IRAQ

IRAQ

flordemo13.jpg
 

antares

Primus registratum
Re: IRAQ

Kondrapedal, jam plotesisht dakord me ty dhe ketu dua dhe te bej nje sqarim qe une nuk e shoh si nje perplasje te te mires (rezistences) me te keqen (jankite). Ketu te dyja palet perdorin taktika te pergjakshme me cinizem, (por moralisht autoktoni, pra rezistenca ka pergjithesisht te drejten morale e historike). P.Sh bolsheviket ne Luften e Dyte Boterore kudo ne Europe po edhe ne Shqiperi vrisnin nje gjerman mbrapa ferrave per te perfituar nga raprezaljet (e deklaruara) te Ushtrise Gjermane. Kjo eshte nje skeme e njohur dhe shume e vjeter dhe efektive.
Pra une nuk e perjashtoj nje gje te tille, por kam idene se per rezistencen eshte (per sa kohe eshte e mundur) shume me efektive te vrase okupatore dhe vegla te tyre se sa te vrase civile kuturu. Psikologjikisht, kur jankite te jene qeruar, ne popull do te mbizoteroje ideja qe kur keta perzune djallin e madh amerikan, ne na bejne pistil po i kundershtuam.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Antares,kur perdor ate shprehjen"jankite" me dukesh ne te njejten kohe nje Kosovaro-Kinez /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ,persa i perket atyre aksioneve guerrilase,qe ju dyshoni mos jane te organizuara nga Mossad apo Amerikanet,dua tju them qe mos harroni deklaratat e Al-jazires qe mbas cdo aksioni jep lajmin qe :aksionin e mori persiper Al-Qaida,apo Rezistenca Irakiane,apo edhe Al-Jazira eshte ne sherbim te Amerikaneve???Tjeter ,nqs per mercenaret e huaj(qe po veprojne ne Irak)vlen thenia:qellimi justifikon mjetin,atehere kjo duhet te vleje per te gjithe,duke filluar qe nga koha e Hitlerit!!!Ju ishit te njejtet qe dyshuat se 11 shtatorin e krijuan "cifutet"(shpresoj te jeni bindur per te kunderten),ju ishit ata qe mbrojtet tiranin Sadam per 12-13 vjet(nderkohe qe populli i tij e urrente).Dhe dicka tjeter,jam plotesisht dakord per nje rezistence te paster Irakene,dhe jo nje rezistence te ndikuar nga njerez ekstremiste qe nuk kane te bejne fare me Irakun,se do dilte pastaj si perkrahja qe i dhane "vellezerit"Jugosllave rezistences komuniste ne shqiperi ne vitet '40,mendohet vete pastaj pasojat qe mund te kishte populli i Irakut!!!
 

antares

Primus registratum
Re: IRAQ

Orosh po te kujtoj qe ishte Amerika qe sulmoi Irakun dhe jo e kunderta. Irakenet dhe ata qe i mbeshtesin kane te drejte te bejne cdo gje qe kane ne dore qe te shporrin okupatoret. Per 11 Shtatorin mos u nxito akoma, akoma askush nuk e ka shpjeguar se pse vetem 5 cifute humben jeten aty (4 ne kulla e 1 ne avjon) kur u vrane me qindra angleze dhjetra gjermane e franceze, dhetra japoneze e filipinas. Apo 3000 cifutet qe pononin ne kullat (dhe ate dite duhet te ishin paraqitur) paten papritur nje dhimbje te sinkronizuar dhemballesh dhe mesyne te gjithe tek dentisti?
Mos u fut ne te thella se do humbasesh.......
Bota nuk eshte aq e thjeshte sa ckujton ti. Edhe teatri ka nje skene po ka dhe nje prapaskene dhe ata qe rrine ne prapaskene vendosin se cfare do te shohe publiku ne skene.......
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Antares,ti qe lexon gazetat Amerikane,mund te interesohesh per raportin e Komisionit te 11 Shtatorit!!!Faktet jane mbledhur nga deshmite e vete te arrestuarve qe kishin te benin me organizimin e 11 shtatorit(qe ne fakt ishte caktuar te behej qe ne muajin maj!!Mund te hasesh nga detajat me te imta te organizatoreve,qe tek shkuarja neper bordello,tek pirja e birrave,tek percarjet ndermjet tyre,tek zevendesimi i personazheve etj.Fatkeqesisht(per ty)zerat e fillimit qe aludonin per nje "montim" hebre te aksioneve,ka kohe qe eshte shuar,edhe me budallai nder ata zera ,nuk flet me,pervec teje,kuptohet!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: IRAQ

