Ka njeri nga Suedia ketu?

hot

Hotgirl
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

ky esht robo qendisja..ja kan qenis trut mir para se tvite ktu :mad:
ne kjo tema ktu nuk shko hic!!!
RROFSHIN MODERATORET!!!!!
 

nela_kristi

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Fillimisht postuar nga ILIRIANO:
[qb] plasen thashethemet dhe kateja. :smash: [/qb]
e eee thuaj cte duash ti por pa ato ska kuptim forumi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hot

Hotgirl
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Fillimisht postuar nga un4given:
[qb] cfare domethene 'mit roagaland' ? :confused: [/qb]
kjo duhet t'jet ose norvegjisht ose danisht,
suedisht i bie "mitt raggaland" nqse se kam gabim ne "raggare" jan ca tipika nacionaliste/fashiste suedeze qe sdun me i pa te hujt me sy,ne ajo shprehja jote esht nje shprehje e atyre..
me demek kjo esht toka ime rraciste..pak a shum
 

iliriano

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb] viu viu fryn veriu
vishni brekt' mos tju lagi shiu
brekt e mdhoja sa t'rehatshme
lidh ushkuret ne dil per sacme /pf/images/graemlins/laugh.gif
pa mi gjuj nja 2 a 3
pula e gjela,perplasi mbi dhe
se ne pak bi bora
ne ngelesh me m** ke dora /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
he shote a ka fillu bora aty?
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hot

Hotgirl
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

qy para i muji /pf/images/graemlins/laugh.gif 1 jave pati bore vence,thame e nisi me revansh dimri /pf/images/graemlins/laugh.gif
masnaej u nrof e shkoi + prap..tashti varion ka -7 deri ke -15 /pf/images/graemlins/laugh.gif diten dmth se naten sdi gja :eek:
 

eros111

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb]
Fillimisht postuar nga un4given:
[qb] cfare domethene 'mit roagaland' ? :confused: [/qb]
kjo duhet t'jet ose norvegjisht ose danisht,
suedisht i bie "mitt raggaland" nqse se kam gabim ne "raggare" jan ca tipika nacionaliste/fashiste suedeze qe sdun me i pa te hujt me sy,ne ajo shprehja jote esht nje shprehje e atyre..
me demek kjo esht toka ime rraciste..pak a shum [/qb]
ok thnx
dmth si i thoshte gjon kastrioti skerderbeut : gjergj shiko...asht toka jon! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hot

Hotgirl
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

po na shqiptart perher rracista kina pas qen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Pranej jon rracista dynjoja me ne se edhe ne rracista jena me dynjon. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

nela_kristi

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb]
Fillimisht postuar nga un4given:
[qb] cfare domethene 'mit roagaland' ? :confused: [/qb]
kjo duhet t'jet ose norvegjisht ose danisht,
suedisht i bie "mitt raggaland" nqse se kam gabim ne "raggare" jan ca tipika nacionaliste/fashiste suedeze qe sdun me i pa te hujt me sy,ne ajo shprehja jote esht nje shprehje e atyre..
me demek kjo esht toka ime rraciste..pak a shum [/qb]
sme duket si norvegjisht mua....
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Bambolina dhe Hotgirl kanë mendime mjaft realiste për Suedinë, nuk është parajsë, por shumë varet nga përpjekjet tona. Iliriano, ti paske hëngër mollën e lyer me uthull! Jam suedez, dhe përshrimi yt është aq larg realitetit sa prallat për Suedinë-ferr që tregojnë suedezë të pasur, të cilët janë larguar dhe jetojnë në Zvicër për arsye të tatimit të lartë! Mirëpo, më duket se vajzat tona të bukura e bëjnë jetën tënde më të durueshme gjatë verës! :devil: Për racizmin,po, kemi një lloj racizmi të fshehur këtu, ndërsa racizmi i hapur ndalohet. Sigurisht kush është me origjinë të huaj ka më të vështirë. Prapësëprapë, shumica e suedezëve janë simpatikë (si unë vetë, natyrisht! /pf/images/graemlins/tongue.gif ) dhe, Iliriano, sigurisht nuk din shumë për suedezët, sepse suedezët tipik nuk janë ata që natën i frekuentojnë birraritë dhe bëjnë zhurmë...dhe me më të mirët as ti as unë kemi të lehtë të miqësohemi. Suedezi është pak i rezervuar ndaj të gjithëve, suedezë apo të huaj, kur ai nuk i njeh. Edhe një gjë: qëndrimi ndaj të huajve është më pozitiv në pjesën veriore të vendit, më negativ në Skåne, sidomos në Landskrona dhe Malmö. Duhet të kuptoni se suedezët kanë jetuar larg rrymave të kohës për gati 200 vite, dhe në vitet e fundit erdhën qindra mijëra të huaj! Mirëpo ushqimi në Suedi është përmirësuar, ne kemi punishte ku sirianët rregullojnë këpucët dhe bicikletat tona, më shumë gjallëri, më shumë muzikë dhe karnavale me latinoamerikanët etj - shkurt Suedia e ftohtë pak u gjallërua.
Pamja pra, është pozitive dhe negative, si për vendësit edhe për të huajtë që kanë ardhur. Dhe shumica e suedezëve duan që të ruajnë të huajtë pjesën më të mirë të traditave të tyre dhe të heqin disa ide të mbrapshta.... edhe shumë prej nesh pohojnë se po turpërohemi kur shohim kujdesin e shumë të huajve ndaj të moshuarve, unitetin familjar në përgjithësi. Në atë aspekt ne kemi humbur shumë.... ky është cmimi i emancipimit të gruas në shoqëri....gjyshja vyshket në shtëpinë e pleqve! Më në fund mund të them se Suedia ishte vend më i mirë në vitet 70-80 se sot. Kjo nuk shpjegohet lehtë, ndoshta më vonë mund të shkruaj për këtë.
Duke shkruar për vendlindjen time ju më bëni pjesërisht të qesh, pjesërisht të pohoj, pjesërisht të mohoj! Lexim interesant.
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Veq një shtesë: Iliriano, mos më merr për të keq! Lexova shkrimet e tua të mëvonshme tani, dhe kuptova se ti je disi hokatar... dhe besoj se si i tillë nuk do të mërzitesh kur po të nguc pak! (Jam pak frikacak me vajzat, tepër e rrezikshme të ngucim ato... /pf/images/graemlins/wink.gif
Ullmari plak
 

