islam apo i krishtere ???

islam apo i krishtere ???

  • Total voters
    26

hareid

Papirus rex
Une e morra si shembull teorine me te pranuar per momentin, ate te Big Bang-ut. Sipas kesaj teorie cdo gje, perfshire hapsiren dhe kohen filloi para afer 14 miliarde viteve me shperthimin e super eksplozionit. Nese ka qene keshtu, atehere per Ate (pa marre parasysh se si ja vendojme emrin Zot, Krijues, Natyre.....) nuk egziston as koha as vendi sepse Ai ka egzistuar edhe para krijimit te kohes dhe vendit.
Per mendimin tim dicka qe eshte krijuar dhe qe kufizohet me kohen dhe hapesiren qe ne e njohim, nuk mund te jete Zot.
 
Mirabel

Locus omnem
Po e kam shpjeguar aty ku ti ke nderhyre. Ta them prape? Mire po bej nje perjashtim meqe me ke xhan :p

Ishte nje menyre te shprehuri se lutem dhe kjo kuptohet kur kam thene: arsyes se njeriut dhe miresise se tij. E kenaqur ? :)
snuk

jam e paqarte , me pershkruaj nje lutje tenden, fjalet qe drejtohesh ,dhe si i drejton nese mundesh
 
joetisti_

Locus omnem
Une e morra si shembull teorine me te pranuar per momentin, ate te Big Bang-ut. Sipas kesaj teorie cdo gje, perfshire hapsiren dhe kohen filloi para afer 14 miliarde viteve me shperthimin e super eksplozionit. Nese ka qene keshtu, atehere per Ate (pa marre parasysh se si ja vendojme emrin Zot, Krijues, Natyre.....) nuk egziston as koha as vendi sepse Ai ka egzistuar edhe para krijimit te kohes dhe vendit.
Per mendimin tim dicka qe eshte krijuar dhe qe kufizohet me kohen dhe hapesiren qe ne e njohim, nuk mund te jete Zot.
Gjithcka eshte nje hipoteze dhe ajo hipoteze nuk merr persiper te shpjegoje se nga erdhi jeta, sepse jeta ardhur kishte, nuk zhduket kurre, por eshte fjala per universin tone dhe per formen qe ka marre jeta ne kete prizem.

Asgje s'ka bere asgje, as nje Zot apo natyre e emer tjeter qe t'i vesh jane vetem shpikje per te mbeshtetur nje teori te momentit.
Vetem une kete, pervecse nuk e them per te patur te drejte, nuk e vertetoj dot, keshtu qe mbetet e hapur cdo hipoteze dhe cdo mendim individual per te shpjeguar. Nje Zot ekziston me te vertete nese e beson dhe, nuk ekzisotn me te vertete nese nuk e beson.
 
joetisti_

Locus omnem
snuk

jam e paqarte , me pershkruaj nje lutje tenden, fjalet qe drejtohesh ,dhe si i drejton nese mundesh
lutje: e dashur Mirabel te bie ne gjunje per nje nate te vetme. Nese ka per t'u permbysur bota le te permbyset pasi ne te kemi shijuar paqen e kesaj bote qe s'eshte e askujt dhe eshte e te gjitheve. amen !
 
Kjo ishte lypje ne formatin -kerko se jo -ne e ke ne xhep!
Po ku qendron lidhja ketu me fene apo edhe ateizmin si koncept?
 
lutje ishte. Lypje eshte: "ma jep nje here?" Por une s'e thashe se e di se do shume qe ti te jepesh dhe une s'e kam aq kohe dhe luks te pres.

Une s'jam fetar dhe kur them ndonjehere se jam ateist, nenkuptoj nder te tjera se nuk lutem te asgje per asgje. Dhe kjo sepse e konceptoj ndyshe dhe jo sepse jam bie fjala mendjemadh.

Disa fetare arrijne deri aty sa luten edhe per gjerat qe eshte fakt i kryer qe do te ndodhin, dhe pastaj falenderojne nje Zot. Mire bejne.
 
hareid

Papirus rex
Gjithcka eshte nje hipoteze dhe ajo hipoteze nuk merr persiper te shpjegoje se nga erdhi jeta, sepse jeta ardhur kishte, nuk zhduket kurre, por eshte fjala per universin tone dhe per formen qe ka marre jeta ne kete prizem.

Asgje s'ka bere asgje, as nje Zot apo natyre e emer tjeter qe t'i vesh jane vetem shpikje per te mbeshtetur nje teori te momentit.
Vetem une kete, pervecse nuk e them per te patur te drejte, nuk e vertetoj dot, keshtu qe mbetet e hapur cdo hipoteze dhe cdo mendim individual per te shpjeguar. Nje Zot ekziston me te vertete nese e beson dhe, nuk ekzisotn me te vertete nese nuk e beson.

