Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Këqyrje historike – Edicioni 3

Këqyrje historike – Edicioni 3
Trajneri më rezultativ i Kombëtares në Kampionatet Botërore dhe Evropiane
* Edhe pas dy humbjeve me Irlandën dhe Zvicrën -Briegel mbetet gjithnjë më i suksesëshmi!

Nga BESNIK DIZDARI

Eshtë edicioni i tretë i “Këqyrjes historike” të “Futbollit Shqiptar-Magazine” (Shih “FSH-Magazine Nr. 114, 6 dhjetor 2002 dhe Nr. 118, 11 prill 2003). Dhe përsëri Briegel mbetet më i suksësëshmi, pra edhe pas humbjes me Irlandën dhe Zvicrën. Kjo nga që ai është i pari në 1 tregues (Golaverazhi më i mirë: 1. Hans Peter BRIEGEL 6-6), por është i dyti në 4 tregues të tjerë. Dhe kjo ia rrit pikëzimin.
Renditja jonë siç dihet del duke marrë në konsideratë 8 tregues statistikorë, objektivë, dhe vetëm një tregues subjektiv, ate të “ndeshjeve të rralla” që patjetër e kanë brënda edhe pozitiven e rezultatit, pra që të mos kenë qenë humbje.
Për secilin bëhet renditje nga 1 deri te 13, sepse kaq janë trajnerët që e kanë drejtuar Shqipërinë në Kampionatet Evropiane dhe Botërore deri tani. Në fund mblidhen pikët, duke konsideruar pikë numrin e renditjes së tyre në secilën prej 8 renditjeve. Kështu që, trajneri më rezultativ është ai që ka shifrën më të vogël përmbledhëse në renditjen përfundimtare të 8 treguesve. Dhe përfundimet e Edicionit 3 të Këqyrjes sonë historike ruajnë gjithnjë Brigelin si më I suksesëshmi trajner I Shqipërisë për ndeshjet e KE dhe KB
Renditjet tani për Edcionin 3 kanë këto pamje:
I.Mezatarja e renditjeve në turnetë kualifikues
1. Zyber KONÇI 3.00 (2 – 3 – 4)
2. Loro Boriçi 3.66 (3 – 4 – 4)
3. Myslym ALLA 4.00 (3 – 4 – 4)
Ilia SHUKE 4.00 (4)
Shyqyri RRELI 4.00 (5 – 4 – 3 – 4)
Agron SULAJ 4.00 (4 – 5 - 3)
7. Medin ZHEGA 5.00 (5)
Sulejman DEMOLLARI 5 (5)
9. Astrit HAFIZI 5.50 (5 – 6)
10.Bejkush BIRÇE 6.00 (5 – 7)
Neptun BAJKO 6.00 (5 – 7)
* (Shifrat në kllapa tregojnë vëndet që ka zënë Shqipëria në përfundim të ndeshjeve në grup. Ato mblidhen dhe pjestohen për sa turne e ka drejtuar Kombëtaren trajneri në fjalë. P.SH.: Konçi. Nën drejtimin e tij Shqipëria është renditur një herë e 2-ta, një herë e 3-ta dhe një herë e 4-ta, çfarë duke i mbledhur dhe duke i pjestuar për 3 del mesatarja 3 e renditjeve nën drejtimin e tij. Kur trajnerët zëvëndësohen gjatë zhvillimit të turneut, për secilin që ka qenë në krye të Kombëtares qoftë edhe 1 ndeshje të vetme, merret në konsideratë renditja përfundimtare. P.SH. Dossena, i cili e drejtoi Kombëtaren në vetëm 2 ndeshje dhe Briegeli mungojnë këtu sepse duhet pritur përfundimi i të gjitha ndeshjeve në grup për të dalë renditja përfundimtare që do t’iu jipet edhe atyre).
II. Ndeshjet e rralla
1. Loro BORIÇI 3 (1965 Shqipëria – Irlanda e Veriut 1-1, 1967 Shqipëria – RFGJ 0-0, 1971 Shqipëria – Turqia 3-0)
2. Shyqyri RRELI 2 (1984 Polonia – Shqipëpria 2-2, Shqipëria – Belgjika 2-0)
Neptun BAJKO 2 (1995 Moldavia – Shqipëria 2-3, Shqipëria – Bullgaria 1-1)
Astrit HAFIZI 2 (1997 Shqipëria – Irlanda e Veriut 1-0, 1998 Norvegjia – Shqipëria 2-2)
Hans Peter BRIEGEL 2 (2003 Shqipëria – Rusia 3-1, Shqipëria – Irlanda 0-0)
6. Medin ZHEGA 1 (2000 Shqipëria – Greqia 2-0).
7. Z.Konçi, M.Alla, I.Shuke, A.Sulaj, S.Demollari, B.Birçe, G.Dossena (nuk kanë asnjë ndeshje të rrallë).
* (Trajnerët e tjerë renditen në vendin e 7-të, sepse nuk kanë asnjë ndeshje të rrallë. Pra në renditje rëndohen me 7 pikë secili.)
III. Përqindja e suksesit për të gjitha ndeshjet
1. Ilia SHUKE 50.00 %
2. Han Peter BRIEGEL 37.51 %
3. Neptun BAJKO 27.27 %
4. Giuseppe DOSSENA 25.00 %
5. Astrit HAFIZI 23.68 %
6. Zyber KONÇI 20.00 %
7. Bejkush BIRÇE 17.64 %
8 Medin ZHEGA 16.66 %
9. Loro BORIÇI 14.70 %
10. Shyqyri RRELI 13.15 %
11.Agron SULAJ 5.55 %
12.Myslym ALLA 0.00 %
Sulejman DEMOLLARI 0.00 %`
IV. Mezatarja e pikëve për ndeshje
1. Ilia SHUKE 1.00 pikë
2. Hans Peter BRIEGEL 0.75 pikë
3. Neptun BAJKO 0.54 pikë
4. Giuseppe DOSSENA 0.50 pikë
5. Astrit HAFIZI 0.47 pikë
6. Zyber KONÇI 0.40 pikë
7. Bejkush BIRÇE 0.35 pikë
8. Medin ZHEGA 0.33 pikë
9. Loro BORIÇI 0.29 pikë
10. Shyqyri RRELI 0.26 pikë
11.Agron SULAJ 0.11 pikë
12.Myslym ALLA 0.00 pikë
Sulejman DEMOLLARI 0.00 pikë
* (Për qëllim kushtesh të barabarta është marrë sistemi 2 pikë për fitoren, 1 pikë për barazimin).
V. Numri i fitoreve të arritura
1. Zyber KONÇI 2 fitore
Bejkush BIRÇE 2 fitore
Neptun BAJKO 2 fitore
Astrit HAFIZI 2 fitore
5. Loro BORIÇI 1 fitore
Ilia SHUKE 1 fitore
Shyqyri RRELI 1 fitore
Medin ZHEGA 1 fitore
Hans Peter BRIEGEL 1 fitore
10. Myslym Alla 0 fitore
Agron SULAJ 0 fitore
Sulejman DEMOLLARI 0 fitore
Giuseppe DOSSENA 0 fitore
VI. Golaverazhi më i mirë
1. Hans Peter BRIEGEL 6-6
2. Ilia SHUKE 2-4
3. Giuseppe DOSSENA 2-5
4. Sulejman DEMOLLARI 0-4
5. Medin ZHEGA 5-10
6. Myslym ALLA 1-8
7. Neptun BAJKO 10-19
8. Zyber KONÇI 5-19
9. Astrit HAFIZI 15-31
10.Agron SULAJ 3-28
Shyqyri RRELI 12-37
12.Bejkush BIRÇE 8-37
13.Loro BORIÇI 7-41
*(Eshtë marrë në konsideratë diferenca e golave të shënuar me ato të pësuar).
VII.Përqindja e fitoreve
1. Ilia SHUKE 50.00 %
2. Hans Peter BRIEGEL 25 %
3. Zyber KONÇI 20.00 %
4. Neptun BAJKO 18.00 %
5. Medin ZHEGA 16.66 %
6. Bejkush BIRÇE 11.76 %
7. Astrit HAFIZI 10.52 %
8. Loro BORIÇI 5.88 %
9. Shyqyri RRELI 5.26 %
10.Myslym ALLA 0.00 %
Agron SULAJ 0.00 %
Sulejman DEMOLLARI 0.00 %
Giuseppe DOSSENA 0.00 %
VIII. Rezistenca si trajner
1. Shyqyri RRELI 19 ndeshje
Astrit HAFIZI 19 ndeshje
3. Loro BORIÇI 17 ndeshje
Bejkush BIRÇE 17 ndeshje
5. Neptun BAJKO 11 ndeshje
6. Zyber KONÇI 10 ndeshje
7. Agron SULAJ 9 ndeshje
8. Medin ZHEGA 6 ndeshje
9. Hans Peter BRIEGEL 4 ndeshje
10. Myslym ALLA 3 ndeshje
11.Ilia SHUKE 2 ndeshje
Sulejman DEMOLLARI 2 ndeshje
Giuseppe DOSSENA 2 ndeshje
Renditja e përkohëshme e 8 treguesve të “Trajnerit më rezultativ”:

1. Hans Peter BRIEGEL 23
2. Ilia SHUKE 31
3. Neptun BAJKO 35
4. Zyber KONÇI 38
5. Astrit HAFIZI 39
6. Giuseppe DOSSENA 49
7. Loro BORIÇI 50
8.Shyqyri RRELI 50
9. Medin ZHEGA 52
10.Bejkush BIRÇE 53
11.Agron SULAJ 69
12.Myslym ALLA 70
13.Sulejman DEMOLLARI 73

Marrë nga “Futbolli Shqiptar – MAGAZINE” Nr. 121-122, 6 gusht 2003
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Pas humbjes në Maqedoni Tare, Çipi, Strakosha e Bushi deklarojnë

Thane pas humbjes në Maqedoni.

