Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Fitore për Brigelin

“Të mërkurën do të kërkojmë një përfaqësim dinjitoz, ku ne do të futemi në fushë për fitoren, ka nënvizuar Starova. Një fitore që do të bënte të linin pas Gjeorgjinë, megjithëse ata do të kenë dhe një ndeshje për të luajtur, atë kundër Rusisë. Duhet një përfaqësim dinjitoz në këtë ndeshje, pasi në të kundërt mund të shtohen problemet. Siç dihet, është përfolur shumë kohët e fundit e ardhmja e Brigelit. Në ndeshjet kundër Irlandës e Zvicrës kemi parë një paraqitje të mirë të Kombëtares, ku jo pak merita ka pasur dhe dora e trajnerit. Por edhe humbjet ndikojnë në uljen e personalitetit të një trajneri. Prandaj mendoj se një fitore do të ishte shumë e rëndësihme për të ardhmen e trajnerit gjerman në krye të Kombëtares sonë”. Starova ka pohuar se për rinovimin e kontratës me Brigelin do të ketë tratativa vetëm pas ndeshjes së të mërkurës, ku jo pak peshë do të ketë dhe rezultati i ndeshjes së të mërkurës.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Gjeorgjia kërkon 3-pikët
Dje paradite ka mbërritur në Tiranë delegacioni gjeorgjian. Me të mbërritur në Tiranë, trajneri i kombëtares së Gjeorgjisë ka shprehur dhe objektivin për këtë sfidë. “Ne vijmë në Tiranë për tre pikët të cilat do të ishin shumë të rëndësishme përsa i përket pozicionit në të cilin ndodhemi aktualisht. Megjithatë më duhet të theksoj se nuk e nënvlerësoj në asnjë moment Kombëtaren shqiptare. Në ndeshjen e parë arritëm një fitore me fat, kjo falë gabimeve të mbrojtjes shqiptare. Mendoj se e njoh mirë kapacitetin e Shqipërisë. Në këtë përfundim kam arritur pasi kam parë ndeshjen me Irlandën e Zvicrën, ku ajo ka luajtur si e barabartë”. Gjeorgjianët janë akomoduar në hotelin luksoz ”Sheraton” dhe dje kanë zbritur në “Selman Stërmasi” për stërvitjen e parë shqiptare. Pak para tyre aty ishte stërvitur kombëtarja shqiptare, ku trajneri Brigel ka pasur në dispocizion 18 lojtarë, mes të cilëve dhe Çipin dhe Canën, të skualifikuar për ndeshjen e të mërkurës.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Klodian Duro:S’kemi se çfarë të humbim

Humbja e Tbilisti ka ngjallur reagime të shumta në mesin e opinionistëve shqiptarë, të cilët nuk kanë kursyer kritikat e shumta në drejtim të kombëtares dhe futbollistëve të saj. Një gjë e tillë quhet e drejtë nga mesfushori shqiptar, Klodian Duro, i cili e ka nisur këtë takim nga stoli vetëm në pjesën e dytë. “Në Gjeorgji kemi bërë një paraqitje të dobët është shprehur, lojtari të cilin Brigeli deri para ndeshjes së të shtunës e kishte hedhur gjithmonë si titullar. Në këtë paraqitje kanë ndikuar shumë dhe mungesat e dëmtimet që vuanin shumë lojtarë të kombëtares”. Ndërkohë që Duro shpreson që të jetë titullar të mërkurën, megjithëse ai thekson se do të respektojë vendimin e trajnerit, të cilin nuk e ka vënë në diskutim asnjëherë deri më tani. Përsa i përket objektivit ai është shprehur: “Do të kërkojmë patjetër fitoren, pasi nuk kemi çfarë të humbim. Një rezultat i tillë do të kënaqte dhe tifozerinë pas humbjes së të shtunës.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Sulmuesi kuqezi kërkon të karrikojë skuadrën

Altin Rraklli: Duhet të marrim revanshin e Tbilisit

Ishte lënë jashtë listës me emrat e lojtarëve që trajneri gjerman i Kombëtares kuqezi, Hans Peter, kishte parashikuar në prag të sfidës së dyfishte me Gjeorgjinë. Por i është rikthyer sërish kombëtares në momentet e fundit vetëm për ndeshjen e të mërkurës. Behet fjalë për njeriun-gol të kombëtares në këto vitet e fundit, Altin Rrakllin. Sulmuesi kavajas është bashkuar me ekipin kombëtar menjëherë pas humbjes së turpshme në Tbilisi, kjo pas thirrjes për ndihmë që i ka bërë Brigeli. Rraklli shprehet entuziast për pjesëmarrjen në këtë ndeshje dhe thekson se nuk ka dëshirë të flasë për ndeshjen e së shtunës, pasi thotë se nuk ka qenë pjesë e ekipit, ndaj do të ishte e padrejtë që t'i gjykonte skuadrën. Ndërkohë që është shumë optimist për ndeshjen e dytë, ku shpreson se trajneri do t’i japë një bluzë titullari.

Brigel ka vendosur t’ju thërrasë vetëm në momentin te fundit…
“Eshtë e vërtetë që trajneri më ka thirrur për këtë ndeshje në momentet e fundit. Në javët e fundit më është dashur t’i kushtoj shumë vëmendje të ardhmes sime dhe më në fund arrita të gjej skuadrën për sezonin në Vazhdim. Ajo do të jetë RV Oberhausen e Bundesligës 2 gjermane.

A e prisnit grumbullimin në kombëtare, pasi nuk ishit në listën e shpallur në prag të ndeshjes së parë?
“Nuk e prisja këtë grumbullim në kombëtare, pasi isha pa skuadër dhe nuk kam bërë fazë përgatitore këtë verë. Tani jam bashkuar me kombëtaren, edhe pse nuk jam plotësisht në formë. Kisha folur me trajnerin e kombëtares. I thashë që nuk jam në formën më të mirë, ndaj ishte e logjikshme që të mos më thërriste për këtë ndeshje.

Por ndeshjen e të mërkurës mendoni se do t’ju shohim në fushë që nga minuta e parë?
“Kam gati 10 ditë që po zhvilloj stërvitje të fortë për të arritur formën optimale. Mendoj se për të mërkurën do të jem në gjendje më të mirë fizike. Shpresoj që trajneri do të më besojë një vend në ekipin e parë”.
Humbja e kombëtares me Gjeorgjinë ka lënë shije të hidhur. Çfarë mund të thotë Rraklli për këtë?
“Nuk do të ishte e drejtë të gjykoja një ndeshje, në të cilën nuk je as i pranishmë. Nuk do të ishte e drejtë që të flisja për shokët e mi. E vetmja gjë që mund të them është se të mërkurën duhet të fitojmë medoemos, për të shlyer këtë humbje në Tbilisi. Shpresoj që do të jem në fushën e lojës për të dhënë kontributin tim të mërkurën”.

A. Manallari 'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

SHPRESA :

Shpresa: 3-0 gjeorgjaneve, suksesi me i madh nga 1984
Skuadra kombetare Shpresa (U-21) ka mundur dje 3-0 Gjeorgjine, ne Niko Dovana te Durresit duke prenotuar vendin e trete ne grupin 10 eliminator te Europianit te moshave. Golat e Muzakes dhe Xhihanit (2) bene te mundur qe ekipi te arrinte ne kuoten e 10 pikeve, 5 me shume se Irlanda e Gjeorgjia, qe kane edhe nga nje ndeshje per te luajtur. Ky eshte rezultati me i mire i U-21 shqiptare, qe nga 1984, vit kur ajo zuri vendin e pare ne Grupin 6 eliminator, dhe arriti ne cerekfinale te Europianit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Ne Kampionatin Europian te vitit 1984 per U-21 (Shpresa), Shqiperia arriti rezultatin me te mire ne historine e saj, duke depertuar ne 8 me te miret e kontinentit. Heroizmat e skuadres shqiptare u kryen ne Grupin 6 eliminator, ku skuadra jone zuri vendin e pare, duke lene pas Republiken Federale Gjermane (RFGJ), Turqine dhe Austrine. Shqiptaret e rinj munden dy here Austrine (3-0, 2-1) dhe Turqine (1-0, 1-0) si dhe barazuan dy here me gjermano-perendimoret (1-1, 1-1). Ndeshja vendimtare u luajt ne token gjermane, ku Mirel Josa barazoi per 120 sekonda golin e shenuar nga Michael Rummenigge, vellai i Karl-Heinzit te madh. Ne cerekfinale, Shqiperia u ndesh me Italine, qe fitoi dy here nga 1-0. Pervec nesh dhe italianeve, ne cerekfinale kishin arritur edhe Anglia (kampionia e ardhshme), Spanja (finaliste), Jugosllavia, Franca, Skocia dhe Polonia.

