Re: INTER-land
Pershendetje cuna!
I kam lexuar te gjitha postimet tuaja, per fat te keq mungesa e kohes nuk me ka lejuar te jem aktiv si me pare, por gjithsesi INTER-in nuk e le kurre pa ndjekur :thumbsup:
Pas fitoreve 3-1 ne kampionat perballe Udinese-s dhe 1-5 ne Valencia, ku vec te tjerave u vune re "mrekullite" e Adriano-s dhe "zhbllokimi" me ne fund i Bobo Vieri-t (2 gola), INTER behet gati per derby-n nr. 258 te Milano-s, per javen e shtate te Serise A.
2 fjale per "show-n" e "Mestalla-s"...
Dy vjet me pare (kur na drejtonte Cuper), kur i eliminonim nga cerekfinalet e Champions League, te gjithe (drejtuesit dhe lojtaret e spanjolleve, shtypi i tyre etj) na akuzonin per loje anti-futboll, per skema taktike te vjetra loje, per rikthimin e "catenacio-s" se vjeter e te njohur italian. Bobo u shenoi ne te dyja ndeshjet (1-0 ne Milano dhe 2-1 per ta ne fushen e tyre), ne momentin kur shenoi golin e avantazhit provizor e duke siguruar kualifikimin per me tej ne ndeshjen e kthimit, ua "mbylli gojen" publikut vendas, e ne rrjedhen e asaj sfide na e demtuan me vetedije te plote, duke kompromentuar rrjedhen e fazes finale te sezonit (kujtoni derby-t me Milan-in ne gjysmefinale, ku na eliminuan turpshem me 2 barazime). E cfare mund te bente ekipi ne ato momente ? Ne nje avantazh te atille, e duke ditur se LEADER-i sapo ishte demtuar rende, e forcat ofensive ishin dobesuar mjaft, vec mbajtjes se atij rezultati te cmuar, c'mund te behej ?
Kthehemi te sfida e se merkures.
Qysh ne minutat e para, publiku vendas ofendon Vieri-n pa pushim, e vershellen pa rreshtur, por ai mbetet nje profesionist, nuk ua vinte veshin, ish mesuar me ta.
Donin futboll ? Spektakel ? Loje terheqese ? Gola ?
- Ja tek i kane ! Plot 5 ! E kush nuk mbeti pa shenuar ?!
Pa harruar minuten e 49-te, kur Bobo vendos qetesine edhe nje here tjeter ne po te njejtin stadium. E serish e vershellyen kur u zevendesua, por serish s'ka gje, ai tashme u "zhbllokua", edhe nje here tjeter "Mestalla" kthehet ne fushen e tij.
Kujtoj deklaratat e presidentit spanjoll Jaime Orti, i cili ishte i pari ne akuza e ofendime ne drejtim te zikalterve, kur shihte skuadren e tij te eliminohej dy vjet me pare ndoshta pa merite ( ? ) ... Madje donte t'i drejohej edhe UEFA-s, kerkonte ndeshkime, kualifikim ne tavoline, e nje "thes" me endrra te thyera ne mes... Le t'i marrim si te mireqena ato deklarata, me siguri ka qene nje moment deshperimi, merzitje e siper.
Po tani ?! C'mund te thone ?!
Le ta njohin mire INTER-in, se kush eshte e cfare mund te beje me potencialin e tij te plote.
Shpresoj te mos iu kem merzitur me keto fjale, ndoshta u zgjata shume, por mendoj se ishte e nevojshme, besoj se ka qene nje "revolte" e brendshme e cdo interisti pas asaj nate te magjishme, e kujtdo qe i ka ato ngjyra ne zemer, e "vuan" prej vitesh per kete skuader.
Arbiter i sfides se te dieles ne mbremje do te jete Roberto Rosetti. Ne rastet kur "prites" jane konsideruar kuqezinjte, bilanci eshte ky: Fitore bbilan 22, Barazime 21, Fitore INTER 27. Ne qender te mbrojtjes do te jene vetem Materazzi e Cordoba (Burdisso i padisponueshem), gjithsesi duket se Mancini e ka gjetur zgjidhjen: vendosja e "shkaterruesve" Cambiasso ose C.Zanetti perpara mbrojtjes me duket nje ide e shkelqyer per te ndihmuar repartin e terhequr, qe kishte probleme te shumta deri me tani. Mbi 79 mije spektatore do te jene te pranishem ne "Giuseppe Meazza", nder te cilet rreth 52 mije jane te abonuar te bbilan-it.
Uroj nje fitore ne derby, per ta vazhduar kete moment te shkelqyer dhe per te mos humbur ritmin e kundershtareve, ne menyre qe mos te shkeputen shume, megjithese jane ende javet e para dhe gjithcka mund te ndodhe.
Le te behen gati bbilanistat, as arbitrat e Gallian-qerosit nuk do te mund t'i shpetojne dot... Djemte e Mancio-s tashme jane te pandalshem!
FORZA INTER !