"Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

"Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Disa kohe me pare lexova nje artikull per nje Shqiptaro-Amerikan qe u vra ne Irak dhe histerine qe pasoi vrasjen e tij nga Shqiptare qe i benin thirrje qeverise tone qe ate person ta benin hero. Nuk e kuptoj se si ne Shqiptaret qe kemi luftuar gjate gjithe historise sone per te ekzistuar, mund te perkrahim politikat fashiste te shtetit Amerikan. Nuk e kuptoj sesi ne mund te behemi pjese e atij korri te ndyre qe quan terroriste ata njerez qe luftojne per te mbrojtur vendin, lirine dhe dinjitetin e tyre. E vetmja lufte e drejte behet brenda kufijve te vendit tend, me nje fjale mbrojtja eshte e vetmja lufte e drejte dhe ne shqiptaret e dijme kete me mire se shumekush. Une nuk ushqej kurrfare sentimenti ndaj atij Shqiptari qe shkakton vuajtje ndaj nje Irakeni te pafajshem dhe une personalisht do te shkoja e do te peshtyja tek varri i tij. Ka ardhur koha qe ne te jemi me te pavarur ne qendrimin tone dhe te pushojme se menduari e vepruari se skllever te te tjereve, pasi kjo eshte bere nje dukuria me e neveritshme e shoqerise Shqiptare. Mjafton te ndjekesh median shqiptare e te kuptosh se ne po behemi gjithmone e me teper majmune te Amerikaneve, Italianeve, etj., qe ne gradualisht po shesim gjithcka te shtrenjte per interesa te perkoheshme e meskine, mjafton qe ne fitojme simpatine e atyre kombeve per te cilet ne jemi pothuajse inekzistente dhe qe ne te ardhme mund te kthehen pa hezitim kundrejt nesh, ashtu sic na kane shitur ne te kaluaren.
Ne duhet te mbeshtesim ata popuj qe sot po vuajne padrejtesite qe ne kemi vuajtur ne nje te kaluar jo shume te larget dhe kjo eshte e mundur vetem nese ne mbrojme ne rradhe te pare ate menyre te meduari dhe ato zakone qe kemi trasheguar nga prinderit tane, gjithcka te bukur qe ata na kane mesuar, qe na ben kaq te vecante nga gjithe popujt e tjere, ate qe na jep emrin SHQIPETARE.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Po mire mor kolege te mi,anetare te forumit!Atehere te qohemi ne kembe e te bertasim:Varfanjake,skamnore,njerez pa te drejta te te gjitha vendeve bashkohuni rreth nesh,se vetem ne shqipatret jua duam te miren!!!O plako,mua me INTERESON shqiperia dhe shqiptaret,shum pak me interesojne te tjeret!!!dhe une nuk e shoh qe kauza jone kombetare,qe nuk po e arrijme me shekuj e shekuj,te marre zgjidhje nga aleanca majtiste,apo nga aleanca me vende vakufe.Ceshtja shqiptare,si zgjidhet ajo,kete dua une te ma sqaroni ju,duke bertitur per te drejtat e te tjereve(pa pas as gjane ma te vogel ne dore per ti zgjidhur problemet e te tjereve),duke "mbrojtur" te varferit qe gjenden me mijra kilimetra larg nesh,kesaj une i them te mbetesh prape ne fund te karvanit.Boll me me proletarizem,boll me duke cuar zerin per "partite motra"komuniste qe shtypen nga kapitilizmi i "eger",le te rregullojme vehten,kemi nji mije probleme,mos ta humbim vemendjen nga problemet tona,nuk kemi gje ne dore per te tjeret,mos ti zgjedhim "shoket" te dobet.Krahasoje me nje lagje qyteti,perpara shtepija jote ,pastaj e tjetrit.Por kur nuk e ke ne rregull shtepine tende,si do rregullosh te tjetrit???
 

Samuel

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Oroshi dhe dicka rreth kesaj qe thua me poshte:

"Por kur nuk e ke ne rregull shtepine tende,si do rregullosh te tjetrit???"

Tani po nderhyj dhe nje here me nje sqarim konkret!

Aty ta kisha fjalen dhe une pra, kur nuk kemi ne rregull shtepine tone Shqiperine pse turremi ne Irak te luftojme atje ku as nuk shkuan gjermane e as Franceze e as shume shtete te tjera?!

