Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

symacja

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Une nuk jam e qete ne jeten time duke pare te tjeret se jane me te vuajtur se une.Me duket nje filozofi egoistesh.E rendesishme eshte te ndalemi shpesh nga kjo gjullurdi e jetes dhe te mendojme se cduam te bejme ne kete jete vertet dhe si mund ta arrijme vertet lumturine tone.Kam kuptuar qe per ta thjeshtuar jeten time sduhet te nisem nga ambicja dhe zilia por thjesht nga ndjenjat pozitive qe une mbart.Gjithashtu sduhet te na drejtojne si shume te tjeret se nga duhet te shkojme sidomos prindrit, sduhet ti lejme ata te na e "thjeshtojne" jeten gje qe mund te coje ne nje nderlikim me te madh te jetes sone, por thjeshte te pyesim veten tone Unin tone se si duam te jemi ne te ardhmen.
 

Darien

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Fillimisht postuar nga PaperMooN:
[qb] kam pershtypjen se jeten nuk e nderlikojme ne po ajo na nderlikon neve.
[dunno if I made any sense] [/qb]
you made perfect sense, although I don't completely agree

nuk jam krejtësisht dakort sepse shumë shpesh e ndërlikojmë ne; gjëja që më bën më shumë përshtypje është mëria e gjatë, ndarjet e familjeve që vë re kur shkoj për vizitë në Shqipëri, për arsye që duken shumë të vogla kur i sheh me perspektivën time

e ndërlikojmë shpesh jetën kur u vëmë rëndësi të tepruar veprimeve ose fjalëve që nuk e meritojnë atë rëndësi
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Al-Punk

Still here
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Vis Elbasani ne gjithmone bejme krahasime. Per te kuptuar cfare na pelqen bejme krahasimin me dicka tjeter qe kemi pare... qe kemi perjetuar.

Sidoqetejete jeta eshte shume e thjeshte, ne hallin me te madh po te jesh dhe po ta mendosh qe zgjidhja eshte shume e thjeshte dhe heret a vone do arrijme tek ajo zgjidhje ... me mire heret.

Jo me larg se sot po shihja foton e nje 7 vjecari qe me ngjasoi me veten ne ate moshe. Triko leshi e punuar me dore, baluke mbi balle dhe nje buzeqeshje pahalle!
20 e ca vjec ... nje foto te ngjashme kur ta shoh pas 20 vjetesh do mendoj te njejten gje .. sa pak e komplikuar jeta pas gjithe ketyre viteve te kaluara... sa te komplikuar do e doja
 

Gysi

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Citim nga Animaa
Jeten time dua ta kem sa me te nderlikuar , i trembem thjeshtesise

--------------------------------------------------------------------------------

S’e kuptoj fare këtë. Si mund t’I trembesh thjeshtësisë, dhe të ndjehesh e sigurtë ndaj komplikimit? Mos u ken gatërruar vendet fjalëve? Zakonisht ne na tremb e panjohura. Dhe e komplikuara është plot me të tilla. Ne qoftë se të pëlqen rreziku është tjetër punë, vec kjo nuk do të thotë t’I friksohesh të thjeshtës.


citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Citim nga qiellblu
Ne lidhje me faktin qe ne lindim pa u pyetur dhe vdesim po ashtu, ky me teper eshte nje problem ekzistencialist, e famshmja "njerez te hedhur ne kete bote!"

