Re: Kam problem me kompjuterin
Ka diçka që duhet ta sqarosh: ndryshimet që sheh vijnë nga ngarkesa e tepërt e dhënë për procesim apo nga dëmtimi i Windows-it?
Sepse, Gujack me të drejtë të rekomandon format dhe instalim të OS dhe gjithë programeve të tjerë nga e para, por kjo do ishte zgjidhja e fundit dhe nëse vërtet të është dëmtuar Windows. (Për Gujack kjo është e lehtë, dhe për mua, se nuk mbaj mend më se sa herë më është dashur ta bëj)
Por, meqë thua që duke mbyllur disa nga programet situata sikur ndryshon, atëherë mund të jetë jo dëmtim i Windows, por thjesht ngarkesa e çastit që e bën makinën të fillojë nazet. Që dmth, po qe se ti je në internet, njëkohësisht ke një program që po luan mp3, ke dhe tre a katër programe që monitorojnë kompjuterin tip Norton, doktor apo infermier, dhe papritur të vjen edhe frymëzimi ti futësh një seancë chat-i, ndërkohë që i ke dhënë urdhër makinës të zbresë versionin e fundit të një loje nga një ftp...këto janë pak si tepër për çdo kompjuter me karakteristika të rëndomta. Dhe zgjidhja e vetme do ishte të punosh çdo herë me programin e domosdoshëm, pa konsumuar kujtesë me foto për background e të tjera xhingla si këto.
Mund të sigurohesh që është kështu, me anën e Window Task Manager, (që duhet ta mbash mend prej herës së kaluar): nëse futesh tek menuja Performance do shohësh se sa % të CPU dhe kujtesës po shfrytëzohet në momentin që fillon të shfaqet problemi tënd. Po qe se këto janë në vlerat 100 %, kjo do të thotë që e ke ngarkuar makinën më tepër se ç'mund të ngrejë.
Nëse problemi të shfaqet pavarësisht se sa programe janë aktivë në një çast të dhënë, atëherë provo të instalosh Windows, por pa formatim, thjesht duke mbishkruar atë aktualin, pasi të kesh zbrazur ato që të duhen prej My Documents dhe desktop, sepse ndryshe do ti humbje. Nëse edhe pas kësaj, vazhdon po e njëjta gjë, atëherë formatimi mbase të shpëton.
Sikur ke dy HD tani apo jo? Instalo Windows tek i madhi dhe shpërngul tërë përmbajtjen e të voglit te ky. Po qe se do të vazhdosh me Windows.
Por mund të shohësh edhe mundësinë e braktisjes së Windows. Sapo kam instaluar Red Hat 7.2 dhe nuk duket keq.
Për dijeni, makina ime ka një procesor P4 1.5GHz, 768 MB RIMM (Rambus), 64 MB kujtesë video dhe po qe se jam duke parë (dëgjuar) një DVD dhe futem në Internet (dial-up i thjeshtë) dhe kam edhe CDEx duke punuar , e shoh DVD të fillojë numrat ose shfletimin të ngecë nga pak. Nëse makina jote është akoma më modeste se kjo timja, mos u çudit për mënyrën se si reagon ndaj ngarkesës së madhe.