Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Diavolessa

Valoris scriptorum
Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Diktator thuhet sot. Dikur ishte idhulli i prinderve tan. Kur vdiq mbajti tere Shqiperia Zi.
Edhe perse biente shi burra e gra ne mes Tiranes duke qare me lot per vdekjen e tij.
Me pas doli c;doli, por sa kenge te kenduara per te. Sa libra te shkruar nga shkrimtare tane me te mire etj etj.

Ishte kaq keq koha e Enverit kur mund te dilje pa asnje lloj shqetesimi diten apo naten askush s'te thoshte dicka?

Vertete diktator apo..........cfare?!


Si mbajn mend anetaret e forumit kete periudhe....

Nga koha e Enverit deri ne sot?

E cila eshte em e mira sipas jush?


pS: Mos ma mbyllni temen! :mad:
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

hajde goce me ke cudit.... :confused: po nejse po flas te pakten per veten time dhe familjen time qe s'ka qene asnjehere me asnje parti, s'ka marre pjese ne asnje qeveri, s'ka patur te denuar e as te persekutuar etj etj pra mese normale.

Diktator thuhet sot. Dikur ishte idhulli i prinderve tan.

* Ne shtepine time perhere eshte share edhe kur ishte gjalle, asnje s'e ka patur idhull ne asnje kohe.(duke filluar nga gjysherit e mi deri ne kohen time)


Kur vdiq mbajti tere Shqiperia Zi.

* Kur vdiq Enveri me kujtohet fare mire se ate dite s'kam qene ne shkolle(ishte epidemia e rubeoles) dhe isha tek gjysherit e mi kur gjyshi im hyri ne shtepi me nje ndjenje neverie tha: e moret vesh vdiq ai qelbesira....
me vjen keq se ne kete pike familja ime s'paska bere pjese tek e gjithe Shqiperia.

Edhe perse biente shi burra e gra ne mes Tiranes duke qare me lot per vdekjen e tij.

* Sepse ta venin lakun menjehere ne qafe, por te mos mjaftonte kjo e shifje ku te shkonte gjithe familja (kjo ishte pika qe tmerronte me shume kedo)

Me pas doli c;doli, por sa kenge te kenduara per te. Sa libra te shkruar nga shkrimtare tane me te mire etj etj.

* Nje fjale po them ketu se s'ka qene as i pari e as i fundit qe ka patur dhe i eshte kushtuar KULTI I INDIVIDIT...

Ishte kaq keq koha e Enverit kur mund te dilje pa asnje lloj shqetesimi diten apo naten askush s'te thoshte dicka?

* Ketu ke te drejte se per te ardhur ne Tirane(qe ishte sikur te vizitoje Parisin per ca qe banonin ne rrethe :rolleyes: ) dhe per te ngrene ne akullore ishte gje e vecante, ishte "i lire" gjithkush te levizte ne shqiperi ke te drejte... :wink:

Vertete diktator apo..........cfare?!

* Per t'ju drejtuar disave ajo fjala diktator me te vertete eshte shume e moderuar.


Si mbajn mend anetaret e forumit kete periudhe....
Nga koha e Enverit deri ne sot?
E cila eshte em e mira sipas jush?


* Sa vete do ishin gati te ktheheshin sot te jetonin edhe njehere ate kohe.....?????!!
Te jeni e sigurte => ju e para s'do guxonit.
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

