Help America!

Help America!

america ne gjunj 9/11 fllad vere te vdekur qe vozisin uritur luten per buk kufoma floatuse banda grabitse ndihme qeveritare kermill sanitare katstrof zinj racism kriminale neglixhenca vonesa fondet Bush tutkall

america donori me i madh ne bote(no per capita) qa per ndihm

where the fcuk is the rest the world?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Help America!

Ne vend te flasim per hallin qe i ka zene ata njerez, bejme te gjithe si kompetenta, thua ti qe jemi te afte per te drejtuar e qeverisur vende te medha e te fuqishme si Amerika (e ndritem me Shqiperine ne dhe na mbeti bota)! Jo Bushi ate, jo Bushi kete! /pf/images/graemlins/smile.gif Rrini ore se eshte per turp qe merreni me kalamalliqe te tilla! Amerikanet kane nje hall, kosovare a shqiptare, le te themi nje fjale te mire, pasi kur ua kemi patur nevojen (kujtoj luften ne Kosove) na kane pelqyer udheheqsit e tyre! Bejme si arabet: /pf/images/graemlins/smile.gif I mbyti demokracia ne vendet e tyre dhe rrine e merren me demokracine amerikane!

Le te jemi pak me njerezore!
 

Nobis

Primus registratum
Re: Help America!

Presidenti kuban Fidel Kastro eshte i dyti anti-amerikan qe i ofron ndihme SHBA-se ne kete tragjedi te madhe.
Pasi ka urdheruar parlamentin e tij,i cili eshte parlamenti i vetem ne bote qe mban 5 minuta heshtje,Kastro i ka premtuar SHBA-se 1100 mjeke dhye 26 ton ilaçe.

link.pope.castro.jpg
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Help America!

Fillimisht postuar nga Eni_883:
[qb] Me vjen mire qe e hapet kete teme. Nuk kisha guxuar ta hapja pasi i kisha friken komenteve si me siper te politikes [/qb]
e po prita nje dite dhe thash eshte vetm ceshtje secondash kur s6t6n6 do ta hapi /pf/images/graemlins/laugh.gif . kaluan 2 3 4 dhe ai hic se hic. **** ! thash, situata po del jasht kontrollit... dhe e hapa /pf/images/graemlins/laugh.gif

help is going through. God bless america /pf/images/graemlins/smile.gif

p.s how sweet is a girl qe ka frike nga komentet politike. U get the feeling like u want to hug her all day long /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ihsan

Primus registratum
Re: Help America!

Ka qene gjithmone enigme fakti,qe disa njerez ndjehen krenare,te nderuar,per fatkeqesite e njerezve te tjere.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Help America!

Problemi eshte kur ne te tilla raste nuk ka me politike por vetem komente pseudogazetareske dhe me teper kur lidhen me situata te cilat nuk kane kurrefare lidhjeje me kete teme apo diskutim.

Mendoj se ceshtjet ekonomike qendrojne teper larg me ate te mos organizimit,dhe kjo e fundit le shkas per kaosin e krijuar dhe mos-rivendosjen e rendit.

Qofsh sado i pergatitur ne fushen ushtarake apo ekonomike,natyra ka vertetuar gjithmone te kundertetn.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Help America!

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Keto kosovaret po me habisin mua. Kam pasur aq shume respekt per ta, per atdhedashurine dhe patriotizmin e tyre. Por keto qenkan kunder cdo gjeje qe vjen era perendim. Shpresoj qe anetaret e ketushem kosovare te jene vetem nje pakice po aq sa ajo pothuaj analfabete. [/qb]
Anablue, fatmirësisht është vetëm një pakicë e Kosovarëve dhe e shqiptarëve të Maqedonisë që janë aq kafshë sa ky "njeriu" të cilët nuk i kanë aq mend e lumturohen (masturbohen mendërisht) me fatkeqësitë e njerëzve të thjeshtë. Kjo pakicë, siç e the edhe vetë, është pjesa më injorante dhe e ligë e kombit shqiptar!

Fatmirësisht ndihmat po arrijnë dhe gjendja sikur po shfaq shenja përmirësimi. Ja arritshin qëllimit sa më shpejt për rivendosjen e rendit dhe për rindërtimin e N-O.

Përgjegjësitë e vonesës së ndihmave do rëndojnë në administratën amerikane ashtu siç edhe po rëndojnë këto ditë. Bush ka nxjerrë artilerinë e rëndë (First Lady) për të ndrequr disi fajin e tij!