Pra cfare duam ne atje kur skemi buk ne shtepia, kur atyre usshtarve nuk kane me cafere te u ushqehen prindrit, femijet etj, ne Shqiperi, skane drita uje te lahen as te pijne njerzit...
Pa llogaritur qe skane vende pune e as te ardhme qe te duket dicka...

Shqiperia vendi me i pare ne Europe per nje turp te madh qe nuk i len Studentet Shqipetare te shkojne ne Universite, pra ne proporcion me numrin e popullsise doli se kishte numrin me te paket te studentve ne universitete ne krahasim me vendet e tjera!

E kush do ta rregulloje shtepine tone?! pyet ti dhe cdo kush!

Vetem Amerika nuk do te na rregulloje kurre, pasi pa patur interesa te forta nuk merret me ne!
E po qe se rregullohet Shqiperia shpejt...

Ku do te hane qyl e te bejne qef mijra eksperte gjoja te demokracise Euro-Amerikane?!
Eksperte qe sidhen neper Shqiperi si ekspert bujqesie, zyrash, policie, ushtrie, ministrie, qerverie, presidence e dreqi e dij se cafre ekspertash kot se koti!

E ata do te jene ne Shqiperi me dekada deri sa ne Shqiperi te vije ne drejtim politika e drejte demokratike shqiptare prej njerzve te ndershem dhe jo e komunistve...atehere ata do ikun vete sepse berja e ligjeve kushtetuese me nje kuptim demokratik me te qarte ku te mos u hapen koridore padrejtsive e mashtrimeve as nga pushtetaret vendas as nga te huajt qe te luajne me ne...atehere ata ikun vete...

Por sa te jete qeveria servile e cdo kujt, servile sepse don te vjedhe per vete pafundsisht Shtepija jone nuk ka gje ne rregull...

E ato lloj qeverish largohen nga angazhimi i plote i popullit Shqipetar per te kthjelluar mendjen seicili qe te mos duartrokase verberisht, te mos votoje verberisht por te nxjerre njerzit e denje ne krye te vendit...Ajo eshte zgjidhja !

Ndryshe do te jemi e keqja e vetvetes gjithmone dhe do luajne me ne te gjithe, kushdo qe te vije ne emer te gjoja miqesise...

Leka Zogu ka thene:
"Nuk ka as miq as miqesi pa interesa kurre, ai qe beson ne ato miqesi pa interesa ka mbetur i varur gjithmone!"

Pra ju thashe me lart se kur ne shtepine tone na vdesin femijet per mungese mjekimesh apo mungesa te tjera jetike...cna han neve qe te cojme fonde per te harxhuar municion e udhetime e rroga per ushtaret tane atje ne fund te botes ku po krijojne dhe armiqesi me ata popuj kot se koti vetem se i do qefi nje sherfifi bandit si ai qe e ndezi ate lufte?!

E ju thashe dhe me lart:
Se ne shume shqiptar jane te semure nga servilizmi shtazarak qe dhe kur pjerdhin te huajt e sidomos amerikanet turren shume qe te u marrin ere, pas ambasadorit apo te tjerve amerikane qe sidhen ne Shqiperi, turren biles i terheqin dhe xhaketen pas duke i dhene te kuptojne se ai...aksh kryeminister u afrua te ja marre eren ne shenje miqesie se deri dhe tek ato pordhe te amerikanve i shikojne vlerat amerikane, ata pra shqipetaret qeveritare, por dhe shume menjelehte te keqinformuar ose keqorientuar...

Me vjen keq per kete gjuhe por u detyrova se spo doni ta kuptoni qe marrja pjese ne ate lufte dhe ai servilizem shtazarak ndaj amerikes ka qene eshte dhe do te jete nje keqesim i marrdhenieve me Europen, dhe nje mbetje mbrapa ne vite me zhvillimet tona, si dhe nje thike pas shpine pamvarsise se Kosoves sepse Europa do ta lej Kosoven nen Ombrellen Serbe per ti futur ne Europe bashke, si shtet, shume me perpara se te pranohet Shqiperia...