qe enveri ka qene diktator s'diskutohet fare. megjithate gjith njerezit sot qe hiqen si demokrat gjithashtu jane diktator.
qe te them neqoftese do rikehesha te jetoja ne kohen e diktatorit enver hoxha, une them jo, se e di shume mire qe po te kthehesha ose do me pushkatonin ose do me fusnin ne burg brenda dites, une nuk jam njeri qe shtypem kollaj, sic u shtypen shume shqiptar gjate periudhes diktatoriale, po kjo gje varet. gjithashtu nuk do kthehesha as tek diktatura e sali berishes, se per mua kaosi eshte po aq i keq sa diktatura dhe totalitarianismi. une nje njeri qe sgjedh demokracine perpara dikatures gjithmone e kam mar per injorant, po demokracia ska eksistuar kurre ne shqiperi. ne qoftese pyetja shtrohet, dmth. ne qoftese une do leja demokracine e kanadas per diktaturen e enver hoxhes, kjo dihet qe une sdo e beja. neqoftese pyetja eshte: a do e lija demokracine e sali berishes ose fatos nanos per diktaturen e enver hoxhes, kte do e beja. se besoj, po deshet me quani budalla, se demokraci ka pasur me shume ne kohen e dulles sesa ne kohen e malokut dhe qerosit.
gjith te mirat te githeve
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Fillimisht postuar nga diavolessa:
[qb] Diktator thuhet sot. Dikur ishte idhulli i prinderve tan. Kur vdiq mbajti tere Shqiperia Zi.
Edhe perse biente shi burra e gra ne mes Tiranes duke qare me lot per vdekjen e tij.
Me pas doli c;doli, por sa kenge te kenduara per te. Sa libra te shkruar nga shkrimtare tane me te mire etj etj.
[/qb]
Ximi e ka dhene pergjigjen, une desha te shtoja se vete fjala diktator dhe diktature jep pergjigjet per cdo fjali qe ke shkruar.
Mbajti Shqiperia zi apo u detyra te mbante Shqiperia zi? Kujt ja mbante te bente ndryshe nga urdherat e dhena nga lart?
Kush ishte ai shkrimtar qe mund te shkruante kunder nje diktatori? Ato qe guxuan u percelluan nga plumbat dhe u zhurriten ne burgje.
Si mund te mendohet se mund te behet ndryshe kur jeton ne nje diktature pervec asaj qe diktatura te imponon?
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

* Sa vete do ishin gati te ktheheshin sot te jetonin edhe njehere ate kohe.....?????!!
Te jeni e sigurte => ju e para s'do guxonit.


Ximi ...Do kthehesha qe c'ke me te. Per gjasme demokracine e sotshme duke e krahasuar me kohen e Enverit e hedh 100 here poshte. Jo diktator te kete qene, por te keet qene c'te doje.

Mund te dilje ne ate kohe..kur dhe si te tekej..pa te thene kush nje gjyse fjale.
Mbase s'kishe keto kushte ekonomike qe kemi sot...por aq te varfer sa ka Shqiperia sot, s'ka patur ne kohen e tija.
Sot ke te pasur shume ne Shqiperi...ke dhe te varfer qe s'kane as buk per darke. Dikur nje shtepije nje kore buk e kishte ne raft.
Te krahasosh spitalet. Uhm...mund te thuash qe mungonin ne ate kohe? Cdo gje qe mund te ndodhte ikje pa merak me femine ne krah dhe kishe sic doktorrin tek koka dhe infermieren qe bente punen e saj pa bere gjyse fjale.

Ik sot tek spitalet ne Tirane apo gjithkund. Ke femijen te madh apo te vogel..gati duke vdekur...Lere qe Infermierja ..s'ja hedh syte ( dhe eshte nje shkalle me poshte se doktorri/esha) por s'e prek kush me dor pa i dhen lek.
Me qe thone s'ka ilace, s'ka gjylpera..s'ka tjeter e tjeter..ku i marrin ato gjera pasi ke paguar?

Thua kjo demokraci e sotme eshte me mire se kur ishim dikur? Thua ka liri me shume sot? Guxo te dale nja vajze vetem naten pas ores 9 duke shetitur?!!!!


Mbajti Shqiperia zi apo u detyra te mbante Shqiperia zi? Kujt ja mbante te bente ndryshe nga urdherat e dhena nga lart?

AnaBlue aspak e vertete, sepse ishim ne shkolle dhe aty mesuesit/eset s'i shihte kush dhe qanin me pika loti.

Pse kaq popull injorant paskemi qene per 45 vjet dhe askush nuk e kuptoj qe ishte diktator? Pse nje njeri i vetem mund te mposhte nje popull...Apo disa gjera na konvenonin dhe me pas me qe s'na duken me ashtu i hedhim shqelmin?
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Fillimisht postuar nga diavolessa:
[qb] Pse kaq popull injorant paskemi qene per 45 vjet dhe askush nuk e kuptoj qe ishte diktator? Pse nje njeri i vetem mund te mposhte nje popull...Apo disa gjera na konvenonin dhe me pas me qe s'na duken me ashtu i hedhim shqelmin? [/qb]
Nuk e di se cfar brezit ti i takon, por kam nje pershtypje sikur nuk ti nuk e ke provuar kohen e dulles. Nje pergjigje te bukur e ka dhene edhe Anablue per diktatorin pak me siper.
Injoranca ne ate kohe ka qene me te ngjeshur. Si te them. Nese ke degjuar ndonjeherte te thone: "Zbrit nga kali se te vrava, hyp ne kal se te vrava." Apo kur e pyesin Ceken:
-"Pse nuk do ti besh ti 15 vjet burg per partin?"-- "Po si jo!"- thote cekja.

