Re: Kënaqësia - Si të kënaqemi?
Mua me kenaqin:
nje cast me Ate
nje lule e flijuar per mua
nje puthje e vjedhur
nje enderr e paprishur
nje buzeqeshje e nje te panjohuri
nje prekje e ngurruar
e me pas poezite e mjedes qe persa i perket temes (Shpresoj mos jem jasht teme) po ve dy poezi qe ndoshta shpjegojne me mire kenaqesine time
Marre nga Vaji i Bylbylit
.....
Por ca ka toka, bylbyl, ndrron moti;
Ankimi e vaji nuk asht i zoti
Pergjithmone zemren me na copute;
Fillo me gezue.
Mbas boret t’dimnit cilet prrendvera;
Nji dite nuk gjindetg qe s’po ndrron era;
Sendet qe patme jane tuj mbarue;
Fillo me gezue.
Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat,
Me ankime t’veta mbush rrujget e shpijat;
Lecim por s’mbramit gjen tuj punue;
Fillo me gezue.
Kjajne femijn e dekun prindt e shkretnuem
Me ‘j vaj qe duket se s’ka t’pajuem!
Por zemren moti jau ndrron tuj shkue:
Fillo me gezue.
Nder ishuj t’detit kjan i burguemi
Per fmij, per gru qe s’shef i shuemi,
Por prap durimi ka me ja prue,
Fillo me gezue.
Shpend tjere burgosi sa here mizori,
E rishtas jashta dikur i nxori;
Nder fushe e male jane tuj fluturue;
Fillo me gezue.
Flutrojne nder male, flutrojne nder lule,
Flutrojne ku cerdhen motit e ngule,
E knget e parshme nisim me kendue:
Fillo me gezue.
Nder zogj qe kishe ndojhere do t’hasin,
Nder peme, nder lule bashke me ta ngasin;
Per ty t’vorfnuemin rrijne tuj shpnesue;
Fillo me gezue.
Bylbyl, ky shekull or e cas ndrrohet:
Bijne poshte te naltit, i vogli cohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gezue.
Krajlnit’ ma t’mocmet ndrrohen me t’reja
E nji mij’ popuj rane porsi rrfeja;
Po ktehn motmoti qe pat mbarue:
Fillo me gezue.
Porsi motmoti ndrrojme dhe na vete,
Here-here gazmohna, here rrijme te shkrete,
Por vaji e ankimi kane per t’u shue;
Fillo me gezue.
Mbas vajit t’tashem ka me t’ardhe shendi,
Ka me ta shendoshun zemren gazmendi;
Per mall, si motit, zane ke me e leshue:
Fillo me gezue.
Kur t’shkojsh nder fusha, kur t’shkojsh nder male,
Afer shpise seme hovin tand ndale;
Mahnit’, at zanin tand tuj prigjue,
Kam per t’u gezue.
dhe prap nji fragment tjeter nga Andrra e Jetes
....
E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n'tokë me dritë përndaret,
Hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n'për qiell, jan' t'bukur faret.
Kur del agimi
e rruzullimi
me 'j dritë kuqloshe mbëlohet
e përmbi kashta
shndritë pika-lashta,
zemra për mall gazmohet.
Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndër pyje tue pingrue;
e knaqshme a 'j lule
kur iu përkule,
o fllad i leht', me e l'mue.
Por s'i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad që shetitë lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi 'të përkulet.