Help America!

Help America!

america ne gjunj 9/11 fllad vere te vdekur qe vozisin uritur luten per buk kufoma floatuse banda grabitse ndihme qeveritare kermill sanitare katstrof zinj racism kriminale neglixhenca vonesa fondet Bush tutkall

america donori me i madh ne bote(no per capita) qa per ndihm

where the fcuk is the rest the world?
 

963

Primus registratum
Re: Help America!

Skender Shkupi eshte perkthysi, ai nuk eshte autori i ketij shkrimi anti-amerikan.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Help America!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Skender Shkupi eshte perkthysi, ai nuk eshte autori i ketij shkrimi anti-amerikan.

[/ QUOTE ]

Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaah!!!!
E forte kjo!
Megjithate,zgjedhja qe i ben ai PIKERISHT analizave anti-amerikane,nxjerr ne pah edhe preferencat e tij politike!
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

preator

Primus registratum
Re: Help America!

Orosh! Shkrimet nuk duhen vleresuar si anti apo pro amerikane apo antisovjetike.
Shkrimet duhen pare nese bazohen ne realitet dhe sa e thelle eshte analiza qe behet mbi faktet disponibel.
Mos na e nxirr mallin e shkrimeve "antisocialiste" qe "nxinin realitetin" apo arritjet e lavdishme te .......
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Help America!

Imazhi i Amerikës në botë ka pësuar rënie

Nga Kethrin Maduks

Një studim mbi qendrimin e njerëzve në vende të ndryshme ndaj Shteteve të Bashkuara tregon se imazhi i Amerikës ka pësuar rënie krahas mbështetjes për luftën kundër terrorizmit.

Andrew Kohut, drejtor i Qendrës Kërkimore Pew për Njerëzit dhe Shtypin, foli mjaft hapur kur njoftoi dje për gazetarët rezultatet e sondazhit të këtij viti.

"Këtë vit ne anketuam më shumë se 17 mijë njerëz në 15 vende – 14 plus Shtetet e Bashkuara – dhe rezultati i përgjithshëm është se Shtetet e Bashkuara përsëri po ecin në drejtim të gabuar. Problemi më serioz është rënia e imazhit të Amerikës në vendet ku vitin e kaluar pati përmirësime, konkretisht në Indi dhe Indonezi, ku ndihma për cunamin duket se pati një efekt vërtet pozitiv."

Kohut paralajmëroi se kjo prirje globale nuk do të jetë e lehtë të ndryshohet.

"Metoda të shpejta shërimi nuk do të ketë. Nuk mjafton një gjë e vetme që mund të bëhet për ta sjellë imazhin e Amerikës aty ku ishte në vitet 90 dhe më herët."

Një shumicë e njerëzve të anketuar, thotë ai, besojnë se administrata e Presidentit Bush nuk do t’i arrijë objektivat e saj në Irak.

"Është e qartë se prania amerikane në Irak përbën një element negativ për imazhin e Shteteve të Bashkuara. Kjo prani përmendet nga njerëzit si kërcënim për stabilitetin rajonal dhe për paqen botërore, më tepër se sa përmendet qeveria iraniane. Anketa tregon se ekziston një kundërshtim thuajse i përgjithshëm ndaj një Irani me armë bërthamore. Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë shqetësime në rritje për Iranin por në vendet myslimane rritja e këtyre shqetësimeve është e vogël."

Kohut thotë se rënia e imazhit të Shteteve të Bashkuara është më dramatike në tre vende: në Spanjë, ku niveli i rënies ishte nga 41 në 23 përqind; në Rusi, nga 52 në 43 përqind dhe në Indi, nga 71 në 56 përqind. Ai tha se një nga zbulimet më interesante të anketës ishte fakti që në botë tani ka një ndërgjegjësim të madh lidhur me rrezikun e gripit të shpendëve. Nga të 15 vendet ku u bë anketimi, vetëm në dy vende – Pakistan dhe Kinë – përqindja e njerëzve që kishin dëgjuar për gripin e shpendëve ishte nën 95 përqind. Sipas zotit Kohut, shqetësimet më të mëdha janë në vendet aziatike.

William Kristol, redaktor i revistës konservatore "The Weekly Standard," nuk është dakord me zotin Kohut. Ai thotë se rezultatet e studimit të organizatës Pew vështirë se mund të quhen katastrofike, madje as dramatike.

"Asgjë në këtë anketë nuk më habit, janë të pakta gjërat që më alarmojnë dhe mendoj se në fakt kështu duhet të jetë. Pra kjo është bota në të cilën ne jetojmë, nuk është bota e viteve 90."

Susan Rice, ish sekretare amerikane e shtetit për çështjet afrikane, shpreh mospajtimin e saj të fortë me këtë pikpamje. Ajo tërheq vemendjen se mesazhi i vërtetë që qendron pas këtij anketimi është siguria dhe bashkëpunimi.

"Për të përballuar realisht kërcimet ndërkombëtare që lindin kudo në planetin tonë, është e arësyeshme që ne të kemi nevojë për bashkëpunimin e efektshëm e një numri maksimal vendesh të botës."

Analisti William Kristol, i cili herë pas here është një kritik i ashpër i Presidentit Bush, thotë se megjithë raportin e zymtë të paraqitur nga Andrew Kohut, kjo anketë nuk tregon se Shtetet e Bashkuara po gjejnë më pak bashkëpunim tek vendet e tjera se sa në të kaluarën kur shqetësimet e politikës së jashtëme ishin shumë më të thjeshta dhe më të lehta.

Artikull i marre nga faqja e ISHMP-se:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=211
 

bona

Primus registratum
Re: Help America!

Bona, përmbahu të lutem e mos sha e mallko ata që mendojnë ndryshe nga ti
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Help America!

shoqe, nese amerika ben nje xhest, jep nje ndihme apo ku di un ... ka detyrimisht nje interes ne kete mes, dmth qe nuk e ben per meshire a zemer te mire, e ben sepse ne nje moment a nje tjetr do i interesoj...

amerika nuk eshte toka e premtuar, ka bere realitet shume enderra por i ka thyer shume te tjera ...

keshtu qe...
 
Top