Re: IRAQ
Sadam Hysein?
Kush eshte ky njeri?
Besoj nje diktator i vertete
Perse?
Kur po shikoja nje dokumentar per Irakun, cuditesha se si nje vend i tille me pasuri te pacmueshme, ishte me keq se Shqiperia para se te behej shtet.
Populli nuk ka cte haje
Populli nuk ka jetese, pune,shtepi etj
Populli eshte i izoluar nga bota e jashtme
Populli punon fale per diktatorin Sadam nderkohe qe ky i fundit nuk pyet per popullin, por mendjen e ka vetem armatim dhe me jetegjatesi ne postin qe ka.
Dokumentari qe pashe ishte me te vertete per tu meshiruar.
Gjithe ato puse nafte qe ndodhen ne Irak dhe gjithe ajo para ku shkon?
Per cilin popull punon Sadami?
Iraku po ta shihni ne dokumentare, te jep pershtypjen e nje vendi qe sapo ka kaluar nje lufte te madhe civile.
Irakent ne dokumentar kishin pamjen e ca njerezve qe nuk kane ngrene per kohe te gjate.
Te thate te paveshur, te papare me boten e jashtme dhe aq me shume pa vizion.
Perse nuk u dashka rrezuar Sadami?
Me shume se nje kriminel i vendit te tij , ai eshte nje kriminel qe strehon kriminele te tjere dhe perben rrezik nderkombetar, duke pasur parasysh edhe armet berthamore qe ka blere nga shtete te tjera.
Sot ky kriminel zotohet si e shpall lufte Amerikes por edhe Evropes.
E papare dhe e padegjuar kjo qe ndodh.
Mbasi beri luftera te ndryshme me shtetet fqinje te kontinentit te tij dhe burgosi nje popull qe nuk e meriton ate qe Ai ben, sot nuk pranon te dorezoje pushtetin.
Por per te mbajtur pushtetin, ai eshte i gatshme te flijoje te gjithe popullin e tij.
Populli i Sadamit eshte nje turme njerezish qe nuk dine asgje nga realiteti i vertete boteror.
E kush nuk e mban mend Shqiperine dhe shqiptaret qe u bene mish e thua per Enverin dhe kush ishte ai shqiptar qe e dinte se cfare do ti ndodhte po te sulmohej nga nje superfuqi e tille.
Fatmiresisht kete e kaluam pa ndonje gjeme te madhe.
Ushtaret shqiptare ne perkrahje te ofensives amerikane ne Irak?
Perse?
Ndihmojme Ameriken qe na hapi syte
Ndihmojme Ameriken qe beri aq shume per Kosoven
Ndihmojme Ameriken sepse i detyrohemi historikisht per ceshtjen kombetare
Eshte i vetmi shtet qe na eshte gjendur prane ne momente te veshtira per kombin tone.
Ne kemi bere aq shume per Evropen e cila maxhypet sllave i ngrejti ne qiell dhe na ktheu shpatullat dhe na la ne mes te rruges dhe te percare.
Ne kemi ndihmuar ne krijimin e shtetit Turk dhe edhe kemi luftuar per ta e beme cfare deshen ata, por e pame dhe rezultatin e tyre si muhamedine qe jane.
Ndihmuam Italine por edhe ata nuk u treguan besnike te shqiptareve dhe e lane Shqiperine dhe shqiptaret ne gjendjen me te rende shokuese per nje komb.
Nuk u treguan miq por dredharake dhe interesaxhij.
Koha ecen por historia shkruan
Asnje gje te keqe nuk ka.
Ndihme Amerikes, shtetit me demokratik ne bote.
Ndersa e gjithe Evropa eshte strukur dhe tregon se kush eshte ne realitet, shqiptaret kane ditur ta tregojne veten se kush jane dhe se cfare kane bere per te dy kontinentet.
Mbrojtjen e civilizimt ne Evrope e beri Gjergj Kastrioti ne vitet 1450.
Ne kohen e pushtimit otoman dhe pas kesaj kohe, Shqiperia dha nje kontribut te rendesishem gjithashtu per vendet arabe dhe kjo nuk eshte pak.
Sot megjithese kemi marre premtimin e Amerikes per ta bere Shqiperine si Australine, kemi vendosur ti qendrojme Amerikes ne mbijetesen e civilizimit boteror.
Shqipetaret duhet te dine cfare tu thone ketyre evropianeve, kur vjen puna per momente te tilla historike.
Thjesht ne nuk mendojme "kissing the ass"(megjithese disave u jep pershtypjen keshtu), por mentaliteti, karakteri, miresia, bardhesia e zemres, pikpamjet tona etj na bejne te mendojme edhe me thelle.
Shqiptaret nuk jane gojetare dhe neqoftese nuk do dime te dalim nga ky lloj "memeclleku" gjithmone do jemi te humbur.
70 ushtare jane nje ndihme me shume morale dhe mbeshtetese per Ameriken se sa per luften.
Amerikes nuk i duhen me ushtaret sepse teknologjia e saj njeh kulmet me te larta qe ka pasur ndonjehere.
Shqiperia nuk ka hyre ne lufte me Irakun, por ajo ka hyre ne lufte me diktaturen e Sadam Hyseinit
Ushtaret shqiptare nuk kane shkuar atje te vrasin irakene dhe njerezit e thjeshte, por kane shkuar ne mbrojtje te tyre.
Ata qe nuk kuptojne le te mos kuptojne.
Kembanat bien per ata qe kane veshe.
Edhe dicka me shume:
SHQIPTARE, LARGONI MEMECLLEKUN DHE TREGOJINI BOTES TE VERTETEN SE PERSE DERGUAM USHTARE NE IRAK.
TREGOJINI BOTES SE KUSH JEMI DHE SA KEMI BERE PER ATA.
TREGOJIN BOTES SE NUK JEMI NJEREZ TE KEQINJ ASHTU SIKUR MUNDOHEN TE NA PARAQESIN, POR JEMI BIJTE E ATYRE QE LUFTUAN PER SHQIPERI DHE PER BOTEN.
ZGJIDHENI GJUHEN DHE MOS TU A LENE FJALEN NE FYT ATA QE DUAN TE NA FUNDOSIN.
KEMI BERE AQ TE MIRA SAQE SOT KEMI NEVOJE TI KORRIM DHE TE BEHEMI DIKUSHI.
HISTORIA DUHET TE SHKRUAJE PER NE KESAJ RRADHE.
KA ARDHUR DITA QE SHQIPTARET TE BEHEN DIKUSHI.
MOS U TREMBNI NGA ATA QE JANE MESUAR TE NA POSHTEROJNE.
ZGJIDHENI GJUHEN DHE DO SHIHNI SE CFARE DO FITONI.