Re: Hotkobursat
me gruan nji nate te bukur ndersa po u "pickoshim" nen rrogoza, e une qe dalngadale "marr" situaten ne dore me bindje te patundshme se "e marrmja" ne dore situates ishte reciproke. kur papritur femna ndalon e me sheh ne sy, e une qe shtrengoj lehte vetullat duke pyetur heshtur "ça nodhi?".
- ti nuk di te nderlidhesh me ndjenjat e mia si femer- me thote
-ehhhh?!!!! (pergjigja normale e imja)
- ti nuk di nevojat emocjonale te nje femre.tani dua te me mbash shtrenguar ne krahe e te rrime keshtu ....
....dhashe mora po me ne fund u dorzova,duke bindur veten qe ate nate s'me dilte gjo.
pas dy ditesh dalim per dore per shopping, dhe ajo e lumtur e gezuar ,duke provuar nje fustan te mrekullushem (goxha i shtrenjte) me sheh me sy lutes.une qe e aprovoj zgjedhjen me koke.ajo e ngazellyer ne kulm me sheh me ca sy te embel. "mmmmm" them me vete. por meqenese fustani duhej shoqeruar me kepuce,nuk vonoi zgjedhja e nji pale te mahnitshme me çmim nga ato marramendesit. une perseri qe aprovoj plotesisht zgjedhjen dhe duke komentuar me entuziazem faktin qe ishte normale kombinimi kepuce-fustan. ajo qe mu hodh ne qafe nga gezimi dhe syte i shkelqenin. me pas kaluam ne seskionin e bizhuterive ku syri i saj me shume shije,ndalet dhe nuk shqitet me nga disa byrzylyke te mbjellur me gure te çmuar. e kote qe t'ju komentoj çmimin.....ajo qe edhe ksaj here (duke pare gjendjen time te sotshme) me tund para syve kyçin e dores te stolisur nga ato xhevahire. kur i thashe "po" mendoj qe do i kem thyer çdo hije dyshimi dhe besoj do i kem shkaterruar çdo plan te dyte qe mund te kishte ne koke per te me mbushur mendjen. e shkreta, veç ta shihnit sesi dridhej nga gezimi, e si i rrotullonte sa para mrapa stolite. une qe mezi po mbaja te qeshuren....
....arrijme tek arka per te paguar kur une i kthehem shume natyrshem dhe me lirshmeri duke deklaruar...
- tani shpirt dua qe ti te me perqafosh fort e mos me leshosh me....
-si?!!!! - dhe fytyra po merrte ca nuanca te çuditshme..
- me perqafo!
-por....- dhe dukej qarte ndjenja e nervit dhe e ndjenjes se hakmarrjes...
- ti nuk arrin te nderlidhesh me nevojat e mia financiare si mashkull.....
....besoj se andej nga pranvera e vitit tjeter do bej dashuri me gruan
....ta mbyllim me nji buzqeshje nga publiku i gjere dhe ne pritje te ovacjoneve /pf/images/graemlins/smile.gif