Dhe nese do te ishe ti ne vend te Cekes (edhe pse ishe vetem nje film, por i bazuar ne jeten reale te popullit shqiptar) dhe te thoje:
"Jo nuk i bej" athere do te quaja une ty injorante.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Gjalle jane akoma ata qe shiten Kosoven e i bene shqiptaret me injorante se kurre ne historine e tyre.
Gjalle jane bijte e atyre qe per pushtet absolut, vrane ajken e kombit shqiptar?
E keni harruar buken me sheqer e uje, e keni harruar tollonin e llampen e vetme elektrike ne shtepi, i keni harruar se si shqiptaret trajtoheshin si skllave neper minierat e ndryshme e vdisnin prej sklerozes, keni harruar gjithshtu se kur radio juaj padashje ju kapte nje stacion te huaj e per kete hanit burg, harruat se kur mermeritnit se buka qe blenit eshte e ngurte ose e qullet denoheshit sikur te ishit kriminelet me te medhenj, harruat se ishdikatori vrau shoket e tij me te ngushte e njerin prej tyre te quajtur Qemal Stafa per hader te nje femre me emrin Nexhmije e cila ne te ardhmen do behej gruaja e ketij te parit, harruat se u brumoset me historine e komunizmit, haruat se shqiptaret i benin jehone e kenge diktatorit sikur ky te ishte Zoti, harruat se policet dhe operativat te vinin ne shtepi nemes te nates e te thonin "ne emer te popullit ti do vish ne polici" "ne emer te popullit je i arrestuar" nderkohe qe populli flinte nen narkozen e ideologjive diktatoriale, harruat se diktatori shkeli me kembe edhe ate pak kulture te trasheguar nder shekuj.
Harruat se edhe sot e kesaj dite mbasi kane kaluar 13 vjet, ky popull tashme ka nxjerre "ajken e sotshme" qe shet femije, grua, nene e te vret per hiqgje.
Per ke luftoi Enveri?
Mos valle per shqiptaret?
Jo, sepse shqiptaret sot jane kthyer edhe 200 vjet me mbrapa se sa ishin.
Harruat kete diktator qe shkolloi vetem ata te nenshtruat e tij qe me shumice ishin nga jugu i Shqiperise dhe qe ne te ardhmen do na beheshin "profetet" per te predikuar diktatin por kurresesi te verteten qe do i bente shqiptaret e kulturuar e te edukuar me nje fryme emancipuese.
Nje fakt i gjalle eshte realiteti i sotshem ku Shqiperia ndien "thiken ne palce" e nuk ka njeri qe te beje revolucion te shpetoje shqiptarine, njerezit, kombin e te ardhmen e tyre.
Te gjithe jane nga jugu sepse ata u shkolluan dhe sikur te shkolloheshin me ndjenja patriotike dhe atdhetare, hallall u qofte, por ata u shkolluan per te mbajtur veriun te percare, ata u shkolluan per te na injoruar sikur ne qenkemi mesjetare, por "drita e Zotit shihet vetem nga ata qe kane sy" gjithashtu "Zoti ka shpallur te verteten vetem per ata qe dine te degjojne", "kembanat bien per ata qe veshe"
