Islami dhe amerika

Islami dhe amerika

Letër kongresit amerikan

Letër kongresit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës pas miratimit të rezolutës e cila lejon përdorimin e forcës kundër Irakut

Të dashur anëtarë të Kongresit,

Në këto kohëra të vështira ju keni përgjegjësi morale dhe etike para elektoratit tuaj dhe para botës në përgjithësi.

Çështja e parashtruar para juve nuk ka të bëj vetëm me një diktator i cili ndoshta posedon ose nuk posedon armë për shkatrim masovik.

Çështja e parashtruar para juve tejkalon pasojat e parapara në shumë aspekte:

E para: shkelja pa presedan të ligjeve ndërkombëtare nëse SHBA-të vendosin të inicojnë sulm mbi një popull sovran;

E dyta: efekte negative afatgjatë (që do të përfshin gjenerata të shumta) si pasojë e tragjedisë njerzore, pasoja që nuk mund të mënjanohen kur përdoret makineria luftarake bashkëkohore

Rreziku nga humbje të mëdha në njerëz është evidente në këtë konflikt në të cilin do të ballafaqohet një superfuqi, e vendosur që t’i vërteton aftësitë e saja, dhe një diktator i pamëshirshëm, luftëdashës i mbrojtur nga dhjetra mijëra ushtar; diktator i cili mund të fiton përkrahjen e tërë popullit për shkak të përkrahjës së dobët ndërkombëtare për Amerikën dhe faktit se kjo aventurë ushtarake amerikane ka qëllime të tjera që janë në kolizion (kundërshtim) me qëllimet e proklamuara.

Duhet ta respektoni botën Islame -e cila shtrihët në sipërfaqe të madhe të globit- e cila njëzëri e denoncon këtë luftë. Nëse fillon lufta interesat amerikane do të rrezikohen anekënd botës. Gjatë luftës së kaluar Iraku ishte agresori në kohë kur në këtë konflikt agresor do të jenë SHBA-të. SHBA-të vetëmse fituan e zemrimin botës Islame kur kryetari i tyre këtë iniciativë e quajti kryqëzatë dhe kur Ariel Sharonin e quajti “njeriu i paqës” dhe në kohë kur kryengritjen Palestineze e cilësonte si terorizëm.

Gjatë luftës së fundit në Afghanistan me gjitha veprimet preventive që u ndërmorën dhe me gjithë barierat që u ngritën, SHBA-të nuk arritën të parandalojnë infiltrimin e mijërave vullnetarë në zonën e luftës

Si do t’i mbroni forcat tuaja në Bagdad, qytet i cili gjendet në zemrën e botës Islame, qytet i cili konsiderohet qendër kulturor i kësaj bote dhe është në kufi me Tokën e shenjtë. Nëse e llogaritni vetëm këtë gjë së shpejti do ta vlersoni dallimin e madh mes luftës që zhvillohet në Afganistan dhe luftës në Irak. Nëse në konsideratë merren të gjitha faktoret do të konkludojmë se nuk ka ngjajshmëri mes këtyre dy konteksteve

Gjatë një vizite të hershme të ish-presidentit amerikan të rajonit i është parashtruar pyetja pse Amerika nuk bëri përpjekje që ta burgos Saddam Huseinin? Përgjigja e tij ishte: “Pasiqë ne nuk patëm mundësi që ta burgosim Aididin në Mogadishu (Somali) të cilin e mbronte një polici e ngordhur si do të kemi mundësi që ta burgosim Saddamin të cilin e mbron ushtri e cila vlersohet si ushtri e katërt në botë? Nëse kësaj ia bashkangjesim faktin se SHBA-te nuk patën sukses në burgosjën e Mulla Omerit dhe Usama bin Ladenit do të konkludojmë se shansat për burgimin e Saddamit nuk janë për t’u gëzuar.

Një fjalë e urtë thotë: “Fillimi i luftës është i lehtë në kohë kur mbarimi i saj është i vështirë.” Kjo fjalë e urtë është thënë para se të arrihet ky nivel i zhvillimit të industrisë ushtarake dhe para se të njoftohemi (në hollësi) me masakrat, shkatërimët dhe komplikimet që i shkakton kjo makinëri shkatrimprurëse. Nëse Amerika e fillon sulmin mbi Irakun do të ndez një luftë të cilën nuk e përkrahin as miqt e saj pa e marrur parasysh qëndrimin e shteteve të tjera. Vetëm pushteti izraelit e nxitë Amerikën që të sulmon Irakun.

Është ironik fakti se lufta me Irakun do të shkakton më tepër probleme për shtetin çifut dhe popullatën e tij. Saddami do të mundohet që të shfrytëzon luftën për ta promovuar vetën si mbrojtës i çështjes Palestineze i cili do t’ua rikthen të drejtat që i meritojnë. Vetëm një proektil i shkrepur drejt Izraelit do të gjeneroj eufori të papërshkrueshme në botën Islame. Kjo është një gjë e pritur nëse e marrim parasysh qëndrimin e Amerikës drejt çështjës Palestineze. Bota Islame është tepër e indinjuar për shkak të politikës së njëanshme të Amerikës e cila përkrah shtetin çifut

Nëse Saddami nuk posedon armë për shkatërrim masovik atëherë nuk ka justifikim për sulmin mbi Irakun. Nëse ai posedon armë të tilla atëherë është budallallëk të nxisim një njeri të çmendur të luaj me zjarr në nje vend plotë naftë dhe eksploziv. Rreziku është më i madh nëse kjo ndodh para se të shfrytëzohen gjitha alternativat për zgjidhje paqësore. Nuk është larg mendjes se një njeri si puna Saddamit ka mundësi që ta ndez në flakë vendin e tij (së bashku me fqinjët)para se të kapët nga ana e armiqëve të tij. Nëse kjo ndodhë atëherë SHBA-të do të janë përgjegjës kryesor për një katastofë të tillë.

Nga perspektiva historike është me rrëndësi që ju të keni parasysh rizgjim fetar që e perjetojnë shtetet Arabe. Nëse ndodhë një konflikt i tillë qeveritë arabe nuk do të jan në mundësi që të kontrollojnë popujt e tyre dhe kështu ky problem do të eskaloje në luftë mes dy civilizimeve dhe feve dhe nuk do të përkufizohet në konflikt mes dy shteteve.

Shpresoj se ju këtë situatë do ta analizoni me seriozitet dhe ngadalë dhe do t’i jepni përparësi mirëqenjes afatgjate për popullin tuaj. Kërkonie rrugën e paqes dhe drejtësisë edhe në qoftë së ju rrezikohet posti dhe karrika të cilat në natyrën e tyre janë kaluese. Kujtojeni faktin se Krijuesi i këtij universi të gjërë, shtyllat e tij i ka ngritur mbi bazat e drejtësisë. Krijuesi u ka premtuar të shtypurve se do t’i ndëshkon tiranët dhe ka premtuar se do t’i shpërblen promovuesit e paqes.

Zotin e lus që t’ju frymëzon që ta zgjedhni të drejtën dhe t’ju largon nga e liga dhe tirania. Amin

SINQERISHT,

DR SEFER AL-HAWALI,

06-tetor-2002

Mekkeja e nderuar, ARABIA SAUDITE


Dr. Sefer Al-Hawali është autor i shumë librave me tematikë fetare dhe politike. Mendimet e tij janë transmetuar nga një numër i madh i publikimeve në SHBA. Më herët ka qenë shef i katedrës së Akides (besimi islam) pranë universitetit ”Ummul Kura” në Mekke, Arabia Saudite. Është bërë i njohur me qëndrimet kundër luftës në Gjirin Persik të publikuara në vitin 1990.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Irak: Misionarët amerikanë përgatiten të konvertojnë muslimanët e “paudhëzuar”

Misionarët krishterë amerikanë kanë shpallur një “luftë për shpirtëra” në Irak, duke u thënë përkrahësve se përfundimi formal i okupimit të udhëhequr nga Amerikanët qershorin e ardhshëm, do të mbyllë një “dritare historike të mundësive”.

Duke u organizuar fshehtas dhe duke e theksuar punën e tyre humanitare, grupet krishtere janë duke e mbushur Irakun – që është 97 për qind muslimanë – me Bibla në gjuhën arabe, me video-kaseta dhe pamflete që kanë për qëllim të “shpëtojnë” muslimanët nga feja e tyre “e gabuar”.

Bordi i Misioneve Ndërkombëtare, krahu misionar i Baptistëve jugorë është një nga ata që e udhëheqin këtë projekt.

Jihn Brady, shefi i Bordit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, këtë muaj u ka apeluar 16 milionë anëtarëve të kishës së tij, numri (grupi) më i madh protestant në Amerikë:

“Baptistët jugorë janë lutur me vite që Iraku në ndonjë mënyrë do të hapet për mësimet e Krishtit”, ka filluar apeli i tij. Ajo “derë e hapur” për krishterët mund të mbyllet së shpejti.

“Baptistët jugorë duhet të kuptojnë se në Irak po zhvillohet një luftë për shpirtëra”, ka shtuar ai në buletinin e tij, duke përmendur se udhëheqësit muslimanë dhe grupet “pseudo-krishtere” janë poashtu duke shkuar në Irak si rivalë kryesorë të tij.

Misionarët kryesisht janë evangjelistë të cilët refuzojnë të bisedojnë rreth muslimanëve dhe krishterëve që besojnë në të njëjtin Zot.

Franklin Graham, djali i Billy Grahamit, një donator i madh në Irak, ka përshkruar Islamin si një “fe shumë e keqe dhe e gabuar”.

Misionarët paraqesin një dilemë për kryetarin amerikan George Bush. Ai u është afruar muslimanëve prej ngjarjeve të 11 shtatorit, duke i refuzuar kritikat nga evangjelistët pasi ka përshkruar Islamin si fe “paqësore”. Mirëpo, konservativët krishterë janë poashtu një trup i rëndësishëm votues: Franklin Graham ka kryer lutjen gjatë inaugurimit presidencial të tij.

USAID ka thënë se qeveria nuk mund të kontrollojë bamirësitë private. “Paramendoni se çka do të na thoshte Kongresi Amerikan”, ka thënë një zëdhënës i agjencisë në muajin prill.

Jon Hanna, një evangjelist nga Ohio, që paradokohe është kthyer nga Iraku, ka aplikuar për pasaportë të re për të udhëtuar atje, duke e përshkruar veten si punonjës humanitar.

”Isha i brengosur se ndoshta zyrtarët amerikanë do të përpiqen të na ndalojnë [udhëtimin] nga druajtja se ne do të fillonim (shkaktonim) ndonjë kryengritje me Biblat tona.”

Në Bagdad, gjatë muajit të kaluar Hanna është takuar me dy ekipe tjera të misionarëve amerikanë. Njëri grup që ishte nga Indiana, kishte dërguar në Irak 1.3 milionë pamflete krishtere.

“Pasaporta amerikane është çdo gjë që të duhet të hysh, derisa të vijë qeveria e re irakiane. Ne menduam se do të jetë një dritare dy-vjeçare, por ajo është shkurtuar në vetëm një dritare 6-muajshe”, ka thënë Hanna, i cili është edhe redaktor i revistës “Connectin Magazine” – revistë krishtere në Ohio.

Ai e përshkruan Islamin si ‘të gabuar”.

Hanna ka përfunduar: “Feja Islame është fe anti-krishtere”. Më vonë Hanna ka tërhequr atë zgjedhje të fjalëve, duke thënë: “Pa lexuesin që ma dëgjon zërin dhe më shikon në sy, përderisa e jepja atë deklaratë, do të jetë lehtë për disa lexues të ndjehen personalisht të sulmuar dhe të ofendohen”, ka thënë Hanna në e-mail porosinë e tij. “Ajo do të ishte joproduktive”.

Ai ka refuzuar supozimin se puna humanitare ishte “mbulesë” për punën e misionarëve, duke preferuar ta quajë atë si “veprim të ndarjes se mësimit të Jezusit. Krishterët janë të urdhëruar të ministrojnë me urinë, por poashtu edhe me urinë e shpirtit. Ajo nuk mund të ndahet”, ka thënë ai.

Publikisht, grupet më të mëdha, theksin e vendosin në dërgesat e tyre të parceleve me ushqime dhe punën e tyre mjekësore. Megjithatë, materialet e tyre të brendshme për rritjen e fondeve, theksojnë punën misionare.

Buletini i Bordit të Misioneve Ndërkombëtare ka raportuar se punonjësit humanitarë kanë shpërndarë kopje të Dhjatës së re dhe janë falur me pranuesit muslimanë. Një buletin tjetër ka thënë se irakianët kanë kuptuar se “kush është duke sjellur ushqim…krishterët nga Amerika”. Baptistët jugorë nga Karolina e Veriut kanë vizituar Irakun në muajin tetor për të ndihmuar shpërndarjen e 45 mijë kutive me ushqim të dhuruar. Një anëtar i ekipit, Jim Walker, ka thënë për buletinin e lajmeve urgjente të Bordit të Misioneve Ndërkombëtare se ai është takuar me fëmijë nga fshatrat të cilët ishin “të uritur për vëmendje dhe mund të tregoja se disa prej tyre nuk kishin ngrënë mirë. Mirëpo, nevoja e tyre më e madhe është të dijnë (njohin) dashurinë e krishtit”.

Hana ka thënë se ai është ballafaquar me kurreshtje miqësore, grupe të zhurmshme njerëzish që janë mbledhur për të marrë pamfletet e grupit. “Ndoshta 10 për qind e tyre ishin armiqësorë”. Ai ishte njëri nga 21 anëtarët e misionit të tij në të cilin përfshihet edhe plaka 72-vjeçarja Jackie Cone nga Ohio, e cila ka thënë se Zoti i ka thënë asaj t’i bashkangjitet misionit të dytë të planifikuar për vitin e ardhshëm. “E ndjeva Atë duke më thënë që të kthehem sërish në Janar”, ka thënë ajo. Ajo është e bindur se ka bërë konvertime në Bagdad.

Në hotelin ku ka qëndruar, ajo është njoftuar me një grua muslimane me shkopinj, që është dashur të operohet në këmbë atë ditë. Ajo ka rënë në gjunj në lobin e hotelit dhe është lutur që të mos jetë e nevojshme operacioni. ”Atë mbrëmje e pash gruan dhe ajo tha se Zoti e ka shëruar atë dhe se ajo nuk ka pasur nevojë për operacion. Ajo nuk tha Allahu, ajo tregoi me gisht në qiell dhe ia dha famën Zotit”, ka thënë Cone.

Cone i ka çuar gruan kurde dhe vëllaun e saj në lutje, duke e kërkuar Jezusin në zemrat e tyre. ”U dhash atyre një Biblë dhe një video-kasetë për Jezusin në gjuhën arabe. Mendoj se ata mendojnë për veten se tani janë krishterë”, ka thënë ajo. ”Ata e kanë Biblën dhe shpresoj se ata do të jetojnë me ndihmën e Zotit”.

Muslimanët vështirë konvertohen, pranojnë misionarët amerikanë. Organizatat e mëdha kanë ekspertë të stërvitur për t’i hedhur poshtë mësimet Islame se Jezusi është vetëm një profet. Para shkuarjes në Irak, Hana ka studiuar manualet stërvitëse krishtere dhe ka marrë pjesë në një seminar për misionarët në botën arabe.

Hana thotë se shokët e ri irakianë, me siguri tërhiqen nga risia e njoftimit të amerikanëve. ”Por, ajo nuk hidhet poshtë. Ajo shihet si një mundësi për t’ju treguar atyre për Jezusin. Herën e fundit në Irak me vete morëm vetëm 8 mijë Bibla në gjuhën arabe. Në misionet e ardhshme qëllimi është të dërgohen 1 milionë”.


