Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

"The Ekonomist": Kriza energjetike do të ndëshkojë qeverinë

"Berisha" nuk mbajti premtimet e fushatës elektorale të 2005-ës


Premtimet e pambajtura të fushatës elektorale 2005, si dhe errësira që ka pllakosur vendin, do të jenë dy arsyet që votuesit shqiptarë do të hakmerren ndaj PD-së në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky konstatim nuk vjen nga ndonjë tribunë elektorale shqiptare, por nga revista prestigjioze britanike "The Economist". Në numrin e saj të fundit ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë gjendjes katastrofale të energjisë elektrike që ka pllakosur Shqipërinë. Shkrimi pasqyron zhvillimet e fundit të këtij problemi, ku evidenton se fqinjët tanë nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për të zgjidhur problemin. "Dimri në Shqipëri, vendin e dytë më të varfër në Evropë pas Moldavisë, është një sezon me 12 orë ndërprerje energji elektrike nëpër qytete, ndërsa në fshatra ndërprerja shkon deri në 20 orë. Gjeneratorët gjatë verës janë malli më i importuar, pasi prodhojnë energji përmes karburantit. Me mijëra biznese të vogla që mbajnë në këmbë ekonominë e vendit janë drejt kolapsit", thekson "The Economist". "Këtë vit mungesa e energjisë elektrike është më e keqe se kurrë", vijon artikulli, duke analizuar prurjet e nivelit të ujit në hidrocentrale mbi lumin Drin në veri të vendit. Artikullshkruesi nuk harron të përmendë faktin se 30 vite më parë këto hidrocentrale ishin krenaria e regjimit të fundit Stalinist të Enver Hoxhës. Madje Shqipëria i eksportonte energji elektrike Jugosllavisë dhe Greqisë. Ndërsa tani situata është krejt ndryshe. Kërkesa për energji elektrike është shtuar tri herë më shumë se mesatarja në Evropë, pasi shumë shqiptarë kanë lëvizur nëpër qytete duke futur në shtëpi lavatriçe, ngrohës elektrik të paguara nga të afërmit që punojnë në Perëndim. KESH-i është një korporatë e korruptuar e jo eficente, që po vuan të dërgojë faturat elektrike, të mbledhë paratë e njerëzve pa adresa dhe matës elektrik në zonat periferike të Tiranës. Krahas problemeve të KESH-it, që vihen në dukje nga "The Economist", çështja e importit trajtohet si një problem më vete pas mbylljes së reaktorit nuklear në Kozlodui të Bullgarisë si një kusht për ta futur Bullgarinë në BE. "Kjo solli që Bullgaria të ndërpresë eksportin e energjisë për vendet ballkanike me dy të tretën. Por kjo mungesë e energjisë elektrike bën që ekonomia shqiptare të ketë një rritje të ngadaltë, duke ulur po ashtu numrin e investitorëve të huaj më shumë se në vendet e tjera të Ballkanit. Por cila është zgjidhja? "The Economist" shkruan për përpjekjet e Bankës Botërore dhe kompanive italiane të energjisë. "Në pritje për të gjetur një zgjidhje, Banka Botërore, firma italiane të energjisë janë mbledhur për të propozuar një modernizim të mekanizmit furnizues dhe të ndërtojnë stacione të reja energjie në qendër dhe në jug të vendit. Por vetëm një projekt ka bërë progres. Pas disa vitesh një kompani italiane ka fituar tenderin për të ndërtuar një TEC me naftë prej 100 megavat në qytetin e Vlorës, që duhej të fillonte të prodhonte energji në vitin 2010. "The Economist" e shikon gjendjen e shkaktuar në vend si mundësi të shqiptarëve për t‘u hakmarrë ndaj Kryeministrit Berisha. "Me afrimin e zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, Sali Berisha, Kryeministri i vendit, është nën sulm për mospasjen e dritave. Votuesit janë të prirur të ndëshkojnë Partinë Demokratike për mosrealizimin e premtimeve elektorale në vitin 2005 për riorganizimin e KESH-it, mundësimin e energjisë me çmim të lirë dhe pa ndërprerje" komenton "The Economist". Në fund të artikullit shkruhet se zoti Berisha duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemit brenda vendit e jo jashtë tij, duke bërë propozime për rihapjen e reaktorit bullgar. "Andris Piebalgs, komisonieri i BE-së për energjinë, nuk është i bindur. Më 1 shkurt ai i tha zotit Berisha se në vend të bërjes së aleancave me bullgarët, duke kërkuar trajtim special, ai duhet të zgjidhë problemet brenda vendit në shtëpinë e tij. Kjo përgjigje nuk ishte ajo e cila zoti Berisha priste përpara zgjedhjeve lokale", përfundon "The Economist".
 

