Ju si do vepronit !

alban bala

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

çuna a e di si eshte nje pune. kjo teme nuk duhej te hapej. bab_lymi nese i ke lexuar postimet e mia e kam theksuar dhe po e perseris serish se lexova postimet qe kishe bere. e kaluara nuk gjykohet. ke vepruar apo ske vepruar drejt. fundja edhe nese gjykojme te kaluaren tende cili do te ishte rezultati. do te ndryshonin gjerat?nese ndryshojne gjerat atehere qe ja vlen nese jo atehere i tere ky diskutim qe bejme eshte i kote.

pershendetje nga shkodrani_1980
 

Alder

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

I dashur Bab_Lymi historia e dashurise tende me pelqeu shume dhe me preku.Une mendoj qe te gjitheve neve na ka ndodhur ne ate moshe qe ke qen dhe ti qe jemi dashuruar dhe kan nderhyre prinderit me arsyetimin qe jemi akoma te rinj per Fejese ose lidhje, por dashuria dhe ndjenjat e para nuk harrohen deri ne Vdekje me sa kuptova ti ke akoma emocione per vajzen shume normale, se besoj qe je i vetmi besoj dhe ajo E.Ke vepruar me Mendje dhe Llogjike pa zemer me mire se ke qen teper i ri.Por Dashurite e para te ngelin si kunj ne zemer!!!
 

DANNI_Kapedani

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Qenka me taman nje histori me te prek ne zemer une desh qava ama e majta veten si burre si jam, per mendimin tim ja vlen qe ta takosh edhe ti shikosh se si jane gjerat. Te ajo mos ka ndonje ndryshim qe nga ajo kohe qe keni qene bashke, nqs ty akoma te duket ajo si ka qene me perpara me fjale te tjera femra qe ti ke dashur e ka qene ne zemren tende e me historine se tregove ti akoma paske ca nga ajo ne zemren tende pra per mendimin tim qe te mos e zgjas shume ta bej si telenovele ca ka kalu ka kalu te gjithe gabojme,(Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore)ja vlen qe takosh takoje njehere meqe akoma e paske nje mundesi meqe ajo qenka nda nga i fejuari se ma merr menja se edhe ti ke qene arsye per ndarjen e saj nqs ju vertet qenkeni dasht kaq shume. Takoje kushedi ndoshta eshte akoma ai person qe ke pas njoh dikur edhe ti tashi e ke ne dore vete qe te mos besh me ato gjera se ke bo ne adolishence pra mos harro mu me bej nje ftese ne dasem:). Shpresoj me vertet qe ti ta takosh ate edhe nje e te na shkruash ktu se si shkuan gjerat. Edhe mos e vraj trunin shume se telenovelat e kane gjithmone fundin e lumtur, e te miret perfundojne me ate se duan ahahhah. Me rrespekt e me aq tru se kam te dhashe kete pergjigje:)
 

olololol

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

OK .

Disa e kane kuptuar keq kete temen.
Nuk dua mendim ca te bej ka mbaruar kjo histori.

Titulli thote Ju ca do benit ?
jepni versionin tuaj ne do idhin ne vendin tim ne keto kushte.
 

alban bala

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
OK .

Disa e kane kuptuar keq kete temen.
Nuk dua mendim ca te bej ka mbaruar kjo histori.

Titulli thote Ju ca do benit ?
jepni versionin tuaj ne do idhin ne vendin tim ne keto kushte.

[/ QUOTE ]