David Rennie


Marrë nga: THE MUSLIM OBSERVER
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Kryqëzata Amerikane, e treta me rradhë

Amerika sulmoi Islamin duke e shpallur luftën e kryqëzatave. Kështu haptazi dhe pa turp ashtu që mundemi të konkludojmë se kryqëzata e tretë ka filluar. Sulmi i parë kryqëtar ishte nën udhëheqësine e europianëve. Në vitin 402 H pushtuan Bejtul Makdisin dhe copëtuan Shamin në krahina kryqëtare. Ky sundim i tyre vazhdoi përafërsisht 200 vite kur Salahuddin Ejubi e çliroi Bejtul Makdisin dhe shumicën e Shamit në vitin 583 H. Udhëheqës të kryqëzatës së dytë ishin përsëri europianët. Ata pas luftë së parë botërore në vitin 1337 H copëtuan botën islame në koloni. Një pjesë e Shamit dhe veriu i Afrikës ishin koloni e Francës. Iraku, Egjipti, dhe pjesat lindore dhe jugore të gadishullit Arab ishin koloni të Britanisë. Koloni të veta në botën islame kishte edhe Holanda e cila sundonte me Indonezinë. Sot jemi dëshmitar se si historia e përsërit vetëvetën. Kryetari amerikan me plotë qartësi shpall fillimin e kryqëzatave. Pasiqë e pushtuan Afghanistanin dëshirojnë ta pushtojnë Irakun dhe vendet e tjera në rajon e cila ndoshta do të përfundon me okupimin e zemrës së botës islame. Qëllimi më i madh i tyre është përforcimi i Izraelit dhe roli dominues i tij në rajon. Le ta dijnë muslimanët se këtë luftë kundër koalicionit amerikano -çifut do ta fitojnë muslimanët dhe në këto çaste i përkujtojmë:

1. Të jeni të bindur se fitorja në këtë luftë u takon muslimanëve. Europianët dy herë me rradhë u munduan dhe dështuan në përpjekjen tyre ta asgjësojnë Islamin. Okupimi i tyre i vendeve Islame nuk zgjati shumë. Çdo herë okupimi i tyre përfundonte me fitore të muslimanëve. Kësaj rradhe jam i bindur se edhe kjo luftë do të përfundon me fitore të muslimanëvepas një vargë të luftërave dhe fatkeqësive i cili do të përfundon me deshtim të çifutëve dhe asgjesimin e shtetit të tyre, me fitore kundër kryqëtarët ne krye me Amerikën.

Kur’ani na ka mësuar dhe Sunneti na ka shpjeguar se konflikti i vazhdueshëm dhe përfundimtar do të jet mes Islamit në një anë dhe krishterët dhe çifutët në anën tjetër. Do të vazhdon derisa të fiton Islami, derisa të shkatërohen çifutët dhe thyhet kryqi…

Besimtari i cili i lexon tekstet e Kur’anit dhe Sunnetin për gjendjen tonë me lehtësi kupton se çfarë po ndodhë. Nuk duhet ta themi atë të cilën e thuajn të dobëtit me iman: “i kthehemi gjërave të fshehta (gajbit) për ta arsyetuar dobësinë tonë dhe për të hikur nga realitetiti” por besimtari fortë beson në gajb dhe në gjërat për të cilat na ka lajmëruar Es-Sadukul Mesduk (Ai cili e flet të vërtetën dhe të cilit i besohet, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem sh.p.) i cili në detaje na ka treguar se çfarë do të ndodhë prej gjërave të rëndësishme, e mbau mend ai i cili e mbaumend dhe harroi ai i cili harroi. (Muttefekun alejhi shih. Muhtesar Ebi Davud 6/130)

Me përkujtimn e gjërave për të cilat na ka paralajmëruar i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] forcohet besimi ynë, forcohen të dobëtit në mesin tonë dhe na mundësohet ta kuptojmë realitetin tonë…

I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka paralajmëruar për shumë ndodhi që kanë ndodhur më vonë. Edhe sulmin e mongolve mbi hilafetin Abbasij, sulm i cili ka shkatëruar çdo gjë, të thatën dhe të njomën, edhe për të na ka lajmëruar i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].( Buhariu në Kitabul Xhihad 6/104 dhe 6/604-610)

Me leximin e këtyre paralajmërimeve në Kur’an dhe Sunnet muslimanët e armatosin vetën me armen më të fortë, vetëdije dhe kuptim të shëndosh për ndodhitë më të cilat ballafaqohen. Do të armatosen me armet më efektive imanin e palëkundshëm dhe bindjen e sinqertë se kjo feje me ndihmë të Gjithëfuqishmit All-llah do të ngadhënjej.

Pastaj nuk harrojmë t’ju përkujtojmë se jetojmë në kohën e fundit (ahiruz-zaman) ecila ka filluar me dërgimin e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Jam dërguar unë dhe dita e fundit kështu dhe i bashkoi gishtin tregues dhe atë të mesmin” (Buhariu në Rekaik 8/131) duke aluduar në afërsinë e saj sepse shumica e shenjave të vogla të kijametit janë paraqitur dhe tani kan mbetur vetëm shenjat e mëdha siç janë luftërat e mëdha të cilat do të përfundojnë me ngadhënjim të Islamit mbi krishterët dhe çifutët.


2. Këto përgëzime nuk duhet të na mashtrojnë dhe të pasivizohemi duke u mbështetur në të sepse ndoshta ne nuk jemi ajo gjeneratë të cilën e përmend Sunneti. Duhet të orvatemi ta pasrtrojmë shpirtin sepse ndoshta All-llahu [subhanehu ve teala] do të na sprovon me okupim nga ana e armiqëve, okupim i cili varet nga gjendja e zemrave tona dhe gjendjes tonë në përgjithësi. Varet nga mëkatet tona nga gjendja e udhëheqësve dhe sundimtarëve. Ndoshta ne do të jemi viktimat prej të cilëve do të dalin frytet e fitorës në ardhmëri. Ndoshta gjeneratat që vijnë do ti plotësojnë kushtet e fitorës e cila ndoshta do të vjen pas një sprovë të madhe.

E themi këtë për t’ua përkujtuar muslimanëve ligjet e All-llahut [subhanehu ve teala] që nuk ndryshojnë një prej cilëve është edhe “pastrimi para fitorës” sepse fitorën nuk e meritojnë përtacët dhe neglizhentët…

Nga këto ligje është edhe fakti se All-llahu [subhanehu ve teala] do t’i mbron vendet e shenjta, Mekken dhe Medinën. Në luftërat e fundit Dexhxhalli do të orvatet që të hynë në të dhe nuk do të arrinë të hyje sepse Mekken dhe Medinën e mbrojnë melekë me shpata të përgatitura në çdo rrugë që shpie drejt tyre. Këto vende të shenjta All-llahu do t’i mbron nga mosbesimtarët vetëm se duhet ta dijëm se nuk ka mbrojtje nga zullumi i munafikëve dhe zullumqarëve. Ti përkujtojme rastin e Harrës, rrënimi i Qabës me katapult, vrasja e haxhilerëve brenda Mekkes nga Keramitët dhe shumë raste të tjera…

Analizo me vëmendje këto gjëra të shemtuara nuk i ka arritur asnjë mosbesimtar qoftë ai krishter, çifut apo mexhusij (adhuries i zjarrit). Ta përkujtojmë rastin kur mbreti i Abisinsë krishter Ebreha përgatiti ushtri për ta sulmuar Mekken eAll-llahu e mbrojti me ushtrinë e tij, shpendët të cilët me gurraleca shkatërruan ushtrinë e elefantëve në kohë kur Kirmitiu, shiit, munafik arriti që ti masakron haxhitë brenda shtëpisë së shenjtë. Nga këto lloje të sprovave nuk janë të sigurtë muslimanët e këtyre dy vendeve sepse kjo varet nga mëkatet e tyre dhe nëse ato i tejkalojnë kufijtë ka mundësi të sprovohen por jo nga jobesimtarët sepse kjo do të thonte shkatërim të Islamit. Sprova e tyre janë munafikët dhe zullumqarët nga ummeti Islam.

3. Historia e përsërit vetën me të njejtat mësime dhe përvoja edhe pse shumica e njerëzve nuk i kuptojnë e as që i lexojnë. Ta kishim lexuar historinë me vëmendje duke përfituar nga mësimet gjendja jonë sot do të ishte më e mirë sepse shkaqet e shkatërrimeve dhe luftërave janë të njejta, përsëriten.

Në tre shekujt (5,6,7) Ummeti Islam u ballafaqua me fortuna të mëdha nga perendimi sulmi i kryqëtarëve dhe okupimi i Bejtul Makdisit nga lindja sulmi i mongolëve i cili shkatërroi Bagdadin dhe shtetin e Abbasive. Është interesant të ceket se gjatë këtyre luftërave shiitët ishin kolona e pestë brenda taborit musliman të cilit kontaktonin me kryqëtarët dhe i nxisnin që ti sulmojnë muslmanët në Siri dhe duke kontaktuar me Mongolët duke ua treguar dobësitë e muslimanëve dhe pozitat e tyre rreth Bagdadit. Sot kur muslimanët janë të rrethuar duhet të janë të kujdesshëm për tradhëtitë e Shiitëve.

Kur kryqëtarer sulmuan shtetin Islam gjendja politike ishte tejet e keqe. Emirë dhe sulltanë të përçare dhe të angazhuar me luftëra të brendshme ishin të paaftë para armikt që sulmonte. Fëlliqësirat arritën nivelin më të poshtë kur “halifëja fatimij shiit” i Egjiptit shkroi letër kryqëtarëve në të cilën i nxitë ta sulmojnë Shamin me të cilin sundonin Selxhkët sunnij. Edhe sot gjendja nuk dallon shumë. Kryetarë të përçarë, të pajtuar që asnjëherë mos të bashkohen, njëri i bën kurthë tjetrit, garojnë në tradhti ndaj vëllezërve dhe ndaj popujve të tyre, shërbëtor të armikut i cili është në pritë. Të gatshëm për arratisje ose dorëzim, por mbetet shpresa se i Madhi Zot [subhanehu ve teala] do t’i zëvendësoj me udhëheqësi besimtare udhëheqësi e cila do të shpeton popullin dhe do të ngrit lartë flamurin e xhihadit dhe krenarisë. Kështu ndodhte çdoherë në histori…

Në rastet me të vështira për Ummetin All-llahu [subhanehu ve teala] e mbronte fejën e tij me sulltanë dhe mbretër të devotshëm siç ishin Sellxhukët të cilit parandaluan përhpjën e shtetit shiit të udhëhequr nga dinastia Buvejhite. Më i njohur prej tyre është Sulltani Muxhahid Alp Arsllan i cili i mposhti kryqëtarët në betejën e Meladhkerdit. Kjo fitore i hapi dyert e Azisë së mesme para ushtrisë Osmane. Nga beriqetet e dinastisë Sellxhuke ishin edhe Sulltani Imadud-din Zenki dhe biri i tij shehid Nurud-din Zenki të cilët përgaditën udhën para Sulltanit Muxhahid Salahud-din Ejjubi i cili më vonë do të çliroi Bejtul Makdisin. Në këtë varg të sulltanëve muxhahid duhet ta përmendim edhe Sejfud-din Kutuzin i cili parandaloi okupimin e Shamit prej Mongolëve të cilit pasiqë shkatëruan Bagdadin vazhduan infiltrimin e tyre drejt Shamit. Kutuzi në vendin Ajn Xhalut në vitin 658 H mposhti armikun dhe dështoi orvatja e tyre për deportim në Sham.

Ai i cili lexon biografitë e tyre sheh qartë metodologjinë për rimëkmbje të Ummetit dhe e sheh qartë bereqetin e xhihadit në shpëtimin e popujve musliman dhe para këtyre gjërave sheh bereqetin e diturisë dhe dijetarëve…

4. Ky konflikt të cilin e paralajmëroi Amerika do të përfshin çdo gjë, shkollat, univerzitetet, mënyrën e jetesës dhe besimin. Për këtë shkak mos të habitëmi nëse në kohërat që vijnë do të dëshmojmë për të ashtuquajturin “islam amerikan” i cili tanimë vetëm se ka filluar të propagandohet. Shohim fushata të ndryshme që promovojnë modelin amerikan të jetesës dhe orvatën që të zhveshin Islamin nga xhihadi, nga besimi i ( ÇáæáÇÁ æÇáÈÑÇÁ )duke i zëvendësuar me bisedë për paqe dhe respekt ndaj llojllojshmërisë të mendimeve dhe qendrimeve. Edhe emrin na e ndëruan duke mos na quajtur bota Islame por me emrin enigmatik “Lindja e mesme”. Në këto fushata me të madhe jan angazhuar çifutët dhe krishterët. Në kohërat që vijnë do të dëshmojmë për epidemi të projekteve ekonomike që synojnë ta përfundojnë shkatërimin e asaj që mbeti të pashkatëruar nga ushtria (shembull më i mirë është Indonezia të cilën ekonomikisht e shkatëruan “investitorë” të jashtëm).

Në vargun e kësaj lufte do të bëhemi dëshmitar edhe për univerzitete amerikane në tokën e shenjtë gjë të cilën na e premton një musliman i amerikanizuar i cili flet për afërsinë e kohës kur do të plotësohet ëndëra e tij, hapja e univerzitetit amerikan në Xhidde. (revista “El Medine” me datë 27/11/1423 h)

Në këtë konflikt më pak i rëndësishëm është dëmi ushtarak, më i dëmshëm është efekti i këtij konflikti mbi besimin tek njerëzit. Për këtë shpresojmë se All-llahu fillimisht dhe pastaj dijetarët e ketij Ummeti do ta mbrojnë Ummetin në këtë koflikt të gjithëpërfshirës.

5. në këtë kohë kur sulmi mbi Irakun ka filluar shumë pyetje brengosin njeriun. Si të veproj? Çfarë është obligimi im? A të mbetem vetëm si shikues?

Obligim i gjithëve është të tubohemi rreth dijetarëve të sinqert dhe besnik, dijetarët që nuk frigohen ta thojnë të vërteten. Ti dëgjojmë dhe respektojmë këshillat dhe udhëzimet e tyre sepse ata janë trashiguesit e të Dërguarve të All-llahu dhe nuk lejohet të merret dituri, gjykim, fjalë dhe vepër nga tjetërkush përpos nga dijetarët.

Obligimi i dytë është që të mos ndihmojmë armikun në luftën kundër muslimanëve në asnjë aspekt. Nëse kjo i imponohet nga organet e shtetit le të përkujton fjalën e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] “Nuk respektohet krijesa në rast të mosrespektit (mëkatit) ndaj Krijuesit” dhe të mos arsyetohet se është i kërcënuar me dhunë nëse nuk e zbaton obligimin sepse kjo pranohet vetëm nëse është i kërcënuar me vrasje me kërcënim real. Në këtë gjendje të presim se çfarë do të vendosin dijetarët dhe nëse ata nuk vendosin asgjë të qëndrojmë në shtëpi. Allahu është ndihmësi ynë tek Ai mbesin shpresat tona dhe mbi të mbështetemi.





Abdul Aziz El Kar’i,
8.4.2003
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Kryqëzata e tetë

Të dhëna mbi gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë në lindjen e mesme pas luftës së tretë të gjirit.

Angazhimi ushtarak 2003 i forcave të SHBA dhe Britanisë së Madhe në luftën e 3-të Gjirit për të rrëzuar regjimin Baath të Sadam Husejnit ka shkaktuar në mbare botën shqetësime politike në lidhje me shkaqet e luftës dhe mënyrën e zhvillimit të saj. Gjithashtu ka qenë shkak më teper për destabilizimin e Lindjes së Mesme sesa për zgjidhjen e problemeve të shumta në këtë zonë. Para se gjithash dërgimi i qëllimshëm misionar dhe fundamentalizmi shkaktuan një shtim masiv të dhunës dhe sollën pikëpamje të reja në politikën boterore të periudhës pas luftës. Ky shpjegim i ri i cili tek ne mendohej që nga rilindja si i tejkaluar, fetarisht i motivuar, intolerant dhe ushtarak i fundamentalizmit, po mbahet nga presidenti G.Bush dhe shtabi i tij në një këndvështrim perëndimor-krishter. Poashtu dhe nga shtete si IRANI, Libia, palestinezët dhe Al Kaida e Hamasi në suazat e një lufte të shenjtë kundër jobesimtarëve amerikan dhe atyre çifut. Ky fenomen ka nevojë të studiohet nga afër për nga pikëpamja gjeopolitike-strategjike.