Brigel: “Kemi zhvilluar ndeshjen më të dobët. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj formën mjaft të dobët sportive të lojtarëve në këtë ndeshje. Të gjithë, mezi lëviznin në fushën e lojës. Por, në futboll nuk duhet të luash mirë me ekipet e mëdha dhe dobët me ekipet e vogla. Në fakt, që ditën e parë të grumbullimit këtu në Maqedoni, konstatova se pjesa më e madhe e futbollistëve ishin larg formës së tyre të zakonshme. Të gjitha ekipet duhet të vlerësohen njësoj. U mundova të bëj mjaft zëvendësime për të përmirësuar diçka, por të gjithë futbollistët që kisha në dispozicion kishin qenë në një ditë të keqe. Për gjithë këtë histori jo të këndshme, dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve shqiptarë, të cilët, jam i sigurt se kanë pritur më shumë nga ne në këtë miqësore. Duhet të ndryshohemi gati rrënjësisht për ndeshjen me Gjeorgjinë, përndryshe do ta pësojmë si sot, që të kënaqim sportëdashësit shqiptar”.

Çipi: “U ndëshkova në momentin kur ekipi kishte nevojë për një fitore. Mora karton të kuq, sepse u nevrikosa me arbitërat, të cilët gjatë gjithë lojës na kanë ndëshkuar”.

Tare: “Të gjitha repartet si sulmi, mbrojtja dhe mesfusha duhet të jenë njësoj. Futemi në fushë për të fituar dhe për të humbur njëkohësisht. Kishte ndryshim të madh midis dy skuadrave. Maqedonasit luajtën shumë mirë, ndërsa ne luajtëm shumë dobët. Në dy ndeshjet për eliminatoret e Euro 2004, kundra Gjeorgjisë do të bëj çdo gjë që të lë mbresa të mira te publiku shqiptar. Pas dy ndeshjeve me gjeorgjinë do të vendos që do të qëndroj apo jo përsëri me Kombëtaren”.

Strakosha: “Nuk mund të flas për gabime teknike, kur ato më tepër u bënë nga ana psikologjike. Vërtet u nervozuam, mirëpo, në qoftë se je profesionist, nuk duhet ta bësh këtë. Kështu, ne ngelëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Çipit. Gjykimi ndikoj negativisht në rezultatin përfundimtar, por duhet ngelur gjakftohtë edhe nuk duhet të ngacmohesh nga referimi i keq”.

Bushi: “Eshtë ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar, që kur ka ardhur Brigeli në Kombëtare”.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Vllaznia, telashet nuk kane te sosur
Edhe dje, klubi shkodran nuk ka konkluduar dot, per zgjidhjen e problemeve te tij. Problemi me i madh per te gjithe eshte se, dy dite me vone, do te startoje Kampionati Kombetar i futbollit. Nje nga skuadrat me te njohura shqiptare, si Vllaznia, e te gjitha koherave, kercenohet nga nje ikje e pafund lojtaresh dhe nga ana tjeter rrezikon shume

SHKODER-Edhe dje, Vllaznia, nuk ka mundur qe te zgjidhe punet e saj. Asambleja eshte shtyre perseri, ndersa hemoragjia e lojtareve e ka bere ekipin fare anemik. Por, ndersa kembana eshte duke rene per Vllaznine, njerezit e saj duken te ngeshem ne vendimet e tyre. Nderkohe, qe ka deshtuar ashtu si dy dite me pare edhe dje ,mbledhja e asamblese se klubit te futbollit te Vllaznise se Shkodres, pasi nje pjese e biznesmeneve kane patur verejtje teknike per menyren e menaxhimit te klubit.

Per kete mbledhje vazhdon qe te kete nje interesim te madh, jo vetem nga sportedashesit shkodrane, qe presin me padurim zgjidhjen perfundimtare te problemeve qe e shqetesojne klubin. Sekretari i klubit, Agim Medja, dy dite me pare ka deklaruar se mbledhja nuk ka deshtuar, por pati disa mosmarreveshje mes biznesmeneve per menyren e menaxhimit te klubit. Nderkohe, pas mbledhjes se dy diteve me pare, prefekti Gjergj Liqejza ka mbledhur te gjithe grupin e biznesmeneve shkodrane, qe kane marre persiper drejtimin e ekipit, ku kane diskutuar gjate per zgjidhjen e disa problemeve te vogla teknike te drejtimit te Vllaznise. Gjate takimit eshte folur shume per asamblene, ku do te zgjidhen organet drejtuese te klubit dhe zgjidhen problemet e tjera te klubit.

KORRIERI
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

FSHF: Ju rrefejme Kampionatin e 65-te

Drejtuesit e larte te Federates se Futbollit shqiptar dhe presidenti Duka do te prezantojne sot sezonin e ri futbollistik 2003-2004. Ajo do te behet prezente perpara klubeve, specialisteve dhe gazetareve ne sallen e konferencave te Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa"

Kampionati Kombetar i 65-te do te shpalose platformen e tij, ne nje prezantim, ku drejtues te tij dhe presidenti Armando Duka do te flasin perpara gazetareve, specialisteve dhe perfaqesuesve te klubeve te ndryshme. Ky takim do te zhvillohet sot, ne mjediset e Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa", citohen burime te Federates shqiptare te futbollit. Sezoni i ri futbollistik 2003-2004 do te kete nje skeme tjeter dhe ai do te zhvillohet me me shume ndeshje sesa nje vit me pare. Pikerisht per avantazhet e tij do te flasin edhe drejtuesit e Feederates, kur vetem nje dite me vone do te startoje kampioni i 65-te kombetar i futbollit.

Presidenti i FSHF-se, Armand Duka, do te flase per sezonin e ri futbollistik, qe nis neser (23 Gusht) me ndeshjet e javes se pare te kampionatit te 65-te kombetar te futbollit, grupi A1. Ai do te sqaroje dhe per masat tekniko-organizative, qe jane marre nga FSHF-ja dhe klubet per mbarevajtjen e tij, te rejat qe do te vijne ne kampionat etj.

Kete vit skuadrat do te luajne nga kater here midis tyre dhe ajo qe eshte quajtur pozitive eshte se edhe skuadrat e mira do te ndeshen me shpesh me njera-tjetren. Kjo do te thote qe te kete me shume te ardhura nga ndeshjet dhe nga ana tjeter, qe skuadrat t'i masin me mire fuqite e tyre. 10 skudrat e mbetura te kategorise se pare, duhet qe te tregojne se pervec se kane merite qe jane ne Kategorine e pare, por edhe te justifikojne, ate qe pritet nga publiku. Por, e pare thjesht, nga loja dhe impjenimi i tyre do te varet shume edhe shikuesi, qe do te zbrese ne stadium. Ardhja e tij ne stadium do te beje qe ekipet te kene me shume leke ne arkat e tyre te varfera dhe per rrjedhoje edhe me shume mundesi financiare. Nga ekipet do te kerkohet qe te luajne me paster dhe me me shume Fair Play dhe nga ana tjeter, fushat te kthehen ne vende ku luhet dhe jo ne vende ku luftohet. Nga ana e saj, federata, me kete skeme te re, do te tregoje dhe sa me gjendje do te jete qe ta perballoje Kampionatin e 65-te me aksesoret e tij. Asaj i duhet qe te tregoje nese ka bere kthese me gjyqtaret, por nga ana tjeter edhe me disiplinen e klubeve. Handikape, qe nje vit me pare, jane kthyer gati ne gangrene, per nje kampionat qe ishte gati rakitik.