Sipas Giovanni Armillotta-s, gazetarit te njohur italian, U-21 e Shqiperise kishte 5 vjet qe nuk njihte humbjen derisa u mposht nga Italia. Konkretisht, qe nga 6 dhjetori 1978, nje 1-3 me Rumanine.

Por historia pozitive e U-21 (atehere U-23) ka nisur qe ne kampionatet ballkanike, prej vitit 1969 deri me 1981. Ne pjesemarrjen e pare, me 1969, Shqiperia zuri vendin e 3-te, duke lene pas Bullgarine e Turqine. Bie ne sy nje 6-0 ndaj turqve ne Tirane. Edhe me 1970, kemi vendin e trete, ndersa me 1971 zbresim ne te katertin. Pas terheqjes me 1973, me 1974 arrihet finalja e Ballkaniades, humbur 0-1 me Rumanine. Me 1976 nuk marrim pjese, ndersa me 1978 eshte suksesi i madh. Finale me Rumanine dhe, pas 1-3 ne token rumune, nje 7-1 i paperseritshem ne Tirane. Me 1981, 3 vjet me pas, Shqiperia kaloi serish rumunet 4-1 dhe ne finale mundi Bullgarine 2-1. Dy tituj kampion dhe nje nenkampion i gadishullit, qe nuk ishin pak per brezin e Dash Bajazitit, Perlat Mustes, Arben Minges etj.

Histori Europianesh: Jo gjithnje te fundit

Me 1992, Shpresa shqiptare, arriti te lere pas Islanden, ne Grupin 1, ku ishin edhe Cekosllovakia, Franca e Spanja. Shqiperia mori 4 pike, ndaj 3 te Islandes., ndersa nje ndeshje ndaj Spanjes ne Tirane nuk u luajt. Edhe me 1994, Shpresa shqiptare arriti te lere nje rival nga pas, Irlanden, duke marre 5 pike, ndaj 4 te saj. Me te fortet e grupit ishin Spanja, Gjermania e Danimarka. Ne Euro 1996, Shqiperia nuk mori pjese, ndersa me 1998, ishte edhe nje here e parafundit me 4 pike ndaj 3 te Armenise, e lene pas nga Gjermania, Ukraina e Portugalia. Ne Euro 2000, Shqiperia iu kthye vendit te fundit, por me 7 pike, ndersa vendet e tjera u zune nga Greqia, Norvegjia, Gjeorgjia, Letonia e Sllovenia. Nje vend i fundit edhe ne 2002, me pike te barabarta me Finlanden (nga 4), por me gola shume keq, 3-19. Pikerisht ne ndeshjen ndaj Finlandes ne Tiranes, Shpresat tona fituan 3-0, me gola te Memellit, Kacit dhe Ervin Bulkut.

Ndeshjet

Shqiperi-Gjeorgji 3-0

1-0 Muzaka 5, 2-0 Xhihani 47, 3-0 Xhihani 55

Rusi-Zvicer 1-2

0-1 Net 16, 0-2 Gikaks 28 (p), 1-2 Gogniev 41

Renditja N F B H Gol P

1.Zvicer 7 6 3 0 12-4 19

2.Rusi 7 4 0 3 12-7 12

3.Shqiperi 8 3 1 4 10-10 10

4. Irlande 7 1 2 4 7-12 5

5.Gjeorgji 7 1 2 4 5-13 5

Rezultatet 1984

Grupi 6 N F B H Gol P

1.Shqiperi 6 4 2 0 9- 3 10

2.RFGJ 6 3 3 0 13- 4 9

3.Turqi 6 1 1 4 6-11 3

4.Austri 6 0 2 4 4-14 2

Cerekfinale

Shqiperi-Itali 0-1 (0-1)

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Shqiperi-Gjeorgji, hyrja falas per tifozet
Pas humbjes 0-3 ne Tbilisi, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur qe ndeshja e sotme, po ndaj gjeorgjaneve te mos jete me bileta. Takimi per grupin 10 te eliminatoreve te Euro 2004, luhet ne 20.00 ne Qemal Stafa. Briegel: Nese nuk bejme gabimet e te shtunes, do te shihni ne fushe nje ekip krejt tjeter. Rraklli: Gjeorgjanet mendojne se do fitojne? Le te shpresojme ta marrin lehte. Transmetimi, drejtperdrejt ne TV Klan e Telesport

Bledar KUKA

TIRANE  Do te jete falas per tifozet ndeshja e sotme ne oren 20.00 ne Qemal Stafa, ndaj Gjeorgjise, per eliminatoret e Euro 2004. Kete e ka vendosur Federata Shqiptare e Futbollit, per te terhequr tifozet ne stadium pas ftohjes nga 0-3 ne Tbilisi te shtunen. Sipas trajnerit Briegel, nese do te eliminojme gabimet me Gjeorgjine, do te shihni ne fushe nje skuader krejt ndryshe nga ajo qe luajti ne Tbilisi. Mungesa e Skeles do plotesohet me nje lojtar te ri, sic u shpreh trajneri. Ndoshta, do jete Shkembi, por gjermani nuk kishte deshire qe te jepte nje emer.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Briegel: Iki apo rri, nuk varet nga ndeshja e sotme

Trajneri gjerman deklaroi dje ne konferencen per shtyp se ai do te vendoste perfundimisht para takimit miqesor me Portugaline, se cfare do te bente. Une do te vij edhe nje here ne Shqiperi, para takimit me Portugaline, - tha ai, - dhe ne ate kohe do ta kem vendosur se cfare do te bej. Ai tha se vendimi i tij nuk do varej nga rezultati i ndeshjes se sotme. Rri apo iki, - pohoi, - nuk do varet nga rezultati me Gjeorgjine. Briegel u shpreh se kemi pare kaseten e takimit ne Tbilisi dhe ka dale se golat jane pesuar vetem nga gabime te renda tonat. Lojtaret duhet te ndryshojne sidomos ne krahasim me pjesen e pare ndaj Gjeorgjise. Ai premtoi nje analize te periudhes se punes se tij, pas ndeshjes, ku do perfshiheshin lojtaret dhe vete ai si trajner si dhe se cfare do te beje ne te ardhmen. Ne kete menyre, ai ra ne nje kontradikte, sepse me pare ishte shprehur se do vendos para Portugalise. Briegel mbrojti zgjidhjet e tij taktike ne Tbilisi, ndonese tha se sot do kete ndryshime: Eshte normale qe pas humbjeve kritikat kryesore i behen trajnerit. Por, pas ndeshjes, perfundimet eshte lehte te nxirren. Lashe Dabullen ne tribune, sepse ishte jashte forme. Kisha ne dispozicion Canen, Bellain dhe Hasin, per cdo rast dhe besoj se Hasi luajti mire. Sidoqofte, Briegel ka shprehur rezervat e tij per ekipin qe do kete sot ne dispozicion, sepse sipas tij disa lojtare te demtuar, do jene te veshtire te zevendesohen.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Bushi-Strakosha-Rraklli, cmendojne per sot

