Investimet e huaja dhe tregu shqiptar?

ujku81

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
akoma nuk u mesuat me berishen ju?!

eshte si puna e uljes se taxave per ata qe vijne nga jashte. Pate gje ju?!

Ndersa toka per investimet e medha nga te huajt zakonisht i eshte dhene me koncesion (dhe gabim eshte bere)

Berisha kujton se po shet karrota dhe do kete ndonje keshilltar qe ka hapur ndonje dite pergjumesh nje liber marketingu (ne mos e ka hapur vete)

[/ QUOTE ]

Koncesionet nuk jane gje e keqe, kerkojne vetem nje administrim te mire. Per heqjen e taksave per emigrantet qe rikthehen per mua eshte politike qe duhet te ndiqet me vone mbase pas 5 ose 10 vjetesh.

Sa per keshilltaret po te kujtoj qe Berisha, ndryshe nga Nano qe nuk i pirdhte fare, i ka marre keshilltaret ne pune per tu dhene keshilla atyre. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

koncesionet prishin konkurencen (nderhyjne ne kosto apo jo)

per kete duhen perdorur me kujdes dhe ne raste te vecanta.

Mendo rastin e club med ne kakome.

ne e konsiderojme si invesim ne marketingun e turizmit shqipetar dhe per kete e ndihojme por ne kushte "normale" do te sillte nje konkurence te pandershme, qofte ne rastin e koncesionit te tokes, qofte sipas propozimit te berishes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kjo nisme nuk eshte per investime nga 20,000 Euro, por pretendohen te kapen investime milionshe, per te cilat biznesi shqiptar s'ka kellqe.

[/ QUOTE ]

E para: Kush tha qe biznesi shqiptar nuk ka kellqe?? Mund te mos kete ekspertize dhe know how por para ka. Perse nuk i jepen rruget me koncesion bizneseve shqiptare p.sh??

E dyta: Nje biznes qe pret te investoje miliona ne Shqiperi nuk e pengon qeraja e tokes, por kryesisht burokracia, rryshfetet dhe fakti qe fuqia punetore ketu tek ne vertet eshte e lire, por eshte E PAKUALIFIKUAR.

[/ QUOTE ]

egiston prej vitesh ne shqiperi nje program formimi profesional nepermjet te cilit shteti paguan nje pjese te mire te rroges se punetoreve te rinj te marre nga zyrat e punes per nje periudhe te caktuar. 90.000 lek (te vjetra) ne muaj per nje vit me duket.

nderkohe qe me duket e kote ti hyjme diskutimit te fuqise se bizneseve shqipetare pasi diskrimini negativ i tyre eshte i papranueshem gjithsesi.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
koncesionet prishin konkurencen (nderhyjne ne kosto apo jo)

per kete duhen perdorur me kujdes dhe ne raste te vecanta.

Mendo rastin e club med ne kakome.

ne e konsiderojme si invesim ne marketingun e turizmit shqipetar dhe per kete e ndihojme por ne kushte "normale" do te sillte nje konkurence te pandershme, qofte ne rastin e koncesionit te tokes, qofte sipas propozimit te berishes.

[/ QUOTE ]

Tani per Kakomene mos ja fut kot se investitor aty nuk eshte Club Med (qe eshte operator turistik dhe partner) por Riviera shpk (firme ndertimi shqiptare nga Vlora).
Ne publik eshte abuzuar me emrin e Club Med per ti dhene nje imazh te mire investimit, sepse dihen problemet qe kane pas me pronat aty.

Une jam per dhenien e koncesioneve por pa perjashtuar biznesin shqiptar nga to, sigurisht atje ku ka mundesi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

edhe nese biznesi eshte shqipetar te njejtat probleme krijohen me konkurencen ne treg (dhe ca me teper nese ka me shume mundesi ti drejtohet tregut te brendshem)
 

ujku81

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

Te lutem me jep shembullin e nje koncesioni qe ka prishur konkurencen!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

sigurisht qe nuk mund te te jap nje shembull konkret

diskutimi eshte krejtesisht teorik

por le te vazhdojme me rastin e kakomese ne nje kontekst ideal pas nje 5 vjecari kur brijget shqipetare te jonit te jene bere joshese per nje numer te caktuar te huajsh (apo edhe shqipetaresh), une dua te bej nje fshat turistik ne kufi me ate te klub med POOOOOOR UNE DUHET TA BLE TOKEN dhe rrjedhimisht do te kem kosto shume me te larta.
Nuk te duket se eshte prishur konkurenca?

