'4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare''!
Dushehin nje djale dhe nje vajze, por e keqja ishte se i ndante nje Oqean. Edhe njohur ishin ne internet por per rreth 2 vjet kishin depertuar thelle ne brendesine e njeri-tjetrit. Me kalimin e kohes dashuria shtohej, beheshin plane per te ardhmen, mundesisht edhe vendosen sa femije do kishin, si dhe emrat qe do mbanin. Ky djali ne te kaluaren ishte Don Zhuan ne kuptimin e plote te fjales, por qe pas njohjes me kete, ndryshoi automatikisht. U be njeri serioz dhe mendoi se gjeti nje njeri qe do ta donte shume gjithe jeten. Kur ne fakt, as vete nuk e kuptonte se ku bazohej te arrinte ne kunkluzione te tilla, kur dhe njohja, takimi i pare te fshehur pas ekraneve te turpit (Kompjuterit), nuk ishte aspak mbreslenes! Ky ne ate kohe ishte me njeren, pa e tepruar aspak, ajo ishte njeriu me i mire qe kishte njohur dhe sa per ''Don Zhuanin'' vlen te theksohet se ishte nje nder femrat me te bukura qe kishte pase apo dhe pare, si dhe ai i dhuroi puthjen e pare, prekjen e pare dhe ....! Ndersa kjo patriotja e tij, ishe normale ose e bukur nga pamja e pare, dhe jo se ka rendesi shume, por thjesht e them nga qe gjene me te bukur ne te, kishte pamjen e pare, te ciles nuk i kushtoi rendesi. Thjesht donte te donte cmendurisht kete here dhe si pasoja verbohej shume here.
Tani, kur eshte e fresket ndarja, ajo u kthye tek ai por e ka te mbyllur deren pergjithmone. Ajo ne fillimet e lidhjes dukej si vajza me e ndershme ne bote. Nder te tjera thoshte qe ''do te pres edhe sikur te me duhet te te takoj ne pleqeri'', por qe nuk ndodhi ashtu. Ajo filloi te ankohej se i mungonte puthja ne netet e ''lengshme'' ne telefon dhe befas nje dite, filloi te ftohej dhe tia nxije jeten ketij me veprime vertet shtazore (gjithmone duke marre parasysh se ishin ne comp ose tel) dhe ne fund, pas nje maratone ''ngrenje shpirti'', ai i tha zhduku por i premtoi se do ishte armiku i saj i perjetshem nese ajo do prekte tjeter, para se te takoheshin ne realitet. Inati i ketij, eshte si te thuash ''inati i penisit'' (ju kerkoj ndjese per shprehjen) sepse ai i ka vene vize, por do qe ta kete nje here tek vendi, ne kravat, por dhe ne makine sdo kishte problem. Ajo pretendonte se ishte vajze me parime ne jete, kur ne fakt per nga ana shpirterore me njohurine e deritanishme, ndonjeres ne semafor do ia kishte zili!
Pak dite pas ndarjes ishte njohur me nje kamboxhian. Kishin kercyer dhe defryer ne kulm ne nje party, pastaj ai i kishte marre doren dhe ja ferkonte lehte, mundesisht ja afronte tek organet gjenitale, por sipas saj, kishte refuzuar dhe kerkoi ndjese nga qe ishte treguar naive. Iku ky (edhe pse levdatat per ate nuk reshten, dmth ai ishte njeri i jashtezakonshem!). Doli ne skene nje tjeter, ai ishte italian, bullgar si dhe indian. Kete e njohu ne ''facebook'' dhe shkembenin mesazhe. Per ate ne fillim tha qe ishte italian (ne kohen qe mendonte une ky sdo e shohte foton e tij ndonjehere), pastaj i tha qe njerin nga priderit e ka bullgar, dhe ne fund pasi hengri disa nene mashtrimi, per ta treguar foton e tij, tha qe gjysh pas gjyshi njeri ka qene italian por qe ky tani eshte bullgaro indian, dhe pasi tregoi foton, ishte 100% indian, mundesisht me fytyren si gome Centauri (kamion i madh), 32 vjec, nderkohe qe kjo eshte 19, larg cdo gjeje qe mund te bashkoje 2 njerez kaq te ndryshem. Edhe per kete plasen levdatat. ''Eshte shume i mencur, sh i bukur, poet i madh si dhe muzikant i madh'' e plot gjera te tilla. Derisa arrinte te thoshte qe ''do kisha nderin ti jepesha atij, ti jepja virgjerine'' (ne kohen qe kishte thene qe vetem me burrin tim do kem mardhenie seksuale, por dhe puthjen e pare). Kur ne fakt ai sic dukej, do behej 60 vjec ne shkolle dhe nje cop diplome sdo e kishte. Per ta vertetuar aftesine e te shkruarit te tij, ky shqipoja beri nje kerkim me internet dhe poezite i kishte ''huazuar'' nga nje poet goxha i madh. Por e pabesueshmja ndodhi kur ajo tha qe ska mundesi, edhe