Re: i pare ne vendin tend,opo i fundit ne vend te huaj
duke rritur breza te tere me doktrina te gabuara... Luftra te shumta behen ne emer te patriotizmit apo ne emer te fese duke vrare me mijera te pafajshem , gra femije qe nuk i kishin bere keq njeriu ne kete bote. Jane trajtuar si tradhetare gazetare qe kane kundershutar politika te gabuara per luftrat e mos shkojme me larg po ne SHBA ai qe ishte kundra politikes te BUSH-it shihej si antipatriot e ne emer te kesaj fjale qe po ta analizosh si duhet, nuk do te thote asgje, njerez te djallezuar bene fajtor para masave injorante ata persona qe denoncuan te verteten dhe u munduan ti hapin syte popullit.
Ne emer te tradites, ne zonat veriore te Shqiperise, deri vone, mikut te shtepise pasi kishte ngrene darken i ofrohej ne krevat nje nga grate e shtepise qe te kryente mardhenie seksuale me te, martoheshin femije qe ne djep, shiteshin grate...pasi keshtu e donte tradita apo zakoni e asnje nuk ngrinte zerin kundra ketyre absurditeteve. Ne emer te fese Papa i Romes deklaronte ne Afrike qe ishte kundra perdorimit te preservativeve zoti.... ne nje kohe qe ne ate kohe kishte mbi 30 milione njerez te kontaminuar me SIDA e kete e dinte shume mire. Ne emer te tradides, apo fese akoma ne bote me miliona gra detyrohen te dalin si majuna te mbuluara nga koka te kembet me ferexhe, Ne emer te fese populli yne u shnderua nga popull kristian ne popull mysliman... Lista me krahasime apo me absurditete eshte teper e gjate e kushdo prej nesh mund te shtoje me 10-tra raste ndaj dhe po ndalem ketu.
Une nuk mednoj se per te qene njeri i mire e i vleshme per shoqerine kemi nevoje te jemi patriote, besimtare apo te zbatojme traditat me te cilat jemi rritur me perpikmeri.
Per te thelluar me teper njohurite ne kete teme do tju ftoja te lexonit "Teorite e Personalitetit" te George Borere (egziston dhe ne shqip) ku shtjellohen me mjeshteri te gjitha keto tema.
Per te mos ju larguar shume temes ne fjale do te thoja qe ne çdo vend te botes, perveç Babe e None, njeriu mund te gjej çfare kerkon (nuk flas per vendet diktatoriale) pra ai qe eshte hajdut mund te gjej hajdutin, intelektuali, intelektualin, futbollisti futbollistin e keshtu me rradhe. Cdo gja pastaj varet nga fakulteti i adaptimit tone i cili ka lidhje me inteligjencen e sejcilit prej nesh. Per mua te ushetosh e te jetosh ne vende te ndryshme te botes eshte diçka me vlere humane, ku te jepet mundesia te njohesh kultura te tjera, njerez te tjere te mesosh qe mund te jetohet dhe ndryshe nga çte kane mesuar dhe rrjedhimisht te behesh me tolerant ndaj te tjereve pasi i kupton me mire. Megjithate kjo qe them angazhon vetem mendimin tim e kete sja imponoj njeriu, vetem po e shpreh e atyre qe mendojne se ju vlen mund ta perdorin, ata qe mendojne te kunderten si ndalon kush qe kete mendim ta hedhin ne plera.
Pershendetje