Shqiptareve u eshte pjekur ne mendje ideologjia injorante absolute mesjetare dhe sot luten per Enverin sikur te luteshin per Krishtin.
Ja pra keta shqiptare te shpjerdhur jemi sepse disa gangstere dhe horra i thane vetes dhe Enverit se shqiptaret e meritojne keshtu sepse nuk jane njerez, sepse keta njerez duhen vrare e prere, malokeve u duhet shkuar dere me dere e u duhet shkaterruar shtepia e katandia, duhen vrare te gjithe, te nenshtruar dhe te panenshtruar, duhet bere terror sepse keta njerez jane shume te dashuruar pas tokes e ne labet myslimane e orthodokse duhet ti bejme maloket si vetja, te shesin femijet e tyre, nenat e tyre, ti bejme te jene te dashuruar pas parase dhe pushtetit absolut.
E maloket fatezinj nuk ishin te trashe se ligji i drejte te imponon kulture dhe para ligjit njerezit jane te njejte se historikisht kur ka ndodhur dicka i jane pershtatur kanunit si nje liber ose si nje kushtetute ligjesh per te zhdukur padrejtesine.
Dhe vellezerit tane jugore na thone me te drejte se ne jemi shpellare e cecene sepse ne jemi te veshtire per tu kurvosur ose per tu pershtatur cdo lloj asimilimi
Asnjeri deri me sot nuk i kuptoi verioret sepse nder ta eshte ushtruar nje terror dhe nje politike diskriminuese si "rraca e te bardheve ndaj te zezakeve".
"Maloket jane te trashe e te pabeshem" thuhej shpesh ne komunikata te ndryshme, duke rritur volumin e propagandes antiatdhetare e antikombetare, dhe kjo kishte nje qellim, dikujt i sherbente.
Megjithate kurre njeri tjetrin nuk e kuptuam, kurre nuk e morem vesh se perse maloket jane kaq "te pabindur", kurre nuk e morem vesh se mund te evoloje nje popull, se cfare menyrash bindin nje popull te behet i kulturuar e i emancipuar, por perkundrazi menduam, se maloket jane te trashe, jugu eshte tradhetar i kombit e keto percarjesh e sollen kete popull deri ne ditet e sotshme si nje popull injorant e te diskriminuar ne kulm.
Enver Hoxha e shiti Kosoven dhe kjo Kosove po e mban peng zhvillimin e ketij kombi.
Ju nuk ja keni idene e as nuk ja keni pasur idene se cfare do te thote ndjenje kombetare, cfare do te thote shqiptari, cfare do te thote krenari e ndershmeri, progres e te ardhme.
Diktatori, i vetem nuk mund te bente zap shqiptaret por duhej ndare ne disa pjese Shqiperia per te mbajtur pushtetin gjate.
Per vellezerit shqiptare jugore kemi ngelur shpellare, por a jane verioret shpellare?
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

