Investimet e huaja dhe tregu shqiptar?

Santiago

Primus registratum
Re: Investimet e huaja, te parafundit në rajon

Shqiperia 1(nji) euro ka me e rregullu muhabetin..... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Investimet e huaja, te parafundit në rajon

Duke pare linkun e me poshtem, i them vetes, me te tilla rezultate zyrtare dhe te ditura nga gjithe bota, si munden te huajt te investojne ne shqiperi....

Sigurisht shqiperia eshte vetem ne vendin e 111 /pf/images/graemlins/laugh.gif mund te ishte edhe me poshte /pf/images/graemlins/laugh.gif

ne kete link keni te klasifikuara vendet e botes sipas nivelit te korrupsjoni /pf/images/graemlins/laugh.gif
ata qe jane ne fillim jane me pak te korruptuarit, sa me shume zbret aq me shume te korruptuar jane..

enjoy:
http://www.transparency.org/policy_research/surveys_indices/cpi/2006
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Investimet e huaja dhe tregu shqiptar?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa i afte dhe i gatshem eshte tregu shqiptar te terheqe investime te huaja? Mbase jo ne nivelin e Hungarise dhe Polonise, por te pakten ne nivelin e vendeve qe sapo u pranuan ne Nato, Bullgarise dhe Rumanise!
Kam degjuar se po flitet paksa shume per kete teme ne mediat shqiptare, se gjoja jemi kthyer ne vend shume terheqes per investuesit e huaj! Ju c'mendim kemi per kete problem?

[/ QUOTE ]Mua s`me eshte e qarte fare...ç`kuptoni ju me tregun shqiptar?
Nese mendoni se sa te huaj blejne ne shqiperi...ne tregfun shqiptar...atwehere po ju them qe ka shume qe e bejne kete gje.Se ç`blejne dhe sae si e paguajne blerjen qe bejne... kete s`kam nevoje t`ua them!Kur mishi i gjalle shitet 5 dollar ne ore,per ate te therurin...dihet qe shitet falas...INvestimet e huaja jane te huaja dhe per interesa te huaja...
Nuk jam pesimist se investimeve te huaja ne shqiptaret do ua nxjerriom pak profit meqe ata kerkojne ke ne ate qe s`e kane.
Tregu i lire kerkon dhe tregeti te lire te çdo malli qe konsumatori ne treg e kerkon,e porosite dhe e paguan...pike!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Investimet e huaja dhe tregu shqiptar?

Miratohet projektligji për koncesionet

Qeveria ka miratuar dje ligjin e koncesioneve. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga parlamenti që të miratoj këtë ligj në fund të këtij viti për shkak të kërkesave të shumta. Në mbledhjen e këshillit të ministrave, Berisha ka bërë të ditur hartimin e projektligjit për koncesionet dhe partneritetin privat-publik. Me aplikimin e këtij ligji, qeveritarët vendorë do munden të përdorin pasuritë publike, të kryejnë vepra publike në partneritet me sektorin privat. Sipas Berishës, ky ligj në dallim nga ligji i mëparshëm, vendos në baza të plota, inisiativën "Shqipëria, një euro", dhe e bën atë një proces tërësisht transparent dhe të bazuar në kushte të qarta ligjore.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Investimet e huaja dhe tregu shqiptar?

Kur hallet e shtëpisë dalin në "Pazar"

Gazeta Shqip

Kurioziteti i radhës vjen nga Shqipëria, vendi i dytë më i varfër në Evropë ka deri në 12 orë mungesë të energjisë elektrike. Ky lajm ka shëtitur ditët e fundit në të gjitha tryezat e lexuesve të rregullt të periodikes britanike "The Economist". Revista prestigjioze ekonomiko-politike ka bërë që të palarat e krizës energjetike në Shqipëri të marrin dhenë edhe pse një fjalë popullore e jona thotë se "rrobat e palara nuk nxirren asnjëherë në oborr". Por tashmë kjo ka ndodhur, "The Economist" i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës energjetike në Shqipëri, duke shpalosur për lexuesit e saj në të gjithë botën, çarçafin e errët që ka mbuluar Shqipërinë që prej më shumë se dy muajsh. Pasojat nuk mund të jenë pozitive, aq më tepër kur artikuj të tillë lexohen nga investitorët e huaj, apo sipërmarrës me ambicie që janë në kërkim të ishujve të pazbuluar të kapitalizmit. Është e frikshme, ndoshta absurde dhe argëtuese për një qytetar evropian të lexojë aventurat elektrike të shqiptarëve në shekullin XX1. Kjo anomali kolektive, përveçse do të stepte çdo investitor të huaj për të derdhur paratë e tij në Shqipëri, mund të na klasifikonte pa frikë në vendet e botës së tretë, një pjesë e të cilave e kanë zgjidhur problemin e energjisë elektrike, duke e blerë atë në supermarket, siç ka rrëfyer qytetari nga Sudani, Nadir Mohamed (për koincidencë përfaqësues i misionit të BB-së në Shqipëri), i cili në një bisedë të lirë me gazetarët ka pohuar risinë më të fundit që ka mbërritur në Afrikën e largët dhe që duhet adoptuar nga shqiptarët.
 