Ndersa ne shpresojme qe prania e klub med ne kakome do te sjelle ne brigjet shqipetare vazhdimisht me shume turiste se sa do te perballoje vete po kete e leme jashte kontekstit qe po diskutojme.

Per kete arsye koncesioni duhet perdorur me shume kujdes dhe vetem aty ku ulja e kostove per biznesin eshte e njejte me rritjen e kostove per KRIJIMIN e tregut.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

KOncesionet nuk perdoren kudo e kurdo. Kur ti jep me koncesion, merr parasysh qe i jep nje te drejte pothuajse eskluzive ne tregun ne fjale (ne shume raste eshte eskluzive, shih rruget, shfrytezimin e burimeve natyrore, etj), ku kostoja e investimit eshte shume e madhe dhe per kete shkak nuk afrohet asnje investitor.

Konkretisht ne bregdetin jugor shqiptar nuk ka investime te permasave te projektit te Kakomese, dhe pritja eshte qe te mos kete dhe per disa vjet. Dhe ne kete rast jepet nje koncesion per nje investim i cili nuk perjashton mundesine e dhenies se koncesioneve te tjera ne ate zone. Ku eshte problemi ketu??? Nqs do te shkonim me logjiken qe koncesioni favorizon biznesin ne fjale, atehere nuk do te perdoreshin asnjehere. Koncesionet kane qellim shffytezimin me te mire te burimeve natyrore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

gjithnje duke lene menjane efektin marketing te pranise se club med ne shqiperi, mua me duket se eshte mjaft i qarte efekti negativ ne konkurencen e tregut.

Nuk e di se cfare entiteti ka investimi (njehere tek selia e rivieres pashe nje "vizatim" te projektit dhe nuk mu duk se do benin anije kozmike) po KUJT I PLASI per entitetin?!
Ai fshatari i asaj zone qe punoi skllav ne greqi per disa vite e pastaj u kthye, bleu token, bleu lejen e ndertimit dhe beri gjthe shpenzimet e tjera nuk eshte me pak i vlefshem meqenese entiteti i investimit te tij eshte me i vogel apo sepse ka kapacitet ne hotel per 20 vete e jo per 200. Apo gaboj

ndersa ideja se mund ti jepen koncesione te gjitheve atyre qe desherojne te hyjne ne sektor ...


Ps: gjithnje duke lene menjane efektin marketing
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

e thene pak me thjesht.

nuk ke pse del nga llogjika e tregut aty ku nuk eshte e nevojshme!

Dhe po te pyesesh ne ne shqiperi sektori i turizmit nuk do te kishte asnje nevoje per te dale nga llogjika e tregut nese do te kish vetem nje organizim pak me te mire nga ana e "shtetit" (psh te mos ndaloheshin mjetet lundruese - CFARE TMERRI!!!!!!!!!!!)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

www.SHEKULLI.COM.AL
Pas shpalljes së nismës &amp;#8220;Shqipëria, një euro&amp;#8221;, Ministria e Bujqësisë dorëzon publikon sipërfaqet e tokave të lira që mund të përdoren

Qeveria, lista e tokave &amp;#8220;një euro&amp;#8221;

Për biznesmenët e huaj ofrohen 100 mijë ha tokë joproduktive, 19 mijë ha tokë bujqësore, 8 mijë ha troje dhe 41 objekte

