IRAQ

IRAQ

flordemo13.jpg
 

Albinos

Primus registratum
Re: IRAQ

Sadam Hysein?
Kush eshte ky njeri?
Besoj nje diktator i vertete
Perse?
Kur po shikoja nje dokumentar per Irakun, cuditesha se si nje vend i tille me pasuri te pacmueshme, ishte me keq se Shqiperia para se te behej shtet.
Populli nuk ka cte haje
Populli nuk ka jetese, pune,shtepi etj
Populli eshte i izoluar nga bota e jashtme
Populli punon fale per diktatorin Sadam nderkohe qe ky i fundit nuk pyet per popullin, por mendjen e ka vetem armatim dhe me jetegjatesi ne postin qe ka.
Dokumentari qe pashe ishte me te vertete per tu meshiruar.
Gjithe ato puse nafte qe ndodhen ne Irak dhe gjithe ajo para ku shkon?
Per cilin popull punon Sadami?
Iraku po ta shihni ne dokumentare, te jep pershtypjen e nje vendi qe sapo ka kaluar nje lufte te madhe civile.
Irakent ne dokumentar kishin pamjen e ca njerezve qe nuk kane ngrene per kohe te gjate.
Te thate te paveshur, te papare me boten e jashtme dhe aq me shume pa vizion.

Perse nuk u dashka rrezuar Sadami?
Me shume se nje kriminel i vendit te tij , ai eshte nje kriminel qe strehon kriminele te tjere dhe perben rrezik nderkombetar, duke pasur parasysh edhe armet berthamore qe ka blere nga shtete te tjera.
Sot ky kriminel zotohet si e shpall lufte Amerikes por edhe Evropes.
E papare dhe e padegjuar kjo qe ndodh.
Mbasi beri luftera te ndryshme me shtetet fqinje te kontinentit te tij dhe burgosi nje popull qe nuk e meriton ate qe Ai ben, sot nuk pranon te dorezoje pushtetin.
Por per te mbajtur pushtetin, ai eshte i gatshme te flijoje te gjithe popullin e tij.
Populli i Sadamit eshte nje turme njerezish qe nuk dine asgje nga realiteti i vertete boteror.
E kush nuk e mban mend Shqiperine dhe shqiptaret qe u bene mish e thua per Enverin dhe kush ishte ai shqiptar qe e dinte se cfare do ti ndodhte po te sulmohej nga nje superfuqi e tille.
Fatmiresisht kete e kaluam pa ndonje gjeme te madhe.

Ushtaret shqiptare ne perkrahje te ofensives amerikane ne Irak?
Perse?
Ndihmojme Ameriken qe na hapi syte
Ndihmojme Ameriken qe beri aq shume per Kosoven
Ndihmojme Ameriken sepse i detyrohemi historikisht per ceshtjen kombetare
Eshte i vetmi shtet qe na eshte gjendur prane ne momente te veshtira per kombin tone.
Ne kemi bere aq shume per Evropen e cila maxhypet sllave i ngrejti ne qiell dhe na ktheu shpatullat dhe na la ne mes te rruges dhe te percare.
Ne kemi ndihmuar ne krijimin e shtetit Turk dhe edhe kemi luftuar per ta e beme cfare deshen ata, por e pame dhe rezultatin e tyre si muhamedine qe jane.
Ndihmuam Italine por edhe ata nuk u treguan besnike te shqiptareve dhe e lane Shqiperine dhe shqiptaret ne gjendjen me te rende shokuese per nje komb.
Nuk u treguan miq por dredharake dhe interesaxhij.
Koha ecen por historia shkruan

