Ju si do vepronit !

olololol

Primus registratum
Ju si do vepronit !

Sec po lexoja nje histori te dikujt qe kishte dashur nje vajze dhe me ktheu kohe mbrapa ne 98-ten .

Po ju tregoj nje histori timen dhe ju me thoni si kam vepruar une.

Kisha nje mik timin qe ishte roje te (Ish-Shkolla Pedagogjike) Sot ekonomike e mesme e pergjithshme , qe nje dite shtatori te 95-s me thote :
- Duku nga shkolla mbasdite mbase te pelqe ndonje vajze aty ke shkolla ( e cila kishte dhe konviktin brenda " Shkolla ku eshte xhiruar filmi LULKUQET MBI MURE" ).
Mbas ca ditesh shkoj une , dhe aty ulur tek ca stola ishin 5-6 goca duke qeshur me te madhe , gje e cila me terhoqi vemendjen , nderkohe vjen ky miku im dhe me fton me keto gocat .Me prezanton ca batuta per momentin dhe vazhduan gallatat e tyre si pa te keq keto gocat, njera nga keto ishte me e frenuar , si me e pafjala aty qe ishte E-ja ( per arsye etike s'po e them emrin e plote) , qe me terhoqi sec kishte nje bukuri te ftohte qe me pelqente ne syte e saj , ne fytyren e saj, nuk ri gjate une punoja diku ne nje vend Publik isha adoleshent ne ate kohe dhe i ftoj te gjitha per nje kafe ne vendin e punes time nqs ju binte rruga andej .

Rast me hy ne muhabet me nje fjale. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

Mikut tim si them gje qe kjo femer me ra sy , kjo me pelqeu .Nje dite E-ja bashke me nje shoqe me vjen te me takoje ku i kisha thene une /pf/images/graemlins/smile.gif.

U ndjeva mire tek e shikoja qe afrohej , kisha pak emocione ne fakt ja kisha ngulur syte se largu.Takohem me gocat pak muhabet i ftoj per te pire dicka shoqja vet tha direkt PO , ndersa ajo tha:
- Nje here tjeter me mire se me duhet te mesoj .

Me gjithe kembnguljen time nuk pranoj , gje e cila u perserit dhe dy here te tjera mbas disa kohesh , pra vinte me takonte po jo kafe nuk donte.

Nderkohe mua sa vinte e me shtohej , deshira ta njihja me shume , ta kisha me prane , kisha filluar ta doja , shpesh e ktheja kohen nga ai kra i rruges ng aajo mund te vinte.
per nje vit te tere ajo me ka sjell mbrapa as Po AS JO /pf/images/graemlins/shrug.gif , kerkonte Siguri , kerkonte Kohe , kerkonte prova sa e doja a do rezistoja une kaq gjate , nderkohe une kisha rene mrenda koke e kembe me te.I flitnin shoqet nuk i mbushej mendja .
E-ja ishte nga nje fshat i Tiranes , shume goce ematur , e pjekur s'te jepte shume shkak shume per nje vajze ne moshen e saj , diferenca jone ishte 6-muaj.

Nga halli robi ca nuk ben thote populli dhe tek rrija ne shtepi ka qene muaji Maj se si mu dolen ca vargje me rime por bukur u krijua nje poezi qe ishte gjeja fundit qe do me shkonte ne mend se do beja ne kete jete /pf/images/graemlins/tongue.gif
Njifja shume gazetare ne ate kohe kap dike dhe i them ma boto kete POEZI ne nje gazete qe ajo e blinte shpesh cdo numer.
Ne nje fare menyre po shprehja dashurine publikisht.
Ajo e kishte blere gazeten , e kishte lexuar poezine dhe kishte qare , dhe i thote shoqeve thojini atij te me takoje se mjaft vuajti.

