Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!
Fillimisht postuar nga saves the day:
[qb]
...pse ka lidhje me ariun nje treg i terhequr dhe i dominuar nga nje ekonomi me nderhyrje shteterore dhe pse ka lidhje me demin nje treg i mbeshtetur ne ekonomi te hapur dhe liberale?
Kush tha qe bear market karakterizohet nga nderhyrje shteterore ne ekonomi, dhe bull market eshte treg i mbeshtetur ne ekonomi te hapur dhe liberale? Ne te dyja rastet shteti tregon pothuajse te njejten sasi nderhyrje (psh interesat) ..apo jo? [/qb]
Bull market -> treg ne rritje
Bear market -> treg i terhequr
Perceptimi i nje tregu qe i rritet vlera sinonimizohet me ane te demit, kurse perecptimi i kundert i nje nje tregu ne renie zhargonizohet me ane te ariut.
Aresyeja si ka lindur ky zhargon eshte krejt e paqarte, por thuhet se ka te beje me menyren se si ndeshen demi dhe ariu.
Tani sa i perket nderhyrjes se shtetit ti e the vete nje fakt: interesi. Kjo eshte ne dukje. Ne thellesi ka nje korrelim kohor kur shteti shpenzon shume per administrate dhe per lufte me tregun e terhequr. Kjo vjen nga perceptimi i drejte qe kane tregtaret per nje ekonomi qe ndodhet vazhdimisht nen trysnine e politikes. Gjate luftes se ftohte tregu ka pasur keto karakteristika. Perballe sovjeteve duheshin shpenzime te medha. Megjithate pas vendosjes se raketave ne evrope ne vitet 80-te te shekullit te kaluar tregu perjetoi shenja te qarta te nje pavaresie nga politika, por u rrezua ne tetor 1987.
Ne te kundert pas renies se murit te Berlinit kudo filluan privatizimet dhe me vone bashkimi i korporatave qe ktheyn situaten qartas ne favorin e nje ekonomie te lire dhe te pa rregulluar. Kjo solli komitetin e Baselit qe vendos kapitale dysheme per firmat e medha me ane te nje formule, qe per here te pare ne historine boterore mundohet ta vendosi riskun ekonomik ne baza shkencore. Kjo eshte e mundur vetem ne tregun e hapur dhe te lire. Vendosja e dyshemese nuk e heq lirine sepse formula bazohet ne disa parametra dinamike. Sidoqofte vitet e 90-ta te shekullit te kaluar u karakterizuan nga nje treg me shenja rritjeje dhe me vone ne nje treg qe vetem rritej derisa kaloi ne "piramidat e ekonomise se re" (qe ne e dime shume mire nga pervoja jone ne Shqiperi) qe me ne fund solli rrezimin e marsit 2000.
Tani kemi situaten kur shteti amerikan po i kthehet shpenzimeve te pamata dhe tregu eshte i tmerruar nga kjo politike. Dyshimi eshte baza e nje tregu te terhequr, pasiguria. Ekonomia eshte shume e brishte per tu qeverisur nga politika. Kam dyshimin qe Enron etj. ishin shembuj per sjellje me te ashper te shtetit ndaj politikes. A eshte bere me qellim apo jo, per kete duhet ta dine me mire Alan Greenspan dhe bisedat e tij me administraten konservatore.
Kthimi ne ekonomine e lire eshte nje ender qe mund te realizohet vetem ne periudhen midis dy shtrengimeve politike. Jane keto intervale te shkurtra kur ekonomia dhe tregu karakterizohen nga optimizmi.