Asnje gje te keqe nuk ka.
Ndihme Amerikes, shtetit me demokratik ne bote.
Ndersa e gjithe Evropa eshte strukur dhe tregon se kush eshte ne realitet, shqiptaret kane ditur ta tregojne veten se kush jane dhe se cfare kane bere per te dy kontinentet.
Mbrojtjen e civilizimt ne Evrope e beri Gjergj Kastrioti ne vitet 1450.
Ne kohen e pushtimit otoman dhe pas kesaj kohe, Shqiperia dha nje kontribut te rendesishem gjithashtu per vendet arabe dhe kjo nuk eshte pak.
Sot megjithese kemi marre premtimin e Amerikes per ta bere Shqiperine si Australine, kemi vendosur ti qendrojme Amerikes ne mbijetesen e civilizimit boteror.
Shqipetaret duhet te dine cfare tu thone ketyre evropianeve, kur vjen puna per momente te tilla historike.
Thjesht ne nuk mendojme "kissing the ass"(megjithese disave u jep pershtypjen keshtu), por mentaliteti, karakteri, miresia, bardhesia e zemres, pikpamjet tona etj na bejne te mendojme edhe me thelle.
Shqiptaret nuk jane gojetare dhe neqoftese nuk do dime te dalim nga ky lloj "memeclleku" gjithmone do jemi te humbur.
70 ushtare jane nje ndihme me shume morale dhe mbeshtetese per Ameriken se sa per luften.
Amerikes nuk i duhen me ushtaret sepse teknologjia e saj njeh kulmet me te larta qe ka pasur ndonjehere.
Shqiperia nuk ka hyre ne lufte me Irakun, por ajo ka hyre ne lufte me diktaturen e Sadam Hyseinit
Ushtaret shqiptare nuk kane shkuar atje te vrasin irakene dhe njerezit e thjeshte, por kane shkuar ne mbrojtje te tyre.
Ata qe nuk kuptojne le te mos kuptojne.
Kembanat bien per ata qe kane veshe.

Edhe dicka me shume:

<ul type="square">
[*]SHQIPTARE, LARGONI MEMECLLEKUN DHE TREGOJINI BOTES TE VERTETEN SE PERSE DERGUAM USHTARE NE IRAK.
TREGOJINI BOTES SE KUSH JEMI DHE SA KEMI BERE PER ATA.
TREGOJIN BOTES SE NUK JEMI NJEREZ TE KEQINJ ASHTU SIKUR MUNDOHEN TE NA PARAQESIN, POR JEMI BIJTE E ATYRE QE LUFTUAN PER SHQIPERI DHE PER BOTEN.
ZGJIDHENI GJUHEN DHE MOS TU A LENE FJALEN NE FYT ATA QE DUAN TE NA FUNDOSIN.
KEMI BERE AQ TE MIRA SAQE SOT KEMI NEVOJE TI KORRIM DHE TE BEHEMI DIKUSHI.
HISTORIA DUHET TE SHKRUAJE PER NE KESAJ RRADHE.
KA ARDHUR DITA QE SHQIPTARET TE BEHEN DIKUSHI.
MOS U TREMBNI NGA ATA QE JANE MESUAR TE NA POSHTEROJNE.

ZGJIDHENI GJUHEN DHE DO SHIHNI SE CFARE DO FITONI.
[/list]
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb] Plasi lufta....
Zoti ndihmofte njerezit e pafajshem........ /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Amen!! /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif


Kastriot
 

gezim lame

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb] Plasi lufta....
Zoti ndihmofte njerezit e pafajshem........ /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Amen!! /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif


Kastriot [/qb]
lutja juaj ne vesh te perendise
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Ooooo Abdulla
Edhe une jam nga nje familje me besim mysliman dhe kam vellezer e motra qe mi ka ber nena e baba.
Ty ata vellezerit ne Irak kush ti ka ber??? [/qb]
Mi ka bere Islami.
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Djalepopulli:
[qb] Per Zotin Abdullah.

Gjate 20 vjeteve te fundit Ushtria Amerikane ka vepruar vetem ne te miren e muslimaneve. Ndihmoi mujahadinet e Afganistanit kunder ruseve. Cliroi Kuvaitin. Ndihmi te ndalonte vrasjen e civileve ne Somali nga idioti Aidid. U munduan te ndihmonin muslimanet e Bosnjes dhe me vone te Kosoves dhe se fundi te clironin popullin Afgan nga Talibanet dhe Al-Qaeda. Pse e uren Ameriken mure djale. Vetem te mira te ka sjelle. [/qb]
E di fare mire se sa i ka ndihmuar muslimanet, prandaj tha se kjo eshte vazhdim i kryqezatave. Edhe ata qe i ka ndihmuar (si muxhahidet ne Afganistan) per intersat e veta i ka ndihmuar jo se ishin muslimane, plus qe nuk ka dash me marre pjese ne lufte. U mundua me ndihmu muslimanet ne bosnje ku u masakruan rreth 7000 vete per nje dite. dhe kur filluan muxhahidet me korr fitore e mbyllen luften direkt mbasi u bene torturat me flliqta kunder muslimaneve te shkrete. Edhe ne kosove mbasi u vrane nje tufe dhe paten frike se mos çohet xhihadi nderhyne direkt. Te shkreket kosovare (jo te gjithe) e kan bere per Zot Ameriket saqe rrezik i perulen asaj. Dhe me se fundi çliruan popullin e Afganistanit nga Talibanet te cilet i dhane Afganistanit qetesine e humbur prej kohesh. Une urrej ate qe me urren mua, ate qe lufton vellezerit e mi ne islam. Pretendon se do ta dua nje sjellje te tille?
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

