Izraeli bombardon Sirine

Izraeli bombardon Sirine

Ne oret e vone te nates avione te ushtrise izraeliane kane bombarduar territorin sirian ne afersi te Damaskut.

"ishte nje kamp terroristesh te Jihadit" konfirmon shtabi i larte izraelit

"ishte nje kamp per refugjate" konfirmon nga ana tjeter zedhenesi i ministrise se puneve te jashtme siriane.


U mblodh menjehere pas ngjarjes keshilli i sigurimit te OKB- se. Ne kete mbledhje diplomacia siriane kerkoji me force qe te perpilohej nje dokument i OKB-se ku denohej ky agresion brutal i Izraelit ne toke siriane. Nga ana tjeter ambasadori i SHBA prane OKB-se Negroponte pohoi sot per shtypin: "Washingtoni eshte i bindur se Siria qendron nga ana e gabuar e luftes kunder terrorizmit". Me kete fraze lihet shume qarte te kuptohet se administrates Bush as nuk i kalon neper mend qe te denoje aleatin Izraelian.

Ne kete kontekst me lind natyrshem nje dyshim.
çdo shtet atehere mund te sulomoje nje tjeter (duke gjetur 1000 shkase) mjafton qe te kete mbeshtetjen e SHBA.
Mos eshte kjo valle demokracia globale?????

:confused:
 

edda

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

Demokracia eshte vetem nje iluzion... mjere ne!!!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

.....dhe hipokrizi Edda.
Issi jam dakort me shkrimin tend,por une nuk do e thoja kete gje sepse nuk do dija si ta justifikoja ndihmen e madhe qe na dha SH.B.A. ne shqiptareve per çeshtjen e Kosoves.Se po ta shikosh mire dhe ai sulm kunder nji shteti sovran ishte.Ne te tilla raste me mire eshte te mos thuash fare ate qe ndjen(per ne shqiptaret sidomos) por thjesht te shohesh interesin personal(ne kuptimin e pergjithshem).
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Izraeli bombardon Sirine

To fight the beast...you must become one! :smash:
 

Al-Punk

Still here
Re: Izraeli bombardon Sirine

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] To fight the beast...you must become one! :smash: [/qb]
Besoj ti e di dallimin mes te mires dhe te keqes!
 

edda

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

Fillimisht postuar nga 'Mistreci':
[qb] nuk do dija si ta justifikoja ndihmen e madhe qe na dha SH.B.A. ne shqiptareve per çeshtjen e Kosoves.Se po ta shikosh mire dhe ai sulm kunder nji shteti sovran ishte.Ne te tilla raste me mire eshte te mos thuash fare ate qe ndjen(per ne shqiptaret sidomos) por thjesht te shohesh interesin personal(ne kuptimin e pergjithshem). [/qb]
Ai ishte shtet sovran por ama ishte nje shtet pro rus qe po i çante b.. SHBA. ShBA ndoshta nuk ishte pergatitur per lufte ..mendoi se do hidhte nja 2 bomba siç beri gjate luftes ne Bosnje dhe serbet do terhiqeshin. Ishte lufte qe i ngeli n'dore asaj por si perfundim fitoi edhe nje baze te sigurte ne ballkan..
Kur SHBA e ka kaq perzemer lirine e demokracine e popujve pse nuk nderhyri qe perpara ne Irak kur Sadami bente kerdine me kurdet, apo pse s'leviz tashti per çeçenine ..vetem INTERESI e leviz ameriken pffff
 

jula

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

Fillimisht postuar nga issi:
[qb]

"ishte nje kamp terroristesh te Jihadit" konfirmon shtabi i larte izraelit

"ishte nje kamp per refugjate" konfirmon nga ana tjeter zedhenesi i ministrise se puneve te jashtme siriane.
[/qb]
Fatkeqesisht eshte nje nga rastet kur te dyja pohimet mund te jene mese te verteta: dihet fati dhe rrjedhimisht "profesioni" i palestinezeve ne kampet per refugjate ne truallin e "vellezerve" siriane, libaneze, jordaneze... :shrug:
Dhe perseri fakti kryesor mbetet cenimi i sovranitetit tokesor te nje shteti anetar te OKB. Nqs OKB dhe sovraniteti do te egzistonin, sigurisht. Lufte preventive, nuk jemi primitive te viteve '800, ka terrene ku s'mund te pretendohet per duele kavalereske.
 

