Histori dashurie te trishtuara...

MILIARDERI

Primus registratum
Re: Histori dashurie te trishtuara...

ISHA NJEHERE ME TE DASHUREN KUR AJO TAKOI SHOKUN TIM QE DILTE ME TE FSHEHURAZI DHE KUR E PA U SKUQ AQ SHUME SA DHE DOREN TIME E NGROHI UNE E KUPTOVA DHE STHASHE ASGJE PAR KUR U ULEM NE LOKAL AI I BENTE SHENJA KESHTU PERFUNDOI KJO LIDHJE PRANDAJ PER TE GJITHE JU QE E SHIHNI KETE KAM NJE KESHILLE ASNJEHERE MOS U LIDHNI ME NJE VAJZE SE ESHTE E BUKUR POR SHIHNI NE FILLIM TE AJO MENDJEN DHE SINQERITETIN
 

Megg

Carpe Diem
E gjeta kete artikull rastesisht ne internet dhe me pelqeu jashte mase ...~ sa e trishte:(
Ne ndjekje te Leas
Ai dremiste me kokën rrëshqitur pa kujdes mbi tastierën e kompiuterit.
Natën e kishte kaluar në një nga pub –et e shumta të kryeqytetit.
Kur agu kishte filluar të shpërndante ngutur, stërkalat e bardha të dritës, atij i ishte dukur i pakuptimtë mendimi për të shkuar në shtëpi. Për tre orë duhej të ishte « në transmetim » për emisionin e mëngjesit. Ndërtesa e pub - it ishte ngjitur me atë të radios, kështu që i kishte thënë shoqërueses së tij, të hipte në makinën e miqve të tij, (ata do ta shoqëronin për në shtëpi ). Miqtë ishin ngucur zhurmshëm atje brenda, ndersa ai vetë kishte hedhur hapat përtuar drejt ndërtesës së radios, e cila ishte e mbuluar e gjitha nga lule –dredhëzat.
Kishte qëndruar disa minuata para portës së xhamtë, duke parë mimikën ëndërimtare të rojes që nanuritej afër një rezistence të përcëlluar, por edhe pse i kishte ardhur keq, e kishte zgjuar mbas disa trokitjesh të forta. Roja i kishte hapur derën, flokë shpupuritur, duke i thënë nëpër dhëmbë; « Përsëri në pub ti ? ». Ai ishte drejtuar i heshtur për te « strofka » ( kështu e quante zyrën e tij ), por më parë kishte zgjatur dorën e u kishte rënë me pëllëmbë flokëve të ngritur përpjetë të rojes.
Kokën e kishte të rëndë, stomakun gjithashtu. I pihej shumë një kafe (e fortë ), por nuk kishte ku ta gjente. Asnje nga baret përreth rrugicës nuk ishte hapur.
Edhe atë mëngjes, si gjithë javën, atij do t’i duhej të. vendoste që në fillim të emisionit quiz-in e famshëm, që për një javë rresht nuk kishte mundur ta gjente asnjë nga telefonuesit, ( ose me saktë telefoneset, ato ishin pothuajse të gjitha, adhuruese të tij ).
Ai fërkoi sytë me duar dhe fshiu shkronjat e parregullta që kishte lënë në ekranin e kompiuterit balli i tij i rrotulluar mbi tastierë, ndërsa kishte qenë duke dremitur.
Kolegët e tij mbrriten një nga një, të zhurmshëm si gjithmonë. U thërriti disa herë të ulnin zërin, por ata e bërtitën më shumë.
Tingujt e siglës së emisionit të mëngjesit nisën të shpërndaheshin lehtë në sfond, ndersa ai kroi zërin me të shpejtë.
- Mirmëngjes të dashur dëgjues ! Iu uroj një ditë – javë të mbarë., edhe pse ka nisur e vranët. Si fillim po ju përshëndes me një këngë, e cila kohët e fundit, nuk di pse më shoqëron ngado. Stafi i radios sonë e ka pagëzuar me titullin : « kënga e Leas », dëgjueses sonë të rregullt, e cila këto kohë nuk di pse ka humbur njëlloj si dielli në këtë ditë të vranët. Pra… për ty Lea… I mungon stafit tonë, ditës së vranët …e mbi të gjitha, i mungon quiz - it tonë të bezdisshëm, prej të cilit nuk do mund të shpëtojmë dot… nëse ti nuk telefonon…
Zërin e tij e sfumuan tingujt e këngës në sfond, ndërsa ai shtriqi krahët.
Lea kishte më shumë se një javë që nuk kishte telefonuar. Ajo ishte një nga dëgjueset e regullta të emisionit të tij, por nuk bënte pjesë tek adhurueset. Ajo kishte një zë të drojtur fliste pak, shkruante poezi dhe mbi të gjitha ishte fituesja e pothuajse të gjithaquiz- eve.
Mungesa e zërit të saj mëngjeseve, kishte filluar t’ia ç’ngjyroste ditët, e t’i lodhte netët frenetike pub –eve, në shoqërinë e kukullave thonj – gjata, të veshura të gjitha, me panatallona të ngushta, e me hair – extansion në flokë.
I ishte bërë mani t’ua recitonte quiz.-in të gjitha kukullave të tij. Kukullat për çdo natë ishin të ndryshme, por ato kishin të njëjtë, shprehjen e fytyrës, ndërsa ai u recitontequiz –in. Ndjente një kënaqësi të paprovuar kur ato dorëzoheshin e nuk e gjenin. Ndjente kënaqësi që ato nuk ishin Lea.
Edhe pse nuk dinte asgjë për Lean, përveçse njihte mirë timbrin e zërit të saj, kohët e fundit ai kishte nisur ta kërkonte në çdo shkundje flokesh, në çdo përndritje sysh, në çdo ije gruaje.
Ai kishte një fiksim të pazakontë me ijet e femrave. Për të, ijet perfaqësonin kulmin e feminitetit te një grua.
E dinte që Lea mund të ishte një vajzë me bukuri të zakonshme, apo ndoshta mund të mos ishte fare e bukur, por kishte një parandjenjë se ajo duhej të kishte ije perfekte.
Në dallim nga telefonueset e tjera, të cilat i përgjëroheshin atij ta takonin qoftë edhe njëherë të vetme, Lea e mbyllte telefonin menjëhere, kur ai pasi mbyste kujdesshëm sfondin me muzikë të lartë, e pyeste për emrin e vërtetë. Asnjë përgjigje.
Dukej se Lea terrorizohej nga mendimi se ai mund të zbulonte identitetin e saj.
Ajo, padyshim mund të kishte nje histori me dikë, ose mund të ishte e martuar, ose, ose, mund të mos ndihej aq e bukur, sa ato vajzat e kopertinave me të. cilat ai fotografohej shpesh, por kjo e bënte më interesant dhe elektrizues misterin.
Sa më i fortë ishte refuzimi i saj, aq më shumë i shtohej dëshira atij për të këmbëngulur e zbuluar identitetin e saj, tmerrësisht intrigues.

