I dashur Baba!

TDSH

Primus registratum
I dashur Baba!

I dashur baba,
per vite me ralle me kane thene se i ngjaj tim ati. Kjo nuk e di ne ka ardhur ne menyre ofensive apo jo,...rendesi ka se gjithmone e kam pritur shume krenarisht. Megjithate nuk kam arritur ta pranoj asnjehere perpara syve te tu. Te kam lenduar e me ke lenduar po ne te njejten menyre, prap me do dhe te dua...edhe pse asnjehere sta kam thene. Dhe per kete ty te ngjava, mi mesove ti te tera. Si ti mbaj gjerat per brenda, si ti them me sy...ashtu sic thote populli nganjehere fjalet jane vertet fukarallek. Eci ne bulevarde te tretur dhe perjetesisht me torturon ideja qe ste kam thene asnjehere "te dua", nderkaq qe kane qene 2 meshkujt e tjere te cileve me paturpsi i kam thene te njejtet fjale qe ty sti thashe asnjehere! Ne qofte se sta thashe dje, ne qofte se sta them sot, atehere me humb shpresa se do te te mund ta them me vone.

Gjithnje kam adhuruar imazhin tend ne jeten time, angazhimin tend ne cdo gje qe ben, deshira jote per tu cimentizuar ne aktivitete te reja dhe deshira per tja dale mbane.

Kur te veshtroj thelle ne delikatesen e krenarise tende mashkullore, me kujtimin qe me sjell ndermen te kaluaren e larget qe te tashmen e humbet gjate rruges, me veshtrimin e nje femije qe tretet ne boshllek, kuptoj se tani jam une ajo qe te kap per dore...

Deshperim dhe kenaqesi ne te njejten kohe!

Sot do me thuash serisht te njejtat gjera per te 100 here, dhe une serisht do te te pergjigjem ose te te pohoj ne te njejten menyre. Ne qofte se veshtrimet do te mund te vrisnin, atehere ato te tuat do ishin vdekje prurese.

Mbaj mend se prej vitesh na eshte pllakosur nje bashkebisedimi pa fjale, e ka emrin heshtje. Shpesh me ke bere te drillem...nuk do e kisha marre dot mend me kurre se heshtja do te mund te fliste aq fjale, aq shume sa ti te me lexosh shpirtin...te kuptosh cdo gje nga nje veshtrim ne sy...te penetrosh ne friket dhe vetmite e mija, qe shpesh me vetevrasin.

Ti habit ne vetevete... Djemte me te cilet kam qene ose ata te cilet kerkoj gjithmone e me shume te ngjasojne ty. Jane pikerisht ato qe kerkoj, karakteristikat dhe vetite e tua! Nder dashurite e gjithsecilit ka dhe prej tyre qe peshojne aq shume sa fillojne te te ndryshojne gradualisht, duke te kthyer ne nje shembylltyre dashurije. Dashurija per ty baba, eshte nje prej tyre.

Babi, te dua ~~~(kjo nuk vlen sikur ta kam thene per arsye se sdo e lexosh kurre...)
 

durrsakja

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

I dashur baba,

perpiqem sot te jetoj dhe per endrrat e tua ngadale koha i veniti ndersa shpresat i shihje tek une !
Mbetesh heroi im i mposhtur nga dallget e jetes, e prape gjithnje ruan force e urtesi te ma japesh mua.
Deshiroj qe bota te kete shume baballare si ti, me vajza qe i meritojne me shume se sa te meritoj une ty!

Shume mall e admirim per njeriun qe dua me shume ne kete bote!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: I dashur Baba!

I dashur baba,
qe shume me ke rrah /pf/images/graemlins/wink.gif
dikur qaja me hidherim,
sot vuaj per ty, jam plot trishtim /pf/images/graemlins/frown.gif
 

tirana

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

U lodhe! Qetesohu! Ma ler ta bej un prindin per ca kohe dhe ti bej femijen e lumtur qe dikur isha un!!
 

durrsakja

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Pse ngrohtesia, ajo e pakushtezuara......qenka kaq e paarritshme?