jula

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

Fillimisht postuar nga 'Mistreci':
[qb]
Issi jam dakort me shkrimin tend,por une nuk do e thoja kete gje sepse nuk do dija si ta justifikoja ndihmen e madhe qe na dha SH.B.A. ne shqiptareve per çeshtjen e Kosoves.Se po ta shikosh mire dhe ai sulm kunder nji shteti sovran ishte.Ne te tilla raste me mire eshte te mos thuash fare ate qe ndjen(per ne shqiptaret sidomos) por thjesht te shohesh interesin personal(ne kuptimin e pergjithshem). [/qb]
Edhe duke pare interesin "personal" (personale s'kam asgje ne fakt, po e zeme se interesi personal eshte ndjenja qe te ngjallin kujtimet e luftes se Kosoves), me duket se rrezikoj te ndiej me afer kauzen e nje populli te cilit i mohoet padrejtesisht gjithcka, sovraniteti ne rradhe te pare. Qe pastaj dikush ka fatin (relativ) te kete armik Miloshevicin dhe dikush ka tersin te kete rene ne dore te Izraelit, eshte thjesht pune shansi.
Nuk e kuptoj si arrini te nxirrni gjithkund problemin e Kosoves dhe si jeni kaq te sigurt ne krahasime. :confused:
 

viSara

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

nuk e di se a e ka lexuar ndush nga ju librin "Shenime per lindjen e mesme" te xhaxhit Enver por aty ai e quan Izraelin "koburja e imperializmit amerikan ne mesdhe" dhe ka patur ploresisht te drejte.Lobet çifute sot qeverisin gjithe boten ju keshilloj qe te lexoni "KOMPLOTI BOTEROR" te IVANOVIT (ish agjent bullgar)ose "E verteta rreth xhamise AL AKSA" libra qe mund t'i gjeni tek libraria islamike tek sahati.
 

viSara

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

me falni duhet te kemi parasysh edhe diçka tjter se amerikanet nuk kane miq por interesa dhe nuk kane kundershtare por armiq me kete llogjike duhen shpjeguar edhe nderhyrjet ne kosove dhe se fundmi ne afganistan dhe ne irak.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Izraeli bombardon Sirine

BBC ne Shqip, Botuar: E diel, 05 tetor 2003 - 17:34 CET. www.bbc.co.uk/albanian
----------------------

"Përshkallëzim serioz" i situatës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet me kërkesën e Sirisë për të diskutuar një sulm ajror izraelit mbi territorin sirian.

Siria e ka dënuar fuqishëm sulmin dhe e ka konsideruar atë si përshkallëzim serioz të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Aeroplanë ushtarakë izraelitë sulmuan një kamp palestinez stërvitjeje në territorin e Sirisë, pas sulmit vetëvrasës me bombë në Haifa të shtunën ku u vranë 19 vetë.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se sulmi nuk u ndërmorr kundër Sirisë.

Ushtria izraelite tha se kampi që u sulmua, i cili ndodhet afër kryeqytetit të vendit, ishte përdorur nga Xhihadi Islamik, madje dhe nga terroristët e Al-Kaidës.

Qeveria siriane tha se sulmi ishte kryer mbi një zonë civile afër kryeqytetit.

Ky ishte sulmi i parë izraelit në tokën siriane në pothuaj 30 vjetët e fundit, por një zëdhënsë i qeverisë izraelite tha se ai nuk ishte kundër Sirisë.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Izraeli bombardon Sirine

Issi,

Shpresh keqardhjen time per humbjen e jeteve te pafajshme. SHBA-ja ne kete rast nuk e ka mbeshtet sulmin, por as nuk e ka kritikuar. Sirise i eshte terheq vemendja disa here sepse vazhdimisht po mbeshtet terroristet. Sulmi nuk ka qene kunder Sirise si shtet mor mik por kundra disa elementeve te caktuar terroriste. Nqs Siria do ta kishte mbyll vete kete problem, atehere nuk do ti duhej Izraelit te nderhynte. Mos harro se sulmi erdhi fill pas masakres te famekeqeve te "Xhihadit Islamik" ne Haifa ku mbeten te vrare 18 civile izraelit. Ky sulm duhet konsideruar si nje akt vetembrojtjeje nga ana e Izraelit dhe kaq. Ce perzien demokracine kot ne kete lemsh!!!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Izraeli bombardon Sirine

