Hidhen themelet e bordellove me licencë

Hidhen themelet e bordellove me licencë

Hidhen themelet e bordellove me licencë

Koha Jonë

29 Shtator 2006

Disa biznesmenë shqiptarë kanë nisur në autostradën Tiranë-Durrës ndërtimin e të parave Shtëpive Publike. U është premtuar se së shpejti, Kuvendi miraton ligjin…


Vetëm 20 kilometra larg Tiranës, në një prej akseve rrugore nacionale, anë autostradës, hidhen themelet e para të një bordelloje të ligjshme, shtëpi publike. Pronari i këtij objekti në perspektivë është një 35 vjeçar, emigrant në Itali prej shtatë vitesh. I organizuar dhe me biznese të tjera, ky i ri me para, po investon që në të ardhmen e tij të jetë dhe pronari i një shtëpie publike moderne.

Në pamundësi për të nxjerrë identitetin e tij të plotë, për arsye personale të personazhit tonë, gjatë bisedës me të mësojmë pse ai beson se shumë shpejt në Shqipëri do të dalë ligji për lejimin e prostitucionit, kështu dhe për ngritjen e shtëpive publike si në shumë vende të botës.

Ai tregon se miqtë e tij afër njerëzve të ligjit i kanë treguar për projektin gati dhe se brenda një viti një ligj i tillë do të kalojë në parlament. Kështu shpreson të fitojë dhe një licensë për shtëpinë publike, duke menduar i kënaqur se mbase do të jetë i pari që do ta arrijë këtë projekt.


Investimi
Për të mos u ndjerë vetëm ai tregon dhe për tre raste të tjera me këtë iniciativë dhe që objektet janë pothuajse në përfundim. Pa u larguar nga personazhi jonë, mësojmë se nuk është i vetmi që beson se në Shqipëri shumë shpejt prostitucioni do të lejohet me ligj dhe se do të ndërtohet sipas modeleve të aplikuara në vendet perëndimore.

Ajo çka të bën përshtypje lidhur me ketë lajm ka të bëjë me kënaqësinë që ndjejnë individët apo grup individësh lidhur me këtë biznes, i cili deri më tani, ka lulëzuar por në mënyrë të jashtëligjshme. Besojnë në një tregti fitimprurëse sigurisht, por, edhe në një biznes që do ndihmojë shumë shoqërinë shqiptare. Nëse do flasësh me këta “pionerë”, të duket pak a shumë si një nga idetë e shumta që shqiptarët hedhin nëpër tryeza saherë që bëhet fjalë për të fituar para.

Por “bordellot” e ligjshme në vendin tonë duket se do të bëhet shumë shpejt një realitet normal. Ka disa arsye që të bindin se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një ligj i cili do të lejojë prostitucionin. Sociologu Edmont Dragoti mendon se kjo do të ndodh, si në shoqëritë e tjera të zhvilluara dhe do të ndihmojë në shoqërinë shqiptare. Sipas psikologut të njohur, ligji për prostitucionin duhet të dalë sa më shpejt dhe nuk duhet të paragjykohet si një biznes i individëve por si një mundësi pozitive për shqiptarët.

Në komisionin e ligjeve në Parlament mësohet se ende nuk është paraqitur një projekt i tillë, por ka pasur të interesuar nga shoqatat civile për tu pajisur me informacion. Në kushte të tilla jemi para një situate ku opinioni duket i përgatitur dhe ligjvënësit nuk kanë ndonjë argument bindës për ta kundërshtuar.


Policia
Ishte, zv/ministrja e brendshme Iva Zajmi që rreth një vit me parë njoftoi për rritjen e prostitucionit brenda territorit shqiptar. Zajmi sqaroi se të kthyerat, po ushtrojnë prostitucion në vendin tonë, ndaj kontigjenti është në shifra jo të zakonshme. Të dhëna alarmante jepen edhe nga strukturat e policisë në Tiranë.

Informacionet e marra në rrugë operative në komisariatet e metropolit, tregojnë se të paktën 2 mijë femra, po ushtrojnë prostitucion të vazhdueshëm. Mosha e tyre varion nga 13 deri në 60 vjeçe, ndërsa përkatësia gjeografike ka një shtrirje të njëtrajtshme nga veriu në jug. Ky kontigjent, mund të vijë në rritje, pjesa më e madhe e tyre i përket shtresës së varfër dhe të paarsimuar, por nuk mungon dhe shfrytëzimi i vajzave të shkolluara, tha para pak kohësh një shef policie në Tiranë.


Prostitutat
“Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë dhe në shtëpinë time, nuk do të gjeni bukë për të ngrënë“, u tha Irma.P, 16 vjeçe, inspektorëve të policisë, kur u gjet në një prej moteleve në periferi. Ajo u tregoi uniformave blu se, ishin një grup vajzash të tërhequra nga njëra-tjetra, me qëllim përfitimi me trupin e tyre. Të tilla, numërohen rreth 2 mijë femra, që punojnë me tutorë, me sekserë, por edhe të pavarura.