Alban Bushi u shpreh shume i merzitur nga kritikat e medias per ekipin kombetar. Media shqiptare shkroi shume keq per ne pas humbjes ne Gjeorgji, - tha ai, - kjo tregon se ajo eshte kot, me pak perjashtime, sepse ne fillim nga ngriten ne qiell e pastaj na ulen fare. Nuk mund te shkruhet se ne kemi marre fund. Shpresojme qe tifozet te na perkrahin. Duke folur per ekipin kombetar, Bushi tha se une i jam borxhli kombetares, sepse ajo me beri ky qe jam, prandaj ndaj Gjeorgjise do luajme ne maksimum. Strakosha pranoi se ekipi kuqezi luajti shume keq ne Tbilisi dhe se kritikat ishin te drejta, ndoshta te ekzagjeruara. Ne Gjeorgji ne pyesnim veten a ishin ne ata qe po luanim, - tha kapiteni, - duhet ta mbyllim mire eliminatoren, dhe te mos e bejme si lopa qe e derdh qumeshtin, ne fund. Edhe vendi i parafundit mund te quhet sukses. Ndersa Rraklli, i pyetur per deklarimet e gjeorgjaneve qe premtonin fitore, tha: Le te shpresojme qe ta marrin ndeshjen lehte sepse do na ndihmonin ne. Nuk do jete takim i thjeshte. Duhet te luajme fort per te fituar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Perse kombetarja shqiptare, deri ketu
Tashme qe eleminatoreve u erdhi fundi duket se u hapen dhe problemet reale te ekipit Kombetar. Nje analize e thjeshte, te ben te mendosh per shume probleme te cilat ekzistojne brenda ketij ekipi, me apo pa dashjen tone. Me te dukshme ato u bene ne ndeshjen me Gjeorgjine. Kjo, jo per vete rezultatin negativ qe ekipi yne mori, por me teper per paraqitjen ne fushen e gjelbert. Loja (nese mund da quajme te tille) e taneve ishte per te deshiruar. Kjo gje na jep te drejten qe te shtrojme shume pyetje te cilat kane te bejne pikerisht me kete situate te krijuar.

Perse u shperfytyrua loja jone? Kush jane arsyet e verteta te saj? Cilet jane protagonistet e kesaj gjendjeje? Kush mban pergjegjesi per kete paraqitjeje? A ka mosmarreveshje brenda ekipit? A eshte e vertete se lojtaret tane jane te ngopur me fanellen e kombetares? E shume pyetje qe gjithkush ka te drejte ti beje qofte me veten e tij apo ne bisedat me shoqerine.

Per te dhene keto pergjigje na duhet te tregohemi dhe pak kritizere. Kjo per vete faktin sepse vetem ne mund ti ngreme problemet, pasi ato nuk mundemi ti zgjidhim ne, por organi perkates qe ne kete rast eshte Federata Shqiptare e Futbollit. Le ti kthehemi arsyes duke bere prezente mendimin tone.

Pas fitores me ekipin rus ne Shkoder dhe barazimit te marre me Irlanden ne Tirane u duk se gjerat po shkonin per mbare, kjo vertetohet dhe me faktin qe te gjithe shpresuan me te drejte per rezultat pozitiv si ne Irlande ashtu dhe ne Zvicer. Ne te dyja ndeshjet loja e ekipit tone ishte ne nivel mjaft te mire sidomos ne Irlande. Levizjet taktike te trajnerit Briegel ishin te sakta e teper te goditura. Kjo beri qe pavaresisht nga humbja, te mbizoteronte perseri optimizmi dhe sidomos mendimi se ekipi yne po gjente rrugen e duhur dhe se kishte nje rritje cilesore ne lojen e tij.

A eshte e vertete se lojtaret tane jane te ngopur me fanelen e Kombetares?

Mund te themi se eshte nje teze e pa bazuar ne fakte e ne argumenta bindes. Nese do ishte e vertete kjo, atehere do te na lindte e drejta te themi se nuk kemi te bejme me me profesionaliste, por me nje dore njerezish qe padrejtesisht luajne per ngjyrat e ekipit kombetar. Kjo gje do ishte percilindo e pabesueshme pasi lojtaret tane luajne ne ekipe jashte vendit e ne kategorite e para te tyre, madje dhe ne ekipe me emer. Kjo teze fsheh te verteten, fsheh arsyet e kesaj gjendjeje. Eshte per te ardhur keq.

Kush mban pergjegjesi per kete gjendje te krijuar ne ekipin Kombetare?

Eshte mese normale qe gjithkush te mendoje e te thote se pergjegjese per kete eshte Federata. Kjo eshte normale,por kush pikerisht? Ndoshta ketu qendron dhe e fshehta me e madhe. Federata eshte nje shoqate e cila eshte e organizuar ne disa sektore. Para se te themi federata le te shohim pak sektoret. Ekipi Kombetar ka nje sektor me vete qe interesohet dhe e ndjek nga afer kete. Ai merret me te gjitha problemet e tij ne vazhdimesi. Njeh me hollesi e ne detaje te gjitha problemet e ekipit. Kete e themi pasi mendojme se ky sektor perbehet nga specialiste te mirefillte e njerez dinjitoze e me reputacion. Ne artikujt sportive te botuara nuk kemi degjuar apo lexuar qe nga ky sektor te ngrihen probeme. Nuk kem lexuar ku te flitet per gjendjen e lojtarve. Po kemi degjuar se me cfare avioni do udhetoje ekipi e ku do fleje. Mendojme se para se te shkojme deri tek ekipi duhet te shohim strukturen Aftesine e saj per ta menaxhuar situaten e per tu bere barrikada e problemeve. Problemet dhe analizat apo kritikat ne te gjitha rastet jane bere nga gazetaret se nga ky sektor kaq i rendesishen per ekipin. Duke dale problemet e duke u bere ato te qarta me pare bejne te mundur dhe parandalimin e tyre. Me pas shkalla e kerkeses shkon sipas hierarkise te vete federates, e cila per hir te se vertetes i ka trajtuar e trajton njesoj si ekipet e vendeve perendimore e ndoshta dhe dicka me shume

Cilet jane protagonistet e kesaj situate?

Duke mos dashur ti rikthehemi pikes se pare te cilen e trajtuam mendojme se ketu ka vend per te gjithe stafin drejtues duke filluar nga titullaret e larte, pergjegjesi i ekipit, trajneri, mjeku, psikologu (fatkeqesisht ne kombetaren tone nuk behet fjale per nje te tille,e nese mendojme se kemi nje futboll profesionist, e duhet ti pershtatemi botes, kjo gje duhet), vete lojtaret e deri tek puntori qe mbledh topat. Po ti marrim ne analize ne teresi faji do mbetet jetim. Po ti marrim vecmas do rezultojme se ka elemente te cilet kane ndikuar negativisht. Paraqitja ne ndeshjen miqesore me ish-RFJ te Maqedonise ishte sinjali i pare e i pa kontestueshem. Deklarata e Tares ishte teper e hidhur e cila paralajmeronte nje gje te tille. Po te tille e ben vete Briegeli. Per ne shqiptaret duhet te ishte teper e rende e duhej te merrej seriozisht veprimi i trajnerit i cili u ben moral nacionalizmi lojtareve. Ai deklaron publikisht se ekipi ka probleme.per te nxjerre keto probleme ne rradhe te pare duhet te jene lojtaret te cilet duhet te tregohen qofte nje here te vetme transparent. Kjo, jo per te miren e tyre personale, por per te miren e faneles qe atyre u eshte besuar ta mbajne e te perfaqesojne. Stafi drejtues duket se gjate ndjekjes se ekipit me shume skon per turizem se sa per te qene prane ekipit. Kjo vertetohet dhe me heshtjen e tyre. Asnje nga sektori e stafi i ekipit nuk ka dhene prononcim per gjendjen ne Gjeorgji.Duket se askush nuk kerkon te behet fajetor.

Kush jane arsyet e verteta te gjendjes?

