i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

de puta madre

Primus registratum
i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

deshira per tu larguar nga vendlindja keto kohet e fundit na ka perfshire sa do pak te gjithve,PSE?largohemi nga nje vend ku kemi qene te paret e shkojme ne nje vend ku as per te fundit nuk na njohin,mos mendoni qe te kalosh kufirin çdo gje eshte me e bukur,me falni eshte me e bukur por jo per ne.te paret tane kane thene guri rende ne vend te vete,por ne su besonim ,dhe thame:GURI RENDE PESHON KU TE DOJE VETE.A ESHTE E VERTETE? :wave:
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Virtytet, traditat, patriotizmi, atdhedashuria, nacionalizmi etj broçkulla si keto jane objekt spekullimesh te jashtezakonshme dhe i jane ngulitur njerzimit ne menyre qe bagetia ti bindet bariut. Pra delet degjojne e jane besnike e megjithate eshte bariu qe vendos se kur duhet ti qethi e kur duhet ti therri... Mos harroni se ne kete toke jemi vetem kalimtare e asgje nuk eshte e jona apo ka disa gjera qe ndofta jane perkohesisht tonat..
 

arun

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

shume pyetje e thjeshte , pergjigja eshte kjo:

me mire i lire ne boten e kafsheve(shqiperi)

apo skllav ne boten e njerzve (jashte vendit)

une per vete jam jashte shtetit d.m.th. skllav

:book: :cry: :devil: :goofy: :idea:
 

Guest
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

çfare pyetje pa pikepyetje
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Virtytet, traditat, patriotizmi, atdhedashuria, nacionalizmi etj broçkulla si keto jane objekt spekullimesh te jashtezakonshme dhe i jane ngulitur njerzimit ne menyre qe bagetia ti bindet bariut. Pra delet degjojne e jane besnike e megjithate eshte bariu qe vendos se kur duhet ti qethi e kur duhet ti therri... Mos harroni se ne kete toke jemi vetem kalimtare e asgje nuk eshte e jona apo ka disa gjera qe ndofta jane perkohesisht tonat.. [/qb]
te rrethohesh nga njerez te sjellshem,te sinqerte,te ndershem,te pelqen ty?pse?!a nuk jane keto cilesi virtuoze qe ti quan broçkulla?
a i do mamin e babin tend ti? po motren,vellain,gjysherit,shokun e ngushte i do?pse?!mos valle kata jane te tute pergjithmone?
me fal qe po ta them,por broçkull eshte i tere postimi jot.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

guri i rende peshon n'vend t'vet!!!ndoshta mund te mos behem e pare ne vedin tim,por nuk do te jem kurre e fundit sepse ne nje fare menyre aty jam zot vete. :rockband:
 

antares

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Virtytet, traditat, patriotizmi, atdhedashuria, nacionalizmi etj broçkulla si keto jane objekt spekullimesh te jashtezakonshme dhe i jane ngulitur njerzimit ne menyre qe bagetia ti bindet bariut.
========================
Me vjen keq kur shoh postime te tilla sidomos nga persona me te cilet kam mjaft pikpamje te perbashketa per mjaft ceshtje te tjerea!
Atyre "brockullave" mjafton tu shtojme dhe gjuhen, fene e te pareve dhe marrim nje perkufizim mjaft te perafert me elementet qe perbejne identitetin e nje individi.
Nje nga drejtimet qe ndiqet per destabilizim total planetar eshte dhe zhdukja e perkatesise kombetare, racore, kulturore etj. Kur nje individi i merren ne nje menyre apo ne nje tjeter keto "brockulla" atehere ai kthehet si me magji ne nje skllav te bindur apo ingranazh prozaik ne mekanizmin gjigand global.......We are the BORG....every resistance is pointless!
BORG
BORG
BORG
BORG
BORG


+++++++++++++++++++
P.S. Deri me sot nuk kam degjuar ndonje kenge kurbeti gazmore apo optimiste!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Përgjigje shumë e thjeshtë: I pari në vendin tënd!
Për mendimin tim pyetja duhej shtruar : Më mirë i fundit në vendin tënd apo i pari në vend të huaj?

Megjithatë, thelbi i çështjes kapet edhe kështu /pf/images/graemlins/laugh.gif .
MLK, po të përgjigjem vetëm ty sepse të tjerët nuk i lexova :shrug: .
Atdhedashuria nuk është diçka që na e fusin me shiringa por krijohet vetvetiu, po ashtu traditat quhen të tilla sepse bëjnë pjesë në jetën e shoqërisë (sot kanë evoluar në ligje), patriotizmi është ajo ndjenjë krenarie që ndien kur vendi yt përmendet për mirë (njëfarë tifozlliku) dhe së fundi virtytet....! Virtyti është perfeksionizmi i një vesi kështu që nuk ka se si ti jetë ngulitur njeriut. Njeriu atë o e ka ose nuk e ka. Është tjetër qëllimi që të arrish tek virtyti (sidomos ai që quhet virtyt kishtar).
Përsa i përket të tjerave më lart ato janë funksion i njeriut. Ashtu siç ka njerëz që për një arsye ose një tjetër nuk duan familjen e tyre, të afërmit, shoqërinë, etj., ashtu ka edhe njerëz që nuk duan atdheun. Po kështu mund të themi që siç ka njerëz që janë tifozë me një ekip simpatik ashtu mund të themi që ka njerëz që janë "patriotë" karshi një vendi "simpatik" (shumë pro-amerikanë p.sh.). Ndërsa ajo dashuria për tokën, shpinë, lagjen, etj. ajo është një ndjenjë legjitime dhe përbën në vetvete Atdheun. Për tokën , shtëpinë, familjen njerëzit janë vrarë në shekuj dhe jo për urdhërat e njërit apo tjetrit!
 