A.Rama

TIRANË- Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga shpallja e nismës së kryeministrit Sali Berisha &amp;#8220;Shqipëria, një euro&amp;#8221;, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka konfirmuar listën dhe sipërfaqen e tokës, si dhe objektet që do të vihen në dispozicion të investitorëve të huaj që do të kenë interes të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Burimet zyrtare nga kjo ministri pohuan dje se tashmë Këshillit të Ministrave i janë vënë në dispozicion sipërfaqe të konsiderueshme për fillim investimesh. Kështu, burimet konfirmojnë se në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 19 mijë e 562 hektarë tokë, 41 objekte të ndërtuara, rreth 8 mijë hektarë troje të lira dhe 100 mijë hektarë tokë joproduktive e refuzuar nga fermerët, pasi ka qenë zallishte e nuk mund të mbillej, të cilat do t&amp;#8217;i vihen në përdorim paketës &amp;#8220;Shqipëria, një euro&amp;#8221;. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Rexhep Sharra, tha dje se 19,5 mijë hektarët dhe pjesa e 8 mijë hektarëve troje të lira ishte evidentuar nga puna e strukturave të ministrisë në zbatim të urdhrit të kryeministrit Sali Berisha për të bërë inventarin e tokave të lira. Por vetë ministria, ka pasur si aset rezervë pjesën e 100 mijë hektarëve tokë joproduktive, e cila është refuzuar nga fermerët, të cilën e ka shtuar në listën e tokës dhe të objekteve që do të vihen në dispozicion të investitorëve që do të jenë të gatshëm për të filluar investime serioze në Shqipëri. Në këto shifra, nuk janë përfshirë zonat e Kënetës së Durrësit, Tërbufit, Bathores, Torovicës etj., të cilat janë të zëna nga ndërtimet pa leje. Gjithashtu, nuk janë përfshirë në këtë shifër tokash të lira, as tokat turistike. Vlen të theksohet se një pjesë mirë e tokave joproduktive janë kërkuar herë pas herë nga biznesmenë dhe investitorë të ndryshëm për t&amp;#8217;u mbjellë me bimë mjekësore, por kjo kërkesë nuk është pranuar e mund të pranohet tashmë. Duhet thënë se ministri ka ngritur grupin e punës për inventarizimin e gjithë pasurisë, në zbatim të urdhrit të kryeministrit Berisha për gjendjen e tokave të lira shtetërorë, duke u marrë me sistemimin e të gjitha aseteve që mund të vërë në dispozicion. &amp;#8220;Jemi të bindur që kemi asetin kryesor, tokën që mund t&amp;#8217;ia vëmë në dispozicion biznesit, që mund ta përdorin për vreshta etj. Përveçse do të përfitojnë nga një euro, mund dhe të subvencionohen më vonë nga Ministria e Bujqësisë, nëse grupohen në kooperativa për zhvillimin e vreshtave, pemëtarisë, bimëve medicinale, blegtorisë etj&amp;#8221;, - ka thënë Gjana pak ditë më parë. Në Shqipëri ekzistojnë shembuj të përdorimit të kësaj toke inproduktive, siç është vepruar në Krajë të Zadrimës, ku toka e refuzuar është përdorur për vresht. Tashmë deri më 10 shtator kur është përcaktuar edhe afati që ministrat e qeverisë të paraqesin në Këshillin e Ministrave, një paketë masash për zbatimin e nismës &amp;#8220;Shqipëria, një euro&amp;#8221;, duket se të tjera të dhëna do të dalin për t&amp;#8217;ju vënë në dispozicion investitorëve të huaj dhe vendës. Shefi i qeverisë tha në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, se për të tërhequr investitorët e huaj do të krijohen lehtësira të tilla, ku çdo gjë apo shërbim do të jetë në vlerën e një euroje. Ndërsa këshilltari i kryeministrit, Selami Xhepa, ka sqaruar se nëpërmjet kësaj nisme nuk po jepet falas asnjë aset shtetëror. &amp;#8220;Nuk po i japim në pronësi askujt falas asetet shtetërore; nuk po shesim Shqipërinë me një euro, siç përpiqen ta etiketojnë në disa raste, qoftë dhe duke përdorur thonjëzat në titujt e shkrimeve. Iniciativa jonë qeveritare synon të vërë në shfrytëzim asetet e vendit, përkundrejt tarifave simbolike, t&amp;#8217;i vërë ato në dobi të ekonomisë dhe të interesit të përgjithshëm. Për ata që dëshirojnë politikë dhe i kanë dhënë ngjyra politike këtij debati, duhet theksuar se qeverisja e PD-së nuk zbaton për herë të parë politika nxitëse dhe favorizuese për të nxitur investimet private. Në fillim të viteve 90, ne ofronim një sërë lehtësish fiskale si përjashtim nga tatimi mbi fitimin për pesë vjet, zbritje tatimi mbi fitimin për fitimet e riinvestuara, përjashtime nga tarifat doganore për mallrat e investimit etj. Pavarësisht debatit mes studiuesve se sa efektive ishin ato, nuk ka dyshim se ato shërbyen si një katalist i jashtëzakonshëm për sipërmarrjen private dhe krijimin e mijëra firmave në vend&amp;#8221;, - tha Xhepa gjatë një komenti.