Kryqëzatat e mesjetës

Shtate kryqëzatat e mesjetes ishin të ushtrive krishtere europiane nga Europa e mesme dhe perëndimore në lindjen e afërt dhe në afrikën veriore. Qëllim kishin të çlirojnë qytetet e shenjta krishtere nga jobesimtaret. Në kundërshtim të plotë me arabët tolerant të cilët kërkonin vetëm një taksë për person për pelegrinët e krishter që i vizitonin ato qytete, ushtarët me preardhje fisnore turke dhe selxhuke i ndaluan plotësisht ato dhe kështu u paralizua edhe tregtia në Lindje. Muslimanët "idhujtarë" dhe jehudët "vrasës të krishtit" ishin për 200 vjet me radhë armiku më i madh i perëndimit edhe pse dytë ishin pjestarë të feve monoteiste. Njëkohësisht kalorësit krishter përpiqeshin në veri të Spanjes e në jug të Francës të debonin ushtrinë arabe nga gadishulli iberik. Tre kryqëzatat e para ishin të sukseshme për europianet sepse u arrit marrja e Jeruzalemit dhe krijimi aty i një mbreterie krishtere. Mbreti gjerman dhe dinastia e Habsburgeve e emërtonin veten" Mbreti i Jeruzalemit" për të arsyetuar keshtu të drejtat krishtere mbi Palestinën. Për shkak të reliefit dhe vështirësive në furnizim u pushtuan vetëm brigjet palestineze, provincat bizantine në Liban dhe në Azine e vogël dhe Tripoli, Edesa dhe Antiokia. Gjeopolitikisht ishin këto kolonitë e para europiane dhe paraprirësit ideologjik të kolonializmit të mëvonshëm në kohën e zbulimeve të reja. Duke filluar nga e 4-ta deri tek e 7-ta, kryqëzatat karakterizohen me mosmarrveshje të brendshme dhe sulme të shumta. Kështu Kostandinopoja e atëhershme në 1204 u pushtua dhe u shkatërrua nga kalorësit e kryqit. Që atëhere ndarja mes kishës perëndimore latine dhe asaj lindore ortodokse është aktual. Me çlirimin e fortesave të kryqëtareve në brigjet e Palestinës 1291 nga ana e muslimaneve përfunduan kryqëzatat. Por ato patën pasoja të mëdha. Per Evropen pozitive ishte kontakti kulturor meqë dituritë e vjetra të arabeve i shërbyen asaj si bazament për epoken e rilindjes.

Efekt tjeter pozitiv ishte zgjerimi i pamjes gjeografike të botës si dhe i diturive natyrore përfshirë edhe mjekësinë, zhvillimi i tregtise së largët, artit, kulturës dhe kërkimeve universale i kanë rrënjët tek kryqëzatat. Perkundrazi as arabët e as turqit nuk u morën me gjuhën, kulturën dhe organizimin ushtarak të sulmuesve. Në sytë e Lindjes kryqëtaret, pa marrë parasysh cilit konfesion i takonin, ishin të paarsimuar, të pakultivuar moralisht, dhe një grup vrasësish brutal.

Ky opinion ishte i bazuar në masakrën e kryqëtareve ndaj pjesës më të madhe të popullsisë arabe, jehude apo krishtere ortodokse në pushtimin e Jeruzalemit në 1099. U pre e u masakrua pa u marrë parasysh mosha e gjinia dhe qyteti u shkatërrua totalisht. Ndërsa kur u riçlirua Jeruzalemi nga muslimanët nën komandën e Salaudin Ejubit ju u fal jeta të gjithe të krishterëve të qytetit dhe nuk pati shkatërrime masive.

Shikuar nga pikëpamja ushtarake ishte takimi i parë direkt i dy ushtrive me kultura të ndryshme. Për kalorësit europian u hap një shesh i ri luftimi. Ecjet ishin të gjata, furnizimi ishte i vështirë, nëpërmjet Italisë, dhe mungesat në personë ishin të mëdha. Kalorësit e armatosur mirë ndihmoheshin dhe nga këmbësoria dhe teknikisht ishin më mirë se sa armata muslimane. Por në aspektin numerik rezervistët muslimanë ishin më tepër. Fortifikatat e qyteteve të mbrojtura mirë ishin vështirë të merreshin nga ana e muslimaneve. Por ato e kishin pikën e dobët furnizimin me ujë dhe të tjera. Si rezultat ato ranë njëra pas tjetrës nga tradhëtia, mendjemadhësia dhe mungesa e unitetit në rradhët e ushtarakëve të lartë. Asgjësimi total i një ushtrie kryqëtare në shkretëtirën e Sirisë, tek "Briret e hatimi" me 04. 07. 1187 u bë kthesa vendimtare e luftës. Bilanci total ishte asgjësues. Me gjithë humbjet e mëdha nuk u sigurua hyrja e lirë afatgjate në qytetet e shenjta të krishterimit dhe nuk u pengua përhapja e Islamit. Përkundrazi islami u përhap në rrugën e tregëtisë tokësore e detare dhe në Europë deri në dyert e Vjenës, në Azi deri tek kufinjte e Kinës, në Indi, Indonezi dhe Afrikë. Sot, kryqëzatat e nisura me sinodën e Klemontit nën drejtimin e papës Urban II, në 1095, shikohen me sy kritik për shkak të mungeses së tolerances fetare dhe të krimeve të kryera në emër të Jezu Krishtit. Për këtë sjellje të gabuar të kishës u kërkua falje nga ana e Papa Gjon Pali i dytë, në vitin 2000.

Kryqëzata e 8-të

Në këtë kohë sërrish po bëhet reklamë dhe propagandë për një kryqëzate por kësaj radhe jo nga katedralat kishtare por nga ekrani i televizorit dhe agjencite e lajmeve dhe të medias. Tony Blair për herë të parë gjate luftës në Ballkan dhe presidenti amerikan Bush pas atentatit të 11. 09. 2001, përdorën etiketën "kryqezatë" kësaj here kundër terrorit duke e nxjerre ate nga arka e historisë së kalbur. Nga qarqet qeveritare haptazi u etiketuan grupimet dhe shtetet islame si aksi i të së keqes. Pas pasojave të konsiderueshme të këtij etiketimi në të gjitha zonat islame, ky (etiketim) u transformua në luftë kundër terrorit. Por dëmi që shkaktoi ky etiketim mbeti dhe po shpërndahet me sukses nga kundërshtarët e prezencës ushtarake perëndimore. Edhe skena e vjetër nga mesjeta u kopjua: ketu mbreteria e dritës, demokracia, ekonomia e lirë e tregut (duke përfshirë disponimin e pakufishëm tek depozitat e naftes)- atje mbretëria e errësirës, barbarëve, shtypjes së ekonomisë shtetërore. Kryqëzata e 8-te, duke filluar me marshimin në Irak 21. 03, 2003 në kuadrin e luftes së tretë të gjirit, po kryhet prapë nga një aleancë shtetesh perëndimore, të quajtura shtete krishtere, por për herë të parë jo nën drejtimin europian por nën ate të SHBA. Automatikisht zgjohen në boten islame reflekset mbrojtëse që mund të shëndrrohen në zjarr të përgjithshëm. Pastaj jo pa të drejte frikësohen Irani, Siria, Libani, Libia nga një sulm ushtarak i SHBA nën preteksin e lirise i lidhur me demokratizimin, me forcë, të stilit perëndimor dhe me rregullat e neokolonializimit në organizimin pas luftës. Trajtimi i SHBA ndaj popullsisë muslimane (edhe asaj brenda SHBA) shkaktoi një refuzim internacional të luftës në Irak. Dhe tek dy grupet e mëdha popullore të Irakut, kurdët në veri dhe shiitët në jug, gëzimi për lirimin nga rregjimi i S. Husejnit është mjaft i kufizuar.

Nxitja për kryengritje pas luftes së dytë të gjirit, dhe nga ana tjetër ndihma e vogël e SHBA përbën një arsye më tepër për skepticizëm. Gjithashtu përfytyrimet e një shteti të ZOTIT që kanë shiitet, sipas modelit iranian, janë shume larg nga ato perëndimore për qeverisje demokratike pas luftës. Koha e gjatë që po i duhet amerikanëve për të vendosur rregull e qetësi, si dhe për të ndërtuar infrakstrukturën civile, e cila shiquar nga pikëpamja ushtarake u shkatërrua pa nevojë, bëjnë që ky aksion ushtarak të shikohet më tepër si një pushtim se sa një çlirim nga ana e shumicës së irakianeve. Sulmi i 11.09.2001 dhe Intifada palestineze kundra Izraelit (turizmi i Izraelit dhe jeta civile ka pësuar shume prej intifadës) nxitën fuqishëm heroizmin e atentateve vetvrasëse (fakt i lidhur dhe me ndihmat për familjet e lëna pas, dikur nga Iraku e sot nga Irani e Siria) dhe nxitën një solidarizëm jotipik për krejt zonat islame.

Prapaskena ideologjike

Pas renies së Paktit të Varshavës dhe Bashkimit Sovjetik, perëndimit i humbi figura e armikut «të dashur». Në kërkim të armikut të ri, me qëllim që të justifikohet politika e armatimit, erdhi në skenën politike libri gjeopolitik i Samuel Huntigton «Përplasja e Civilizimeve». Ngjashëm si para 70 vjetëve kur teoria gjeopolitike e Karl dhe Albrecht Haushoferit u keqpërdor nga nacionalsocialistet (në Gjermani sh.r.) ashtu tezat e Huntigtonit ishin justifikimi politik i kryqëzatës së re.

Mes tjerash Huntigton parashikon dhe një perplasje të kulturës krishtero-perëndimore me ate islame. Por as pikëpamja ekonomike as ajo politike nuk e justifikojnë këtë kryqëzatë. Kjo sepse qëllimet politike nuk mund të arrihen në praktikë me një lufte të «pastër» teknologjike, por do të shkaktojne gjakderdhje e mundime për një pjesë të gjerë të popullsise. Mirëpo kjo gjakderdhje e ky mundim nuk na ofrohet neve nëpërmjet ekranit televiziv.

Prapaskena gjeostrategjike

Kryqëzata e 8-të është, sikurse dhe ato paraardhese, e dominuar nga interesat ekonomike. Teoria e kundërshtareve të kësaj lufte të 3-të të gjirit se: kjo luftë i shërben vetëm furnizimit të SHBA me pasurite nëntoksore (naftë etj) nuk mund të mos konsiderohet plotësisht e drejtë. Vetëm 3% të importit të lëndëve nëntoksore vijnë tani nga Iraku ndërsa SHBA që para luftës me 56% ishin partneri kryesor tregtar i Irakut (përkundër embargos së UN). Në import rolin kryesor e luante Franca. Vetkuptohet se lufta për gazin natyror po ashpersohet siç tematizoi ish punonjësi i CIA-s, Guy F. Comso, në Qendrën për studime strategjike nderkombëtare në mars të 2001.

Rritja e nevojës botërore për energji, sidomos në vende si Kina do të sjellë probleme serioze, nëse krejt rezervat e Gjirit përfshire ato të Irakut, nuk do të jenë të gatshme për përdorim.

Me që furnizuesi më i madh i SHBA, Arabia Saudite, është bërë një partner jo i sigurtë (shkak për këtë është politika proizraelite e SHBA), e vetmja mënyrë sigurimi do të ishte një goditje e shpejtë e sukseshme në Irak.

Vaji e gazi natyror janë pasuritë më të rëndësishme të Irakut. Me 15, 1 miliard ton (10. 8% të rezervave botërore) Iraku zë vendin e dytë pas Arabisë Saudite. Këto pasuri gjinden në dy zona; në veri në Kirkuk 45 milion ton në vit dhe në jug Rumaila veriore me 38 milion ton në vit dhe Rumaila jugore me 25 milione ton në vit. Exportimi i gazit e vajit kryhet nëpërmjet stacioneve Al Fao, Chor al amaija dhe Mina el Bekr me kapacitet 60-80 milion ton në vit. Rrjeti i tubacioneve për transport përfshin 4500 km për vajin, 1360 km për gazin, 725 km për produkte të tjera. Tubacioni kryesor me kapacitet 55 milion ton në vit kalon nga Kirkuk nëpër Ceyhan deri në brigjet e Turqisë, në mesdhe.

Me keqardhje e zemërim krejt bota e civilizuar pa sesi në kaosin e luftës u shkatërruan e u plaçkitën monumente të kulturës duke mos u mbrojtur nga trupat amerikane dhe pse duhej të mbroheshin. Përkundrazi trupat amerikane mbrojtën me shumë kujdes e efikasitet infrastrukturën e vajit. Kësisoj kontradiktash e forcojnë tezen e atyre që pohojne se "interesat për vaj janë kryesoret". Kështu aktiviteti i politikës së jashtme me vendosjen e bazave, agresioni ndaj Afganistanit, sulmi i Irakut plotësojne mozaikun e SHBA në lidhje me qëllimet e saj në Lindjen e Mesme për shfrytezimin e vajit dhe të tregut. Për reparimin, modernizimin apo hapjen e pikave të reja të naftës janë të interesuara shumë firma amerikane dhe të aleateve, gjë e cila do të sjellë lënien pas dore të firmave gjermane e franceze që gjenden në Irak. Po ashtu industria e armatimit, që për çdo luftë fiton impulse të reja, nuk duhet nënvleftësuar si faktor ekonomik, politik e psikologjik në USA. Por realizimi i një lufte ekonomike në kornizat e një kryqëzate të 8-te me mjete ushtarake me qëllim plotesim të interesave nacionale dhe imponim të tregut të lire, është me të vertet imperializëm dhe Manchester-kapitalizëm.

Prapavija gjeopolitike

Pas rënies së Paktit të Varshavës mbeten SHBA forca e vetme ushtarake pasi që vendet e tjera të zhvilluara nuk posedojnë kualitetin dhe kuantitetin e forcave amerikane. Parulla e teorikut ushtarak Karl von Klauzevitz se "lufta nuk është vetëm se vazhdim i politikës me mjete të tjera" u etiketua si shfaqje e cinizmit ushtarak pas luftës së 2-të botërore. Por në këtë kohë që po jetojmë, SHBA po përdor politikën e "anijeve me topa" të shekullit të 18-të duke u paraqitur si polic botëror me ndihmën e luftanijeve dhe teknologjisë për të imponuar pikëpamjet e saja politike. Nëse aksione të tilla do të merreshin kunder diktatorëve dhe për sigurimin e të drejtave apo të paqës ato do të ishin mëse të mirëpritura. Mirëpo problemet fillojnë kur ky mirkuptim nuk ekziston si në rastin e luftës së 3-të të Irakut. Kjo do të ishte me sakt tentim për vendosje hegjemonie dhe imperializëm i pashpirt që duhet të kundërshtohet ashpër.

Veçanërisht bota arabe është shumë e ndjeshme dhe e ndjen veten, ashtu si më përpara, të shtypur, të plaçkitur, dhe të përçarë nga perëndimi. Po kështu as refuzimi i dhunës nga ana e Europës së "vjeter" nuk solli ndonjë përmirësim në bashkjetesën paqësore mes kombeve. Kështu jo befasisht shtohen zërat kundër kësaj kryqëzate.

I vetmi shtet i cili me të drejte është ndier i rrezikuar në sigurinë e tij nga rregjimi i Irakut është shteti i Izraelit. Raketat skud të Irakut mund ta arrinin lehtë Izraelin si në rastin e luftës së 2-të Gjirit. Të koordinuara me koka atomike apo biologjike këto lloj raketash paraqitnin një rrezik ekzistencial për Izraelin. Siç dihet tash më historikisht SHBA është e vetmja forcë për Izraelin në mjedisin "armiqësor" në të cilin ndodhet ky vend. Për forcen mbrojtëse dhe bashkesinë ndërkombëtare është e dëshirueshme që të vendoset paqja dhe të eliminohen kërcënimet në lindje. Por një kryqezatë e 8-të, përdorimi i forcës ushtarake, është me siguri mjeti më i keq dhe më i papërshtatshëm për të arritë këtë qëllim.