Ergler

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita

Miku im EBM pergezimet e mia per pjesmarrjen tek pjesa serioze e forumit.
Ti jeton ne Shqiperi dhe po sheh se ne Shqiperi nuk ka me kufizime te furnizimit me energji elektrike qe prej 2-3 ditesh.Liqenet e kaskades se Drinit po mbushen me shpejtesi.Ky eshte nje lajm i mire per shqiptaret dhe me mire do te behet.Mendoj se prestigjozes The Economist kesaj here nuk do t'i dalin parashikimet.Shpresoj qe shqiptaret ta kuptojne situaten dhe t'i japin nje te shtytur edvinit dhe ta rrezojne ne ujrat e perroit te Lanes.Mbas dates 18 populli i Tiranes do ta lejoje te rrije me koqe perjashta edhe tek sheshi Skenderbej,duke e perbuzur.
Blackowt ka patur vitin e kaluar ne dy shtetet me te fuqishme te Europes,ne Gjermani dhe ne France e jo me ne Shqiperi.Edhe ketu ne UK ne 2001 ndodhi nje renie e sistemit energjitik.Kush ka pak haber nga teknika e elektricitetit nuk i duket ndonje habi e madhe.
Shqiperia do te kete drita kur ne shqiptaret mos ta vjedhim elektricitetin,por ta paguajme.Kjo arrihet vetem me privatizimin total te sistemit elektroenergjitik shqiptar.
Privati i thot stop vjedhjes.Po vodhe do perballesh me ligjin.A ka bere prove ndonjeri nga ne qe jetojme ne perendim te vjedhi,gas ose drita? Jo,sepse ka cecua bicak themi une e ti patriot. <font color="blue"> </font>
 

Daniel H

Primus registratum
Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Elektricist vella, une e kuptoj qe kjo levizje nga KESH eshte tejet e sforcuar, sepse jemi nje jave para zgjedhjeve dhe nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe. /pf/images/graemlins/shrug.gif
Te shtunen degjoja ne TV drejtorin e prodhimit z. Stojku tek deklaronte se me shirat e fundit niveli ishte rritur me 38 cm dhe qe kufizimet do vazhdonin deri sa kaskada e Drinit te arrinte 280 m, ndersa te djelen u dha lajmi qe kufizimet do te hiqeshin perfundimisht.
Pak absurde keto deklarata nga drejtuesit e KESH, por duke pare situaten, kjo gje ishte e pritshme.
Eshte dyfish mashtrim per kete popull (pas mashtrimit te pare qe 2007-a do te na gjej 24 ore me drita) nqse ne 19 Shkurt do fillonin serisht kufizimet.

Uroj qe kufizimet te jene hequr edhe ne rrethet e tjera, sepse u shkaterruan prej muajsh me nga 8 ore nderprerje minimalja.
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Mbaj mend dy vite me perpara ku qyteti im kishte vetem 6 ore drita nganjehere edhe 4, kjo per muaj te tere...
Nuk dua te mohoj krizen energjitike po perse jeni kaq te polarizuar??
Ju ka "hi" keq virusi i politiks.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Bo, sa tema jan hap per dritat /pf/images/graemlins/laugh.gif
Se pari, vereni vath ne vesh te tere, fatkeqesiht, minimumi dhe per 3 vjet, Shqiperia do te varet ne rastin me te mire nga qielli per sa i perket energjise, e ne rastin me te keq nga budalliqet e menaxhit te situates energjitike siç po ndodh tani e ka ndodhur dhe me pare.
Per kete jam ne gjendje te ve bast ne me Berishen direkt ne televizion /pf/images/graemlins/laugh.gif. meqe premtoi se do ti rregullonte ne fund te vitit /pf/images/graemlins/wink.gif
Shqiperise i duhen aktualisht rreth 20-25 milion Kwh ne dite energji gjate dimrit e le te themi rreth 18 milion Kwh gjate veres.

