Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.
eshte nje teme shum prekse,por...
e gjith kjo mesele vjen si rrjedhoje ,qe ne familjet tona prej shum dekadash ishte krijuar nje si pune zakoni nga halli ,femijet martoheshin dhe rrinin me familjet ose diku afer ,te rrale ishin ato qe largoheshin ne nje qytet tjeter ,por sa do qe largoheshin prap kur kishin deshire mall i hypnin trenit dhe ja ...prap pran familjes,q`malleshin dhe largoheshin pa dhimbje.Kjo situate qe eshte krijuar ne familjet shqiptare vjen si rrjedhoje e shtetit tone te dobet,uroj qe sa me shpejt te hyjme ne europe qe mos te ndodhin me keto ngjarje.Nese te gjith kemi nje pashaporte, ku te jemi te lire te levizim ,mendoj se s`do te kete me ngjarje tragjike.
U larguam per nje jete me te mire si tonen ,prindrve tane ,sikurse dhe per brezat qe do te sjellim ,dhe per kete prinderit tana jane koshient.Une kam shum vite qe se shoh mamane time,dhe sa here qe flas ne telefon ,me thote fjale shum prekse,mundohem ti flas sa me ndrohte jo vetem se eshte prind, se dhe mua me ka mere shum malli ,por e ndjej qe per prinderit eshte me e veshtire se sa per ne te rinjte largesia. Une personalisht ja kam bere te qarte ,...nuk mendoj se eshte e drejt te mbyll te ardhemen time dhe te kthehem ne shqiperi ku pervec familjes nuk me pret gje tjete.Tim shoqi i vdiq i jati (rafmeht past) kishte 4 vjet pa e pare,e kishte pike te dobet,dhe kur ndodhi fatkeqsia ,me thote se do te kthehemi,per ti bere respektin e fundit,
i them se a eshte e udhes ky mendim...,kujto se sa veshtersi finaciare,psikologjike ,fizike kemi kaluar per te ardhur ketu per nje te ardhme me te mire,a ja vlen ti hedhim shkelmin gjith c`kaje????kete gje ja thane dhe njerzit e tjere te familjes.
Isha 23 a`there kur u largova me te dashurin (burrin e sotem)jashte shtetit ,dhe fjalet e tim eti(i cili eshte larguar nga jeta ) i kam dhe sot e kesja dite burim frymezimi per te ardhmen time familjare,
...po largohesh dhe se dim se kur do te te shohim prap ,por kjo eshte jeta,ne nuk mundet dhe as nuk kemi te drejt te mbyllim jeten tende,ti qofsh e lumtur me djalin qe do dhe zoti ju ndihfmote ne jete,...
sa te jemi gjalle me shpirt e zemer do jemi parne njeri-tjetrit sa do larg te jemi fizikisht
c`far do gjeje qe te ndodh,nese ke mundesi hajde na shiko ,ne mos dashuria jote dhe fjalet e tua te embla nga tel do te na shoqerojene dhe m`bas kesaj jete.
Une kam vetem mamane tani jam vajze e vetme,dhe me shum se sot e di qe i nevojitem asaj,por...
Meqe jemi dhe prag festash ,uroj me gjith shpirt per te gjith ato bashkadhetar emigrant te cilet nuk jane te pajisur me dokumenta levizese, viti 2004 t`na gjeje me dokumenta ,qe te shohim sa me pare prinderit tane,per te cilet na dhemb xhani.
Dhe uroj qe femijte tane kurr mos perjetofshin te tilla situata ndjenjash familjare.