Jeni te lumtur!? Cfare ju ben te lumtur!?

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ndoshta do ishte me interesante dhe e paster t'i pergjigjeshe pyetjes me ate qe te vjen ne mendje, pa diskutuar gjate e thelle per cfare eshte lumturia.
pra Je e lumtur? nese je, ose nuk je e lumtur, cfare te ben!? Nga ato pyetjet flash, pa analiza te thella....

Lumturine me te madhe e kam perjetuar nga viti 2007 deri ne vitin 2012. Kjo lumturi buronte nga pavaresia e fituar nga prishja e kontrates se marteses ku mosperputhja ne karakter me thithte shume energji dhe fleksibiliteti qe eshte nje nga karakteristikat kryesore te qenies time se bashku me aftesine per tu riperteritur me kishin krijuar nje cikel mbajtje meri - falje pa perfundim «happy ending». Askush nuk duhet te mbaje gjalle nje cikel jete e cila qendron ne kembe dhe motori i se ciles punon me aftesine riperteritese, enderruese, falese, krijuese te nje njeriu qe jeton me shpresen dhe besimin se ora i ka ardhur qe jeta e tij te NDRYSHOJE dhe se nje force madhore e mbron dhe e drejton.

Ky sentiment mori fund ne vitin 2012! Se bashku me trokitjen ne dere te vitit 2013, sic thote edhe popoulli: «Kur te vine te keqiat dhe hallet hapu deren» peripeci te natyres «nuk i meritoja» me ndoqen dhe kane udhetuar me mua deri sot. Kush eshte ai burre dheu qe ka guximin te me thote se ligji universal veprim-pasoje ka efekt edhe ne jeten njerezore. Ndryshe quajtur ligji karmik, ky ligj eshte brutal per te gjithe ata qe i kane dhene botes miresi, mirekuptim, drejtesi, dretperdrejtesi dhe fjale inkurajuese e ndertuese dhe kane marre deri me sot te famshmet opingat e Sheros!

  • Kur femijet qeshin me shakate e mia lumturohem;
  • Mimikat e e-mojit me lumturojne dhe mund te qesh me to per ore te tera;
  • Filmi «Dude, where is your car» me lumturon;
  • Kujtimet e femijerise me lumturojne; atehere kur kisha zot-zonje (meme e at) si mbrojtesit e mi dhe buzeqeshja e te cileve me jepnin besimin se «nuk do te lejojme kurre qe nje e keqe te vej lot ne syte e tu»;
  • Kur shoh ne treg DVD-in e nje filmi qe kam vite qe e kerkoj dhe perfundimisht e gjej;
  • Kur gjeta ne treg nje dite nje qeruese patatesh te stilit te vjeter qe funksiononte me mire se modernet;
  • Lumturohem kur shoh dritat ngjyra ngjyra dhe koha ndalon ose vrapon dhe une harroj ku ndodhem.
  • Kafshet dhe te qeshurat e bebeve me lumturojne;
  • E Premtja qe une e quaj Fiesta me lumturon. Soiree cinema dhe diskutim filmash ose «temat e medha» sic i quajne femijet keto mbremje i pres me padurim;
  • Nje falenderim i merituar me lumturon;
  • Nje kompliment i merituar me lumturon;
  • Diskutimet e kripura dhe te embla me lumturojne;
  • Njohja e njerezve qe kane te njejten natyre si une me lumturon. Peshimi i duhur i situates publike-private; e diskutueshme-e padiskutueshme; kategorike-fleksibel jane disa nga ato karakteristika te ketyre njerezve.
  • Natyra dhe lulet dhe shume te tjera.

Une jam njeri i lumtur nga natyra, vecse jeta nuk eshte gjithmone e drejte me mua. Vdekja e cila dashuron ata qe e dashurojne nuk ndihet e gatshme te me marre ne krahet e saj. Ndoshta ka plan tjeter per mua.:wub:


Po ty Hank cfare te lumturon?
 

joetisti_

Locus omnem
e kerkoj lumturine me cdo veprim te perditshmerise sime te jetes. E gjej rralle por, cka me ben te lumtur eshte se sa e gjej, e humbas. Keshtu me krijohet mundesia te "rropatem" ta gjej serish...
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
hqdefault.jpg


Punimi me bize, thurrja me shtiza, punimi me makine qepese, qendisje azhuri ose pune kryqi.
Me qeteson, riperterit dhe lumturon!
 

joetisti_

Locus omnem
jam i prirur te besoj se eshte nje shpikje. Edhe per dashurine ashtu thone, s'e ekziston, por kembet s'ia ka pare kush, edhe ai/ajo qe ka pretenduar se po, ka gjetur me pas belane. Ah, sa per 'bela', ekziston ! Dhe po te ishte pyetja "a jeni i belaluar", do te thoja...: shpesh !
 

joetisti_

Locus omnem
te te gjitha pikat e kam kerkuar. Te te shiut, te loteve, te rakise... dhe te pikat vazhdoj ta kerkoj, qofte edhe nje 'pike' e vetme...
 
Top