Sa jam gezuar ate dite ska fjale ta pershkruaj .kemi ndenjur bashke gati 3 vjet, e jkam njohur ne te mire e ne te keq , per mua ajo ishte Dashuria e pare , tek ajo shikoja shume gjera ne lidhje me te ardhmen time .Kisha takuar dajat e saj por ju kisha thene mos e hapim te madh kete muhabet kemi kohe jemi akoma te rinj se E-ja do vazhdonte shkollen e larte dhe do kisha mundesi dhe 4 vjet te tjera ta njihja me shume , te rrija me shume me te , por dhe ne do ishim 4 vjet me te medhenj, me me llogjike , nje dashuri nje Lidhje me e forte mes nesh.
Por familja e saj e mori vesh dhe i Ati i saj ja dha ne forme te prere o te fejohesh , o lere kete muhabet.Me tregon kshu kshu puna.
Prinderit e mi e dinin qe dua dike ( 7 dite java , 4 dite flija ne Konvikt une /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif) me mamin hapesha me shume , dhe i them kshu kshu puna , ajo eshte ne nje dileme te madhe E dua , ajo Dua te jete bashkevujtsja ime ( kshu e quaj bashkeshorten une pasi jeta e tille eshte Vuajtje ).
Je i vogel Elvis , isha vec 18 vjec , pa nje te ardhme kisha vec dashurine tone , PO A mjaftonte kjo per ti bere balle !
Lind pytja po mire mos u martoje a fejoje ne ate moshe , do isha po kaq i dashuruar , po kaq i dhene pas saj , i sigurte se sdo vinte nje dite kur mund te ndahesha nga E-ja.
Por prinderit kembengulen me shume ne faktin se je akoma i vogel , nuk kemi asgje me vajzen e ke pa ti e kemi pare dhe Ne.

Isha ne nje dileme shume te madhe , Te Pysja Zemren apo Prinderit , zgjodha te dyten jo se nuk e doja por kishte nja fare baze arsyetimi i tyre.

U ndame te dashuruar , me lot ne sy se harroj as sot.
Prinderit e saj nuk e lane te vazhdonte Shkollen e Larte dhe per shume kohe su takuam , dhe pse mbanim kontakte me letra e si te mundja.

Mbas ca vitesh u fejua por nuk zgjati shume dhe u nda .
Nuk e di por ndihem FAJTOR me ate vajze , sikur i kam hyre ne hak.

U zgjata pak si kam vepruar sipas jush
! /pf/images/graemlins/ooo.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

Ne nje fare menyre prinderit e tu nuk kane ndikuar ,por ama kane kembengulur qe je i vogel? Po per te dashuruar nuk ishe i vogel? Nese do ishe i vogel sdo merrje persiper guximin te vazhdoje 3 vjet me nje vajze qe e dashuron.
Une mendoj qe ne moshen qe ke qene duhet te kishe patur guxim ta vazhdoje dashurine tende.Nese duheshit,pengesat do kalonin, dhe ndoshta ajo sdo ish fejuar me ndonje tjeter,mund te kish vazhduar shkollen se bashku me ty..te te donte e kush e di si e sillte jeta dashurine tuaj.Une mendoj qe e ke penguar kete dashuri pa te drejte.Dashuria nuk njeh moshe,aq me teper tani qe eshte teper e veshtire te gjesh nje vajze apo djale te mire te cilit mund ti besosh ndjenjat e tua.Une jam shume pro dashurise se pare dhe e adhuroj ate dashuri te paster qe kurorezohet me martese. Nese do ishe fejuar ndoshta sot sdo kishe shkruar kete histori,do ishe me te ose jo,jetes nuk i dihet,por ne moshen tende cmendurite pranohen dhe nese do vazhdoje lidhjen me te ,do beje nje cmenduri qe mund te te bente me te lumturin ne bote ashtu sic u bere kur u lidhe me te /pf/images/graemlins/smile.gif.Sdq jeta eshte plot me te papritura,si dihej se si do shkonte,jane pikerisht keto pasigurite qe shpesh na bejme te vendosim nese kemi bere gjene e duhur apo jo,por nese sdo ishin keto pasiguri ckuptim do kish jeta...
Si do veproja une?? Nuk e di,nese do ndodhesha ne ate situate ,se di..por sjam tip qe dorezohem lehte.Nuk do e lija dashurine time te zhdukej neper letra,do luftoja per te,do beja gjithcka ashtu sic kam bere dhe sic do bej per ndjenjen me superiore qe mund te kete njeriu qe eshte Dashuria...