Ajo javë ishte harxhuar e gjitha në kërkim të Leas.
- Sikur të jetë kjo ? - thoshte shpesh me vete, duke e kthyer kokën rrufeshëm sapo ndjente t’i digjte mbi zverk ndonjë vështrim elektrizuez. Hutohej menjëherë e supet i përplaseshin shkujdesshëm, me supet e turmës së njerëzve që nxitonin përkrah.
Pastaj ngrinte dhe rrëzonte heshturazi me mendjen e tij njëmijë hipoteza nga më të çuditshmet.

- Sikur gjithë këtë kohë të çmuar, e gjithë këto energji, t’i harxhoje në të mirë të emisionit, të cilit ia ke varur fare… – i kishte thënë një ditë i lodhur shefi i tij, një burrë babaxhan e zemërgjerë…
Tashmë i gjithë stafi e njihte « çështjen Lea ».
Djalin e sekretarisë e kishte porositur të qëndronte gjithmonë veshë - mprehur, recepisonisten e kishte porositur ta lajmëronte menjëherë, nëse në derën e radios, shfaqej druajtur për të tërhequr çmimin, ndonjë vajzë e re. « Çështjen Lea » e njihte mirë edhe pastruesja…

- Pa eja këtu… - i kishte thënë një ditë i ngrysur i ati i cili, - kush qenka kjo Lea që re përtokë fare ti… ?
- Sikur ta dija…- i ishte pergjigjur ai.
I ati ishte larguar duke mbledhur buzët, njëlloj si të thoshte me vete ;
- Nuk e kemi patur për fis të bëjmë kështu për një femër…

Ai kishte përfituar nga minutat e lajmeve, për të dalë një grimë jashtë zyrës, për të freskuar fytyrën në ajrin e pastër, e për të ndezur një cigare. Ndërsa thithte i qetë cigaren, ai vuri re një vajzë flokë –kuqe, e cila ndaloi të ecurën e i nguli veshtrimin pa druajtje.
Atij iu drodhën duart.
Me vajzat kishte qenë gjithmonë i shkathët, por ajo rendje mbas Leas… e kishte bërë të gjithin vulnerabel.
« Nuk ka si të jetë Lea … po çmendesh… » - i tha vetes.
Hodhi cigaren ne kosh dhe u fut brenda. Një çast, dalloi pas xhamit fytyrën pikaloshe të djalit të sekretarisë, i cili ia bëri me shenjë të hynte…
- Më duket se e lokalizova adresën e Leas… i tha ai me një frymë.
- Si… çfarë… vërtet ?
- Ai shoku im, dje bëri një punë të paqme, e mban mend atë ditë që i dhamë të dhënat e të gjitha telefonatave të bëra një javë më parë… së bashku me orën në të cilën ka telefonuar Lea… më në fund ia doli… merre këtë… !
Djali i tregoi një pusullë ku ishte shënuar një adresë.
- Vërtet…çfar është kjo ?
- Adresa e shtëpisë së saj…
Nuk iu besoi syve. E rroku për qafe pikaloshin dhe mori rrugën për të « strofka » e tij duke fërshëllyer.

Ai mezi mundi të presë derisa mbaroi emisioni i mëngjesit. Si për inat telefonueset atë ditë kishin dëshirë të flisnin gjerë e gjatë. Në përgjigjet e tij një rrokëshe ndihej hapur bezdia dhe padurimi për ta mbyllur emisionin, madje një grua e moshuar kishte telefonuar vetëm për ta pyetur se përse ishte aq i tensionuar.
Ai nuk përqëndrohej dot më në asgjë
Kishte një ndjenjë ankthi përzier me një gëzim të fshehtë në shpirt.
Më në fund do të shihte Lean.
Zëri, frymëmarrja , shkundja e flokëve, përndritja e syve e sidomos ijet e saj do të formëzoheshin në një trup të zakonshëm femëror. Ai nuk kishte frikë nëse ai trup do të ishte më i zakonshëm seç e kishte përfytyruar…
I hipi makinës me ngut dhe mori drejtimin për në të dalë të qytetit…
Shtëpia e Leas ishte ndërtuar në anë të rrugës. Ajo ishte një vile dy – katëshe me një oborr plot lule e pemë… e tek tuk edhe ndonjë stol të drunjtë…
Ai e ndaloi makinen dhe priti…
Mund të rrinte aty sa të donte , xhamat e errët të makinës ndihmonin që fytyra e tij të mos shquhej nga jashtë.
Ai priti pak, pastaj pa një burrë të dilte prej vilës dy – katëshe. Më vonë pa të dilte prej andej një qen të madh.
Burri përkëdheli qenin dhe hipi në makinë. Kur makina e tij u largua qeni u fut përsëri brenda…
Ai priti dhe një orë tjetër.
Mendimi se Lea mund të mos ishte në shtepi, po ia humbte durimin. Tek bëhej gati të rrotullonte çelësin e të ndizte makinën, ai pa qenin të dilte përsëri nga dera. Kaluan vetëm pak çaste dhe ai dëgjoi një zë të njohur vajzëror që i thërriti qenit.
Atij filloi t’i rrahë zemra me forcë.
Te dera e vilës shqoi një vajzë të re, rreth të njezetave. Ai mundi t’i shohë vetëm pak profilin sepse ia vështirësonte shikimin një trendafil i madh në anë të verandës ku edhe ajo rrinte ulur. Ajo përkëdhelte qenin, pastaj hidhte një top të kuq mes barit. Qeni vraponte pas topit, e merrte me gojë dhe ia sillte vajzës. Në shkëmbim të kësaj, vajza nxirrte diçka nga qesja dhe ia jepte qenit ta hante. Qeni i rrotullonte putrat përreth qafës dhe vazhdonte gëzueshëm lojën.
Ajo që pa në minutat në vijim, e bëri të rrotullojë çelësin i tronditur e t’i japë gaz makinës.
U largua.