Fillimisht postuar nga - Neo -:
[qb]
Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] To fight the beast...you must become one! :smash: [/qb]
S'besoj se eshte mesim i Bibles ky!! [/qb]
JO vlla, nuk eshte, por fatkeqesisht ky eshte realiteti i situates. :shrug:

P.S Si ke qene? :wave:
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Izraeli bombardon Sirine

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Issi,

Shpresh keqardhjen time per humbjen e jeteve te pafajshme. SHBA-ja ne kete rast nuk e ka mbeshtet sulmin, por as nuk e ka kritikuar. Sirise i eshte terheq vemendja disa here sepse vazhdimisht po mbeshtet terroristet. Sulmi nuk ka qene kunder Sirise si shtet mor mik por kundra disa elementeve te caktuar terroriste. Nqs Siria do ta kishte mbyll vete kete problem, atehere nuk do ti duhej Izraelit te nderhynte. Mos harro se sulmi erdhi fill pas masakres te famekeqeve te "Xhihadit Islamik" ne Haifa ku mbeten te vrare 18 civile izraelit. Ky sulm duhet konsideruar si nje akt vetembrojtjeje nga ana e Izraelit dhe kaq. Ce perzien demokracine kot ne kete lemsh!!! [/qb]
egziston nje oraganizate kombesh qe quhet OKB, qellimi i saj eshte zgjidhja e problemeve ndermjet shteteve qe bejne pjese ne te . Siria eshte nje nga keto shtete. Atehere vetem OKB-ja mund te japi nje mandat per te cenuar territorin e nje shteti sovran. E imagjinon sikur çdo shtet te bej drejtesi per hesap te tij?????????

Bota do te ishte nje lemsh i madh tani :eek:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

Issi mbeshtes plotesisht mendimet e tua

Mendojs se Kosova ishte nje rast pak me i vencante dhe shume me me fat sesa Palestina persa i perket mbeshtetjen ne arenen nderkombetare.

Persa i perket sulmit perkates, per fat te keq nuk mund te veme doren ne zgjarr a ishin terrorist apo refugjate, por qendron fakti se Israeli ska nevoje per arsye logjike te bombardoje palestinezet, dhe USA nuk ka nevoje per arsye logjike te mbeshtesi Izraelin, dhe kjo vihet re shume qarte (pervecse ne ato vende ku propaganda politike nuk lejoj lirine e shtypit dhe informacionit)
 

marko

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

QUOTE]egziston nje oraganizate kombesh qe quhet OKB, qellimi i saj eshte zgjidhja e problemeve ndermjet shteteve qe bejne pjese ne te . Siria eshte nje nga keto shtete. Atehere vetem OKB-ja mund te japi nje mandat per te cenuar territorin e nje shteti sovran. E imagjinon sikur çdo shtet te bej drejtesi per hesap te tij?????????

Bota do te ishte nje lemsh i madh tani :eek: [/QB][/QUOTE]

Issi, nuk e di nese je e njohur me faktin se ne rastin e Kosoves, u anashkalua OKBja, pasi Franca dhe Rusia e kishin te garantuar qe do perdornin veton per te mbrojtur Milloshevicin.
OKBse i ka rene prestigji, si nga mekanizmi i vetos (qe shpeerdorohet si nga Rusi, ranca o ashtu dhe USA) po dhe kur vuri Libine ne komisonin per te drejtat e njeriut, dhe Sirine e IRanin ne ate te carmatimit.
OKBja eshte kthyer ne nje arene perplasjes midis interesave te USA dhe Frances e Rusise nga ana tjeter.
OKBja ka ngelur thjesht si simbol, pasi vetem ka deshtuar ne cdo nderrmarrje te sajen (Shembulli me i mire BOsnja)
Te ishte per OKB, Slobo ishte akoma gjalle, dhe duke vrare kosovare sot, nese kishte ngelur ndonje ne Kosove.
 

jula

Primus registratum
Re: Izraeli bombardon Sirine

Nqs nuk egziston nje organizate garantuese e te drejtes nderkombetare dhe te gjitheve iu intereson te mos e rindertojne/reformojne ate, dmth se nuk egziston e drejta nderkombetare. Nqs nuk egziston e drejta nderkombetare, nuk po arrij me te kuptoj superioritetin ligjor (morali s'hyn fare ketu) te nje shteti mbi nje terrorist. Edhe nje terrorist keto karakteristika ka: nje ide mbi mbarevajtjen e botes, nje bombe, nje menyre per te depertuar, nje moment kur vendos ta shpertheje...
:sleep:
 
Top