Përkundrazi bazat ushtarake të marinës dhe ato ajrore të SHBA në rajonin e gjirit dhe në Azine e mesme shikohen me dyshim nga shumica e muslimanëve si "qendra të kryqëzatave të reja krishtere". Kjo gjë u paraqit dhe para pak kohesh në Afganistan nga drejtuesit e atjeshëm të fiseve pashtune. Kështu që brigada europiane që gjendet në Afganistan për të mbrojtur qeverinë e papranuar nga populli, është e ulur në një fuçi baruti. Refuzimi i vendosjes së trupave amerikane pati si rrjedhojë dhe në Saudi atentate kundër tre blloqeve banimi të perëndimorëve, gjë e cila e arriti qëllimin politik. Pas këtyre akteve SHBA e zvogëluan ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Saudi, veprim ky i cili mund të inkurajojë dhe atentate të tjera. Një nga problemet e medha politike është dhe ai kurd, i cili solli një ashpërsim të marrëdhënieve Turqi-USA para luftës së 3-të të Gjirit. Shtypja, diskriminimi i këtij populli të vendosur e të sprovuar me vuajtje, është i papranueshem dhe i pazgjidhshëm me luftën e Gjirit.

Shkaku kryesor i luftës, e që ishte asgjësimi i armëve të shkatërrimit masiv, që gjendeshin në Irak sipas burimeve të fshehta amerikane si dhe lidhja me Al Kaiden, as nuk u vërtetuan dhe as nuk u gjet asnjë fakt për to. Këtë e deklaruan vet inspektorët e OKB-së që ishin të ngarkuar me këtë detyrë. Kështu pra lufta e 3-te e Gjirit u realizua me kundër të Drejtave të Popujve, e drejtë kjo që është nderkombëtarisht e vlefshme. Kjo e drejtë u thye nga një vend që deshiron të paraqitet si "model i demokracisë" për të tjerët, pra SHBA-të.

Një gjë tjetër u paraqit para pak kohësh nga ana e shkrimtarit amerikan Norman Mailer: Lufta per ujin në rajonin e Lindjes së Mesme. Që sipas tij ka rëndësi strategjike për Izraelin. Duke parë çështjen nga ky këndvështrim, ka kuptim bashkpunimi, tani më disa vjeçar, mes Turqisë dhe Izraelit për projektin e Anatolissë së Jugut, ky dihet se ka rezerva të mëdha të ujit. Problem paraqet vetëm siguria e furnizimit me ujë nga Siria e Libani. Kështu kryqezata e 8-te është edhe një luftë për shperndarjen lëndës burimore të ujit.

Si përfundim zgjidhja e problemit palestinez është burim konflikti, të cilin SHBA duan patjetër ta zgjidhin me planin "Harta e rruges". Por ka reagime kundërshtuese nga të dyja palët në konflikt, sepse një gjë e tille kundërshton plotësisht mentalitetin lindor ku shpesh njihen më tepër ligjet e pazarit. Si rrjedhojë jane shpesh izraelitet ato që i vuajnë pasojat e një politike të dështuar perendimore në çështjen palestineze. Arabët në nderkohë janë shumë të ndjeshëm dhe e shohin shtetin izraelit si një bazë imperialiste të Perëndimit në zemrën e Arabisë, bazë kjo që vazhdimisht sponsorizohet dhe ndihmohet. Po ashtu pergjigja e ashpër e Izraelit ndaj intifadës palestineze nuk ka sjellë ndonje ndryshim të qëndrimit perëndimor ndaj Izraelit, ashtu që për arabet tashmë është e qartë: ai që është mik i Izraelit dhe politikës jehude është njëkohësisht armik i arabëve. Palestinezët e dine tashmë se sikur të kishte Palestina pasuri nëntoksore (vaj apo gaz) do të hidhej me të shpejtë perëndimi në ndihmë të saj, si në rastin e Kuvajtit.

Opinioni arab për favorizimin perëndimor ndaj Izraelit mund të formulohet kështu: Izraeli shtyp palestinezët, Perëndimi e mbron Izarelin si rezultat pra Perëndimi i shtyp palestinezët. Sikur politika perëndimore të ishte pak më e ekuilibruar (e drejtë) në lidhje me Lindjen e Mesme ndoshta nuk do të ishte Izraeli armiku më i madh i arabëve. Por kjo gjë aktualisht shikohet me nençmim nga Perëndimi.

Artikull i shkëputur nga "Ö s t e rr e i chis che Mili tär ische Zeit schrift” 5 / 2003. (Revista ushtarake austriake) gusht, 2003

Titulli në origjinal: “Der 8. Kreuzzug - Zur Geopolitik und Geostrategie des Vorderen Orient nach dem 3. Golfkrieg”-Gerhard L. Fasching

Përktheu nga gjermanishtja: Daud Kurtabegu

Autori: Gerhard L. Fasching

Lindur 1940; përfundoi në 1963 akademinë ushtarake tereziane në Vjenë, studimet e tjera për Geografi, Gjeologji dhe shkenca politike i mbaroi në Grac e Salzburg. 1974-1975 fiton bursë passtudimore nga këshilli kërkimor europian në Zyrih dhe që prej atëherë është aktivizuar si kërkues e mësues në universitetet e Salzburgut, Insbruk, Grac, Klagenfurt dhe Vjenë. 1980-1993 ishte kryetar i entit gjeografik në ministrinë austriake të mbrojtjes. Prej 1995 teknik civil-këshilltar inxhinier për gjeografinë dhe specialist ligjor me çertifikatë.


Gerhard L. Fasching,
9.1.2004
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Luftë për hegjemoni


Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme dhe prej shumë drejtimeve, Sh.B.A- të e filluan luftën e pritur kundër Irakut. Ia imponoi botës zërin e fishekut dhe zhurmën e aeroplanëve, në kohë kur e tërë bota dëshironte fitore të diplomacisë, duke i dhënë shansë asaj që quhet e drejtë ndërkombëtare. Mirëpo administrata e Bushit, e fundosur deri në vesh në humnerën e fjalimit sionisto- krishter, e befasoi botën me vendoshmërinë e vet dhe çdo gjë la pas shpine, që të shkojë në betejë.

Ma mer mendja se Ariel Sharoni, njeriu me duar të përlyera me gjak të pastër, i ka fërkuar duart disa herë, kur i ka ardhur ky lajm. Kjo është luftë afër ti dhe në llogari të tij fillimisht, edhe pse është në llogari të Sh.B.A.- ve, pasiqë detyrimisht kalon nëpërmjet Izraelit, e cila qëndron në rajon sikurse zagari dhe syri, i cili e mbron interesin amerikan në rajon. Gazeta hebreje “Jedijut Ahrenut” me njëzet mars, disa orë para se të fillon ofanziva amerikane kundër Irakut, tregon se Sh.B.A.- të u kanë dhënë një miliard dollar ndihmë finansiare dhe për siguri, prej nëntë miliardëve që ua ka kërkuar Izraeli, si kapar për të treguar kujdesin amerikan për sigurinë izraele. Kurse Gondaliza Raiz këtë myzhde ia dërgon me telegram ministrit të finansvae Benjamin Netenjahut, një natë para agresionit amerikan, sipas të njejtës gazetë.


Detyrë e re amerikane


Kjo luftë i tejkalon deklaratat e publikuara për ç’veshjen e Irakut nga armatimi për shkatërrim masiv, edhe pse Bushi menjëher pas fillimit të sulmeve ushtarake kundër Irakut deklaroi se: “lufta për ta ç’veshur Irakun nga armatimi ka filluar”. Kjo nuk është asgjë ma tepër se sa një gënjeshtër amerikane, në mesin e shumë gënjeshtrave tjera, të cilat i shfrytëzon administrata e re republikane që nga 11 shtatori 2001 për të realizuar aspiratat e veta. Kjo luftë është episodi i dytë, në serialin e qëllimeve amerikane që kanë dalur pas 11 shtatorit, të cilat përfundojnë me futjen e botës në një qosh të ngushtë dhe shpalljen e shekullit të “paqës amerikane”.

Kjo strategji e re amerikane, e cila synon imponimin e hegjemonisë me forcë ushtarake, ka filluar me 7 nëntor 2001, me fillimin e agresionit kundër Afganistanit, kurse është kuptuar qartë në deklaratën me rastin e bashkimit, me 29 janar 2002, ku kryetari amerikan tha se bota është ndarë në dy pjesë që nuk munden të pajtohen mes vehte: e mira dhe e keqeja. Ndodhitë e 11 shtatorit, i kanë dhënë Vashingtonit mbulesë ideologjike për këtë strategji, gjë të cilën e ka shprehur Vilijam Kristel, i cili është njëri nga teoriticientët e dalluar konzervator kristijan në kohën e Reganit dhe që luan një rol të rëndësishëm në këtë administratë, i cili shumë qartë tha: “administrata republikane e re dëshiron që pa komplikime të luan rolin e shqiponjës, kurse ndodhitë e 11 shtatorit e kanë bërë që mos të brengoset për dyshimet europiane, sepse ata që nuk janë me ne, janë kundër ne”.

Në tërë pesë dekadat e kaluara, Iraku ka qenë në qendër të vëmendjes strategjike amerikane kundrejt lindjes së mesme dhe gjirit, duke e konsideruar si letër në gjeopolitikë, e jo si tërësi që është. Gjatë viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, Iraku për Sh.B.A.- të ka luajtur rolin e penguesit të përhapjes së komunizmit dhe ka qenë hallka qendrore në të ashtuquajturën aleancë e Bagdadit. Gjatë viteve të tetëdhjeta Iraku ka luajtur rolin e penguesit nga zgjërimi shiit, në kohën e Homeinit. Kurse në fillimin e viteve të nëntëdhjeta Sh.B.A.- të e bënë letër presioni ndaj shteteve të rajonit. Kurse sot Sh.B.A.- të dëshirojnë që Iraku të luan rol tjetër, të cilin ia kanë vizatuar në zyrat e ndikimit, zyrat e naftës dhe armatimit, rolin e urës për në shtetet e rajonit dhe thesaret e tyre. Domethënë ky Irak, i cili deri dje ka luajtur rolin e “penguesit”, sot të luaj rolin e “hapësit” të rajonit para depërtimit amerikan. Sipas shiqimit momental të administratës amerikane, Iraku paraqet çelësin e “demokratizimit të rajonit” dhe dominoja e parë, pas së cilës do të binë shtetet tjera të lindjes së mesme dhe gjirit.

Rober Kahan, fytyrë e njohur djathtiste dhe konzervative në Amerikë, e ka shprehur këtë drejtim amerikan kundrejt Irakut dhe shteteve të rajonit duke thënë: “Amerikanët duhet të njohin llojin e detyrës që do ta kryejnë në Irak, pasiqë administrata e Bushit është serioze dhe Sh.B.A.- të janë të vendosura që të mbesin afatgjatë në Irak dhe në Lindjen e mesme. Është detyrë që nuk dallon aspak nga ajo që e bëmë në Japoni para gjysmë shekulli. Qëllimi nuk ka qenë rrëzimi i qeverisë agresore dhe tirane japoneze, por rindërtimi i tërësishëm i politikës dhe shoqërisë japoneze, sipas fotografisë së Sh.B.A.-ve”.

Pas ndodhive të 11 shtatorit, Sh.B.A.- të rajonin e Lindjes së mesme nuk e shohin stabile, ka nevojë për dridhje nga brenda për të ndryshuar sistemin ekzistent rajonal, duke e kompenzuar me një sistem tjetër, i cili do të garanton më shumë për politkën amerikane në aspektin e sigurisë dhe ekonomik. Hapa të cilat do të garantojnë se nuk do të përsëriten ndodhitë që e goditën Amerikën në brendësinë e sajë dhe për së pari herë e bënë të ç’veshur. Është e vërtetë se administratat amerikane të njëpasnjëshme, që nga themelimi i Izraelit në rajon, nga viti 1948, i ka pasur para sysh këto fakte, mirëpo kjo administratë e re e ka përmbysur matematikën tradicionale në politikën amerikane kundrejt lindjes së mesme, pas dridhjes së madhe të 11 shtatorit, duke u përqëndruar në çeshtjen Irakiane si hyrje e jo në konfliktin arabo-izraelit, siç ka qenë në të kaluarën.

Administrata e kaluar amerikane zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit ose palestinezo- izraelit e konsideronte hyrje kryesore në ndryshimine rajonit, pasiqë zgjedhja e këtij konflikti do të sjellte deri te normalizimi i marëdhënieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tija, që sipas traditës së administratave amerikanë ishte elementi kryesor i destabilizimit të rajonit. Kjo politikë ka dëshmuar, që nga konferenca e Madridit, në tetor 1991, së paku se është duke vërë bast në atin që do të humbë, edhe përskaj tentimit që të kapen fortë për këto aspirata, duke organizuar konferencën ekonomike të Lindjes së mesme dhe Afrikës veriore në Kazablankë të Marokos më 1994, në të cilën mori pjesë edhe Isak Rabini, premieri i shtetit hebrej, zyrtarisht, dhe përhapjes së teorisë së projektit për krijimin e ligës së Lindjes së mesme, të cilën e kishte shpikur Shimon Perezi. Ky bast ishte i humbur që nga fillimi, për shkak të forcës së argumenteve të paluhatshme historike, gjeografike dhe politke dhe për shkak të fuqisë së Izraelit për tu larguar nga të gjitha detyrimet e nënshkruara.

Përballë goditjes së 11 shtatorit, u ndryshuan prioritetet e politikës së administratës amerikane në lindjen e mesme. Ata zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit e vënduan në fund të listës, pas Irakut dhe shteteve përrreth. Kjo u vërtetua me qëndrimin e tyre ndaj krimeve izraelite kundër popullit palestinez dhe mosndërhyrja në konfliktin mes pushtetit të autonomisë palestineze dhe shtetit izraelit, pastaj lajmërimi i përsëritur për projektin e “hartës së rrugës” dhe vonimi i tij deri pas luftës kundër Irakut. Administrata e re republikane, e cila udhëhiqet nga djathtistat e dalluar kristijan, udhëheqësit e lobit çifut në Amerikë dhe nga rryma evangjeliste, konsideron se shkaqet e 11 shtatorit qëndrojnë në infrastrukturën kulturore dhe politike të shteteve të rajonit dhe se ndryshimi duhet të nisë fillimisht nga dridhja e kësaj infrastrukture, lëvizja e pushteteve ekzistente dhe eliminimi i “status quo”- së e cila dominon disa dekada, sepse kjo gjendje e ka lindur “ekstremizmin fetar” dhe fundamentalizmin “binladinor”.


Pesë prioritetet…!


Për shqiponjat e administratës amerikane ekzistojnë pesë prioritete të rëndësishme në rajonin e lindjes së mesme:

1- Iraku: sipas planit amerikan duhet ndryshuar qeveria socialiste sadamiane dhe duhet zëvendësuar me qeveri federal, ku do të ndajnë pushtetin sunnitët, shiitët dhe kurdët, ose qeveria mbretërore, e cila do të mvaret nga Vashingtoni.

2- Mbretëria e arabisë Saudite: Sipas konzervativëve të administratës amerikane, ky shtet është djepi i ekstremizmit islamik në botë arabe. Këta dhe lobi çifut kanë qëndruar pas akcionit të fuqishëm kundër sajë në vitin e kaluar. Plani i tyrë kërkon që të ndryshohen raportet që e lidhin Vashingtonin me Rijadin që nga viti 1945, nga koha e Ruzveltit, sepse në njërën anë është vendbanimi i Usame bin Ladinit, kurse në anën tjetër baza e vehabizmit. Ky plan kërkon që shteti saudian të shton dozën e liberalizimit politik dhe të përcakton hapësirë të caktuar ndaj shkollës vehabite, e cila e ushqen esktremizmin fetar, sipas tyre.