Largimi i tij ishte një lloj deja vu - je e të gjitha braktisjeve që ai u kishte bërë femrave të tij… kukullave të tij, që nuk ngjanin aspak me Lean dhe që… ai ishte aq i lumtur për atë fakt…
- Ç’është kështu me ju meshkujt ?- i kishte thënë një ditë, dhimbshëm, një mikja e tij e ngushtë, me të cilën kohë më parë kishte patur një gjysëm - histori. (ai ishte i sigurt që ajo vazhdonte ta donte fshehur, por nuk e jepte veten). - Duket se sapo zoti iu sjell në jetë, iu mëson së bashku me alfabetin, të përvetësoni saktë se si të braktisni një femër. Dhe sa mirë që e përvetësoni të gjithë, aktrimin e kësaj skene. Të gjithë aktroni shkëlqyer… gati në mënyre oragnike…
Mikja e tij kishte te drejte
Ai e kishte braktisur Lean, me të njëjtën skenë, me të njëjtën dejavu braktisjesh…
E kishte braktisur… ende pa e patur..

Lea kishte flokë të derdhur ngjyrë gruri, të ondëzuara natyrshëm. Ngjyrën e syve nuk ia kishte dalluar dot edhe pse makina e tij me xhama të errët kishte qëndruar shume afër oborrit të shtëpisë.
Ajo ishte e bukur.
Lea ishte e bukur dhe …natyrisht që duhej të kishte edhe ije të bukura… vetëm se… ai nuk mundi t’i shikonte… sepse ajo qëndronte e ulur…
E ulur… në një karrocë invalidësh…
Lea ishte e paralizuar…
 

gangsterja

Primus registratum
Edhe une kam vuajtur per dashurine saqe deshiroja qe te vrisja per te.I kam besuar kusherires dhe e konsideroja si moter(jo goc halle).Ne fillim e mbajta te fshehur se ndieja dashuri per ate djale por meqe jam goce e sinqerte nuk mund ta mbaja ne zemer se dita-dites po me vlonte.Ajo ndiente zili per mua se isha me e thjeshte dhe nuk isha thashethemexhie.Me mori djalin qe e doja e zuri te dashur prej inati.Keshtu vuajne te sinqertet.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje,duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura,thashe me vete: "te bej edhe une nje". kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. u dashurova me engjellin. e quajta engjell sepse per mua e till ishte.ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej, kaluam bashke kater vjet.gjete kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjotonte edhe ajo. te afermve te mi une u pata treguar per te. ajo vinte edhe te shtepia ime , por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dasshurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt toni.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
E doja si i çmendur, por me pas mbaroi gjithçka...

Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren

Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret


Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.

Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.


Shkolla mbaroi.
Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj.
Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?

Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.

Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........

Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere........
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ?? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".


Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me të per faktin se ;
DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Dashuria e paperfunduar e dy te rinjeve....

Ne ate dite Qershori dicka ndodhi se ndjej egersine e natyres pasi skutat e shpirtit tim jane ndezur......eshte egersia,krenaria e thyer,humbja dhe se fundidashuria e lenduar.pse duhet te ndodhte pse??
eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe mora ate telefonate e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,ku cdo frut ra pa jete ne token e coptuar nga korrupsioni imoral.ai ze me kumbon akoma,me ndjek me sy hapur,ne enderr,kudo.njeriut qe i dhurova zemren time,shpirtin tim,kohen time me vrau.mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur dhe gervishi cdo kapitull te saj,PSE,PSE, PSE?? dritherimat e trupit akoma i ndjej qenien time te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh.se harroj kurre ate dite kur ajo lajmeroi ne telefon"DON'T TALK TO HIM ANYMORE!"etj etj.......dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem.spyeta kush ishte,perse ma bente mua kete xhest,por ishte nje femer e irrituar,e re ne moshe,ndoshta nje adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate...
Ora vajti 24:45.edhe nje nate e trishtuar per mua,edhe nje nate plot kujtime per ty,per ditet e netet e kaluara bashke.... nuk mund te te harroj me beso,shpirt!ditet e netet qe kaloj pas muajit Gusht jane perplot te mbushura me kujtime per ty,perplot vaj e vuajtje...........................kam vendosur gjithe shpirtin tim,gjithe ndjenjat e mia,mendimet emocionet tek ty........sepse kam besim e te dua.........te dua.........te dua me shume se cdo gje ne bote.........e si mos te te dua ty......kur me dhe jeten???si mos te te enderroj kur ti me fale enderrat??
kaloi dhe nje muaj tjeter,edhe 23 dite te tjera pa ty shpirt,nderkaq mua akoma me mundon kujtimi per ty,me mungojne ato fjale qe me jepnin jete,gjalleri,qe me falnin buzeqeshjen qe me mungonte prej kohesh.ishe ti i vetmi qe me beje te lumtur,qe me ndeze shkendine ne e qe sot u shua!po a u shua valle kur une ende te dua si e marre,kur une kurre ste harrova as edhe nje sekonde te vetme?! sigurisht qe jo i dashur,padyshim se ajo qe me mban te gjalle sot eshte dashuria per ty,........ajo me jep force dhe shprese per te bindur veten se ti nje dite do te vish.......po sikur ajo te ishte neser......OH ZOT,paramendo si do te ndjehesha,cdo te beja!.......e di qe se psri do te vrapoja me shpejtesi deri tek ti dhe do te te hidhesha ne perqafim e sdo te te lejoja te me ikje me kurre kurre......e nese sdo te jete e nesermja,atehere do te jete e pasnesermja.......ti do vish,sepse e di qe dhe ti ndjen te njejten gje per mua,e di qe dhe ti me don.
arsyeja qe une kam jetuar ishe ti.arsyeja qe une vuaj je ti.ti je ende shpresa e jetes time,e me shume se cdo gje tjeter te deshiroj ne kete bote.kujtimet e mia tani me mundojne pa ty.
sa e lumtur isha kur e perjetova perqafimin tend.ti me dhurove dashurine....e une ende vazhdoja me stilin tim te vjeter.ti je kujtesa e vecante e jetes dhe zemres time dhe shpresoj e do luftoj,qe te jesh gjithmone.nuk e di pse u largove ne ate fillim kur te dashurova me tere qenien time njerezore,e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht.rastesisht te kam njohur ne (internet)...........folem,ti me pershendete dhe qe atehere filloi dashuria ime e pare,me bere te ndjej dridhje te lehta neper tere trupin tim.kur ti me flisje per te ardhmen,ne zemren time ndjeva ngrohtesine e flakes qe u ndizte por qe shume shpejt u shua,ate e ndjej edhe ne kete nate ne vetmi qe u mundova te te harroj me ter forcen per sikur ti perseri me peshperisje,prit,prit,prit.....!