Nga ana tjeter,nuk duhet harruar se ky kampionat po fillon edhe me nje krize te madhe te disa ekipeve te njohura. Mbi te gjitha Vllaznise te madhe, qe pas presidentit eshte duke humbur perdite edhe fizionomine e saj. Po ashtu Flamurtari ka problemet tij dhe keshtu me rradhe ekipet e tjera, qe kane problemet e tyre te brendshme.

Ajo qe te gjithe do te donin me kete rast eshte se te gjitha problemet mund te jene te kalueshme dhe Federata do te tregoje se ka force per te perballuar, nje kampionat te veshtire, por qe do t'i jape nje fizionomi tjetetr futbollit kombetar. Te pakten, deri tani, skuadrat, qe kane perfaqesuar Shqiperine nuk kane treguar asgje.

Marre nga gazeta KORRIERI.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Hitaj: "Klubet ne veshtiresi financiare"

TIRANE- Gjendja e veshtire financiare e disa klubeve te futbollit e ben te veshtire fillimin e sezonit te ri te kampionatit 2003-2004. Nje gje te tille e pohoi per ATSH, shefi i Sektorit te Garave ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF), Hito Hitaj, i cili theksoi se, "shume skuadra kane veshtiresi financiare, pasi fillimi i sezonit kerkon shume shpenzime, qe mund te jene te paperballueshme nga ana e klubeve". Hitaj tha se, "perballe faktit qe disa klube kane veshtiresi per plotesimin e kushteve per fillimin sa me normal te kampionatit, ne do te presim edhe diten e fundit te federimeve, ku skuadrat duhet te kene perfunduar planifikimin e futbollisteve per sezonin e ri". Sipas tij, ajo skuader qe nuk i ploteson kushtet, do te zbrese ne kategorine e dyte, per t'i lene vendin nje skuadre tjeter, e cila eshte ne gjendje qe ta perballoje kampionatin.

Korrieri.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sulmuesi i Vllaznisë, shumë i përfolur për repartin ofensiv
Një mesfushor e një sulmues, objek merkatoje të Dinamos

Klubi i Dinamos vazhdon të jetë në merkato. Si duket trajneri i saj, Andrea Marko, akoma nuk ndihet i sigurt me kontigjentin që ka në pozicion. Sikurse është mësuar dje, blutë kanë vënë në lëvizje menaxherët e merkatos për të gjetur përforcime të tjera për skuadrën, që ka si obpjektiv fitimim e dy trofeve të kampionatit shqiptar të futbollit, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Objekt dëshirash për blutë janë një mesfushor organizator dhe një sulmues që të garantojë një pjesë të golave që do të ndihmonin dinamon në realizimin e qëllimeve të saj në sezonin që pritet të vazhdojë. Mes njerëzve më të përfolur në orët e fundit ka qenë emri i Vioresin Sinanit, i cili ka mundësi të lërë Vllazninë. Sikurse bëjnë të ditur burime brenda kampit blu, njerëzit e presidentit Mihal Delijorgji janë takuar me sulmuesin shkodran në ditët e fundit dhe kanë diskutuar për kamilin e tij të mundshëm në radhët e Dinamos. Por deri tani nuk ka asgjë zyrtare. Gjithsesi, trajneri Andrea Marko është shprehur i kënaqur në lidhje me formën e futbollistëve të tij. “Lojtarët janë në formë të mirë. Besoj se do të arrijmë të realizojmë synimet tona në këtë sezon, megjithëse kam kërkuar dhe dy përforcime të tjera: një mesfushor dhe një sulmues. Nëse do të kompletohet ekipi dhe me këto dy blerje atëherë do të jemi të sigurt në rrugën tonë ambicioze”.

Shekulli.
 

marko

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] Cer je tu thu mer Marko...
Paske Partizonsa ne shpi..........
AAAAAAAAA!!!!!!!!!!
Me mu jan llafet jane shkurt fare, s'ka gili vili fare o ja ktheva gocen mrapsh.... /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
le te nrej zonin no nji po ja majti... :smash: [/qb]
E s'kom ci boj Ximo.
Plakun e kom pas fil, po im vlla ene un jena me Tironen.
Sa per Vjerrin, s'kom ci boj, se e kom ne Kanada

Leje se me kishte nis i shoku im i shall te Tirones, am aka bo shpritin mol ma ka bo, ene tashi do me niste i flamur, se bluzen ma nisen pri Tirone.
Vetem se ktu ku jom un ka nja 10 shqiptar gjithsej, ene kur desha me e bo targen TIRONA, e kishte mor i cun nga Shallvaret, ka pa kshu ti?
10 gjithsej, targa e zonme.
Me e vu 17 Nentori s'ma ma. se me morin per terrorrist grek
Tashi qe s'ka mo ushtri e presion, po i shofim ne Partizonat e Dinamot, megjithese ne i kena pas ardh hakut dhe kur merrshin lojtaret me te mire te SHqiperise, prap i rrifshim, me ata qe i kishim rrit vete.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Agron Çela presidenti i ri i Vllaznisë

Me një mbledhje të zgjeruar të grupit të biznesmenëve shkodranë, duket se i është dhënë fund krizës financiare të Vllaznisë. Në praninë edhe të kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Ormir Rusi, prefektit Leqejza, sekretarit të klubit Vllaznia, Agim Medja janë zgjedhur organet drejtuese të klubit. Pas diskutimesh të gjata është vendosur me mirëkuptim që president i klubit të futbollit Vllaznia të jetë Agron Cela, pronar i argjendarisë “Xhenis”, ndërsa zëvendës presidentë Xhevdet Amuli dhe Valter Fusha. Kanë qenë disa takime radhazi të biznesmenëve shkodranë,të cilët kanë mbërritur në finalizimin e një dite më parë. Duke arritur një mirëkuptim maksimal, ata synojnë që të mbajnë në këmbë sërish Vllazninë, madje në nivelet më të mira të përfaqsimit të saj. Grupi i aksionerëve shkodranë, krahas përfaquesve të lartë të pushtetit local ka pasur gjithnjë pjesmarrës në bisedime edhe një përfaqsi të futbollistëve shkodranë së bashku me teknikun Zhega.
Në deklaratat e tyre pjestarët e grupit të biznesmenëve shkodranë theksojnë se me vendimet që ata kanë marrë ,janë përpjekur që të mos bien pre e spekullimeve të shtypit të ditëve të fundit,duke dashur që Vllaznia të mos jetë pjesë e fushatës elektorale,duke mënjanuar kështu edhe prefektin Leqejza nga posti i presidentit. Sipas marrëveshjes drejtimi i kësaj presidence do të jetë në fuqi deri në 1 janar 2004,më pas do të jetë e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të reja.

Kampionati i 65-të

Flasin drejtuesit e Tiranës, Lushnjës, Partizanit, Dinamos, Besës e Elbasanit

Kampionati i 65-të i Futbollit fillon sot pasdite me një eufori të madhe nga të gjitha skuadrat. Këtë vit, ai fillon me shumë ndryshime.

Skuadrat do të luajnë 4 faza, ndërkohë që vjet ato luanin vetëm 2. Sivjet të gjitha skuadrat fillojnë me një synim të madh për të mos rënë në A2, dhe për të qenë në 6 skuadrat më të mira.

10 ekipet që do të marrin pjesë janë: Tirana, Lushnja, Partizani, Vllaznia, Dinamo, Besa, Teuta, Flamurtari, Elbasani dhe Shkumbini. Takimi Lushnja-Tirana do të luhet në Berat për arsyje se stadiumi i Lushnjës është duke u rikonstruktuar.
Gjashtë prej drejtuesve të ekipeve të mësipërm kanë thënë për gazetën Panorama, synimet e tyre përsa i përket kampionatit të ri që nis sot.

Trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça: “Këtë vit, objektivat tona janë për të fituar Kampionatin dhe Kupën së bashku, ashtu siç kemi qenë çdo vit. Ndërsa për sa i përket ndeshjes me Lushnjën, ai u shpreh: “Eshtë një ndeshje e vështirë dhe duke parë faktin që luhet jashtë fushës tonë. Lushnja ka bërë disa blerje të mira dhe ka bërë një stërvitje të fortë”.

Shefi i klubit të Lushnjes, Agim Mone: “Këtë vit, objektivat tona janë që të zëmë një vend për të shkuar në Kupat e Evropës. Ndeshjen me Tiranën, e konsiderojmë si një ndeshje të vështirë, por ne do të hyjmë në fushë për të fituar dhe që ta nisim mbarë kampionatin me fitore”.

Presidenti i Partizanit, Berti Xhani: “Kampionati dhe Kupa janë objektivat tona për këtë fillimkampionati. Lidhur me ndeshjen e Vllazninë, do të luajmë për të fituar. Sepse Vllaznia është ekip që di të luaj mirë dhe të shfrytëzoj kundërshtarin kur është në gjendje të keqe”.