[qb]
Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Ooooo Abdulla
Edhe une jam nga nje familje me besim mysliman dhe kam vellezer e motra qe mi ka ber nena e baba.
Ty ata vellezerit ne Irak kush ti ka ber??? [/qb]
Edhe Irakenet jane njerez zotni "isak newton"????
Dhe si te tille jane edhe vellezer perderisa jane duke mbrojtur vendin e tyre.


Kastriot
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb] Plasi lufta....
Zoti ndihmofte njerezit e pafajshem........ /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Kudo ku jane. Dhe i shkaterrofte ata qe bejne padrejtesi.
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Aleatët humbin 25 ushtarë
Vetëm dje 1000 raketa mbi Irak


--------------------------------------------------------------------------------

Lufta në Irak ua ka marrë jetën 25 ushtarëve të koalicionit anglo-amerikan. Ndërkohë agjencitë e lajmeve njoftojnë për 4 civilë irakianë të vdekur nga bombardimet kundër qendrave të ushtrisë irakiane brenda qyteteve. Lufta për të rrëzuar regjimin e Sadamit duket se po zgjat më shumë nga se ishte parashikuar prej Pentagonit. Këtë e pranojnë edhe ushtarakët dhe politikanët e lartë amerikanë, të cilët flasin për synimin kryesor: Çlirimin e Irakut. Ky është edhe slogani me të cilin është pagëzuar sulmi mbi Irak.

Të vrarë
Amerikanët dhe britanikët janë lutur dje, duke u ulur në gjunjë në shkretëtirat e Irakut, për shokët e tyre që u vranë dje. 19 ushtarë kanë humbur jetën në incidente larg frontit të luftës dhe vetëm 4 marinsa janë vrarë në luftime të vërteta për të marrë qytetet irakiane dhe për t'i çliruara ata nga regjimi i Sadam Hyseinit. Ushtarët e vrarë aksidentalisht kanë humbur jetën, ndërsa tre helikopterë janë rrëzuar. Dy ditë më parë një transportues ra në Kuvajt, ndërsa dje dy helikopterë të cilët po ngriheshin nga një anije lufte britanike, janë përplasur me njëri-tjetrin. Përfundimi: 6 britanikë të vdekur dhe një marins amerikan bashkë me ta. Pavarësisht nga këto humbje, anglo-amerikanët dhe australianët nuk po e ndalin marshimin drejt Bagdadit. Dy ditë më parë autokolonat e tankeve amerikane dhe britanike ishin 340 kilometra larg Bagdadit. Dje, orë pas orë kjo distancë është shkurtuar për shkak se është marrë edhe një qytet në breg të lumit Eufrat, ku dy ditë më parë irakianët bënë rezistencë ndaj trupave të Aleancës.

Bombardimet
Dje bombardimet kanë qenë akoma më të mëdha dhe flitet për një mijë raketa Kruiz që janë hedhur mbi objektet e ushtrisë amerikane dhe avionët kanë bërë mbi 2 mijë misione, duke bombarduar më shumë Irakun, por edhe disa qendra të grupeve islamike të akuzuara se kanë lidhje me Al-Kaedën. Mbi ta është lëshuar një furi e vërtetë e cila ka shkaktuar mbi 50 të vrarë në radhët e luftëtarëve islamikë, të cilët u akuzuan nga kurdët se i bënë atentat një gazetari australian. Bombardime të forta janë bërë edhe mbi qytetet në veri të Irakut, të cilat quhen edhe qytete të naftës. Ndaj tyre synohet pushtimi i shpejtë në mënyrë që të mos lejohen ushtarët irakianë të djegin linjat dhe puset e naftës, ashtu siç u veprua në jug të vendit. Areoplanbajtësja Rusvelt do të bombardonte për gjithë natën Irakun me avionët në bordin e saj.