Sa e vogel ndihem kur e mendoj. Po shihja sot foto te vegjelise. Per 1 Maj babi me nxirrte xhiro, ashtu per dore si dy shoke te pandare. Syte i kisha te skuqur pasi qaja kur mami s'me linte te vishja fustan se ftohesha. Por fitoja gjithnje, pas cdo "lufte".... /pf/images/graemlins/smile.gif
Ne rruget e qytetit tim te shtrenjte ecja me ty, dhe askush nuk me tregoi qe nje dite do shnderrohej ne nje enderr!

Shume te dua e shume te kerkoj....nuk me duhej dhe ky boshllek /pf/images/graemlins/frown.gif
 

TDSH

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

K'S CHOICE

"Dad"

I was a kid, you were my dad
I didn't always understand
I wanted freedom, you got mad
You were concerned, I got upset
I didn't recognize you yet

And did you cry, I know I did
When I lied to you
I didn't want to hurt you
I just never knew I did

You never told me that you loved me
I know you didn't know how
I guess that shows we're much the same
'Cause I love you too and until now
I've never said those words out loud
I hope you're proud
To be my dad...

What are your secrets, do you pray
Is there a god that shows your way
I wish I knew...
Do you have crazy fantasies
What happens in your dreams
I want to know...

I guess you'll always be a mystery to me
But you taught me how to value life
And what else do I need
I have a dad who watches over me
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: I dashur Baba!

Kjo tema eshte nje nga me te bukurat qe jane hapur ndonjehere, te lumte Edi.
Ne fakt kjo teme me beri te mendoj per gjerat e pathena ndonjehere, per ato te pazevendesueshmet, per ato hyjnoret.

Babi, eshte e vertete s'e ti me do si asgje ne bote dhe madje me rrenqeth kur me thua, se ti ve koken atje ku une ve kemben, por duhet ta dish s'e edhe une te dua si askend tjeter.Ta kam thene kete vetem njehere, te kujtohet, kur ti ishe semure.Me fal qe s'mund t'i shpreh ndjenjat e mia ashtu "pa hesap" c'do dite, e di qe kjo mbase do te gezonte me shume, por...... nuk ka gezim me te madh per nje prind kur e sheh femijen e tij te lumtur dhe te arrire.Une e di qe ti je i lumtur per mua.......
Te dua shume o babush......me shume dhe s'i kerkend ne kete bote.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Esht e vertete qe e kam hapur kete teme shpesh dhe ne te qindat e sekondit e kam mbyllur.
E dija qe duke lexuar fjalet tuaja aq te bukura e te sinqerta lotet do te me rridhnin pa dashur dhe do te ndjeja dhe un nje therrje ne shpirt e mall te madh per babin tim...
I dashur Babi!!!
Jetoj me ne mendje kujtime te mrekullushme nga ty. Prane krevatit kam ne kornize fotografine tende qe e shoh cdo nate perpara se te fle...dhe fle me endrra...!!!! Enderroj per te ardhmen time ashtu sic e e deshe dhe enderron dhe ti. Te falenderoj me shpirt te mbushur nga dashuria pa kufij qe kam per ty. Te falenderoj qe me ke qene prane ne cdo gje..aleat dhe shok, baba dhe mik.
TE dua shume dhe akoma me shume dua te dish qe jam krenare per ty. Per energjite e tua dhe vullnetin tend. Po perpiqem me shpirt te arrij gjitshka por serisht dua te tish se asgje nuk do te kish qen e mundur pa suportin me te cilin me ke mbeshtjelle.
Mbase nuk mesova kurre te bej vrap cdo mengjes..ose te studioja piano 4 ore ne darke. Por ama sa her qe i bej te dyja keto ne mendje me vjen gjithmone ti. Ve shpesh Cd qe me ke dhene dhe me mall degjoj kenget e tua qe me zgjojne aq shume kujtime.
Me vijne ne mendje ato kohe kur isha fare e vogel dhe shtrihesha siper teje sa her qe shikonim ndonje film. Te quaja "krevati im pre mishi"
Si gjithmone te kam thene...Ti je ylli i botes time..
Te dua shume..shume shume....Ti je babi im...ylli im....shok per jete, artist i mrekullueshem
-B
 

doktoresha

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

i dashur baba....me i adhuruari im ne bote....me vjen keq qe koha shkon kaq shpejt per ty....kaq larg po shkon dhe mosha jote....e di ....e ndjej se do me marre malli per mengjeset familjare...per ty...me menyren se si ti tek une skalite veten tende me te mire.....une te kam dashur dhe kur nuk isha koshiente per vlerat e tua...me vjen keq tek shoh ne syte e tu driten qe sa vjen dhe shuhet....do te te jap drite nga jeta ime....babai im ...me i miri i botes.
 