Të dhënave policore, që i mbërritën zv/ministrja Iva Zajmi, iu bashkangjitën edhe ato të shoqatave e forumeve joqeveritare. Aktualisht, pjesa më e madhe e moteleve, lokaleve të metropolit janë kthyer në qendra seksi, ku femrat qarkullojnë sa në një vend në tjetrin, me qëllim për ti shpëtuar ndjekjes policore. „Duke parë se shumë lokale, kontrollohen prej forcave të policisë, ato ndryshojnë baza dhe sigurojnë gjoja mardhënie në çift, ndaj dhe ne nuk mund të ndërhyjmë vend e pa vend“, sqaron një oficer policie. Ajo çka duket më tronditëse, ka të bëjë numrin e minoreneve në këtë profesion, shifra e të cilave i kalon të 500-at dhe kontigjenti i femrave, në kushte të vështira ekonomike për mbijetesë, numri i të cilave i kalon 1500.

“Edhe ne ndodhemi në pozicion tepër të vështirë, shumë prej tyre janë vajza të vogla, të paushqyera dhe në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ndaj më tepër iu vihemi tutorëve të tyre”, thonë në polici. Në kushte të tilla, duket se shumë shpejt semofarët me „xixëllonja“, do të marrin të njëjtin kuptim si në Itali, apo gjetkë. Ndoshta, autoritetet shtetërore do të nisin diskutimet nëse është i vlefshëm një ligj për prostitucionin, apo jo. Gjithsesi, shifrat e marra nga skedat e policisë tregojnë se Shqipëria, nuk mund të përjashtohet nga fenomeni.

Përse duhet lejuar prostitucioni

Anila Prifti
Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello).

Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike….

Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e cila ishte një dwshtim dhe pse kërkonte largimin e prostitutave nga kthetrat e tutorëve, bota nuk ndryshoi.

Tregtia e seksit vazhdoi më se miri deri dhe në ditët e sotme. Rrugët janë të mbushura me meshkujt në epsh, me femra që kërkojnë të jetojnë prej gjinisë së tyre dhe me ata të fuqishmit që pasurohen çdo ditë. Në Shqipëri mënyrat e prostituimit kanë qenë dhe janë të shumta nga koha kur prishja e moralit dënohej me pushkë, te abuzimet që afronte sistemi para 90-s deri në ditët e sotme. Pse s’duhet të ketë një ligj e ta lejojë!?

Aktualisht në vendin tonë sipas policisë vetëm në Tiranë numërohen rreth 2 mijë femra të skeduara që ndjekin rrugën e prostitucionit, është i lartë numri i divorceve, kalon mbi 70 perqind numri i meshkujve të martuar në lidhje jashtëmartesore, gjithashtu i lartë numri i abuzuesve seksual, i lartë po kontingjenti i individëve me probleme mendore për shkak të mungesës së seksit. E paraqitur shkurt pjesa më negative që ka prekur shoqërinë shqiptare, një ligj për lejimin e bordellove vetëm sa do të ishte pak rregullator.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Informacionet e marra në rrugë operative në komisariatet e metropolit, tregojnë se të paktën 2 mijë femra, po ushtrojnë prostitucion të vazhdueshëm. Mosha e tyre varion nga 13 deri në 60 vjeçe, ndërsa përkatësia gjeografike ka një shtrirje të njëtrajtshme nga veriu në jug. Ky kontigjent, mund të vijë në rritje, pjesa më e madhe e tyre i përket shtresës së varfër dhe të paarsimuar, por nuk mungon dhe shfrytëzimi i vajzave të shkolluara, tha para pak kohësh një shef policie në Tiranë.

[/ QUOTE ]


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Prostitutat
“Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë dhe në shtëpinë time, nuk do të gjeni bukë për të ngrënë“, u tha Irma.P, 16 vjeçe, inspektorëve të policisë, kur u gjet në një prej moteleve në periferi. Ajo u tregoi uniformave blu se, ishin një grup vajzash të tërhequra nga njëra-tjetra, me qëllim përfitimi me trupin e tyre.

[/ QUOTE ]

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ajo çka duket më tronditëse, ka të bëjë numrin e minoreneve në këtë profesion, shifra e të cilave i kalon të 500-at dhe kontigjenti i femrave, në kushte të vështira ekonomike për mbijetesë, numri i të cilave i kalon 1500.

“Edhe ne ndodhemi në pozicion tepër të vështirë, shumë prej tyre janë vajza të vogla, të paushqyera dhe në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ndaj më tepër iu vihemi tutorëve të tyre”, thonë në polici.

[/ QUOTE ]

Mjaftojne keto pjese te artikullit,per te mos marre parasysh aspak as edhe nje motiv per legalizimin e shtepiave publike.Keto femra prostituojne nga nevoja per mbijetese e jo nga qejfi. Qeveria shqiptare fare mire mund te marre masa per hartimin e politikave te punesimit,rritjen e ndihmes sociale,marrjen nen kujdestari nga shteti te te miturve te cileve familja nuk eshte ne gjendje tu garantoje nje jete te denje,etj. Mos merrni per shembuj shtete te tjera te evropes perendimore sepse ata keto masa qe kam permendur me larte,kane kohe qe i kane marre dhe per me teper ne asnje prej ketyre vendeve nuk lejohen qe vajza te mitura te prostituojne.

