Re: IRAQ
Nje Nderim per Ameriken
Pse jane Amerikanet te gjithe te bashkuar si nje grusht? Anketa e fundit thote qe 75% jane me qeverine e tyre. E pra ata nuk i ngjajne njeri tjetrit edhe sikur te mundohesh ti lyhesh me boje. Ata flasin gjithe gjuhet e botes dhe kane mare zakone nga gjithe kulturat e botes. Disa prej tyre jane pothuajse te zhdukur te tjeret jane komplet ndryshe nga njeri tjetri. Qindra besime fetare sa as zoti vete nuk mund ti numeroje. Megjithate kur tragjedia e 11 Shtatorit ndodhi treqindmilione njerez vune doren e djathte prane zemres dhe kenduan hymnin kombetar. Askush nuk vrapoi ne shtepine e bardhe te presidentit per te kerkuar gjak, askush nuk akuzoi qeverine si te paafte, askush nuk u tha sherbimeve sekrete FBI dhe CIA qe ata jane ca njerez te paafte. Askush nuk vrapoi ne banke te merrte parate. Askush nuk demonstroi ne rruge te digjte flamurin e Afganistanit apo kopje te Kuranit. Amerikanet vrapuan te jepnin gjak per viktimat. Pas momentit te pare ata ngriten flamurin mbi germadhat e tymosura, ne cdo moment ata kenduan “Zoti e bekofte Ameriken”
I heshtur si guri pashe koncertin qe artistet amerikane kenduan ne ndihme te viktimave Atje ishin Clint Eastwood, Willie Nelson, Robert de Niro, Julia Roberts, Cassius Clay, Jack Nicholson, Bruce Springsteen, Silvester Stalone, James Wood, dhe shume te tjere qe vetem regjizori me emer Amerike mundti ti mblidhte bashke. Atje ishte altileria e rende e shpirtit Amerike. Dhe te me besoni atje nisi disfata e kriminelave te 11 Shtatorit.
Cfare ne kete bote I bashkon Amerikanet? Mos valle toka?, Historia e zjarrte?, Fuqia e tyre ekonomike?, Parate?
U mundova per disa ore ti kuptoj ata qe ne vend te thirjeve per hakmarrje thirren per bekimin e vendit te tyre. U mendova dhe u mendova dhe si perfundim vetem fjalet e meposhteme me vijne ne koke
Vetem LIRIA mund te beje mrekulli te tilla.
Zoti e bekofte Ameriken.