Duket se shumica e lojtareve jane kthyer ne bizesmene te vetes. Kur ekipi ka shperblime ata luajne e kur shperblimi mungon ata ecin ne fushe. Ndoshta ne shqiptaret dhe pse te varfer, pranojme shperblimet e ekipit pasi kemi deshiren per ta pare nje here futbollin tone ne nivelet e larta. Kjo gje nuk tregon profesionalizem pasi askush ne bote kur luan per ngjyrat e Kombit nuk kerkon shperblim, por e quan nder dhe privilegj qe arrin te veshe fanelen e perfaqesueses. Arsye tjeter sipas mendimit tone mundet te jete dhe futja e elementeve te ri. Futja e elementit te ri, ndoshta, shihet nga ata qe jane me te vjeter jo si ardhje e prespektives, por si largim te tyre. Kjo eshte vene re ne shume raste aq sa dhe media e ka pasur te veshtire ta pranoje nje gje te tille. Gjithashtu nuk mundet te anashkalojme problemin e harmonise brenda ekipit i cili duket teper i vaket e kjo tregohet si para ashtu dhe pas ndeshjes, pa perfshire ketu ate me te renden per te cilen jane hedhur dyshime, lojen per te larguar trajnerin. Eshte e habitshme se si munet te kerkohet largimi i trajnerit nga njerez te cilet nuk e kane kopetence nje gje te tille. Pas mbarimit te ndeshjes deklarohet se Briegel duhet te largohet. Largimi i tij mund te behet nga ata qe e kane emeruar. Pas nje analize te thelle e pasi te jene te bindur se vertete trajneri eshte shkaku kryesor per gjendjen e krijuar.

Ne ambientin sportdashes Briegel eshte pare dhe vazhdon te shihet si nje trajner qe solli te reja ne ekip. Si nje trajner qe kerkon disipline, si nje trajner profesionist qe kerkon te ringreje nje ekip dinjitoz e rezultativ. E me shume se ka ai shihet si nje zgjedhje perfekte pasi ka treguar karakter e dinjitet. Njeri qe di te kerkoje dhe falje kur e sheh se ka pergjegjesi. Mbajtja e pergjegjesise e kerkimi i faljes na mungon ne shqiptareve, ndoshta dhe kete na e mesoi Briegeli. Ndoshta na mesoi se problemet tona jane te hershme, por nuk kishim kurajo ti pranonim. Shpresojme se dhe kjo gjendje e tille do te ndihmoje per rregullimin perfundimtar te ekipit. Mbi te gjitha duhet te kuptohet se luhet per Kombin, flamurin, sportdashesit e tifozet e zjarrte qe nuk i kane munguar ekipit tone dhe ne fushat jashte atdheut.

Mund te themi se lojtaret e ekipit tone perfaqesues me pare duhet te jene kombetare.te jene te ndergjegjshem se ardhja ne ekip eshte nje nder qe u afrohet atyre sesa nje privilegj perfitues.


Rusi-Gjeorgji 11.10.03

Zvicer-Irlande 11.10.03

Grupi 10 N F B H Gol P

1.Zvicer 6 3 3 0 12-7 12

2.Irlande 7 3 2 2 10-9 11

3.Rusi 6 2 2 2 12-10 8

4.Gjeorgji 6 2 1 3 6-8 7

5.Shqiperi 7 1 2 4 8-14 5

'KORRIERI'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Drama tronditëse në dy akte e Kombëtares

Endrra e shuar e një mbrëmjeje të pranverës...

* Kur Kombëtares i mungojnë pesë titullarë: Tare, Lala, Beqiri, Rraklli e K. Duro!

* Dhe jo vetëm këta!

Ka qenë si një prelud simfonie. Ka qenë një mbrëmje e pranverës. 29 mars 2003. Në Shkodër. Vepra e fundit e presidentit të vrarë të Vllaznisë, Myftar Çela, njeriu që e thirri Kombëtaren e Shqipërisë për të triumfuar mbi një prej më të mëdhenjve të Evropës, Rusisë gjigante. Ishte 3-1 për Shqipërinë e vogël. Mbrëmja fantastike e Stadiumit "Loro Boriçi". Endrra e një mbrëmjeje të pranverës. Mandej, kur ka ra nata çuditërisht e gjatë e atij marsi mbi Qytetin e Veriut që festoi gati deri në mëngjez, mbërriti dita e kthjellët dhe realiteti i mveshur gjithnjë me ekstazën e një ëndrre, që nuk u bë kurr realitet.

Pesha e atij 29 marsi 2003 në të vërtetë u ndie edhe dy herë të tjera mbi supet hijerandë të dy stadiumeve modernë të Evropës, atij "Landsdowne Road" të Dublinit dhe atij "Stade de Genéve" të Gjenevës. Ajo desh të shndërrohej në realitet. Thuajse ia arriti teksa tronditi për 90 minuta krenarët e Evropës pranëbritanike dhe asaj alpine zvicerane. Prej Shqipërisë së vogël. Për të cilën fati mbeti po i vogël. Qenë dy humbje magjithate, dy dënime të pamëshirshme dhe ndoshta jo aq të drejta. U duk sikur ëndrra dhe realiteti po mplekseshin midis vedi në një luftë dinake, të fshehtë, enigmatike. Ndërkaq, në mbrëmjen e së shtunës të 6 shtatorit 2003, në Stadiumin "sovjetik" të Gjeorgjisë, papritmas lufta mbaroi. Triumfoi ëndrra që nuk u bë një realitet. Dhe?

"Lufta për vendin e fundit!"

Titulli im i vjetër, i konsumuar, të cilin jam i detyruar ta nxjerr nga arkivi. Për Kombëtaren e Shqipërisë nuk ka një simfoni. Ka vetëm dramë. Kësaj radhe me dy akte. Njëri u luajt në Stadiumin "sovjetik" "Paichadze" të Tbilisit. Akti tjetër do të luhet nesër në atë "Qemal Stafa" të Tiranës. Do t'i ndjekim hap pas hapi zhvillimet e kësaj drame përmes ngjarjeve të këtyre dy akteve.



Akti i parë: në Tbilis, Gjeorgjia - Shqipëria 3-0!

Nuk është hera e parë që Shqipëria kalamendet në ëndrra të bukura futbolli. Më 1965 ajo ka barazuar 1-1 me Irlandën e Veriut të George Best të 'Manchester United'. Dhe mandej ka shkuar dhe është shkatërruar 6-0 në Gjermani. Më 1967 ka barazuar 0-0 me Gjermaninë e Helmut Shenit dhe mandej për tre vjet rresht shteti i vet nuk e ka lënë as të luajë dhe as të ëndërrojë. Më 1971 ka fituar 3-0 me Turqinë, po pas saj ka humbur 4 herë rresht. Kur ka filluar më 1980 me fitoren 2-0 kundër Finlandës, mandej ka humbur 9 herë rrjesht! Më 1985 pasi ka barazuar 2-2 me Poloninë e Bonjekut dhe ka fituar 2-0 me Belgjikën e Schifos, flatrat e saj janë shpalosë në ëndrrën më të bukur të futbollit, çka mund ta çonte deri në finalet e Meksikës. Por mbas saj ka shkuar dhe është shkërmoqur 2-0 në "Olimpikun" e Athinës. Qysh atë ditë, për një kohë të gjatë, Shqipëria nuk ka pasë më ëndrra. Derisa te e vona shfaqen si me magji ajo e Hannoverit 3-4 me Gjermaninë më 1997 dhe ëndrra nordike e Norvegjisë, 2-2 më Oslo më 1998, me golat vrasës të minutave 90 apo 88!

Dhe pas pesë vjetëve në një realitet të ftohtë akull, vjen ëndrra e fundit, ajo e 29 marsit 2003 në Shkodër e cila i blatoi Kombëtares stadiumin dhe publikun fantastik që i mungonte. Dhe Shqipëria - Rusia 3-1 nën interpretimin teutonik të një gjermani me vështrimin si të personazheve të dramave "tragjike" të lashtësisë: Hans Peter Briegel!

Dhe vetëm kaq deri të shtunën e 6 shtatorit 2003, kur Gjeorgjia, e cila ka fituar 5 herë ndër 6 ndeshje me Shqipërinë, shkatërron ëndrrën dhe i rikthen shqiptarët në realitetin e tyre: 0-3! Shqipëria ka humbur 37 herë me 3-0 e përtej!

