nese jam e lumtur? dikur ia beja shpesh here kete pyetje vetes... dikur kur e kerkoja lumturine jashte duke kerkuar mbeshtjetje tek njerezit apo tek rrethanet momentale...e njekohesisht nga ana tjeter, ajo e kunderta e medaljes, trishtohesha nga mashtrimet dhe zhgenjimet, merzitesha aq shume nga indiferenca dhe egoizmi i njerezve, qaja brenda vetes para nje skene dhune, rebelohesha ndaj padrejtesive te shumta, vuajtjeve te te pafajshmeve, ndieja keqardhje per cdo shpirt te ndrydhur me te cilin hyja ne kontakt... por me vone, me kalimin e kohes, kuptova qe gjithcka qe na rrethon eshte efemere, ne ndryshim te vazhdueshem...perfshire edhe njerezit e natyren e tyre jo te qendrueshme, dhe eshte e pamundur te ndalosh kete evoluim...eshte ligj i jetes, ligj i natyres...me kete ide, u binda edhe qe eshte budallallek te kerkosh mbeshtjetje tek dicka efemere, te perkohshme...c'kuptim do kishte? thjesht do ishte mashtrimi i radhes e si pasoje nje burim tjeter mendimesh qe do sherbenim vec per te turbulluar mendjen akoma me shume...
atehere vendosa te largoja nga vetja cdo mendim te ketij lloji, dhe zbulova ndjenjen... ate qe mendimet, frikerat e fiksimet e kishin strukur kushedi ku brenda meje dhe ia merrnim frymen... keshtu gjithcka, e njejta bote qe ne fillim dukej aq e erret, mori nje pamje tjeter brenda meje...me te thjeshte, me te qarte, me te kthjellet... nuk ishte me e rendesishme te pyesja veten jam apo nuk jam e lumtur...nuk ishte me nevoja per pyetje...thjesht ndjeja ne cdo gje qe beja, e nese ndihesha mire vazhdoja, ne te kunderten kuptoja qe ishte nevoja per ndryshim...
lumturia qendronte ne faktin qe une kisha (kam) mundesi te ndiej...kjo gje mund te duket normale e jo kushedi cfare, por ne te vertete eshte thelbi i gjithckaje...ajo cfare mua me ben te them qe jeta eshte e bukur, sepse na eshte dhene mundesia per te ndjere...e fale kesaj, mund ta gjejme kenaqesine ne cdo gje, ne cdo kohe e ne cdo rrethane, madje edhe ne momentet me te trishtueshme... thjesht sepse ajo ndodhet gjithnje brenda nesh... per mua mjafton nje buzeqeshje, kontakti me nje person qe ndien te njejtat gjera qe ndiej une ne ato caste, nje shpirt i cilter, nje pamje qetesuese ne natyre, nje lule qe cel... ideja qe keto gjera mund t'i perjetoj nje dite...