--------------------------------------------------------------------------------

Njeriu nuk është hedhur në botë, sic thotë Hajdegeri. Po të ishte kështu, do të kishim thyer turinjtë. Pa mendo pak. Kemi dalë nga barku I nënës, që është vendi më I sigurtë në botë (me sa di unë embrioni është I ruajtur nga tre shtresa njëra pas tjetrës në barkun e nënës), ku dhe jemi ushqyer, në mënyrë që embrioni ynë të dalë I shëndetshëm, kemi lindur dhe jemi ushqyer me qumësht dhe dashuri në vitet më të brishta të zhvillimit njerëzor, jemi rritur mes përkujdesjesh dhe sakrificash të vazhdueshme të atyre që na lindën, dhe ja ku ndodhemi përballë dilemës më të fortë ekzistenciale.
Ne jemi frut dashurie dhe dhimbsurie dhe s’mund të kemi ardhur në këtë bot të begatë nga rrëshqitja, gjatë shkeljes së ndonjë sapuni diku në ndonjë hale të mosekzistencës. Po të ishte kështu, besoj do të kishim të gjithë nga një gungë në surrat, ashtu sic kemi të gjithë ne shqiptarët vaksinën e lisë, të cilën do ta mbanim si hajmali që do të tregonte fatin tonë shakaxhi, që na solli në jetë mes një pafundësie mundësish të tjera. Imagjinoni janë miljarda spermatozoitë vetëm në një derdhje, që turren me vrap të tërbuar në një luftë për ekzistencë, dhe aty vetëm ekzistencialisti Hajdeger mundi të vijë në këtë botë e të na japë leksione mbi vërvitjen e njeriut në të. Nuk e di, por aq shumë e ka ndjerë I shkreti këtë “flakje në botë”, sa që thonë se ka vuajtur tërë jetën nga marrje mendsh. E megjithatë jeta është e cuditshme. Nuk e lanë gjatë dhe përsëri dora e këtij fati mistec nuk e la as t’I mbaronte idetë e veta, duke e vërvitur përsëri andej nga erdhi. Shpresoj t’a ketë vërvitur në kahun e kundërt që të paktën t’I dalë marrja e mendëve. Nejse, po e mbyll duke u uruar të gjithë ekzistencialistëve që, në rihedhjen e përtejme, të mos bien me të njëjtën pikë të kokës. Thonë që të dhemb shumë kur goditesh dy herë në të njëjtin vend.


P.S. Mos ma merrni per ters se gjithcka e kam ne kuptim figurativ. Fundja nuk besoj se përbën ndonjë krim të tallesh me Hajdegerin, për të cilin c’është e vërteta kam shume respekt, megjithëse nuk e jam I njëmendjeje me të për të gjitha gjërat.
 

babi

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Kush do me thote me mire dhe me qarte se ne cilin aspekt jeta eshte e thjeshte?????

:book:
 

nevila

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Nuk besoj se ka jete te thjshte dhe te komplikuar. vetem per zgjedhjet qe behen ne jete mund te perdoren keto koncepte. jeta ne teresi eshte nje gare me veten ku duhet te mbahesh fort qe te mund te perballosh zgjedhjet qe ke bere.
 

bona

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

thenia e profesoreshe Orcahada( Psikiatri):

it's not the event that causes crises it's the perception of the event that does.

kjo me ndihmoi disi.
dhe qe atehere mendoj: ja u bo kjo gje apo nuk behet dot kjo tjetra su permbys bota.
dhe ndjehem me e qete.
 

korcari12

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

KURSE UNE DO DESHA TA NEN KUPTONJA NDRYSHE!

Jeta eshte e veshtire po mundohuni ta shijoni me sa mundesi kini ?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Të jetosh është njësoj si të notosh. Për disa njerëz noti është mjaft I vështirë, por kur e mëson, të vjen të qeshësh si si më parë ke bërë pllaq e plluq në breg duke mos bërë dot një cap përpara. Pale pastaj kur qëndroje në buzë të urës e dikush bënte sikur të shtynte! Ndërsa kur e ke mësuar notin edhe të të hedhin nga varka, ti do të nisesh drejt bregut qetësisht. E rëndësishme është t’a kesh të qartë ku po mbërrin. Zakonisht nga deti trembet ai që s’e njeh.

Shpesh njerëzit hutohen nga ngjarjet e shumta që kanë parë gjatë jetës dhe tmerrohen kur mendojnë se këto mund t’u ndodhin edhe atyre. Por, njeriu është kafsha më e fortë. Mbi të gjitha duhet të ruash moralin lart dhe të mos dëshpërohesh, duke e ditur që koha është melhem, ashtu sic është edhe shpatë, dhe një burrë I mencur thotë që “po nuk preve me të, ajo do të të presë”. Njeriu duhet të të kuptojë rrethanat në të cilatë e ka “hedhur” fati dhe të shohë se cila është me e mira që mund të bëjë, për të tjerat nuk duhet carë shumë koka. E rëndësishme është të ruash drejt kursin, drejtimin ose qëllimin në të cilin ti po ecën, përndryshe jeta do të jetë një xhiro e pakuptimtë. Jeta është një labirint dhe ai që e di rrugën e ka mjaft të lehtë ta përshkojë edhe me sy mbyllur.