Ky është akti i parë i dramës më të fundit të Kombëtares shqiptare. Zhvillimet dramatike të saj qenë tejet të shpejta dhe konflikti u zhvillua menjëherë, brenda 40 minutash: nga minuta 9 te ajo e 42-të. Këtij akti nuk mundi t'i bënte ballë asnjë personazh i Kombëtares Shqiptare. Ngaqë përveç të tjerave, dramës iu mungonin jo pak por plot pesë personazhe të ëndrrës së Shkodrës: Tare, Lala, Beqiri, Rraklli e K. Duron! Dhe ndoshta ajo çka po shihej në skenën e ftohtë, thuajse me një dekor vetëm bardhezi të Tbilisit, nuk dukej të ishte më një konflikt. Ishte një lloj dorëzimi spektakolar përballë kushteve që i vinin përpara pa mëshirë personazhet kundërshtarë të Gjeorgjisë. Ndonëse Shqipëria kishte në stadium futbollistë profesionistë të Evropës, të cilët nuk ishte hera e parë që papritmas shndërroheshin në amatorë të Shqipërisë.

Nuk mund të harroj diçka që kam parë në mjedisin e Hotelit "Movenpick" të Gjenevës para ndeshjes me helvetikët. Një zhurmë dhe eufori e paparë, një lëvizje e marramendje, një mpleksje me tifozë, lojtarë, trajnerë, zyrtarë. Një zhurmë e panevojshme dhe shpengim tipik ballkanik. Në fund të hollit trajneri Briegel dhe ndihmësi i tij Roos të ulur, disi të vetmuar, disi të pafuqishëm. Kam ikur shpejt, i vetëm, dhe kam gjetur një restorant të qetë në një vilë çuditërisht modeste, por plot gjelbërim të rrethinave të Gjenevës. Skuadra vinte nga ndeshja e mrekullueshme e Irlandës. Që në fund të fundit, kishte qenë një humbje. Dhe shkonte tek ajo po aq e mrekullueshme e Zvicrës, që po ashtu kishte qenë një humbje.

Nga çka vinte ky mjedis i zhurmshëm para ndeshjes? Prej euforisë? Prej vetëkënaqësisë? Dhe mandej ndeshja e madhe e "Stade de Genéve". Dhe humbja thuajse e pamerituar. Prej fatit? Prej ligjit të më fortit?

Dhe prej këtej drejtpërsëdrejti te melodramat e Bullgarisë (0-2) dhe asaj të Maqedonisë (1-3) për të mbërritur te drama e pamëshirshme e Tbilisit.

Kurrsesi një profesionist nuk mund të sillet asisoji, siç u sollën me radhë në Tbilis protagonistët tonë, prej një Geri Çipi e deri te një Ervin Skela e Alban Bushi. Dhe 3-0 prej Gjeorgjisë, e cila në renditjen e FIFA-s zë vendin e 91-të, pra 2 shkallë më poshtë se Shqipëria! Kjo është drama mbi rezultatin e së cilës më fort se asgjë, më duket se qëndron shkërmoqja e Kombëtares, mungesa e reagimit, në mos gabofsha, deri edhe "indiferentizmi" ndaj një detyre që papritmas të duket se nuk është e jotja.

Ky qe akti i parë i dramës më të fundit shqiptare të Kombëtares së futbollit, që e çoi ate menjëherë në vendin e fundit në Grupin 10 të EURO 2004, ndonëse deri në orën 20.00 të mbrëmjes së Tbilisit, të paktën teorikisht, ende ishte pretendente për vendin e dytë në grup, arritje që do të mund ta çonte deri në Play - off, ndonëse kishte zhvilluar ndeshje të shkëlqyera, ndonëse Portugalia e fuqishme e kishte thirrur për një ndeshje miqësore, ndonëse kjo ishte skuadra kombëtare më e fortë në barazpeshën e saj tekniko-fiziko-taktike, që Shqipëria kishte patur ndonjëherë.

Ishte Shqipëria e parë, e cila në ndeshjet kualifikuese të një Evropiani e Botërori u drejtua nga dy trajnerë të huaj që vinin nga shkollat më të përparuara evropiane, siç janë ajo italiane dhe gjermane. Dhe që përfundon me dramën e këtyre dy akteve të funndit që japin verdikte të pamëshirshme. Dhe pyetjet që vërshojnë:

- Pse nuk desh të luante Shqipëria në Gjeorgji?

- A e shkatërruam ne Briegelin e Gjermanisë apo na shkatërroi ne Briegeli i Gjermanisë?

- Mos e kanë fajin paratë?

- Kur humb 5 herë rresht, çfarë ka?

- Çka na e prishi më fort këte Kombëtare të bukur që patëm?

- A do ta kemi përsëri?

Dhe... "Lufta për vendin e fundit?"

Shumë konkluzione do të mund të nxirren vetëm pas ndeshjes së nesërme, pasi të marrim vesh nëse do të jemi të fundit apo të parafundit, nëse do të zhvillojmë një ndeshje spektakolare apo drama me aktin e saj të dytë do të jetë po aq e pamëshirshme edhe mbrenda në Tiranë.

Dhe vetëm mandej do të mund të flasim plotësisht qartë, do të mund të konkludojmë se përse në ndeshjen me Gjeorgjinë nuk patëm pesë titullarë të famshëm të ndeshjes me Rusinë, mungesa e të cilëve doemos që ka qenë vendimtare: Lala, Beqiri, Duro, Tare dhe Rraklli! Futbolli gjithmonë është i varur prej të imtave të tij. Dhe e them plot forcë konkluzionin e parë teknik: mungesa e këtyre pesë titullarëve qe përcaktuese, jo thjesht në humbjen dramatike me Gjeorgjinë, por mbi të gjitha, në vetë shkërmoqjen e ëndrrës së pranverës së Shkodrës. Shqipëria është shumë e vogël për të rezistuar edhe me mungesa kësisoji. Dhe pesë titullarët e sensacionit me Rusinë, nuk munguan papritmas, por mospraninë e tyre e sollën sa rastësitë po aq dhe miqësoret që gjithmonë e shkatërrojnë Shqipërinë, duke ia humbur përherë bashkësinë e mendimit dhe qëndrueshmërinë e 11-shit titullar para ndeshjeve të mëdha kualifikuese.

Mënjanimi i Shqipërisë nga ëndrra e një kualifikimi të mundshëm evropian, u realizua thuajse identik me ate të 20 vjetëve më parë nga mbrëmja vrasëse e Athinës. Kësaj here qe mbrëmja shkatërruese e Tblisit të Gjeorgjisë. Atëbotë, teksa kam qenë i pranishëm në Stadiumin Olimpik të Athinës, gjej me këte të Tbilisit - ku nuk isha, por që e pashë në një transmetim tejet amator në TV - shumë gjëra të përbashkëta: eufori, amatorizëm dhe për çudi pak mendjemadhësi, mandej frikë dhe pasiguri e gati indiferencë së bashku. Madje qysh nga minuta e parë e deri në fund. Dy ngjarjet nuk më ngjasojnë vetëm në një dukuri: ata të vitit 1985, ishin amatorët profesionistë të Tiranës, ndërsa këta të 2003-shit janë profesionistët amatorë të Evropës, të cilët interpretuan më keq se amatorët e Tiranës. Në aktin e parë të dramës së tyre ata nuk qenë personazhe, por figurantë.

Nuk e marrim më mend se çka do të jetë akti i dytë i dramës së tyre që luhet nesër mbrëma në Tiranë. Vetëm mbasi të marrim vesh përfundimet, zhvillimet apo verdiktet e tij, do të mund të gjykojmë më në imtësi për gjithçka.

Tash për tash vetëm për një gjë jemi të sigurt: për shuarjen e ëndrrës së një mbrëmjeje të pranverës, asaj të 29 marsit 2003, vepra e fundit që na la presidenti i paharrueshëm Myftar Çela i Vllaznisë, njeriu që e thirri Kombëtaren e Shqipërisë për të triumfuar mbi një prej më të mëdhenjve të Evropës, Rusisë së dy kontinenteve...