Trajneri i Dinamos, Andrea Marko: “Dinamo do të ngelet përsëri pretendent për titull. Të gjithë bateritë tona janë për fitore. Për sa i përket ndeshjes kundra Besës, të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë dhe mendojmë për fitore”.

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili: “Kavaja nuk duhet të llogarisë daljen nga kategoria. Objektivat tona për këtë vit janë 6 vendet e para. Ekipi ynë sivjet mund të hyj te një nga ekipet më të mirë fizikisht dhe ka një grup të rinj futbollistësh që janë të talentuar. Në ndeshjen kundra Dinamos nuk duhet të bëjmë si inferior, do të luajmë për fitore, por dhe barazimi s’do të ishte keq”.

Presidenti i Elbasanit, Refik Kumria: “Këtë vit objektivat tona janë që të qëndrojmë në 6 ekipet më të mira. Besoj do të luajmë mirë gjatë gjitha kampionatit dhe të realizojmë synimet tona. Për sa i përket ndeshjes me Vlorën do të hyjmë në fushë për të fituar. Vlora është një ekip i mirë dhe e kemi vlerësuar shumë”.


Java e parë

Teuta – Shkumbini
Dinamo – Besa
Partizani – Vllaznia
Elbasani – Flamurtari
Lushnja – Tirana


Kombëtarja çarter drejt Gjeorgjisë

Nga burime pranë Federatës u mësua se ekipi ynë kombëtar do të udhëtojë me një avion çartër drejt Gjeorgjisë, për të luajtur ndeshjen e radhës të vleshme për eleminatoret e Euro 2004. Ekipit tonë i është vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme, një akomodim i rehatshëm në një nga hotelet më të mirë të qytetit gjeorgjian të Tbilisit. Për këtë gjë , ka qënë në qytetin gjeorgjian një nga drejtuesit e federatës sonë të futbollit, Besnik Çela, i cili ka parë nga afër mjediset ku do të qëndrojë përfaqësuesja jonë.


Vata: Jam më patriot se Brigeli

Me gjithë kritikat e shumta, Fatmir Vata mund të ketë sukses. Ai nuk mund të ketë thënë atë qjë: “Që ai nuk është patriot”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka marrë vërejtjet në atdheun e Vatës, lidhur me deklaratën se Vata nuk mund t’i përgjigjej thirjes së Brigelit për në Kombëtare. Në njërën deklaratë të tijën, Vata ka thënë: “Jam shumë i zhgënjyer për atë që ka deklaruar trajneri i Kombëtares, por, unë e dua vendin tim dhe jam sigurisht shumë më patriot se Brigeli, dhe që unë nuk dua të luaj për vendin tim, unë nuk e kam thënë kurrë. Kur unë duhet të përgatitesha për dy ndeshjet që u luajtën, unë isha i dëmtuar dhe s’isha në gjendje ta ndihmoja. Për të përditshmen gjermane “Neue-Vestfatsche-Bielefeld”, Fatmir Vata ka thënë: ”Pas mospranimit në ekipin Kombëtar, Fatmir Vata është më shumë i përqëndruar në përgatitjen e ekipit të Bielefeldit, në të cilin ai luan momentalisht”.


Frankfurti kërkon një rival për Çipin

Entrakti i Frankfurtit nuk është i kënaqur me formën e mbrojtësve të saj pas tre ndeshjeve të para në Bundesligë. Klubi që fitoi të drejtën për të luajtur në kategorinë e parë gjermane, vetëm vitin e kaluar, dëshiron të blejë mbrojtësin e Kombëtares braziliane, Kris. Ky i fundit, sipas të përditshmes sportive “Kicker”, do të konkurrojë me mbrojtësin e Kombëtares tonë, Geri Çipi dhe kapitenin Keler për dy vende në qendër të mbrojtjes. Ekipi i Frankfurtit ka humbur thellë 3 ndeshjet e para në Bundesligë, ato kundra Bayer Leverkusenit, Bayern Minyhut dhe Hansa Rostokut, por mbrojtja ka qenë një nga repartet më të kritikuar. Çipi, nga ana e tij, ka shënuar dhe një autogol, ka shkaktuar dhe humbjen në ndeshjen kundra Leverkusenit. Të tre shqiptarët, që luajnë në këtë ekip, Skela, Dragusha dhe Çipi janë cilësuar nga revista “Kicker” si lojtarë pa shumë eksperiencë, pasi nuk kanë luajtur asnjëherë më parë në kampionatin gjerman. Ndërkohë në rezultatet e fundit të nxjerra nga kjo revistë, Çipi mori notën 5, së bashku më Skelën.

Gazeta Panorama

Agron Çela, presindeti i ri i Vllaznisë

SHKODER- Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i kampionatit, ekipi i Vllaznisë tashmë e ka gjetur presidentin e ri, i cili do ta mbështesë këtë ekip për sezonin e ri. "Duke parë situatën e rëndë në ekipin e Vllaznisë, thotë Çela, me një thirrje të prefektit Gjergj Liqejza për biznesmenët e Shkodrës, ne u mblodhëm në mënyrë urgjente dhe krijuam një pakt shumë të mirë dhe për të mirën e skuadrës dhe qytetit. Nga kjo mbledhje doli emri im për të drejtuar skuadrën. Besoj se është bërë një zgjidhje shumë e mirë, afatgjate për ekipin e Vllaznisë dhe shumë të garantuar për futbollistët e rinj që ka kjo skuadër". Por gjendja aktuale e kuqebluve nuk është shumë e mirë, pasi shumë nga futbollistët janë larguar dhe grupi aktual nuk është shumë në gjendje që të përballojë këtë kampionat të tejzgjatur me 36 javë. Por, presidenti i ri Agron Çela thotë se futbollistët aktual janë plotësisht në gjendje për të bërë një paraqitje dinjitoze. "Nesër (sot) rreth orës 12.00 do të bëjmë kontratat me sportistët dhe një pjesë e mirë e tyre është larguar, por megjithatë sipas të dhënave të klubit ende në skuadër ka futbollistë shumë të mirë, të cilët janë në gjendje të mirë fizike. Besojmë se me blerjet që do të bëjë do t'ia krijojmë mundësinë që Vllaznia të nisë që të jetë në treshen e parë të kampionatit", përfundon Çela.

Marre nga gazeta Tema

KFSHF-ja do t'i kërkojë organit të akuzës hetim për ndeshjet e UEFA-s
Duka: Dinamo dhe Vllaznia, në prokurori