butterfly

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Babit tim:
Ti qave... Kur une po qaja, qave edhe ti. Edhe sot e kesaj dite me keputet shpirti kur e kujtoj ate dite. Po te dridhej i gjithe trupi vetem se me pe mua duke qare. Deri ne ato momente ka qene e pa-imagjinueshme per ty qe une te vuaja, edhe pikerisht ate dite ti e kuptove qe une po rritesha. Me perqafove fort, fort edhe me the qe mos qaja me se ty do te kisha gjithmone prane. Atehere e ndjeva vertet ngrohtesine e prindit, dashurine qe ai arrin te te jape.
Ti me ke mbajtur gjithmone prane, qekur kam qene e vogel fare, me merrje me shoket e tu ne mal. Mbaj mend me vone me merrje ne mitingje. /pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk mund te flija dot, po mos me vije ti ne gjume, duke me treguar perralla. /pf/images/graemlins/wink.gif Me kujtohet kur kthehesha nga shkolla e beja detyrat ne puna tende edhe pastaj ktheheshim te dy ne shtepi. Nuk kam harruar gjithashtu as te sharat. :mad: Te kam ngjirur nga zeri derisa me fute sedren ne gjak. Po edhe pse me shaje, ne te dy ishim grup, mami qe me vellain.
Kujtoj ato oret e moralit...Ti me mesove te ecja me kembet time, me tregove ne detaj se c'qe jeta, me nxore te shikoja, me le te lire qe te arrija te dalloja te miren nga e keqja. Me the cdo gje qe dije, me dhe cdo gje qe kishe...Kujtoj vitin e matures. Une doja te dilja xhiro, ndersa ty babi nuk te zinte gjumi naten. Ishe ti ai qe mendoje per Toefl-in tim, ishe ti ai qe mendoje se si do beja lidhje e aplikime me shkollat... Ishe ti ai qe beheshe uje ne djerse e me thoshe meso, e isha une qe mezi prisja oren te shikoja telelnovelat.
Gjithsesi, edhe pse ndonjehere te merzitesha se kerkoje nga une te pamunduren, kerkoje te isha me e mira, edhe pse ne mbaja koken menjane ndonjehere, une ne thelb te kuptoja, vetem se nuk me vinte mire ta pranoja.
Jam shume krenare qe te ngjas ty, edhe besoj se kjo eshte ajo qe doje edhe ti, te me beje si vetja. Me thote mami gjithmone qe edhe ti krenohesh me mua. Akoma nuk jam ajo qe ti do, nuk jam akoma perfekte, po e di qe ti me do shume, prandaj edhe krenohesh.
Heren e fundit qe te kam pare duke qare, ka qene kur me percolle ne aeroport... O Zot ca dhimbjeje. Nuk dua as ta kujtoj ate dite Nentori. Ti po qaje, mamin nuk e mbaja dot, edhe vellai i mbushi syckat me lot e me ne fund ja plasi.
help.gif

E ja ku jam une tani, larg teje. Larg keshillave (edhe pse fatura e telefonit nuk te shkon posht qinces, e di). Po nuk jam pa ty ne asnje menyre. Ti je me mua cdo here qe marr fryme, ne cdo hap qe hedh, ne cdo vendim qe marr, ne cdo zgjedhje qe bej. Ti je ne cdo te rrahur zemre, ne identitetin tim, edhe patriotizmin qe mbaj perbrenda. Ti je i skalitur ne ndergjegjien time si nje figure perfektesie, ti je i gdhendur ne ambiciet e mia si shembulli qe duhet te ndjek...

