Peter Brigel, e kane mbyllur grupin ne vendin e parafundit, me tete pike, nje me shume se gjeorgjianet, qe na kishin shperfytyruar, duke fituar 30 ne Tbilisi vetem kater dite me pare. Golat e Duros, Bushit dhe Tares i kane dhene nje fitore shume te rendesishme Shqiperise, e mbeshtetur edhe nga tifozeria e saj e flakte, qe kishin mbushur stadiumin “Qemal Stafa”, megjithese shiu nuk ka pushuar se reni litarelitare. Kjo eshte Shqiperia e vertete, Shqiperia qe duam te gjithe, Shqiperia qe doli e pathyeshme ne fushen e saj: aty ku u shperfytyrua Rusia dhe Gjeorgjia dhe u detyruan te ndalonin Zvicra dhe Irlanda. Tashme, “profecia” e Brigel ne lidhje me renditjen e FIFAs duket se u realizua dhe ne Boterorin e ardhshem nuk do te startojme me si nje “hirushe”.

'Koha Jone'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Hasi, Tare e Bushi, protagonistët e një fitoreje të merituar që na eviton nga vendi i fundit në grupin 10


Shqipëri & Brigel, një mbyllje me nder

Në harkun e katër ditëve ndodh “përmbysja e madhe”: Kombëtarja kuqezi mund 3-1 Gjeorgjinë

Kombëtarja shqiptare “përmbys” veten dhe mbyll me nder fushatën eliminatore, duke evituar vendin e fundit. Në harkun e katër ditëve, që nga ajo humbje e turpshme e të shtunës në Tbilisi, skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel ka treguar dhe njëherë anët e saj të mira, duke arritur të mundë të njëjtin kundërshtar, por mbi të gjitha, qëndron mënyra se arriti të realizonte këtë. Dëshmitarë të këtij triumfi kanë qenë rreth 10 mijë shikuesit e pranishëm në shkallët e stadiumit, të cilët kishin ardhur për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Euro 2004 për grupin 10.

Një fillim jo i mirë
Tekniku gjerman kishte zbritur në fushë, krejtësisht ndryshe në krahasim me ndeshjen e Tbilist, një skuadër e etur për fitore deri në momentin e fundit. Trajneri gjerman ka zbritur në fushë 11-shen e tij më të mirë me lojtarët që kishte në dispozicion: Treshja klasike e mbrojtjes me Beqirin, Çipin e Aliajn dhe me Taren e Rrakllin në sulm. Ndërkohë që ndryshimet vinin nga mesfusha, ku në vend të Skelës luante Shkëmbi. Bashkë me të në mesfushë është aktivizuar si titullar dhe Cana. Në stadiumin pothuajse të mbushur plot e përplot, fërshëlima e parë e gjyqtarit rumun ka lëshuar sfidën për revansh. Por për ironi të fatit janë miqtë ata që rrezikojnë që në ninutat e para portën tonë. Trajneri ishte i detyruar të zëvendësonte Muratin e dëmtuar, në vend të të cilit hedh Haxhin. Në këtë pjesë të parë kanë munguar rastet e mirëfillta për të shënuar. Të dy skuadrat kanë zhvilluar një lojë të kujdesshme duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Gjithçka pothuajse e barabartë. Pjesa e parë do të mbyllej pa shumë emocione, por me një skuadër në ankth për fitoren e qetësisë.

Përmbysja e madhe
Gjeorgjianët, pas një rezistence të fortë në pjesën e parë, janë dorëzuar vetëm në fillimin e 45 minutave të dyta. Vetëm pas 5 minutash nga fillimi i saj kanë mjaftuar që Shqipëria e turbullt dhe shumë e shpërqendruar e Tbilisit, të kthehet në një “bishë” të e etur për fitore në “Qemal Stafa”. Duro, pasi depërton në krahun e djathtë, kroson një top që kalon gjithë zonën e portës dhe përfundon në këmbët e Haxhit që rikthen me forcë në zonë, për t’u devijuar më pas në rrjetë nga Hasi. Kështu mesfushori kosovar ka zhbllokuar rezultatin dhe ka hapur serinë e golave për kuqezinjtë, të cilët nuk kanë duruar më shumë se 120 sekonda për të dyfishuar rezultatin: Çipi kombinon me Taren që luan spondën për Rrakllin. Ky i fundit i kthen sërish topin sulmuesit shqiptar të Bolonjës, i cili avancon bukur drejt portës së Gjeorgjisë, shmang portierin dhe shënon. Shqipëria në delir. Dy minutat që kanë shënuar dhe momentin kulminant të ndeshjes. Më pas janë gjeorgjianët që kërcënojnë përballë një Shqipërie të tërhequr. Eshtë Arveladze ai që ngushton rezultatin në 2-0 në minutën 64, pas rreshtimi të gabuar të mbrojtjes sonë. Loja vazhdon dhe vjen minuta e 81-të e takimit, kur Shkëmbi jep një pas të bukur për Bushin, që dështon në tentativën e parë, por në të dytën topi i gjuajtur prej tij prek rrjetën gjeorgjianë për të tretën herë. Ky ka qenë dhe goli që ka vulosur fitoren 3-1.