E

ernalt

Guest
Investimet e huaja, te parafundit në rajon

Raporti i Kombeve të Bashkuara për investimet e huaja tregon se Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë

Investimet e huaja, Shqipëria, e parafundit në rajon

Për vitin 2005, Shqipëria ka thithur rreth 81 milionë USD më pak së një vit më parë

Eltion Hoxha

Investimet direkte të huaja në Shqipëri kanë firuar nga viti në vit. Një raport i publikuar në konferencën për tregti dhe zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe i hartuar nga raporti botëror i investimeve për vitin 2006, e rendit Shqipërinë të parafundit në rajon për sa i përket investimeve të huaja. Për vitin 2005, në Shqipëri janë investuar nga institucione dhe kompani ndërkombëtare 260 milionë dollarë ose rreth 213 milionë euro. Në një kohë që raportet zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2004 investimet direkte të huaja në vendin tonë arritën në rreth 263 milionë euro ose 65 milionë euro (81 milionë USD) më shumë se viti që lamë pas. Megjithëse raporti i Kombeve të Bashkuara tregon për një tendencë globale në rritje të investimeve të huaja, vendi ynë nuk ka mundur të përfitojë shumë. Kështu, në mbarë globin investimet e huaja për vitin 2005 arritën në rreth 916 miliardë dollarë. Në raport citohet se një faktor i madh që ka kontribuar në këtë rritje të fortë ishte një rritje e tregut në të ardhurat e vendeve të zhvilluara. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbetën edhe një herë magneti kryesor i thithjes së investimeve direkte të huaja me 442 miliardë dollarë ose thuajse gjysma e investimeve të tërë globit për vitin 2005. Raportet zyrtare të institucioneve shqiptare bëjnë të ditur se zëri kryesor i investimeve të huaja në vend janë privatizimet. Për vitin 2005, në Shqipëri u bënë disa privatizime prej rreth 25 milionë eurosh në sektorin bankar, ndërkohë që u anulua kontrata e blerjes prej 120 milionë eurosh e kompanisë së telefonisë fikse”Albtelekom”.
Rajoni
Vendin e fundit në rajonin tonë për investimet direkte të huaja për vitin 2005 e zuri Maqedonia me 100 milionë dollarë, nga 157 milionë dollarë të investuara në vitin 2004. Ky shtet ndiqet nga Shqipëria me 260 milionë dollarë të investuara gjatë vitit të kaluar ose 81 milionë dollarë më pak se në 2004-ën. Ndërkohë që Bosnje e Hercegovina me të gjitha problemet e brendshme që e karakterizojnë, ka arritur të thithë 300 milionë dollarë investime direkte nga jashtë për vitin 2005. Serbia e Mali i Zi, së bashku, kanë arritur të thithin 1,48 miliardë dollarë investime të huaja direkte, ndërsa Kroacia rreth 1,69 miliardë dollarë. Bullgaria dhe Rumania, të cilat do t’i bashkohen në fillim të vitit të ardhshëm Bashkimit Evropian, kanë shënuar shifra të kënaqshme të investimeve të huaja. Kështu, për vitin 2005 Bullgari ka thithur rreth 6,3 miliardë dollarë dhe Rumania 2,2 miliardë dollarë. Në total investimet direkte të huaja në Evropën Juglindore për vitin 2005 shënuan rritje, duke arritur në 13,3 miliardë dollarë.
 
Top