Sdi cte te them Vis,keto histori me bejne mjaft nostalgjike..te gjithe e kemi nje vuajtje ne shpirt..por ecim perpara tashme,pa asnje vrarje ndergjegjie apo zemre..ajo qe eshte bere smund te kthehet me mbrapsh,tanime kerko ti falesh dashurine tende asaj qe do jete vec e jotja /pf/images/graemlins/smile.gif.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Si mua te ka ndodh origjinal Lyme me pak modifikime te vogla. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Por kuptoj se je akoma i dashuruar perderi sa te ra ne mendje ta postoje. Duke pas parasysh se kane kaluar 10 vjet edhe ty akoma te ka ngel ne mendje, mendoj se me mire te kishe leviz guret qe ne ate kohe. Se per mendimin tim te njejtat halle qe kishe qe ate kohe ke edhe tani. Biles mendoj se po te ishe fejuar qe athere tani do kishe hecur shume perpara, sepse do kishe me shume preokupacione e rrjedhimisht do perpiqeshe te kishe me shume te ardhura do kishe shtepine tende etj.Por ka ndodh e kunderta, ti se ke vra mendjen per te ardhuren, ke menduar vetem per ndonje vajze sa per aventure, e si pasoje nuk ke mundesi te fejohesh as tani.
Me shif mu qe jam fejuar qe 20 vjec, edhe pse jo me dashurine e pare, kam ec icik si shume nga moshataret e mi apo jo ? Kjo mendoj se ka ndodh ngaqe kam menduar per nje te ardhme te afert ku nuk do jet me Bardhi shef i shpise por Cufi dora vete. /pf/images/graemlins/tonguee.gif
Prandaj them se njeriu nuk duhet ta humbi kurre rastin qe i jepet me ate qe do. Me vjen keq qe ta them para te gjithve por mendoje jo shume te larget fejesen. Ndersa sa per kete vajzen ben mire ta takosh.
Un se takoj dot dashurine time te pare. per dy arsye e para se jam fejuar me nje tjeter qe edhe kete e dua shume. e dyta se ajo vinte nga bota e KANUNIT edhe me pret plumbi po i fola ne rruge /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ju si do vepronit !

Vallaj Lymo, drejt e ka Cufi. Ti ishe feju se s'të kishte gjet gjo me nejt feju. Martesa që o hapi mo i modh priste ca vjet derisa tu piqshit juve. Un për vete jom martu me dashnin e par edhe pse jo të vetmen. Qesh tu e hum për pak për të njëjtën arsye që e humbe ti tënden.
Sot, 8 vjet më pas, nuk jam pishman e ja kam pa hajrin.

Po ti ke pëlqy ene klandestinitetin m'duket.

P.S. Po pate mundësi sot, takoje, shiko se mos egziston ende shkëndija e ndezur edhe tek ajo. Nga eksperienca di që nuk fiket kollaj megjithë peripecitë që mund të keni kaluar. Thirre! Thuaji që ke nevojë për të. /pf/images/graemlins/wave.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

Mendoj se edhe po ta therrasi prape ate gocen, ajo nuk do te pranoje te rilidhet me Lymin! Cfare sigurie ka qe ketij nuk ia mbushin mendjen prape prinderit apo shoket? Atehere kur ajo pati nevoje per te, ky iku e la! Pastaj, perse te kthehet ajo? Meqe ky po tregohet fisnik dhe po i gjendet prane kur ajo po ndahet nga i fejuari? Ndoshta ajo do ta quaje meshire!

Jam dakord me Kondren, qe e para fare nuk harrohet, por kjo nostalgji nuk besoj se do jete e mjaftueshme per nje rilidhje! Por mund t'i besh mik shume i mire, ndoshta me i miri!

Mesimin besoj se e ke nxjerre! Kur te njohesh nje vajze tjeter, po aq te mire, mos shiko majtas e djathtas, por shko drejt saj! Nuk te falen me gabimet, pasi mosha nuk eshte gjithmone shfajsim!