Jo mor Orosh, asgje nuk eshte shuar po vetem nuk ke mundesi ti e shume te tjere ti shihni neper gazeta apo ne televizion se ben jo "gabim" politik po krim te rende antisemit.
Une permenda vetem nje nga "cudite" po ato jane shume shume me teper. Ti pergjigju vetem asaj po deshe. Per sa i perket atij te ashtuquajturi komision amerikan per 11 shtatorin, kujton ti se njerezit jane kaq naive te besojne pikerisht ata qe kane interes ti mbulojne e ti depistojne gjerat ?
Si do te dukej ty p.sh. sikur Nanoja te krijonte nje komision hetimor per menyrat e pandershme te pasurimit te politikaneve. A do ta besoje p.sh. perfundimin e "pakundershtueshem" qe nanoja ka vetem 3500$ (Besoj edhe ti do kesh pak me shume para se aq).
Pastaj si te duket ty qe keta terroriste qafira kur paskan qene kaq te organizuar, kaq te zgjuar dhe kaq te pergatitur. Valle do linin pashaportat dhe Kuranet ne Furgon para se ti hipnin avioneve? Pse mos linin p.sh. pashaporta Ruse, Franceze, Cifute dhe Bibla e Torah per te cuar hetimet ne rruge te gabuar. Kur kaq gje e di une nje person privat pa ndonje pregatitje speciale (po vetem me llogjike dhe buonsens), nuk e dine kete keta mjeshtra te medhenj te se keqes?
Nuk te duket pak e cuditeshme ?
++++++++++++++
Persa i perket deshmive te vete te arrestuarve do te te kujtoj ate shprehjen "Pyete njehere se cfare eshte" Po deshe ta tregoj te gjithe barcaleten nese nuk e ke degjuar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAQ

...Persa i perket deshmive te vete te arrestuarve do te te kujtoj ate shprehjen Pyete njehere se cfare eshte Po deshe ta tregoj te gjithe barcaleten nese nuk e ke degjuar...

Antares, FBI nuk ka të njëjtat metoda me SHIK-un tonë. Pastaj në një vend demokratik si SH.B.A nuk lejohet torturimi i robëve të luftës apo i të burgosurve :confused: !
O plako, unë nuk e di se si mund të jesh aq pro-amerikan dhe të banosh në Bruksel, në zemër të Evropës.
Orosh, do të dëshiroja jashtëzakonisht shumë që të vije njëherë këtej nga ne dhe ta shifje me sytë e tu këtë vend të cilin ti e ëndërron. Ta them me siguri që do vije me ëndrra e do ikje me makthe! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

antares

Primus registratum
Re: IRAQ

Dhe mos kujtoni se jankite vetem sot po perdorin torturen ne Guantanamo apo Abu Graib. Gjate gjithe historise se tyre jane dalluar per keto. P.Sh kane lene nam ne Gjermani (pas luftes se dyte boterore) per perdorimin e gjere te torturave. Vile Rudolf Hoes (komandant i nje kampi perqendrimi) u torturua dhe ne Gjyq u paraqit edhe "deshmia" e tij e firmosur qe ishte ne gjuhen anglisht!!!!! Ai i shkrete nuk dinte anglisht.
Tani puna eshte qe te gjitha Sherbimet Sekrete te shteteve perdorin torturen ne masa te ndryshme po askush nuk ka paturpesine dhe hipokrizine amerikane te hiqet edhe si engjell njekohesisht.
Une e kam me shume inatin me hipokrizine e jo me torturen ne vetvete. P.Sh. edhe francezet kane perdorur shume torturen ne Algjeri (vitet 50-60) po ama nuk i kemi pare Francezet si keta derra amerikane te hiqen si engjej per kete.
Politika dhe propaganda amerikane i ngjan asaj karakurves qe ju ben moral vajzave per te rajtur virgjerine.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAQ

Antares, besoj se e ke parë filmin «The siege» me Bruce Willis dhe Denzel Washington! Ka një pjesë tepër interesante tek ai film që ka të bëje me torturën si dhe me qëndrimet e ndryshme që kanë amerikanët në lidhje me këtë çështje!
Ushtarakët e lartë amerikanë (përgjithësisht) janë njerëzit më të ulët të cilët kapen pas idealesh e zakonesh të cilat janë tejet jo-njerëzore. Fatmirësisht që ka edhe njerëz të cilët ende besojnë se njerëzimi nuk është një rracë e destinuar për tu vetëshkatërruar!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Si ka mundesi qe rri ne Brussel dhe jam kaq pro-amerikan????Wouwww plako,nuk me duket pyetje me vend,cfar ka te beje se ku rri,per te qene simpatizant i nje politike???Kurse une te them hajde ketu ne evrope dhe shih me syte tuaj hipokrizine Europiane,shif gjithashtu se si dhjehen ne breke evropianet kur bie nje bombe ne Irak,sikur te ishe Kondra ketu dhe te shifje reagimin e evropianeve para fillimit te luftes ne Irak,do kishe pasur vertet deshire per tu prere damaret qe te shifje a kane gjak apo shurre ne deje!!!Dhe ta dish qe cdo manifestim apo demonstrim ne perkrahje te Arabeve e bejne vetem nga frika,(nuk duhet mohuar gjithashtu edhe roli i se majtes evropiane),jam me Amerikanet(si popull nuk i njoh),sepse duhen mbrojtur vlerat tona,perendimore,europianet jane xhaloze,politikanet,por te mbrojne vlerat demokratike /njerezore te ndonje populli tjeter,kete nuk kane bithe ta bejne,dhe kapen tek sovraniteti i atij vendi(sovranitet qe ne na kushtoi identitetin tone njerezor),shih ngjarjet ne Ballkan,shih ngjarjet ne Rusi,shih ngjarjet ne Ruande,shih ngjarjet ne Zaire/Kongo,po te krahasosh kolonite Franceze/Belge me kolonite ANGLEZE p.sh,do gjeje nje ndryshim shume te madh (ne favor te kolonive Angleze,(Hong Kong etj,me Ruanda,Uganda,Kongo,Algjeri,etj),shih Amerikanet,nuk mendohen dy here(per te shkelur mbi sovranitetin e nje vendi mund te thuash ti)per te nderhyre ne nje vend ku te drejtat e njeriut shkelen ne menyre te theksuar,a ka interesa,ka plako.Te mohosh dhe te kundershtosh te gjitha veprimet e politikes/mbrojtjes Amerikane,une kesaj i them XHELOZI,vetem se me cudit fakti se cfar xhelozie mund te kesh ti apo antares ne kete mes???te thuash per politikanet/popullin Evropian,po,ka xhelozi/frike dhe mundohen ta justifikojne me turlilloj arsyesh boshe.Tani,persa i perket pro-amerikanizmit tim,te gjitha idete/mendimet/sugjerimet/suportimet e mija une i lidh GJITHMONE me INTERESAT tona kombetare,dhe interesat tona kombetare plako une nuk i gjej tek Evropianet,per shkaqe qe i dini edhe ju.Nje here ia pau dhia deles,thote populli!!!! :wave:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Antares,persa i perket luftes ne Algjeri,ka mbaruar qe me '56 plako,dhe ku e dime ne se si kane bere Francezet atehere??Une di nje gje,qe nje kojshi i imi ne Belgjike(Francez me origjine)pjesemarres ne lufte ne Algjeri,me ka treguar foto me veshet e prere te Algjerianeve(dhe me shume mburrje kete,si Francezet ma)dhe me tregonte per masakra te bera atje(edhe kete e tregonte me mburrje).Antares,atje ku shkelen te drejtat e njeriut plako,nuk duhet menduar dy here,cfar hyjne ne pune armet biologjike ka apo ska,diktator per 30 vjet ishte Sadami,nuk mendon edhe ti qe i kishte ardhur koha per tu rrjepur??Pse nga Amerikanet?Po nga kush??Nga shurracet Europiane??Heheheheh,sa per Evropianet Sadami do kishte tallur bithen me te gjithe!!!!
 