te faleminderit per ate gjysme premtimi por ku mbeti sot?te faleminderit per buzeqeshjet e tua,per ate kohe qe kalove me mua.jeta ime pa ty nuk ka vlere,te lutem mendo dhe njehere per te gjitha dhe besoj qe do te kuptosh realitetin,e realiteti eshte se une te dua me gjithe ,ti je dashuria e pare e jetes sime,hapi syte dhe do te shikosh se une nuk jam e tille sic mendojne disa njerez perfshi dhe ata njerez qe na ndane.. koha po kalon,e ti ende me mungon do te vije koha jone,ngaqe dashuria e vertete gjithmone fiton cdo luftim dhe gjeja qe me mundon me se shumti eshte qe ti je verbuar nga fjalet e njerezve qe te folen keq per mua,e ato fjale nuk jane aspak te verteta.gjeja qe urrej me se shumti ne kete bote eshte:dyftyresia,shpifjet e njerezve,genjeshtra,dhe tradhetia.. jam treguar e sinqerte me ty qe diten e pare.edhe pse nuk e kam besur kurre se do te me ndoshte por shpifjet me humben dashurine,na ndane njehere por kjo sdo te ndodhe me,te betohem,per shpirt te mamit qe ska per te ndodhur me kurre.
O ZOT cdo dite te bukuar lutem qe mos te largohesh nga une.....lutem qe te takohemi sa me shpejt......lutem qe te mos me braktisesh e te lidhesh me nje tjeter......lutem qe mos te merzitesh kurre nga une..........me fal per gjithcka qe kam bere.........per gjithcka qe te ka vrare apo te ka merzitur.......me fal per gabimet e mia........me fal qe i besoja shoqeve qe me thonin qe do me ndihmonin qe mos te gaboja kurre e te mos u ndaja kurre nga ti........me fal per fjalet e pakuptimta.......per budalliqet........te pergjerohem mos me ler.....se ashtu do me sillje vdekjen.....se ti e di qe tani ne kete bote vetem ty te kam.....e vetem ty do te kem....me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh.......e mundohu edhe te me durosh ...edhe te me duash pak se kjo eshte gjithcka qe kerkoj nga jeta.......vetem dashurine dhe pranine tende...sido qe te vene punet une nuk do te rresht kurre se te dashuri.......e do te dashuroj cdo dite e me shume.......te lutem vetem vetem per nje gje...ti qe me dhe jeten te lutem mos u bej vrases.......mos ma merr prape ate duke me braktisur..........te dua......sepse ti je endrra ime,jeta ime.
le te thone te tjeret qe jam e cmendur,do i le ta thone prape gjithmone,sepse une e di qe e tillle jam,e cmendur,e marrosur,psepse te je frymezimi im,je gjithcka qe kam pasur dhe do te kem brenda trupit!TE DUA DHE NUK PYES PERSE JETOHET,SEPSE E DI QE VETEM PER TY!shikoj fotografine tende dhe i jap vetes shprese dukeperfyturuar gjithcka qe nje dite te shenjte te mezipritur te jem me ty...............
P.S.mallkuar qofshin ata njerez qe prishin nje dashuri qe ndajne dy njerez qe duhen.
.................................................. .
Kjo eshte historia e nje vaize dhe nje djali.as une nuk e dija historine e tyre.doja mendimin tuaj a ia vlen qe keta te rinj te bashkohen perseri me njeri-tjetrin pasi qe te dy e pranojne qe jane te dashuruar pas njeri-tjetrit.jane ndare vetem nga fjalet e botes.apo duhet ta harrojne njeri-tjetrin dhe cdo njeri te mendoje per jeten e tij....
 

Narkomane

Valoris scriptorum
'4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare''!


Dushehin nje djale dhe nje vajze, por e keqja ishte se i ndante nje Oqean. Edhe njohur ishin ne internet por per rreth 2 vjet kishin depertuar thelle ne brendesine e njeri-tjetrit. Me kalimin e kohes dashuria shtohej, beheshin plane per te ardhmen, mundesisht edhe vendosen sa femije do kishin, si dhe emrat qe do mbanin. Ky djali ne te kaluaren ishte Don Zhuan ne kuptimin e plote te fjales, por qe pas njohjes me kete, ndryshoi automatikisht. U be njeri serioz dhe mendoi se gjeti nje njeri qe do ta donte shume gjithe jeten. Kur ne fakt, as vete nuk e kuptonte se ku bazohej te arrinte ne kunkluzione te tilla, kur dhe njohja, takimi i pare te fshehur pas ekraneve te turpit (Kompjuterit), nuk ishte aspak mbreslenes! Ky ne ate kohe ishte me njeren, pa e tepruar aspak, ajo ishte njeriu me i mire qe kishte njohur dhe sa per ''Don Zhuanin'' vlen te theksohet se ishte nje nder femrat me te bukura qe kishte pase apo dhe pare, si dhe ai i dhuroi puthjen e pare, prekjen e pare dhe ....! Ndersa kjo patriotja e tij, ishe normale ose e bukur nga pamja e pare, dhe jo se ka rendesi shume, por thjesht e them nga qe gjene me te bukur ne te, kishte pamjen e pare, te ciles nuk i kushtoi rendesi. Thjesht donte te donte cmendurisht kete here dhe si pasoja verbohej shume here.