Genta

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Ullmar sa kohe ke qe merresh me gjuhen shqipe? /pf/images/graemlins/smile.gif
Perse je kaq i interesuar per Shqiperine dhe shqiptaret, cfare te shyu te vish ne Shqiperi? :wave:
 

dolce_vita

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Fillimisht postuar nga un4given:
[qb]
Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb]
Fillimisht postuar nga un4given:
[qb] cfare domethene 'mit roagaland' ? :confused: [/qb]
kjo duhet t'jet ose norvegjisht ose danisht,
suedisht i bie "mitt raggaland" nqse se kam gabim ne "raggare" jan ca tipika nacionaliste/fashiste suedeze qe sdun me i pa te hujt me sy,ne ajo shprehja jote esht nje shprehje e atyre..
me demek kjo esht toka ime rraciste..pak a shum [/qb]
ok thnx
dmth si i thoshte gjon kastrioti skerderbeut : gjergj shiko...asht toka jon! /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
ne danisht nuk e kam degjuar kete shprehje :shrug:
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Një përgjigje lind një pyetje tjetër... :shrug:

Jam 69 vjec. Kur isha i ri, radioja kishte për të rinj atë funksion që ka kompjuteri dhe interneti për rininë e sotme. Mora kontakt me botën, dëgjova muzikën e shumë vendeve, ndër ta Shqipëria. Më pëlqeu sidomos muzika shkodrane... Pata letërshkëmbim me njerëzit e Radio-Tiranës. Diktatura ishte e egër, por pak kontakte ishin të mundshme. Kjo ndodhi në vitet 1949-51 dhe më vonë. Në vitin 1969 vendosa të mësoj shqipen vet, me libra. Shqiptimin e mësova përmes radios. Librat e mësimit dhe gramatikat ishin nga Gjermania, Anglia dhe Amerika dhe mjaft të vjetëruara. Mora materiale edhe nga Shqipëria. Një vit më vonë erdha si turist në Shqipëri, duke krijuar sensacion... Një suedez shqipfolës ishte si një kozmonaut i zbritur nga Hëna! U bëra orator popullor atë mbrëmje të parë....
Për ngjarjet e mëvonshme do të ju tregoj pas pak!
(Kam shkruar për Forumin e Kosovës, do të marr tekstin nga atje!)
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Ka njeri nga Suedia ketu?

Këtu është teksti që më përpara u botua në Forumin e Kosovës:
Që nga viti 1992 kam pranuar - për arsye të situatës - pozitën e "Babit" për shqiptarët në Suedi. Njerëz të mërzitur, të dëshpëruar më telefonuan në ato vite të pritjes dhe të ankthit... dhe vetëm fakti se ata kishin mundësi të bënin muhabet me një suedez shqipfolës ishte pozitiv. Gjatë viteve kam pasur biseda (shpesh herë 2-3 apo më shumë në ditë) me shiptarë, dhe shumë herë për probleme intime, që ata dhe ato (sidomos ato!) nuk guxojnë të tregojnë publikisht përpara bashkëatdhetarëve. Në raste të tilla Ullmari, miku suedez, qenka më objektiv dhe tolerues...
Unë nga ana ime në disa cështje ndihem më rehat duke biseduar me shqiptarët se sa me suedezët! E tillë është jeta jonë.

Jam arsimtar në pension, bëra 40 vite në shkollat fillore dhe shkolla për të rriturit, deri në vitin 1998. Po punoj shumë me përkthime të ndryshme edhe sot, disa prej tyre me karakter të fshehtë. Besoj se me këtë punë mund të asistoj si shqiptarët në pyetje edhe organet e ndryshme suedeze, të cilët përdorin shërbimet e mia. Jam në atë mënyrë disi një ambasador për shqiptarët në hallet e tyre. Natyrisht kjo veprimtari kërkon edhe kufizime.... nuk mund të veproj publikisht për azilkërkuesit etj. Kjo do të ishte në kundërshtim me fshehtësinë profesionale etj.

Kam qenë një prej themeluesve të Shoqatës Suedezo-Shqiptare në 1970, pas vitit 1992 kryetar i Shoqatës, e cila tani është transformuar në një Komitet me veprimtari të gjallë në Internet. Të interesuarit mund të më kontaktojnë për informata të mëtejshme.

Kam botuar mjaft libra, përkthime nga shqipja, kam marrë pjesë në përpilimin e fjalorëve etj.

Jam në martesën e tretë, kam tre fëmijë të rritur, nëna e tyre finlandeze. Pas 3 vitesh në një farë vetmie u takova me një grua simpatike nga Kosova (e lindur në Pejë, e rritur në Prishtinë) dhe u martuam në vitin 1996. Kemi një vajzë, Arlinda, lazdrejka dhe kacurrela jonë! Sa i lumtur jam të jetoj si 'dhëndër shqiptar' në një familje bujare, me respekt dhe dashuri reciproke!
 
Top