Shqiperia ka nje kapacitet te instaluar prodhimi prej rreth 26-28 milion KWh ne dite.
Kur them maksimale, nuk heq ketu ditet e avarive, amortizimin e pajisjeve......as humbjet ne rrjet (teknike+mospagesat) rreth 40% te energjise se transportuar nga burimet te konsumatori final.
Pra e para qe te prodhohet me kapacitete maksimale, duhet qe çdo gje te jete perfekte, nga niveli i rezrvuareve ne HEC, nga pajisjet, nga rrjeti e deri te konsumatori qe te paguaje faturat!
Mund te me thoe njeri ketu se si mund te rregulloje qeveria Berisha gjendjen kur:
Shqiperia aktualisht permbush deri ne 70% te nevojave te brendeshme ne rastin me te mire,
Kur duhet minimumi 2.5 vjet qe te ndertohen burime te reja prodhimi.
Kur ne rast krize, Shqiperia te vetmen mundesi importi ka linjen e 400KV (interkonjeksionit) me Greqine dhe ajo teper e amrotizuar (eshte dhe nje linje 220Kv nga Kosova /pf/images/graemlins/laugh.gif po ju le vet te llogarisni se sa mund te importohet).
Pra me rrjetin aktual, ne mund te importojme deri ne 10-11 milion KVh ne dite.
Cmimi aktual i shitjes se KWh ne treg per konsumatorin eshte 0.5 cents, ndersa çmimi i importit arriti ne 0.83 cents ne kufi ( pa llogaritur 40% humbje ne rrjet /pf/images/graemlins/laugh.gif)

Do kisha qef te ma zgjidhte kete "ekuacion" elektriçisti, se shume optimist e shosh kur flet per energjine /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. Elektriçisto mos ma mer per keq, po vet e ke zgjedh ate pseudo, sta kom fajin une /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Sa shpejt i moret keto lajme mer? Po sikur mos kete fare? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Ka ka, po qeveria osht tu i rrujt per dite te keqe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mbaj mend dy vite me perpara ku qyteti im kishte vetem 6 ore drita nganjehere edhe 4, kjo per muaj te tere...
Nuk dua te mohoj krizen energjitike po perse jeni kaq te polarizuar??
Ju ka "hi" keq virusi i politiks.

[/ QUOTE ]
Hawk nuk eshte se po e polarizojme ne kete rast, thjesht ka ardh koha qe kushdo duhet te jap llogari per premtimet qe nuk mban.
Kemi 17 vjet pluralizem qe vetem premtime elektorale degjojme dhe rralle here kemi verejtur qe jane mbajtur.

Ne rastin konkret kjo vjen prej paaftesise drejtuese te qeverise aktuale dhe strukturave perkatese te varura prej tyre.
Sot lexova qe importi i energjise per periudhen dhjetor-mars parashikohet te jete 90 milion Euro (deri tani eshte 72 milion Euro), po kaq sa kushton TEC-i i Vlores. Po te ishte manaxhuar mire situata, do blihej gjysma e kesaj sasie energjie dhe kjo gjysme sasie do blihej afersisht sa gjysma e 80 Euro per megavat ore.
KESH mund te thuhet qe tashme eshte i falimentuar, ndersa Harasani e la ate me 160 milion Euro fitim.
Eshte matematike e thjeshte apo jo? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

Para 2 vjetesh ishte politika "Paguaj qe ta kesh" dhe qytetet me vjeljen me te ulet te te ardhurave vuanin edhe nderprerjet me te gjata, ndersa tani qytete me arketime ne nivel 95 %, vuajne me shume nga kufizimet se qytetet "demokrate" me 25 % arketime.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

drita 24 ore vetemmmmmmmmmmm per jave e zgjedhjeve. Nuk ka ku te shkoje me injoranca apo paturpsia e kellufave qe jane ne fuqi. Te pakten mos te hapin goje,nuk kuptojne se ai popull eshte ne prag te cmendurise
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
KESH mund te thuhet qe tashme eshte i falimentuar, ndersa Harasani e la ate me 160 milion Euro fitim.