meqe me duhet ti pergjigjem pyetjes po e bej: ne fakt 18 vjeç eshte e pamundur qe te fejohesh. edhe po ti kesh parate me thase nuk behet nje gje e tille pasi ne fillim duhet shkolla pastaj te mendosh per fejese dhe martese. sigurisht qe ke qene ne nje ultimatum qe te ka dhene i ati i saj. kjo eshte jashte logjike ajo qe ka bere ai per mendimin tim. perseri duke pasur parasysh qe vajzen e tij ka dashur ta dergoje ne universitet. por edhe dhendrri te jete 18 vjeç se di. une tani jam 26 vjeç dhe kuptohet duhen vite te fejohem dhe martohem(them keshtu se nuk e di se kur mund te ndodhe) dhe pastaj te behem me femije. perpiqem ta mendoj vehten jo 26 vjeç por 56 vjeç dhe vajza ime do nje djale qe eshte 18 vjeç. absolutisht absurde ideja qe do e vija djalin ose merre vajzen time ose lere fare kete muhabet pasi dua sdua une vehem ne nje situate pastaj qe nuk do te me vinte mire aspak. por perpara se te vije nje situate e tille sigurisht qe vajza ime do te marre nje edukate qe te mos me veje ne situata te papelqyeshme dhe te ndjeke etapat e jetes ne menyren si dua une jo si do ajo. flas keshtu jo se dua qe neser te jem prind autoritar po kuptohet pervoja e prindit me pervojen e femijes se vet qe ka ne jete(edhe vajza ime qe eshte vajze ate moment do te sillet ne po te njejten menyre neser para femijes se vet). vajza ime nuk di asgje nga jeta. duke qene keshtu mendoj se gjeja me e mire per te do te ishte qe te merreshin masa ne ruajtjen e moralit te saj por edhe te kishte kujdes me djemte qe e rrethojne(qe femije jo kur te behet 17-18 vjeçe). meqe nuk ndodhi kjo dhe jam para nje realiteti te tille qe vajza do nje djale(jo se ka ndonje te keqe se fundja edhe une mund te kem bere veprime te pamatura ne moshen e saj) atehere do te kisha biseduar me vajzen duke e bere me dije rreziqet qe mund te vije nga ky apo ndonje veprim tjeter. po edhe te mirat e ketij apo atij veprimi. vajzen e njoh shume mire se eshte femija im por nuk kam asnje garanci nga djali qe neser do te jete dhendrri im. duke qene keshtu do e keshilloja qe nese e do me te vertete ate djalin te priste te pakten sa te mbaronte 2 vitet e para te universitetit. te mos kishin asnje kontakt(kuptohet qe do e kisha ftuar ne ndonje dreke apo darke ne raste festash vetem me njerezit e familjes sime) dhe ne mbarim te 2 viteve do i thoja. kane kaluar 2 vite (pas 3 viteve dashuri pa dijen time) ne distance me djalin. si e ndjen vehten te dashuruar pas tij do e pyesja. nese po atehere kuptohet qe do behej çdo gje sipas deshires se vajzes. nese jo atehere edhe ajo vete e kupton qe ka shpetuar nga nje fenomen qe mund te ishte fejuar martuar me femije dhe ne fund te ishte ndare. pse ngaqe nuk arriti te dallonte mire ndjenjat e saja dhe djalin qe donte nuk e njihte mire.(e gjithe ky sqarim ne lidhje me rolin e babes se saj pse thshe qe u soll ne menyre absurde)

keshtu nese duhet te dish se si do te isha sjellur ne fillim do te kisha shikuar se i kisha raportet me vajzen. sigurisht duke kuptuar qe jane shume te mira do e kisha vene ne dijeni per ate se ça me kishte thene i ati i saj. pastaj ate se ça me ka thene mami im. se fundi nese edhe ajo me do me te vertete do i kisha kerkuar qe te prisnim deri ne nje kohe sa kushtet te behen te favorshme pa hequr dore nga ajo. sigurisht njeriu i dashuruar nuk do tia dije dhe eshte ne gjendje te beje edhe me te pabesueshmen. edhe ne kete rast vajza duke e marre parasysh se mund te te humbte fare sigurisht qe do e kishte pranuar diçka te tille. per ate mjaftonte te isha i saji. asnje gje tjeter nuk do te kishte rendesi.

per mendimin tim ti kerkon me "force" qe te te japim te drejte qe ashtu duhej te zgjidhej puna siç ke vepruar ti. atehere lind pyetja: pse e hap temen?çfare do te fitoje meqe e kerkon kete gje me "force".

kuptohet qe kushtet jane anormale fejese 18 vjeç por edhe te ndahesha nga njeriu qe mendoj se e dua seriozisht nuk do e kisha bere asnjehere. e ke thene edhe me lart se gruaja jote quhet jo bashkeshorte por bashkevuajte. pse?sepse te gjitha te mirat dhe te keqijat bashke do i kishit perballuar.

nuk e di sa mund te mbetesh i kenaqur por ky eshte opinioni im.

pershendetje nga shkodrani_1980
 

pijaneci2006

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

o bab_lymi nuk pata mundesi te lexoj shkrimin tend por mendoj qe cdo ndjenje dashurie qe njeriu provon le gjurme ne te pergjithmon.Nuk e di cmendon por flas ne ate qe kam kaluar vete.Jam anetar i ri dhe te them te drejten kam patur pak veshtiresi ne perdorimin e internetit.Nese do te mundje te me tregoje historin do te te jepja sinqerisht nje mendim me te mire.Me respekt pijaneci2006
 

olololol

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

PO e ke pra ne faqen e pare si mendon se te tjeret kane shkrujt duke ja fut ne tym !
 