Siç thashë më lart rëndësi ka që për momentin gjendja po rregullohet, gjyqi duhet lënë për më vonë.
 

skenda5

Primus registratum
Re: Help America!

Ja keshtu eshte ndeshkimi i Zotit tend ku denon vendet qe jan zullumqar.Vertet ndeshkimi i tij eshte ni dhembshem dhe i ashper...(Kuran)
 

Dolores

Primus registratum
Re: Help America!

Tregon edhe 1 here sa racist edhe nazist eshte Bushi dhe administrata e tij...lajmet edhe intervistat ne BBC treguan qe katrina qe parashikuar edhe ishin kerkuar fonde per te ngritur murin me lart per perballimin e katrines...por administrata e Bushit qe pergjigjur qe s ka fonde sepse te gjitha jan koncentruar ne Irak :eek: :eek: ....Biles edhe qeveria Kanadeze edhe shume te tjera kan ofruar ndihme por pergjigjja ka qene: America can take take of its self......I guess % e kaobojeve s eshte high enough :rolleyes: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ndricim

Primus registratum
Re: Help America!

Pamje te reja nga sateliti per uraganin "Ophelia" qe pritet te godase Floridan.


Mund ta shihni direkt ne kete faqe.

7.jpg
 

preator

Primus registratum
Re: Help America!

Sigurisht, po te merren me punet e tyre nuk do kene kohe te vrasin ne Afganistan e Irak!
Parrulla "Ne vrasim, bota na ndihmon"
 

arturo

Primus registratum
Re: Help America!

Deluzioni imperial i Amerikes

perkthkyer nga: skender shkupi

Situata aktuale ne bote eshte e paprecedent. Perandorite e medha globale te
te kaluares - si ajo Spanjolle dhe ne menyre te vecante perandoria Britanike
- mbartin pak krahasim me ate qe shikohet sot ne perandorine e Shteteve te
Bashkuara. Nje risi e planeve imperiale te SHBA eshte se te tere perandorite
e tjera e dinin se nuk ishin te vetmet, dhe asnjera nuk pretendonte dominim
global. Asnjera prej tyre nuk besonte se ishin te paprekshme, edhe kur e
besonin se ishin qendra e botes - si Kina, apo si Perandoria Romake.
Dominimi rajonal perbente rrezikun me te madh deri ne fund te luftes se
ftohte. Shtrirja globale, qe u be e mundshme pas 1492, nuk duhet te
ngaterrohet me dominimn global.

Perandoria Britanike ishte e vetmja qe ka qene me te vertete globale ne
sensin se ajo funksionoi ne te gjithe planetin. Por prape diferencat jane te
rendesishme. Perandoria Britanike ne kulmin e saj administronte cerekun e
siperfaqes se globit. Nderkohe SHBA-te asnjehere nuk kane praktikuar
kolonializmin, duke perjashtuar nje periudhe shume te shkurter ne fillim te
shekullit XX. SHBA-te funksionoi jo me kolonializem por me shtete satelite
ose te varura dhe zhvilloi nje politike te nderhyrjes se armatosur ne keto
te fundit.

Perandoria Britanike kishte nje qellim Britanik, dhe jo nje qellim
universal, pamvaresisht se propagandistet e saj qemtuan motive me
altruistike. Per shembull, zhdukja e tregetise se sklleverve u perdor si
justifikim per rritjen e fuqise navale Britanike, po ashtu si te drejtat e
njeriut perdoren shpesh sot per te justifikuar fuqine ushtarake te SHBA-se.
Nga ana tjeter SHBA-te, si dhe Franca revolucionare dhe Rusia revolucionare,
eshte nje fuqi e madhe e bazuar ne nje revolucion universalist - e per
rrjedhim edhe ne besimin se pjesa tjeter e botes DUHET te ndjeke shembullin
e saj, e bile edhe qe ajo (SHBA) duhet te ndihmoje per te cliruar pjesen
tjeter te botes. Pak gjera jane me te rrezikshme se sa perandorite qe
ndjekin interesat e tyre ne besimin se po i bejne njerezimit nje favor.

Lufta e ftohte i beri SHBA-te udheheqesit e botes perendimore. Por,
megjithate, ato ishin udheheqesit e nje aleance. Ne nje menyre, Europa e
kuptoi ne ate kohe logjiken e nje perandorie boterore amerikane, nderkohe qe
sot shikojme se qeveria e SHBA po reagon ndaj faktit se perandoria amerikane
dhe qellimet e saj nuk pranohen me po aq haptazi. Ne fakt, politika aktuale
amerikane eshte me e papelqyer se ajo ka qene ndonjehere, e ndoshta edhe me
e papelqyer se ajo e cdo fuqie te madhe qe ka egzistuar ne histori.