une per vete mendoj se komunizmi ben pjese vetem ne te shkuaren e shqiperise, jo te ardhmen. enver hoxha ka qene ai qe ka qene, solli te mira dhe te zeza, i dha lirine shqiperise dhe ja morri shqiptarit. e vetmja gje qe e ben popullin tone te ndjej admirim dhe nostalgji per ate njeri eshte injoranca dhe paaftesia e politikaneve tone. qe me inkompetencen e tyre, e bejn enver hoxhen te duket si perendi, se per 13 vjet vetem shkateruan dhe destabilizuan vendin tone, nuk hodhen as nje meter hekurudh, qe te pakten te thone qe beme dicka. dhe sa per diskriminimit te gegeve, une albinos, vete jam tosk, dhe asnjeher nuk kam diskirminuar nodnje njeri "malok" ose "cecene" sic i thua ti. bile me hypin nervat kur njerezit perdorin fjale te tilla, tosk, gege, cfare jane kto fjale? ne jemi nje, shqiptar. dhe sa per shitjen qe beri enveri kosoves, ate muhabet mos e hap te lutem, se eshte ora gjashte ktu, dhe do e gdhijm tere naten duke debatuar. ajt shnet
 

Albinos

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

BACCHUS
Une nuk po diskriminoj shqiptaret e mi sepse te diskriminosh ata do te thote te diskriminosh veten.
E gjithe lufta eshte kunder atyre qe per arsye te paqarta deri me sot, u ngjiten majes se pushtetit jo per te bere dicka per kete popull por per ta lene injorant dhe te paditur.
Tani klanet politike ne Shqiperi kane krijuar ate psikoze te populli, saqe e detyrojne me metoda te ndryshme te luten per Enverin.
Perse?
Kush i shpik keto lloj metodash dhe psikozash dhe kujt i interesojne?
Ja kjo rrace jemi ne.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Or ti Albin qa po flet qishtu
Ti qake nji qapraz qe ske shoq
Une di me tthan se nuk ke mundsie me paragjykue kohn e lume tkalueme.
Shoku yn Enver Hoxha ka dit qa jan shqyptart e duhet me dit se qato kan qan ma tlumet per tan jets ton si shqyptar.
O ju shokt e ktij kuveni kam me ju lut mos me u marr shum me qit rob se na nuk jemi e nuk kem qan qishtu si ky huteni qe gjith ditn e lume ban si magjart e rrugs.
Partea jon ka luftue per dit ma tmera merpo nuk asht partia jon qe prishi Shqypnen po asht nji grup budallsh qe lefnin me llafet e rana posht komunezmi e tkuqt
Un jam me kohn e kalume e due se qajo na bani me u mledh nji mene e me punue per njani qetrin
Rroft partea puns me shokun Fatos Nano nkrye
 

atman

Forumium maestatis
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Albinos end co. kenaqeni nese e quajme Enver Hoxhen MUT? Sigurisht! Po ata qe futin doren ne mut dhe e trazojne: si quhen?
Thone se nuk eshte nevoja ta shtysh qorrin ne grope sepse bie vete brenda. Dhe eshte keshtu. Dhe ne bote ka vetem dy gjera, qe identifikohen me njera tjetren, gaforrja dhe kanceri, te dyja ecin seprapthi. E njejtja gje po ndodh sot me mendjeshkurterit qe nuk shikojne se injoranca po ulet pajdash pikerisht tani ne Shqiperi, sepse perqindja e analfabetizmit sa po vjen e po rritet dhe se ne fshatra, femijet ne vend qe te shkojne ne shkolle po kullosin bageti e lope.
Po u morret me te kaluaren deshmoni qe s'jini te afte te shikoni te ardhmen, sepse nga ato qe vjell truri tuaj kuptohet qe ka ndryshuar destinacion, eshte kthyer ne plenc. Ne vend qe te jetoni me problemet e sotme dhe pikerisht me ato qe jane plage te cilat nuk vine nga e kaluara e Enver Hoxhes, por nga koha e sotme, sepse prostitucionin nuk e kishim, drogen po ashtu, beri si beri por gjakmarrjen ne veri e zhduku, ju fajesoni ende ate. Ndersa idiotizmi me i madh, (nuk eshte naivitet)por idiotizem i plote, eshte akuza qe i behet per Kosoven. Kjo tregon se axhaminj dhe injorante nuk kane lexuar aspak, jo historine e ppsh, por dokumentat engleze per luften e dyte boterore per te kuptuar se sa varej nga Hoxha, Kosova, apo edhe vete Ballkani.
Urrejtja qe ushqen brenda ti Albinos, nuk eshte njerezore, dua te them ne term normal, por patologjike. Gjithashtu merr guximin dhe flet ne emer te malesoreve te cilet sapo ngrihen ne mengjes, nuk pershendetin familjaret e tyre, as edhe diellin, por Albinosin. Mjaft na mbyte me llogje ketu ne AF. Ben mire te shkosh ne konvaleshence, ke nevoje per pushim, miku im, te regjistrosh trute.
Desha te shtoja diçka ketu edhe per ndonje qe sot i bie gjoksit dhe hiqet sikur nuk i thurrte hymne Hoxhes,qendrim i njohur ky. Biles diçka e tille me kujton poemen e Shevqet Musarajt "Epopeja e Ballit Kombetar" ...Se ngordhi kali/ i rane thonjt'/ po vrapon balli/ ti heqe patkonjt'...
 

Alesio

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Malsor
Ti qenke komunist i sterpjekur saqe te vjen era shkrumb.
Partia jote e ndritur persa te paska lene te verber dhe analfabet ?
Shko o dreq e ruaj dhite.


