Ideja e parë e njeriut.

manga

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

register entry: ==> IDE <==
1. dichka, si psh mendim ose koncept, i cili potencialisht ose aktualisht egziston n'mendje si prodhim i aktivitetit mental.
2. mendim, bindje, princip.
3. plan, skeme, metode.
4. esenca, thelbi e nji situate, gjendjeje.
5. nocion, mendim, deshire, pikpamje, perfytyrim, qellim; trill, anderr, tekë, fantazi.
6. (n'fillozofi)
platoni: prototipi, qenja korresponduese e t'ciles n'boten fenomenollogjike asht nji kop-je e paperkryeme.
kanti: koncept i arsyes, qi asht transcendent, por joempirik.
hegeli: e verteta absolute; prodhimi perfundimtar dhe komplet i arsyes.

me e perdore ashtin si arme, per nevoje t'ushqimit edhe t'mbrojtjes, asht ideja e pare e njerise. kjo ide ka pase si pasoje teknollogjine, e dilemat egzistojne edhe sot e ksaj dite - kjo ide ka ba qi, s'pari, njeriu me u ba njeri, e pastaj me e vrejte nji realitet jashte vehtes, me pase dichka mbi instiktin, me e pranue ose refuzue ata qi s'na e ka fale natyra/zoti, me hallakate dichka ma teper se sa vehtja...
 

manga

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga jula:
Une vazhdoj te mendoj se ideja e pare ishte ajo e bashkesise, komunitetit. Ishte IDE sepse tejkalonte natyren individualiste dhe agresive ndaj gjithkujt te imponuar nga nevoja.
shimpanzat jetojne n'grumbuj...bile edhe luajt jetojne n'grumbuj...per ma teper, ka edhe peshqi qi jetojne n'grumbuj...edhe per ma teper, elefantet largohen prej tufes kur ju vjen koha me dhane shpirt...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Ndoshta IDEja e pare e njeriut ka qene e nxitur nga ndjenjat e para. Ndoshta nga frika e te qeneit vetem ka patur edhe idene e pare. Njeriu i lashte ndoshta u ndje i vogel dhe i pambrojtur, dhe nxitoi ti bashkohej nje te ngjashmit te vet.
Me duket se jam dakort per Idene e Bashkesise/Mbrojtjes.

"Mirdita quhem Abel"
"Mirseerdhe, rehatou. Une jam Kaini"

(?????)
 

jula

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Kaini... /pf/images/graemlins/frown.gif
Ide praaaaa, ajo gjeja jo gjithnje e realizuar/realizueshme...

Ju lutem dhe nje here, mjaft me shembujt e shimpazese: Behet fjale per ndarje detyrash, per kodifikim rregullash, per hakmarrje kolektive, per fillesa negociatash, jo per ... çmorritje!
 
Re: Ideja e parë e njeriut.

Ideja e pare e njeriut ndoshta ka qene riprodhimi.Ec'mund te mendonte Adami dhe Eva tjeter vec kesaj?
 

mostro

Putraku
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga the opposite of you:
[qb]
2001-ape.jpg
[/qb]
Le ti bije kesaja deri sa te me vije nje mendim i dyte.apo si nikam dhe bukur ere!!anzi po kenoj dhe nji kong
Bjeri dajres dajrexhi
bjeri mor te lumte dora /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

manga

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
Le ti bije kesaja deri sa te me vije nje mendim i dyte.apo si nikam dhe bukur ere!!anzi po kenoj dhe nji kong
Bjeri dajres dajrexhi
bjeri mor te lumte dora /pf/images/graemlins/laugh.gif
:thumbsup: :rockband:
 

manga

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga - Neo -:
[qb] Te jete i pavdekshem! [/qb]
nc...n'fillim, njeri s'ka pase koncept t'kohes, e ma vone kur e muerr vesht qi koha rrjedh, njerit ja muerr mendja qi asht i pavdekshem - kujtoj faraonet me piramidat e tyne plot me ushqim per jeten e mapastajme, ose perandorin qin t'kines me ushtrine e nendheshme, ose fetaret modern me idene e jetes s'pasdekes...dmth, ideja e jetes s'pafundme asht mbrenda nesh - ndoshta asht noj relikt i shtazes n'ne, i shtazes qi e njeh veq t'tashmen, e jo t'kaluemen e t'ardhmen...
ide prej s'verteti kish me qene me e idejue konceptin e dekes n'kuptimin e zhdukjes, ku pas teje s'mbetet asgja hiq - nji zbrastine e thate...
 

manga

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga jula:
Kaini... /pf/images/graemlins/frown.gif
Ide praaaaa, ajo gjeja jo gjithnje e realizuar/realizueshme...