Renia e Bashkimit Sovjetik i la SHBA si te vetmet superfuqi. Dukja e
menjehershme e fuqise se pameshirshme, antagoniste e te paturpshme amerikane
eshte e veshtire te kuptohet, ne menyre te vecante duke patur parasysh se
ajo nuk perputhet as me politikat imperiale te mireprovuara e as me
interesat ekonomike amerikane. Por duket qarte se ne mendjen e njerezve qe
mbizoterojne politiken ne Washington ne keto momente eshte shfaqja publike e
supremacise globale me force ushtarake.

A do te jete kjo e suksesshme? Bota eshte jashtezakonisht e komplikuar qe te
dominohet nga nje shtet i vetem. Me perjashtim te superioritetit te tyre ne
arme te teknologjise se larte, SHBA bazohet ne gjera qe po bien pak nga pak.
Ekonomia amerikane po formon nje pjese gjithmone e me te vogel te ekonomise
globale, dhe eshte shume e prekshme en plan afatshkurter e afatgjate po
njesoj. Perandoria amerikane eshte pertej cdo konkurrence ne fushen
ushtarake. Por kjo nuk do te thote se kjo do te jete absolutisht vendimtare
ne rang global vetem pse eshte e tille ne luftera lokale.

Pa asnje dyshim qe amerikanet teorikisht nuk synojne te pushtojne te gjithe
boten. Ajo cka ata synojne eshte te futen ne lufte, te vendosin nje qeveri
miqesore per ta, dhe te largohen serish. Kjo nuk do te eci. Nga pikepamja
ushtarake, lufta ne Irak ishte e suksesshme, por ajo nenvleftesoi
domosdoshmerine e administrimit te vendit, mbajtjes se tij, si bene
Britaniket ne modelin klasik te kolonializmit ne Indi. Besimi se SHBA-te nuk
kane nevoje per aleate te vertete mes shteteve te tjera, apo mbeshtetje te
vertete ne vendet qe forca e tyre ushtarake mund te nenshtroje (por jo qe te
administroje efektivisht) eshte thjesht nje fantazi.

Iraku ishte nje vend qe u mund nje here nga amerikanet dhe nuk pranoi te
dorezohej. QElloi qe ka nafte, por lufta ishte thjesht nje ushtrim per te
treguar fuqine boterore. Zbrazetia e politike administruese atje eshte e
qarte nga menyra se si jane paraqitur para publikut synimet e atjeshme.
Fraza si "boshti i se keqes" apo "platforma" nuk jane deklarime politike por
thjesht thenie gazetash. Zyrtare si Ricard Perle dhe Paul Wolfowitz flasin
si Rambo ne publik dhe ne privat, nderkohe qe e vetmja gje e rendesishme
eshte fuqia ushtarake e SHBA-ve. Ne realitet kjo do te thote se SHBA-te mund
te sulmojne kedo qe eshte mjaftueshmerisht i vogel dhe ku keto (SHBA-te)
mund te fitojne shpejt-e-shpejt. Konsekuencat e kesaj politike per SHBA-te
do te jene mjaft serioze.

Rreziku real, brenda perbrenda, i nje shteti qe synon kontroll boteror eshte
militarizimi. Ne rang internacional, rreziku me i madh eshte destabilizimi i
botes. Lindja e Mesme eshte tani shume me e paqendrueshme se sa pese vjet me
pare. Politika amerikane dobeson te gjitha marreveshjet alternative, formale
apo jo formale, per mbajtjen e rregullit. Ato kane demtuar NATO-n ne Europe
- tentativat per ta kthyer ate ne nje force policeske ushtarake
nderkombetare per SHBA-te eshte nje farse. Ne menyre te ndergjegjshme keto
politika kane sabotuar Europen e Bashkuar, dhe gjithashtu synon ne
shkaterrimin e nje nga arritjet e medha te botes qe nga 1945: shtete te
pasura demokratike me mbeshtetje sociale. Kriza e Kombeve te Bashkuara nuk
eshte ndonje drame edhe aq e madhe, duke qene se Kombet e Bashkuara nuk kane
qene ndonjehere ne gjendje te bejne me shume se sa operacione mbeshtetese,
kryesisht per shkak te varesise se tyre nga keshilli i sigurimit dhe vetoja
amerikane.