Ka një urtësi që ka menduar hollësisht për nevojat e tua në jetë, pa u lodhur fare t’I. Ndaj bëj paqe me të, hapja derën dhe harmonizoji veprimet e tua me të. Po citoj Dostojevskin: “Cdo filizë bari, cdo buburrec, mizë, bletë…, të gjithë e dinë rrugën e vet. Ata nuk e ndjejnë nevojën e arsyes…, cka dëshmon për të fshehtën e Zotit; ata e bëjnë vetë këtë të fshehtë”. Natyra mëmë është mjaft e gjerë dhe sigurisht ka mjaft vend edhe për ty. Cdo plagë e trupit mbyllet vetvetiu ngadalë dhe nëse t’I ke bujarinë për t’a pranuar jetën sic është, kështu do të mbyllet edhe cdo plagë e zemrës.
Meqë u morëm me lundrimin po marr si shembull atë që vozit kundër rrymës, kur rryma është më e fortë dhe ai s’mund t’a cajë. Përse lodhesh kot! Përfundimi është I qartë. Pranoje natyrën si mëmë dhe jo si njerkë, pastaj patjetër që do t’I shijosh frytet e saj. “Lumturia gjendet përreth,-thoshte dikush,- mjafton të pëkulemi pak e ta ngremë”.
 

deti

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

me sa duket jeta eshte e thjeshte vetem per nje femije te vogel, edhe per ate me shume mundim.por per te tjeret as qe flitet...........jeta eshte nje lufte e panderprere,sidomos ne ditet e sotme.....te me provoje njeri te kunderten.........duke qendruar me kembe ne toke
 

albanian

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Kur dielli lind e shkelqen kur nata me ngrohtesine e saj na mbeshtjell atehere do te kuptosh qe kjo bote eshte e thjesht por nderlikimet jane ne kokat tuaja..............
 

Koli

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Jeta eshte kalimi nga hici ne asgje.- ka thene dikush, dikur.
Ka njerez qe duan ta jetojne thjesht dhe ashtu sic ju vjen jeta, ka dhe te tjere qe duan te arrijne dicka ne jete. Ata qe duan te arrijne dicka, kane enderra te medha dhe aspirata shume superlative per nje njeri te thjeshte qe jeton per te marre fryme, per te kaluar fazat e jetes si martesa, sjellja ne jete e femijve dhe natyrisht vdekja. Per keta njerez jeta eshte e thjeshte.

Por kur do te arrish endrrat dhe deshirat qe lindin kur je i ri (por qe fatkeqesisht shume nga ne i humbim neper monopatet e rritjes dhe maturimit) jeta s'mund te jete kurre e thjeshte. Jeta behet nje mjet per te arritur nje qellim.
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

jeta eshte e bukur...jeta eshte e veshtire...jeta eshte e lehte...jeta eshte fuqi...a ka perkufizim???? po ka !jeta eshte jete!
te gjitheve na eshte dhene nje jete dhe nje rini plot aspirata dhe deshira ,plot endrra dhe dhe plot pergjegjesi ...na jepet nje jete plot jete!!!Respekte Princi !
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

jeta eshte jete fundja,dhe cfaredo qe te mendosh per te ardhmen...ska rendesi..rendesi ka qe do jetosh...
 

Alanis

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Mo po me te vertete, ca eshte jeta se vetem e thjeshte qe nuk eshte???
 

albanian

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

E KUSH LARGOHET NGA KUJTIMI I ZOTIT, ATIJ NE IA NDRLIKOJME GJERAT E JETA ATIJ I DUKET E NGUSHTE...KURANI
 

skin

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

jeta eshte ashtu sic e bejme vete: e thjeshte fare ose e nderlikuar. varet se cfare kerkojme.

per te arritur te mesmen e arte, pra per te patur nje jete afersisht te thjeshte, duhet te kerkojme ato qe jane te realizueshme brenda mundesive tona dhe te kenaqemi me ato qe arrijme. gjyshja ime thoshte "rigoni s'behet lis", kshuqe do ishte mire te kuptojme se pari qe jemi rigon, e pastaj te perpiqemi te behemi rigone te shendetshem, se cmund te ndodh me tej as qe ja vlen ta mendojme (rigonet nuk mendojne shume:))
 