3- Irani: Konzervativët në shtëpinë e bardhë, parashohin që Irani do të fillojë të bëlbëzon për shkak të rrethekimit nga “miqtë e Vashingtonit”, në Afganistan dhe në Irak, nëse arrijnë sukses në skenarin e dytë. Ata mendojnë se Irani është i shqetësuar nga shkaku i zotërimit amerikan të naftës iarakiane, sepse kjo do të dërgon në zbritjen e çmimit të naftës në tregje, e më pastaj anashkalim të rolit iranian. Ata këshillojnë të bisedohet me pushtetin aktual që mos tu ikin amerikanëve mundësitë e naftës, të cilat shkojnë te europianët për shkak të bllokadës ekonomike që ka Irani.

4- Konflikti Arabo-Izraelit: duke u imponuar zgjedhje të dyja palëve; edhe palestinezëve edhe izraelitëve. Ata thonë: kampi i Sharonit e refuzon marëveshjen e Oslos dhe nuk e dëshiron paqën, mirëpo ata mbështeten në largimin e pushtetit të Sadamit, që ta bindin Izraelin, për barazi politike, pasiqë ta eliminojnë rezikun nga rajoni.

5- Siria: Akuzat e drejtuara kah Siria janë: përkrahja e Hizbullahit, parti shiite libaneze dhe strehimi i organizatës “Xhihadi Islamik” palestineze. Efraim Hilefi, drejtor i mëhershëm i Mosadit izraelit, ka thënë: “Pas Sadamit, kemi akoma armiq tjerë, të cilët do të fshehen: Arafati, Beshar Esedi, Nasrallahi, lider i Hizbullahit”.


Llogaritë e arës dhe lëmës


Sh.B.A.- të nuk munden të shkojnë në luftë në Irak pa hartë në Dorë. Është bërë shumë e qartë se hegjemonia mbi lindjen e mesme dhe gjirin është synimi përfundimtar i kësaj lufte. Të përkujtohemi se luftari amerikan në traditën luftarake amerikane, siç e paraqesin filmat e holivudit, nuk kthehet nga lufta pa vënduar pushtet të ri me forcën e armës dhe pa marur me vehte thesarin e atij vendi, mirëpo ka një dallim në formë: bombarderat b 52 i kanë zëvendësuar kuajtë dhe shalat.

Në këtë luftë përputhet interesi amerikan me ate izraelit, që domethënë rindërtimi i Lindjes së mesme në formë që e dëshiron Tel Avivi dhe Vashingtoni: pushtete lojale ndaj Amerikës, të nënshtruara ndaj hegjemonisë izraelite në rajon, e vetmeja e cila do ta mban të drejtën për të poseduar armë për shkatërrim masiv.

Puse të naftës të hapura, treg i madh për të tregtuar mallërat amerikane dhe izraelite dhe në fund, edhe pse nuk është e fundit, krijimi i një shteti të vogël palestinez të ndarë mes vehte, pran shtetit Sionist, i cili duhet të jetë baza.

Ndoshta kjo është ëndër e shkruar në letër, mirëpo pa dyshim se është marri. Ndoshta Vashingtoni nuk kupton se me tërë këto lëvizje të aeroplanbartësve dhe aeroplanat bombardues në rajon është duke e hapur një derë para një të ardhme të paqartë dhe të hapur para të gjitha skenareve, sepse llogaria e arës nuk përputhet çdo herë me të lëmës. Më herët kanë thënë se revolucionet i hanë djemtë e vet, këtë e kemi kuptuar, mirëpo cilin e han lufta…?!


Idris Kenburi

26.3.2003
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

"Hyrja e Amerikës në këtë luftë është gabim i madh, që s’mund të paramendohet"

Dijetarit Selman ibën Fehd el-Audeh i është bërë kjo pyetje: Kombet e bashkuara i nxjerrën në vepër kërcënimet e tyre duke e filluar luftën në Irak? Si e komentoni ju këtë hap që ndërmorri Amerika? Dhe si mendoni se duhet të jetë sjellja në këtë aktualitet?

Dijetari Selman ibën Fehd el-Audeh thotë: Krahas mundimeve të hidhura të cilat është duke i jetuar muslimani nën hijen e këtij armiku të krisur, i mashtruar në fuqinë dhe arritjet e tij dhe krahas keqësimit të ndjenjave në hidhësi dhe poshtërsi, prapseprap besimin që e ka muslimani në Zotin e tij nuk dobësohet kurrë, përkundrazi këto ngjarje atij nuk i bëjnë gjë pos se ia shtojnë edhe më tepër besimin dhe nënshtrimin ndaj All-llahut, azze ue xhel-le. All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe nënshtrimin”. (el-Ahzab 22).

Unë kam bindje të fortë se hyrja e Amerikës në këtë luftë të padrejtë është gabim i madh që nuk mund të paramendohet, dhe kjo do ta dëmtojë vetë atë për një kohë të gjatë. Marrëveshja “Bashkimi kundër terrorizmit” nuk mori fund vetëm se për ta dhënë këtë rezultat, luftën edhe në Irak.

Ata që vendosën të futen në këtë luftë ndoshta u ka paraprirë epshi për argëtim dhe padurimi i mendjemadhësisë, ashtu që e gjetën veten në një kallëp me pjesën ekstreme dhe partitë kolonizuese, e ata nuk janë si këta.

Besoj se qëllimet e kësaj lufte kalojnë Irakun, çarmatimin dhe ndrrimin i ligjit të tij, deri te riformulimi i kufijve në këto troje. Konkretisht bëhet fjalë për:

1. Përforcimin e marrëveshjes me jehuditë, sipas kushteve të tyre dhe e përcaktuar sipas dëshirave të tyre. E poashtu edhe t’i japin fund rezistencës që po bëhet në Palestinë, Libi etj.

2. Zhdukjen e çdo lloj pavarësie, në dëshirë apo vendosje, në punë apo planifikim dhe në prodhim apo përfitim të forcës në të gjitha trojet islame. Sepse kështu (me pavarësi) do të rregulloheshin edhe më mirë projektet tona, të cilat paraqesin një rrezik të ardhshëm për ekzistimin e perëndimorëve dhe jehudive në trojet tona.

3. Bërje ndryshime të qarta në ndërtimin politik, mendor dhe fetar në të gjitha shtetet islame, e në veçanti shtetet e siujdhesës, siç janë: Arabia Saudite, Jemeni, Katari, Kuvajti etj. Duke bërë shtypje të drejtpërdrejta – për të cilat mendon Amerika se tani është koha që të bëhen ato – që kanë të bëjnë me mësimin fetar, me çështjen e gruas dhe të drejtat e saj, të drejtat e kombësive dhe lirive fetare, siç shprehen ata vetë. Dhe kështu të ndodhë aktivizimi i dosjes për të drejtat e njeriut dhe dosjes për liritë e ndryshme, mirëpo në formë ashtu si dëshirojnë ata (siç e dijmë) , ashtuqë të del në vepër plani të cilin e dëshirojnë. Mirëpo, e gjithë kjo do të ndodhë nëse munden... Andaj, duhet të kuptojnë se ligj i All-llahut [subhanehu ue teala] është mbrojtja, ka thënë: “Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka”.

E ndoshta prej metodave që do të përdornin, kishte me qenë formimi i një sistemi shembullor në Irak, që do të kishte qenë shëmbëlltyrë për fqinjet e tij, të cilën gjë e kemi përmendur disa herë... një sistem i cili do t’i siguronte komoditet popullit të tij, që do ta lidhte popullin e Irakut me botën dhe do shpenzonte pasuri të shumta me bujari për atë që do të kujdesej për këto projekte. Një sistem i cili do të ishte në pajtim me demokracinë, por, i përcaktuar i tëri për të mirën e Amerikës.

Ashtu që plotësohen zgjerimi i të drejtave personale dhe ato të sjelljes, moralit, e më do të mbinin kafenetë, diskotë dhe projektet e turizmit. Duke e përcaktuar saktë pjesëmarrjen politike, për të mos dalur nga qëllimi kryesor. Një sistem i cili do të mirrte pjesë me zell në detyrat e spiunimit dhe zbulimit të fshehtësirave në ardhmëri, e prej kësaj, më vonë të vazhdon karvani i luftërave të ardhshme kundër këtij shteti apo atij.

Krahas gjithë kësaj, banorët e këtyre vendeve janë me shpirt më të madh, dhe janë më të durueshëm dhe më të vendosur në rreziqe dhe sakrifikim. Ende nuk janë të harruara luftrat kundër kolonizimit të kaluar në mendjet e këtij populli apo të pasqyruara në sytë e tyre. E ky okupacion i ri nuk dallon shumë nga ai i kaluari...

“Krenaria i takon vetëm All-llahut, të dërguarit dhe besimtarëve, mirëpo munafikat nuk e dijnë”.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Çka pas Irakut

Forcat okupatore depërtojnë në disa shtete amerikane, depërtojnë edhe në Vashington, hynë në shtëpinë e bardhë, kurse kryetari amerikan, zëvendësit dhe ndihmësit e tij janë fshehur, në një gjendje të trishtimit dhe habisë…!

Revolucionarët e hidhëruar që janë kundër politikës amerikane i mbushin rrugët dhe mbajnë trasparenta kundër amerikës, e akuzojnë për krime lufte dhe gjenocide, për falsifikim të realitetit, thyerja e ligjeve dhe marja e të drejtave esenciale.

Një grumbull i të burgosurve, i kalojnë muret e burgjeve dhe dalin në rrugë.

Konsumuesit e drogës ngrisin parollat: “mjaft trishtim për popullin, mjaft trishtim për njerëzit e sigurtë”.

Të burgosurit e rrënojnë statunë e lirisë dhe mbi te vëndojnë një leckë ku shkruan: “mbaroi epoka e mashtrimit, largoni maskat nga fytyra e juaj e trishtueshme, ju o tregtarë të naftës. Populli ju refuzon dhe nuk do t’ju zgjedh më”.

Dora e fshehur kujdeset për kaos dhe shkatërrim, për ta dëmtuar sa ma shumë administratën.

Pesëdhjet mijë hajdutë në San Fransisko bredhin rrugëve.

Vallë, mos je në ëndër të këndshme?!

Kjo ëndër e këndshme e cila buron nga thellësia e imagjinatës është reflektim i asaj që ka ndodhur në kryeqytetin e Harun Reshidit, e ndoshta edhe ndonjë pamje e të ardhmes.

Më kaploi një dallgë e madhe e mërzisë dhe brengosjes, nuk mendoj se ndonjë musliman ka qenë indiferent duke e parë rënien e qytetit të hilafetit në duart e romakëve.

Lamtumirë Bagdad. Ti o qytet i Mensurit, Harun Reshidit, Ebu Hanifes, Imam Ahmedit, Kerhiut, Xhunejdit, Is’hakut, Mutiut, Hammadit. Ti o vendbanim i komandantëve, halifeve, muhadithëve, fukahave, zahidave, të devotshmive, poetëve. Strehimore e diturisë dhe devotshmërisë, vend i krenarisë dhe pasurisë. Oj botë, ku nga çdo gjë ke nga pak.

Lamtumirë Darus-Selam, strehimore e arabishtes, kubeja e Islamit, llamba e historisë dhe minberi (foltoreja e) i civilizimit.

Në fillim të mijëveçarit të pestë, para erës sonë, histori e futur në lashtësi, lugina Rafidin përjetoi një kërcim të rëndësishëm në histori, duke kaluar nga një fshat bujqësor në jetë qytetare. Kjo lugina ka kaluar një kohë kur rrjeti i kanaleve ka qenë mrekulli e kohës.

Ka kaluar shekuj, gjenerata dhe popuj, të cilat nuk mund ti numëron askush përveç All-llahut [subhanehu ve teala]. Semuritët janë ndërtuesit më të vjetër të civilizimit në tërë historinë dhe nga Iraku është nisur perandoria më e madhe që e ka njohur historia. Pastaj kanë ardhur babilonasit, Asiriantë dhe Keldët. Hapja islame ishte margaritari i qafores në në këtë vend të mirë. U kujdes për Islamin dhe mbeti Iraku kryeqytet i Hilafetit me qindra vite.

Bagdadi është ndërtuar në kohën e Ebu Xhafer Mensurit që të bëhet kryeqyteti i Hilafetit, kurse kulmin e sajë e ka arritur në kohën e Harun Reshidit, andaj edhe quhej kryeqyteti i Reshidit. Ajo kishte edhe mera tjerë, sikurse Darus-Selam, Mudevere, Zeura dhe Bagdad.

Historia e përsërit vetveten.

Në vitin 656 sipas hixhretit, u fik ky kandil shndëritësh. Kur u nisë Holaku, nipi i Xhingizkanit dhe e okupuan Bagdadin. Lumi Dexhle mori ngjyrë gjaku, nga shkaku i viktimave të shumta dhe mori ngjyrë të kaltër nga shkaku i shumë librave që u hedhën në këtë lum. Kjo ndërmarje ishte fundi i krenarisë dhe civilizimit. U përhap zjari saqë tymi i këtij zjari bëri një re të zezë në qiellin e Bagdadit. U ngulfat një civilizim prej civilizimeve më të pasura njerëzore, civilizimi islam.


Udhëzime Kur'anore


Një: All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an thotë:

"æóáößõáøö ÃõãøóÉò ÃóÌóáñ ÝóÅöÐóÇ ÌóÇÁó ÃóÌóáõåõãú áóÇ íóÓúÊóÃúÎöÑõæäó ÓóÇÚóÉð æóáóÇ íóÓúÊóÞúÏöãõæäó"[ÇáÃÚÑÇÝ:34]

“Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë”. (El-araf: 34).

Ky afat, të cilin All-llahu ua cakton popujve ashtu sikurse ua cakton individëve, mund të ketë domethënie të eliminit global, ose dështim, dobësi dhe disfatë që e përjeton një popull . Te All-llahu [subhanehu ve teala] siç na tregon Pejgamberi i Tij, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

( æßá ÔíÁ ÚäÏå ÈÃÌá ãÓãì ) ÑæÇå ãÓáã

“Çdo gjë te Ai është me afat”. (Muslimi).

Popujt paskan afate sikurse edhe individët, kanë ngritje dhe rënie, kanë etapën e rinisë dhe pleqërisë, mirëpo ummeti i Muhammedit dallohet nga popujt tjerë se afati i tij nuk përfundon deri në Ditën e Kijametit, është ummet që mundet të sëmuret, mirëpo nuk vdes.

Dy: All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Åöäú íóãúÓóÓúßõãú ÞóÑúÍñ ÝóÞóÏú ãóÓøó ÇáúÞóæúãó ÞóÑúÍñ ãöËúáõåõ æóÊöáúßó ÇáúÃóíøóÇãõ äõÏóÇæöáõåóÇ Èóíúäó ÇáäøóÇÓö æóáöíóÚúáóãó Çááøóåõ ÇáøóÐöíäó ÁóÇãóäõæÇ æóíóÊøóÎöÐó ãöäúßõãú ÔõåóÏóÇÁó æóÇááøóåõ áóÇ íõÍöÈøõ ÇáÙøóÇáöãöíäó * æóáöíõãóÍøöÕó Çááøóåõ ÇáøóÐöíäó ÁóÇãóäõæÇ æóíóãúÍóÞó ÇáúßóÇÝöÑöíäó "[Âá ÚãÑÇä:140-141]

“Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët. Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët”. (Ali Imran: 140- 141).

Ditët e kësaj bote rrotullohen, nuk vazhdon në to as mërzia e as gëzimi, as mposhtja e as krenaria, as pasuria e as varfëria, por koha njeriun e rrotullon.