Kaq dhe ksaj radhe, e ne se nuk e kuptoni edhe kesaj here, me vjen keq por une do te hesht ne kete teme, e vazhdoni ju qe e doni ameriken me shume se qytetaret e vet, me shume se e ata Amerikane qe bene dhe filma kunder Bushit dhe po ngrihen cdo dite kunder tij ku e cilsojne si mashtrues dhe vrases...
*****************************************
"Lir"
Une ju kuptoj ju ne lidhje me ato interesa dhe ate qe bota keshtu do shkoje...por eshte detyre e njerzimit qe te levize duke e ngritur zerin kunder luftarve cdo dite qe te shuhen ato sa me shume, pasi jane shuar deri ne nje mase sa qe si agresor i vetem i botes po mbetet Amerika...

Para 100 vjetve kane qene te gjitha shtetet e botes ne lufte me njera tjetren...por ne saje te njerzve human, intelektual qe u bashkuan ne mendime dhe i seleksionuan njerzit e smure psiqikisht qe drejtonin shtete...bene qe luftrat te paksohen...dhe jo te zgjasin me shekuj...

Gjithe te mirat

"Nder udhetime"
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Po mire mo plako,nqs nje nder idealet e shtetit tone(gjithashtu edhe e popullit besoj)eshte futja e shqiperise nder organizatat boterore,thene me sakte NATO,atehere shte e paevitueshme pjesemarrja jone si aleate te tyre,mos i veni cdo gjeje epitetin"servilizem",edhe nqs eshte ashtu,pra qe ne jemi servile, harron qe nuk na behet kush neve servil,jemi shume prapa nga kjo,500 vjet,Izraeli,shtet i vogel,fale servilizmit te tije ndaj Amerikaneve u be ai qe eshte,e si mund te ecim ne pa servilizem,kemi ekonomine,apo politiken e forte,apo kulturen demokratike,apo kemi miq te forte,pra,pa pasur pak servilizem,shqiperia nuk ben perpara,ti mund te quash servilizem edhe deshiren tone per tu futur ne BE.Ne te kaluaren ne(shteti)jemi bere servila pa pas fare interes kombetar.Me pak kompromizem besoj qe gjerat do behen ma mire.Nuk e shpetojne popullin nga varferia ata 200 ushtare shqiptare qe jane atje,perkundrazi,ushtaret tane po kthehen me nga 18.mije dollare me vehte,ku do punonin sikur te rrinin ne shqiperi,(megjithese qeshtja e ushtareve tane eshte me Kardinale,por po beja nje krahasim vulgar).Ti thua:Evropa nuk e mbeshteti Ameriken,pse ta mbeshtesnim ne,pra perseri nje servilizem ndaj Evropes duhej te benim.
 

Samuel

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Jo servilizem ndaj te keqes!
Jo servilizem ndaj luftrave te pa drejta!
Jo servilizem ndaj vrasesve!
Jo servilizem ndaj metodave antinjerzore!

Bashkpunim me shtete dhe politikane te mencur, te urte e jo agresiv!
Bashkpunim me njerz te mencur e te ndershem ne Shqiperi dhe jo krijime bandash qeveritare!

Kursim ne cdo shpenzim te kote qofte dhe me dergimin e nje ushtari ne Irak e jo me 200 apo me shume!
Kursim edhe me bodigardet e qeveritarve sepse asnje minister ne Europe nuk ka mbas b...10 bodigarde sic kane ministrat e Shqiperise!

Kursim me mos venie ne dispozicion te helikopterve per grate e qeveritarve ...!

Ka pra vend dhe mundesi plot por ska njerz te ndershem ne pushtet ne shqiperi...

Fatkeqesia e jone eshte pasi ata qevereitar nuk jane te perkushtuar as per te zgjedhur miqesite e as rruget e bashkpunimit me ato shtete e vende qe i japin Shqiperise hove zhvillimi!