Komiteti ekzekutiv i hap rrugën prokurorisë për të hetuar mbi Vllazninë dhe Dinamon, skuadra të cilat mendohet se i kanë shitur ndeshjet e Kupës UEFA. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka akuzuar dje haptazi dy klubet, Dinamo dhe Vllaznia, për shitjen e ndeshjeve të para të Kupës UEFA. Duka ka gjetur rastin ta bëjë publike këtë fakt, në konferencën për shtyp që FSHF-ja ka zhvilluar në prag të nisjes së Kampionatit të 65-të të Futbollit. Sipas Dukës, përfaqësimet e këtyre dy ekipeve në Kupën UEFA kanë qenë skandaloze, madje, shtypi vendas dhe i huaj i ka cilësuar si ndeshje të shitura nga skuadrat shqiptare, përkundrejt shumave të mëdha parash. Menjëherë Duka ka urdhëruar një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv, pikërisht për të shqyrtuar këtë çështje, e cila duket qartë se do të bëjë shumë zhurmë në ditët në vazhdim. Duka, në konferencën për shtyp, është shprehur se do të kërkojë edhe lejen e komitetit, që Prokuroria e Përgjithshme si dhe FSHF-ja të hapin hetime për këto dy ndeshje. Menjëherë komiteti është mbedhur dhe ka diskutuar për këtë ngjarje të rëndë, të bërë publike nga presidenti i FSHF-së. Pas një takimi disaorësh, komiteti ekzekutiv ka dalë me një vendim ekstrem, që duket se duhet të merret seriozisht nga dyja ekipet. "Siç e morët vesh edhe në konferencën për shtyp, presidenti Duka do t'i kërkonte komitetit që të miratonte hapjen e një hetimi nga ana e FSHF-së, por edhe nga ana e prokurorisë, për dy ekipet, Vllaznia dhe Dinamo. Pasi të gjithë anëtarët u njohën me kërkesën e presidentit Duka, vendosën që dy klubet do të hetohen me akuzën e shitjes të ndeshjeve evropiane. Juristi i FSHF-së është ngarkuar të hetojë për këtë çështje, duke mbledhur në rrugë private fakte që implikojnë skuadrat në fjalë. Por kjo çështje nuk do të lihet me kaq. Paralel me hetimin tonë, kemi vendosur të hapim edhe një padi penale për këto dy klube futbolli, të cilat aludohet se kanë shitur ndeshjet me Dandin dhe Lokerenin. Për këtë, do t'i drejtohemi edhe prokurorisë, që këtë rast ta hetojë më vete",- është shprehur në fund të takimit sekretari i përgjithshëm, Starova. "Sekretariatit i është lënë detyrë nga komiteti të hartojë një plan masash, të cilat do t'i paraqiten komitetit në mbledhjen e ardhshme, për këto dy ekipe",- ka vazhduar më tej ai. Sipas tij, çështja e shitjes të ndeshjeve nuk do të mbyllet këtu, pasi këtej e tutje, nëse do të ketë ndonjë rast në kampionatin shqiptar të futbollit, do të merren masa shumë të rënda disiplinore. Madje, për këto raste do të ketë edhe një grup të specializuar, që do të hetojë nga ana e FSHF-së.
Por, si ndodhi që presidenti Duka bëri një kërkesë të tillë, kaq ekstreme? Dy ekipet shqiptare, Dinamo dhe Vllaznia, në ndeshjet e para të kupës UEFA u mundën respektivisht 2-0 nga Dandi (Vllaznia) dhe 4-0 (Dinamo) nga Lokereni. Menjëherë pas ndeshjeve, duke parë edhe lojën e skuadrave shqiptare, shumë specialistë futbolli u treguan skeptikë për këto dy humbje. Skuadrat nuk shiheshin me sy në fushën e lojës dhe nuk ishte e mundur që dy ekipe, me të atillë elemente, të mposhteshin pa fjalë. Një ditë pas ndeshjes Vllaznia-Dandi, shtypi skocez dhe anglez hodhi dyshimet e para për një blerje të mundshme të ndeshjes nga Dandi. Ndërkohë, gazetarë të tjerë janë të sigurt se rezultatet e ndeshjeve ishin paravendosur nga drejtuesit e ekipeve, që mendohet se kanë luajtur shuma të mëdha parash për një humbje të skuadrave të tyre, çka do t'u sillte fitime të mëdha. Ajo që të bën më shumë të dyshosh lidhet me faktin se edhe bastexhinjtë anglezë, të njohur si specialistë të kësaj fushe, pa shkuar mirë mesdita, i kanë hequr ndeshjet nga kuotimet, pasi kishin parë një dyndje parash në këto dy ndeshje, të cilat ndoshta "vinin erë". Menjëherë, për pazarllëqe në dy ndeshjet, Vllaznia-Dandi dhe Dinamo-Lokeren, artikujt u publikuan edhe në Shqipëri dhe, pas disa ditësh, presidenti Duka, i cili ndoshta di diçka më shumë, merr lejen e komitetit ekzekutiv, që t'i kërkojë organit të akuzës të hetojë lidhur me këto ngjarje të rënda, të cilat prishin dukshëm imazhin e futbollit shqiptar.
Nga ana tjetër, në mbledhjen e komitetit ekzekutiv u miratua fillimi i fazës së dytë të projektit "Goal", në Kamëz, i cili përfshin disa shtesa brenda fazës fillestare. Po kështu, komiteti ekzekutiv miratoi dhe detajet e udhëtimit të kombëtareve në ndeshjet me Gjeorgjinë, më 6 shtator. Për këtë çështje i është lënë detyrë sekretariatit të sigurojë një "charter" të madh për të marrë të gjithë lojtarët në këtë transfertë të kuqezinjve. Ndërkohë, nuk është lënë pa u diskutuar edhe humbja e fundit e kuqezinjve me Maqedoninë, ku komiteti, edhe pse nuk doli me ndonjë vendim konkret, sipas informacioneve, e ka quajtur këtë disfatë shumë të turpshme. Në mbledhjen tjetër do të bëhet dhe caktimi i firmës fituese të tenderit ndërkombëtar, e cila do të shtrojë fushat në Shqipëri, në sinkron me projektin "Hart Trick".
Olsi Avdiaj Sporti shqiptar
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Durrsakët, përballë Shkumbinit edhe më të motivuar
Teuta, futbollistët ngrohin xhepat


Futbollistët e Teutës, të cilët, ashtu siç ishte parashikuar, kanë nënshkruar kontratat për sezonin e ri futbollistik, kanë marrë dje dhe këstin e parë të parave që u takon nga këto kontrata. Pas krijimit të kushteve ideale për stërvitje, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i ka krijuar të gjitha kushtet ekipit edhe nga ana financiare, duke e motivuar edhe më shumë skuadrën durrsake.
Sipas kapitenit të Teutës, Gentian Begeja: "Korrektësia që ka treguar në vazhdimësi stafi drejtues i Teutës, me zbatimin e kontratave, është një motiv më shumë dhe garanci në punën e skuadrës". Ndërkohë, krahas të drejtave që kanë futbollistët nga këto kontrata, sipas burimeve nga stafi i Teutës, kanë dhe detyrime, që janë të lidhura me rezultatet konkrete dhe paraqitjen e tyre në fushën e lojës. Nëse ekipi do të realizojë objektivat që i ka vënë vetes si në kampionat, ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë, përfitimet financiare të futbollistëve do të jenë më të mëdha. Në të kundërt, nëse nuk realizohen këto objektiva dhe vihen re shenja mosimpenjimi dhe tolerimi në ndeshje, do të ketë dhe sanksione materiale.
Kështu, Teuta, pasi ka zhvilluar një fazë përgatitore ideale dhe një seri takimesh miqësore pozitive, tashmë është e qetë dhe nga ana financiare. Me këtë anë psikologjike të favorshme, ekipi do të zbresë në fushën e stadiumit "Niko Dovana" për të kërkuar fitoren e parë me Shkumbinin, ku mbështetja e tifozëve durrsakë pritet që të jetë e pakursyer. Të vetmet mungesa te Teuta priten të jenë ato të Toshkollarit, të dëmtuar në kavilje dhe të Babamustës, i cili, pas operacionit të suksesshëm në Itali, ende nuk është i gatshëm të zbresë në fushën e lojës.
Llambi Kallço

Besa, firmosin Sheta dhe Romanishin
Miqësoret e zhvilluara nga ekipi kavajas, edhe pse shumica e tyre të mira, treguan se te Besa ka ende nevojë për lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Të trija repartet e skuadrës kanë nevojë, kjo e ka detyruar presidentin Bizhdili të operojë shpejt në merkato, edhe pse sot kampionati njeh startin e tij. Kështu, ditën e premte, në stërvitje për verdhezinjtë ka dalë edhe ish-mbrojtësi i Tiranës, Arjan Sheta. Mësohet se Sheta do të jetë lojtar i huazuar me afat 6-mujor te Besa, por presidenti kavajas deklaron se kontrata me të parashikon edhe një pikë, sipas së cilës, Besës i lind e drejta ta zgjasë këtë huazim edhe për një periudhë 1-vjeçare. Duke iu referuar gjithmonë presidentit, sot (dje), ai ka bërë të tijin edhe mesfushorin tashmë të njohur, ukrainasin Sergei Romanishin. Me këto dy përforcime loja e Besës pritet të ketë rritje të ndjeshme. Gjithsesi, reparti i sulmit mbetet "thembra e Akilit" dhe pritet që Edmond Kapllanit t'i bashkëngjitet edhe një sulmues tjetër në javët e ardhshme.
Feriz Ferizaj

Bizhdili jep këstet e para në dorë
Presidenti kavajas, Nexhat Bizhdili, ka ngrohur xhepat e të gjithë futbollistëve kavajas gjatë ditës së djeshme. Sapo ekipi ka mbaruar stërvitjen, presidenti kavajas i ka dhënë fund ankthit të futbollistëve, nëse do të merrnin këstet e para apo jo. Të pyetur për shumat e marra, futbollistët nuk pranuan të deklaronin, por nuk ngurruan të deklaronin hapur se ata deri dje nuk i kishin firmosur ende kontratat. Shkak për mosfirmosjen e tyre ka qenë moslikuidimi i shumës nga presidenti. Sapo shumat e premtuara kanë ngrohur xhepat, vetëm sot (dje), ata, një nga një, kanë firmosur të gjithë kontratat e reja. Siç mësohet, shumica e tyre kanë nënshkruar për një afat 1-vjeçar, me përjashtim të ish-tiranasit, Arjan Sheta (i ardhur dje tek Besa), i cili ka nënshkruar kontratë huazimi për 6 muaj, por me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit. Kështu, Besa bëhet ndër ekipet e para që arrin të shpërndajë këstet e para të parave, në këtë krizë financiare që ka mbërthyer klubet shqiptare. Eshtë për t'u theksuar se lojtarët e Besës, pra, plot 26 futbollistë, vetëm para 2 javësh kanë marrë edhe pagat mujore, që variojnë nga 15 mijë deri në 45 mijë lekë. U mbetet lojtarëve tanimë të justifikojnë me angazhimin në lojë, duke filluar nga sot, kujdesin e presidentit kavajas.
Feriz Ferizaj