antares

Primus registratum
Re: IRAQ

Orosh, sadamin nuk e vuri Europa ne krye te Irakut po Amerika, nese te duket e cuditeshme kerko informacion dhe do gjesh.
Bin Ladenin nuk e pompoi Europa po Amerika qe ai te ngrinte nje ushtri muxhaidinesh dhe te luftonte kunder Ruseve ne Afganistan. Prandaj mos na prrallis me per idealet demoratike te Amerikes se behesh qesharak. Amerika ka vere per 200 vjet aq luftra sa e gjithe Europa per 2000 vjet babush.
Mos me flit dhe ti si Pjeter Arbnori qe thoshte se Amerika gjate gjithe historise se saj nuk ka sulmuar asnjeri.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Antares,nuk merrem me demokracine Amerikane une,nuk me intereson sepse nuk jetoj ne amerike dhe nuk jam amerikan,besoj qe amerikanet vete nuk dyshojne ne demokracine e tyre(perjashto sektet e shumellojshme qe jetojne atje.Kur thua se nuk ishte Iraku qe sulmoi Ameriken,thua nje te vertete shum te dredhuar.Iraku sulmoi te gjithe fqinjet e tij!!!Une nuk kam me interes te diskutoj per irakun,qeverine e tyre e kane(ne Gjermani u krijua mbas 10 vjetesh qeveria gjermane),une si person du me gjith zemer qe Irakenet te merren me prosperitetin e tyre dhe te lene menjane ndikimet e arabeve qe vijne nga jashte Irakut.Tani na presin vende te tjera qe duhen "shkundur" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAQ

Orosho pse nuk shkon edhe ti në luftë? Amerikanët paguajnë shumë mirë dhe të japin edhe nënshtetësinë (po mbete gjallë)!
Atë punën e Brukselit (Brussel) ta përmenda me shaka se gjoja duhet të jesh patriot evropian!
Do të thoja që me të vërtetë Evropa është më e matur në vendimet e saj dhe nuk ndërhyn në vendet e tjera pa mbështetjen e ONU por kjo nuk do të thotë që kanë frikë (megjithëse duhet të kenë pasi ka shumë më lehtësi të hyhet në Evropë)!
Politika e Evropës vuan paksa nga politika e Francës megjithatë në shumë raste (si rasti i Irakut) Evropa ka vepruar më me zgjuarsi dhe më për të mirë se SH.B.A (ndërhyrjet ushtarake shkatërrojnë shtetin që nga bazat sido qofshin ato)! :thumbsup:
 

Lisette

Primus registratum
Re: IRAQ

Eshte e vertete qe US ka hyre ne luftra shum shum here pa asnje arsye te qarte si vietnami e Korea.
Plus qe ka baza te ushtrise te vet ne shume shtete(countries) te tjera te botes.Por a nuk eshte ligji i mbijeteses se nje vendi ne Amendamentin #1 te kushtetutes se perbashket boterore. Pra qe US filloi nje lufte ne Irak per Oil(petroleum) eshte vertet e dukshme nuk ka nevoje ta permendim. Por Orosh perse nuk nderhyri amerika ne Shqiperi kur ajo ishte nen nje diktature prej gjysem shekulli. Ta them une pse, sepse shqiperia nuk ka asgje per ti ofruar dhe perse amerika "e perkrah Shqiperine tani" spse shqiperia ke nje pozite te favorshme gjeo-politike ne ballkan. Sidoqofte un nuk e condemn qendrimin e Amerikes ne kete rast edhe un po te isha njeriu me i fuqishem ne bote do mundohesha ta ruaja postin me ca te mundja. Nga ana tjeter amerikanet jane nje popull qe jeton ne frike cdo gje qe degjojne ne lajme e marrin per te vertete dhe menyra se si mediat luajne rolin e nje diktusi te jetes se amerikaneve eshte shume e peshtire. Pathetic F,ucked up this country i tell ya.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Lissete,ke filluar ta bastardhosh Anglishten plako,flet si zezaket /pf/images/graemlins/laugh.gif ,Kondra,nuk jam me politiken Evropiane per te vetmen arsye:na kane lene ne meshire te fatit me se nje here ne shqiptareve!!!Nuk jane per aksione te medha,dhe zgjidhjen e problemeve mundohen ta bejne me fjale bla-bla-bla,Amerikanet jane me guximtare,jane edhe arrogante,jane teper patriote,cdo shtepi ka nje flamur amerikan.Doni ta dini se cfare me intereson mu tek politika Amerikane:interesat e popullit shqiptare,dhe zhgenjimi jone si popull tek Evropianet te cilet na kane trajtuar gjithmone si qytetare te kategorise se dyte!!!!Tani,ka vende arabe qe me nje politike pro-Amerikane jane bere shembull per mireqenie dhe demokraci qe mund tua kete zili dhe Evropa!!!Nuk jam me Evropianet(ne politike them)sepse ata desh lane Miloshevicin te talle b... me popullin shqiptar te ketej e pertej kufirit,mos harroni bombardimet ne <Kukes,dhe minat e vendosura ne thellesi te kufirit!!!Mos te ishte vendosmeria e Amerikaneve,une mendoj qe do ish ba m..ti per ne,mos harroni arushen e Siberise qe qendron gjithmone mbrapa serbise.Ne si popull i vogel dhe me shume armiq,a nuk mendoni ju qe duhet patjeter te kemi nje aleat te forte,le te jete ai shkeles i te drejtave te te tjereve,cna intereson ne,boll kemi vuajtur nga budalleku dhe injoranca ne perzgjedhjen e aleateve!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAQ

Orosh, përmend këtu lart arushën e Siberisë si dhe nevojën që kemi ne për një aleat të fortë.
A megjithmen kujton ti se SH.B.A do bëjë luftë për Shqipërinë? Me një shprehje të Fishtës «as nji merimangë prej biret s'ka me e shmangë» për ne!
Prandaj unë them më mirë me pak por e dim se ç'kemi (e ku jemi) se me sumë po s'dimë ku jemi!
Evropa plako vlerëson më shumë parimin e vetëvendosjes (padiskutim që abuzon me këtë parim) ndërkohë që SH.B.A është shumë më diktator dhe dikton politikën apo drejtimin që duhet të marri një vend.
Sot SH.B.A na merr me të mirë (ose ashtu na duket ne të paktën) pasi ka ca interesa të forta (me iu kundërvu Evropës) por në të ardhmen nuk jam shumë i sigurt që nuk mund të lidhet pikërisht me serbin e të na e fusi sa krahu (senatorët grekë të SH.B.A i kanë këto tendenca)!
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] ....Mos me flit dhe ti si Pjeter Arbnori qe thoshte se Amerika gjate gjithe historise se saj nuk ka sulmuar asnjeri. [/qb]
Po cfare faji ka Arbenuri per paditurine e tij!?
Ai ka kaluar kohen me te mire te tij ne Spac dhe Burrel. Prej nga do ti merrte vesh ngjarjet ai?? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif :tipsy:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: IRAQ

Ka dash me thone 'nuk ka sulmuar asnjeri qe nuk e ka merituar' po me siguri i ka njel fjalia pergjys /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAQ

Kondra,mbasi permende parimet Evropiane te vetvendosjes,eshte pikerish ky parim qe u ka sherbyer serbeve kunder shqiptareve,dhe dihet se kur vjen puna me diktatorete tipit Milosheviq,nuk pin uje "butesia" apo parimet e vjeteruara Evropiane!!
 

antares

Primus registratum
Re: IRAQ

Per te mos hapur nje teme te re po informoj ketu anetaret e forumit edhe per nje ceshtje tjeter qe ka dale en siperfaqe kohet e fundit: Vjedhja masive e fondeve Irakene nga ana e banditeve amerikane apo sic i quajne irakenet "Ali Baba me 40 hajdute"
Nga te dhenat e fundit konfirmohet qe hajdutet amerikane kane perdorur fare pak nga "fondet" e akorduara nga qeveria Amerikane dhe ne vend te tyre kane shperdoruar/vjedhur gati 20 000 000 000
(20 miljard $) nga fondet Irakene. Nderkohe qe papunesia ne Irak i kalon 50-60% plehrat janki i kane dhene kontrata (pa tender) kompanive te lidhura me kriminelet Chenei, Rumsfeld, Perle, Chalabi.
Ne krahasim me kete banditizem ekonomik Fatos Nanoja i Arnautistanit del si mireberes dhe njeri human qe po shkrin pasurine per Shqiperine.
----------------
Qe mos dale ndonje qenje e tipit "Blendy's" qe te me censuroje, po vendos vetem linkun nga Rojteri.

"http://www.alertnet.org/thenews/fromthefield/108921850973.htm"
 
Top