i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

ra_Faja

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

IMHO, te jesh nje nga te paret ne vendin tend dhe nje nga te fundit ne vend te huaj nuk thote shume gjera te mira per vendin tend ose per ty si njeri. Ky nuk eshte ofendim sepse mendoj qe te gjith ne qe kemi lene Shqiperine per nje vend tjeter kemi kaluar periudhen qe po kalon ti tani. Jeta jasht shtetit eshte me e rende nqs mendon qe po te shkosh mbrapsh do gjendesh me mire, kam pare njerez me shume talente dhe shume shance te mira suksesi te demoralizohen dhe te kthehen mbrapsh vetem nga fakti qe jan te friksuar te perpiqen edhe njehere per te kapur dicka qe e kan gati ne Shqiperi. Ato qe nuk kan rene ne kte kurdh jan bo njisha edhe knej....

PS. Flas per ne Amerike, nuk e di se si eshte emigracioni ne vende te tjera...
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Une nuk kam fol vetem nga ana materiale por dhe nga ana shpirterore. Njeri i integruar ne nje shoqeri perendimore nuk do te thote vetem sukses ekonomik apo material por dikush qe jeton si vendasit dhe nga mentaliteti. Kam jetuar ne France pa asnje lloj problemi qe kur kam ardhur ne fillim si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ajo shpirterore. Vetem nene e babe me kane munguar ti kem prane pasi pkesa tjeter nuk ka pasur asnje ndryshim. Kush e ka patur me te veshtire integrimin me vjen keq e i uroj fat e mbaresi por nuk mendoj qe kam ndonje obligim qe te shtirem e te them qe ka qene nje ferr i vertete emigrimi e si vendi im nuk ka!
Kur me merr malli per nje te afert i hypi avionit e iki e takoj, kur dua te bej pushime i bej ku te dua keshtu qe zoti me denofte nese qahem nga jeta qe kam e skam pse shtirem e te them kot qe si vendi im nuk ka pasi eshte absurditet.
 

Gysi

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Problemi eshte se shpesh ngaterrohet koncepti integrim me konceptin asimilim.

Ne qoftese dikush emigron nga nje vend i caktuar duke trasheguar kulturen e vendit te tij, dhe ne vendin ku emigron gjen mirepranim dhe perfshihet normalisht pa perbuzje, paragjykime, apo diskriminim ne jeten normale te atij vendi njesoj si vendasit duke ruajtur njerkohesisht kulturen dhe mentalitetin e tij te pandryshuar (sigurisht ketu mund te perjashtohen disa detaje te vogla), atehere kjo quhet integrim. Ketu individi mbetet po ai qe ishte pa patur nevoje qe te ndryshoje vetveten per t’u pershtatur me njerezit. Ndersa kur individi ndryshon, kulturen, zakonet, mentalitetin per t’u pershtatur me vendasit dhe fiton te njejten menyre sjeljeje, te menduari, te jetuari, etj. atehere me duket se ketu kemi te bejme me asimilim. Pra ne kete rast nuk jemi integruar ashtu sic jemi, por jemi detyruar te ndryshojme ne menyre qe te na pranojne. Pra ne kete rast kostoja e pranimit ne shoqerine ku emigojme eshte zhveshja nga identiteti i trasheguar. Ky eshte integrim me kusht. Per mua integrimi eshte kur ti pranohesh pa pasur nevoje te ndryshosh identitetin tend.
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Gysi nje pjese e madhe e atyre qe kane jetuar ne Tirane e kan patur shume me te lehte pasi diferenca nuk ishte shume e madhe ne mentalitet keshtu qe integrimi ishte me i shpejte. Pjesa tjeter, perveç atyre qe kane ardhur si studenta apo atyre qe kane ardhur nga 12 vjeç ketej, e kan pas me te veshtire te integrohen pasi ne province mentaliteti ndryshonte. Njeriu nuk ka nevoje te ndryshoje kulturen qe te integrohet! Te mesosh se si funksionon nje shoqeri nuk mendoj se quhet humbje identiteti, por quhet pasurim kulturor.
 