P.S Nese nuk njeh vajza po aq te mira, hallall e befsh qejf /pf/images/graemlins/smile.gif
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

per mendimin tim LYMI,ndjehesh fajtor ndaj E...
sepse ti ndjen dashni per te,te kuptoj kur ti kishe 18 vjec nuk kishe mundesi ekonomike,o tjera etjera,por tani qe ti e nin veten te rritun me te pjekur,e prap nuk arrin me e harru at vajze,mos humb me teper koh po shko drejt asaj dhe shprehi se ca ndjen per te, un per vete sdo te harroja por do beja cdo gje per mos me e humb nje person /pf/images/graemlins/cooli.gif.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

smarr vesh nga keto pune me thene te drejten po vallai vis kjo hisotria jote me preku shume....
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Ju si do vepronit !

Lymo Mendimi im eshte se Perderisa ti ke Nejt x KOhe me ate GOce ne Familjet e dinin Ishte me e mire te rrije me ate goce NQs ti dhe Ajo MEndonit qe ishit Bere Per Njeri Tjetrin Sepse me Kalimin e kohes te 2 PAlet do ishit Me te Bindur Ne Dashurine Tuaj dhe Familja t HIdhej perpjete per gjene Tuaj sepse NUk jua NDaloi Kte Lidhje ... Gabim Ke Bere qe nuk Bere Hyrje Familjare e Pa Publikuar ne Publik dmth me FIsin etc sic e kan Zakonet Shqiptare ... Mgjth Nqs Mendja dhe Zemra jote eshte akoma atje dhe AJo Goce ka akoma mendje dhe Zemer Per ty MOs u Influenco nga Opinioni po shko atje ku ti do ndjesh Rehatine Tende ...
 

bm1

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

I dashur Bab Lymi,
me trishton shume kjo histori sepse edhe une kam fiks te njejten histori. Te them te drejten ka qene gabimi me i madh qe hoqa dore nga njeriu qe doja thjesht sepse donin te tjeret u dorezova kaq shpejt dhe tani nuk jam e lumtur sepse zemra ime eshte akoma me ate. Keshilla qe do te jepja une ik foli takoje kete goc besoj se 10 vjet kohe dhe ti akoma aty e ke mendjen kjo tregon qe eshte dashuri e vertet ( dhe ka shume njerez ne bote qe as kane fatin ta kene ndonjehere nje dashuri kaq te madhe). Te isha ne vendin tend kete gje do beja, nuk do humbja as secondin dhe do ta takoja. mbase eshte nje shenje qe ajo eshte fejuar dhe gjerat nuk i kane shkuar mire dhe tani eshte prap vetem ( kjo nuk eshte gje e vogel por nje mundesi shume e madhe per ty). ne rastin tim une nuk mund te bej dot asgje per ta fituar mbrapsht dashurin time te pare sepse ai tani eshte me nje tjeter dhe gjerat jane shume serioze. Shpresoj qe cdo te shkoj ashtu sic do ti. Dhe na fto ne dasem:))
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

ne rradhe te pare une isha kurioze te dija se pse tu kujtua kjo histori, e ke pare ne rruge? e ke pare ne enderr? apo ajo prej 10 vjetesh rri ne mendjen tende...
kjo ka rendesi te dihet pasi nese ty te kujtohet rastesisht dhe beshesh nostalgjik do te thote se ndihesh edhe pak fajtor, por nuk do te thote se ti e do ende...
mos e ngaterro nostalgjine me dashurine...
nese ti gjate ketyre 10 viteve nuk pranon lidhje te gjata dhe serioze me femrat pasi te rri ne mendje dashuria jote e pare, atehere gjerat jane serioze dhe ti duhet ta takosh patjeter...
por edhe dicka tjeter gjithmone dashuria e pare eshte e bukur dhe e vecante, keshtu kujdes per cdo vendim tani je i pjekur dhe nuk te falet e gabosh me ...
une ne parim jam kunder martesave ne moshe te vogel, martohesh 18, ne moshen 20 vjecare je me femi dhe ne moshen 30 vjecare femija eshte 10 vjec... nuk me pelqejne keto gjera...
 

alban bala

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

pershendetje.

