Re: Ka njeri nga Suedia ketu?
Faleminderit per pergjigjet :thumbsup:Fillimisht postuar nga Veriori:
[qb] Këtu është teksti që më përpara u botua në Forumin e Kosovës:
Që nga viti 1992 kam pranuar - për arsye të situatës - pozitën e "Babit" për shqiptarët në Suedi. Njerëz të mërzitur, të dëshpëruar më telefonuan në ato vite të pritjes dhe të ankthit... dhe vetëm fakti se ata kishin mundësi të bënin muhabet me një suedez shqipfolës ishte pozitiv. Gjatë viteve kam pasur biseda (shpesh herë 2-3 apo më shumë në ditë) me shiptarë, dhe shumë herë për probleme intime, që ata dhe ato (sidomos ato!) nuk guxojnë të tregojnë publikisht përpara bashkëatdhetarëve. Në raste të tilla Ullmari, miku suedez, qenka më objektiv dhe tolerues...
Unë nga ana ime në disa cështje ndihem më rehat duke biseduar me shqiptarët se sa me suedezët! E tillë është jeta jonë.
Jam arsimtar në pension, bëra 40 vite në shkollat fillore dhe shkolla për të rriturit, deri në vitin 1998. Po punoj shumë me përkthime të ndryshme edhe sot, disa prej tyre me karakter të fshehtë. Besoj se me këtë punë mund të asistoj si shqiptarët në pyetje edhe organet e ndryshme suedeze, të cilët përdorin shërbimet e mia. Jam në atë mënyrë disi një ambasador për shqiptarët në hallet e tyre. Natyrisht kjo veprimtari kërkon edhe kufizime.... nuk mund të veproj publikisht për azilkërkuesit etj. Kjo do të ishte në kundërshtim me fshehtësinë profesionale etj.
Kam qenë një prej themeluesve të Shoqatës Suedezo-Shqiptare në 1970, pas vitit 1992 kryetar i Shoqatës, e cila tani është transformuar në një Komitet me veprimtari të gjallë në Internet. Të interesuarit mund të më kontaktojnë për informata të mëtejshme.
Kam botuar mjaft libra, përkthime nga shqipja, kam marrë pjesë në përpilimin e fjalorëve etj.
Jam në martesën e tretë, kam tre fëmijë të rritur, nëna e tyre finlandeze. Pas 3 vitesh në një farë vetmie u takova me një grua simpatike nga Kosova (e lindur në Pejë, e rritur në Prishtinë) dhe u martuam në vitin 1996. Kemi një vajzë, Arlinda, lazdrejka dhe kacurrela jonë! Sa i lumtur jam të jetoj si 'dhëndër shqiptar' në një familje bujare, me respekt dhe dashuri reciproke! [/qb]