Gysi

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Ti me lart u shprehe: “Njeri i integruar ne nje shoqeri perendimore nuk do te thote vetem sukses ekonomik apo material por dikush qe jeton si vendasit dhe nga mentaliteti”.
Per mua integrim kemi kur dikush jeton ne shoqerine e vendit ku ka emigruar pa qene i diskriminuar, dhe duke qene i mirepranuar ne ate shoqeri, pa ndryshuar elementet e kultures se vendit nga vijme. Ideja eshte se ne kemi te bejme me shoqeri qe kane ndryshueshmeri ne kulturen e tyre, perderisa edhe ekziston nevoja per t’u integruar. Fakti qe ne duhet (sic shprehesh ti) te jetojme edhe ne mentalitet si vendasit, do te thote qe ne duhet te kemi ndryshuar mentalitet, qe te pershtatemi me ta. Mentaliteti eshte element thelbesor dhe mjaft i rendesishem i kultures, ndaj me ndryshimin e tij nuk mund te kemi thjesht integrim, por asimilim.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

njeriu integrohet ne nje shoqeri tjeter edhe duke ndryshuar elementet e kultures se tij dhe per sa kohe ai i ndryshon keto elemente me deshiren e vet duke lene menjane ato elemente qe nuk e terheqin dhe duke perqafuar ato elemente qe per te jane, psh me perparimtare etj. ky nuk quhet asimilim por integrim. Pra nqse braktis elemente te kultures tende nuk do te those se je i asimiluar.

ose deshira e lindur jo e imponuar per te ndryshuar elemente te kuluteres tende si rezultat i ballafaqimit me nje kulture tjeter ska te bej me asimilimin. asimilimi eshte dicka e forcuar, dicka qe tregon mungese zgjedhjeje.

nevoja per integrim nuk i lind vetem shqiptarit ne perendim, por dhe francezit kur vjen ne UK apo anasjelltas.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

njeriu integrohet ne nje shoqeri tjeter edhe duke ndryshuar elementet e kultures se tij dhe per sa kohe ai i ndryshon keto elemente me deshiren e vet duke lene menjane ato elemente qe nuk e terheqin dhe duke perqafuar ato elemente qe per te jane, psh me perparimtare etj. ky nuk quhet asimilim por integrim. Pra nqse braktis elemente te kultures tende nuk do te those se je i asimiluar.

ose deshira e lindur jo e imponuar per te ndryshuar elemente te kuluteres tende si rezultat i ballafaqimit me nje kulture tjeter ska te bej me asimilimin. asimilimi eshte dicka e forcuar, dicka qe tregon mungese zgjedhjeje.

nevoja per integrim nuk i lind vetem shqiptarit ne perendim, por dhe francezit kur vjen ne UK apo anasjelltas.
:thumbsup: DDD :thumbsup:
Jo, jo, duhet jetuar ne kope /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Une mendoj se nuk ka rendesi. Per sa kohe qe je duke ndjekur enderrat e tua, dhe ke prane njerez qe do, cfare rendesie ka se ku. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

INDULGENCE
Jo, jo, duhet jetuar ne kope [Big Grin]

Hahahahaha me ke vdek tu qesh, se doli nga kohet e fundit nje shprehje "i sjell treni, topa topa" hahahaha
 

ados

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Me mire i pari ne vend te huaj dhe i fundit ne vendin tend. keshtu ta dine me shume vleren!!
 

Guest
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

nuk mund te jesh i pari ne vendin tend dhe i fundit ne nje vend te huaj
o do te jesh i pari(i suksesshem e kuptoj une) ne te dyja vendet ose do te jesh i fundit si ne vendin tend dhe ne ate te huaj
nuk ka ndryshim ne se ay vend eshte i joti apo i huaj
kush di te jete i suksesshem ne jete i suksesshem do te jete ne te dyja

ju utem vetem pa demtuar tjetrin

kam shkeputur disa vargje per ju

MEMEDHEU. (Shqiperia Jone) :wub:

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ME IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR MEM E AT.
KU TE GRIJNE FAJDET, PARATE.

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA POR PISHTARE.

KU TE MBYT PLUHURI TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.

KU KA DIAMANT E AR.
KU S'GJEN UJE PER TU LARE.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER L O Q E.

MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
DHE NJE POLITIKAN KA 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUARE.
JO PER NJEREZ PO PER GOMARE.

KU PIPINE E BEN NE BREKE.
SE ME SHUMICE GABI I SHETE.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TU IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE C'DO KATEGORIE.

KU DHE DJEMTE KONKUROJNE.
''MISS ALBANIAN'' TE FITOJNE.

KU NJE MISS, PRISH VIRGJERINE.
VEC TE NDERROJE NENSHTETESINE.