foneastic

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

-----------------------------------------------me sa duket jeta eshte e thjeshte vetem per nje femije te vogel, edhe per ate me shume mundim.por per te tjeret as qe flitet...........jeta eshte nje lufte e panderprere,sidomos ne ditet e sotme.....te me provoje njeri te kunderten.........duke qendruar me kembe ne toke
----------------------------------------------
Kemi harruar te gjithe fatin,,e para.Ka aq njerez qe jane aq me fat,ne dy kuptime.Fat ne jete,dhe fat sepse jane shume indiferente.Kto lloj njerezish as qe vuajne sa ata te munduarit si i thone.Ka edhe shume lloj njerezish qe cdo gje qe i ndodh e marrin si dicka te jashtzakonshme thu se ca u be.E dyta,ka edhe shume njerez qe jeten e quajne si sakrifice.Pse ,do kishte shume arsye ne fakt,sepse ta zeme njeri eshte sakat dhe s mund ti jape fund jetes,njeri sepse i duhet me majt nja 15 fmi etj etj.Une jam thjesht e mendimit qe jeta ne fakt eshte e thjeshte.Edhe fjalen jete,vete njerezimi e ka shpikur,ne e kemi emruar.Njeriu duke qene shume kerkues dhe shume i pakenaqur c ben???Thote qe jeta e veshtire.S po them se eshte shume e thjeshte,ama ajo puna e rigonit qe tha dikush ktu me lart eshte shume domethenese.Une do thoja qe;jeta eshte ashtu sic ne e shohim ate.Ji i kenaqur me cfare ke ,,gjithmone duke kerkuar me shume,por pa harruar se pas nje ngritjeje vjen gjithmone nje zbritje:))Ju pershendes.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

Ja edhe ketu morali....

Sigurisht qe jeta eshte e thjeshte. Por eshte titulli ai qe ben moral, qe permban pjesezen e moralit "mos", dhe qe nderlikon vete jeten. :book:
 

Gysi

Primus registratum
Re: Jeta eshte e thjeshte mos e nderlikoni.

nihilistik
Por kur do te arrish endrrat dhe deshirat qe lindin kur je i ri (por qe fatkeqesisht shume nga ne i humbim neper monopatet e rritjes dhe maturimit) jeta s'mund te jete kurre e thjeshte. Jeta behet nje mjet per te arritur nje qellim.
Pikerisht ketu besoj se vjen komplikimi I panevojshem qe vete njeriu I ben jetes. Deshira, lakmia, karriera, pozita, paraja. Njeriu ka pjelle një lumë gjërash që t’a rëndojë kokën, t’a bëjë plumb, që të mos gjejë më kohë për të menduar për veten. Nuk e di nëse të gjitha këto I ka shpikur vetë njeriu pasi nuk duron dot shëmtimin e vet të brendshëm, apo janë pjellë e gjenialitetit të djallit, I cili synon të bëjë sa më shumë njerëz për vete, në mënyrë që të mos mbesë I vetëm në fund të ferrit. Për mua ajo që na e vështirëson jetën është verbëria jonë. Njeriu është harraqi më I madh. Ka ardhur në këtë botë dhe ka harruar se për cfarë. Vendos, për kompesim, disa synime në jetë, të cilat menjëherë I harron duke rendur pas të parës femër që “ia luan”, dhe megjithëse vazhdon dita-ditës t’I afrohet orës së largimit, as ka përgatitur as cantën e dorës për udhëtim, dhe madje as që e ka idenë se ku do të shkojë.

E kam thënë edhe më sipër. Koha është melhem. Vjen një ditë që edhe dëshirat shuhen dhe thërmohen si hi, dhe madje të vjen të qeshësh sa shumë përpjekje ke bërë për të arritur gjëra, për të cilat tani as t’a ndjen fare. Dikur vdisja të kisha një bicikletë. Endërroja sa e sa gjëra që mund të bëja me të. Sot as edhe makina nuk më hyn në sy. Pra koha na I plotëson më së miri dëshirat, duke na I shkulur prej kraharorit. Dhe ne, të mësuar me dëshira zëmë e krijojmë të tjera, madje edhe vazhdojmë ndihemi keq kur nuk mund t’I realizojmë. Por një gjë është e sigurtë, edhe ato do të veniten të parealizuara në sfond të ndërgjegjes sonë, me kalimin e viteve. Jeta ka rrugën e saj, ndaj s’të përpiqemi t’I ndryshojmë rrjedhë?1
 
Top