Nuk arrij ta besoj,qe duke lexuar keto pjese qe kam cituar, disa personave ketu,u vjen per te qeshur,per tu tallur apo per te bere ironi.Mosha me e vogel e prostituave eshte 13 vjeç;kjo eshte per te uleritur! Eshte krim! T'ju vije turp nga vetja çfare idiotesirash nxirrni nga goja!Jam e neveritur!

E per ta mbyllur;nese miratohet nje ligj i tille dhe ky popull nuk ben asgje per ta kundershtuar,atehere jane bordello komplet populli e qeveria bashke. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Nxihen 5 faqe forum duke share e duke turfulluar, per cfare...???
Po dale more njerez se nje lajm ne gazete ishte!!! Nuk iu vendos vula!!! Mos te them se ndoshta ka qene vetem nje blof per te terhequr lexues (sic ndodh rendom ne gazetat shqiptare).
Ketu po dalin te gjithe shenjt...

A thua valle te jeni vertet te tille???
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk mund te " ligjerohet " tradhetia. Ne e dime mire qe mes aristokratesh te paturit dashnora dhe dashnore ka qene mode qysh prej historise te kesaj klase sociale,

[/ QUOTE ]
Ha ha ha Nuk jam aristokrate e asaj kohe jo!
Gjithsesi, legalizimi i tyre, nenkupton punonjeset e tyre mbi 18 vjec, sepse do te hynte ne mes pedofilia pastaj.
Nuk e dija qe djemte e albforumit ishin kaq shenjtore.
Shpresojme te jeni te tille edhe ne jeten reale. Megjithate ne kete rast do perdorja shprehjen e Sintetikut me ate rrobaqepesin.
PS: peace brothers!!!!! /pf/images/graemlins/cool.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Nuk e dija qe ata qe bejne seks me femra qe s'jane prostituta, quheshin Shenjtore /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Une them qe dhe po te legalizoheshin keto bordellot, burrat shqiptare, si burra me namuz qe jane, shumica do vazhdonin te frekuentonin ato klandestinet. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ose do shkonin me dashnoret e tyre te keto bordellot /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

do shteti apo nuk do, doni ju apo nuk doni, prostitucioni ka ekzistuar dhe do ekzistoje, me vjen keq por ky eshte realiteti...
nje pyetje kam une po 0900........ a eshte prostitucion i legalizuar?
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

hmmmm..... ne mos gabohem 0900.... eshte telefoni roze...dmth sex phone /pf/images/graemlins/laugh.gif

qe te ket prostitucjon duhet te ket akt seksual...
qe te ket akt seksual duhet te ket te pakten kontakt...
telefoni edhe pse paguhet (shume me shume se sa nje thirrje normale) nuk mund te quhet prostitucjon...sepse ska kontakt fizik, si rrjedhoj as mardhenje seksuale...

mendoj se eshte shume me soft...dmth per mua ska te beje fare me prostitucjonin
 

ujku81

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

0900 nuk ndryshon nga Channel X (dmth kanalet porno). Zerat atje jane te regjistruar. Keshtu qe eshte njesoj si te shikosh nje film porno dhe te marresh 0900. /pf/images/graemlins/grin.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Te jesh e sigurte qe pjesa me e madhe e atyre qe marrin ne telefon ne keto linja, po te kishin mundesi do benin seks me ato centralinistet /pf/images/graemlins/grin.gif !
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Le vouloire ne veut pas dire Pouvoire ????

puna eshte ata ndoshta edhe ja arrijne, por nga momenti qe ska shkembim sex-para atehere smund te quhet prostitucjon...quhet me ta lyp e me ta lon..

ps: nje ze i bukur nuk eshte detyrimish nje person i bukur...ndoshta ta ngre zoni po ta ul ajo qe shef ...
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ndoshta...

Une nuk e cilesova si prostitucion! Problemi qendron tek rasti kur te zbulon gruaja qe ke bere te atilla telefonata! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ndodh qe kercenohesh me divorc nqs keto lloj telefonatash nuk i ben edhe me te kur te gjendesh larg /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Duke mos qene vete jeta PERFEKTE pse duhet te kembengulim te kemi shtete,qytete sterile

LEGALIZIMI i prostitucionit ne nje fare menyre NORMALIZON jeten, me sakte HARMONIZON , funksionon ligji i balances dhe i kompesimit qe per jeten eshte domosdoshmeri

Cfare duhet te beje psh; nje person i aksidentuar,i shemtut,i paafte,qe i ka vdek gruaja etj etj ka shembuj plot(ta mbaje me dore?) pse mos ta bleje sexin ai qe ka para? Le ti leme njerezit e lire te zgjedhin menyren e jeteses qe i shkon pershtat

Une jam edhe per lejimin e ZIGOLOVE (me license) shumica e femrave shqiptare jane te pakenaqura ne sex me druvaret , te lejohen magjistaret e sexit te punojne
 
Top