Nder udhetime
 

balforum

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Po mire ateher mos tja heqim xhaketen ambasadorit amerikan por tja heqim ambasadorit greke sepse ata na ndihmojne me shume ne per te ecur me perpara ne ekonomi dhe mirqenje. :eek:
O nder udhetime me gjithe respektin qe kam duhet te kuptosh se edhe shqiperia ashtu si cdo shtet tjetet ka nje politik te caktuar ne kete planet te korruptuar dhe ne kete politike cdo shtete mbeshtet koken aty ku ka interesin.Ne si shqiperi deri tani te pakten pa analizuar fare se cfare ben amerika ne bote na ka bere ate qe sna e ka bere asnje shtet tjeter kurve.Dhe vetem per kete mjafton qe ta mbyllim gojen para se te fjasim per politiken e saj te jashtme ,dhe do citoja edhe njeher oroshin me fjale te tjera cdo njeri thote o nena ime dhe nena jone eshte shqipria.Fatkeqesisht me politikat e evropes ne si shqipetare deri tani te shkerdhyer nga para e nga mbrapa nga greku dhe nga serbi jemi,keshtu qe duke i vene ne peshore te gjitha politikat del qarte qe tutore e shqipris ne kete bordello te madhe nuk eshte amerika por fqinjet tane.Mos u merrni shume me qimen qe i ka hyre ne sy amerikes por hajt te heqim trungun e madh qe na ka fut ne b*the greku e serbi e kohet e fundit mafia italiane.
 

Renea88

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

o Orosh akma me kosoven ti...kujt i plasi k*** per kosoven qe ka 200 vjet qe flet serbo-kroatisht
 

Samuel

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Temat kunder grekut e serbit jane ne te tjera diskutime, e me gjithate edhe ne kete teme kam folur une dhe per poshtersite e grekve a te serbve kunder nesh... e kemi thene fjalen kudo...

Kjo teme konsideron qe ne ne titull heronje ushtaret shqiptar ne Irak, ne nje kohe kur ajo lufte nga gjithe popujt e botes biles dhe nga vete amerikanet quhet lufte e pa drejte ku shkaterroj sovranitetin e nje kombi, lirine e nje populli...

Pra i dijm sulmet e serbit e te grekut dhe i kemi trajtuar mjaft me realizem, por sna ka faj as Greku as Sllavi por pushtetaret tone Shqipfolsa te shitur qe u sherbejne grekve e sllaveve me programet e tyre...

A ishte Fatos Nano qe e anolloje rezoluten per Camerine ne Parlamentin shqiptar?!
Ai ishte ai grekofil...e shume si ai qe e mbajne pushtetin ne shqiperi me dhune e vjedhje vetem me ndihme Greke, sepse grekve u interesojne ata pushtetar...

E Amerika ne se na ka ndihmuar apo do te na ndihmoje per interesat e veta strategjike me shume se sa per ne...Shqiperia dhe cdo qytetar shqiptar i eshte mirnjohes dhe do ti jemi!

Se nuk po themi ketu qe ti bejme ne si Shqipetare ndonje te keqe Amerikes kurre, por duhet te jemi realist qe te qendroje nje Amerike e forte dhe demokratike sic dhe eshte ne disa raste...duhet te mos perkrahim luftrat e pa drejta te saj...

Po ta bejme ate do te bijem ne pozitat e njerzve qe e duartrokiten dhe thuren hymne per diktaturen komuniste per dekada edhe pse ajo diktature ua vrau e burgosi njerzit edhe atyre servilve te ethshem...

E kemi fjalen qe te mos jemi servil ndaj te keqes or ti mik...

Pra te dijme te jemi te qytetruar, te mos jemi servil ndaj askujt pse eshte i madh e ka fuqi kur ai i madh vret njerz pa drejtsisht...

Amerika ato cfare ka te kqija nuk duhet te ja lavderojme si te mira!

Sipas jush edhe "Kuklus Klan" ne Amerike qe kishte lidhje dhe organizim racist nga pushteti kunder te zinjeve...ka qene i mire eeee?!

Apo veprimtari te tjera si hedhja e bombes atomike etj...mos te duken dhe ato te mira?!

Pergjigju pak ketu!

Pra ne si shqipetar na duhet te jemi qytetar ne radhe te pare dhe jo mesjetar qe shkojme nga te fryje era...

Jetojme ne kete Europe or zotri...!
Dhe kjo Europe na kerkon qe te jemi Europiane te integrohemi me ligje e me veprime te matura sipas pershtatjes Europiane e jo te cojme trupa per Ameriken ne Irak, kur Europa nuk dergon trupa te tilla...!

Po me duhet te perseris me ju te njetat gjera dhe po me vjen keq se ju nuk doni te kuptoni se te qenurit servil na ben skllever te cdo kujt...

Ate ndenje servile se pari duhet ta shuajme ne cdo mendje shqipetare qe te jemi te pamvarur si individ dhe pastaj do te fitojme pamvarsi e vetvendosje te tjera...

Servilizmi eshte semundje e keqe dhe gati e pa sherueshme...

