Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

Lule^bore

Primus registratum
Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

Mendimi im pak nga te dyja dhe e lindur dhe e fituar varet nga gjenetika sic dhe nga ambjenti ku jeton njeriu.
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

Per mendimin tim eshte 50/50.
Gjysmen e kapacitetit te inteligjences e ke te lintur
( gjenetikisht te trasheguar ) kurse gjysmen tjeter e ke ne dore ti pastaj.
Nese je njeri indiferent ndaj asaje qe ndodh perreth teje mbetesh ne kufirin e 50 % qe e ke te lindur, nese je person aktiv, lexon, ushtrohesh fizikisht dhe perpiqesh te analizosh gjithcka ndodh perreth teje atehere mund te plotesosh cdo dite e me shume ate 50-shen tjeter.
100% nuk behesh kurre i zgjuar se sic thote populli:
"Sa do rrosh, do mesosh "

Per stimulimin e inteligjences mjeket rekomandojne:
1) te shkeputesh vazhdimisht nga rutina
2) aktivitet fizik... vrapi kryesisht
3) perdorim te here pas hereshme te vitaminave te peshkut
( me omega 3 )
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
sipas mendimit tim per inteligjencen e lindur jam rreth 55% ndersa per te fituar 45%,po te kultivohet inteligjenca e lindur kthehet ne inteligjence te fituar,eshte nje lidhje e pandashme
 

gangsterja

Primus registratum
Inteligjenca fitohet gjate jetes pasi njerezit me kalimin e viteve ndryshojne,dhe po me ta ndryshon edhe menyra e te menduarit,fillon te arsyetosh me teper,te mendosh me ndryshe,ta shohesh mbijetesen si nje lufte ku gjithkush deshiron per te jetuar.Inteligjen je kur e perdor trurin ne dobi te vetes dhe atyre qe te rrethojne dhe jo per budalliqe.
 

joetisti_

Locus omnem
njohuria fitohet, inteligjent lind. Por eshte e gabuar te mos pranosh se te gjithe jane inteligjent ne menyren e tyre.
Zakonisht na duket inteligjent/e ai person qe ka idete tona, qe na jep te drejte. Ai/ajo mund te quhet i pershtatshem per ty, por jo se vetem ky model te menduari ka inteligjece.

Mua kur degjoj fjalen inteligjence me vjen ne mendje nje njeri i mire.
 

odeon

Forumium maestatis
Truri eshte nje magazine qe po qe bosh nuk ka edhe çte jape, por kur magazina mbushet me informacion quhet e bekuar.
 

Alephh

Valoris scriptorum
Here pas here vihet nje shenje barazie midis inteligjences, eksperiences dhe dijes. Shumekush qe beson qe ajo fitohet jam e bindur se e sheh inteligjencen si zoterim i dijes, si pervoje. Eshte i padiskutueshem fakti qe pervetesimi i dijes dhe fitimi i pervojes se bashku me inteligjencen bejne nje trinom qe gjikujt nga ne do t'i siguronin suksesin ne jete, aftesine per te manaxhuar situata komplekse jetesore. Por inteligjenca lind...
 

Balahk

Locus omnem
Per mua inteligjent eshte ai person qe i kupton gjerat pa shume mundim.ai qe ka aftesin te mesoj edhe t'i pershtatet cdo lloj situate..se plote persona pa kete lloj aftesie,qe sa do jane perpjekur te mesojn,te zhvillojn trurin,por ne fund ka mbetur ne start,sepse kapaciteti dhe aftesia tyre deri aty arrin..nuk te ben vetem arsimimi inteligjent,sepse shume shume njerez nuk kane bere shkollen,por kane bere shkollen e jetes.nje person inteligjent mund ta dallosh edhe nga nje pune e vogel qe ne dukje mund te jete e thjesht.psh,nje njeri inteligjencen mund ta tregoj qofte edhe nga menyra se si lane enet.....dmth nje person inteligjent lind,edhe nuk ka se si te behet rruges.
 

joetisti_

Locus omnem
Te gjitheve na duket vetja inteligjent. Dhe madje une kur jam perfundimin, duke pare se gjate jetes s'kam patur dicka te me bente inteligjent, dhe meqe inteligjent ndihem :D, them se lind!
 
Last edited:

Balahk

Locus omnem
Ne fakt ne fakt,personi qe i duket vetja super inteligjent,eshte "badallai: se vetem ai nuk arrin te shoh,te njoh nivelin e inteligjences,dhe cdo gje ben,ben t'i duket vetja mbi... por inteligjenc tregon edhe kur pranon qe ka edhe te tjere qe dijn qe jane akoma edhe me te zgjuar se ti..
 
Top