::::::::::::::::::::::::::


::::::::::::::::::::::::::
 

Alesio

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

::::::::::::::::::::::::::::::::::::
LIND NJE DIELL I RI
PER TE SHKRETEN SHQIPERI
::::::::::::::::::::::::::::::::::::
 

gfm73

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

FRIKA + MJERIMI + LUFTA E KLASAVE + AGJITACION E PROPAGAND + BURGU POLITIK + EKZEKUTIMI POLITIK + ATEIZMI + SPIUNLLEKU = (BARAZ) = DIKTATURE + ENVER + PINJOLLET ENVERIAN + MJERANET
 

lir

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

hahah atmna e forte ajo e fundit :lol:

persa i perket atyre qe the me lart ke shume te drejte, ketu ne albforum ndonese dielli eshte nga lindja, njerezit drejtohen nga perendimi te shohin hijet e tyre...
Gati ne cdo debat te tille kerkoj nga A.forumistet se si mendojne ata se mund te ecim perpara si komb, cfare idesh kane etj? Por sigurisht pyetjesh te tilla, shume i shmangen dhe nuk pergjijgen....Une thjesht desha te shtoja se ata qe shurroj*ne aty ku pine nganjehere harrojne dhe pine prape aty ku kane shu****(mfl per fjalorin)

bravo atman :thumbsup: :wave:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Per ato qe thone mos u merrni me te shkuaren dhe kohen e enverit e kane gabim, sepse tema perfshin kohen e enverit. Dhe te harrosh ate periudhe 50 vjecare dhe pasojat qe kemi qe atehere nuk me duket me vend. Nuk mund te shikosh historine e Shqiperise vetem ne hallken e fundit te zinxhirit te historise pa marre parasysh hallkat e te shkuares qe na sollen ku jemi tani.

Vertet eshte shume e cuditshme te mendosh sa anetare ka qe akoma kane nostalgji dhe mbrojne nje nga peridhat me te erreta dhe fatkeqe te historise tone, pikerisht ate qe na futi me koke ne hale per 50 vjet! Nje shprese me mban se ka plot anetare te tjere qe dine te arsyetojne por kur lexojne hipokrizine enveriste ketu, thjesht i cpifet dhe largohen pa lene nje shenim te tyren.
 

lir

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

anablue nuk e di nese nuk e kuptove thelbin e "te lenit te se kaluares" apo e ben kastile...?!
shqiperia eshte me halle gjer ne fyt, nenat derdhin lote gjaku se dhe lotet jane thare, njeriu eshte lodhur nga pasiguria per te nesermen, biznesmeni ka besimin e plote se do fitoje me shume e me shpejt si batakci nga nje sitstem i korruptuar. Drejtesia shqiptare perbehet nga nje elite horrash qe varen nga kriminelet e 8 viteve te para te demokracise dhe nga pamundesia per ti nderuar nga karrieristet e rinj.
Do te meresh me te kaluaren? Meru me bishtat qe ajo la ne prezenten, merru me kush ishte e kush eshte sali berisha, fatos nano, dhe se si hapen te dyja piramidat dhe bashkohen ne trungun e partise....Te gjithe te "shkolluait" erdhen nga "shkollat e partise" dhe ky eshte nje fakt qe duhet pranuar..fatmirsisht nje pjese e tyre u kthyen ne kanibale dhe po i japin mundesine popullit qe dalengadale te ndaje shapin nga sheqeri(fati i shqiptarit:te jetoje e te mesoje). Per nje gje te jeni te sigurte se cdo mekat lahet ne kete bote.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Kjo eshte histori i dashur Lir dhe po flasim nga periudha e Enverit deri ne sot. Po te lexosh titullin e temes si dhe hapjen e saj do e kuptosh me mire. Nese do te flasesh per periudhen e 13 vjeteve te fundit, ka tema te tjera sa te duash ose mund te shkruash edhe ketu. Por eshte e drejta e cdo anetari te shkruaj ate qe mendon ne lidhje me temen.
Desha te pyesja nese ke jetuar ndonjehere me tallon? Nese ke pare prinderit e tu te shqetesuar se nuk kam pasur buke per te ushqyer? Nese ke pasur ndonjehere frike te flasesh ndone fjale qe te burgosin gjithe familjen tende? Nese ke pasur frike te veshesh nje bluze qe te ka ardhur nga jashte se mos te akuzonin per moden e huaj? Nese ke pare ndonjehere TV me zhurmus sa per te marre vesh se cfare ndodh jashte kufijve? Nese ke pasur frike nga komshinjte apo njerezit rrotull teje se mos behet ndonje spastrim intelektualesh per te terrorizuar te tjeret? Nuk besoj se ke provuar asgje te tille, bile as ke degjuar se keto kane egzistuar jo shume kohe me pare. Nese nuk i di, nuk do te thote se nuk kane ndodhur...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