MEMEDHE, QUHET KY VEND.
QE KA DEPUTETE ME MEND.

QE PERLESHEN E BERTASIN.
DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

KU KA LIGJE EDHE REND.
VEC PER FORME JO ME GJITHEMEND.

KU POLICET JANE TRUTHARE.
DHE S'KANE PATENTE AS PER GOMARE.

KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

E TANI PUNOJ SI SHKERDHAT.
NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

KU PER KUNJ TJETRI TE ZHVESH.
DHE POLICI RRI E QESH.

KU TE TREDHIN DUKE QARE.
SIC TREDHIN GOMERIN ME DARE.

DHE KU TUA DISH PER NDER.
QE TE VENE TRITOL NE DER.

KU RROJ ME GAZ E ME SHPRESE.
QE TE GDHIHEM GJALLE NE MENGJESE.

KU BLIHET BUKA VERESI.
DHE MIJERA FAMILJE PA SHTEPI.

KU NJE VRASES A GOMAR.
KA ME VLERE SE NJE PUSHTETAR.

KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
ME DIPLLOME PROSTITUCIONI.

KU NE MUAJ MERR 100-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT AS NJE PALE BREKE.

MEMEDHE ESHTE SHQIPERIA.
KU SE PYT NENEN E BIJA.

KU SHUME PREMTIME BEN PARTIA.
DHE VEC SHTOHET VARFERIA.

KU GJITHCKA LIND NGA ASGJEJA.
KU TE MERR SHPIRTIN TVSH-ja.

KU S'TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE.
SE TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE.

KU KRIMINELI QE S'ARRESTOHET.
ME BURG TE PERJETSHEM DENOHET.

DHE AI QE ESHTE NE QELI.
NGA SJELLJA E MIRE, FITON LIRI.

KU TE RJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PATE LEKE TE THERIN PRAPE.

KU NE SPITAL, S'KA NARKOZE.
DHE KUR PJERDHIN, NXJERRIN BLOZE.

KU KANDIDOJNE EDHE GRATE.
PER NJE POST NE ADMINISRATE.

MILITANT, ISH SEKRETAR.
PER KOLLTUK NE VIJE TE PARE.

KU PER DJATHE, E HAN SAPUNIN.
DHE TE PAFAJSHMIT, I RRASIN HUNIN.

KU JANE RRUGET GROPA-GROPA.
DHE TA LENE MAKINEN PA RROTA.

MEMEDHE, ESHTE DHE MILIONI.
BENCI, VILA E TELEFONI.

FEMRAT, WISKY, REHATIA.
VEC PER ATO QE I KA XHAN PARTIA.

KU KE FRIKE TE ECESH NATEN.
SE PADASHJE, ZEN PUSETEN.

KU KENGETARI VJEDH MUZIKA.
DHE DHJETET POLICI NGA FRIKA.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAJZA, NE MBATHJE E SUTJENA. :lol:

KU NE MBREMJE THONE MIREMENGJESE.
KU VENDI ESHTE MBUSHUR ME KINEZE.

MEMEDHE, ESHTE DHE VATANI.
KU KULLOT BAGETINE COBANI.

KU NUK MUNGOJNE QEVERITE.
QE NDERROHEN PER C'DO VIT.

KU C'DO SEANCE NE PARLAMENT.
LEHIN DEPUTETET SI QENTE.

KU NJEREZIT, TERHEQIN KARROCA.
KU KA FRIKE TE DALE JASHTE GOCA.

KU POLICI S'KA PISTOLETE.
DHE HAJDURI HEDH SHURREN PERPJETE.

KU NGROHET MILETI NEN DIELL.
SE S'KA ENERGJI PER KALORIFERE.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON. :lol:

KU NE GAZETA, ZOTERON POLITIKA.
DHE USHTRIA LUFTON ME THIKA.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

MEMEDHE PRA, ESHTE GJITHCKAJA.
KUR NUK TE MUNGON PARAJA.

KA XHAMIJA EDHE EDHE KISHA.
KU NDESHET NANO DHE BERISHA.

KU NE KISHE PREDIKON HOXHA.
DHE TJETRI PO MBYTET NGA BORXHA.

KU IKIN NE SHTEPI PUBLIKE.
DHE PERSONAT NE KARRIKE.

KU S'DEL DOT NE PAZAR.
SE TE SHESIN PER GOMAR.

KU S'TA HEQ KUSH LITARIN PREJ FYTIT.
KU SE MERR VESH I PARI TE DYTIN.

MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU MESUESI SHKUMES S'KA.
DHE NXENESIT QESHIN HAHAHA. :eek:

KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU ATIJ QE ESHTE FUKARA.
SHTETI I THOTE: TI RRI MOS HA. :lol:

KU VJEDHEN E SHITEN ME LEKE NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU TE ZHVESHIN NE MES TE QYTETIT.
PERPARA ZYRES SE DEPUTETIT.

KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
TJETRI HEQ BREKET, E IA FUT SHURRES.

KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

KU NUK KA NGA T'IA MBAJE MILETI.
I BIEN KOKES PREJ SIKLETI.

KU KERKON, E S'TE JAPIN PUNE.
PO TE TRAJTOJNE ME DHUNE.

KU POLITIKANET VETEM LLAPIN.
DHE PREMTIME TE KOTA JAPIN.

MEMEDHE, ESHTE FORMULA E PUNES.
KU GJITHKUJT I KA ARDHUR NE MAJE TE HUNES.

MEMEDHE, ESHTE FUKARALLIKU.
QE TE C'DO GJE E BEN HORRLLIKU...
 

zog

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

ha çna kernaqe tani, dmth ti thua qe nanoja mund te ishte kryeminister KUDO ku fati i jetes ta hidhte, keshtu ?
 

zog

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Une nuk kam fol vetem nga ana materiale por dhe nga ana shpirterore. Njeri i integruar ne nje shoqeri perendimore nuk do te thote vetem sukses ekonomik apo material por dikush qe jeton si vendasit dhe nga mentaliteti. [/qb]
se kuptoj çfare kenaqesije SHTESE te jep pjesemarrja ketu (ne kete forum shqiptaresh), po te mos te mungoje ASGJE ?

apo deshira per ç'integrim ? hehe!
 

zog

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] nevoja per integrim nuk i lind vetem shqiptarit ne perendim, por dhe francezit kur vjen ne UK apo anasjelltas. [/qb]
ndoshta, por kjo ska lidhje me te qenen NUMRI 1.

bile mendoj se deshira per integrim te shpije nga fundi renditjes. ti me kete kerkon ti ngjash turmes qe te rrethon. apo jo ?

ps; ne lidhje me integrimin konica ka dhene nje pergjigje me mend.

e pyeten njehere : ti mendon frengjisht, apo jo ?

po ! tha konica, por si shqiptar.

duke treguar qe ne fakt integrimi s'ndodh kurre pa qene GJENETIK.


dhe aq me mire keshtu.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga MLK:
Une nuk kam fol vetem nga ana materiale por dhe nga ana shpirterore. Njeri i integruar ne nje shoqeri perendimore nuk do te thote vetem sukses ekonomik apo material por dikush qe jeton si vendasit dhe nga mentaliteti.
--------------------------------------------------------------------------------

se kuptoj çfare kenaqesije SHTESE te jep pjesemarrja ketu (ne kete forum shqiptaresh), po te mos te mungoje ASGJE ?

apo deshira per ç'integrim ? hehe!

------------------------------------------------

zocku:
Atdheut, shumica nga ne i iken ne mes te nates per t'u ndiere pakez un-rooted per nje fare kohe, apo here-pas here... Jeta dhe koha kane te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen...
Por, jane diskutime si keto qe te ndihmojne qe t'i hedhesh rrenjet me thelle aty ku ke fatin te jesh, i xhveshur nga mentalitetet mbytese te nje shoqerie te ngjizur qe 500 e ca vjet me pare me gjakra nga shkertetirat e lindjes...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

/pf/images/graemlins/laugh.gif Shume kritike qenka ajo poema /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ore, nuk jemi vetem ne qe e kemi lene dhe vazhdojme ta leme vendin. Greket dhe taljont jon shume ma refugjat se ne. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pastaj ceshtja thelbesore nuk eshte ku je i pari, por ku ndjehesh me mire, ku ke mundesi me teper te besh endrat realitet, te cash ne jete.

Eshte ligji jetes qe nuk mund te kesh gjithshka, gjithmone e kudo. Ndryshe 'parajsa' nuk do ishte hyjnore por toksore.

Nejse, une mezi po pres me shku me bo i xhiro ne Shqiperi se me ka mor molli. Ne kshu me drita, me uje, pasterti, rehati merzitet robi. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. Po ate temen topless pse e myllen i her? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Nga zog:
se kuptoj çfare kenaqesije SHTESE te jep pjesemarrja ketu (ne kete forum shqiptaresh), po te mos te mungoje ASGJE ?