Turqit
Lufta mund të degjenerojë dhe të zgjerohet. Rreziku i kësaj u shfaq dy ditë më parë kur ushtria turke u rreshtua në kufi me Irakun e Veriut. Qëllimi ishte për të hyrë në Kurdistan. Nga Pentagoni është dhënë ultimatumi për të mos u futur në tokën ku tashmë jetojnë kurdët, të cilët në një pjesë dërrmuese mbështesin sulmin e amerikanëve. Agjencitë e lajmeve flasin se rreth 10 mijë trupa të ushtrisë turke janë rreshtuar në kufi me Irakin. Lajmi është dhënë nga Skay News. Ndërkohë flitet se 1 mijë komando të stërvitur për aksione të rrezikshme janë futur tashmë në Irak. Ky lajm është konfirmuar dhe përgënje-shtruar disa herë, por e vërteta është rritur së tepërmi. Ansa parashikon mundësinë që shembullin e turqve ta ndjekin edhe irianianët. Ata mund të hyjnë në Irak me pretekstin se duan të mbrojnë popullësinë shiite.


BOMBAT DHE TE VRARET NE SHIFRA

- 1 mijë raketa Kruiz mbi Irak
- 2 mijë misione bombardimi
- 4 marinsa të vrarë në luftime
- 7 britanikë dhe 1 amerikan humbin jetën në një aksident
- 4 gazetarë të vrarë dhe 1 i plagosur
- Mijra irakenë të kapur rob
- Bombardime nga "Ruzvelt"


Papa: Lufta po rrezikon njerëzimin

Papa Gjon Pali ka dënuar ashpër luftën në Irak. Kjo është një "luftë që rrezikon fatin e mbarë njerëzimit", është shprehur ai. Kjo është e deklarata e parë publike e Papës, pas fillimit të operacioneve ushtarake në Irak. Që pa nisur lufta Papa dërgoi një kardinal në Bagdad për të ndalur atë që po ndodh tani.


Roma, Tiranës: Ruajini kufijtë

Qeveria italiane i kërkoi dje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë në pikat e kalimit kufitar si shkak i luftës në Irak. Masat e sigurisë vijnë në një moment kur Shqipëria është rreshtuar hapur pro ndërhyrjes së forcave të SHBA-së dhe Britanisë në Gjirin Persik. Autoritetet tona do të forcojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit.


Protesta anti-luftë në të gjithë botën

Protestat kundër luftës janë forcuar në të gjithë globin. Më të forta ato kanë qenë dje në SHBA, ku policia amerikane ka arrestuar me qindra protestues, të cilët mbanin në duar parulla me shkrimet: "Përdorini paratë për vende pune dhe jo për luftë", "Bush, jo presidenti im, jo lufta ime". Gati të dhunshme kanë qenë protestat në Angli, ku lajmi për vrasjen e ushtarëve të tjerë u përhap menjëherë dhe njerëzit dolën në rrugë duke kërkuar kthimin në shtëpi të ushtarëve anglezë, që po luftojnë në Irak. Në shtetet arabe dhe islamike protestat janë duke marrë një natyrë antiamerikane.......................


Sot prezantojne kanalet televizive si Al Jazeera, Iraq tv, N24,BBC etj roberit e pare (amerikane) te luftes ne duart e Irakeneve ( te dridhet mishi kur sheh ushtaret e shkrete qe po paguajne cmimin e luftes te nisur nga Bush- Gjakpirsi dhe administrata e tij.)


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

efedd9a636a562be3f32.jpeg



Robërit dhe frika nga torturat

Që kur vëllai i tij u shfaq ne televizionin iraken, Mark Young thotë së telefoni i shtëpisë nuk pushon së rëni. "Jemi si çdo familje tjetër në këtë këtë pozitë, duam vetëm që ai të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë", thotë ai. Zyrtarët ushtarakë thonë se Williams ka shërbyer në ushtri që prej 12 vjetësh, ka një grua, dy fëmijë dhe jeton në Fot Hood


--------------------------------------------------------------------------------

Steve MARSHALL, Tom VANDEN BROOK (USA TODAY)