Si do te mundet bota te konfrontoje - per te permbajtur - SHBA-te? Disa
njerez, duke menduar se nuk kane fuqine qe te konfrontojne SHBA-te,
preferojne te bashkohen me to. Me te rrezikshem jane ato qe e urrejne
ideologjine e Pentagonit, por mbeshtesin projektin amerikan duke thene se do
te zhduke disa padrejtesi lokale apo rajonale. Kjo mund te quhet
imperializem i te drejtave te njeriut, dhe eshte inkurajuar nga deshtimi i
Europes ne Ballkan ne vitet 1990/ Ndarja e opinionit mbi luften ne Iraq
tregoi se atje ka nje grup intelektualesh me influence qe ishin gati te
mbeshtsnin nderhyrjen amerikane sepse besonin se ishte e nevojshme per te
rregulluar me force te keqijat e botes. Dhe vertete qe mund te argumentohen
raste per qeveri kaq te keqija sa zhdukja e tyre perben nje fitim per te
gjithe boten. Por kjo nuk mund te justifikoje kurre rrezikun e krijimit te
nje fuqie boterore qe nuk eshte e interesuar ne nje bote qe ajo nuke e
kupton, por eshte ne gjendje te nderhyje vendosmerisht me force te armatosur
kurdo kur dikush ben dicka qe Washingtoni nuk e pelqen.

Sa kohe do te vazhdoje superioriteti i Amerikaneve eshte e pamundur te
thuhet. E vetmja gje qe mund te thuhet me siguri eshte se, historikisht, kjo
do te jete nje fenomen i perkohshem, sic kane qene te gjitha perandorite.
Vetem gjate nje jete njeriu ne kemi pare fundin e te gjitha perandorive
koloniale, fundin e te ashtuquajtures perandori 1000-vjecare gjermane, dhe
fundin e endrres se Bashkimit Sovjetik per revolucionin boteror.

Gjithashtu ka edhe interesa te brendshme qe duhen marre parasysh, i pari nga
te cilet eshte se shumica e amerikaneve nuk jane te interesuar aspak te
qeverisin boten; e vetmja gje qe ata interesohen eshte se cfare ndodh me ta
ne SHBA. Dobesia e ekonomise amerikane eshte e tille sa do te vije nje
moment kur edhe qeveria edhe zgjedhesit amerikane do te duhet te vendosin se
eshte shume me e rendesishme qe te perqendrohen ne ekonomine e brendshme se
sa te vazhdojne te merren me aventura te jashtme ushtarake. Bush duket se
nuk ka nje politike te pershtatshme ekonomike per SHBA, qofte edhe duke
patur parasysh thjesht ekonomine lokale. Po ashtu mund te thuhet se politika
aktuale nderkombetare e Bushit nuk eshte shume llogjike per interesat
perandorake amerikane, dhe pa asnje dyshim jo shume racionale per interesat
e kapitalizmit amerikan. Kjo shpjegon edhe ndarjen e opinioneve brenda
qeverise amerikane.

Pyetjet kyce jane se cfare do te bejne tani Amerikanet, dhe si do te
reagojne vendet e tjera? A do te mbeshtesin disa vende, si Britania, cdo gje
qe planifikon SHBA? Qeverite e ketyre vendeve duhet te tregojne se ka
kufinj. Kontributi me pozitiv eshte dhene nga turqit, thjesht duke thene se
ka gjera qe ata nuk pranojne t'i bejne, edhe pse mund te kete perfitime
ekonomik. Por shqetesimi kryesor eshte ai i edukimit dhe ri-edukiit te SHBA.
Ka qene nje kohe kur perandoria amerikane i kuptonte kufizimet, ose qofte
edhe pelqyeshmerine e te sjellurit sikur i kuptonte keto kufizime. Kjo
ndoshte kryesisht sepse SHBA kishte frike nga dikush tjeter: Bashkimi
Sovjetik. Ne mungese te kesaj lloj frike, vetem edukimi dhe qartesimi i
interesit personal mund te veproje.
 

preator

Primus registratum
Re: Help America!

Analize shume e sakte kjo e Skender Shkupit. Ka mundur te vere pikat mbi i ne shume ceshtje. Sala po te kishte me shume mend e mbante si keshilltar te ceshtjeve nderkombetare meqe ai ka dhe nje eksperience te gjere diplomatike.
 
Top