Nga kendveshtrimi materialist eshte ashtu sic thua ti, mirepo pyetja eshte se sa te sakta jane keto pohime? Ne kete rast shtrohet vetvetiu edhe pyetja: Si u lartesua vetedija? Nga vjen vetedija? Te menduarit tone, idete, njohurite tona etj.etj….si i shpjegon materializmi?? Si eshte e mundur qe gjerat e pavetedishme e formuan veten?? Ose, si u krijuan organizmat e gjalla nga nje lende jo e gjalle??? Rastesisht apo….? Dikund me heret e kam lexuar se nje shkenctar (emri tani nuk me kujtohet) ne nje debat ka thene: „mundesia e formimit te rastesishem të Citokromit-C, nje proteine e domosdoshme per jeten,eshte e barabarte me mundesine qe nje majmun te shkruaje historine e njerezimit ne makine shkrimi pa bere gabime…..“

Roger Penrose, nje matematikan i madhe britanik ne baze te parametrave fizike ka perllogaritur mundesine e krijimit te jetes rastesisht. Sipas tij mundesia ka qene 1 pjesetuar per 10, ne fuqi te 10 dhe serish ne fuqi te 123. Ose me mire me thene mundesia sipas tij ishte „Zero“

Pastaj kontradiktore me duken edhe pyetjet e vet materialisteve te cilet nga njera ane , kur behet fjale per Zotin shpeshhere pyesin se kush e krijoi Zotin,dhe si eshte e mundur qe Zoti ka egzistuar dhe do te egzistoj gjithmone, kurse nga ana tjeter ata vete besojne qe materia nuk eshte e krijuar por ka egzistuar dhe do te egzistoje gjithmone!!!
Ne fund te fundit ne vetem i diskutojme pikepamjet tona, por cdonjeri e vendos vet se cila teori, hipoteze eshte me e arsyeshme per tu besuar.....
 
Last edited:

Mirabel

Locus omnem
lutje ishte. Lypje eshte: "ma jep nje here?" Por une s'e thashe se e di se do shume qe ti te jepesh dhe une s'e kam aq kohe dhe luks te pres.

Une s'jam fetar dhe kur them ndonjehere se jam ateist, nenkuptoj nder te tjera se nuk lutem te asgje per asgje. Dhe kjo sepse e konceptoj ndyshe dhe jo sepse jam bie fjala mendjemadh.

Disa fetare arrijne deri aty sa luten edhe per gjerat qe eshte fakt i kryer qe do te ndodhin, dhe pastaj falenderojne nje Zot. Mire bejne.
Shiko une te kuptoj por ndonjehere beji bashke me mendimet e dil me nje qendrim te vetem. Sepse besimin o e ke o se ke.
 
joetisti_

Locus omnem
Nga kendveshtrimi materialist eshte ashtu sic thua ti, mirepo pyetja eshte se sa te sakta jane keto pohime? Ne kete rast shtrohet vetvetiu edhe pyetja: Si u lartesua vetedija? Nga vjen vetedija? Te menduarit tone, idete, njohurite tona etj.etj….si i shpjegon materializmi?? Si eshte e mundur qe gjerat e pavetedishme e formuan veten?? Ose, si u krijuan organizmat e gjalla nga nje lende jo e gjalle??? Rastesisht apo….? Dikund me heret e kam lexuar se nje shkenctar (emri tani nuk me kujtohet) ne nje debat ka thene: „mundesia e formimit te rastesishem të Citokromit-C, nje proteine e domosdoshme per jeten,eshte e barabarte me mundesine qe nje majmun te shkruaje historine e njerezimit ne makine shkrimi pa bere gabime…..“

Roger Penrose, nje matematikan i madhe britanik ne baze te parametrave fizike ka perllogaritur mundesine e krijimit te jetes rastesisht. Sipas tij mundesia ka qene 1 pjesetuar per 10, ne fuqi te 10 dhe serish ne fuqi te 123. Ose me mire me thene mundesia sipas tij ishte „Zero“