Dy pilotët e helikopterit Apache, i cili u rrëzua gjatë luftimeve në jug të Bagdadit, ranë të hënën në duart e irakenëve, duke e çuar kështu në shtatë numrin e robërve amerikanë të luftës në Irak. Të dy amerikanët, që u shfaqën në televizionin shtetëror iraken duke pirë ujë, nuk folën para kamerave. Sipas televizionit, të dy personat, oficerë të shtabit të Ushtrisë janë identifikuar si Ronald Young, 26 vjeç nga Lithia Springs dhe David Williams, 30 vjeç nga Florida. Të dy banojnë në Fort Hood të Teksasit. Young hyri në uhtri tre vjet më parë, thotë i vëllai, Mark. "Hyri me dëshirën e tij në ushtri, pasi kishte dëshirë të fluturonte", tha Mark Young. Që kur vëllai i tij u shfaq ne televizionin iraken, Mark Young thotë së telefoni i shtëpisë nuk pushon së rëni. "Jemi si çdo familje tjetër në këtë këtë pozitë, duam vetëm që ai të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë", thotë ai. Zyrtarët ushtarakë thonë se Williams ka shërbyer në ushtri që prej 12 vjetësh, ka një grua, dy fëmijë dhe jeton në Fot Hood.

Young është beqar. Pas transmetimit të pamjeve të ekuipazhit të helikopterit, një folës iraken tha: "Këta dy pilotë janë tashmë të burgosur lufte dhe do të trajtohen si të burgosur lufte në përputhje me Konventën e Gjenevës. Ne si irakenë e respektojmë Konventën e Gjenevës dhe të drejtat e njeriut".

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha të hënën se i ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve irakene, leje për të vizituar të burgosurit e luftës, amerikanë dhe britanikë. Kjo lëvizje vjen pas kërkesave të ngjashme drejtuar Britanisë dhe SHBA-së në ditët e fundit lidhur me mijëra irakenë të kapur nga forcat e koalicionit. Të hënën nuk pati asnjë informacion lidhur me pesë amerikanët e kapur rob, pamjet e të cilëve, u shfaqën në televizionin satelitor arab Al-Xhazira. Të pestë ishin trupa të kompanisë 507 të ushtrisë amerikane. Ata morën një kthesë të gabuar në afërsi të Nasirias, një udhëkryq mbi lumin Eufrat, dhe u kapën rob në një pritë. Shtatë trupa të tjerë që ishin bashkë me ta, janë shpallur të zhdukur dhe konsiderohen të vdekur.

Identiteti i pesë ushtarëve që u nxorën para kamerave televizive u konfirmua nga të afërmit e tyre.

·Edgar Hernandez, 21 vjeç, nga Mission, Texas, është shofer i automjeteve të ndihmës. "Jam i sigurt se ishte i trembur", tha vëllai i tij, Joel.
·Joseph Hudson, 23 vjeç, nga Alamogordo, N.M., është mekanik i automjeteve. Është i martuar dhe ka një vajzë pesë vjeçe.
·Shoshana Johnson, 30 vjeç, nga El Paso, është guzhiniere në ushtri. Nënë e një fëmije.
·Patrick Miller, 23 vjeç, nga Park City, Kan., është i martuar. Ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
·James Riley, 31 vjeç, nga Pennsauken, N.J., me nënshtesë amerikane dhe neozelandeze.

Ish-robërit e luftës në Irak thonë se robërit e parë të luftës së tanishme do të përballen me situata të vështira.

Steve Fennell, i cili përfaqëson 17 nga 23 amerikanët që u kapën rob në Luftën e Gjirit në vitin 1991, thotë se të gjithë klientët e tij janë rrahur dhe torturuar. Fennell ka ndër mend të hedhë në gjyq qeverinë irakene lidhur me këtë. Robërit e luftës kanë dyshime për burgun e sigurisë së lartë në "Bagdad Biltmore". Ata janë lënë në qeli të ftohta dhe kanë marrë vetëm si ushqim dy feta bukë dhe një filxhan çaj në ditë.

Robert Ëetzel, avioni i të cilit u rrëzua nga një raketë irakene më 17 janar të vitit 1991, natën e parë të Luftës së Gjirit, thotë se sekreti është të mbetesh me shpresë. Për Wetzel, i cili theu gjymmtyrët gjatë rrëzimit të avionit dhe gjatë periudhës së luftës qëndroi nëpër burgjet dhe spitalet irakene, kjo do të thoshte, të lutej, të kujtonte kohët e bukura dhe të përqëndrohej në martesën e ardhshme.