Larg vendit të fundit
Me këtë fitore skuadra jonë kombëtare gjendet në kuotën e 8 pikëve, duke i është larguar ju kështu vendit të fundit në tabelën e klasifikimit të vlefshme për grupin 10 të eliminatoreve të kampionatit evropian të 2004: jemi vetëm një pikë para Gjeorgjisë, e cila ka edhe një ndeshje për të luajtur. Ndërkohë që është ngjeshur kreu i grupit ku bën pjesë dhe kombëtarja jonë. Rusia pasi ka mundur dje Zvicrën në Moskë, ka arritur në kuotën e 11 pikëve, baraz me skuadrën e vendit të dytë, Irlandën. Me këtë humbje rusët shtojnë shpresat e tyre për kualifikim, pasi në ndeshjen e fundit ata do të përballen me Gjeorgjinë, ndërkohë që, fituesi i takimit të tetorit mes Zvicrës dhe Irlandës, do të ketë të drejtën e vazhdimit më tej në kompeticionin evropian.



Shqipëri - Gjeorgji 3-1

Shqipëria:
Strakosha, Beqiri, Çipi, Aliaj, Murati (Haxhi 15’), Cana (Muka 82'), Hasi, Duro, Shkëmbi, Tare, Rraklli (Bushi 55')
Trajner: Hans Peter Brigel

Gjeorgjia:
Lomaia, Kemoklixe (Rekiashvili 37'), Kobiashvili, Khizanishvili, Didava (Demetraxe 56'), Kvirkvelia, Ashvetia, Nemsaxe, Iashvili, Jamarauli, Arvelaxe
Trajner: Merab Jordania

Shënues: Hasi 50'; Tare 51'; Arvelaxe 64’; Bushi 81'
Shikuesh: 10 mijë
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Brigel: E merituam fitoren

I është gëzuar fitores së kombëtares shqiptare në takimin e fundit në eliminatoret e Euro 2004, pas aq sa dhe shqiptari më fanatik, megjithëse nuk është një i tillë. Bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares shqiptare, gjermanin Hans Peter Brigeli. Menjëherë pas përfunimit të takimit, ai ka vrapuar drejt dhomave të zhveshjes, ku dhe ka pritur të grumbullohen futbollist, të cilët do t’i përgëzonte për fitoren. Dhe pas saj ka mbërritur në sallën e konferencës për shtyp: “Kemi luajtur një ndeshje të mirë, është shprehur gjermani ‘kuqezi’, Megjithse bëmë dhe disa gabime. Lojës tonë të mirë në pjesën e dytë, i ka munguar shpesh pasi i fundit. Dua të përgëzoj lojtarët. Për Beqirin mund të them fjalët më të mira, pasi nuk ka gabuar në asnjë moment. Shkëmbi, me paraqitjen në këtë ndeshje, ka treguar se mund të jetë në të ardhmen një organizator i Kombëtares. Po ashtu, kanë luajtur mirë dhe disa lojatrë të rijn të cilët mund të jenë shtylla e ekipit të së ardhmes
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Presidenti Duka i kënaqur nga Kombëtarja

“Jam shumë i kënaqur për fitoren e Shqipërisë. Kombëtarja nuk e arriti objektivin e përcaktuar më parë, por gjithsesi arriti të shmangë vendin e fundit në grup. Me këtë fitore, futbollistët arritën në fshijnë atë humbje të hidhur të të shtunës në Tbilisi. Pashë në fushë një ekip të transformuar, i cili luftoi deri në minutat e fundit. Fitorja në takimin e fundit është dhe një mbyllje e mirë që i bëhet fushatës eliminatore. Të gjithë lojtarët kanë zhvilluar një ndeshje të mirë. Por dua të falenderoj edhe publikun që kishte ardhur të mbështesë skuadrën në këtë sfidë. Mund të them se i gjithë turi eliminator ka qenë pozitiv, pasi ne kemi treguar një nivel të mirë futbolli përballë kundërshtarëve të mëdhenj të futbollit evropian, si Zvicra, Irlanda e Rusia. Përsa i përket të ardhmes na ngelet të shpresojmë për më mirë.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Strakosha: Fituam për publikun shqiptar