Dolores

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Po te ishim te paret atje nuk iknim jo.....te gjithe emigrojne sepse ne shume aspekte jane te pakenaqur nga atdheu i tyre.
 

@d@

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Vertet ajo shprehja "guri i rend ne vendin e vete" eshte e vjeter por ne keto kohet e sotshme e ka humb kuptimin e vertet te saj.
Jeni te afte ju te tregoni vlerat tuaj ne nje shoqeri si ajo qe gjeni ne shqiperi,ku korupsioni, intriga edhe paraja kane vlera mbi gjithcka tjeter humane? Une jo, e ndjeva veten shume larg edhe te paafte per tu ndjer une.

Jeta ne mergim nuk te jep mundesi qe ti te jesh vetvetja(te pakten jo qe ne fillim) duke filluar qe nga fakti qe je i huaj e shume te tjera me pas, por edhe pse ketu jetoj pergjysem jam e sigurt qe kjo jam une .
Me shpresen qe do behet me mire shtyjne ditet dynjaja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

antares, kondra.. nuk jam duke thene qe une jetoj pa tradita e virtyte pasi ne kete bote jam rritur, gjithashtu e di mire se çfare jane e perse sherbejne . Ajo qe shkruaj me lart eshte mendimi im ne lidhje me nje pjese te madhe te ketyre qe mu duken daktrina e gjate gjithe historise se njerezimit kane sherbyer per te mbajtur nen hyqem turmat dhe te lehtesojne dominimin e njerezve ne fuqi. Ne emer te fese dhe autoritetit te saj jane djegur njerez te gjalle pasi pohonin qe bota eshte e rrumbullaket, pra i kemi djegur pse thane te verteten. Theme i kemi djegur pasi te gjithe ishin dakort qe drejtuesit fetare ti digjnin dhe kete fuqi te padiskutueshme ketyre njerezve ua jepnin masat me besimin dhe mbeshtetjen e tyre pa kushte, duke rritur brez
 

MLK

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

duke rritur breza te tere me doktrina te gabuara... Luftra te shumta behen ne emer te patriotizmit apo ne emer te fese duke vrare me mijera te pafajshem , gra femije qe nuk i kishin bere keq njeriu ne kete bote. Jane trajtuar si tradhetare gazetare qe kane kundershutar politika te gabuara per luftrat e mos shkojme me larg po ne SHBA ai qe ishte kundra politikes te BUSH-it shihej si antipatriot e ne emer te kesaj fjale qe po ta analizosh si duhet, nuk do te thote asgje, njerez te djallezuar bene fajtor para masave injorante ata persona qe denoncuan te verteten dhe u munduan ti hapin syte popullit.
Ne emer te tradites, ne zonat veriore te Shqiperise, deri vone, mikut te shtepise pasi kishte ngrene darken i ofrohej ne krevat nje nga grate e shtepise qe te kryente mardhenie seksuale me te, martoheshin femije qe ne djep, shiteshin grate...pasi keshtu e donte tradita apo zakoni e asnje nuk ngrinte zerin kundra ketyre absurditeteve. Ne emer te fese Papa i Romes deklaronte ne Afrike qe ishte kundra perdorimit te preservativeve zoti.... ne nje kohe qe ne ate kohe kishte mbi 30 milione njerez te kontaminuar me SIDA e kete e dinte shume mire. Ne emer te tradides, apo fese akoma ne bote me miliona gra detyrohen te dalin si majuna te mbuluara nga koka te kembet me ferexhe, Ne emer te fese populli yne u shnderua nga popull kristian ne popull mysliman... Lista me krahasime apo me absurditete eshte teper e gjate e kushdo prej nesh mund te shtoje me 10-tra raste ndaj dhe po ndalem ketu.
Une nuk mednoj se per te qene njeri i mire e i vleshme per shoqerine kemi nevoje te jemi patriote, besimtare apo te zbatojme traditat me te cilat jemi rritur me perpikmeri.
Per te thelluar me teper njohurite ne kete teme do tju ftoja te lexonit "Teorite e Personalitetit" te George Borere (egziston dhe ne shqip) ku shtjellohen me mjeshteri te gjitha keto tema.
Per te mos ju larguar shume temes ne fjale do te thoja qe ne çdo vend te botes, perveç Babe e None, njeriu mund te gjej çfare kerkon (nuk flas per vendet diktatoriale) pra ai qe eshte hajdut mund te gjej hajdutin, intelektuali, intelektualin, futbollisti futbollistin e keshtu me rradhe. Cdo gja pastaj varet nga fakulteti i adaptimit tone i cili ka lidhje me inteligjencen e sejcilit prej nesh. Per mua te ushetosh e te jetosh ne vende te ndryshme te botes eshte diçka me vlere humane, ku te jepet mundesia te njohesh kultura te tjera, njerez te tjere te mesosh qe mund te jetohet dhe ndryshe nga çte kane mesuar dhe rrjedhimisht te behesh me tolerant ndaj te tjereve pasi i kupton me mire. Megjithate kjo qe them angazhon vetem mendimin tim e kete sja imponoj njeriu, vetem po e shpreh e atyre qe mendojne se ju vlen mund ta perdorin, ata qe mendojne te kunderten si ndalon kush qe kete mendim ta hedhin ne plera.
Pershendetje
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Ndonjehere ndihesh i pare e ndonjehere i fundit, ne vendin tend apo jashte vendit. Varet ca nga fati e ca nga vlerat e tua, nuk ekziston nje rregull o nje llogjike e caktuar.

