Re: Kam problem me kompjuterin
Nëse nuk dëgjon më beep-et e fillimit duhet fillimisht të dyshosh, edhe të lutesh, që të jetë djegur transformatori-ushqyesi (power supply). Kot për sport, provo prizën e murit (duke futur dy gishta?) që të sigurohesh që ke rrymë atje.
Me një indikator provo nëse punon ushqyesi. Nëse po, provo me një voltmetër apo multimetër, nga ata të thjeshtët që shiten në tezga, nëse nga daljet e transformatorit (ato që ushqejnë motherboard-in dhe të tjera yçkla të kompjuterit) jepen voltazhet e pritur. Nëse po, atëherë duhet të dyshosh se motherboard-i të ka lënë shëndenë.
(Shit happens, siç tha njëri...)
Nëse jo, provo të ndërrosh ushqyesin me një tjetër, minimumi me po atë fuqi sa i djeguri, në mos edhe më të madhe.
Tërë këto prova vlejnë po të jetë se nuk dëgjon beep-et e fillimit.