Amerikanët thonë: kjo është fundi i historisë, siç ka shkruar Fokojama në librin e tij të njohur, kurse ne themi: kjo është historia e fundit, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] tregon për kriminelët dhe zullumqarët:

"Ãóæóáóãú ÊóßõæäõæÇ ÃóÞúÓóãúÊõãú ãöäú ÞóÈúáõ ãóÇ áóßõãú ãöäú ÒóæóÇáò"[ÅÈÑÇåíã:44]

“…A nuk u betuat ju më parë se nuk ka kush ju lëviz”. (Ibrahim: 44).

E lexoja këtë ajet dhe në habi thosha: subhanall-llah, Zbritësi i Kur'anit. Të gjithë njerëzit e dinë se kanë fund dhe se kanë afat kur do të vdesin, vallë kush janë ata që janë betuar se s’ka kush i lëviz?!

Pastaj i pamë ata njerëz që u mashtruan me frocën dhe hegjemoninë e tyre, u mashtruan para Zotit, saqë filluan të flasin se civilizimi i tyre na qenka fundi i historisë dhe se qëndrimi i tyre do të jetë i përhershmë dhe i amëshueshëm, u betuan se ska kush i lëviz dhe banuan në vendbanimet e zullumqarëve.

Ky grusht i fuqishëm i forcave amerikane është prej rrotullimit të ditëve që përmednet në Kur'an:

"æóÊöáúßó ÇáúÃóíøóÇãõ äõÏóÇæöáõåóÇ Èóíúäó ÇáäøóÇÓö"

“…Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve …”. (Ali Imran: 140).

Është rezultat i shfrytëzimit të ligjeve hyjnore. Ata njerëz mbrohen me ligje. Kanë zbuluar, kanë shpikur, kanë mësuar, kanë bërë eksperimente,janë bashkuar, bashkëpunojnë, derisa kanë arritur në këtë gradë të fuqisë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake, elemnte që u mundësuan që të vetëm ta sundojnë botën në këtë kohë. Bota është bërë njëpolare, e administron Amerika sipas dëshirës së vet.

Fitoreja e tyre nuk është vetëm ushtarake. Kur e shohim ushtarin e tyre mendjemadh, shpalos fuqinë e tij duke ngritur flamurin e tij në tokën tonë, mllefosemi dhe hidhërohemi, mirëpo e dimë se kjo fitore që e vjelin tani është rezultat i disa epërsive që i ka fituar administrata e tij në mungesë dhe shkujdes të palëve tjera.

Ata kanë përfituar prej këtyre ligjeve, saqë kanë arritur këtë gradë. Pra, fitoreja e tyre nuk është vetëm ushtarake, por është fitore jetësore, teknologjike, ekonomike, adminstrative, politike dhe është një pjesë e ligjit të sprovimit, i cili duhet pranuar me durim dhe rezistencë.

Tre: Andaj fjala e All-llahut [subhanehu ve teala]:

" æóáóæúáóÇ ÏóÝúÚõ Çááøóåö ÇáäøóÇÓó ÈóÚúÖóåõãú ÈöÈóÚúÖò áóÝóÓóÏóÊö ÇáúÃóÑúÖõ æóáóßöäøó Çááøóåó Ðõæ ÝóÖúáò Úóáóì ÇáúÚóÇáóãöíäó"[ÇáÈÞÑÉ:251]

“..Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit”. (El-Bekare: 251). Është argument për këtë.

Është argument edhe se aktimet e All-llahut në tokë dhe mbi njerëzit nuk janë vetëm të këqija, medoemos duhet të ketë edhe aspekte të të mirës dhe urtësisë, edhe pse këto aspekte nuk shihen prej shumë njerëzve, sidomso në kohën e krizave, në kohë kur zemrat e njerëzve sundohen nga mërzia, brenga, stresi, dhe çrregullimi. Mirëpo besimtari mbetet i kënaqur me caktimin e All-llahut, duke e ditur se pas kësaj gjëje ka Urtësi të All-llahut, që sjellin fund të lavdishëm.

Katër: All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"ÃóæóáóãøóÇ ÃóÕóÇÈóÊúßõãú ãõÕöíÈóÉñ ÞóÏú ÃóÕóÈúÊõãú ãöËúáóíúåóÇ ÞõáúÊõãú Ãóäøóì åóÐóÇ Þõáú åõæó ãöäú ÚöäúÏö ÃóäúÝõÓößõãú Åöäøó Çááøóåó Úóáóì ßõáøö ÔóíúÁò ÞóÏöíÑñ"[Âá ÚãÑÇä:165]

“E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran: 165).

Dëshirojmë ta qortojmë Amerikën. Sa e sa na gëzon kur dëgjojmë analistë, shkrimtar, mediat dhe hatibat kur flasin kundër këtij shteti zullumqar. Mendoj se e tërë ajo që thuhet për këtë shtet është një pjesë shumë e vogël e realitetit të saj, mirëpo nuk duhet të jemi të shkujdesur se kjo administratë mendjemadhe dhe zullumqare, që nuk ka mundësi të fsheh kebërësinë e sajë, nuk do të arrinte të bëjë me ne këtë që ka bërë nëse ne nuk ia hapnim derën. Shikoni se çka u thotë All-llahu [subhanehu ve teala] njerëzve të përgëzuar me xhennet:

" Þõáú åõæó ãöäú ÚöäúÏö ÃóäúÝõÓößõãú Åöäøó Çááøóåó Úóáóì ßõáøö ÔóíúÁò ÞóÏöíÑñ"

“…Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran: 165).

Andaj edhe ne duhet t’ia themi këtë vetvetes, tani kur i kemi plagët e nxehta, kemi gjakderdhje dhe dhimbje të gjalla. Kjo është prej vet nesh! Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi që ta përmirësojmë gjendjen tonë, të kthehemi te All-llahu me pendim të sinqertë, në nivel individual, shoqëror, familijar, shtetëror dhe popullor.

Çka pas luftës?

Luftoi shkatërroi shumë gjëra. I shkatërroi edhe parollat e rrejshme dhe boshe, me të cilat krenoheshin ata njerëz, të cilat flisnin për liritë, ligjet ndërkombtare, për të drejtat e njeriut, për drejtësi, për vlera morale. Kurse kjo luftë e zbuloi fytyrën e tyre të zezë, e cila nuk mundet as të mbulohet e as të fshihet!

U zbulua rrena dhe këto parrolla, të cilat një kohë të gjatë e kanë mashtruar ummetin tonë dhe botën, duke menduar se kjo është një civilizim i veçantë, është ngjyrë dhe mënyrë ku ka liri për mbarë njerëzimin, është larg çdo koncepti të keq, mirëpo po kjo e njejta doli në pamjen dhe fotografinë më të keqe:

Agresion kundër njerëzve të sigurtë.

Sulm i qëllim kundër civilëve të pafajshëm.

Sfidim i ligjeve.

Tendencë për të uzurpuar të vërtetën dhe për ta eliminuar ate.

Kjo na zbuloi se liria e medias e pretenduar ose liria politke është vetëm zotërim, madje disa herë është me dorëza të njoma, pamje të bukur, shprehje të ëmbëla, kurse pas tyre fshehn shumë gjëra.

Të gjithë zuajnë nga një zotërim i dhunshëm, madje në disa shtete të botës islame populli përballet me një zotërim të dhunshëm dhe të qartë, pa marur parasysh se a është nga media, duke uzurpuar mendimin dhe lirinë, mirëpo populli i amerikës vuan nga një zotërim tjetë rtë dhunshëm e ajo është tendeca për larje të trurit, pengimit të të vërtetës, ndikimi në vullnetin e tyre, saqë i pranojnë këto gjëra me bindje. Ti vepro çka të dëshirosh përderisa je duke bërë atë që ne dëshirojmë.

Kjo luftë i eliminojë ligjet ndërkombëtare dhe organizatat rreth të cilave çdo herë bisedohej dhe u bë e qartë se ajo rreth së cilës flitnin, siç është rasti me pamvarësinë e shteteve,është bisedë e kotë. Ja, shtete të pamvarura sulmohen dhe okupohen për qëllime të ndryshme, kurse ata që luftojnë dhe rezistojnë konsiderohen të dalur jashta ligjit ndërkombtar dhe në kundërshtim me pushtetet. Burgosen, robërohen, vriten, gjukohen, rrihen dhe torturohen.

Ligjet e luftës që tregojnë se nuk lejohet të sulmohen civilët e pafajshëm dhe institucionet e medias nuk u eliminuan në këtë luftë të verbër dhe zullumqare.

Pretenduesit e lirisë në shtetet e bashkuara të Amerikës e sulmojnë Islamin dhe Pejgamberin [alejhis-selam], e akuzojnë për gjakpirës, dhunë dhe terorizëm, kurse ne i sfidojmë ata që numri i të vrarëve në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], prej muslimanëve dhe të tjerëve, nuk është aq sa numri i të vrarëve gjatë një dite në këtë luftë të padrejtë, e mos të flasim për luftërat para sajë ose për luftërat që mundë të ndodhin më vonë.

Kjo luftë shkatërroi paanshmërinë, pamvaësinë politike, kulturore dhe ushtarake, sepse Sh.B.A.-të mundohen të imponojnë vetveten si një pushtet botëror pa rival dhe rezistues, dhe se kanë të drejtë të eliminojnë të gjitha tendencat e pamvarësisë, dallimit dhe posedimit të fuqisë.

Kjo luftë eliminojë qeveritë arabe. U bë e qartë se janë qeveri të paafta për të rezistuar e as që të kenë qendrime dhe vendime autoktone.

Kjo luftë e solli administratën amerikane në një zallishte të gjallë, që nuk e di se ku mund të përfundojë?!

Ndoshta zgjedhjet e ardhshme e vërtetojnë këtë supozim ose e përgënjeshtrojnë, sidomos nëse administrata amerikane nuk skenon ndonjë ballafaqim të ri, me të cilin do të angazhon opinionin publik me te!

Vallë a u sjelli kjo luftë diçka atyre?!

Po u solli ndikim të rajon të ri, naftë dhe forcë të madhe dhe prestigj në shumë vende të botës. Sa i përket naftës, firmat amerikane do të marin hisen më të madhe në raportet me secilën administratë të ardhshme amerikane, për shkak të rolit kryesor në luftë. Kjo do të sjell dobi shtesë, duke e shkatërruar të ashtuquajturën organizata e Opekut ose kufizimi nga çdo aktivitet që mundet t’i sjell dëm interesit amerikan. Një kosultant ekonomik i kryetarit amerikan ka thënë: suksesi i aksionit ushtarak në Irak do të dërgon në interes të punimeve dhe firmave amerikane.

Domethënia e ndryshimit të pushtetit irakian është pompimi i tre deri në pesë milion bermil naftë në ditë, si shtesë në tregun e naftës. Ndoshta pas pesë viteve do të pompohen deri në dhjet milion bermil në ditë nga nafta irakiane në tregun botëror. Hisen e luanit në këtë do ta kenë frimat e huaja.

Çka do t’i sjell lufta unitetit irakian?

Shumica e njerëzve kanë frikë se Iraku ka mundësi të shndërrohet në disa shtete, një shtet për kurdët, një për shiitët e një për sunitët, kjo ka mundësi të ndodhë, edhe pse nuk është opcioni më i fuqishëm. Iraku si një shtet unitar, ekzistimi i tij nuk mvarët nga ekzistimi i kryetarit ose partisë qeverisëse, sepse kryetari irakian nuk është Titoja i Jugoslavisë, i cili i mblodhi disa pjesë të ndara, që të kemi frikë se pas tij a do të ekziston Iraku ose jo. Përballë disa rasteve të kaluara, nuk kanë dalur në shesh ndonjë rrymë separatiste serioze, përveç se të kurdët, të cilët përbëjnë 15- 20 % të popullit irakian. Mirëpo ata sërish parapëlqejnë raport të caktuar më qeverinë qendrore. Ka mundësi ta kaplon kaosi në këtë etapë kalimtare, siç e quajnë, sidomos duke pasur parasysh interesat e shteteve fqinjë, ku secili shtet ka agjendë të veçantë në lidhje me Irakun. Kjo del në shesh shumë qartë me Iranin, Turqinë, etj.


A do të sjell lufta demokraci?

Amerika ka mundësi ta ngjyros luftën e sajë si të dëshirojë, mirëpo kjo ngjyrosje nuk është ma tepër se gjeth dudi. Demokracia e pretenduar është iluzion. Jo se irakianët janë mësuar në diktatori dhe nuk kanë mundësi ta kalojnë këtë fazë, mirëpo për shkak se së pari mundet të ndodh kaosi, kjo gjë pritet, madje e shohim sot në Bagdad, Basër, Mosul, Tikrit edhe në shumë qytete tjera të Irakut, dhe sepse Amerika ka ardhur që të mbetet, e te ata nuk është me rëndësi forma e qeverisjes ose lloji i qeverisjes, sa është me rëndësi garanca e lojalitetit i atyreve që qëndrojnë në Bagdad ndaj tyre dhe interesave të tyre.

Irakianët nuk ishin solidar me pushtetin e kaluar, mirëpo ata edhe më shumë e urrejnë Amerikën, sidomos pasiqë i bojkotuan ekonomikisht ma shumë se 13 vjet, pasiqë vranë më shumë se dy milion fëmijë, për shkak të sëmundjeve që nuk gjenin për to shërim.

Shtoja kësaj edhe ndjenjat e tyre nacionaliste të njohura. Ata janë të parët që janë ngritur kundër kolonijalizmit britanik.

Sipas disa raporteve amerikane, Amerika duhet të dërgon ma shumë se shtatëdhjet e pesë mijë ushtar atje që ta ruan qetësinë dhe do të qëndrojnë atje më së paku një vjet të plotë. Shtoja kësaj edhe nevojën e madhe për nevojën për pesë mijë ushtar për pesë vitet e ardhshme. Mos të flasim për marëveshjet për mbrojtje të përbashkët!

Pra, demokracia qenka shembull i dobët, i cili do të gjindet në Irak sipas interesit amerikan, duke i siguruar njerëzve disa liri personale, duke u siguruar njerëzve kënaqësi kalimtare dhe një pjesmarje, e cila garanton siguri të vendit e asgjë më tepër.

Qëllimet e publikuara të ndërmarjes amerikane kundër Irakut ishin shkatërrimi i armatimit masiv, armëve biologjike dhe kimike dhe rrënimi i pushtetit të Sadamit, të cilin e konisderonin kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe të intereseve të tyre vitale. Si rezultat i kësaj ata mund të ofrojnë të ashtëquajturin ndryshim demokratik në Irak, sipas modelit perendimor laik, si shembull për shtetet që janë përreth. Sipas meje prej qëllimeve më të rëndësishme strategjike të sigurisë nacionale amerikane në planin afatshkurt dhe afatmesëm, në një hapësirë prej 15- 20 vjetëve është rivizatimi i hartës politike të lindjes së mesme, e cila është e pasur me resurse të ndryshme natyrore dhe i cili dallohet me qendrën më të mirë dhe më të rezikshme në botë dhe që disa shtete të saja paraqesin për Vashingtonin klimë e përshtatshme për kultivim të ekstremizmit fetar dhe terorizmit.

Qëllimi i dytë është ndryshimi i sistemeve qeverisëse në disa shtete të rëndësishme arabe për të sjellur qeveri aleate të perendimit. Në të njejtën kohë të gëzon forcë dhe ndikim, dhe një dozë të përkrahjes popullore, gjë që u mundëson për disa vite të tejkalojnë një një mënyre ose tjetër problemin e demokracisë. Sh.B.A-të janë të vendosura që qeverisjen ushtarake ose civile të bëjnë vetëm ata në Irak një kohë të gjatë që u garanton mbrojtjen e interesave vitale dhe të sigurisë për Sh.B.A- të në rajonin e botës arabe, duke e shndërruar Irakun në nj ëbazë e pikënisjes për aktivitetet ushtarake që sigurisht se në të ardhmen do të zhvillohen kundër Sirisë, Iranit ose ndonjë shteti fqinjë, aktivitete të cilat do të jenë në shërbim të interesit Izraelit dhe planifikimit amerikan për shtim të zotërimit mbi resurset natyrore në gji, në detin Kaspik dhe në Azinë e mesme.