Pastaj kontradiktore me duken edhe pyetjet e vet materialisteve te cilet nga njera ane , kur behet fjale per Zotin shpeshhere pyesin se kush e krijoi Zotin,dhe si eshte e mundur qe Zoti ka egzistuar dhe do te egzistoj gjithmone, kurse nga ana tjeter ata vete besojne qe materia nuk eshte e krijuar por ka egzistuar dhe do te egzistoje gjithmone!!!
Ne fund te fundit ne vetem i diskutojme pikepamjet tona, por cdonjeri e vendos vet se cila teori, hipoteze eshte me e arsyeshme per tu besuar.....
zero me nje %-je qofte edhe aq pak sa s'e bene me nena, ka ndryshim si nata me diten. Por e thashe, ajo qe kerkohet te zbulohet nga shkenca eshte vetem nje pjese e vogel e asaj gjeje qe s'do ta shpjegonte truri edhe sikur te ishte me mijera % me i zhvilluar se tani.
JETA ka ekzistuar gjithmone dhe kurrre nuk zhduket. Edhe me imagjinate te mundohesh s'e zhduk dot.
Kjo, po e perserit, eshte pak e gabuar te ju qe besoni ne kete forme. Merrni per te sigurt dicka dhe mbi ate shpjegoni dicka tjeter. Raste-raste duket se krijoni artificialisht rrethana per te interpretuar nje ide qe e keni fikse edhe pa ju dashur te keni prova. Dua te them se s'i fut dot njerezit ne kategori per te ditur se si e mendojne. Nese ti me sheh me nje mendim qe i afrohet cfaredo lloj besimi fetar ose jo, s'mund te me futesh ne nje kategori te caktuar sepse mjafton nje cikez te kem te shtuar apo te hequr, s'jam i asaj qe mendove. Kam parasysh ketu kur shpjegove per materialistet.

Edhe kesaj materie qe s'eshte aspak e thjeshte por perfshin gjithcka qe eksiston, duhet patjeter t'i shtosh dike qe e paska krijuar sepse dikujt nuk i dalin llogarite apo sepse e ka te veshtire ta besoje ashtu sic eshte?
Pra nese jeta, e perseris JETA ka ekzistuar 'gjithmone', nuk eshte e logjikshme te mendosh se dikush e ka krijuar. Sepse edhe po ta duash ta mendosh ashtu thjesht do te jete si te shotsh uje dhe mjell pa fund. E krijoi nje Zot, por Zotin e krijoi dicka tjeter, por edhe ate tjetren e krijoi dicka e keshtu pa mbarim. [personal mendim]
 
joetisti_

Locus omnem
Shiko une te kuptoj por ndonjehere beji bashke me mendimet e dil me nje qendrim te vetem. Sepse besimin o e ke o se ke.
Me lexo pak me mire :) Une ate qe besoj s'mund ta shpjegoj vetem me disa shkrime. Por jam nga ata njerez qe s'e hedh poshte me fanatizem besimin e tjetrit. Une e besoj 100% ate qe besoj(jo domosdoshmerisht besim fetar) por e mendoj, ndonese shume veshtire, qe mund ta kem edhe gabim dhe ta kete ai tjetri mire.

Sa per besimin tim pak per t'u shpjeguar, mund te them se jam agnosticist. (qe e kam thene)
por, edhe kete sa per t'u shpjeguar disi, mund te quhem edhe ateiste.
 
Shiko une kam nje zakon qe kur replikoj lexoj shume mire .
por nuk mund mos te ve re kontradiktat e tua...dhe ky qe sapo citoj eshte i radhes.

ath se me shkoj udhetimi ne kete forum duke te te mesuar ty dhe sigurisht edhe duke te te korigjuar. te pakten reflekto :)
Ti thua se je agnosticist , qe sdi ku dreqin e ke lexu por qe ta kane perkthy gabim , sepse nje agnosticist beson ne nje force madhore qe mund te jete edhe zoti!
Ateisti ka si parim - Nuk ekziston Zoti!

tani me thuj ku e gjen veten se zgjat e zgjat e beme si telenovele.
 
joetisti_

Locus omnem
per aq kohe sa s'do te me lexosh mire, une s'kam si te pergjigjem se do te perseritja pafundesisht ate qe kam thene sepse pyetja jote eshte identike dhe pergjigjja qe kam dhene eshte e njejta dhe shpjeguese.

s'dua te te bej te ndihesh keq, prandaj s'po them me mire se ti, por e njoh fjalen njelloj si ti dhe, di mire cfare them dhe ne kete rast di mire s'e c'eshte nje 'agnosticit'. Une thashe se jam per te shpjeguar pozicionin tim. Pra si te thote nje femer qe s'e ke pare se eshte si filan aktore, per te dhene nje ide se si eshte, por jo se eshte ajo aktore.

Jam ai qe jam, si perfundim.
 
Thamina

E ne te pranojme kshu si je!Je ok .;)
 
joetisti_

Locus omnem
E ne te pranojme kshu si je!Je ok .;)
flm. Ju vajzat te kuptoni edhe me mend edhe me zemer. Sa mire qe ekzistoni !
Po ti Thamina e cfare besimi je?