Babi te dua shume.
 

doktoresha

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

jam perseri une....e palodhura ne dashurine me ty...e durueshmja....e qendrueshmja...dhe perseri e perseri me e lumtura ne bote kur t'i shoh ata sy.
i kam pare shpesh mbyllur dhe kam qare...kam qare me ze nga shpirti, si nje femi...syte e tu = me monitoret e pavionit me te poshter ne bote...une qe shkalle spitalesh e klinikash kirurgjikale ka ngjitur me qindra ...ato shkalle nuk i merrja dot mbi supe....
une nuk dua ...nuk dua te flas per semundjen tende...ne kete rast ....ngre duart ne ajer dhe hezitoj...perderisa une te dua e te dua kaq fort si mund dikush nga une te te largoj...nuk dua me degjon babi...nuk dua me analiza te komentoj...se dicka brenda meje vdes sa here i lexoj...dhe......me duhet te genjej...e per me teper veten te bind qe s'po genjej aspak...
e kam te rende baba,humbjen tende,do ta kem te tille perjete....o zot de tani po qaj sikur te kete ndodhur vertete....
nuk kam njeri qe ta ndjeje kete rrenim pervec mamit...ata , femijet e tu jane shume larg...dhe sa keq....jane tjetersuar...dhe vdekjen dhe dasmat i quajne zakone te vjeteruara....
une nuk dua te te permend asgje se ti njesoj te gjitheve na do...po nje gje dua qe ti ta dish o rrenja ime....pa ty pema ime...lengon..
 

receli

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Hello Doktoresh !

Ti e ke nderuar Babin tend me punen tende te palodhur neper Shkollat brenda e jasht vendit.
Pra, Ti ke me se te jesh krenare sepse kurre nuk ja lendove zemren prinderve te ty.

Mos u deshpro !
 

doktoresha

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

thnx per konsiderataten.....
po ne te vertete une kam nje baba....qe ..ndoshta me asgje ...absolutisht asgje s'ka te krahasuar...
te gjithe i kane falur respektin....une dashurine time..zemren time.
 

shine*

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

I dashur Babi *****!

Nuk e di pse gjithnje te kam therritur keshtu Babi dhe pastaj emrin, shikoja femije te tjere qe therrisnin baban e tyre thjesht babi..... dhe une pak si ndryshe....nje baba kisha e kam.... pse shtoj dhe emrin tend pasi te therras? Ndoshta per te treguar qe ti je babai im dhe i vellezerve te mi. Nuk je i asnjeriu tjeter! Çdo dite te shoh ty, e shoh veten..... te ngjaj shume. Nga nejhere gezohem shume nganjehere bie ne heshtje dhe pyes veten, pse duhet te te ngjaja per kete apo per ate? Por prap kthehem dhe shoh qe menyra ime e te menduarit ngjan shume me tenden. E kam frik kete gje, sepse me kupton me shume se te tjeret, atehere kur une dua te mblidhem ne levozhgen time dhe te fsheh gjithçka ndaj botes.....
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: I dashur Baba!

Duke lexuar ju dhe duke degjuar DIDO-n na dolen syte vendit !!!

BRAVO te gjitheve !!!!

ps. babi im veç eshte numri NJE ne bote /pf/images/graemlins/wink.gif !!!!
 

enton

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Ec rrugeve dhe besoj se mbahem mire ne kembe, befas kethej kone prapa dhe shikoj Entonin,ashtu te vogel kur sapo kish filluar te hidhte hapat e pare. Dikush me tha qe ishe ti ai qe me pe te hidhja hapat e pare ndoshta edhe qe me mbajte mbas menges se pizhamave. Te faleminderit jo vetem per kete por persa here qe me je gjendur prane ne te mira dhe te keqia. Shikoj duart e tua jane ato duar qe me kane mbajtur ne krahe dhe me kane perkedhelur jane po ato duar qe me mbanin penen kur fillova te shkaravis mbi flete fjale pa kuptim, dhe po ato duar qe dikur me kane hequr dhe ndonje pellembe, jane po ato duar qe tani i shtrengojme si dy burra dhe shoke te mire.
Faleminderit per gjithcka qe ke bere per mua, mbase dikush me gjykimin e tij mund te thote se ke bere vecse detyren si prind per mua dhe per kedo, cdo prind ben gjithmone dicka me shume sesa permblidhet me fjalen vulgare "detyre"
 
Top