Shtoja kësja edhe forcimin e pranisë ushtarake amerikane në tokën irakiane, në detin dhe hapësirën ajrore të sajë, duke i privuar forcat e mëdha nga garimi duke i ndërtuar dhe kultivuar interesat e sajë në lindjen e mesme.

Administrata amerikane konsideron se ka mundësi të arrije ma lehtë dhe ma lirë deri në Saudi, ose Egjypt, ose Siri, ose Liban ose Iran nëpërmjet Irakut. Si duket ky është prej qëllimeve esenciale të luftës. Sulmi mbi Irakun dhe okupimi i tij e ban qendër për ta frikësuar Iranin dhe Sirinë dhe nëpërmjet tij mund të lëviz në drejtim të Saudisë dhe shteteve të Gjirit që të shkaktojnë ndryshime që përputhen me politkën amerikane. Poashtu ata mund të lëvizin në drejtim të Sirisë dhe Libanit që të zotërojnë Palestinën dhe të realizojnë planin e shpërnguljes masive të palesitinezëve, sidomos kur e kemi të qartë se udhëheqësit çifut janë të bindur se kanë noddhur ndryshime radikale pas intifadës së Kudsit dhe se ky aktivitet e ka rëzuar marëveshjen e Oslos. Ata janë të bindur se situata pas 11 shtatorit është ndryshuar dhe se marëveshja e Oslos dhe anekset e saja nuk janë të pranuara.

Me kërkesë të administratës amerikane dr. Maks Zinxher, ekspert për analizë të politikave, themelues i institutit Hedson për studime strategjike, ka përgaditur një dokument, ku ka vizatuar format e mundshme të botës gjatë dy dekadave të ardhshme, edhe ate:

Një: Sh.B.A- të do të sulmojnë disa shtete, ndoshta kjo do të shkakton të bien disa shtete islamike, kurse Egjypti, Irani, Saudia do të posedojnë armë bërthamore, e disa shtete tjera do të posedojnë armë biologjike, të cilat do t’i shfrytëzojnë në konfliktet mes tyre, kurse Izraeli do të mbëtet edhe pas dhjetë viteve, mirëpo do të ballafaqohet me rezik të madh, madje edhe ka mundësi të eliminohet tërësisht me armë islamike jokonvencionale, që do të jetë i pranishëm me të madhe në lindjen e mesme.

Dy: ky raport flet detajisht mbi këtë skenar dhe ndarjen e shteteve islamike në dy qeverisje: shtete përkrahëse të, siç e ka emërtuar ai, islamit luftarak ose islamit rezistues dhe shtete që e kundërshtojnë këtë. Sa i përket islamit luftarak ose xhihadik e rezistues do të sundon shtetet arabe, paikcat islamike në europë dhe afrikë, kurse Turqia do ta refuzon këtë ngjyrë të Islamit.

Ky dokument përmban planin e luftës kundër Islamit, të cilin e ndanë në dhjetë etapa, prej tyre është edhe zgjidhja e konfliktit arabo izraelit. Edhe ate duke zgjidhur problemin e refugjatëve, duke i ribanuar. Mirëpo ku? Këtë vetëm All-llahu e di! Dhe ndalimi i përdorimit të terorizmit. Këtu parashtrojmë pyetjen: çka është terorizëm? Sigurisht se përgjigjeja është te ata edhe sipas kritereve të tyre.

Në këtë plan hyn edhe themelimi i shtetit palestinez, e cila e garanton sigurinë e Izraelit nëpërmjet ‘planit të rrugës’ ose nëpërmjet ndonjë elementit tjetër. Ka gjasa që të veprojnë në nënshtrimin e palestinezëve dhe të pranojnë zgjidhjen që e ofron Izraeli. Kjo tregon se rajoni është duke ecur drejt një etape shumë të errët, nëse zhvillohen ngjarjet sipas skenarit që e ka shkruajtur administrata ameriakane. Ata këtë plan nuk dëshirojnë të ja imponojnë vetëm botës islame por mbarë botës. Mirëpo vullneti i refuzimit, ndalimit, insistimit në ndryshim dhe konfirmim të pranisë ka fuqi të anulon këto plane dhe të mbeten në hapësirën e jetës:

"Åöäøóåõãú íóßöíÏõæäó ßóíúÏðÇ*æóÃóßöíÏõ ßóíúÏðÇ*Ýóãóåøöáö ÇáúßóÇÝöÑöíäó Ãóãúåöáúåõãú ÑõæóíúÏðÇ"[ÇáØÇÑÞ:15-17].

“Ata vërtet bëjnë kurtha. Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre! E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak”. (Et-Tarik: 15- 17).

Në çdo disa vjet përpilohen raporte për strategjinë amerikane. Ky është raporti i fundit i cili ka dalur përafërisht një vjet pas ndodhive të 11 shtatorit, me titull: “Strategjia e sigurisë nacionale amerikane” dhe ka dalur me 20 shtator 2002. ky raport e vizaton politikën amerikane dhe detajet kryesore.

Një: politka amerikane në përgjithësi synon realizimin e ëndërës amerikane duke themeluar shtet udhëheqës të mbarë shoqërisë botërore dhe në të njejtën kohë individët e këtij shteti të jetojnë në një gradë të lartë të sigurisë dhe standardit jetësor. Për këtë Regani, ish kryetar amerikan, thotë: “O amerikan, ejani të bëjmë parajsin në tokë”.

Kjo ëndër, të cilën synojnë ta realizojnë është komoditet i brendshëm dhe siguri nacionale, dhe zotërim mbi mbarë botën. Këto baza mbi të cilat është ngritur amerika janë zhvilluar nëpërmjet gjendjeve lokale dhe ndryshimeve globale. Në fillim strategjia e tyre është mbështetur në izolimin, për të cilën u shpreh kryetari i tyre Monro, i cili duke vizatuar politikën amerikane dhe vëndoi përreth sajë tela me gjemba, para së cilës vëndoi një parrullë: “mirëse vjen nëse nuk ke me vehte pushkë”.

Kjo domethënë se ata ishin izuluar në vetvete, mirëpo i ofrojnë mirëseardhje mysafirit. Kjo edhe ishte pikënisja që Amerika të bëhet vend për të pritur refugjatë nga mbarë bota.

Etapa e dytë: pjesmarje në përpilimin e sistemit botëror që nga fillimi i luftës së dytë botërore dhe mbushjen e zbrazëtirës e cila doli në shesh pas dobësimit të rolit europjan në botën islame dhe në vendet tjera.

Pastaj erdhi etapa e tretë, lufta e ftohur dhe strategjia e aleancave ushtarake, deri në rënien e bashkimit sovjetik.

Mund të themi se etapa e katërt, të cilën jemi duke e përjetuar është etapa për të cilën flet raporti, të cilin e kanë përgaditur komitetet e punës dhe e kanë dorëzuar në shtëpinë e bardhë dhe e kanë shpërndarë, i cili është përgaditur në njëzet e tre faqe.

Ky raport e potencon faktin se kënvështrimi i ri i administratës amerikane nuk mbështetet në kthim të sulmit, por mer hapin e sulmit ndaj secilës palë që ka mundësi të jetë armik në të ardhmen. Edhe nëqoftëse nuk ka argument ose shkaqe që potencojnë dëshirën për sulm. Këtë raporti e quan sulme parakaluese. Ata thonë: me nuk duhet të presim derisa të na vjen goditja ose sulmi, por mjeti më i afërt i mbrojtjes është sulmi. Andaj duhet bërë goditje strategjike dhe parakaluese që të fitojmë situatën. Ndoshta prej fakteve që e vërtetojnë vërtetësinë e këtij raporti është fillimi i tyre me Irakun.

Ata, po në të njejtin raport thonë: ne punojmë për projektet dhe aktivitetet tona në kornizat ndërkombtare të aleancave, mirëpo kemi mundësi të veprojmë edhe individualisht, nëse këtë e këron insteresi. Kështu vepruan këtu. Ata i tejkaluan të gjitha organizmat ndërkombtare, i tejkaluan aleatët e deridjeshëm, të cilët u pajtuan me ta në të ashtuquajtuën luftë kundër terorizmit dhe vepruan individualisht me aleatët e tyre britanik në një luftë të izoluar dhe parakaluese.

Pra, Amerika mbështetet në teorinë strategjike që përdor goditje parakaluese ndaj secilit që ka mundësi të paraqet rezik potencial në të ardhmen. Në bazë të kësaj ata do të privojnë çdo shtet që hyn në politkën dhe synimet e tyre nga e drejta për përparim, prodhim dhe posedim të armatimit, sepse ata mundet të paraqesin rezik për ta. Këto shtete ata zakonisht i quajnë “shtete renegate”, siç flasin për Korenë e Veriut, për Sirinë ose për Iranin, ose për shtete tjera.

Amerika vetveten është duke e ofruar sikur polic botëror, i cili kontrollon dhe shpërblen ose denon dhe pengon nga posedimi i teknologjisë. E përhap kulturën, botëkuptimin e tij të veçantë që ka të bëjë me lirinë, luftën, paqën, të drejtat, mësimin, terorizmin, finansimin e organizatave humanitare, etj dhe ua imponon qeverive dhe popujve.

Ky raport për këtë strategji thotë: do të shndërrojmë sprovën në mundësi të përshtatshme.

Domethënë ata krizën që e përjetuan pas 11 shtatorit do ta shndërrojnë në mundësi që të përmirësojnë shumë gabime, defekte dhe të meta, që gjinden në poltikën e tyre, kurse ai që nuk futet nën flamurin e tyre është ose renegat ose jashta ligjit, pasiqë ata e shkruajnë ligjin dhe ata e zbatojnë!

(Ýæíá áåã ããÇ ßÊÈÊ ÃíÏíåã ææíá áåã ããÇ íßÓÈæä) .

“…pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë…”. (El-Bekare: 79).

Raporti flet me glorifikim për rëndësinë e formës ekonomike, sikurse dëshiron të thotë: bota është një firmë ekonomike, kurse Sh.B.A- të janë drejtori i kësaj firme. Bashkimi sovjetik edhe pse ka qenë një shtet që ka poseduar forcë ushtarake, ajo që i ka shkaktuar disfatë është ekonomia. Andaj Sh.B.A- të veprojnë që në mesin e aleancave dhe partneriteteve ekonomike çdo herë të garantojnë epërsi. Pastaj përfundon raporti në rëndësinë e pranisë së forcave ushtarake amerikanë në vende të ndryshme të botës, prej tyre është edhe rajoni i gjirit, për të mbrojtur aleatët dhe miqtë e tyre nga çdo rezik i mundshëm.

Mekanizmi i marëdhënieve mes botës islame dhe Sh.B.A-ve sot dallon shumë nën hijen e këtij ndryshimi strategjik të ri. Kjo ia imponon mbarë botës islame, që është pala kryesore në këtë marëdhënie, ti rishikon nocionet, dhe të kupton se është mes dy zgjedhjeve:

Ose ti vizaton vehtes vizon të veçantë dhe të vërtetë, i cili, së pari, ngritet mbi vlerat dhe principet e saja, së dyti mbi interesin e sajë dhe të adaptohet me këtë realitet të ndryshuar.

Përndryshe do të mjaftohet me vëzhgim dhe pritje, kurse secili shtet i botës e ka obligim që të jetë vizion të veçantë që e shpreh aspiratën dhe dëshirën e popullit të vet, vlerat, principet dhe ineteresat e saja në të tashmen dhe të ardhshmen.

Sa i përket botës islame, në këtë raport flitet për mbrojtjen e Izraelit dhe potencimin e epërsisë së saj ushtarake dhe mbi aleancën strategjike amerikane me te. Amerika është obliguar të jetë aleate e Izraelit dhe është obliguar që ti garantojë epërsi ushtarake dhe joushtarake këtij shteti të shëmtuar, jo vetëm përballë një shteti islamik, por përballë tërë botës islame.

Ku raport, flet më një gjuhë vërejtëse dhe të prerë kundrejt shteteve islamike, të cilat e kundërshtojnë politkën amerikane në mënyrë parciale ose të përgjithshme, siç është Irani, Siria, Saudia, etj dhe i akuzon se e përkrahin terorizmin dhe nëse nuk ndalohet kjo përkrahje, atëherë do të goditen me goditje të dhimbshme.

Përkrahja e popullit palestinez konsiderohet përkrahje e terorizmit, përkrahja e organizatave humanitare, konsiderohet përkrahje e terorizmit. Mendoj se nuk e teproj nëse them se ndërtimi i shkollave, institucioneve, xhamiave, aspekte të aktivitetit humanitar dhe bamirës, të gjitha këto i konsiderojnë përkrahje të terorizmit. Institucionet amerikane i përcjellin, i vëzhgojnë dhe llogarisin të gjith ata që veprojnë në këtë drejtim me llogari shumë precize.

Ky raport flet për luftën kundër terorizmit, duke mos përcaktuar domethënien e terorizmit! Ata janë duke bërë terorin më të egër njerëzor, duke përdorur maqinerinë e madhe të tyre ushtarake kundër civilëve dhe jocivilëve në Irak, në Afganistan, në Palestinë. Mirëpo tërë kjo ka mbulesë të trilluar, siç është mbrojtja e vetvetes, ruajtja e jetës, të drejtave dhe lirive, kurse ajo që e bëjnë muslimanët, ajo është thelni i terorizmit.

Ata kapën nëj çifut në Sh.B.A-të, i cili vepronte për të eksploduar institucionet dhe qendrat Islamike, mirëpo këtë krim ata nuk e ndërlidhën me terorizmin, por e konsideruan sulm kundr pronave private. Pra, ata termin terorizmën e përdorin si të dëshirojnë vetë dhe ia ngjesin atij që dëshirojnë ata dhe e ngrisin nga cili dëshirojnë ata.

Pika e fundit është ndërhyrja në punët e brendshme të një hsteti. Kjo është shumë e qartë. Ndoshta në një të afërme shumë të afërt, All-llahu e di më së miri, shumë shtete islame do të ballafaqohen me ndërhyrje të llojllojshme në çeshtjet e tyre të brendshme, në media, në planprogramet mësimore, në planprogramet fetare, fakultetet fetare, në çeshtjen e gruas, në çeshtjen e pakicave, siç i quajnë ata, në çeshtjen e lirive fetare, e shumë shprehje tjera të cilat permenden në raportet që i nxjerin ministritë e punëve të jashtme, ose organizatat për të drejtat e njeriut, ose ministritë e mbrojtjes, e kështu me rradhë.

Ska dyshim se shtetet islamike saherë që shfaqin një lloj të uljes së kokës dhe nënshtrimit e pranimit, i mashtron me ndërhyrje edhe më të madhe. Kurse saherë që mbështetet në popullin e vet dhe në bashkimin e rradhëve, reziston dhe imponon suverenitetin e vet, ata bëjnë llogari të reja dhe i vonojnë planet e tyre.

Ekziston diçka që quhet projekt për partneritet amerikano- lindje e mesme, të cilën e ka publikuar ministria e punëve të jashtme amerikane para disa muajve dhe ka siguruar 29 milion dollar për këtë projekt. Ndoshta kjo shumë e të hollave është vetëm për shpenzimet e reklamës, kurse vet projekti, sigurisht se kushton shumë ma shumë, mirëpo pyetja që parashtrohet është: kush do ta paguajë faturën e këtyre harxhimeve?

Qëllimi esencial i kësaj që e quajnë partneritet amerikano- lindje e mesme, është nënshtrimi i pushteteve arabe nga sistemi amerikan, nëpërmjet një administrate të imponuar me forcën e armës dhe forcës së kërcënimit, sepse rregulli i tyre thotë: fol but, mirëpo mbaj shkop të vrazhdë. Sidomos në këtë kohë të disballansit mes forcës së botës islame dhe botës perendimore, madje mes botës islame dhe shtetit Izraelit.

Administrata amerikane me kahjen e tyre sionisto-krishtere esktreme insiston që të ndërhyjë në gjërat private te muslimanëve dhe të shkaktojë një lloj ndryshimi brenda shoqërisë islame në rrafshin kulturor, shkencor, arsimor, politik, etj.