'TEMA'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO

Andrea Marko duket të ketë rënë në gjurmët e njeriut-gol

Andrea Marko duket të ketë rënë në gjurmët e njeriut-gol për skuadrën e tij. Tregolëshi që Sokol Ishka ka realizuar në premierën e tij blu, kundër Apolonisë të shtunën, ka bërë që tekniku Marko ta shohë atë si një alternativë më shumë për sulmin. Tekniku dinamovit vazhdon të jetë optimist për skuadrën e tij, duke u shprehur se është në formë të shkëlqyer dhe mjaft kompetitive.
Sokol Ishka lëshon sfidën për një fanellë titullari tek skuadra e Dinamos. Futbollisti kryeqytetas, që vetëm një javë më parë është
bindur për të qenë pjesë e skuadrës së Dinamos ka lënë të hapur sfidën me tregolëshin e shënuar në miqësoren me Apoloninë.
Me një vend titullari të bësuar nga tekniku Marko, që takimin me inferiorët fierakë e ka shfrytëzuar për të eksperimentuar, Ishka është munduar të tregojë vlerat e tija më të mira, duke arritur të jetë protagonist përgjatë gjithë taimit, madje duke e plotësuar aktivizimin e tij me tre golat e realizuar në këtë miqësore.
Ishka nuk është ndier aspak entuziast për të komentuar prezantimin e tij të parë blu, ndërsa nuk i ka fshehur elozhet tekniku Marko, që me veten e tij e ka prauar se ka rënë në gjurmët e njeriut-gol, të cilin ka kohë që e kërkon.
“Ishka është një futbollist i nevojshëm për Dinamon, ai ka shprehur qartë ambicjen e tij për një vend titullari në formacion dhe për këtë mua më vjen mirë, se konkurenca mund të sjellë edhe cilësinë në lojën e skuadrës sonë”, - është shprehur Marko.
Në miqësoren e së shtunës që ka plotësuar edhe programin e javës për blutë, Marko u ka lënë më shumë hapësira futbollistëve më pak të aktivizuar në ndeshjet zyrtare, ndërsa ka eksperimentuar edhe mjaft vendosje të reja të skuadrës në fushë të cilat kanë rezultuar fituese.
Pas një ndërprerje dyjavore në formacion për shkak dëmtimi është rikthyer korçari Dhëmbi, si edhe afrikani Kaseke, që tanimë ka siguruar të gjithë dokumetacionin e nevojshëm për të qenë kontigjent i Dinamos. I vetmi që nuk është aktivizuar nga formacioni i parë ka qenë fieraku Poçi, për një dëmtim që ka marrë një javë më parë në Peqin.
Dinamo fiton pastër me modestët e Apolonisë në një miqësore testuese, e Marko duket i kënaqur me skuadrën duke u shprehur se të gjithë janë në formë të shkëlqyer dhe tashmë skuadra është bërë mjaft kompetitive. Duke filluar që nga ora 16.30 e pasdites së sotme, për blutë fillojnë përgatitjet për sfidën e vështirë të javës së tretë me Vllazninë.

'TeleSport'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Kuqeblutë nën ritmin torturues të trajnerit të ri Dervish Haxhiosmanoviç

Kuqeblutë nën ritmin torturues të trajnerit të ri Dervish Haxhiosmanoviç. Pas humbjeve të pësuara në të gjitha ndeshjet zyrtare të këtij edicioni, malazezi ka konstatuar një gjëndje fizike aspak të kënashme të futbollistëve, element të cilin ka kërkuar të përmisojë nëpërmjet seancave të shumta dhe rraskapitëse gjatë javës që kaloi.
Futbollistët të pamësuar me një ngarkesë të tillë ndihen tejet të lodhur, gjë të cilin e pranon edhe vetë malazezi. (futbollistët
janë të lodhur. Seancat stërvitore që kemi zhvilluar kanë qenë të shumta dhe me ngarkesa të larta. Të gjitha këto me synimin për të rritur parametrat fizikë të gjithsecilit, të cilat ishin në nivele shumë të ulëta.
Nuk pretendoj të realizojmë mrekullin deri në sfidën e së shtunës, por besoj se gjëndja e skuadrës do të jetë më e mirë)
Përmisimi i lojës dhe i kondicionit të përgjithsëm të skuadrës nuk pritet të realizohet vetëm nëpërmjet seancave të tilla stërvitore, por nje element shumë i rëndësishëm do të jetë edhe merkato, për të cilën janë shumë të interesuar të gjitha hallkat e klubit shkodran, ndonëse trajneri Haxhiosmanoviç shprehet se një detyrë e tillë i përket në mënyrë eksplicite presidencës së kuqebluve.
Merkato është një element shumë i rëndësishëm për ne në këtë moment, por për një çështje të tillë po mendojnë drejtuesit e skuadrës. Unë si teknik ndjej se skuadra ka nevojë për përforcime, sidomos në repartin e mbrojtjes, në të cilin momentalisht aktivizohen futbollistë të rinj dhe pa përvojë. Gjithsesi cilatdo qofshin zgjidhjet që do të ndërmerren, unë besoj se kemi shumë kohë në dispozicion për të korrigjuar këtë situatë, pasi sezoni sapo ka filluar)
Prova më e mirë e përgatitjeve të bëra dhe ndryshimeve të pritshme tek kuqeblutë do të jetë sfida e së shtunës në kryeqytet kundër Dinamos
Futbollistët e Vllaznisë nën ritmin torturues të trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç. Humbjet e pësuara në të gjitha ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, kanë patur si shkak gjëndjen jo të mirë fizike të skuadrës. Pauza e kampionatit po shfrytëzohet për të përmisuar këtë gjëndje, por në të njëjtën kohë edhe për të afruar futbollistë të tjerë.

'TeleSport'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA

Gjermani thekson se rezultati i sotëm nuk ndikon në vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, që mund të vendoset vetëm në fillim të tetorit

Brigel: "Maksimumin për të treguar kush jemi!"

Trajneri i Kombëtares u bën thirrje lojtarëve që të mos tërhiqen tani, në ndeshjen e “nderit”

Altin Manallari

“Gjeorgjia është një skuadër luftarake, që i ka të gjitha mundësitë për të vazhduar më tej në këtë kompeticion, ata do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Po ta shikosh me kujdes ekipin gjeorgjian, ka në gjirin e saj futbollistë që luajnë në skuadra të nivelit të lartë evropian, por në se ne japim maksimumin atëherë do të shikojmë në fushë një tjetër skuadër”,- është shprehur 24 orë para ndeshjes trajneri i kombëtaresh shqiptare Hans Peter Brigel, i cili ka pranuar se kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të dobët në Tbilisi, ku u ndëshkuan nga gabime shumë të rënda të mbrojtjes, ndërkohë që gjithashtu ka theksuar se do të ketë ndryshime në formacionin bazë. Po ashtu ai ka shmangur çdo pyetje në lidhje me të ardhmen e tij në krye të stolit kuqezi, pasi sipas tij, gjithçka do të diskutohet vetëm në ditët e para të tetorit, pikërisht në kohën kur skadon dhe kontrata e tij. Trajneri ka bërë të ditur se rezultati nuk do të ndikojë në vendimin përfundimtar të qëndrimit apo jo në Shqipëri, por edhe se pas ndeshjes do të zhvillojë një analizë të 6 ndeshjeve që ka zhvilluar në postin e trajnerit të kombëtares kuqezi.


Si e shikon Brigeli humbjen e të shtunës?
"Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Gjeorgji, kam kontaktuar me futbollistet dhe iu kërkova atyre ta harrojnë këtë ndeshje dhe sidomos pjesën e parë të saj, por edhe pjesën e dytë pasi nuk kishim ndonjë rast për të shënuar. Pasi pamë me vemendje edhe kasetën e ndeshjes, konstatuam se golat janë pësuar për gabime individuale shumë të rënda të futbollistëve tanë”.