do te doja te jepja dhe une mendimin tim. them se ketu ka te beje me nje dashuri te vertete mes dy paleve akoma dhe kesaj dite. i lexova me kujdes te gjitha postimet. ishte nje vajze qe thoshte qe dashuria e are u fejua me nj tjeter dhe gjerat duken serioze. mendoj se te ky rast i kesaj goceje dashuria e atij djalit eshte shuar me kalimin e diteve muajve prane asaj tjetres gje qe nuk ka ndodhur me vajzen E. ajo u fejua me ate djalin per te vetmen arsye per te te larguar nga mendja pasi i kishte humbur te gjitha shpresat e nje rikthimi tend. edhe pse u fejua ajo nuk te largoi nga mendja me gjithe perpjekjet e saja. dhe rezultati siç e the ti ishte ndarja. dikush thoshte jo pse uk je feju jo pse ske be kete dhe ate. ktheju 10 vite prapa dhe ishe ti ai qe vuaje per ate vajze derisa me ne fund te pranoi. e pra ajo eshte ne rolin tend tani NUK TE HARRON DHE NUK TE HARRON. nuk ka rendesi e shkuara gabimet e ku ta di une. rendesi ka tani dhe e ardhmja pasi e shkuara sidoqe te jete nuk mund te kthehet. prandaj nese bere nje gabim ne te shkuaren duke ju nenshtru presionit te ambjentit qe te rrethonte mos lejo qe te besh te njejtin gabim qe tani nuk je 18 po 26 apo 27 vjeç. per mendimin tim te shkosh dhe ti thuash qe dua te te fejoj dhe jo te te kem shoqe se je 10 vjet me i madh. nese lejove qe tja besh jeten ferr asaj per 8 vjet(edhe tendin sigurisht) atehere shko dhe mbylli te gjitha plaget qe ke ti dhe ajo.

shpresoj qe te ndodhe keshtu dhe na kthe pergjigje per zhvillimet nga me te rejat.

P.S. ke akoma mundesi te ndreqesh kete mos e harro. nxito se dhe sekondi ka rendesi ne te tilla raste.

shkodrani_1980(nje qe ta do veç te miren)
 

alban bala

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

mu kujtua dhe kjo. babai i saj te pranoi atehere kur ishe 18 vjeç dhe pa asnje gje konkrete per momentin. e si nuk po pranoka tesh qe je 8 vjet me i madh. apo nena te tha qe je i vogel se je 18 vjeç. te isha une atehere siç jam tesh duke te keshilluar do te te thoja ate qe te ka thene nena jote se 18 vjeç djali nuk fejohet ne menyre absolute. me e pakta e pranueshme kisha per te thene eshte 20 vjeç. une per vehte jam 26 tani dhe them jam hala i ri pasi kam synime dhe synime. por sidoqe te jete puna tek ti mos harro se behet fjale per nje njeri qe po vuan per ty dhe kete nuk duhet ta lejosh. te isha une me kushte si je ti ta marre dreqi masterin e ku ta di une se nuk dua qe per hatrin tim te vuajne te tjeret. ose edhe mund te kisha gjetur nje zgjidhje qe dhe une te arrija qellimin tim dhe ajo te mos vuante. pershendetje serish dhe te presim te na qerasesh me karamele dhe llokume heres tjeter jo te na derdhesh lote....
 

alban bala

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

kjo besoj te jete positimi i fundit.

duketa dashur te miren e lexova perseri shkrimin. dhe kam perseri diçka per te thene. se nderkohe qe lexoja shkrimin mu kujtoshin dhe postimet qe ishin pas shkrimit tend.