Ketu haheni me mua me fjale, por sips ketyre qe shkruani ju...neser po te votoni ne Shqiperi ja jepni voten Nanos apo shokve te tij qe i kane vilat edhe ne Athine edhe ne Vlore edhe ne Durres edhe ne Tirane dhe anullojne rezoluta si per Camerine por neser edhe per pamvarsine e kosoves nese ndokush do guxoje te kerkoje nje rezolute te tille ne parlamentin shqiptar, ata do ta anullojne!

Poshte servilizmi i njerzve te paditur!

Rrofshin njerzit realiste qe e shikojne te verteten ne sy dhe nuk i behen skllava askujt as per miliarda dollar e jo me per nje kafe, apo per nje kioske, apo per nje leje ndertimi apo per nje vend pune si roje te porta e atyre pseudopolitikanve!

Rrofshin njerzit e drejte e te ndershem dhe human te cilet do ta shpetojne boten nga mendjet barbare, nga njerzit e smure psiqik qe fatkeqesisht disa prej tyre gjenden sot ne poste presidentesh apo kyreministrash e diplomatesh...

Prej ketu une dal nga ky diskutim pasi e shoh te pa arsyeshme qe te lodhem me me te njetat perseritje ku qenka e kote te bindesh ata qe nuk pranojne asnje alternative paqesore e as humane per ti ndihmuar popujt te jetojne te lire dhe ne paqe...por syresh qenkeni shume agresiv dhe te gatshem per luftra te padrejta dhe barbare...

Do benit mire qe te shkonit ne Irak si forca te Nanos pasi atje fitokeni per 6 muaj nga 20 mije dollar...Shkoni pse rrini me ndihma te azileve neper Europe...shkoni se biles u bekerkeni dhe "heronje"...heronje qe koha do te ua jape ate njolle turpi te gjithe atyre qe vrasin lirine e te tjerve!

"Nder udhetime"
 

antares

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Renea 88! Per sa kohe politika shqiptare te ece sipas parimeve te tua ne keshtu do mbetemi. Qenja me e percmuar dhe me e pavlere eshte ajo pa dinjitet. ne do vazhdojme te shitemi e te blihemi si Zhvejku ne bixhoz (nga nentoger Lukashi). askush nuk ka dobesi per servilin. Servilin te gjithe e perdorin dhe e perbuzin. Ne nuk na i ka te gjitha fajet serbi e Greku po vete koka jone dhe servilizmi e mercenarizmi (qe eshte nje manifestim i mungeses se parimeve dhe karakterit) qe manifestojme me cdo te huaj qe biem ne kontakt.
++++++++++++++++++
Nder Udhetime !!!!!
Ti qe del kunder miqesise se pathyeshme shqiptaro-amerikane e cila po lulezon kesaj here nen perrallen e demokracise, ashtu si miqesia shqiptaro-jugosllave
shqiptaro-ruse
shqiptaro-kineze, do te dergohesh per riedukim bashke me ate Antaresin e mallkuar ne gjirin e kllases puntore.
Bej kthese sa me pare per te miren e popullit e te partise.
 

Samuel

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Ja ke veshe vertet kot, ku ke treguar se futesh ne teme pa i lexuar ato qe shkruajne te tjetert te pakten para teje...

E vetem ke perseritur disa fjale te mija...

Mos u lodh me me kopjime, ok...!

Kij pak me shume rrespekt per fjalen dhe mendimin e tjtetrit, se une nuk vij nga ajo parti qe mendon ti...

E miqesite i kam theksuar me lart se kush jane dhe si jane...qofte edhe me Ameriken!

Nder udhetime
 

antares

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Avash se Z. udhetar ke marre shteg te gabuar. une i kam lexuar shkrimet e tua dhe ne pjesen em te madhe (po jo teresisht, sigurisht) ato perkojne me idete e mia. Pastaj pak me modest more udhetar se humbet udhen dhe gremisesh. Si shume rendesi i jep vetes kur thua se dikush paska perseritur idete apo fjalet e tua. Po te te thosha qe nje pjese e ideve te tua te drejta ajne te huazuara nga "Noam Chomski" cfare do me pergjigjeshe?
Apo edhe Noam Chomski pati paturpesine te te kopjoje mendimet.
More udhetar, nuk me duket me vend te debatojme edhe ne qe kemi ca pika takimi, mund ti ruajme enrgjite per kundershtaret e ideve tona.....
Pastaj e verteta eshte nje dhe pavarsisht se kush e thote (une mund te te mos te pelqej ty, si dhe ti mua) po duhet te kemi seriozitetin intelektual te mos sulmojme nje individ qe nuk na pelqen edhe ne rast se ai eshte duke thene po ate gje qe ne po mbrojme......
Pershendetje miqesore....
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