A mendoni se në këtë ndeshje do të kemi një paraqitje ndryshe sot?
“Nëse ne kemi mësuar nga këto gabime dhe nëse futbollistët tanë do të japin gjithçka që ata kanë mundësi, atëherë unë kam mendimin se këtë herë do të shohim në fushë krejtësisht një skuadër tjetër dhe cilido të jetë rezultati, unë do të jap edhe mendimin tim për ata futbollistë që kanë dhënë rendimentin e duhur gjatë aktivitetit në ekipin kombëtar, ku nuk do të përjashtoj edhe veten time nga ky vlerësim".

Sa i shqetësuar ndihet Brigel nga kritikat e shtypit pas humbjes me Gjerogjinë?
“Unë kam bërë përpjekje që të jem gjithmonë i hapur me gazetarët dhe këtë qëndrim do të kem dhe për të ardhmen. Eshtë shumë normale që kur humb kombëtarja, padyshim që kritikat do të bien më shumë mbi trajnerin. Pas humbjes kritikat ishin gjëra që priteshin.

A do të ketë ndryshime në 11-she në krahasim me ndeshjen e të shtunës?
"Patjetër që sot, në krahasim me ndeshjen që bëmë në Gjeorgji, do të bëjmë disa ndryshime në formacion që t'u japim mundësi edhe futbollistëve të tjerë që të përfaqësojne Kombëtaren shqiptare".

Mungon Skela. A keni menduar se cili do të jetë zëvendësuesi i tij?
“Akoma nuk është vendosur përfundimisht, por unë mendoj se do të jetë një lojtar i ri. Nuk dua të diskutoj tani për emra konkretë”.


Sa rëndësi ka rezultati i ndeshjes për të ardhmen tuaj?
“Pas ndeshjes do të zhvilloj edhe një analizë të përgjithshme të gjashtë ndeshjeve që janë zhvilluar për eleminatoret e Euro 2004, ku do të dalin të gjitha të mirat dhe gabimet tona. Rezultai i ndeshjes nuk do të luajë ndonjë rol për të ardhmen time, pasi për të vlen një mendim i imi, që do të diskutohet dhe me presidentin e FSHF-së. Kontrata ime mbaron në fillim të tetorit, kemi dhe ndeshjen miqësore që do të zhvillojmë në Portugali, por unë do të vij përsëri në Shqipëri para kësaj ndeshjeje për të zhvilluar tratativat me drejtuesit e FSHF-së, ku dhe do të vendoset përfundimisht për të ardhmen time”.

Skuadra ka zhvilluar ndeshje të mira dhe të këqia. A besoni se kjo skuadër do të ketë të ardhme?
“Mendoj se në të ardhmen nuk do të jetë shumë e thjeshtë për Shqipërinë, sepse disa futbollistë që janë në fund të karrierës së tyre nuk është e thjeshtë për t’i zëvendësuar”.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

SHQIPERI - Gjeorgji 3-1
HASI 51'--- Archil Arveladze 62'
TARE 53'
BUSHI 80'
Shqiperia fiton ndeshjen e fundit ne grup 3-1 kunder Gjeorgjise duke perfunduar me nje perfaqesim modest dhe me shprese per nje vend te parafundit ne grup.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Kuqezinjtë” rikthyen vetëbesimin

Pas humbjeve të pësuara nga Bullgaria e Maqedonia (në miqësore) dhe Gjeorgjia në Tbilisi (në kuadër të eliminatoreve), kombëtarja shqiptare sikur humbi vetëbesimin dhe shumë ekspertë të futbollit shqiptar vlerësuan se ajo është rikthyer në identitetin e vjetër, atë të humbjeve. Megjithatë në ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin evropian-2004, të zhvilluar sonte në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, futbollistët e kombëtares shqiptare arritën që ta kthejnë vetëbesimin e humbur që nga dështimi ndaj Bullgarisë, duke ngadhënjyer me rezultat 3:1 ndaj gjeorgjianëve, të cilët vetëm katër ditë më herët na shpartalluan në Tbilisi.

Ndonëse sa i përket lojës as Brigeli, por as tifozët nuk mund të ndihen fortë të kënaqur, sidomos me pjesëlojën e parë, prap se prap rezultati i arritur është i kënaqshëm dhe jep shpresë se kjo kombëtare mund të arrijë rezultate më të mëdha. Përveç fitores së realizuar, e cila e ngrit kombëtaren në vendin e katërt në grupin e 10-të, futbollistët e kombëtares rikthyen krenarinë dhe moralin edhe tek tifozët “kuqezinj”. Pjesëloja e parë ishte zhgënjyese nga të dyja palët, ku madje përgjatë 45 minutave nuk u shënua asnjë rast i volitshëm para njërës, apo portës tjetër. Por gjithçka ndryshe filloi në pjesëlojën e dytë, ku përkundër shiut të rrufeshëm “kuqezinjtë” ia dolën që ta hapin lojën dhe ta tundin rrjetën e gjerogjianëve. Ishte futbollisti kosovar Besnik Hasi, ai, i cili u përkujdes për gëzimin e parë të tifozëve në tribuna. Vetëm dy minuta më vonë pas një aksioni të shkëlqyeshëm të Rrakllit dhe Tares, ky i fundit pasi iu shmang edhe portierit Lomaja, e dërgoi topin në rrjetë, 2:0. Pas realizimit të kësaj epërsie “kuqezinjtë” vazhduan të sulmojnë në drejtim të portës gjeorgjiane me dëshirë që t’i hakmerren mysafirëve për humbjen e së shtunës, por si pasojë e moskujdesisë në mbrojtje pësuan një gol në minutën e 62-të, nga Shota Averladze. Megjithatë të gjitha dilemat rreth skuadrës fituese në këtë ndeshje i zgjodhi, Alban Bushi, i cili në minutën e 79-të, pasi u shërbye nga Blendi Shkëmbi nga mesi i fushës, doli i vetëm me portierin gjeorgjian dhe pas përpjekjes së dytë arriti ta dërgojë topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje, 3:1. Ndonëse trajneri gjerman, Hans Peter Birgel ka pohuar se rezultati i kësaj ndeshje nuk do të ndikojë në rinovimin e kontratës, por gjithçka do të vendoset pas ndeshjes miqësore të 11 tetorit, kundër Portugalisë, shpresojmë se eksperti gjerman do të mbetet në bankinën kuqezi edhe në të ardhmen.


Shqipëri 3
Gjeorgji 1
Stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë
Shikues: mbi 15.000
Gjyqtarë: Marjan Mirçea (Rumani)
*censored*tonë i kuq: Aleksandër Rekviashvili
Golashënues: Hasi (50’), Tare (52’) dhe Bushi (79’)
Shqipëria: Strakosha, Beqiri, Çipi, Cana (Muka), Hasi, Murati (Haxhi), Shkëmbi, Tare, Rraklli (Bushi), Alijaj dhe Duro
Gjeorgjia: Lomaja, Mishvilli, Kemoklizde, Vizdava, Krishkviella (Rekviashvilli), Kobiakshvilli, Memsazde, Ashvetia, Jashvilli, Jamarauli dhe Alveradze

Autor: Blerim HALIMI [www.futbolli.com]
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Të kuqtë, pas një dekade të plotë, e kanë nisur mbarë sezonin dhe premtojnë rikthimin e titullit
Partizani në kërkim të lavdisë së humbur

Nëse kalon nga klubi "Partizani" dhe shikon njerëz që qëndrojnë aty përreth, të shkon menjëherë ndër mend se ata janë tifozët e ekipit legjendar, ndër më fanatikët dhe më të zjarrtit e Shqipërisë. Një urdhër i presidentit Xhani, pas elimiminit nga Kupa Intertoto, i ka lënë jashtë dyerve të klubit fansët e shumtë, që vijnë pothuajse çdo ditë për të parë sadopak ekipin e tyre të zemrës. I rrethuar me mure të larta nga të katër anët, në kompleksin sportiv "Partizani" nuk ka asnjë mundësi për të parë stërvitjen e ekipit, me përjashtim të tarracave të disa ndërtesave përreth, ku më ultrasit i zënë vendet disa minuta para stërvitjes. Megjithëse "të persekutuar" në një mënyrë të tillë, tifozët nuk mërziten asnjëherë, përkundrazi, i shtojnë radhët dita-ditës.