“Jam shumë i kënaqur që arritëm të merrnim një fitore tepër të rëndësishme, jo vetëm për renditjen tonë në grupin 10 të eliminatoreve të Euro 2004, por edhe për publikun shqiptar, i cili nuk e kishte të lehtë të kapërdinte atë humbje të të shtunës në Tbilisi. Gjithashtu, jam akoma dhe më i gëzuar për mënyrën se si u arrit kjo fitore. E gjithë skuadra ka zhvilluar një lojë të mirë, falë së cilës ne mundëm të shënonim tre gola. Tashmë me këtë ndeshje treguam se skuadrës nuk i mungojnë elementë, megjithëse në ndeshjen e humbur në Gjeorgji duhet pranuar se kishim shumë probleme.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Beqiri e Haxhi, më të mirët në fushë

Në përgjithësi ekipi shqiptar ka bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje. Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fitore të rëndësishme ka dhënë Beqiri, i cili ka qenë i pakalueshëm. Mbrojtësi shkodran nuk ka bërë asnjë gabim gjatë gjithë ndeshjes. Ndërkohë që së bashku me të edhe Altin Haxhi, i cili ka zbritur në fushë vetëm në minutën e 14- të takimit pas dëmtimit të Muratit. Mesfushori shqiptar i CSKA Sofje, i ka dhënë impulse lojës sulmuese në krahun e majtë të skuadrës. Ai ka qenë protagonist i shënimit të golit të parë, ku dha një astit për Hasin. Ndërkohë që për sa i përket shkëmbit, ka treguar se meriton më shumë, megjithse nuk ka qenë i saktë në rastet para portës kundërshtare.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Mbrëmë, në "Qemal Stafa", kuqezinjtë kanë fituar 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit për Euro 2004
Kombëtarja me dy fytyra

Kombëtarja me dy fytyra. Vetëm kështu mund të shpjegohet përfaqësuesja shqiptare në dy sfidat e brenda pak ditëve ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë zhgënjyes dhe të turpshëm në Tbilisi u shndërruan në idhuj dhe të magjishëm mbrëmë në "Qemal Stafa". Megjithatë, një fitore nuk mund të mbulojë "skifon" e kombëtares sonë katër ditë më parë në Tbilisi, apo të javëve të shkuara në Prilep ndaj Maqedonisë. Edhe 45 minutat e para, dje, ndaj Gjeorgjisë, kanë qenë të vakta, pa grintë, dhe shumë konfuze nga kuqezinjtë tanë, të cilët në pjesën e dytë janë kthyer në "luanë", duke pasur një udhëheqës në fushë, Igli Taren. Sulmuesi i Bolonjës ka luajtur mbrëmë ndoshta ndeshjen më të mirë me fanellën kuqezi, duke tërhequr pas vetes të gjithë skuadrën shqiptare. Kombinimet e tij të kolaudura prej vitesh me Rrakllin kanë qenë arma fituese e kombëtares në pjesën e dytë, ku nuk mund të mohohet edhe kontributi i Hasit, Shkëmbit dhe Klodian Duros në fazën sulmuese. Kanë mjaftuar vetëm dy minuta të pjesës së dytë për të përmbysur gjithçka. Kuqezinjtë, më shumë mes entuziazmit dhe dëshirës sesa skemave, apo qartësisë taktike, kanë shënuar dy gola të befasishëm, që i kanë dhënë drejtimin e fitores kuqezi ndeshjes së fundit në grup për tanët në këto eliminatore të Euro 2004-s.
Fillimisht, Hasi, i gjendur çuditërisht në zonën e vogël të portierit kundërshtar, ka shënuar golin e parë të kombëtares, por edhe të tijin me fanellën kuqezi. Më pas, Tare-Rraklli nxjerrin në kundërkohë të gjithë mbrojtjen gjeorgjiane, duke i dhënë mundësinë bjondit kuqezi të firmosë golin e dytë për tanët. Një pauzë disaminutëshe e kuqezinjve u ka dhënë shansin gjeorgjianeve, që nëpërmjet një aksioni model, të shënojë golin e parë dhe të vetëm për ta. Në fund nuk ka munguar edhe goli i Alban Bushit, i cili ka marrë një pasim të artë në Shkëmbi dhe i vetëm ka mposhtur, pas dy tentativave, portierin gjeorgjian, duke barazuar Rrakllin dhe Kushtën në kuotën e 10 golave me kombëtaren.
Kombëtarja ka fituar mbrëmë 3-1 me Gjeorgjinë falë karakterit, dëshirës, entuziazmit dhe mbështetjes së publikut, që me mbushjen e shkallëve të "Qemal Stafës" ka treguar se mbetet arma më e fortë e kuqezinjve, që këtë sezon eliminatoresh nuk humbën asnjëherë në fushën e tyre (2 fitore dhe 2 barazime). Një fitore që jep shanse për të mos qenë të fundit, por një tripikësh që nuk e mbulon dot dështimin e pak ditëve më parë në Tbilisi. Mbrëmë, Brigeli ka festuar, ndoshta, për të fundit herë në stolin kuqezi. Mbrëmë fituan sportdashësit që do të dëshironin gjithmonë ta shihnin të luante kombëtaren e tyre si në "Qemal Stafa", apo "Loro Boriçi", por kurrë si në Vollgograd, Prilep, apo Tbilisi, që fare mirë mund të quhen njollat e zeza të kombëtares në edicionin e Euro 2004-s. E kemi mbyllur me "happy-end", por nuk kemi mbyllur të gjithë problemet e kombëtares, që vetë Tare i trumbetoi me shumë forcë pas ndeshjes. Kjo kombëtare duhet të japë më shumë, pasi edhe shqiptarët nuk ia kanë kursyer mbështetjen, edhe pse mbrëmë në "Qemal Stafa" shiu i rrëmbyeshëm u duk se "fshiu" gjithçka të hidhur që lamë pas.