bona

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

bab lymi

shume mire te tha mami je i vogel. por dhe po ta kishe dashur me te vertete do thoje po goce do te vi ne shtepi tashti ne second.
i jati i goces nga halli e ka thene ate o fejohuni o s'ka . keshtu esthe shoqeria shqiptare e do i goce te ngeli ne dere per cunin dhe per gocen s'mund te beje experimente, qe te njohe shume cuna dhe pastaj te vendosi.

babe lymi.

mua ne ndodhi 100 per 100 si ty. ky burri qe me ka martu sot i thashe 100 vjet perpara qe babi me tha nqs e ke seriozisht me ate cun qe po te shef gjithe tirana sille ne shtepi te njihemi ( jo te fejohem por ta dinin prinderit) . ai jo tha se jam shume i ri. ok i thashe une mireupafshim. do ti nje cun tjeter desh vdiq per mua ne te njejeten kohe dhe fillova te shoqerohesha me te sa mori vesh ky i pari u bo xheloz dhe filloi te mos me linte nje second vetem me.
sic hapeshe ti me mamin une kisha keshilltar personal babin.

so ajo goca esthe tregu i cik e bute me ty dhe u nda me lote ne sy ne vend qe ta "ta kerciste naj nji surratit" po e them kete shprehje ne menyre figuarative.
 

olololol

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

sic hapeshe ti me mamin une kisha keshilltar personal babin

Ja paske bo pucin me babin ti ee !! lol

OK ti mund te mendosh qe se kam dashtur e ca te duash , por rrethanat e tjera mund te kene qene te favorshme per "fatziun" (shaka) tend.Historia mund te jete e njejte ose pak a shume kshu ndodh perhere familja ben presion mbi vajzen qe e cila eshte gabim se lene vajzen ta njohe me shume , ta doje me shume etj.
Dhe une i takova njerzit e saj ca kishte ne Tirane , halla , xhaja, daja, sa lek kam lene ne kafew aq te mira qofshin /pf/images/graemlins/wink.gif, dhe familjen mund tja takoja por ishin larg po te ishin ne TR do i takoja dhe to.

Qofsh e lumtur Bona /pf/images/graemlins/smile.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Ju si do vepronit !

Si Perfundim Babe Cere Je tu Bo ... Pak a SHume more Komente nga te gjithe Dhe Opinione dhe Vendos Vete ne Ja vle t Hapesh Pusin .... Sepse t'HApesh Pus Uji N Sahara t KUshto qimet e kokes ...
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
TI policia e harron te shkuaren keshtu.
Dhe nje histori dashurie ?
Normal qe kerkoj nje lidhje te gjate por keni ndryshuar ju
qe shikoni interesin.

[/ QUOTE ]e
e shoh qe tema paska perparuar, tani sapo e pashe ate cka ke shkruar dhe te them, jo nuk e harroj, por edhe nuk e diskutoj i kam vene nje kapak te bukur dhe nje mbishkrim dhe e kam futur ne "arkiv". jeta ka marre permasa te tjera dhe gjerat e arkivave per mua kane te tjera dimensione...
por tek rasti yt une ende nuk jam e qarte... une kam vetem nje pyetje...
nese do te krijohet mundesia ti do ta takoje ate vajze?
sa per interesin mos fol shume ne pergjithesi se na fyen... ti e di qe nuk jane te gjitha njelloj dhe po te flasesh keshtu te garantoj qe jane me shumice edhe meshkujt qe shohin interesin
 

olololol

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Do e takoja si mike por kjo histori i perket te shkuares tashme le ta kujtojme si nje dashuri te bukur te dy kaq.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Ju si do vepronit !

Ahere Pergjigja IMe Eshte Sic THote POlicia MBaje ne Arkiv POr Mos e Perdor se Ste DUhet ..Thjesht KUr Te MOs Kesh Cfare te Besh dhe te merr malli per kohen e Jetes Hap arkiven ...
 

nejse

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Lymo , duket qe ti e dashuron akoma dhe ske arsye pse te besh hapa mbrapa perseri , keshtu qe shko e thuaja ate qe ndien dhe pse jo te kaloni nje jete te lumtur se bashku . Ps;Uroj qe edhe ajo te ndieje per ty akoma , se paskan kaluar ca vite.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Ju si do vepronit !

Ahere Babe Hec PIm Kai Got ne Sweet Dreams...


T Pakten me Pergjigjen qe dhe NQs Ska nai gjo ka Lagja Tjeter...
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Lyme normale qe si fillim do e takosh si mike.
se po e takove per here te dyte pastaj fillon prap historia.
Per mendimin tim po nuk pate mendje me u bashku prap me te me mire mos e tako, se po e takove do i ngjallesh zemres nje ndjenje po aq te madhe sa e ke me perpara. Se un nuk e konceptoj dot si mund te takohen si miq dy te dashuruar per here te pare.
 
Top