Tani, kur eshte e fresket ndarja, ajo u kthye tek ai por e ka te mbyllur deren pergjithmone. Ajo ne fillimet e lidhjes dukej si vajza me e ndershme ne bote. Nder te tjera thoshte qe ''do te pres edhe sikur te me duhet te te takoj ne pleqeri'', por qe nuk ndodhi ashtu. Ajo filloi te ankohej se i mungonte puthja ne netet e ''lengshme'' ne telefon dhe befas nje dite, filloi te ftohej dhe tia nxije jeten ketij me veprime vertet shtazore (gjithmone duke marre parasysh se ishin ne comp ose tel) dhe ne fund, pas nje maratone ''ngrenje shpirti'', ai i tha zhduku por i premtoi se do ishte armiku i saj i perjetshem nese ajo do prekte tjeter, para se te takoheshin ne realitet. Inati i ketij, eshte si te thuash ''inati i penisit'' (ju kerkoj ndjese per shprehjen) sepse ai i ka vene vize, por do qe ta kete nje here tek vendi, ne kravat, por dhe ne makine sdo kishte problem. Ajo pretendonte se ishte vajze me parime ne jete, kur ne fakt per nga ana shpirterore me njohurine e deritanishme, ndonjeres ne semafor do ia kishte zili!

Pak dite pas ndarjes ishte njohur me nje kamboxhian. Kishin kercyer dhe defryer ne kulm ne nje party, pastaj ai i kishte marre doren dhe ja ferkonte lehte, mundesisht ja afronte tek organet gjenitale, por sipas saj, kishte refuzuar dhe kerkoi ndjese nga qe ishte treguar naive. Iku ky (edhe pse levdatat per ate nuk reshten, dmth ai ishte njeri i jashtezakonshem!). Doli ne skene nje tjeter, ai ishte italian, bullgar si dhe indian. Kete e njohu ne ''facebook'' dhe shkembenin mesazhe. Per ate ne fillim tha qe ishte italian (ne kohen qe mendonte une ky sdo e shohte foton e tij ndonjehere), pastaj i tha qe njerin nga priderit e ka bullgar, dhe ne fund pasi hengri disa nene mashtrimi, per ta treguar foton e tij, tha qe gjysh pas gjyshi njeri ka qene italian por qe ky tani eshte bullgaro indian, dhe pasi tregoi foton, ishte 100% indian, mundesisht me fytyren si gome Centauri (kamion i madh), 32 vjec, nderkohe qe kjo eshte 19, larg cdo gjeje qe mund te bashkoje 2 njerez kaq te ndryshem. Edhe per kete plasen levdatat. ''Eshte shume i mencur, sh i bukur, poet i madh si dhe muzikant i madh'' e plot gjera te tilla. Derisa arrinte te thoshte qe ''do kisha nderin ti jepesha atij, ti jepja virgjerine'' (ne kohen qe kishte thene qe vetem me burrin tim do kem mardhenie seksuale, por dhe puthjen e pare). Kur ne fakt ai sic dukej, do behej 60 vjec ne shkolle dhe nje cop diplome sdo e kishte. Per ta vertetuar aftesine e te shkruarit te tij, ky shqipoja beri nje kerkim me internet dhe poezite i kishte ''huazuar'' nga nje poet goxha i madh. Por e pabesueshmja ndodhi kur ajo tha qe ska mundesi, edhe pse ishte gjithcka e qarte sepse nuk kishte ndryshuar asnje presje, ne fund tha qe poeti qe te pakten ka nja 13 libra, ja ka vjedhur indianit!!! Gjithsesi ceshtje injorantesh, sidomos kur te kesh te besh me njerez te tille sic ishte kjo vajza e Shqiperise sone te dashur, qe fatkqesisht ishte/eshte vajze e nje intelktuali te vertete. Iku dhe ky. Ka shume, ka thenje e vepra vertet shtazore te cilat sdua ti permend sepse sigurisht qe do ishte dicka qe kurre me pare se keni degjuar as pare. Epshi i saj eshte vertet i papare as ne pornot me te rendomta. Por le te mos thuhet. Pas indianit vine ca shpiptare 20 vjecare, pasi kalojne nje mbremje si grup me disa te tjere, keta djemte, skishin vend ku te flinin dhe e pyeten nese mund te flinin ne dhomen e saj (hera e pare qe ishin pare pasi ishin takuar rastesisht), dhe pranoi kjo, por qe te rrinte dhe nje shoqe e saj ne dhome. Para se te flinin, ''orgjine e beme'' iu tha ajo, sikur tiu uronte naten e mire'', dhe fytyra e djemve te padjallezuar mori pamje pikpyetjeje dhe pastaj qeshen. Nejse dhe keta e plot gjera te tjera qe ja humbin njerezine nje femre. Shfaqet nje amerikan kete here (sigurisht qe jo sepse kjo nuk ishte per te tille), pra ishte rrumun. Ishin takuar ne nje tjeter mbremje. Ajo kishte kercyer gjithe mbremjen me te, sapo i kishte folur ai, rreth 4 ore. Pas prekjeve ne pika ''delikate'', ai e kishte afruar ta puthte, por kjo vajza e ''ndershme'' nuk kishte pranuar, vetem pak kishte arritur ta prekte me buze ai dhe e kishte shtyre kjo. Gjithmone sipas zerave jo te besueshem persa i perket shtyerjes, gjithsesi le te qendroje kjo. Sipas saj ai mund te puthte (e me shume) ke te donte. Maksimumi qe kishte arritur per te puthur nje femer ishte 15 min. Le te jete si te doje nje vajze, ai e bente per vete. Pra sipas saj, edhe ty qe je duke me lexuar tani (behet fjale per nje lexuese qe ka vertet parime ne jete). Por mos e merrni seriozisht sepse kete e thoshte kjo, edhe pse betohej ne gjerat me te shtrenjta qe ka ne jete. Gjithsesi pasi pashe foton, edhe me kete ndodhi si me indianin, nga italian u be bullgar dhe perfundoi indian. Pra nje djale poshte normales, per te mos thene me shume. Cudia ishte sepse degjova ate qe sbesoja se do e degjoja kurre ne jete. ''4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare'' - tha ajo gjithe mburrje! Ndoshta shume nga ju sdo ju duket dicka e jashtezakonshme, por mua me duket kulmi i marrezise. Pasi qesha me te madhe gjithe ironi duke e shoqeruar me fjale po ironike dhe me tej. Te nesermen e pyesin shoqet ''
'cfare ndodhi mbreme?'', ''asgje'' - thoshte kjo ''as per te me puthur nuk arriti'' gjithe krenari. ''Ua te lumte'' - thoshin keto qe nuk ishin ndryshe nga kjo nga truri. Por mbremja nuk kishte mbaruar me kaq! Kishin bere dhe foto se bashku. Brenda 4 oresh njehoje, kishte ndodhur edhe dicka tjeter. Deshiren per te dale ''HOT'' (edhe pse gjoja ishte e merzitur per mua dhe i mungoja ne cmenduri) e kishte realizuar. Dale kishte me nje mini-minifund, mbathjet i dukeshin pa pase nevoje per tu perkulur. Fotoja ishte me te vertete hot. Te perkulur, sikur ben dashuri ne kembe, ai i kishte kapur kofshen me dore dhe ja mbante lart, ndersa doren tjeter ja kishte vene tek vithet. Te dy kishin dale duke qeshur dhe dukeshin shume te lumtur se bashku. Gjoksi i saj, gjysem i dale ndriste peisazhin e mallkuar te te qenit ndyresire. Duke e kuptuar marrezine e saj, ajo tha qe ''per hir te shoqes time qe kishte deshire te beja nje foto ''hot'' me kete djalin e bera, dhe nuk mund tia prishja qejfin, prandaj dola si e lumtur''. Gojen te hapur vesh me vesh nga e qeshura e kishte. Por pasi kishte shkrepur aparati, kjo me nje gjest alla ''Shote Galica'' e kishte qelluar ate, duke edhe e ofenduar rende. Por qe te nesermen, kishin luajtur nje loje bashke dhe gjera te kesaj natyre. Asaj ia kam bere te qarte se une max qe mund te bej, eshte, te bej seks me ty por vetem nese je e virgjer dhe mos te te puth kurre sepse ti je kancer.