Sokol Gjoshi 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Kuqezinjtë kanë qenë shumë entuziastë pas fitores 3-1 ndaj Gjeorgjisë në "Qemal Stafa"

TARE : Kjo fitore nuk mbulon gabimet

"Në bisedën që pata me trajnerin para takimit i thashë se isha shumë i sigurt se skuadra ndaj gjeorgjianëve nuk do të kishte nevojë për shumë motivim. Ne e fituam ndeshjen, por dëshiroj që me një rezultat të tillë pozitiv të mos mbulohen gabimet. Them kështu sepse skuadra po shpalos dy fytyra dhe mendoj se kemi shumë për të bërë në të ardhmen. Gëzimi duhet të jetë sot për sot dhe që nesër stafi drejtues dhe skuadra duhet të mendojnë për të ardhmen."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Edvin Murati:

"Pësova një dëmtim të lehtë dhe nuk pata mundësi ta vazhdoja lojën, por shokët e mi mendoj se ma shpërblyen me fitore. Haxhi, që u rikthye në kombëtare, luajti shumë mirë. Fitorja qe e merituar dhe u treguam tifozëve se kemi për të bërë shumë."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Lorik Cana:

"Dëshira ime për të luajtur me fanellën kombëtare të Shqipërisë ka qenë e madhe dhe deri tani kam marrë mjaft kënaqësi. Në ndeshjen e djeshme bëmë një kthesë, krahasuar me takimin e para katër ditëve dhe e merituam fitoren. Kjo qe fitorja ime e parë me përfaqësuesen kuqezi dhe dëshiroj të arrij të tjera."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Blendi Shkëmbi:

"Jam shumë i gëzuar që në takimin e parë timin si titullar me kombëtaren arritëm të fitonim. Kam pasur disi ndrojtje në fillim, por më pas u mundova t'i kaloja emocionet. Në minutat e para u mundova të isha më i sigurt dhe më pas mora më shumë gjëra përsipër, duke arritur të dilja në lojën time. Shpresoj që në të ardhmen të vazhdoj me këto ritme."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Alban Bushi:

"Në radhë të parë, falënderoj publikun, që me mbështetjen e tij na nxiti në këtë fitore. Ne kishim nevojë për ngrohtësinë e tij, pas kritikave të shumta që morëm për humbjen e së shtunës në Gjeorgji. Mendoj se ishim në një stres të madh para takimit, por gjithçka e kaluam me sukses dhe arritëm të fitojmë."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Besnik Hasi:

"Jam shumë i lumtur për golin që shënova. Duhet të fitonim pasi ishim borxhlinj përpara publikut tonë, i cili na mbështeti në një numër aq të madh. Me fitoren e arritur përmbushëm imazhin e keq që krijuam në takimin e disa ditëve më parë në Tbilisi. Në të ardhmen shpresoj të kemi një lojë më të qëndrueshme dhe të arrijmë rezultate më të larta."
 
Top