Besimet ende shkaktojne probleme dhe nje qe me vjen ne mend eshte qe kur e ke te rrenjosur thelle dhe e mbron me fanatizem, nuk je i/e lire te dashurosh personin qe ta pelqen syri dhe zemra. Sepse mund te mos jete i te njejtit besim dhe kjo ne mos ne fillim, me vone sjell probleme te shumta. Eshte gjetur zgjidhja qe martohen me te njejtin besim te dy, por eshte kufizim goxha i rende. Shijet e personit mund te mos ndodhen te asnje i te njejtes fe, e keshtu eshte i shtrenguar te pranoje pa patur zgjidhje dhe zgjedhje.

Nuk e kam me asnje fe ne vecanti. Por do te ishte me mire po te ishte ndryshe.
 
Thamina

Papirus rex
Une besoj ne boten shpirterore I dashur Joetist.
Besoj Zot,engjej,shenjter,gjithcka qe sjell mire, cdogje....qe me ben te ndihem mire,e ne miresi e energji positive.
Respektoj cdo fe.Feja ime eshte besimi ne miresi.

p.s."Mos te bej ca sme pelqen te me bejne"
 
hareid

Papirus rex
zero me nje %-je qofte edhe aq pak sa s'e bene me nena, ka ndryshim si nata me diten. Por e thashe, ajo qe kerkohet te zbulohet nga shkenca eshte vetem nje pjese e vogel e asaj gjeje qe s'do ta shpjegonte truri edhe sikur te ishte me mijera % me i zhvilluar se tani.
JETA ka ekzistuar gjithmone dhe kurrre nuk zhduket. Edhe me imagjinate te mundohesh s'e zhduk dot.
Kjo, po e perserit, eshte pak e gabuar te ju qe besoni ne kete forme. Merrni per te sigurt dicka dhe mbi ate shpjegoni dicka tjeter. Raste-raste duket se krijoni artificialisht rrethana per te interpretuar nje ide qe e keni fikse edhe pa ju dashur te keni prova. Dua te them se s'i fut dot njerezit ne kategori per te ditur se si e mendojne. Nese ti me sheh me nje mendim qe i afrohet cfaredo lloj besimi fetar ose jo, s'mund te me futesh ne nje kategori te caktuar sepse mjafton nje cikez te kem te shtuar apo te hequr, s'jam i asaj qe mendove. Kam parasysh ketu kur shpjegove per materialistet.

Edhe kesaj materie qe s'eshte aspak e thjeshte por perfshin gjithcka qe eksiston, duhet patjeter t'i shtosh dike qe e paska krijuar sepse dikujt nuk i dalin llogarite apo sepse e ka te veshtire ta besoje ashtu sic eshte?
Pra nese jeta, e perseris JETA ka ekzistuar 'gjithmone', nuk eshte e logjikshme te mendosh se dikush e ka krijuar. Sepse edhe po ta duash ta mendosh ashtu thjesht do te jete si te shotsh uje dhe mjell pa fund. E krijoi nje Zot, por Zotin e krijoi dicka tjeter, por edhe ate tjetren e krijoi dicka e keshtu pa mbarim. [personal mendim]

Teorine qe "JETA" paska egzistuar gjithmone e degjoj nga ti per here te pare!! I bjen sikur: Nese jeta ka egzistuar gjithmone atehere edhe planeti yne, Toka egziston gjithmone, gje e cila nuk pranohet nga shumica e shkenctareve.
Pastaj nese "JETA" paska egzistuar gjithmone dhe nuk qenka e logjikshme se dikush e paska krijuar, perse duhet te jete e palogjikshme nese thuhet se Zoti ka egzistuar gjithnje, jashte hapesires dhe kohes, ka krijuar cdo gje, perfshire edhe "JETEN"?
Te thuash "kjo prej kesaj, kjo prej kesaj, kjo tjetra prej kesaj" e, keshtu, pa mbarim, jo vetem qe nuk zgjidh dot asnje ceshtje, por, perkundrazi, cdo ceshtje e sjell ne nje gjendje pa rrugedalje. Eshte e njejte sikur problemi "veza ka ardhur nga pula e pula, nga veza" mund te shtrihet pas (drejt fillimit) pa mbarim, pa hasur ne nje pike fillestare. Gjersa te kemi pranuar se njeren prej ketyre, pulen apo vezen e ka krijuar Individualiteti Eternal me mundesi te pakufizuara, te gjitha pretendimet do te mbeten te pambeshtetura. Pas kesaj, nuk ka asnje dallim
nese Ai e ka krijuar vezen si nje qelize te vetme, apo pulen, funksioni i te ciles eshte te siguroje vazhdimesine e llojit duke bere vezen. (Mendimi im)
Me Zeron dhe % ke te drejte. Ne matematik cdo numer qe pjestohet e nxjerr nje vlere, pa marre parasysh se disa vlera, si me siper ne rastin e Penroses dalin vetem si shifra por ne fakt jane te pamundura, prandaj edhe ate numrin (e Penroses) e krahasova me "Zeron" vetem per te u kuptuar me mire ............
 
Top