Nje gje eshte e vertete, te jesh i fundit, kudo qofsh, nuk eshte aspak e kendeshme. Te peshon ca me pak kur te trajtojne keq ne vendin tend, sepse me larg se mungesa e edukates e e arrogances nuk mund te shkojne (duke qene se ne fund te fundit kemi ca ngjashmeri sepse jemi e njejta race), ndersa kur te trajtojne keq ne vend te huaj, perbuzja e te qenit „i ndryshem“, „i huaj“ rendon shume.
 

@d@

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Une s'kthehem ne shqiperi momentalisht se nuk kam mbledhur eksperencen e duhur per te qeverisur Athdheun /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kur te vendos te kthehem kam nderment te zgjidhem Kryeministre /pf/images/graemlins/laugh.gif hahhahah e kam degju shume shpesh kete fjali sa qe me ka hyp dhe mua deshira lol :tipsy:
 

Dolores

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

MLK....shume extrem e trajton problemin ..shume extrem..tone down vlla /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Dyshoj qe hapesi i temes te kete njohuri nga probabiliteti... Mundesia qe dikush qe mund te jete i pari ne Shqiperi (define: "i pari" mbi c'kriter? pasuria? fama? pushteti? te gjitha se bashku?) te jete pastaj i fundit diku ne vend te huaj eshte praktikisht zero...

Le te marrim nje shembull: supozojme se "i parë" nga sa me siper ne kllapa eshte Tosi... me Xhoin :devil: /pf/images/graemlins/laugh.gif

Çfare te ben te mendosh qe po te shkoje ai ne Greqi apo Amerike do te jete i fundit? :wub:

Ata qe jane "dikushi" as qe ua ndjen fare t'i bejne vetes nje pyetje te tille...

Ata qe jane "askushi" sado qe t'ja bejne vetes kete pyetje, prape "askushi" mbeten...

:devil: :devil:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

I pergjigjem hapesit te kesaj teme tendencioze se do preferoja, dhe preferoj ne cdo rast te jem SOVRAN NE FERR e jo SHERBETOR NE PARAJSE...
 

Renea88

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Kondrapedali pyet:
Me mire i fundit ne vendin tend apo i pari ne vend te huaj

Pa pike dyshimi:I PARI NE VEND TE HUAJ
pse:
ka rregull
ka qetesi
ka jete
 

zog

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

francezet per okazionin perdorin nje shprehje : asnje nuk eshte profet ne vend te tij.

po ta shohin historine e botes, veme re qe ajo eshte nje histori emigracionesh te pashterrura.

atehere PSE emigrojme ?

ngaqe mendoj eshte me lehte te arrish diçka (enderren tende) ne vend te huaj, se ne vendin tend. kjo "lehtesi" i shtyn njerezit te emigrojne. vetem te qenit i huaj, e nderkaq, kjo te ben ne syte e vendasve interesant.


ps;

satan, ne ferr nuk mund te jesh sovran.

mirror, me "te pare" nenkuptojme me mire, ndersa me "te fundit" ose me "te dytin", me keq. pra ska nevoje me marre ekstremet. te gjithe e dime qe i pare eshte veç njeri dhe bile ky klasifikim eshte relativ.

pra konklusion,

mendoj se eshte me lehte me qene i pare (dmth me mire) ne vend te huaj sesa ne vendin tend.

si dhe : guri behet i rende veçse NE MUR (ne fakt vendi i tij).
 

alkent

Primus registratum
Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj

Kush eshte i fundit ne vend te huaj nuk mund te jete kurre i pari ne vend te vet.
Kush ka "***** " le ta tregoje veten pikerisht ne vend te huaj qe eshte sigurisht shume me e veshtire se ne shqiperi.
E doje bicikleten pedalo tani or trim
 
Top