pse ishte gjithcka e qarte sepse nuk kishte ndryshuar asnje presje, ne fund tha qe poeti qe te pakten ka nja 13 libra, ja ka vjedhur indianit!!! Gjithsesi ceshtje injorantesh, sidomos kur te kesh te besh me njerez te tille sic ishte kjo vajza e Shqiperise sone te dashur, qe fatkqesisht ishte/eshte vajze e nje intelktuali te vertete. Iku dhe ky. Ka shume, ka thenje e vepra vertet shtazore te cilat sdua ti permend sepse sigurisht qe do ishte dicka qe kurre me pare se keni degjuar as pare. Epshi i saj eshte vertet i papare as ne pornot me te rendomta. Por le te mos thuhet. Pas indianit vine ca shpiptare 20 vjecare, pasi kalojne nje mbremje si grup me disa te tjere, keta djemte, skishin vend ku te flinin dhe e pyeten nese mund te flinin ne dhomen e saj (hera e pare qe ishin pare pasi ishin takuar rastesisht), dhe pranoi kjo, por qe te rrinte dhe nje shoqe e saj ne dhome. Para se te flinin, ''orgjine e beme'' iu tha ajo, sikur tiu uronte naten e mire'', dhe fytyra e djemve te padjallezuar mori pamje pikpyetjeje dhe pastaj qeshen. Nejse dhe keta e plot gjera te tjera qe ja humbin njerezine nje femre. Shfaqet nje amerikan kete here (sigurisht qe jo sepse kjo nuk ishte per te tille), pra ishte rrumun. Ishin takuar ne nje tjeter mbremje. Ajo kishte kercyer gjithe mbremjen me te, sapo i kishte folur ai, rreth 4 ore. Pas prekjeve ne pika ''delikate'', ai e kishte afruar ta puthte, por kjo vajza e ''ndershme'' nuk kishte pranuar, vetem pak kishte arritur ta prekte me buze ai dhe e kishte shtyre kjo. Gjithmone sipas zerave jo te besueshem persa i perket shtyerjes, gjithsesi le te qendroje kjo. Sipas saj ai mund te puthte (e me shume) ke te donte. Maksimumi qe kishte arritur per te puthur nje femer ishte 15 min. Le te jete si te doje nje vajze, ai e bente per vete. Pra sipas saj, edhe ty qe je duke me lexuar tani (behet fjale per nje lexuese qe ka vertet parime ne jete). Por mos e merrni seriozisht sepse kete e thoshte kjo, edhe pse betohej ne gjerat me te shtrenjta qe ka ne jete. Gjithsesi pasi pashe foton, edhe me kete ndodhi si me indianin, nga italian u be bullgar dhe perfundoi indian. Pra nje djale poshte normales, per te mos thene me shume. Cudia ishte sepse degjova ate qe sbesoja se do e degjoja kurre ne jete. ''4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare'' - tha ajo gjithe mburrje! Ndoshta shume nga ju sdo ju duket dicka e jashtezakonshme, por mua me duket kulmi i marrezise. Pasi qesha me te madhe gjithe ironi duke e shoqeruar me fjale po ironike dhe me tej. Te nesermen e pyesin shoqet ''
'cfare ndodhi mbreme?'', ''asgje'' - thoshte kjo ''as per te me puthur nuk arriti'' gjithe krenari. ''Ua te lumte'' - thoshin keto qe nuk ishin ndryshe nga kjo nga truri. Por mbremja nuk kishte mbaruar me kaq! Kishin bere dhe foto se bashku. Brenda 4 oresh njehoje, kishte ndodhur edhe dicka tjeter. Deshiren per te dale ''HOT'' (edhe pse gjoja ishte e merzitur per mua dhe i mungoja ne cmenduri) e kishte realizuar. Dale kishte me nje mini-minifund, mbathjet i dukeshin pa pase nevoje per tu perkulur. Fotoja ishte me te vertete hot. Te perkulur, sikur ben dashuri ne kembe, ai i kishte kapur kofshen me dore dhe ja mbante lart, ndersa doren tjeter ja kishte vene tek vithet. Te dy kishin dale duke qeshur dhe dukeshin shume te lumtur se bashku. Gjoksi i saj, gjysem i dale ndriste peisazhin e mallkuar te te qenit ndyresire. Duke e kuptuar marrezine e saj, ajo tha qe ''per hir te shoqes time qe kishte deshire te beja nje foto ''hot'' me kete djalin e bera, dhe nuk mund tia prishja qejfin, prandaj dola si e lumtur''. Gojen te hapur vesh me vesh nga e qeshura e kishte. Por pasi kishte shkrepur aparati, kjo me nje gjest alla ''Shote Galica'' e kishte qelluar ate, duke edhe e ofenduar rende. Por qe te nesermen, kishin luajtur nje loje bashke dhe gjera te kesaj natyre. Asaj ia kam bere te qarte se une max qe mund te bej, eshte, te bej seks me ty por vetem nese je e virgjer dhe mos te te puth kurre sepse ti je kancer.