Spahiu: Suksesi arrihet me disiplinë
Blendi Nallbani, idhulli i tifozëve të Partizanit, i rikthyer para pak kohësh, ka marrë shiritin e kapitenit dhe udhëheq në stërvitje grupin e lojtarëve të shumtë që drejtohen nga dyshja Spahiu-Gjebrea. Drejtuesit e ekipit, ndryshe nga sezoni i kaluar, kur nuk bëhej fare seanca e paradites, po i kushtojnë rëndësi më të madhe stërvitjes. Lojtarët, në orën 8.00 të mëngjesit, janë të gjithë në ambientet e klubit për të filluar seancën e parë stërvitore. Shpeshherë, të kuqtë paraditen e kalojnë nga Kodrat e Liqenit Artificial, ku zhvillojnë një seancë stërvitore pak më shumë se një orë. "Shumë lojtarë kanë probleme fizike, prandaj nuk kemi ndër mend që në pjesën e dytë t'i zëvendësojmë për shkak se nuk i përballojnë dot 90 minutat e lojës," - shprehet trajneri Spahiu për një pjesë të futbollistëve që kanë shfaqur gjatë dy ndeshjeve të fundit dobësi fizike në pjesën e dytë të lojës. Sipas trajnerit, në dy javët e para të kampionatit, përderisa ekipi ka pasur probleme të karakterit fizik, po bëhet një luftë e madhe për ta minimizuar sadopak këtë dobësi, madje për ta zhdukur sa më shpejt, sidomos te lojtarët titullarë që nuk e kanë bërë fazën përgatitore. Kuptohet se drejtuesit e kuq e kanë të qartë se Partizani nuk e ka kaluar ende "provën e zjarrit" dhe ndoshta prova e parë do të jetë këtë të shtunë në Durrës, ndaj Teutës vendëse.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Partizani, gati të kthejë lavdinë e humbur
Kështu, nën drejtimin e trajnerit Ilir Spahiu, ekipi kryeqytetas ka nisur aventurën e fundit, duke shpalosur edhe dy objektivat kryesore: fitimin e titullit dhe të Kupës së Shqipërisë.
Në dy javë, dy fitore, pesë gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar. Ky është bilanci i të kuqve në këtë fillim kampionati, të cilët kërkojnë të realizojnë ëndrrën e tyre, që u mungon prej një dekade të tërë, por që është shumë për një skuadër, e cila është mësuar të fitojë. Partizani, ekipi-legjendë i futbollit shqiptar, e ka fituar titullin e fundit plot dhjetë vjet më parë (sezoni '93-'94). Pas dështimit në dy kampionatet e fundit, atëherë kur nuk pritej, presidenti Xhani arriti të zgjidhë qesen dhe të sjellë "nën armë" disa nga lojtarët më të dalluar të kampionatit tonë. Bylykbashi, Imeraj dhe "i fundmi i mohikanëve", Bejzade, duke futur edhe të rikthyerit Abilio e Rosha, si dhe Beharin me kapitenin Nallbani, e bëjnë me të drejtë Partizanin një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion. Pra, me pak fjalë, është formuar një skuadër, e cila kërkon të kthejë nderin e humbur prej shumë kohësh.
Aranit MURAÇI 'TeleSport'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Pollozhani firmos për 1 sezon me të kuqtë
Futbollisti i ardhur nga Dinamoja gjatë merkatos së verës ka firmosur dje kontratën me të kuqtë e kryeqytetit, duke u hapur drita jeshile për t'u aktivizuar me të kuqët e kryeqytetit. Sipas futbollistit në fjalë, Partizani nuk ka ndonjë ndryshim në krahasim me Dinamon, pasi të dyja ekipet, për sa i përket anës disiplinore dhe synimeve, janë pak a shumë të barabarta. "Dje, përfundimisht, pranova që të luaj me ekipin e Partizanit, pasi nënshkrova edhe kontratën për sezonin në vijim. Jam i gatshëm të luaj që në ndeshjen e radhës kundër Teutës. Sipas kushteve të kontratës, do të fitoj 1 milion lekë të vjetra, nëse aktivizohem gjatë kampionatit," - shprehet lojtari i ri i të kuqve, Pollozhani. Ndërkohë, drejtori Thaka shprehet se lojtari në fjalë është federuar dhe nuk ka asnjë problem për të luajtur me Partizanin.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BESA :

Mesfushori 23-vjeçar beson se Besa do të ketë fizionominë e saj në ndeshjet e ardhshme
Kollçaku: Besa, tani me fytyrë tjetër
Ramiz Kollçaku, mesfushori 23-vjeçar kavajas, mendon se me përforcimet e ardhura Besa do të marrë fizionominë e saj të vërtetë. Ai çmon se në dy takimet e para kavajasit, edhe për shkak të përbërjes tepër të re, nuk mundën dot të paraqesin vlerat e tyre. Një shans më shumë për ndryshimin e Besës, përveç blerjeve të fundit, përbën edhe ardhja në drejtimin teknik të trajnerit Faruk Sejdini, që me përvojën e tij do të bëjë të mundur ngjitjen e Besës. Ja sesi e analizon ai Besën në dy javët e para dhe të ardhmen e saj.

- Dy ndeshje dhe vetëm një pikë, mbi të gjitha një lojë jobindëse...
- Nuk duhet të alarmohemi. Në futboll, çfarë gatuan do të marrësh. Besa, në dy takimet e para, si në Tiranë ndaj Dinamos, ashtu edhe në Durrës ndaj Elbasanit, kishte një përbërje shumë të re. Disa nga futbollistët luanin për herë të parë në formacion në kategorinë e parë dhe mungesa e përvojës, emocionet e ngarkesat psikologjike bënë të tyren. Ne shfaqëm dobësi në të gjitha repartet.
- Çfarë ka ndryshuar te Besa javën e fundit, që ju bën të besoni se ekipi do të ndryshojë fytyrë?
- Së pari, në ekip janë afruar lojtarë me eksperiencë, gjë që Besa e kishte të domosdoshme. Lojtarë të tillë, si Romanishin, Kuli dhe Sheta, ndikojnë fuqishëm në lojën e ekipit. Jo vetëm kaq, por edhe ne të tjerët jemi stërvitur fort gjatë këtyre ditëve, për të kapur formën e kërkuar. Faktor tjetër pozitiv në përmirësimin e gjendjes është kthimi i besimit te lojtarë të tillë, me dëshirë dhe përvojë, si Fosa, Xhani, Ypi, që deri dje ishin lënë padrejtësisht në tribunë nga ish-trajneri Zalla. Neve na mbetet tashmë vetëm të harmonizojmë lojën e ekipit.
- Deri ku do të arrijë kjo Besë, tashmë e Sejdinit, sipas jush?
- Po e përsëris, me blerjet e fundi priten dhe dy të tjera shumë shpejt, sidomos me ardhjen e Faruk Sejdinit, ne do ta ndryshojmë krejt fizionominë e lojës. Asgjë nuk na mungon të jemi kundërshtarë të denjë për këdo. Të më falni, por mos prisni menjëherë që ndaj Tiranës të bëjmë "hatanë". Do të duhen të paktën dy javë të tjera që "Xhaxhi" të vendosë autoritetin e vet. Kampionati është i gjatë dhe unë besoj se me përforcimet e fundit, në stol e fushë, edhe ambiciet për vende më të larta në renditje do të bëhen realitet. Ju premtoj se në turin dytë të kupës dhe ndaj Flamurtarit, në javën e 4-t, do të shihni një Besë që s'do t'ju zhgënjejë, përkundrazi do të tërheqim pas vetes dyfishin e tifozëve në stadium.
 
Top