[/ QUOTE ]

Sa ore /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif
Fitim ne letra thua ti
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Kesh nuk ka pas kurre ne hisorine e tij past komuniste 160 milion euro fitim /pf/images/graemlins/laugh.gif
Por per hir te se vertetes, Kesh kaloi periudhen e tij me te mire financiare deri ne momentin qe Harasani dha doreheqjen.
Pushimi nga puna i ish drejtorit te pergjitheshem dhe stafit te tij kur PD-ja mori pushtetin ishte nje nga veprimet me arkaike e me mengese totale vizioni ekonomik te qeverise Berisha.
KESH eshte nje SHA dhe si e tille ka nje status qe eshte i rregjistruar ne gjykate.
Normalisht Drejtori i pergjithem emerohet apo pushohet nga puna nga keshilli mbikqyres me motive te parashikuara ne status.
Pushimi i ish-drejtorit te pergjithshem nuk kishte lidhje me rezultatet e dobeta, me mospermbushje objektivash apo probleme teknike, por thjesht motive politike e kjo lloj menyre e shtrimit te problemeve na kujton sistemin komunist ku çdo drejtor i ndermarjeve shteterore duhej te ishte njeriu i partise e nuk emerohej apo pushohej nga puna ne baze te meritokracise, po ne baze te ideve te tij politike.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Firma e zgjedhur nga qeveria per blerje te energjise ( ia harrova ate mut emri se jam paksa tape /pf/images/graemlins/laugh.gif ) eshte e akuzuar boterisht per mbeshtetje te terrorizmit nderkombetar. Serbe firma.
 

olololol

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Ca rendesi ka .

Amerika po thy ne mes boten e po del e "nershme"
Ne energjine duam mer s'na intereso Biografia
ik ere komunist
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Jo mer, s'ka rendesi hiç /pf/images/graemlins/laugh.gif

Shqiptaret ua japin votat hajduteve, u lepijne bythen po ketyre, prostituohen ne kuptimin e plote te fjales, behen skllever ne kuptim akoma me te plote te fjales dhe te gjitha keto ndodhin sepse une na qenkerkam komunist!

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif


Une jetoj ne EUROPE lal, fare normalisht i them toçit tim qe te mos kercasi per ate qe ndodh ne Shqiperi, por ja qe s'behem dot skllav, kurve, sherbetor votedhenes e bythelepires, si shumica e bashkombasve te mi qe hane e dhjesin ne atdhe.

Mendoni perpara se te shkruani!!!

Hajt shnet.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Se harrova: ver pikepyetje kur pyet lal, je moderator e duhet te japesh shembullin e drejtshkrimit gjuhesor. Eshte gabim i rende, ta dish. Per te miren tende po ta them.
 

olololol

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Clidhje kishin te gjitha kto xhevahiret qe na the me ENERGJINE.

Mbeshtet terrorizmin ajo firma ?
Kujt i intereson se ka lek teper , ne na intereson fakti qe firma e ka energjine 0,5 euro me pak.

Ti po merresh me biografi Firmash.

DHe sa per moderllikun ste kam bere asnje pytje shife mire.

P.S Si gjithmone ke qef te besh figure si LESHI ne mur.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ca rendesi ka .

[/ QUOTE ]


Ca i bie te jete kjo ?
 

olololol

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

Eshte dhenie mendimi mbi aktivitetin e firmes pra.


Ca=Cfare eshte shkurtim.

Jo Cdo fjali qe fillon me Ca/Cfare eshte pytje.

Cfare neshje kam pa sot.
Ca te bon femija s'ta bo perendia.

OK .

Do ju mesojme dhe menyren e te shkruarit juve anej jashte se e harruat fare.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjeve

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Ca mutin shkruan!!!

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif


Naten naten, ke te drejte ti.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

si shkoi ajo puna e dritave??? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 
Top