Këtu parashtrohet pyetja: vallë, a ka mundësi të del bosht i ri botëror që të përballphet me këtë fuqi të veçuar dhe megallomane?

Këtë pyetje e parashtrojnë shumë njerëz. Sipas meje kjo është në përputhje me ligjet e All-llahut hyjnore, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"æóáóæúáÇ ÏóÝúÚõ Çááøóåö ÇáäøóÇÓó ÈóÚúÖóåõãú ÈöÈóÚúÖò áóÝóÓóÏóÊö ÇáÃóÑúÖõ æóáóßöäøó Çááøóåó Ðõæ ÝóÖúáò Úóáóì ÇáúÚóÇáóãöíäó"[ÇáÈÞÑÉ:251].

“…Dhe sikur All-llahu të mos i shtynte njerëzit, disa me disa të tjerë, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit”. (El-Bekare: 251).

Ligji i shtyrjes është i pranishëm zakonisht, kurse tani kemi një situatë ku Amerika është vetmuar me pushtet, edhe pse e kuptojmë se ka disa forca që nuk pajtohen me Amerikën, mirëpo nuk kanë arritur akoma në gradën që ta shfaq qëndrimin e saj dhe të ballafaqohet me Amerikën dhe ta armiqëson ate.

Pse deri tani nuk ka dalur në shesh një bosht i ri në Europë ose në Kinë ose në Azi ose dikund tjetër?

Shumë shtete e ofrojnë këtë bosht vetëm për t’i bërë shtypje Sh.B.A- ve, mirëpo nuk janë serioz dhe praktik për disa shkaqe:

1- Partneriteti strategjik me Sh.B.A-të. Shumica e shteteve, këtu hyn edhe Kina edhe Europa janë të lidhura me Sh.B.A-të me partneritet strategjik ekonomik dhe politik, saqë është shumë rëndë të largohen nga ky partneritet.

2- Epërsia shumë e madhe amerikane në sferën ushtarake. Mjafton ta dimë se buxheti i mbrojtjes amerikane për vitin 2001/ 2002 është 370 miliard dollar, në sasi të buxhetit ushtarak të gjashtë shteteve më të mëdha.

Kjo epërsi shumë e madhe në sferën ushtarake, e mos të flasim për epërsinë në teknologji dhe prodhim, shumë shtete i ndalon nga ky hap.

Europa ka kuptuar se dallimi me Amerikën është duke u shtuar dhe se është kufizuar roli i Aleancës veriatlantike, madje ka filluar ta humbë tërësiht rolin e vet. Në konferencën e politikës së sigurisë që u mbajt në Minhen, në Gjermani, u shfaqën fillimet e dallimit mes Amerikës dhe disa sheteteve europjane, edhe spe kjo konferencë paraqet një institucion që e përcakton, përafërsisht, politkën e botës. Mirëpo edhe përskaj të kësaj rëndësie doli në shesh fillimi i divergjencave. Pyetja është: kur do të shndërrohet ky dallim në një lloj të ballafaqimit me vetjakësinë dhe megallomaninë amerikane?

Në jemi para një etape të re dhe shumë të vështirë e të gjatë. Është me rëndësi që mos të harojmë, pas qetësimit të ndodhive, se ne me të vërtetë kemi hyrë në një etapë të re dhe se kjo etapë ka detyrat dhe obligimet e domosdoshme për secilin, në rafshin individual, kolektiv, popullor dhe qeveritar.

Është gabim të supozojmë se të gjithë petë janë në duart e tyre ose të tjerëve. Dobësia fillon nga fuqia, kurse fuqia nga dobësia. Shikoni aludimin Kur'anor në këtë drejtim:

"ÎóáóÞóßõãú ãöäú ÖóÚúÝò Ëõãøó ÌóÚóáó ãöäú ÈóÚúÏö ÖóÚúÝò ÞõæøóÉð Ëõãøó ÌóÚóáó ãöäú ÈóÚúÏö ÞõæøóÉò ÖóÚúÝðÇ æóÔóíúÈóÉð "[ÇáÑæã:54]

“All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi”. (Er-Rum: 54).

Kemi parë se si populli palestinez i dobët dhe me mundësi të vogla arriti që nëpërmjet gurit , me të cilin e godiste armikun, t’i ndëron shumë raporte të forcës dhe peshoja.

Duhet të kuptojmë se në dore kemi shumë pe. Në dorë kemi perin më të madh, të kapemi për litarin e All-llahut, sepse kjo është shtylla kur të tradhtojnë shtyllat tjera. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"æóÇÚúÊóÕöãõæÇ ÈöÍóÈúáö Çááøóåö ÌóãöíÚðÇ æóáÇ ÊóÝóÑøóÞõæÇ"[Âá ÚãÑÇä:103]

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! …”. (Ali Imran: 103).

Të kapurit fuqishëm për litarin e All-llahut, të qenurit i vërtetë me All-llahun, dëshira për ndryshim në vetvete, me lejen e All-llahut ka fuqi të na jap shumë gjëra në këtë etapë të vështirë dhe të rezikshme të historisë sonë.

Duhet të tërhjekim vërejtjen nga dëshprimi dhe pesimizmi në përmirësim në këtë kohë që ti japim vehtës mundësi që të gëzohemi me dhuntinë e All-llahu dhe mëshirën e Tij, me ardhmërinë e pritur dhe llojet e shumta të të mirave, edhe pse na godet mërzi dhe brengë nga kjo që e shohimprej epërsisë armiqësore dhe pushtimit të vendeve islamike.

Njerëzimi mundet të mbetetet vetëm me përmirësim. Këtë e kemi në duar tona dhe sipas vizionit tonë. Edhe pse më herët u tregova se raporti amerikan thotë: do të shndërrojmë sprovën në mundësi të përshtatshme për ndryshim dhe për të përmirësuar defektet që gjinden te ne. edhe ne duhet ta ngrisim të njejtën parrullë, sepse është parrullë Kur'anore:

"ÝóÅöäøó ãóÚó ÇáúÚõÓúÑö íõÓúÑðÇ*Åöäøó ãóÚó ÇáúÚõÓúÑö íõÓúÑðÇ"[ÇáÔÑÍ:5-6]

“E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”. (El-Inshirah: 5- 6).

Lehtësim prej All-llahut, pa ndërhyrje njerëzore, mirëpo edhe një lehtësim tjetër që e krijojnë njerëzit, ku njerëzit i shfrytëzojnë mundësitë, aftësitë, potencialin e tyre dhe atë që ua ka dhënë All-llahu për ta shndërruar këtë vështirësi në lehtësi, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

"ÝóÅöÐóÇ ÝóÑóÛúÊó ÝóÇäúÕóÈú*æóÅöáóì ÑóÈøößó ÝóÇÑúÛóÈú"[ÇáÔÑÍ:7-8]

“E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!”. (El-Inshirah: 7- 8).

Syno adhurimin, kërko ndihmë në Fuqinë e All-llahut dhe shfrytëzo atë që ta ka dhënë All-llahu [subhanehu ve teala].

Bota islame, sot posedon fuqi që nuk duhet nënçmuar, në sferën e sasisë së njerëzve, pozitën gjeografike, resurseve të mëdha, mundësive gjigante, mund të mbështetemi në to, nëse ekziston vullnet për ndryshim në botën islame. Pra, mund të krijojmë përmirësim sipas vizionit tonë të veçantë islamik, atëherë kur do të kemi dëshirë dhe vullnet.

Është me rëndësi të ketë institucione, organizma, akcione të përgjithshme dhe të veçanta në shoqëritë islamike.

Ndërtimi është shprehja më e mirë e mbrojtjes. Ne jemi në pozitë të luftës, krizës dhe fatkeqësisë, madje në pozitë të disfatës, andaj ndërtimi është shprehja më e mirë e kësaj mbrojtjeje. Disa herë një ndodhi mundet të krijojë te ne mendje mbrojtëse ma shumë se sa krijonë mendje ndërtuese, andaj e kemi obligim të shytemi në projekte përmirësuese dhe ndërtuese në dave, arsim, ekonomi, dije, aktivitet dhe në çdo lëmi të jetës, për të cilën kemi nevojë. Disfatën që e kemi përjetuar nuk është vetëm disfatë ushtarake, andaj edhe përmirësimi duhet të jetë i përgjithshëm, të kaplojë të gjitha sferat e jetës.

Është me rëndësi të ngjallim shpirtin e një ummeti në botën islame. Akoma më kujothet viti 1981, kur Izraeli e goditi centralën bërthamore në Irak dhe shumë njerëz, madje edhe shumë islamista u gëzuan, sepse konsideronin se ajo forcë është pronë e partisë “Bas” socialiste. Ja, ne sot e shohim se ajo goditje, ndoshta ka qenë parapërgaditje për rrënimin e tërësishëm të pushtetit në Irak, nuk kam për qëllim pushtetin e Sadamit, por kam qëllim pushtetin, i cili e rregullon jetën e njerëzve, e pengon kaosin dhe ua mbron të drejtat dhe interesin e tyre.

Atë gëzim që e ka përjetuar dikush prej nesh atë ditë me goditjen e centralës bërthamore irakiane, ose ata që kanë përjetuar disfatën e ushtrive arabe përballë Izraelit, po ata thonë: këto ushtri po të fitonin do të mbeteshin të atilla. Kjo e shpreh një sasi të mosndjenjës së vëllazërisë islame mes individëve të botës islame, mos mërzitja e muslimanit për atë që i ndodh vëllaut të tij musliman, edhe po të dallonte prej tij, ose pse ka axhendë të veçantë ose qeverisje private, shpirti Islam duhet të jetë më i fuqishëm se ndarjet mes muslimanëve, pasiqë islami është referenca esenciale e tyre.

Nëse kemi mundësi të forcës në botën islame, All-llahu [subhanehu ve teala] na thotë:

" æóÃóÚöÏøõæÇ áóåõãú ãóÇ ÇÓúÊóØóÚúÊõãú ãöäú ÞõæøóÉò æóãöäú ÑöÈóÇØö ÇáúÎóíúáö ÊõÑúåöÈõæäó Èöåö ÚóÏõæøó Çááøóåö æóÚóÏõæøóßõãú æóÂÎóÑöíäó ãöäú Ïõæäöåöãú áóÇ ÊóÚúáóãõæäóåõãõ Çááøóåõ íóÚúáóãõåõãú æóãóÇ ÊõäúÝöÞõæÇ ãöäú ÔóíúÁò Ýöí ÓóÈöíáö Çááøóåö íõæóÝøó Åöáóíúßõãú æóÃóäúÊõãú áóÇ ÊõÙúáóãõæäó"[ÇáÃäÝÇá:60]

“E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë”. (El-Enfal: 60).

Bota islame sot obligohet që të veprojë seriozisht dhe me sinqeritet për tu përgaditur në të gjitha format dhe mënyrat.

“sa të keni mundësi force”. Jemi të obliguar të përgadisim tërë potencialin tonë të forcës. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

( ÃáÇ Åä ÇáÞæÉ ÇáÑãí ÃáÇ Åä ÇáÞæÉ ÇáÑãí ÃáÇ Åä ÇáÞæÉ ÇáÑãí )

“Forcë është gjuajtja, me të vërtetë forcë është gjuajtja, me të vërtetë forcë është gjuajtja”. (Muslimi).

Kjo është një lloj i forcës ushtarake që ka të bëjë me gjuajtjen. Ne sot shohim se gjuajtja e raketave, bombave, topave shkakton gjurmë të mëdha në betejë, zakonisht është vendimtare në rezultatet e betejës, siç kemi parë në Afganistan, në Irak, në Jugoslavi, etj.

Gjuajtja është baza e forcës ushtarake, mirëpo ne duhet të kuptojmë se forca ushtarake është mbrojtje dhe kornizë që e mbron botën islame dhe të arriturat e muslimanëve dhe realizimet e tyre. Mirëpo me te dhe para saj kemi nevojë për forcë shkencore, forcë në dëshirë, në ekonomi, në prodhimtari, në unitet dhe ikje nga përçarja.

Uniteti është forcë, kurse përçarja është dobësi dhe denim. Ne sot, shohim se armiku ynë, mbrohet pas 285 milion njerëzve që e përbëjnë shtetin e Amerikës, duke pasur aftësi të punëson secilën forcë, energji dhe parti, pa dallim të drejtimit, për të ndihmuar dhe shërbyer këtë fuqi që e sundon tërë botën. Andaj ajo ka fuqi. Kurse muslimanët i ka vrarë, të gjith, si individ, si bashkësi, si popuj, si qytete, si shtete, sëmundja e përçarjes dhe dallimit mes tyre. Shohim se armiku e ka më lehtë të punësojë këto kundërshtime të rivalitetit, të shkkollave, partiave, grupacioneve në shkatërrimin e muslimanëve mes vehte, shkatërrimin e forcës së tyre, njerëzisë dhe kursimit të potencialit subjektiv.

Në fund, doemos e kemi të ndiejmë përgjegjësinë individuale:

"Åöäú ßõáøõ ãóäú Ýöí ÇáÓøóãóæóÇÊö æóÇáÃÑúÖö ÅöáÇ ÂÊöí ÇáÑøóÍúãóäö ÚóÈúÏðÇ*áóÞóÏú ÃóÍúÕóÇåõãú æóÚóÏøóåõãú ÚóÏøðÇ*æóßõáøõåõãú ÂÊöíå íóæúãó ÇáúÞöíóÇãóÉö ÝóÑúÏðÇ"[ãÑíã:93-95]

“Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar”. (Merjem: 93- 95).

Ne kemi përgjegjësi të madhe individuale dhe personale kundrejt ndërtimit dhe formulimit të vet individit. Suksesi yt në shkollë, në arsim, në detyrë, në shtëpi, suksesi në mendim, në mendje, suksesi në sjelljen me të tjerët, në bashkëveprimin me ndodhitë, suksesi i familjes, i institucionit ekonomik, institucionit të davetit, institucionit të medias, të gjitha këto gjëra kanë ndikim të madh dhe të gjithë shpiejnë në suksesin e ummetit.

Në këtë gjendje duhet ta ngjallim shpirtin e bashkimit në përgjegjësitë tona individuale, të mbajmë tubime dhe mbledhje në lagjet tonë, në shkollat tona, në nivel të familjes, në nivel të vendit, në nivel të universitetit dhe institucionit dhe të studiojmë çeshtjet tona dhe reziqet që na kanosen. Të dëgjojmë, të lexojmë, të polemizojmë, të stërvitemi në shpirtin e dialogut, dëgjimit të palës tjetër, dhënie të mendimit dhe përmirësim të mendimit.

Kemi nevojë të përmirësojmë gjendjen tonë në rrafshin individual dhe kolektiv para se të zbret mbi ne ndonjë ndodhi ose ndonjë katastrofë. All-llahu na ndihmoftë.

Selman bin Fehd El-Udeh
 

regele

Forumium maestatis
Re: Islami dhe amerika

Pergezime moderatoreve per verifikimin e ketij diskutimi /pf/images/graemlins/smile.gif te pasur qe ka tebeje me Ameriken dhe Islamin! Ne menyre te vecante monologu i Klevisit, eshte per t'u marre shembull dhe nga nje numer i konsiderueshem besnikesh /pf/images/graemlins/smile.gif qe jane aktiv ne kete rubtike! /pf/images/graemlins/smile.gif

O Klevis, s'ke ndonje liber tjeter nga shtepia ti? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Mysterium

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Lol Regele! T'forta i bo ti :tipsy:

urime edhe nga une per MONOLOGUN qe ben Klevisi!!! Na i sjell ketu lal te gjitha librat ca t'kesh ne shtepi :lol:
 

qartesia

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Bravo Klevis ,te lumte ! Nuk e lexova se cfare ke thene po m.q.s. je lodh duke i shkrujt i meriton pergezimet.
Po ndonje "analize" tjeter a mund t"na e besh,p.sh. Islami dhe Europa ose Islami dhe Kina ,po me hollesisht kesaj radhe. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top