ajo eshte nga nje fshat i tiranes. fakti qe e thekson duket qe ndikon sadopak ne familjen tende. kete gje mos e lejo. per moralin e vajzes, gjyko ate dhe shoqet e saja. ajo ishte e veçante ne krahasim me te tjerat se nese ato pranuan menjehere ajo ngurroi jo ate dite por nje vit te tere derisa u bind se ja vlente me ty. prandaj mendoj se ka nje moral te larte dhe mendoj se eshte nje besnike e madhe(eh sa vuhet shume kjo rrezik as gjumi naten se merr dynjane nga frika se po e tradheton gruaja)e ndjenjave qe ka ajo. e perseris se ky ka qene shkaku. me mire se e njeh ti se njoh une karakterin e saj por ma do mendja se me ça shkruaje ajo vajza gjate kohes qe ka qene e fejuar jo vetem qe nuk te harronte por me shume mundesi qe do ti kete thene te fejuarit te saj. keshtu bente visi ashtu dhe ashtu pelqente kete dhe ate. sado doja te beje diçka qe te me kujtonte ate. dhe keshtu me keto muhabete kuptohet se ska rruge tjeter vetem ndarje. pra edhe pse e fejuar ajo vazhdonte te ishte e dashuruar me ty vazhdonte te kishte po te njejten qendrim besnikeri ne ndjenjat e saja. pa mendo çastin kur ajo u be e jotja. e ke pritur 1 vit dhe se permbaje vehten nga lumturia. po mire se 1 vit qe me thene te drejten edhe sekondi duket shume kur je ne gjendjeje pritjeje. po 8 vjet mor Elvis po te pret ajo ty(ndonese u feju me ate tjetrin po ti shkoje dhe ti thoje kur ishte e fejuar se e doje akoma te nesermen ne mengjes e kishe te ndare dhe te lire ajo nuk eshte fejese thjesht me lehtesu vuajtjet e saja edhe ajo menyre spat rezultat dhe u nda pastaj)...

nuk e dime si eshte gjendja jote je i fejuar i martuar i lidhur. nese ka diçka prej ketyre 3 gjendjeve atehere vajza E. duhet harruar ne menyre absolute(nese ndihesh i lumtur me kete te dyten) se fundja e thashe dhe me lart e shkuar eshte e shkuar dhe nuk kthehet prapa. por nese ske asgje per momentin atehere ky eshte gabimi qe nuk te falet qe nuk shkon te ajo. se ne kete rast mes teje dhe vajzes E. qe nje moment kur u be çeshtje e se shkuares pasi u fejua por tani nuk eshte se eshte dhe aq çeshtje e se shkuares kjo e jotja. prandaj nese nuk je i lidhur i fejuar apo i martuar ska gje qe te pengon drejt saj. as nena nuk te thote me se je i vogel se ndryshe kur je 18 vjeç dhe ndryshe kur je 26 apo 27 vjeç. shpresoj qe te besh ate me te miren. kesaj rradhe te ftoj te degjosh mendjen dhe arsyen. ke frike vajzen. mendoj qe ajo nuk do te te kerkoje as llogarine me te vogel pasi me te pare ty qe po i kthehesh serish i harron te gjitha dhe si e tek bere me te ne te shkuaren i fshin te gjitha nga mendja. kete mos e harro.

u zgjata pak por mendoj qe ta zgjidhim mire kete çeshtje. pershendetje
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

ti "shkodrani 1980" shkruan sikur ne qe shprehemi skeptike ne lidhje me kete histori i duam te keqen hapesit te temes...
ti i shkruan shkodrani qe te do te miren...
thjesht dua te te them se ne dhame nje mendim pa dashur ti mbushim mendjen sic mundohesh ti te besh ketu, se te jete keshtu te jap 100 argumenta tani dhe te mbush nje faqe qe pse jam skeptike ne lidhje me kete teme...
mua me vjen mire qe ti nisesh nga e mira por ne fund te fundit kujt nuk do ti vinte keq nga ato qe ka shkruar hapesi i temes...
 

alban bala

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Policia mos e personalizo temen. telutem. eshte e vertete qe disa mu duken skeptike shume biles. rrinte e thoshte burri i botes pse nuk je feju pse ske be ate po kete. nuk ecet me pse se ajo pse nuk ka vlere se e shkuara ka ikur nuk e kthen me. problemi eshte e tashmja qe perseri neser e sotmja ka per te qene e shkuar. por para se te behet e shkuar te jete ne gjendje te veproje ne kohe. ideja ketu eshte qe te mos behet dy here pishman.

nuk eshte puna ti mbushim mendjen se fundja mendimi me te mbush mendjen eshte. shtrohet pyetje pse e sjell perseri dhe e ben te dites kete çeshtje ngaqe eshte i pavendosur se çfare te beje. çeshjta duket se eshte aktuale(dhe kerkon mendim biles se çfare te beje indirekt me ato detajet qe jep prapa) ndaj dhe dhashe mendimin tim. ti kishe nje deshire çfaredo dje por perseri e sjell ne mendje dhe thua pse nuk e bera(shkolle, karriere e çdo gje). nese te vjen perseri mundesia per te bere ate qe se bere tani ti nuk merresh me me te shkuaren por merresh me kete mundesi qe tu dha. keshtu eshte dhe çeshtja e ketij shokut tone.