Kjo qe thashe me lart eshte ASGJE. Une sdo shprehem me gjate por jam i sigurt qe skeni degjuar qe nje njeri te perdor njerzit qe nuk i perdorin as kafshet per epshin seksual. Nje nder gjerat me shtazore qendron aty tek eksitimi, aty ku ndizet keq ajo dhe sigurisht harron qe eshte vetem nje ze ne telefon, i duket vetja plotesisht e mbushur. Pervec personazheve ''horrore'' qe perdor, ka deshire teper te shfrenuar, teper banale, por qe, sic thashe sdo flas me. Ndoshta do botoja nje liber nje dite, sikur mos te me mungonte shkolli i duhur.UN DHE DASHURIA
E kam të nevojshme sot të them se “un njeriu”, ai i përditshmi lajkatar, gënjej kur them pa kandar “të dua”. Jam një tinzar i vogël dhe i dobët çdo herë që i them dikujt që e kam zili “të dua”. Unë atë, ndaj të cilit ndjehem inferior, në mënyrë hipokrite mundohem ta afroj duke i thënë “unë të kam mik… unë të dua!”. Por ndërkohë, “unë” njeriu pa shkëlqim, i zakonshëm dhe i mërzitshëm, pa ndonjë inteligjencë të veçantë, nuk di të dua.
Ndjehem keq kur kam përpara inteligjentin e dashur , “atë pasqyrën” ku shihem dhe më kujtohet që nuk kam lindur në të njëjtin vit me të. Më kujtohet se nuk kam lindur në të njëjtin qytet apo pallat me të, por diku në provincë, apo në ndonjë fshat të harruar. Nuk kam emrin dhe historinë e tij, idetë dhe botën shpirtërore apo atë miqësore të tij. Nuk e pashë dhe nuk e gëzova të njëjtën dashuri që mori si dhuratë në jetën e tij ai tjetri.
Kështu gënjej edhe kur i drejtohem një vajze e i them “të dua”. Në të vërtetë unë atë vajzë nuk e kam objektiv dhe destinatare të ndjenjës time më të madhe. Nuk i jap asaj çdo gjë. Nuk i jap shpirtin dhe energjinë e madhe që del prej tij. Unë, si lajkatar, ziliqar dhe egoist, i vogël dhe mizantrop, dua prej saj atë çka më intereson tek ajo, por nuk e dua atë. Pra unë nuk i jap asaj dashuri, i jap asaj vetëm materie të rrjedhshme ose para, instikte dhe fjalë të bukura spekullative që janë në inflacion, pallavra, gënjeshtra e plot të tjera si këto.
E atëherë më lind pyetja: Po çfarë dua unë ndaj këtij? Cfarë kërkoj unë nga njeriu. Atë që s’e kam?! Atë që s’mund ta kem?! Të kaluarën dhe shpirtin e tij?!
Dhe përgjigja më vjen e rrufeshme. Jo. Unë nuk e dua atë. Unë dua me të padrejtë atë që s’e marr dot, atë që s’është e imja, atë që s’kam për ta patur kurrë. E kështu si rrjedhojë nuk dua por lakmoj. Ky është verbi i përshtatshëm: Lakmoj. Jo Dua. “Lakmoj dhe kam zili”- kjo është motoja jonë e përditshme që në mënyrë të pavullnetshme që më bën të më errësohen sytë dhe jo rrallë t’i dua të keqen atij tjetrit, Dua që ato që ai zotëron t’i nënshtrohen dëshirës por jo dashurisë time. Jam egoist dhe vanitoz ndaj tij. Dua për vehte edhe pjesën time por mbi të gjitha atë çka ka të mirë e të shtrenjtë “ai tjetri”.
Dhe Dashuria përballet me veset dhe mëkatet tona, por edhe me parregullsitë e fjalorit.