heheheheheheh /pf/images/graemlins/laugh.gif ,nder udhetime,Antares e kishte shkrimin me nuanca ironike /pf/images/graemlins/laugh.gif ,pra ne kete teme jeni krah per krah bashke /pf/images/graemlins/laugh.gif ,Renea,Kosoven nuk duhet ta leme menjane asnjehere,asht toke e jona dhe shqiptaret atje kane vuajtur shume,jane te mire apo te keqinj le tua leme atyre te zgjedhin,po zgjodhen per shqiptarizmin,do bashkejetojne me ne,po zgjodhen rrugen e mutit per ne lindje,mund te ikin se token jua punojme ne /pf/images/graemlins/laugh.gif .Nder udhetime,mos u lodh shpejt plako,le ta zgjerojme debatin,po te bej nje pyetje:ku ti gjej te kundertat e atyre kater jo-ve qe ke shkruajtur me siper,nqs thua qe duhet te jemi realiste atehere une po te them:ja ku eshte bota,me te mirat dhe me te kqijat e saj,nuk diskutohet qe ka me shume te keqija,ku ta gjejme nje vend edhe per ne tek ato te mirat?Jemi pa ndikim ne politiken nderkombetare,kush do na e leshoje nje cike vend tek te mirat?Te le Franca,te le Gjermanija,te le Anglezi,te le Italija?Jo,atehere te perpiqemi qe te realizojme ato qe kemi per te realizuar(idete kombetare )dhe pastaj,si te krijojme nje vend tek te miret/at,dhe si te kemi me shume ndikim tek politika boterore,atehere mund te flasim/bejme me shume per te drejtat dhe lirite e te tjereve.Ajo qe ti e quan servilizem,ne politike kuptohet si kompromis/mbeshtetje(sado e vogel),Dy kane qene shtetet/vendet qe e njohen shqiperine te parat si shtet:Amerika dhe Vatikani ne vitet '20.Mos harro fjalet qe i tha Shiraku Kouchnerit para se ky i fundit te vinte ne kosove:na intereson drejtesia atje por ne mbetemi miq me Serbet!!!!Se kush jane miqte tane ne Evrope mund ta gjesh shume kollaj tek "Lahuta e Malesise" nga fundi!!!!!
 

antares

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Ja une mund te them se pergjithesisht kam mjaft pika ku jam kunder Oroshit dhe jemi atakuar ashper reciprokisht. Por ka pasur dhe ane te tjera mbi gjendjen e brendeshme, patriotizmin etj ku kam qene i nje mendjeje me Oroshin. Kjo nuk me ka penguar ta ve ne dukje dhe te shpreh respektin per kete person. Do ishte feminore qe une te kundershtoja Oroshin edhe per gjera qe jam plotesisht dakord me te vetem e vetem se i tha Oroshi. Ne fund te fundit ne debatojme e mesojme nga njeri tjetri.
Pershendeteje Orosh...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Mbas ofendimeve/sharjeve/fyerjeve reciproke ndermjet meje dhe Antares(nuk ti harroj une ty ato /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ),tani me pelqen shume te debatoj me "armikun" tim te ideve politike nderkombetare(sepse ne ato kombetare jemi dakord /pf/images/graemlins/laugh.gif ),normalisht antares,jam shume dakord me ato qe thua,qe edhe per gjerat qe na pucen,te jemi kundra,kjo nuk ben,si the ti,sepse i tha Oroshi apo Anzares,jo,ky nuk besoj qe eshte qellimi yne(nqs jemi njerez me kulture dhe horizont),prandaj deshiroj qe ta vazhdojme debatin te gjithe sa jemi,kundershtare,dhe jo kundershtare.Do pranoj dicka me shume krenari:debati me antares dhe nder udhetime me ka mesuar shum gjera qe me perpara nuk i dija,megjithate mbes gjithmone me bindjet e mija per zgjidhjen e problemeve nderkombetare. :wave:
 