"Kam qenë përherë optimist", thotë Wetzel, 42 vjeç, pilot i aviacionit amerikan. "Gjërat shkuan më mirë kështu".

Një tjetër i burgosur i luftës së vitit 1991 përfundoi në duart e irakenëve pasi mori një rrugë të gabuar, ashtu si edhe kompania 507 e mirëmbajtjes e ushtrisë amerikane. "Eshtë fare e lehtë të humbasësh rrugën atje", thotë Melissa Coleman, 33 vjeçe, e cila qëndroi për 33 ditë në burgjet irakene. Coleman, nga San Antonio, tha se mbikëqyrësit e saj e kishin trajtuar mirë, duke i dhënë tre vakte në ditë dhe duke e lejuar të përdorte banjën. Por, familja e saj kishte parë ditë të këqija në atë kohë. "Atyre u thanë se më kishin prerë kokën", thotë ajo.

David Eberly, një tjetër rob lufte në Irak është dakort me këtë. "Ti e di se çfarë po bën. Por, familja jote jo". Maurice Sharp, kreu i ish-të burgosurve amërikane të luftës dhe rob gjatë luftës koreane thotë se çdo i burgosur reagon në mënyrë të ndryshme. "Zakonisht bëhesh i heshtur. Ke gjithnjë ndjesinë e mosbesimit që nga momenti kur kapesh deri kur kthehesh në shtëpi". "Trajtimi i tmerrshëm i robërve të luftës është mëse i zakonshëm", thotë Bruce Vandervort, redaktor i gazetës "Journal of Military History". Gjermanët dhe japonezë i trajtonin shumë keq robërit e luftës, sidomos në momentet kur dorëzimi i tyre ishte i afërt, thotë ai. Trupat të cilat përgatiten për të shkuar në luftë stërviten intensivisht për të shpëtuar dhe mbijetuar si dhe për udhëzimet se si duhet të sillen në rast se kapen rob. Nuk dihet nëse kompania amerikane e kapur rob është stërvitur për këtë.

Shumë robër lufte e përdorin stërvitjen me zgjuarsi për të shpëtuar nga mbikëqyrësit. Gjatë luftës së Vietnamit, kur vietnamezët veriorë e detyruan të jepte një intervistë të drejtpërdrejtë, oficeri i marinës, Jeremiah Denton, dërgoi mesazhin TORTURE me anë të alfabetit Mors. Robërit e luftës janë mësuar të përdorin aftësitë e tyre për të mbijetuar. U është dashur ta bëjnë këtë, pavarësisht mbrojtjes së shumëreklamuar që siguron Konventa e Gjenevës. Marrëveshja e parë në Gjenevë u nënshkrua në vitin 1864. Sipas kësaj konvente, të burgosurit e luftës duhen "trajtuar njerëzisht". Marrëveshja aktuale për të burgosurit e luftës, e miratuar në vitin 1949, specifikon se gratë duhen trajtuar me të gjithë kujdesin e duhur".

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka shtuar kritikat për të dyja palët e përfshira në konfliktin aktual për lejimin e filmimit të të burgosurve për nevojat e medias. Por, për momentin, sipas Kryqit të Kuq, përparësi është të vizitohen të burgosurit e luftës nga të dyja palët.
 

Iliri

Primus registratum
Re: IRAQ

Dy fakte kam per ty dhe ndoshta do te te ndihmojne qe te mos humbasesh kohen kot me keto artikuj dhe ne kerkim te pornografise homoseksuale:

1. nuk ndalohet lufta qe ka filluar
2. nuk ndryshon perfundimi i saj

sidomos kur shumica e atyre qe mbeshtesin irakun, bejne luften neper forume si ky ketu ne nje kohe kur irakjanet kane nevoje per trupa meqe gjysma jane dorezuar ose kane dezertuar.

image545090x.jpg


Ajo qe ishte qesharake per kete foto nga realiteti ishte fakti se keta luftetare po dorezoheshin tek nje grup gazetaresh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

axes

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Iliri:
[qb]
Ajo qe ishte qesharake per kete foto nga realiteti ishte fakti se keta luftetare po dorezoheshin tek nje grup gazetaresh. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
O Rrapush !