Kjo qe thashe me lart eshte ASGJE. Une sdo shprehem me gjate por jam i sigurt qe skeni degjuar qe nje njeri te perdor njerzit qe nuk i perdorin as kafshet per epshin seksual. Nje nder gjerat me shtazore qendron aty tek eksitimi, aty ku ndizet keq ajo dhe sigurisht harron qe eshte vetem nje ze ne telefon, i duket vetja plotesisht e mbushur. Pervec personazheve ''horrore'' qe perdor, ka deshire teper te shfrenuar, teper banale, por qe, sic thashe sdo flas me. Ndoshta do botoja nje liber nje dite, sikur mos te me mungonte shkolli i duhur
.UN DHE DASHURIA

E kam të nevojshme sot të them se “un njeriu”, ai i përditshmi lajkatar, gënjej kur them pa kandar “të dua”. Jam një tinzar i vogël dhe i dobët çdo herë që i them dikujt që e kam zili “të dua”. Unë atë, ndaj të cilit ndjehem inferior, në mënyrë hipokrite mundohem ta afroj duke i thënë “unë të kam mik… unë të dua!”. Por ndërkohë, “unë” njeriu pa shkëlqim, i zakonshëm dhe i mërzitshëm, pa ndonjë inteligjencë të veçantë, nuk di të dua.
Ndjehem keq kur kam përpara inteligjentin e dashur , “atë pasqyrën” ku shihem dhe më kujtohet që nuk kam lindur në të njëjtin vit me të. Më kujtohet se nuk kam lindur në të njëjtin qytet apo pallat me të, por diku në provincë, apo në ndonjë fshat të harruar. Nuk kam emrin dhe historinë e tij, idetë dhe botën shpirtërore apo atë miqësore të tij. Nuk e pashë dhe nuk e gëzova të njëjtën dashuri që mori si dhuratë në jetën e tij ai tjetri.
Kështu gënjej edhe kur i drejtohem një vajze e i them “të dua”. Në të vërtetë unë atë vajzë nuk e kam objektiv dhe destinatare të ndjenjës time më të madhe. Nuk i jap asaj çdo gjë. Nuk i jap shpirtin dhe energjinë e madhe që del prej tij. Unë, si lajkatar, ziliqar dhe egoist, i vogël dhe mizantrop, dua prej saj atë çka më intereson tek ajo, por nuk e dua atë. Pra unë nuk i jap asaj dashuri, i jap asaj vetëm materie të rrjedhshme ose para, instikte dhe fjalë të bukura spekullative që janë në inflacion, pallavra, gënjeshtra e plot të tjera si këto.
E atëherë më lind pyetja: Po çfarë dua unë ndaj këtij? Cfarë kërkoj unë nga njeriu. Atë që s’e kam?! Atë që s’mund ta kem?! Të kaluarën dhe shpirtin e tij?!
Dhe përgjigja më vjen e rrufeshme. Jo. Unë nuk e dua atë. Unë dua me të padrejtë atë që s’e marr dot, atë që s’është e imja, atë që s’kam për ta patur kurrë. E kështu si rrjedhojë nuk dua por lakmoj. Ky është verbi i përshtatshëm: Lakmoj. Jo Dua. “Lakmoj dhe kam zili”- kjo është motoja jonë e përditshme që në mënyrë të pavullnetshme që më bën të më errësohen sytë dhe jo rrallë t’i dua të keqen atij tjetrit, Dua që ato që ai zotëron t’i nënshtrohen dëshirës por jo dashurisë time. Jam egoist dhe vanitoz ndaj tij. Dua për vehte edhe pjesën time por mbi të gjitha atë çka ka të mirë e të shtrenjtë “ai tjetri”.
Dhe Dashuria përballet me veset dhe mëkatet tona, por edhe me parregullsitë e fjalorit.
Un Dua në sensin që: kam nevojë. Po, kam nevojë është gjetja tjetër për të bërë përdorimin korrekt të fjalëve pa thënë dua. Pra kam nevojë ta shoh poshtë këmbëve të mia atë që un lakmoj dhe jo dua. Duhet të rregullojmë edhe fjalorin tonë të përditshëm përveçse udhës së shpirtit për të mos u keqkuptuar nga tjerët. Sepse kemi një jetë të tërë që gënjejmë dhe krijojmë iluzjone duke thënë e dua atë. Atë që më shkakton traumën e fortë të inferioritetit. Atë që “unë” s’jam dot. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ndjesi tjetër dhe aspak me dashurinë. “Unë” kam nevojë për atë por nuk e dua, nuk e dashuroj.