Ish-portieri portokalli flet për ditët e para te skuadra peqinase
Kotorri: Shkumbini, zgjedhja e duhur
Ka ardhur te skuadra e Shkumbinit vetëm një javë përpara fillimit të kampionatit të ri. Elbasanasi i talentuar thotë se ka bërë realitet një dëshirë të kahershme të tij për të luajtur me skuadrën e Shkumbinit. Që në ditët e para të stërvitjes me skuadrën peqinase, ka fituar admirimin e tifozerisë vendëse. Kotorri gjithashtu ka mbetur i befasuar nga mjedisi i ngrohtë e dashamirës që ka gjetur në qytetin fqinj.
- Kotorri, pse e braktisët Elbasanin për Shkumbinin?
- Duke qenë lojtar profesionist, vazhdimisht kërkojmë më të mirën. Kësisoj, është e natyrshme që çdo futbollist, edhe këtu te ne, të lëvizë nga një ekip në tjetrin. Arsyet e ardhjes sime te Shkumbini kanë të bëjnë me mosplotësimin e kërkesave financiare nga drejtuesit e Elbasanit. Kjo jo vetëm për sezonin e ri që starton nesër (sot), por sepse, edhe sezonin e kaluar, moskorrektesa e tyre ka qenë e vazhdueshme. Pranova të vij te Shkumbini, duke kuptuar dashamirësinë e drejtuesve të kësaj skuadre, të cilët, vazhdimisht kanë qenë në kontakt me mua. Gjithashtu e pranoj që ky ekip m'i plotësoi të gjitha kërkesat financiare që kisha. Në këtë drejtim jam i kënaqur, sepse kam bërë zgjedhjen e duhur.
- Cilat janë përshtypjet tuaja të para për skuadrën e re?
- Përshtypjet janë të mira në të gjitha drejtimet. Dashamirësia dhe mikpritja e stafit teknik të Shkumbinit, por edhe ngrohtësia e publikut këtu më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time. Do të përpiqem shumë për ta justifikuar këtë besim.
- Sipas jush, a është i gatshëm Shkumbini për këtë kampionat?
- Në ekip kam gjetur futbollistë të të gjitha moshave; me emër, si Magani, Nexha, Merxha. Gjithashtu kam vënë re plot lojtarë të rinj, që, edhe pse nuk i njoh nga afër, i vlerësoj për përpjekjet që po bëjnë për të zënë një vend në formacion. Me këta futbollistë nuk mund të dalësh i humbur nga një garë e tillë, sikurse është kampionati.
- Ndeshjen-premierë të kampionatit të ri Shkumbini do ta luajë në Durrës. A i trembeni kundërshtarit?
- Jo, aspak. Në prag të kësaj ndeshjeje po provoj emocione të veçanta, sepse do të vesh për të parën herë fanellën e Shkumbinit. Përballë Teutës vendëse do të bëjmë gjithçka për t'u paraqitur sa më mirë. Rezultatin më mirë le t'ia lemë fushës së lojës, sepse përballë do të kemi një ekip mjaft të fortë dhe me pretendime.
Ali Hallulli

Kapiteni portokalli, optimist për sezonin e ri
Stojku: Ky kampionat do të flasë elbasançe
Elbasani do ta luajë takimin e parë për edicionin e ri futbollistik 2003-2004 këtë të shtunë, në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Përballë portokallinjve do të vihen kuqezinjtë e Flamurtarit të Vlorës. Kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, shprehet se sivjet kampionati kombëtar do të flasë elbasançe. Sulmuesi i shquar i portokallinjve thekson gjithashtu se ekipi i tij ka zhvilluar një periudhë përgatitore cilësore, frutet e së cilës do të merren në kampionat. I gjithë kontigjenti i futbollistëve të Elbasanit, sipas Stojkut, e ka marrë ngarkesën e duhur fizike, për ta përballuar kampionatin pa ndonjë sforcim të madh. "Në radhët e futbollistëve nuk ka të dëmtuar dhe thuajse të gjithë janë në formën më të mirë të mundshme. Elbasani futet në garë për të zënë një vend nderi. Pretendimet tona rrahin aty nga mesi i artë i tabelës. Synimi ynë është të qëndrojmë midis grupit të skuadrave të elitës në futbollin shqiptar. Në ndeshjen me Flamurarin, alternativa e vetme do të jetë fitorja, me një rezultat sa më bindës. E kemi vlerësuar seriozisht kundërshtarin, pavarësisht nga problemet që ky ekip ka pasur kohët e fundit. Për ne rëndësi ka të zhvillojmë një lojë të bukur dhe rezultative",- gjykon kapiteni Stojku. Në emër të ekipit, Stojku u premton sportdashësve se Elbasani sivjet jo vetëm që nuk do t'i zhgënjejë, por do të luftojë për t'u ngjitur drejt majave të klasifikimit. "Përbërja cilësore dhe përgatitja e mirë, e zhvilluar gjatë periudhës përgatitore, janë garanci për arritjen e suksesit",- ka përfunduar Stojku.
Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kampionët udhëtojnë sot drejt Beratit me idenë fikse
Tirana: Ndaj Lushnjës, njohim vetëm fitoren


Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit, çdo gjë është gati në kampin bardheblu, për sfidën e parë ndaj lushnjarëve. Trajneri Sulejman Mema pothuajse e ka konturuar në mendjen e tij 11-shen që do të zbresë sot në orën 17:00, në fushën asnjanëse të Beratit. Për Memën, synimi kryesor ndaj myzeqarëve do të jetë vetëm fitorja, pasi vetëm në këtë mënyrë ekipi i bën një nisje të mbarë edicionit 2003-2004. Në po këtë linjë janë edhe futbollistët, të cilët janë optimistë për marrjen e tri pikëve, pas fitores në finalen e Superkupës, ndaj Dinamos. Një prej lojtarëve, që pritet të japë një kontribut të madh në ballafaqimin e sotëm, është edhe vlonjati Devi Muka. I rikthyer nga kombëtarja kuqezi (luajti për afro 20 minuta), ndihet plotësisht në formë për të bërë të pamundurën që Tirana sot, në stadiumin "Tomorri", të dalë me një fitore. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", numri 10 i kampionëve shprehet se ekipi ku ai bën pjesë është favorit për ta fituar ndeshjen e sotme. "Ndaj lushnjarëve, për takimin e sotëm, njohim vetëm një rezultat. Jemi skuadra kampione në fuqi dhe, normalisht, e ndiejmë veten favoritë për të marrë tri pikët. Për ne kjo ndeshje, që ngre siparin e kampionatit, është cilësuar shumë e rëndësishme, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes",- thotë "labi". Ajo që duhet theksuar është fakti se stafi i Tiranës, duke përfshirë edhe lojtarët, e ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin, për vetë cilësinë e lojtarëve që ka në përbërje. Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit "lagunarët" ndihen edhe më të përgatitur, pasi kanë bërë një merkato me futbollistë me nivel, por edhe sepse në krye kanë një trajner të huaj. Nuk duhet harruar një fakt tjetër i rëndësishëm: në kampionatin e kaluar Lushnja ishte skuadra që i mori 4 pikë Tiranës, 20 herë kampione (1-1 në "Roza Haxhiu" dhe 2-1 në "Qemal Stafa"). Megjithatë, në kampin bardheblu nuk ekziston fryma e një lloj shpagimi për atë ç'ka ndodhur më parë. Tirana nga ndeshja e sotme kërkon thjesht tri pikët, për të pretenduar më pas shkëputjen drejt kreut të klasifikimit. Një nga lojtarët, që nga dita në ditë po krijon personalitetin e tij në skuadër, siç është i talentuari Ansi Agolli, beson se Tirana ka për t'i kënaqur ata tifozë që do të mbushin shkalllët e stadiumit. Të riut Agolli i është dhënë mundësia të aktivizohet dy herë si titullar në këtë sezon të ri dhe ka arritur ta shpërblejë më së miri besimin e trajnerit, me lojën dhe me 2 golat e tij identikë, ndaj GAK-ut dhe Dinamos. Për ballafaqimin e sotëm ai shpreson të luajë si titullar. "Ndeshja e sotme ndaj Lushnjës në fushë asnjanëse duhet fituar me çdo kusht. Nëse pretendojmë të arrijmë sukseset e vjetshme, duhet të mos humbasim asnjë takim në transfertë. I kemi të gjitha mundësitë që sot t'u dhurojmë tifozëve tanë gëzimin e parë të këtij kampionati të ri. Ndërsa, për veten time, shpresoj të jem në formacion ose, të paktën, të luaj për disa minuta",- deklaron Ansi Agolli. Në fund, një deklarim për gazetën ka dhënë edhe mesfushori i krahut të djathtë, Elvis Sina. Goli i shënuar në finalen e Superkupës e ka karikuar atë dhe tani ai ndjehet i kënaqur për atë se çfarë po i jep Tiranës, në më shumë se katër sezone. "Goli i shënuar për Superkupën ndaj bluve dinamovitë më ka dhënë emocion dhe kënaqësi. Kisha kohë që nuk shënoja, madje, që nga finalja e Superkupës ndaj Vllaznisë, tani ndihem i qetë dhe më shumë i karikuar për ndeshjet e kampionatit. Për sa i takon takimit me Lushnjen, mund të them se skuadra jonë, kudo që luan, ka vetëm një synim, atë të fitores. Kësisoj, as ndaj myzeqarëve nuk bëjmë përjashtim",- i ka dhënë fund deklarimeve Elvis Sina.
Aurel CELIBASHI