Ju lutem dhe nje here, mjaft me shembujt e shimpazese: Behet fjale per ndarje detyrash, per kodifikim rregullash, per hakmarrje kolektive, per fillesa negociatash, jo per ... çmorritje!
jula, ideja s'asht as rezultat i bashksise e as nuk linde per nevoje t'bashkesise; ideja asht pjelle e individit, per individin...shembujt me shimpanza i morra per me t'kallxue qi edhe n'boten e shimpanzave ka ndarje detyrash, kodifikim rregullash, hakmarrje kolektive e keso gjanash...bile, kso shembujsh gjen edhe te insektet: kujto sistemin shoqnor t'bleteve e t'milingonave...ka gjasa qi po s'e kuptove qi ideja asht e NJErit per NJErin, at'here m'duhet me zhdrype hala n'shkallet e botes shtazore - ndoshta gjer edhe te viruset...
 

roald

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Cila ka qënë ideja e parë në mendjen njerëzore????????
prima_felicita_uomo.jpg
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ideja e parë e njeriut.

Besoj se Amira ka dhene nje pergjigje me te sakte, idea e pare e njeriut varet nga hipoteza qe besoni se shpjegon me sakte origjinen e qenieve njerezore.
Sipas shume besimeve eshte vetmia, qe solli krijimin e femres, por sa prej nesh e pranojne kete pergjigje?!
Sipas teorise se evolucionit dhe atyre me te sofistikuara qe pasuan, IDEja lindi me zgjatjen e pare te dores per te perdorur mjete rrethanore per t'u mbrojtur, ushqyer apo ku e di une...
IDE-ja e pare qe pershkon cdo njeri te sotem kur lind eshte te qaje, nuk di nga gezimi, hidherimi apo dhimbja, por me vete i kemi bere nja dy llogaritje dhe nxjerre nje konkluzion qe i thirri mendjes te qante :wink:
 

Ema

Goddes
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga Blen[)i:
[qb] Cila ka qënë ideja e parë në mendjen njerëzore.
Ndoshta është e pamundur të zbulosh pikërisht këtë. [/qb]
Ideja e pare e Adamit: -Me duhet nje femer!
Ideja e pare e Eves: -Me duhet te thyej rregullat!

/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Dri hajrizi

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Pershendetje!

Per te dhene cfaredo shembulli mbi idene a idete e para te njeriut duhet nisur se pari prej dy teorive kryesor rrethe lindjes dhe formimit te njeriut.
1. Teoria e pare dhe me e vjeter: Njeriun e krijoj zoti.
2. Teoria e dyte ajo e evolucionit: Proces i ngadaleshem, i mundimshem, i gjate i zhvillimit te nje qenje shtazore ne nje qenje tjeter qe sot quhet njeri.
Ne qofte se nisemi nga teoria e pare atehere nuk duhen shume mend per te dhene shembuj e shembuj per idene e pare te njeriut. Secili individ mund te filloj te filozofoj rreth paragjykimeve, bindjeve, pervojave e dijeve vetanake dhe prej aty te nxjerri nje shembull rreth idese se pare te njeriut. Duke u nisur nga fakti se Zoti krijoj nje qenje intelegjente dhe mjafte mire te programuar.

Po qe se nisemi nga Teoria e evolucionit atehere gjerat komplikohen tej mase. Duhet pranur faktin se ajo qenje qe i parapriu njeriut nuk ishte gjithehere kaq e zhvilluar. Para se gjithash eshte truri qe ka pesuar ndryshime kolosale dhe te paimagjinueshme. Une mendoj se ideja e pare e njeriut te pare primitiv ishte zbulimi, investigimi i rrethit dhe pershtatja e tij per nevojat e veta praktike.
____________________________

E vetmja pyetje e marre eshte ajo pyetje qe ti nuk e ke parashtru - MecKready
____________________________
Rrofte Shqiperia etnike!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Ideja e parë e njeriut.

Mendoj se ideja e pare e njeriut duhet te kete qene e perafert me idene e pare te bebes (apo femijes kur truri i eshte zhvilluar per te prodhuar ide).
 

abs

nuk e di...
Re: Ideja e parë e njeriut.

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb] -Perc! -Uh c´me shpetoi.

/pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
mbaje!


/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Jooo, c'jane keto ide qe hidhni ju dy te fundit...ideja e pare ka qene me futje, ju hidhni hipoteza me "nxjerrje"...
:lol:
 

jula

Primus registratum
Re: Ideja e parë e njeriut.

Ore une e bera me leter me vrime dhe ashtu doli: me futje. /pf/images/graemlins/tongue.gif
Perkuluni para forces se eksperimentimit shkencor. :smash:

Ideja e pare e te parit njeri-moderator qe do na lexoje ka per te qene editimi. :wave:
 
Top