Sipërfaqet dhe llojet e tokave që ofrohen për investitorët nga qeveria

19 mijë e 562 hektarë tokë e lirë

41 objekte

8 mijë hektarë troje të lira dhe

100 mijë hektarë tokë jo produktive e refuzuar nga fermerët
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

Shqiperia 1 Euro, Kusurin Mbaje
Nga Alban Bala

Ky titull nuk synon te zhvleresoje nismen e qeverise se re shqiptare, e cila ne kete hap eshte ndoshta e vonuar ne krahasim me shtete te tjera ne rajon. Oferta e qeverise “Shqiperia 1 Euro” ne lidhje me investimet e huaja i hap rrugen zgjerimit te rrethit te ndermarrjeve prodhuese ne vend, punesimit me te madh te shqiptareve, rritjes se kapaciteteve dhe know-how-it, rritjes se besueshmerise se Shqiperise ne arenen nderkombetare si treg dhe si mjedis ekonomik zhvillimi.

Por prapashtesa “Kusurin Mbaje” reflekton psikologjine se ciles i nenshtrohet shumica e qytetareve ne kete vend kur ka nevoje te bleje sherbime publike.

Edhe pse vullneti politik ne shume pika ka njohur forcim te kerkeses per respektim te ligjit, ende ne shume qendra sherbimesh, sidomos ne ato qe kane te bejne me biznesin, ndjeshmeria ndaj kesaj fryme te re politike eshte ende e zbehte.

Maksimumi i reaksionit te prodhuar deri me tani eshte nje fryme pasigurie tek administrata e ulet, gje qe ne fakt ka shkaktuar thellimin e apatise ne zbatimin e detyrimit ligjor te zyrtarit dhe perkeqesime ne permbushjen e afateve ligjore per kryerjen e sherbimit. E gjitha kjo ne emer te respektimit me te mire te ligjit.

Kjo nisme, qe ia vlen te pershendetet per vleren e madhe morale qe perhap ne favor te vendit, rrezikohet gjithsesi nga nje seri sfidash.

E para, per te mos ndeshkuar biznesin kombetar dhe ne menyre qe te garantoje te njejtat incentiva per te gjithe investitoret- e huaj apo vendas, kjo nisme do te mbetet simbolike ne oferte.
E dyta, qeveria nuk besoj se eshte shume e njohur me asetet qe ajo zoteron. Ka nje ligj, i cili e pengon qeverine....

Vazhdimi i artikullit gjendet ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=274
 

MLK

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

Ja dhe nje tjeter budallallik i nxjerre nga goja e kryeminitrit tone Berisha /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kryeministri shqiptar Berisha gjatë vizites në Gazetë : “Biznes për të gjithë”


“Ejani të investoni në Shqipëri”






