Përshëndetje SmS !
Kërkoj ndjesë për vonesën, por të siguroj se kjo ka ardhur për faktin se koha fizike nuk na ka lejuar të lexojmë me kujdes ankesën Tuaj dhe jo për t’iu shmangur përgjegjësive që kemi. Përpos këtij fakti, bashkë e kemi diskutuar dhe në privat disa herë këtë çështje ndaj mendoja se ishte e ezauruar, por mesa duket keni ende paqartësi, madje mos replikimi ju bëri edhe me delirant, duke kaluar dhe në ofeza. Po i marr pikë për pikë që të qartësoj idetë definitivisht:
Gjithçka ka lindur nga një debat midis teje dhe operatorit Lucignolo, i cili, në gjykimin Tuaj ju ka ofenduar.
Nga logset që keni paraqitur shikohet që aopi Lucgnolo ju ka tërhequr vëmendjen duke ju cituar këto fjalë:
- O Xhaja fol shqip se na nxore çajin e mjesit...
dhe kundërpërgjigja Juaj e menjëhershme ka qënë i po të njëjtit nivel, madje duke mar dhe konotacion ofendues:
- Lucignolo të doli nga lart a nga poshtë ?
Kjo ka qënë zanafilla e gjithçkaje, e cila më pas precipitoi në ironi të ndërthurtë të ekzagjeruar midis njëri-tjetrit, të cilën nuk ja vlen as ta analizosh. Sjellja më tej e Aop-it, për hir të vërtetës nuk ka qënë fort korrekte, por mos të harrojmë që sjellja jo fort korrekte është ndikuar dhe nga ngacmimi Juaj. Siç dhe je bërë me dije, Aop-it i është tërhequr vëmendja duke e paralajmëruar për të treguar kujdes me sjelljen e tij. Kjo është masa e parë që ne aplikojmë në raste analoge si ajo e paraqitur nga Ju, pra i këshillojmë duke i tërhequr vëmendjen, e nëse nuk ka përmirësim të situatës, kalojmë ne masa me drastike. Kaq gjë duhet ta dish si ish-pjestar i stafit aop/sop. Tani po në statusin e ish pjestarit të stafit, do doja gjykimin tënd se si do verpoje në rast se një user do të thoshte nga të doli nga lart a nga poshtë? Do zgjidhje banin apo replikimin ? Në të dyja rastet nuk mendoj se do ta bëje kaq tragjedike siç po bëni tani.
Ndërsa sa i përket përplasjes tënde me Sop, mendoj se dhe këtu je nxituar disi. Në të gjithë logset e paraqitura shikoj sjellje korrekte nga të dy Sop-ët kundrejt personit tënd. Edhe pse herë pas here ke tentuar të luash pisët duke i ngacmuar, ata nuk janë ndikuar, përkundrazi, kanë treguar maturi duke mos rënë pre e “joshjes” për të “Dërr Dërr-litur” të njëjtën lojë.
Gjithashtu dua t’íu qetësoj shpirtin duke ju bërë me dije se interesat e mi në këtë server, janë po aq të mëdha sa dhe shumica e userave të cilët kanë shpenzuar dhe shpenzojnë kohën këtu, kështuqë nuk kam asnjë keqardhje për aq kohë sa kam qënë e do jem dhe për aq kontribut sa kam dhënë e do jap në këtë komunitet.
Në postimin e fundit, ke konfirmuar sjelljen prej deliranti, duke i atribuuar vetes cilësi prej orakulli, duke arritur në përfundimin se ne e kemi kyçur gojën dhe paskemi pranuar në heshtje këtë “padrejtësi” të madhe që të qeka bërë ty. Logset aty janë, dhe gjithkush i gjykon sipas këndvështrimit personal, i cili shpresoj të jetë dhe objektiv mbi të gjitha.
Në fund i kërkoj ndjesë të gjithë lexuesve të kësaj teme të e lodhshme e të bajatshme, ndërsa ty në veçanti do të thoja që gjithë vëmendja që i dhash këtij postimi është për hir të të kaluarës tënde simpatike në këtë server, dhe jo për shkak se ndihemi gojëkyçur përpara postimit apo shpifjeve të cituara në të. Sa për burrni, nuk besoj se ke njësi matse për të matur burrnin e askujt, ndaj bën mirë të tërheqësh mbrapsht ofendimet. Shpresoj të jesh i qartë, replika nga unë s’do kesh në lidhje me këtë temë.
Have fun !!!