Un Dua në sensin që: kam nevojë. Po, kam nevojë është gjetja tjetër për të bërë përdorimin korrekt të fjalëve pa thënë dua. Pra kam nevojë ta shoh poshtë këmbëve të mia atë që un lakmoj dhe jo dua. Duhet të rregullojmë edhe fjalorin tonë të përditshëm përveçse udhës së shpirtit për të mos u keqkuptuar nga tjerët. Sepse kemi një jetë të tërë që gënjejmë dhe krijojmë iluzjone duke thënë e dua atë. Atë që më shkakton traumën e fortë të inferioritetit. Atë që “unë” s’jam dot. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ndjesi tjetër dhe aspak me dashurinë. “Unë” kam nevojë për atë por nuk e dua, nuk e dashuroj.
Dashuria vuan edhe verbërinë tonë.
“Unë” njeriu i vogël, i rritur me dashuri, sigurisht, sepse pa këtë sentiment energjik nuk vazhdon jeta, vdes çdo gjë, ndoshta nuk e kam ndeshur kurrë atë. Ndoshta nuk e kam njohur dhe shijuar kurrë të vërtetën e madhe, kushtin bazik të ekzistencës time, Dashurinë. Kam frikë dhe më duket sikur flas për diçka të largët, për diçka që s’më përket, por në të vërtetë unë jam i ushqyer prej saj, me diferencën se nuk e kam parë me sytë e mi të etur, nuk e kam prekur personalisht me duart e mia të zbrazëta pa të. Në rastin “tim fatkeq” ajo, dashuria, më ka adoptuar në distancë dhe më ka rritur pa m’u shfaqur. Më ka ushqyer në errësirën dhe verbërinë time. E për këtë nuk u rrita i lumtur.
Kështu, nuk e “kam njohur” as në fëmijërinë “time” dashurinë, as në adoleshencë, as në familje, as në fshatin apo qytetin “tim”, por për të “kam” dëgjuar të flitet e të flitet pa fund, pa e kuptuar kurrë se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa një ditë, në vitet e para të pjekurisë, disa mësues filluan të më flasin më me intensitet për këtë sekret të madh. Filluan të më flasin e të më imponojnë bindjen: se mbi bazën e çdo gjëje jetësore është dashuria. Dhe që atëherë, flas edhe unë për dashurinë, por nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë.
I çrregullt në idetë dhe dritën e mendjes “time”, paqen dhe qetësinë e humb shpesh. Drejtësinë nuk e eksploroj fare si mekanizëm të domozdoshëm për të ndërtuar Paqe e Dashuri. E këtu ngre shpesh herë kokën lart, për të kërkuar dritën, duke harruar dhe nënvleftësuar faktin se drita fshihet brenda meje, në shpirtin tim. Nuk më lejon egoizmi, kokëfortësia, vaniteti dhe mediokriteti të shohë dritën e shpëtimit tim. Si një farë e mbarë tulipani, Dashuria fle brenda shpirtit tonë. Ajo pret Paqen për të nxjerrë filizin e saj, për t’u rritur e për të dhënë frytet e saj.
Tani, me një copë letër në dorë, që quhet diplomë, iu jap leksione të tjerëve mbi këtë temë, por ndërkohë vazhdoj të lakmoj mikun tim, të njohurit e mi, të panjohurit e mi, kalimtarët e zakonshëm në trotuar. Lakmoj ata që edhepse mbi këtë temë, dashurinë, nuk kanë marrë shumë leksione, e kanë njohur atë, kanë jetuar dhe janë dehur me të. E pa atë nuk jetojnë dot. Kjo, ndërkohë “më” bën të ndihem keq, “më” shkakton frustracione. Më kujtohet përsëri që ai tjetri e ka njohur atë, dashurinë, ndërsa “unë” u rrita me një emër që u detyrova ta ndërroj në gjykatë duke shpresuar se me këtë do gjeja pak dashuri. Pastaj më kujtohet se u mundova të shkollohem e u lodha e u lodha shumë, gjithmonë për të gjetur pak dashuri. U zhgënjeva edhe prej poezive false që lexova netëve të gjata vetëm për të gjetur dashurinë.
