Re: Jorgo Bllaci
TUFANI
Nentogeri gjithnje me pat thene :
“Shok ushtar , duhet bindje n`ushtri!”
Porse une atehere kam qene
Kokekrisur , sic jam dhe tani .
………………………………..
Cmendurisht une e dua tufanin , -
Sidomos atehere n`ushtri ,
Ku kish dreqer ne vend te me mbanin ,
Kur degjoja gjemimet e tij !
Nje te diel pushimi dhjetori ,
Tek shetisja me shoket plot shend ,
Permbi krahe tufani me mori
Dhe me beri te bridhja pa mend .
Me perplasej ne gjoks ere e forte
Dhe me mbushte me gaz e me dehte…
Po me zuri nje shi , more shoke ,
Nje rrebesh qe me solli ne vete !
Erdha mardha e ngriva aq shume ,
Sa u bera si dreqi pishman.
I thash vetes : perse bre , pa pune ,
Te baresesh keshtu ne tufan ?
Po rrebeshi gjithe fushen e nxiu.
Ku te gjeja nje strehe? Per fat ,
Pash diku nje kasolle bariu ,
Qe m`u duk n`at cast si pallat !
Neper shqoten e rrepte e rrebele ,
Nisa vrapin drejt saj menjehere.
Do me bente baloshi fertele,
Po mos dilte nje vashez ne dere.
„C`lumturi!“- peshperise i cuditur
Edhe shtangem prej gazit ne vend !
Kjo kasolle, kjo vajze , papritur
Robert Bernsin me sollen ndermend.
Ne nje vjershez ai kishte shkruar,
Se nje vajze e shpetoi ne tufan.
„Dic do jem,- thash dhe une i gezuar,-
Qe papritur keshtu po me ngjan!”
Vetetimthi leshverdha fshatare,
Si sorkadhez e trembur me pa.
Dhe pastaj, me nje ndrojtje mitare,
„Urdhero ne kasolle…“- me tha.
Ula kryet e pragun kalova,
Me nje drithme te thelle ne gji…
Por m`u shemb gjithcka qe mendova,
Se te zjarri qe plaku bari!
Kur ai me veshtrim drejt meje,
Mermeriti : „ Ku shkon neper shqote?“
Une ndjeva papritur nder deje
Nje rrenqethje te ftoht`e te forte.
Mblodha veten e vajta te zjarri,
Zura vend dhe i thash menjihere :
“Epo, xhaxho, detyr` e ushtarit
As qe pyet per shqote e per ere…”
………………………………
Ne kujtese edhe sot me ka mbetur
Cdo veshtrim i leshverdhes, cdo gjest.
At nate, kur rash per te fjetur
(Vetekuptohet se ku : ne arrest),
Papushuar ne shpirt me kumbonte
Embelsisht zeri i saj vasheror.
Gjithe ankth, prisja diten t`agonte
Dhe takimin gazmor dashuror.
Por agoi, u ngrys, prap agoi…
Une s`pashe as fushe,as rruge.
Komandanti pastaj me dergoi
Me sherbim, diku tutje ne jug.
Kur u ktheva kish ardhur pranvera,
Kishte nisur te zgjohej prap jeta,
Po ne fushe, mes lulesh tjera,
Me te bukuren lule s`e gjeta.
Ne repart, disa shoke me thane,
Se nji vajze me kishte kerkuar,
Po pastaj, s`di ne c`mal, me babane ,
Tok me grigjen ajo kishte shkuar…
Ato vite, s`di c`shpresa me mbanin
Qe ta shihja ndokur…
Dhe prandaj
Cmendurisht une e dua tufanin,
Se me shfaq fytyren e saj…