Dashuria vuan edhe verbërinë tonë.
“Unë” njeriu i vogël, i rritur me dashuri, sigurisht, sepse pa këtë sentiment energjik nuk vazhdon jeta, vdes çdo gjë, ndoshta nuk e kam ndeshur kurrë atë. Ndoshta nuk e kam njohur dhe shijuar kurrë të vërtetën e madhe, kushtin bazik të ekzistencës time, Dashurinë. Kam frikë dhe më duket sikur flas për diçka të largët, për diçka që s’më përket, por në të vërtetë unë jam i ushqyer prej saj, me diferencën se nuk e kam parë me sytë e mi të etur, nuk e kam prekur personalisht me duart e mia të zbrazëta pa të. Në rastin “tim fatkeq” ajo, dashuria, më ka adoptuar në distancë dhe më ka rritur pa m’u shfaqur. Më ka ushqyer në errësirën dhe verbërinë time. E për këtë nuk u rrita i lumtur.
Kështu, nuk e “kam njohur” as në fëmijërinë “time” dashurinë, as në adoleshencë, as në familje, as në fshatin apo qytetin “tim”, por për të “kam” dëgjuar të flitet e të flitet pa fund, pa e kuptuar kurrë se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa një ditë, në vitet e para të pjekurisë, disa mësues filluan të më flasin më me intensitet për këtë sekret të madh. Filluan të më flasin e të më imponojnë bindjen: se mbi bazën e çdo gjëje jetësore është dashuria. Dhe që atëherë, flas edhe unë për dashurinë, por nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë.
I çrregullt në idetë dhe dritën e mendjes “time”, paqen dhe qetësinë e humb shpesh. Drejtësinë nuk e eksploroj fare si mekanizëm të domozdoshëm për të ndërtuar Paqe e Dashuri. E këtu ngre shpesh herë kokën lart, për të kërkuar dritën, duke harruar dhe nënvleftësuar faktin se drita fshihet brenda meje, në shpirtin tim. Nuk më lejon egoizmi, kokëfortësia, vaniteti dhe mediokriteti të shohë dritën e shpëtimit tim. Si një farë e mbarë tulipani, Dashuria fle brenda shpirtit tonë. Ajo pret Paqen për të nxjerrë filizin e saj, për t’u rritur e për të dhënë frytet e saj.
Tani, me një copë letër në dorë, që quhet diplomë, iu jap leksione të tjerëve mbi këtë temë, por ndërkohë vazhdoj të lakmoj mikun tim, të njohurit e mi, të panjohurit e mi, kalimtarët e zakonshëm në trotuar. Lakmoj ata që edhepse mbi këtë temë, dashurinë, nuk kanë marrë shumë leksione, e kanë njohur atë, kanë jetuar dhe janë dehur me të. E pa atë nuk jetojnë dot. Kjo, ndërkohë “më” bën të ndihem keq, “më” shkakton frustracione. Më kujtohet përsëri që ai tjetri e ka njohur atë, dashurinë, ndërsa “unë” u rrita me një emër që u detyrova ta ndërroj në gjykatë duke shpresuar se me këtë do gjeja pak dashuri. Pastaj më kujtohet se u mundova të shkollohem e u lodha e u lodha shumë, gjithmonë për të gjetur pak dashuri. U zhgënjeva edhe prej poezive false që lexova netëve të gjata vetëm për të gjetur dashurinë.
Cuditërisht dashurinë e kishte “ai tjetri”, “ajo tjetra”. Ata dinin të ecnin në rrugë, të silleshin me njerëzit e të pranoheshin prej tyre me thjeshtësi. Ata rrezatonin mirësi. Gjenin gjithnjë kohë të qeshnin e të donin, pra të dhuronin dashuri. Kurse mua dashurinë ma largonte ideja brejtëse mbi çertifikatën time të lindjes. “Unë” i linduri atje larg… ndërsa ata, jetonin të lumtur, jetonin me dashuri edhepse shpesh disa si “unë” i pickonin, i lëndonin sepse të padrejtët e pafat kishin nevojë t’iu merrnin të lumturve atë që s’ishte e tyre, pikërisht dashurinë që ata të lumturit, mbanin thellë në shpirt. Në këtë pikë të dëshirës ose nevojës së padrejtë të njeriut ndaj njeriut kanë lindur luftrat, konfliktet dhe njerëzimi është gjakosur e maskruar. Kjo do të thotë se padrejtësia ka tentuar disa herë të eklipsojë dashurinë.