Cuditërisht dashurinë e kishte “ai tjetri”, “ajo tjetra”. Ata dinin të ecnin në rrugë, të silleshin me njerëzit e të pranoheshin prej tyre me thjeshtësi. Ata rrezatonin mirësi. Gjenin gjithnjë kohë të qeshnin e të donin, pra të dhuronin dashuri. Kurse mua dashurinë ma largonte ideja brejtëse mbi çertifikatën time të lindjes. “Unë” i linduri atje larg… ndërsa ata, jetonin të lumtur, jetonin me dashuri edhepse shpesh disa si “unë” i pickonin, i lëndonin sepse të padrejtët e pafat kishin nevojë t’iu merrnin të lumturve atë që s’ishte e tyre, pikërisht dashurinë që ata të lumturit, mbanin thellë në shpirt. Në këtë pikë të dëshirës ose nevojës së padrejtë të njeriut ndaj njeriut kanë lindur luftrat, konfliktet dhe njerëzimi është gjakosur e maskruar. Kjo do të thotë se padrejtësia ka tentuar disa herë të eklipsojë dashurinë.
Sepse të duash do të thotë të ofrosh zemrën dhe jo fjalën hipokrite. Do të thotë të ofrosh shpirtin dhe jo “dhurata helene për Trojën” që më vlejnë për t’iu futur sa më tepër në brendi tjetrit për ta sulmuar atë sa më fort. E kështu vazhdojmë me buzëqeshjen si element i rëndësishëm dhe i dukshëm i dashurisë. Mirësia, është edhe kjo pjesa e pandarë e asaj të madhërishmes vlerë absolute, sublimes ndjenjë që quhet Dashuri.
E pikërisht Dashuria, ky element që vjen tek ne nga Lart me një frymë të lehtë qiellore, na mbush hapësirën tonë shpirtërore me ndjenjën më të bukur që të gjithë e kërkojmë, e adhurojmë, e ëndërrojmë.
Por le t’i kthehemi fenomenit më shqetësues të shoqërisë, mungesës së sublimimit të dashurisë nga i dobti dhe i vogli njeri gjatë jetës së tij.
E për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi,
na duhet që për të gjetur dashurinë, të verifikojmë duke kontrolluar gjendjen në të cilin ndodhet shpirti, habitati ku zbret nga Lart dhe rritet ky sentiment jetëdhënës. Nëse ky habitat dashuror, shpirti, nuk ka hapësira të pastra paqeje, qetësie, atëherë dashuria nuk mund të jetojë në të. Dashuria ka nevojë për Paqe që të jetojë e të gjallërohet. Kurse Paqja ka nevojë për të rëndësishmen dhe të domozdoshmen Drejtësi për t’u krijuar.
Do ta krahasoja Paqen me kushtet ambjentale, pra me një lëndinë të bukur, në një fushë ose kodrinë, ku fryn erë e lehtë dhe e ngrohtë, ku lind dielli dhe i jep jetë dhe ngjyra këtij habitati. Por duhet të kemi kujdes se pa një përkujdesje dhe pa vëmendjen e duhur, pra pa të domozdoshmen Drejtësi, në këtë kopsht të bukur Paqeje nuk mund të lindin lule të bukura siç është Dashuria, sepse mund të ndodhë dhe në fakt shpesh lindin ferra të këqija që tentojnë ta mbysin jetën, lulet, Dashurinë.
Pra na duhet Drejtësi dhe vetëm Drejtësi për të ndërtuar Paqen e cila do të na japë mundësinë dhe kushtet për rritur dritën e Dashurisë që ne të gjithë mbartim si dhuratë nga Zoti. Dashuria fle tek gjithsecili nga ne, me diferencën që në kushte paqeje ajo del e triumfon mbi hapësirat njerëzore e në të kundërt, në një terren konfliktual, ajo që dominon është e keqja, errësira, konflikti.
Dashuria do triumfojë sigurisht, por vetëm në kushte Paqeje, e cila ka nevojë për Drejtësinë…
Duke mbërritur në këtë pikë them se nevojitet inteligjencë për të kërkuar Drejtësi, e cila na bën të gjejmë Paqe dhe të jetojmë njerëzisht në Dashuri.
dhe do të kemi më pak gënjeshtarë, ziliqarë, lakmitarë, vrasës, hajdutë, katundarë praparendës, pseudointelektualë…
e do të kemi më shumë mbrojtës të së vërtetës, dashamirës, bamirës, qytetarë model, ndërtues katedrash, dhe ambjentalistë të kulturuar që jetojnë në fshat për zgjedhje dhe njerëz të qartë në mendime.
E për këtë nuk do të hezitoja të përsërisja citime gjeniale thënë nga njerëz të mëdhenj: DASHURIA eshtë forma më e lartë e Inteligjencës Njerëzore.
p.s.
E në fund, dua të them se ai “unë” je ti, kushdo qofsh e i kudogjendur, kurse “ai tjetri” shpesh herë kam qënë unë, personalisht, që si zgjidhje jap:
Drejtësinë, Paqen, Dashurinë… që arrihen me inteligjencë e vullnet, jo me budallalëk, egoizëm dhe vanitet.