--------------------------------------------------------------------------------

BARI

Vitin e kaluar në të njëjtën ditë me inagurimin e edicionit të 69 të Fiera del Levante, Sali Berisha bëntë betimin në Shqipëri si kryeministër. Në distancën prej një viti kryeministri Berisha vjen në Bari me një shprehje të kënaqur.
Shqipëria e tij ka filluar dalëngadalë të rilindë , të eci pas shumë viteve qëndrimi në vend. Dhe Berisha është këtu për ta “shitur”. Dje në mëngjes para se të merrte pjesë në Fiera Del Levante, Kryeministri shqiptar Berisha ka takuar në hotel “Palace” Kryeministrin italian Romano Prodi. Një takim i shumë i frytshëm ka komentuar kryeministri shqiptar. Nga ana e tij kryeministri italian u ka shpjeguar gazetarëve rezultatet e takimit. “Kemi vendosur, ka shpjeguar Prodi të intensifikojmë bashkëpunimin tashmë të konsoliduar dhe në veçanti të rrisim investimet. Prodi ka theksuar gjithashtu se “Shqipëria të bëhet porti i madh i Ballkanit. Duket se fjalimi i Prodit i ka pëlqyer Berishës: “Prodi ka nënvizuar se kosto për të hyrë në Europë i vendeve të vogla si i yni (Shqipëria) përfaqson vetëm 1.1% të pasurisë së përgjithshme të Unionit. Dhe kjo do të thotë se të tërheqësh vende të tilla nuk përbën ndonjë problem të madh.”
Sot Sali Berisha ka vizituar redaksinë e “Gazetta del Mezzogiorno”, i shoqëruar nga Ministri i Energjisë Genc Ruli, ambasadori italian në Tiranë Massimo Ianucci, nga këshilltari i tij ekonomik Neritan Sejamini.
Kryeministri shqiptar ka folur gjate për mrekullinë shqiptare (6% rritje e prodhimit të përgjithshëm bruto). Kur Drejtori Lino Patruno, zevendësdrejtori Giusepe De Tomaso e kanë pyetur se si ishte e mundur, kryeministri është përgjigjur: Nëpërmjet luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër skafeve dhe trafikantëve të qënieve njerëzore, të cilët për vite me rradhë janë endur mes dy brigjeve të Adriatikut duke përfituar nga udhëtimet e dhimbjes të mijëra të dëshpëruarve.
Berisha foli më tej për luftën kundër korrupsionit. Është një histori të cilën kryeministri e tregon gjithnjë me kënaqësi Menjëherë pas ardhjes në detyrë, kryeministri Berisha ka shpërndarë numrin e tij të celularit dhe ka ftuar njerëzit për të sinjalizuar në lidhje me zyrtarët që shëndronin të drejtat e qytetarëve në ndere, duke kërkur në shkëmbim para.
Sigurisht që kjo gjetje e Berishës nuk i ka kënaqur të gjithë “Ka që mund të jenë të pakënaqur thotë kryeministri, por shumica e njerëzve janë të kënaqur sepse ishin të lodhur duke jetuar në hije”. Por kanceri i ekonomisë ilegale ende nuk është shëruar. Vetë Berisha pranoi se ndërmjet ekonomisë legale dhe asaj që po zhytet në ilegalitet ose ilegale raporti është 1 me 1,4.
Kur drejtori e pyeti se si mund t’ju ndihmojë Italia. Kryeministri nuk hezitojë të thoshte “Të investojë, të investojë, të investojë”. Midis sipërmarrësve të huaj që operojnë tashmë në Shqipëri, italianët zënë gjysmën e tyre. Midis këtyre 1.80 % janë puliezë (jo rastësisht presidenti i Shoqërisë së Sipërmarrësve italianë në Shqipëri është një puliez Giovanni De Gennaro).
Të investojnë. Të investojnë.
Shtysë për këtë do të jetë vendosja e taksave të ulëta. Është një inisiativë e përmbledhur në sloganin “Shqipëria një euro” “Që do të thotë, shpjegon Berisha, që të gjithë investitorët puliezë dhe ata të huaj do të gjejnë në Shqipëri lehtësi si askund tjetër në Europë. Jemi duke adoptuar standartet më liberale për investitorët. Një investitor puliez mund të gjejë në Shqipëri shumë shpejt një kontratë, tokën ujin, shërbimet për vetëm 1 euro. Shqipëria do të bëhet parajsa e Ballkanit: fjalë kryeministri.

Marrë nga Gazzetta dell Mezzogiorno
 

pompa

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

keto jane brockulla...biznesi ka nevoja te tjera. ka nevoje per politika te qarta taksimi, lehtesime ne taksim, sistem ligjor efikas, elektricitet, infrastrukture..

edhe 1 euro eshte shume kur nuk merr drita per 24 ore lol
 

MLK

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

Nje biznesmen i vertete nuk ben kurre pyetje naive apo evazive, e rrjedhimisht pret pergjigje te qarta, pasi ne funksion te tyre mer deçizionet per investimet apo strategjine e ardheshme te bizneseve te tij.

Imagjinoni te pergjigjesh si sharlatan perpara nje grupi biznesmenesh te cilet para se te hyjne ne kete takim jan septik per tregun shqiptar!

Kur Berisha pyetet se si ka mundesi qe Shqiperia ka nje zhvillim prej +6% ne vit te PNB, pergjigjia eshte: ne saje te luftes kundra krimit te organizuar, gomoneve...