Ana Blue, shko shiko pakez ne dyqanin perballe me shtepine time, ne bulevard republika, shiko se si dyqani eshte plot dhe pyete nese ka tallona? Natyrisht qe jo, por i thuaj te te nxjerre librin ku eshte nje liste e tere me njerez qe marrin "veresie" dhe shenojne emrin per ti shlyer kushedi se kur. Nje pyetje kisha per ty: mos valle ben pjese ne ato familje qe u pasuruan brenda njezet e kater oreve? Nuk flitet per mbrojtjen e Hoxhes, por duket se ty te eshte errur logjika nga parate qe i sjell biznesi familjes tende, flitet per fakte qe s'duhen mohuar te cilat jane te dyaneshme. Por te akuzosh Hoxhen per Kosoven eshte marrezi. Te akuzosh Hoxhen per injorance, kur me 1945 kishte nje popullsi prej 96 perqind analfabete dhe i detyroi njerzit te arsimoheshin, ne ç'fjalor e gjen te quhet injorance??? Per ty ndoshta dhe familjen tende eshte me mire qe jane dhjetra mije njerez te ngujuar neper shtepi nga frika e hakmarrjes dhe ndoshta per konceptin tend kjo quhet demokraci. Ta kam falur dhe mbaje me shendet. E di qe te pelqen me shume te kete prostituta shqiptare dhe kete e pranon pikerisht ne emer te demokracise. Beh, ne gazeten me te madhe italiane "Corriere della sera" shkruhej: ç'eshte demokracia? Te te lene te lehesh e te lehesh derisa te lodhesh e te mos kesh me fuqi te kafshosh. Koncept qe u shkon mesemiri ju te ashtuqujatur demokrate qe nuk bete gje per ta sjelle demokracine, veç patet miresine dhe zgjuarsine ta shndroni ne lope te florinjte.
Tani fikso nje gje ne koke. Historia nuk mund te shkruhet kurre nga njerez qe i kane jetuar ngjarjet sepse jane te lidhur emotivisht me to, ne te dy anet, si ai qe ka vuajtur dhe qe e shikon çdo gje te zeze dhe ai qe ka perfituar. Duhet te kalojne breza e breza dhe vetem kur koha te jete ngurtesuar, pra kur te mos egzistojne me ata njerez qe jane te influencuar direkt, vetem atehere mund te shkruhet pa paragjykime, duke nxjerre ne pah demet dhe te mirat e periudhes. Eshte ligj i historise.
 

lir

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise nga koha e Enverit deri sot.

anablue, fatkeqsisht i kam provuar dhe jetuar ato qe the ti mesiper, dhe lexoje mire ate qe shkrova qe te mund te ndryshosh nja 2 reshta nga pergjigjia jote. Por une ti ana kam provuar dhe te me gjuajne me pistolete te samiu alfaromeot e shikut, kam provuar dhe te rri i armatosur me muaj te tere ngaqe mbrojta nderin e shoqeve te mia te vjetra nga po te njejtet kriminele, kam pare sesi nje nene qante kur merte leter nga e bija nga italia dhe i thuhej se ishte mire, kur ne te vertete ushtronte.....kam pare sesi gjysma e rinise se tiranes konsumonte kete apo ate lloj droge. Kam perjetuar kur prinderit e mi u pushuan nga puna se nuk moren teserat e demokratikes, kam perjetuar sesi familjaret e mij nuk mernin licenca per kete apo ate sepse nuk ishin "demoktrate". kam pare plot dhe kam jetuar plot atere dhe tani o anablue, po ajo atere hiku , dhe la tani nje thes me plera. Nqs duam te jetojme neser duhet te perqendrohemi te e tanishmja...te e tanishmja...
Shume kane vuajtur atehere dhe kjo smohohet, por ne mjerim ngelshin ata qe ne mjerim rronin rrojne dhe vetem mjerimin kujtojne...

Duhet te hapim mire syte dhe te kthjellojme mendjen se fjalet nuk do na nxjerrin nga mjerimi e varferia e skajme...Njeri spo ju kerkon te harroni...
 
Top