Bardheblutë, gati anti-Lushnja
Pas mëse një javë përgatitjesh, duket se dje skuadra e Tiranës i ka dhënë dorën e fundit formacionit anti-Lushnja, që do të zbresë sot në orën 17:00, në stadiumin "Tomorri". Të besuarit e teknikut Mema dje kanë zhvilluar seancën e tyre të fundit, në pragpërballjen ndaj myzeqarëve. Stafi i kampionëve dje kthehu sërish mendje, duke preferuar të mos nisej në drejtim të qytetit të Beratit. Pas shumë diskutimesh, ata ranë dakord që nisja drejt këtij qyteti të bëhet vetëm sot, në orën 09:00 të paradites. Mendohet që deri në orën e ndeshjes bardheblutë të pushojnë për disa çaste në hotel "Turizmi", ku dje ka kaluar natën ekipi lushnjar. Duke iu kthyer stërvitjes, dje, në orën 17:00, në fushën "Skënder Halili", tekniku Sulejman Mema ka praktikuar edhe skemat e fundit. Mendohet që formacioni të mos ketë shumë ndryshime në krahasim me finalen e Superkupës së javës së kaluar. Kësisoj, në portë pritet të rikthehet nigeriani Emanuel Egbo. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë: Dede, Dabulla, Pinari, Lici, Patushi, S.Bulku (Agolli), Sina, Muka, Halili dhe Fortuzi.
A.CELIBASHI

Mesfushori pohon se fitorja është alternativa e vetme ndaj Besës
Bakalli: Mezi presim të fitojmë
Blutë do të luajnë sot në stadiumin "Selman Stërmasi" ndeshjen e parë të kampionatit të ri, kur përballë do të kenë Besën e Kavajës. Pas dy paraqitjeve jo të mira të Dinamos me Lokerenin dhe Tiranën, sot pritet që ekipi, i drejtuar nga trajneri Marko, të tregojë se është me të vërtetë një pretendent për titull. Dinamoja pretendon t'i fitojë të dyja kompeticionet kombëtare: si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë. Kështu, sipas mefushorit të skuadrës, Ergert Bakalli, blutë mezi presin të zbresin në fushë, për të fituar ndaj kavajasve në takimin e sotëm. Lojtari pohon se Dinamoja është një pretendente për titullin kampion dhe këtë gjë ajo do ta vërtetojë sot ndaj Besës. Në një deklaratë për "Sportin shqiptar", futbollisti është shprehur:
"Ekipi është plotësisht gati për ndeshjen e parë të kampionatit të ri, në të cilin Dinamoja synon të fitojë titullin kampion. Për këtë duhet ta fillojmë mbarë, me një fitore të pastër sot ndaj Besës së Kavajës. Ne duhet të bëjmë një paraqitje krejtësisht ndryshe nga dy ndeshjet e javës së kaluar, me Lokerenin e Tiranën. Në takimin me Besën fitorja nuk mund të diskutohet, sepse ne tani jemi të përqendruar vetën te kampionati. Mezi presim të fitojmë për të larguar sa më shpejt atë mendim të keq, që u krijua për Dinamon pas dy ndeshjeve që kemi zhvilluar. Është një fitore që do të na shërbejë më shumë edhe për moralin. Ekipi është përgatitur jo vetëm për të marrë tripikëshin, por edhe për një lojë të bukur. Luajmë para tifozëve tanë dhe duam t'i kënaqim ata me lojë e rezultat. Besa është një kundërshtar serioz, që vjen me pretendime në këtë ndeshje, por Dinamoja nuk ka rrugë tjetër veç fitores. Jam i sigurt se Dinamoja do të jetë dominuese në këtë ndeshje".
Mesfushori do të luajë në një pozicion të ri në ndeshjen e sotme. Ndryshe nga viti i kaluar, kur Bakalli është aktivizuar në krahun e majtë të mesfushës ose mbrojtjes, tani ai do të luajë në rolin e shkatërruesit. Ky pozicion parapëlqehet më shumë edhe nga vetë futbollisti. Gjatë javës, Bakalli ka pasur një shqetësim të lehtë në kavilje, të cilin nuk e ndien më dhe sot ai do të jetë në lojë që nga minuta e parë.
"Kisha një dëmtim të lehtë në kavilje, por tani nuk ndiej më dhimbje dhe jam i gatshëm për të luajtur. Ndërsa, për sa i përket pozicionit, do të parapëlqeja atë të shkatërruesit, ashtu siç do të luaj në ndeshjen me Besën. Megjithatë, mund të luaj edhe në pozicione të tjera që kërkon trajneri, pasi për mua nuk ka asnjë problem. Mendoj se jam në formë dhe do të jap më të mirën nesër në "Selman Stërmasi". Me këto fjalë e ka mbyllur deklaratën e tij futbollisti dinamovit.
Fatjon RUPI

Blutë, mungojnë Dhëmbi e Deliallisi
Dinamoja ka bërë dje seancën e fundit stërvitore përpara takimit me Besën, i vlefshëm për javën e parë të Kampionatit të 65-të të Futbollit. Kjo seancë është zhvilluar paradite, ndërsa pasdite lojtarët janë lënë pushim nga stafi teknik. Për Dinamon në ndeshjen e sotme do të mungojë mesfushori Paulin Dhëmbi, i cili është lënë në pushim absolut, deri ditën e diel, nga mjeku i skuadrës, Asllan Kasa. Dëmtimi në tendinë i korçarit ka bërë që ai të mos jetë i disponueshëm për këtë ndeshje. Gjithashtu, do të mungojë edhe mesfushori tjetër, Erald Deliallisi, ndërsa të gjithë të tjerët janë të gatshëm për trajnerin Marko. Në takimin e sotëm Dinamoja do të luajë me skemën e saj të zakonshme 3-5-2. Në sulm do të luajnë Ziambo e Qorri, ndërsa në mbrojte, përkrah kapitenit Pisha, mund të luajnë dy lojtarët e ekipit Shpresa, Alikaj e Xhafa, të cilët do të zenë përkatësisht vendin e Gallos dhe Dervishit. Ahmataj do të luajë nga e majta e mesfushës, ndërsa Kaseke nuk mund të luajë sot për shkak të mangësive në dokumentacionin për federim. Nuk dihet se kush do ta zërë vendin e tij nga e djathta, ndërsa në qendër do të luajnë Bakalli, Poçi dhe Qosa.
F.R

Probleme federimi për Kaseken, Gjikën e Hoxhën
Tre futbollistët e Dinamos: Kaseke, Gjika dhe Hoxha mund të mos jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme me Besën, pasi nuk janë federuar dje, për shkak të dokumentacionit jo të plotë. Të tre këta lojtarë janë bashkuar me Dinamon gjatë merkatos së verës. Mesfushori Kaseke ka ardhur nga skuadra e Erzenit, portieri i dytë Gjika nga skuadra e Skënderbeut, ndërsa i riu Hoxha nga Flamurtari. Sot paradite do të ketë edhe një takim tjetër në FSHF, në lidhje me federimet e futbollistëve.
F.R 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Presidenti i FSHF-së "bekon" të 65-tin kombëtar të futbollit skuadra e tij
Duka: Mbarësi kampionatit të ri!