Kur pyetet se ç'fare ka ndryshuar ne luften kundra korrupsionit ai pergjigjet : kam ber publik numrin e celularit qe te me marin ne telefon ata qe kane ankesa /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ore ky eshte ne fiqir te kokes apo ka rrjedhur /pf/images/graemlins/laugh.gif
Keto budalliqe si han dot as militantet me te flakte te PD e jo biznesmenet italiane te cilet duhet te marin riskun te len Italine e te investojne parate e tyre ne nje vend si Shqiperia /pf/images/graemlins/angel.gif

Ne çdo tre fjale ky njeri behet kontradiktore me vetveten e nuk ka asnje lloj kredibiliteti /pf/images/graemlins/idea.gif
Si mund te besh atraktiv ekonomine e nje vendi kur nuk sjell asgje argument bindes aq me teper kur nuk e shoqeron me asnje fakt i cili mund te sherbeje si prove per argumentin ne fjale?! /pf/images/graemlins/angel.gif
 

pompa

Primus registratum
Re: Joshje per investitoret e huaj????

e mire o mire. po keshtu eshte kur vjen ne krye te qeverise nje mjek..dhe jo vetem ajo, po nuk ka as ndonje ekip persembari qe te kete mundesi te formuloje politika ekonomike. ne jemi si zezaket e amerikes, qe shtypja dhe izolimi shume vjecar na pengojne ne ndertimin e se ardhmes. bagazhi yne eshte aq i rende sa nuk shkulemi dot nga vendi.
 

MLK

Primus registratum
Raporti, Shqipëria rrezik të lartë për investiet

Kompania shtetërore italiane, që mbështet investitorët, tregon nivel të lartë rreziku në investimet në Shqipëri

Raporti, Shqipëria, me rrezik të lartë për investimet


Eltion Hoxha

TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me riskun më të lartë për sa i përket sferës së investimeve. Institucione ndërkombëtare e konsiderojnë Shqipërinë një vend ku investimet janë të ekspozuara ndaj rreziqeve. Kompania shtetërore italiane, SACE, e cila orienton sipërmarrjet italiane në investimet e tyre jashtë vendit, e rendit Shqipërinë në një nga vendet me risk të lartë për të investuar. Shoqëria italiane, duke iu referuar edhe një studimi të Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, (OECD) e klasifikon Shqipërinë vetëm një shkallë më poshtë Afganistanit, për sa i përket nivelit të rrezikut.
Raporti
Departamenti i Kërkimeve Ekonomike pranë “SACE”, ka bërë një studim të publikuar në gusht për të gjitha vendet e botës, për sa i përket sigurisë së investimeve. Ajo i është referuar studimit të OECD-së, për sa i përket klasifikimit të vendeve sipas riskut, Shqipëria renditet me riskun 6, ose një shkallë më poshtë se niveli maksimal i tij. Në renditjen e vendeve ballkanike, vendi ynë lë pas vetëm Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, të cilat janë vlerësuar me riskun maksimal të nivelit shtatë. Studimi i “SACE” në kolonën ku flitet për termat e sigurisë, e cilëson Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj kufizimeve. Kjo do të thotë që, megjithëse në vend ka siguri, ai mund të jetë i varur nga kufizimet, të cilat bazohen te risku publik, ai i sektorit bankar, i korporatave, kufizimet financiare të vendit etj. Studimi bën një ndarje mes riskut publik dhe atij privat. Sipas “SACE”, risku publik është i hapur ndaj sigurisë, por është brenda kufizimeve të caktuara në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ky risk përfaqëson vështirësitë që një qeveri mund të hasë në mospagesat e borxheve që ka ndaj shteteve ose kompanive të ndryshme ose rreziqeve që kompanitë ndërkombëtare mund të hasin me riskun e normave të interesit, riskun e çmimeve, të likuiditetit etj. Ndërsa për sa i përket risku privat, organizata italiane citon se ai evidentohet rast pas rasti. Në këtë klasifikim, vendi ynë është në të njëjtat nivele me Bosnje e Hercegovinën. Vende si Bullgaria, Rumania, Maqedonia dhe Rusia janë konsideruar nga OECD-ja si vende me risk të nivelit të katërt.