Ti sje gjo tjeter ,vecse nje viktime e masmediave perendimore ,je nje anti islamik i urryer, je nje njeri qe vetem vrer nxjerr nga goja per ne e per fene tone .Ajo cfare flet ti , seshte gje tjeter, vetem se nje lehje me teper, ne turmen e lehjeve Anti-Islame.

Se si do shkojn lufta ato do e shohim.
Se cfare po ngjet atje ,jemi duke e pare mire, vetem se per "fatin e keq " jo vetem nga Masmediat Pro Aleate, por dhe nga ato te cilat po hedhin poshte ,me fakte e filmime ,shpifjet e te tjereve, shpifje te cilat edhe juve , na i rrecitoni ne kte Forum.
Nese e urreni Islamin, lu lutem mbajeni brenda vetes, shpreheni ate mes njeri tjetrit , e boll duke shkruar gjith ato pislliqe se na e keni shpifur ....

Sikur mos te ishte ,deshira per ti kthyer pergjigje cdo tendence anti islame, e cdo shpifjeve qe behen ktu nga ju [anti -islamiket e betuar] , sbesoj se do rrinja gjate ne kete forum.
E nuk behet fjale vetem per Teologjine,por ju kudo qe shkruani, nuk e lini pa nxjerre pak vrer nga gjith ajo urrejtje qe valon ne brendesite tuaj.

Sa me shume lexoj shkrimet tuaja, aq me shume me pshtiroseni.
 

a-alket

Primus registratum
Re: IRAQ

ca keni kunder kryqezatave njehere. A nuk ishin myslimanet ata qe pushtuan spanjen te paret? Atehere kryqezatat ishin nje kunderpergjigje e merituar. Kshu qe abudallah mos u qaj kot.
 

marko

Primus registratum
Re: IRAQ

Epo ja q**** nonen, kur u bone dhe Greket me sha Ameriken per terrorr i ka ardh funi ksaj bote.
Shifi ato kurvat Greke qe kan dal per nai cop K**ri nga Lindja e Mesme, u kujton ata me fol per genocide e vrasje.
O tempora o mores!
 

XimiTr

Primus registratum
Re: IRAQ

Po pse mor djale populli mos ishte gje Iraku ai qe hodhi bombat atomike ne Japoni dhe vrau mbi 250000 njerez te pafajshem ?
Shko te luftosh per Ameriken , po me pare shiko filmin "Apocaliptic now", se mos ndryshon mendje. Se larg qofte(sinqerisht per kete se je shqiptar ) po te te ndodhi gje , pervec se familjes tende akujt nuk ke per tju dhimbs aq me teper terrorristeve amerikane !
Ximi Concordia University Montreal ! (meqe do te dalim hapur !)
 

marko

Primus registratum
Re: IRAQ

O Ximo, do jem nga montreali anej nga Qershori.
A do e pijm i kafe?

Sa per tu krujt, filmi quhet "Apocalypse now" (lol)
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga XimiTr:
[qb] Po pse mor djale populli mos ishte gje Iraku ai qe hodhi bombat atomike ne Japoni dhe vrau mbi 250000 njerez te pafajshem ?
Shko te luftosh per Ameriken , po me pare shiko filmin "Apocaliptic now", se mos ndryshon mendje. Se larg qofte(sinqerisht per kete se je shqiptar ) po te te ndodhi gje , pervec se familjes tende akujt nuk ke per tju dhimbs aq me teper terrorristeve amerikane !
Ximi Concordia University Montreal ! (meqe do te dalim hapur !) [/qb]
E tmerrshme eshte lufta, por si mund te pushonte? Amerikanet nuk e filluan as luften I boterore dhe as te II, apo jo? Gjithe ato koka dhe gjithe ai gjak ushtaresh nuk po i jepte dot dum per ta perfunduar luften. U desh te sakrifikoheshin te pafajshmit, si gjithmone.

Aha... po shkove ne lufte dhe u vrave, as terroristeve amerikaneve, as paqedashesve iraqien /pf/images/graemlins/laugh.gif , as shqipetareve dhe askujt tjeter nuk i dhimbsesh pervec familjes, dihet ajo pune. Mos njeh ndonje lloj tjeter njerezor qe funksionon ndryshe?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: IRAQ

ana
po te duash te ndihnoj se si ka qene "qendrimi i drejte neutal" i amerikes ne luften e I & II
ps
duket se paske bere gjume te mire mbreme se qeke ne qejf sot /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top