Në mjediset e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", dje, Federata Shqiptare e Futbollit ka çelur zyrtarisht sezonin e ri futbollistik 2003-2004, për grupin A1. Në prani të të gjithë drejtuesve të klubeve, medias dhe punonjësve të FSHF-së, presidenti i futbollit shqiptar, Armando Duka, u ka uruar skuadrave pjesëmarrëse në këtë aktivitet kombëtar sezon të mbarë. "Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni, e cila shënon zyrtarisht çeljen e Kampionatit të 65-të Futbollit. Ky kampionat është jubilar, prandaj jam i bindur se do të jetë shumë i mirë, pasi këtë herë kemi ndryshuar edhe skemën e zhvillimit të tij, me miratimin e vetë skuadrave. Probleme dhe vështirësi do të ketë, por kjo është e natyrshme në një garë të këtij lloji, sepse është hera e parë që eksperimentohet një sktrukturë me katër faza",- është shprehur Duka. Më tej, presidenti i FSHF-së ka renditur me radhë të gjitha arritjet e punës së federatës në prag të fillimit të sezonit të ri, duke shprehur edhe synimet përkatëse për periudhën në vazhdim. Sipas tij, përfundimi i projektit "Hart trick", që ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës do të jetë një nga arritjet kryesore të FSHF-së. "Madje, me ndihmën e UEFA-s po mendohet që të gjitha stadiumet e Shqipërisë të pajisen së shpejti me karrige plastike. FSHF-ja ka përmirësuar rregulloret e aktivitetit, ka bërë një seleksionim të gjyqtarëve, të cilët kanë qenë të përfolur gjatë sezoneve të kaluara, si dhe po mundohet të ndihmojë me sa mundet ekipet që marrin pjesë në aktivitete", - ka shtuar presidenti Duka.
Gjithashtu, numri 1 i futbollit shqiptar është shprehur se do t'i kërkojë qeverisë që për stadiumin "Qemal Stafa" të zbatohet ligji përkatës. "Sipas rregullit, 90 për qind të të ardhurave nga ndeshjet që luhen në këtë stadium duhet t'i marrin klubet pritëse, ndërsa pjesën që mbetet ta përfitojë stadiumi. Për sa i përket parandalimit të "dezertimit" të ndonjë skuadre nga gara, për shkak të krizave financiare, dua të sqaroj se FSHF-ja nuk ka ndonjë rregullore për t'u kërkuar klubeve garanci bankare. Gjithsesi, në rrugë të tjera do të përpiqemi që ngjarje si ato me Bylisin, në sezonin e kaluar, të mos përsëriten", - ka nënvizuar kreu i federatës. Në fund të fjalës së tij, Duka i ka paralajmëruar ekipet që nuk paguajnë detyrimet dhe gjobat në prag të sezonit të ri: "Nëse skuadrat nuk shlyejnë detyrimet financiare, sipas rregulloreve të FSHF-së, nuk do të lejohen të marrin pjesë në kampionat".
Olsi Avdiaj 'Sporti Shqiptar'
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

aman ku ke humb ti apo i shkru artikujt e sportit per here te dyte e s'ke kohe per gjana tjera
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Nese ndonjeri i di rezultatet e kampionatit tone Shqiptar mund ti shkruani ketu ju lutem.
Faleminderit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

JAVA E PARE E KAMPIONATIT KOMBETAR TE FUTBOLLIT (A1)
Rezultatet.

Partizani - Vllaznia 4 - 1
Teuta - Shkumbini 2 - 0
Dinamo - Besa 2 - 0
Elbasani - Flamurtari 2 - 1
Lushnja - Tirana 0 - 6

Renditja.

1.Tirana 3 pike
2.Partizani 3
3.Teuta 3
4.Dinamo 3
5.Elbasani 3
6.Flamurtari 0
7.Shkumbini 0
8.Besa 0
9.Vllaznia 0
10.Lushnja 0
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

JAVA 2
Me 30 gusht do te takohen

Partizani - Lushnja
Vllaznia - Teuta
Shkumbini - Dinamo
Besa - Elbasani
Flamurtari - Tirana
 

DFV

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio te falenderoj per rezultatet e ndeshjeve te kamjonatit shqiptar,te me besosh vuaj shume per ti gjetur ato,mbetem me shprese se do te na japesh informacione edhe ne javet e tjera,sigurisht brenda mundesive qe ke,te faleminderit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DFV
Sigurisht qe do i gjeni rezultatet e cdo jave ketu.
Faleminderit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Ilir Spahiu: “Jam i kënaqur për këtë fitore të parë të sezonit. Ia arritëm qëllimit, por duhet të kemi parasysh se fituam ndaj një Vllaznie që gjatë kësaj periudhe të fundit ka pasur shumë probleme”.

Vllaznia vuan akoma pasojat e krizës

Partizani shkatërron skuadrën shkodrane me rezultatin 4-1: Dopjetë e Abilios, shënojnë dhe Muzaka e Karioka

Altin Manallari
Vllaznia vazhdon të vuajë pasojat e krizës së gjatë që ka kaluar këtë verë që nga vrasja e presidentit Myftar Çela e deri në zgjedhjen e presidentit të ri, që akoma si duket nuk i ka qetësuar futbollistët. Të kuqtë e Partizanit kanë shkatërruar skuadrën shkodrane me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të tyre në kampionatin e 65-të kombëtar të futbollit. Ndeshja ka nisur e vrullshme nga të dyja palët dhe që në minutat e para u dhanë sinjalet në drejtim të portës për shumë gola. Faktikisht, ashtu ndodhi. Partizani, më i qartë në lojën e tij, vendos rregull në fushë dhe u jep shumë përparësi sulmeve nga krahët. Vllaznia zbriste në fushë pa Bejzaden, Ishkën, Devollin, Dibrën, Asllanin. Loja ka nisur e ndezur në të dy krahet. Por shumë shpejt Partizani ka treguar së është më kërkues dhe ka arritur të gjejë golin e avantazhit me anë të Abilios. Pothuajse pjesa e parë ka folur për të kuqtë, të cilët shënojnë edhe golin e dytë me anë të Muzakës, me penallti. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e vendasve dhe e dyta nis më e vrullshme për miqtë, të cilën nuk kishin çfarë të humbisnin dhe hidhen në sulm. Goli do të vinte nga i riu Salihi dhe praktikisht rezultati i ndeshjes u hap. Ndërkohë, djemtë e Zhegës hidhen të gjithë në sulm për golin e barazimit, por pësojnë të tretin nga Karioka. Këtu shpresat e kuqebluve humbasin përfundimisht dhe minutat në vazhdim do të flisnim për Partizanin. Goli i katërt dhe i fundit i ndeshjes do të vinte sërish nga Abilio, i cili debuton me një dygolësh pas rikthimit, duke u dhënë shpresa tifozëve të kuq se këtë sezon do të kemi një skuadër ndryshe. Për të kuqtë, kjo Vllazni nuk ka qenë “testi” i duhur. I këtij mendimi ka qenë dhe trajneri i Partizanit Ilir Spahia pas ndeshjes. “Jam i kënaqur për këtë fitore të parë të sezonit. Për mua qe një ndeshje debutim dhe duhej medoemos të merrja një rezultat pozitiv. Ia arritëm qëllimit, por duhet të kemi parasysh se fituam ndaj një Vllaznie që gjatë kësaj periudhe të fundit ka pasur shumë probleme. Pra Vllaznia nuk ishte prova e duhur për ne. Do të na duhet akoma dhe shumë punë për të pretenduar se kemi një skuadër të përgatitur për t’i bërë ballë çfarëdolloj të papriture që mund të rezervojë kampionatit”. Ndërkohë që trajneri Zhega ka lënë stadiumin menjëherë pas ndeshjes.

Fituesit e 64 kampionateve kombëtare
Skuadra Titujt

Tirana 20
Dinamo 16
Partizani 15
Vllaznia 9
Teuta 1
Flamurtari 1
Elbasani 1
Skënderbeu 1

Marre nga Gazeta 'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fitojnë dhe Dinamo, Elbasani dhe Teuta
Tirana shpartallon Lushnjën
goleadë bardheblu në Berat

Tirana shpartallon Lushnjën. Një goleadë e bardhebluve ka shqoëruar ndeshjet e luajtur mes këtyre dy skuadrave në stadiumin e Beratit. Ndërkohë që dhe Dinamoja ka arritur të fitojë 2-0 në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të ri, ku përballë ka pasur Besën e Kavajës. Ndonëse blutë kanë fituar pastër, sërish nuk kanë pasur ndonjë shkëlqim në lojën e tyre, duke lënë të nënkuptohet se vuanin psikologjikisht pas dy humbjeve të arritura një javën e kaluar. Dinamoja e kërkoi me ngulm golin që ka vonuar shumë. Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Marko hedh në fushë edhe Xhihanin, i cili zë vendin e Kalarit. Loja e Dinamos është e përqendruar te krosat nga krahët dhe sidomos nga e majta, ku Qorri ka qenë një pikë orientimi gjatë gjithë ndeshjes. Në minutën e 54-t të zhbllokon rezultatin Osmani, dhe goli i dytë mban firmën e Bakallit. Gjithashtu fitore të rëndësishme kanë arritur dhe Teuta e Elbasani, përkatësisht kundër Shkumbinit e Flamurtarit.

Marre nga 'Shekulli'
 
Top