Profili
“SACE” është kompani sigurimesh, e cila mbështet bizneset italiane në mbarë botën. Kompania merret me sigurime dhe risigurime, si dhe garanton risqe politike dhe tregtare të cilat ndikojnë eksportet dhe investimet e ndërmarrjeve italiane. “SACE” është kompani shtetërore, me pronar Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, kjo shoqëri ka realizuar një fitim prej 152,1 milionë eurosh.
 

pompa

Primus registratum
Re: Raporti, Shqipëria rrezik të lartë për investiet

po kjo ndodhia e koheve te fundit me albatros i jep nje sinjal bizneseve te huaja 100 me te qarte se ky studimi..rrini larg
 

Daniel H

Primus registratum
Investimet e huaja, te parafundit në rajon

Raporti i Kombeve të Bashkuara për investimet e huaja tregon se Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë

Investimet e huaja, Shqipëria, e parafundit në rajon

Për vitin 2005, Shqipëria ka thithur rreth 81 milionë USD më pak së një vit më parë


Eltion Hoxha

Investimet direkte të huaja në Shqipëri kanë firuar nga viti në vit. Një raport i publikuar në konferencën për tregti dhe zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe i hartuar nga raporti botëror i investimeve për vitin 2006, e rendit Shqipërinë të parafundit në rajon për sa i përket investimeve të huaja. Për vitin 2005, në Shqipëri janë investuar nga institucione dhe kompani ndërkombëtare 260 milionë dollarë ose rreth 213 milionë euro. Në një kohë që raportet zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2004 investimet direkte të huaja në vendin tonë arritën në rreth 263 milionë euro ose 65 milionë euro (81 milionë USD) më shumë se viti që lamë pas. Megjithëse raporti i Kombeve të Bashkuara tregon për një tendencë globale në rritje të investimeve të huaja, vendi ynë nuk ka mundur të përfitojë shumë. Kështu, në mbarë globin investimet e huaja për vitin 2005 arritën në rreth 916 miliardë dollarë. Në raport citohet se një faktor i madh që ka kontribuar në këtë rritje të fortë ishte një rritje e tregut në të ardhurat e vendeve të zhvilluara. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbetën edhe një herë magneti kryesor i thithjes së investimeve direkte të huaja me 442 miliardë dollarë ose thuajse gjysma e investimeve të tërë globit për vitin 2005. Raportet zyrtare të institucioneve shqiptare bëjnë të ditur se zëri kryesor i investimeve të huaja në vend janë privatizimet. Për vitin 2005, në Shqipëri u bënë disa privatizime prej rreth 25 milionë eurosh në sektorin bankar, ndërkohë që u anulua kontrata e blerjes prej 120 milionë eurosh e kompanisë së telefonisë fikse”Albtelekom”.
Rajoni
Vendin e fundit në rajonin tonë për investimet direkte të huaja për vitin 2005 e zuri Maqedonia me 100 milionë dollarë, nga 157 milionë dollarë të investuara në vitin 2004. Ky shtet ndiqet nga Shqipëria me 260 milionë dollarë të investuara gjatë vitit të kaluar ose 81 milionë dollarë më pak se në 2004-ën. Ndërkohë që Bosnje e Hercegovina me të gjitha problemet e brendshme që e karakterizojnë, ka arritur të thithë 300 milionë dollarë investime direkte nga jashtë për vitin 2005. Serbia e Mali i Zi, së bashku, kanë arritur të thithin 1,48 miliardë dollarë investime të huaja direkte, ndërsa Kroacia rreth 1,69 miliardë dollarë. Bullgaria dhe Rumania, të cilat do t’i bashkohen në fillim të vitit të ardhshëm Bashkimit Evropian, kanë shënuar shifra të kënaqshme të investimeve të huaja. Kështu, për vitin 2005 Bullgari ka thithur rreth 6,3 miliardë dollarë dhe Rumania 2,2 miliardë dollarë. Në total investimet direkte të huaja në Evropën Juglindore për vitin 2005 shënuan rritje, duke arritur në 13,3 miliardë dollarë.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Investimet e huaja, te parafundit në rajon

Kur krahason 260 milione dollare me 1.48 te Serbise dhe 1.69 te kroacise (nuk po i hyjme krahasimit me Bullgarine dhe Rumanine) e kupton sa qesharake eshte shifra e investuar tek ne. 260 milione USD i thone rreth 85 USD per banor. Nga shifra prej 13.3 miliarde ne na ka taku 260 milion ose 1.95%.
E nderkohe ne merremi me dosjet dhe te kaluaren!!! /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 
Top