Samuel

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Fjalet e tua:

**********
"Nder Udhetime !!!!!
Ti qe del kunder miqesise se pathyeshme shqiptaro-amerikane e cila po lulezon kesaj here nen perrallen e demokracise, ashtu si miqesia shqiptaro-jugosllave
shqiptaro-ruse
shqiptaro-kineze, do te dergohesh per riedukim bashke me ate Antaresin e mallkuar ne gjirin e kllases puntore.
Bej kthese sa me pare per te miren e popullit e te partise.
******************

Si e quan ate ti, a nuk eshte ne nje fare menyre sulm dhe injorim i atyre cfare kam shkruar une, ajo pjese e fjalve te tua?

Me vjen keq qe nuk e pranon te pakten se e kishe gabim!

E une nuk te thashe qe me ke kopjuar ide...e kudi une ci zmadhon...se idete jane te tjera...une te thashe se ke kopjuar fjale ne kuptimin e perseritjes se atyre fjalve qe thashe une me siper jush...

E megjitheate ne se e ke marre ashtu si ofeze fjalen time, une te kerkoj te falur duke ta perseritur se nuk e shkruajta me qellim per te lenduar ty!
Nuk e kam zakon te lendoj njeri dhe as te bej ironi...por sic me duket e paske ti pak ne qef ironine me te tjeret...por ska gje, jemi kaq larg dhe sna bije te shihemi ndoshta kurre, se sikur te shiheshim sigurisht qe do beheshim miq...pasi kemi pika qe na bashkojne...

Por se si me vrau ajo goditje qe me dhe me pa te drejte...lexoje dhe nje here fjalen tende!

Ju uroj gjithe te mirat

Nder udhetime
 

Samuel

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Antares e kupton se eshte pergjigje per ty edhe pse nuk i vura emer , po?
 

antares

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Ok, nese disa nga fjalet e mia te kane prekur te kerkoj ndjese. Ne postimin e pare une vertet perdorja ironine por ajo ishte e drejtuar drejt atyre qe une do ti quaja fondamentaliste proamerikane qe mbrojne idene "te mbeshtesim ameriken Right or Wrong", ne kete kontekst fusja dhe kujtimet e hidhura historike te "miqesive" te ngjashme me Serbet, Ruset e Kinezet. Ajo nuk ishte absolutisht e drejtuar kunder teje. Pastaj (pavarsisht se ti e vlereson ndryshe nga une rolin e USA) ne rastin konkret konkluzionet tona bashkohen. Ne asnje menyre ne nuk duhet te dergonim trupa ne nje vend me te cilin kurre nuk kemi patur konflikte (ne akoma nuk i kemi shpallur lufte Irakut). Bashkohem me postimin tend te fundit.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Nder udhetime,ja ta shpjegoj une pak se ne cfare konteksi e ka pas shkrimin Antares(nuk du te fyej intelektin tand),antares ka dasht me than qe :tani do hidhen Oroshi dhe Chaon kundra teje qe je kunder "miqesise shqiptaro-amerikane" /pf/images/graemlins/wink.gif
Apo jo antares? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Po, ashtu eshte megjithese askush nga ne nuk ka nevoje per aleate apo per krijim aleancash. Une mendimet e mia i mbroj para te gjitheve dhe kunder te gjitheve po te jete nevoja. kjo besoj eshte e vertete per nje pjese te mire te debatuesve ketu.
Por sigurisht qellon qe here pas here te kete perputhje idesh midis debatuesve. Ne fund te fundit nese jane 10 debatues duhet te jene 2-3 interpretime e jo 10 se behet mishmash.
Pastaj sejcili ka te drejte (sic ndodh zakonisht) te mbetet tek idete e veta.
 

balforum

Primus registratum
Re: "Heronjte" shqiptare ne Irak??!!

Hahaha...nqs jane disa anetare qe une munde edhe te kerkoje ndjese megjithese mendimet e mija mund te jene te kunderta me te tyre une do vecoja oroshi dhe nder udhetime. :wave:
Pak me digjet mua se cfar mendimi kane per politiken nderkombetare (duke marre parasysh qe kjo politike nuk cenon shqiperine),mua me behet qefi qe ata jane shqipetare me zemer shqiptari dhe me mendje te zgjuar dhe me intelekt shqiptari. :thumbsup:
 
Top