pse kam thene ta dua te miren nuk do te thote se ju te tjeret jeni armiqte e tij. jo perkundrazi. nese e gjen dikund me thuaj. por kjo eshte nje menyre e imja qe te jem sa me vellazeror dhe te kem tone sa me afruese me nje qe po komunikoj qofte edhe me forume. inshallah ky postimi qe nisa nuk me ben qe te jem ne polici....

fundja ne per te dhene mendim jemi se ai qe vendos eshte vetem shoku jone askush tjeter te shkruajme tane diten e te behene te gjithe skeptike...
 

olololol

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Nuk dua te bej asnje koment per sa kam shkruar.
Ka gjera qe si kam shkruajtur te gjitha se u zgjata shume.
Lexova nje histori ne forum dhe shrujta dhe une nje histori timen.Kaq gogol mos e beni historine shof se arsyetoni vec per Dashurine pa marre parasysh faktoret e tjere qe ka jeta etj.


Ca vargje thone:

Dashuria eshte loje ,
Te gjithe ata qe provuan te luajne kete loje te vjeter,
Kurre s'moren ke dashuruan,
Moren ate qe la nje tjeter /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ju si do vepronit !

Lymo, se ça shkrujn ata që s'kan arrit ate që dojshin pak a shum e kan parasysh gjith dynjoja.

Un personalisht jetoj pikërisht lojën të cilës i këndojnë ato vargjet.

Un ta thash që për pak qesh duke u gjend në vendin tat po arrita me i dhon zemër vetes e me e provu. M'shkoi mir por mund të kishte nodh ene e kundërta. Po t'paktën e mora parasysh ne u hudha /pf/images/graemlins/winkwink.gif.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vallaj Lymo, drejt e ka Cufi. Ti ishe feju se s'të kishte gjet gjo me nejt feju. Martesa që o hapi mo i modh priste ca vjet derisa tu piqshit juve. Un për vete jom martu me dashnin e par edhe pse jo të vetmen. Qesh tu e hum për pak për të njëjtën arsye që e humbe ti tënden.
Sot, 8 vjet më pas, nuk jam pishman e ja kam pa hajrin.

Po ti ke pëlqy ene klandestinitetin m'duket.

P.S. Po pate mundësi sot, takoje, shiko se mos egziston ende shkëndija e ndezur edhe tek ajo. Nga eksperienca di që nuk fiket kollaj megjithë peripecitë që mund të keni kaluar. Thirre! Thuaji që ke nevojë për të. /pf/images/graemlins/wave.gif

[/ QUOTE ]

Elvis,lexoje mire kete postim qe kam cituar;te thote mjaft gjera /pf/images/graemlins/smile.gif

Jam ne nje mendje me Kondren kur thote qe po pate mundesi,takoje prap.Asnjehere nuk i dihet /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Ju si do vepronit !

Nuk kam mundesi ta takoj eshte larg Tiranes.
Nuk mund te pritnim aq gjate ( ne fshat ka nje mentalitet tjeter sta lene gocen me shume se 2-3 vjet merre e gzofsh gje per te cilen un nuk isha gati )
Mos me thoni cduhet te bej sot gjykoni per ate kohe qe ka ndodh kjo pune.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Ju si do vepronit !

Nuk desha te te jepja mend,por vetem nje sugjerim.

Per ate kohe qe ndodhi kjo pune,mendoj se bere gabim qe nuk u fejove.Edhe pse fshatare,medoj se prinderit e saj do te kishin qene dakord qe ju te dy te kishit ndenjur nja 2 vjet fejese. Tre vjet i kishit klandestinçe edhe dy te tjera fejese...epo per 5 vjet rresht njihet robi.
Nese do te kuptonit qe nuk e donit me apo nuk i pershtateshit njeri-tjetrit...fejesa prishet pa shume probleme.

Duhet te kishe guxuar e te provoje te rrije me te.Ky eshte gjykimi im.
 
Top