Sepse të duash do të thotë të ofrosh zemrën dhe jo fjalën hipokrite. Do të thotë të ofrosh shpirtin dhe jo “dhurata helene për Trojën” që më vlejnë për t’iu futur sa më tepër në brendi tjetrit për ta sulmuar atë sa më fort. E kështu vazhdojmë me buzëqeshjen si element i rëndësishëm dhe i dukshëm i dashurisë. Mirësia, është edhe kjo pjesa e pandarë e asaj të madhërishmes vlerë absolute, sublimes ndjenjë që quhet Dashuri.
E pikërisht Dashuria, ky element që vjen tek ne nga Lart me një frymë të lehtë qiellore, na mbush hapësirën tonë shpirtërore me ndjenjën më të bukur që të gjithë e kërkojmë, e adhurojmë, e ëndërrojmë.
Por le t’i kthehemi fenomenit më shqetësues të shoqërisë, mungesës së sublimimit të dashurisë nga i dobti dhe i vogli njeri gjatë jetës së tij.
E për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi,
na duhet që për të gjetur dashurinë, të verifikojmë duke kontrolluar gjendjen në të cilin ndodhet shpirti, habitati ku zbret nga Lart dhe rritet ky sentiment jetëdhënës. Nëse ky habitat dashuror, shpirti, nuk ka hapësira të pastra paqeje, qetësie, atëherë dashuria nuk mund të jetojë në të. Dashuria ka nevojë për Paqe që të jetojë e të gjallërohet. Kurse Paqja ka nevojë për të rëndësishmen dhe të domozdoshmen Drejtësi për t’u krijuar.
Do ta krahasoja Paqen me kushtet ambjentale, pra me një lëndinë të bukur, në një fushë ose kodrinë, ku fryn erë e lehtë dhe e ngrohtë, ku lind dielli dhe i jep jetë dhe ngjyra këtij habitati. Por duhet të kemi kujdes se pa një përkujdesje dhe pa vëmendjen e duhur, pra pa të domozdoshmen Drejtësi, në këtë kopsht të bukur Paqeje nuk mund të lindin lule të bukura siç është Dashuria, sepse mund të ndodhë dhe në fakt shpesh lindin ferra të këqija që tentojnë ta mbysin jetën, lulet, Dashurinë.
Pra na duhet Drejtësi dhe vetëm Drejtësi për të ndërtuar Paqen e cila do të na japë mundësinë dhe kushtet për rritur dritën e Dashurisë që ne të gjithë mbartim si dhuratë nga Zoti. Dashuria fle tek gjithsecili nga ne, me diferencën që në kushte paqeje ajo del e triumfon mbi hapësirat njerëzore e në të kundërt, në një terren konfliktual, ajo që dominon është e keqja, errësira, konflikti.
Dashuria do triumfojë sigurisht, por vetëm në kushte Paqeje, e cila ka nevojë për Drejtësinë…
Duke mbërritur në këtë pikë them se nevojitet inteligjencë për të kërkuar Drejtësi, e cila na bën të gjejmë Paqe dhe të jetojmë njerëzisht në Dashuri.

dhe do të kemi më pak gënjeshtarë, ziliqarë, lakmitarë, vrasës, hajdutë, katundarë praparendës, pseudointelektualë…
e do të kemi më shumë mbrojtës të së vërtetës, dashamirës, bamirës, qytetarë model, ndërtues katedrash, dhe ambjentalistë të kulturuar që jetojnë në fshat për zgjedhje dhe njerëz të qartë në mendime.
E për këtë nuk do të hezitoja të përsërisja citime gjeniale thënë nga njerëz të mëdhenj: DASHURIA eshtë forma më e lartë e Inteligjencës Njerëzore.
p.s.
E në fund, dua të them se ai “unë” je ti, kushdo qofsh e i kudogjendur, kurse “ai tjetri” shpesh herë kam qënë unë, personalisht, që si zgjidhje jap:
Drejtësinë, Paqen, Dashurinë… që arrihen me inteligjencë e vullnet, jo me budallalëk, egoizëm dhe vanitet.

 

Narkomane

Valoris scriptorum
Po hap zemren dhe po c'lirohem nga brengat.


Ndihem keq kur mendoj se duhet te harroj momentet nga kjo histori qe kam patur, dhe , te cilat deri para shume pak kohesh me benin per te qare, kurse tani edhe pak per te qeshur, sepse kam qene me te vertete shume naive, dhe nuk arrita ta kuptoja se personi nuk ishte i sinqerte, ose te themi qe nuk me behej vone se si ishin qellimet e tij,
thjesht i dhashe vetes nje shans per te jetuar nje histori shume te bukur, si ne filma, dhe ne fakt u beme te dy si aktore. dhe tani ka me ka ngelur nje si mall per ate kohe, qe nuk do te kthehet me, me pare e fajesoja veten per fundin, por tani jam me e qete, ai thjesht nuk ishte njeriu per nje lidhje te gjate, por nga ana tjeter, nese nuk do te kishte ndodhur, mua do me kishte ngelur peng per tere jeten.
tani here here rri e sjell ndermend detaje, momente fjale, shikime, jam e bindur qe isha dhe ishte shpirti im binjak, por nuk mjaftonte per te qene bashke. me ndodh ta shikoj ne rruge ne pune, dhe midis nesh ka ngelur nje si dhembshuri, si keqardhje, por mua me duket shpesh qe nuk jemi te njejtet, personat qe takohen ne nuk jam une dhe ai, por dy te tjere, ne te vertetet kemi ngelur diku ne nje enderr te shkuar.
eshte e veshtire te gjej nje emer per historine time, por pak rendesi ka, sepse shpesh ndihem ne faj nga qe me duket sikur e lashe veten te manipulohem lehte, por nga ana tjeter, jam e bindur se e doja, dhe gjithcka qe bera e bera se e doja, sepse rashe brenda me te dyja kembet, dhe sic eshte edhe te drama "Fernando Krafti", "eshte e pamundur te mos me duash", e kam fjalen qe nuk shpeton dot nga disa njerez te tille, qe te bejne shume per vete, nuk eshte faji i tyre qe jane don ZHuane, ka njerez qe mund te duan sinqerisht shume here dhe disa njerez ne te njejten kohe.
me ndodh qe edhe ta urrej ndonjehere, por kujtoj edhe nje here c'ka me ka thene, (edhe pse asnjehere nuk me tha te dua) shikimet, momentet qe kemi kaluar, , dhe bindem se midis nesh pati dicka shume te forte, dhe jo te zakonshme, ka edhe momente jo shume te kendshme, por qe edhe ato te ndihmojne per te rregulluar me mire gjerat ne jeten tende.
 
Top