Kenaqesia qe me jep pjesemarrja ketu ne kete forum zog jane nje pjese e atyre personave qe kane mendime interesante dhe tregojne veten qe jane me te vertete moderne ne menyren si e shohin jeten, tolerante dhe pranojne mendimin e te tjereve kur ai eshte me interes.
Qe te integrosh nje shoqeri te re nuk do te thote te ç'integrohesh nga ajo qe ke jetuar pasi edukata ime dhe menyra e te parit te jetes ishte me prane asaj perendimore se sa turqenise dhe hipokrizise.
Nuk jam shprehur ndonjehere se nuk dua atdheun tim pasi kam pasur gjithmone kujtime te bukura nga jeta ime ne Tirane, por kjo sdo te thote qe çdo gje qe eshte shqiptare eshte e shenjte dhe me e mira para gjithçkaje tjeter.
Ne jete njeriu mundohet te marri me te miren e te ngreje nivelin e tij duke mesuar per dite, dhe une vetem kete kam ber asgje me shume.
 

Gysi

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Ne qofte se dikush braktis elemente jothelbesore te kultures se tij duke huazuar elemente te nje kulture te huaj, vertete qe nuk eshte asimilim, por vetem nje huazim elementesh kulturore, dhe ky eshte nje proces normal qe ndodh me te gjitha kulturat, dhe sidomos me ato te emigranteve. Historikisht kulturat kane shkembyer relata dhe kane pasur ndikime me njera tjetren megjithese mund te kene pasur edhe distance kohore dhe hapsinore me njera-tjetren. Por kur themi se dikush ka “nderruar mentalitetin” atehere ky nuk eshte nje proces normal huazimi te elementeve kulturore nga shoqeria ku ti po integrohesh. Ky proces do te thote, te nderrosh kulture, dhe ky eshte asimilim. Nuk eshte e thene qe asimilimi te behet doemos me dhune. Ai behet me ndikim kulturor, me bombardim ne media, me reklame, me cdo gje te mundshme qe i ben njerezit te pelqejne instiktivisht dicka te huaj. Shijet dhe menyrat e jeteses se njerezve mund te kushtezohen lehtesisht, dhe ata mund te vazhdojne te mendojne se i kane zgjedhur me vullnetin e tyre te lire keto elemente. Porblemi eshte se si dhe nga jane ndikuar ata dhe jo, a kane ndryshuar me vullnet apo jo. Historikisht shoqerite kane dhene prova qe asimilimi me dhune ka qene me pak i suksesshem sesa ai me ndikim kulturor. Bismarku thoshte se: “Cdo oferte krijon kerkesen e vet”. Dhe kjo fjale mjaft e goditur na sherben me se miri per te treguar si si te kushtezon kulturalisht ndikimi i nje oferte te fuqishme te huaj kulturore.
Vec kesaj ka mjaft forma te dhunshme te asimilimit dhe nuk eshte aspak e then qe ai te behet me pushke tek koka. Per mua kultura gobale qe po perhapet sot ne te tere boten, eshte nje forme e dhunshme e imponimit te menyres se jeteses. Kjo eshte nje forme qe te pushton tregun e ideve dhe te kultures, sjelljes apo shijeve, dhe ti je i detyruar te nenshtrohesh ne qofte se nuk deshiron t’a shohesh veten te perjashtuar nga bota. Po keshtu, ai qe shpesh e quajme integrim te emigranteve tane eshte me teper asimilim qe ne pamje te pare duket jo i imponuar, por qe eshte i tille, pasi per ndryshe mjaft prej tyre nuk do te mund te integroheshin dot. Fakti qe ti ne majft raste nuk pranohesh ne qofte se ti nuk ndryshon elementet thelbesore te kultures tende, eshte deshmi e ketij imponimi, ne te kunderten ti do te ishe i diskriminuar dhe nuk do te caje dot ne jeten e veshtire jashte atdheut. Pra ky lloj integrimi nuk me duket dhe aq i lire dhe i vullnetshem. Ne kete menyre ti je i detyruar te zhveshesh kulturen tende te trasheguar per te veshur nje te re. Ate te vendit ku je vendosur.

P.s. Indulgjence e shoh qe ende vazhdojne te te djegin ca gjera!
 
Top